Një telefonatë nga Greqia në drejtim të njërës prej fqinjave të çiftit ka zbuluar ngjarjen tragjike në Dropull ku burrë e grua, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeçe u gjetën të pajetë me shenja dhune në trup.
Ka qenë mbesa e Kleoniqit që u bë merak pasi dje në darkë nuk kishte folur ashtu sikurse gjithmonë çka ngjalli dyshime se diçka do të kishte ndodhur. Fqinja pas kësaj telefonate shkoi në banesën e çiftit në orën 6 të mëngjesit ku ka gjetur në fillim të pajetë Kostën të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës. Më pas në brendësi të dhomës gjeti dhe Kleoniqin të pajetë me shenja dhunë. Më pas u njoftua policia e cila mbërriti në vendngjarje. Teksa ngjarja është e mbuluar me mister, pasi ende nuk dihet nëse është krim në familje apo grabitje, grupi hetimor ka kërkuar mjekun ligjor nga kryeqyteti për të provuar përmes shenjave të ADN nëse bëhet fjalë për ndonjë faktor të huaj në këtë krim, apo është vrasje mes tyre.
Sipas informacioneve të fundit bëhet me dije se kryefamiljari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Athina pasi kishte marrë pensionin, i cili duket se ishte bërë dhe ‘mollë sherri’ mes dy të moshuarve. Mësohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Çifti nuk kishte fëmijë dhe jetonte vetëm me pension nga Greqia. Deri me tani grupi hetimor nuk ka gjetur armen e krimit (arme e ftohtë).
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Dropull. Një çift i moshuar u gjet pajetë nga fqinjët. Në trup paraprakisht raportohet se kishin shenja dhune duke ngritur dyshime të forta për grabitje.
Fqinjët që gjetën pajetë bashkëshortët Kosta dhe Kleoniqi Ilia 84 dhe 88 vjeçe në fshatin Bodrisht të Dropullit shprehen se nuk dëgjuan zhurma.
“Ishin çift i lumtur, s’kishin as fëmijë asgjë, ishin njëri për tjetrin. Jetonin vetëm, nuk kanë fëmijë.
Nuk kujdesej njeri për ta. I gjeti fqinja, sepse e merrnin në telefon nga Athina, se ka një motër atje dhe nuk e ngrinin. Dhe i thanë shko dhe shiko si është puna.
Nuk dëgjuam asgjë, as këta që ishin këtu, se unë jam nga ana tjetër e fshatit”, tha fqinja.
Gjatë ditës së sotme do të keni shumë mundësi e gjithçka do të shkojë mirë. Në ambientin e punës do të jeni në harmoni me personat që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft pasionant sot.
DEMI
Dita rezulton të jetë mjaft e këndshme, duhet vetëm të keni kujdes e të evitoni nervozizmin. Në ambientin e punës janë të mundura debate të vogla. Në aspektin afektiv përpiquni të jeni vetvetja pa fshehur asgjë.
BINJAKET
Gjatë ditës së sotme do të jeni vigjilent mbi gjërat që do ju ndodhin. Në ambientin e punës duhet të përpiqeni të jeni më objektivë në gjykimet tuaja.
GAFORRJA
Do të jeni më optimist se zakonisht duke arritur të gjeni zgjidhje të vogla. Në ambientin e punës duhet të evitoni së bëri sipas kokës suaj. Në aspektin afektiv partneri juaj prêt që ndonjëherë të jeni ju që të merrni iniciativa.
LUANI
Duhet të përpiqeni të jeni më të kujdesshëm në zgjedhjet tuaja. Në ambientin e punës dikush do të vërë në provë durimin tuaj. Në aspektin afektiv do ju duhet të merrni vendime.
VIRGJERESHA
Në këtë fazë ju do të keni reflekse të mira dhe do të arrini të ktheni në favorin tuaj edhe situatat armiqësore. Në ambientin e punës do të gjeni një justifikim të mirë për sjelljen tuaj.
PESHORJA
Do të keni një energji mjaft të madhe psiko-fizike. Në aspektin afektiv evitoni duke u marrë me gjëra të vogla. Në aspektin privat do të zbuloni një mundësi të re për të rritur të ardhurat tuaja.
AKREPI
Do të ndihmoheni sot nga një dozë fati e vështirësitë do të transformohen në mundësi për të treguar vlerat tuaja. Në ambientin e punës do të arrini të koordinoni gjithçka.
SHIGJETARI
Nuk duhet të dorëzoheni përpara vështirësive. Në ambinetin e punës evitoni së thëni gjëra që nuk i mendoni. Në aspektin afektiv yjet ju sugjerojnë të mos jeni shumë xheloz.
BRICJAPI
Gjatë ditës së sotme do të keni mjaft durim e do të mbështeteni fort tek miqtë tuaja. Në ambientin e punës dikush do të përpiqet t’ju shtyjë për të marrë vendime të nxituara. Kujdes!
