BodybuiΙder-ja shqiptare rrëfen sakrificën: Vendosa të mos bëhem nënë për të arritur trυpin perfekt

Silvana Delija, trajnerja personale e njëkohësisht Bodybuilder, rrëfen pasionin e saj për ushtrimet fizike dhe gjithçka që ka të bëjë me përmiresimin e trupit të njeriut.

Ajo shprehet se do të ishte shumë e veshtirë që dikush “jashtë palestrës” të behej partneri i saj në jetë, për shkak të qëllimeve që ajo i ka vënë vetes.

Për këtë arsye, Emiliano, trajneri i Silvanës është edhe partneri perfekt i jetës, pasi bashkë kanë bërë kompromisin për të mos pasur femijë, derisa ajo të provojë maksimumin për të arritur qëllimin final në bodybuilding: të marrë kartën e profesionistit.

“Kur fokusohesh tek ky sport do bësh disa kompromise me jetën. I pari kompromis është që pa arritur qëllimin tënd nuk mund të bësh fëmijë.

Nëse i futesh këtij sporti, duhet të arrish qëllimin, nuk mund të ndalesh, të bësh fëmijë dhe pastaj të rifillosh sërish, pasi humbet pikë. Bën 9 muaj regres. Këtë gjë ta pranon një djalë që e njehe këtë sport, ne jemi të dy që merremi me këtë sport dhe kuptohemi në këtë pikë”, tha Silvana.

Nordikët zbuΙοjnë Dυrrësin! Numër i lartë turistësh, shijojnë qytetin, motin e mirë dhe detin: Në Suedi po bie borë, këtu është kohë fantαstike

Këtë pranverë numri i turistëve në qytet dhe plazh është i lartë. Vijnë kryesisht nga vendet nordike, Anglia, Izraeli dhe Polonia.

Disa të rinj janë nga Suedia dhe po shijojnë disa ditë pushimesh buzë detit në Durrës, larg vendit të tyre ku aktualisht temperaturat janë të ftohta.

“Jemi nga Suedia dhe vendosëm të vijmë këtu se kemi shumë miq që janë nga Shqipëria dhe menduam se do ishte këndshëm ta vizitonim këtë vend”, u shprehën katër turistë.

“Është hera ime e parë këtu dhe është bukur. Është vërtet shumë ngrohtë krahasuar me Suedinë. Moti është fantastik dhe njerëzit shumë miqësorë”, tha një tjetër pushues.

“Sapo erdhëm nisëm të eksplorojmë qytetin dhe kulturën e tij. Vizituam dhe Amfiteatrin të premten,një monument që vjen që nga lashtësia”, tregoi një turist.

“Po bie borë në Suedi tani”, shtoi një prej tyre.

Jo vetëm numri i turistëve që udhëtojnë në grupe shoqërore apo familjare, por dhe turizmi i organizuar ka njohur një rritje prej 20-25 % gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti. Ndërsa ky muaj premton të tjera flukse dhe në disa hotele prenotimet e pranverës janë në 100% të kapaciteteve akomoduese.

“Këtë 3 mujor ka pasur një rritje të turistëve të huaj në 25%, po dhe një mungesë të pushuesve nga Kosova jashtë sezonit, pasojë e liberalizimit të vizave. Pas datës 15 prill pritet një vërshim i turistëve nordikë që e kanë rezervuar 100 % këtë hotel”, shpjegoi operatori turistik, Blerim Norja.

Jehona pozitive për turizmin në Shqipëri, klima mesdhetare dhe ditët plot diell buzë detit janë kthyer në një ftesë të hapur për turistët edhe jashtë sezonit.

“Kemi parë shumë turistë rreth e qark dhe është shumë me interes për ne të shohim se dhe jashtë sezonit këtu ka turistë.”

“Ç’mund të kërkosh më shumë kur shkon me pushime. Kohën e mirë, diellin. Ah dhe akulloret”, u shpreh një vajzë.

“Është qetë tani dhe ne s’kemi fëmijë, ndaj është mirë për ne të udhëtojmë. Është dhe më lirë dhe shijojmë kohën jashtë, plazhin dhe diellin”, tha një tjetër turiste.

Mbi një milion turistë pushuan në Durrës vitin e kaluar, ndërsa ky vit pritet të sjellë një fluks më të madh, ndërsa operatorët turistikë flasin dhe për zgjatjen e kohëqëndrimit të tyre në Durrës, si dhe shtimin e strukturave hoteliere për t’iu përgjigjur këtij fluksi në rritje.

