Kush vendosi tritol në hotelin e Ervin Matës? Zbardhet ngjarja

SPAK ka zbardhur së fundmi se kush janë personat që kanë organizuar shpërthimin me eksploziv në hotelin e Ervin Matës, i shpallur në kërkim për trafik droge.

Mësohet se pas kësaj ngjarje qëndrojnë Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Sipas SPAK, Ramazan Rraja ka siguruar një automjet tek njohjet e tij shoqërore në Durrës dhe ka dërguar një nga të afërmit e tij për ta marrë makinën për të realizuar hedhjen e sasisë së eksplozivit në hotel “Victoria”.

“Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme: Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë) dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve shpërthyese”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278/5 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë). Ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj.” – njofton SPAK