UJORI
Do të jeni mjaft aktivë sot duke u përballur me të gjitha problemet që ju shqetësojnë. Në ambientin e punës duhet të përqendroheni për të mos bërë ndonjë gabim . Në aspektin afektiv duhet të jeni më të ëmbël e të kujdesshëm.
PESHQIT
Duhet të evitoni së qeni kokëfortë e pranoni ndihmën e atyre që ju rrethojnë. Në ambientin e punës asgjë nuk mund t’ju pengojë të jepni idetë tuaja. Në aspektin afektiv do të gjeni fjalët e duhura për t’ia shprehur personit që dashuroni.
Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Kinën Jugore, pasi një pjesë e një autostrade është shembur, duke lënë të paktën 19 persona të vdekur.
Rreth 18 makina u bllokuan në një pjesë për rreth 18 metra të autostradës e cila u shemb, sipas një deklarate nga autoritetet në qytetin Meizhou në provincën Guangdong. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00.
Dëshmitarët i thanë mediave lokale se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe panë një vrimë të hapur disa metra të gjerë pas tyre pasi kaluan pjesën e rrugës pak para se të shembej.
Punëtorët e shpëtimit kanë dërguar 30 persona në spital, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.
Aktorja Egla Ceno është shpallur lideri i shtëpisë së BBV mbrëmjen e së martës pas një televotimi ku siguroi më shumë vota nga publiku.
Pasi iu komunikua “verdikti” vendimi aktorja reagoi duke thënë “Yes, yes, po e kërkoja që me zgjedhjen e Erjolës. E doja, faleminderit shumë”.
Si lidere e shtëpisë Egla Cenos iu dha avantazhi për të dërguar në televotim kokë më kokë dy banorë, ku njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale.
“Vëllai i madh ka vendosur që ti si lidere e shtëpisë trë dërgosh në televotim pa përfshirë veten dy banorë të cilët do t’i përballësh për të shkuar në finale. Ai që ka më shumë vota shkon në finale, tjetri do të jetë në nominim të vazhdueshëm derisa publiku të vendosë ta mbajë në lojë ose jo. Do të jetë në nominim deri në gjysmë finale”, i tha moderatori Ledion Liço.
Dhe zgjedhja e aktores ishte për të dërguar çiftin e vetëm në BBV, Heidin dhe Romeon.
“Unë e kam shumë të lehtë, konsideruar situtatën ku jemi dhe mendoj se është e drejtë kështu, dua të di se çfarë do të vendosë publiku, Heidin dhe Romeon. Të ndahet shapi nga sheqeri”, tha ajo.
Media greke i ka kushtuar një artikull ngritjes në detyrë të zëvendëskryeministres, Belinda Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të saj, siç është rasti i Evis Berberit, që ndodhet pas hekurave për shpërdorim detyre.
Newsbombë.gr shkruan për arrestimin e Berberit, krahut të djathtë të ministres së Infrastrukturës, Balluku.
Po ashtu shtrohen një seri me pyetje se pse ende nuk zbatohet vendimi i gjykatës franceze që shteti shqiptar t’i paguaj 50 milionë euro kompanisë greke “Actor”.
ARTIKULLI Emri Belinda Balluku mund të mos jetë shumë i njohur për ju, por në Shqipëri do të thotë shumë. Emri i ministres së Infrastrukturës dhe zv/kryeministres Edi Rama përbën një çarje në ngërçin e Shqipërisë. Më 13 mars, SPAK, Gjykata kundër Korrupsionit, arrestoi Evis Berberin, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga bashkëpunëtorët më të besuar të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv/kryeministres, Belinda Balluku. Akuza kishte të bënte me projektet e ndërtimit dhe konkurset luksoze, të cilat po fitoheshin nga të zgjedhurit e Edi Ramës. Sipas mediave shqiptare, pas një bastisjeje të policisë, SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit, arrestoi Evis Berberin, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Policia e arrestoi atë së bashku me dy shokë biznesi (Valter Begaj dhe Ervis Lamajn), ndërsa në banesën e tij u sekuestruan shuma të mëdha parash dhe piktura me vlerë qindra mijëra euro. Evis Berberi ishte krahu i djathtë i ministrit Balluku dhe ishte ai që u fotografua pranë saj në të gjitha inspektimet dhe inaugurimet e projekteve të mëdha rrugore. Sipas SPAK, Valter Begaj, pronar i kompanisë NET – GROUP, ka fituar 6 tenderë publikë, paratë nga të cilat i ka transferuar nëpërmjet transaksioneve tek kompania DAAM. Përfitimi duket se shkon në 2.7 milionë euro.