“Shpesh në sezon të lartë Durrësi vuan dhe për akomodimin e tyre, pasi s’ka dhoma mjaftueshëm por struktura të reja akomoduese po bëhen nga dita në ditë dhe Durrësi po zhvillohet e bëhet një destinacion turistik i mirëfilltë, i preferuar dhe nga turistët e Europës“, shtoi Ndoja.

Top Channel/ Nordikët zbulojnë Durrësin/ Në qytet ka një numër shumë më të madh turistësh këtë muaj

Turqia “ρërgatitet për luftë”? Ankaraja tërhiqet nga marrëνeshja ushtarake ndërkombëtare!

Turqia njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes së saj në Trakatin e Luftës së Ftohtë për Forcat e Armatosura Konvencionale në Europë.

“Është vendosur të pezullohet zbatimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Turqisë dhe vendeve të tjera nënshkruese të Marrëveshjes, në përputhje me nenin 3 të Dekretit Presidencial nr. 9, nga 8 prilli 2024”, pohohet në deklaratën e qeverisë turke. Ujdia në fjalë ishte nënshkruar 19 nëntorin e vitit 1990 në Paris.

Qëllimi kryesor i saj ishte zvogëlimi i mundësisë së një sulmi të armatosur të befasishëm dhe nisja e operacioneve të mëdha sulmuese në Europë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oncü Keçeli shpjegoi më pas se Ankaraja nuk është tërhequr plotësisht nga marrëveshja, por nuk kishte zgjidhje tjetër përveç pezullimit pasi Rusia u tërhoq nga pakti nëntorin e vitit 2023.

CFE konsiderohet një marrëveshje historike për kontrollin e armëve pas Luftës së Ftohtë, e nënshkruar më 19 nëntor 1990 në Paris midis dy blloqeve ushtarake, NATO-s dhe Paktit të Varshavës.

Ajo vendos kufizime në pesë kategori kryesore të pajisjeve ushtarake konvencionale në Evropë: tanke, automjete të blinduara, artileri, helikopterë dhe avionë luftarakë dhe urdhëroi shkatërrimin e armëve të tepërta. Vitin që shkoi, Moska u tërhoq zyrtarisht nga pakti madhor i kontrollit të armëve të epokës së Luftës së Ftohtë me aleancën ushtarake të NATO-s, me pretendimin se “marrëveshja e vjetruar ka vdekur në fakt prej vitesh dhe ka humbur plotësisht lidhjen me realitetin në botën moderne”.

Çfarë po ρaraprin SHBA-ja? Nisin përgatitjet për një sυΙm të rëndësishëm të Iranit ndaj aseteve amerikane ose izraelit, ja arsγeja

Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të lartë gatishmërie dhe po përgatiten në mënyrë aktive për një sulm “të fuqishëm” që mund të ndodhë brenda javës së ardhshme nga Irani që synon asetet izraelite ose amerikane në rajon në përgjigje të sulmit izraelit të së hënës në Damask që vrau komandantët e lartë iranianë.

Zyrtarët e lartë amerikanë aktualisht besojnë se një sulm nga Irani është “i pashmangshëm” – një pikëpamje e ndarë nga homologët e tyre izraelitë, tha ai zyrtar, raporton cnn.

Të dy qeveritë po punojnë për të marrë pozicionin përpara asaj që do të vijë, pasi ata parashikojnë që sulmi i Iranit mund të shpaloset në një sërë mënyrash të ndryshme – dhe se asetet dhe personeli i SHBA-së dhe Izraelit janë në rrezik të shënjestruar.

Një sulm i ardhshëm iranian ishte një temë kryesore e diskutimit në bisedën telefonike të presidentit amerikan, Joe Biden me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Që nga e premtja, të dy qeveritë nuk e dinin se kur dhe si planifikon Irani të kundërpërgjigjet, tha zyrtari.

Një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Izraelit nga Irani është një nga skenarët më të këqij për të cilin po përgatitet administrata Biden, pasi do të garantonte përshkallëzim të shpejtë të një situate tashmë të trazuar në Lindjen e Mesme. Një goditje e tillë mund të çojë në zgjerimin e luftës Izrael-Hamas në një konflikt më të gjerë rajonal – diçka që Biden ka kërkuar prej kohësh ta shmangë.