NET-GROUP fitoi këto gara, paratë u transferuan përmes transaksioneve në kompaninë DAAM. Këto veprime kanë ngritur dyshime për veprimtari pastrimi parash. Hetimi i SPAK raportohet se ka nisur javët e fundit, me fokus shitjen e DAAM. DAAM është blerë nga Berberi me një çmim shumë të ulët, është shitur shumëfish, ndërsa pronësia dhe menaxhimi ndryshon disa herë mes biznesmenëve. Ka dyshime për një transferim të rremë për të shmangur konfliktin e interesit pasi Berberi ishte vendosur të emërohej këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. I gjithë skandali i mësipërm ka shkaktuar lëkundje ‘tektonike’ në skenën politike të Shqipërisë. Shumë pikëpyetje ngre ngritja e bukuroshes dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila para karrierës së saj të re punonte në Greqi si ndihmëse shtëpiake. Praktikisht, një ndihmëse shtëpiake u bë numri dy i qeverisë shqiptare dhe ministre e Infrastrukturës dhe për këtë arsye komandon punët publike të vendit fqinj.
HISTORIA Ka një proces gjyqësor që kompania e ndërtimit ‘Actor’ ka fituar nga një gjykatë franceze, ndaj shtetit shqiptar, në shumën 50 milionë euro, për të cilën Ministria e Drejtësisë dhe e Jashtme nuk kanë dhënë dritën jeshile për ta ekzekutuar. Dhe diku këtu është përfshirë Balluku, ku krahu i saj i djathtë u arrestua për pastrim parash, ndërkohë që ajo u kishte kërkuar shefave (të vjetërit e kompanisë së ndërtimit) të shpejtonin ndërtimin e projektit. Por kur punimet u bënë, Balluku nuk i pagoi shumat.
Me fjalë të tjera, kompania ‘Actor’ bëri punën, shkoi në gjyq, fitoi 50 milionë euro dhe e zgjedhura e Edi Ramës ‘fishkëllen’ indiferente. Por ja ku nisin ‘pyetjet’ e nxehta:
-Kush dhe pse nuk i jep dritën jeshile zotit Exarchou të kompanisë ‘Actor’ për të ekzekutuar? -Çfarë lojërash luhen në sfondin diplomatik që pengojnë pagesën e shumave ndaj një kompanie greke që ka fituar ligjërisht? -Kë mbulon shteti shqiptar? -Çfarë di Athina për këto raste dhe çfarë do të bëjë? A do të vazhdojë ‘të fërshëllejë’ indiferente?
Edhe pas tërmeteve shkatërrimtare që prekën vendin më shumë se një vit më parë, Turqia është goditur vazhdimisht nga lëkundje të tokës, duke ngjallur vazhdimisht frikë mes qytetarëve, sidomos në disa zona ku edhe toka “ende nuk ka gjetur qetësi”.
Prej kohësh, ekspertë dhe gjeologë të ndryshëm kanë ngritur paralajmërime për lëkundje të herëpashershme, ndërsa nuk kanë përjashtuar lëkundje të tjera apokaliptike, si ai 7.7 ballë i shkallës rihter që shkaktoi qindra viktima.
Paralajmërimin e radhës, për të disatën herë, e ka dhënë pedagogu i Universitetit Teknik të Stabollit dhe gjeologu Prof. Dr.Naci Görür, i cili ka ngritur alarmin për qytetin e Manisa. Duke u shprehur se qyteti është ndërtuar mbi linjat e thyerjes aktive, ai tha se këto thyerje të gjalla kanë potencial të prodhojnë tërmete me magnitudë 7 e lart dhe për këtë arsye duhet të rritet rezistenca ndaj tërmeteve në qytet.
Sipas mediave turke, Görür, i cili mori pjesë në një panel, vuri në dukje se linjat e thyerjes në Manisa përhapen drejt skajeve të maleve, shpateve dhe brendësisë së fushave dhe deklaroi se qyteti ka tipare të tokës “Horst and Graben”.
“Ju jetoni në një strukturë tektonike dhe tërmetet do të ndodhin patjetër në këtë strukturë tektonike. Nëse nuk ndodh sot, do të ndodhë nesër, nëse nuk ndodh nesër, do të ndodhë të nesërmen. Prandaj, nuk ka kuptim të flasim nëse do të ketë”, tha Görür
Görür vuri në dukje se tërmetet duhet të merren seriozisht duke marrë mësime nga historia. Duke theksuar se tërmetet nuk mund të parandalohen, por efektet e tyre mund të zvogëlohen, Görür tha:
“Ju jeni pronarët e pronave të Manisa, njerëzit e gjallë, pronarët e këtij vendi. Përdorni vullnetin tuaj, mbroni pronën tuaj. Mos u bëni kurrë njësh me politikën. Por kushdo që të vijë, ta bëjë Manisa një qytet elastik. Tërmeti është pulsi i botës. Nëse nuk ka tërmet, bota vdes. Tërmeti tregon se bota është gjallë. Por nëse ulemi në krahët e tërmetit dhe nuk marrim masat e nevojshme, ai do të na vrasë.”