Mes dhimbjes dhe Ιotëve, fυtbollisti 21-vjeçar përciΙΙet në banesën e fundit

Futbollisti i Akademisë së Shënkollit, njeherazi student në fakultetin e Mjeshtërisë Sportive në Tiranë, Klajvert Çuni, gjeti vdekjen në moshen 21-vjeçari.

I riu ra aksidentalisht nga tarraca pasditen e 23 marsit, teksa po bënin disa punime me babain dhe ndërroi jetë në spital, për shkak te plageve të shumta.

Ndarja e parakohshme nga jeta e kapitenit ka lënë në zi trajneret dhe sportistet e Akademisë “Shënkolli”.

Ata thonë se Klajvert Çuni ishte apasionuar pas futbollit dhe që në moshen 7-vjeçare ishte pjese e shkuadres.

“Është rritur në akademinë tonë të futboolit që në moshën 7-vjecare. S’ka pasur kurrë humbje! Humbja e vetme e tij ishte ky rast fataliteti! Në komunitetin tonë sportiv Klajverti e kishte pseudonimin “Ujku”, por iu dorëzua fatit të keq”, tha trajneri Hasan Hoxha.

Ndërsa trajneri Klajdi Reçi shprehet se “Edhe kur unë si trajner kisha dobësi ai më jepte zemer. Klajverti ishte djalë i fortë, kapiten i vertete”.

Na ka ikur një copë nga trupi e zemra jonë, fjalët janë të vështira…mosha e tij, dhimbja e madhe e prindërve, dhimbja jonë . Zoti deshi ta merrte pranë vetes”, shprehet mes lotësh trajneri Dritan Smajli.

“Kemi kaluar sfida bashkë, e donte shumë futbollin kapiten i verte në fushë jashtë saj djalë kampion”, thote futbollisti Adrian Prendi.

Presidenti i Akademisë Shënkolli Kristjan Gjidodaj, thotë se vdekja e Klajvert Çunit është një humbje e madhe për futbollin lezhjan.

“Kishte karakter lideri dhe jo rastërisht ishte kapiten në të gjitha grupmoshat. Nuk gjej dot fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe, jam I pikëlluar”, tha Gjidodaj.

Mes dhimbjes dhe loteve, futbollisti 21-vjecar u përcoll këtë të shtune në banesen e fundit, ndërsa ishte djali i vetem i familjes Çuni.

Ai do të mbetet gjate në memorien e të gjithë atyre që e njohën në komunitetin sportiv.

“Me breshëri arme”, Marsi Ρojani tregon ρersonazhin e Big Brother që e rrahën pesë bυrra para sγve të saj (Video)

Në potcastin “MeKast” të Megi Pojanit, Marsi Pojani ka treguar një histori që i ka mendur në mendje dhe nuk ka për ta harruar kurrë.

Në këtë histori përfshihet një ish-banor i Big Brother, ku i shoqëruar nga dy vajza në në Fast Food në Bllok, është rrahur nga pesë burra të tjerë dhe e kanë shtrirë në tokë.

Marsi Pojani: Ngjarja ka ndodhur në vitet 2012-2014, unë dhe një shoqja ime ishim në një club në Tiranë, tek banaku. Unë isha shumë mirë, ndërsa shoqja ime ishte shumë tapë dhe na u afrua ish-banori i BB. BB sapo kishte mbaruar. Ky afrohet dhe na bashkohet në banak.

Në një moment një zhurmë e madhe dhe ti nuk shquan dot më asnjë gjë, këta ikin. Unë paguaj dhe kur dal jashtë, tek pjesa e jashtme e clubit ishte shoqja ime me këtë, i gjeta shumë të përfshirë me njëri-tjetrin, po putheshin. I thashë që duhet të ikim se ti je shumë e pirë. Ky bëri namin në atë Big Brother sepse pati dhe një histori me një vajzë shumë të shkathët dhe spikati, nuk ishte një banor kot.

Shkuam në një Fast Food në Bllok dhe ishin tre tavolina gjithsej. Ka qenë ora 4-5 e mëngjesit, në një cep ishin të ulur në tavolinë 4-5 burra. Burra blloku, të veshur errët, të rëndë dhe të egër në fytyrë, me flokët e lëpira. Sapo ne hymë, këta po mbysnin pijen me një sufllaqe dhe thanë “hë mo erdhi ky” dhe e shajnë. Ky meqë ishte i shoqëruar nga dy goca, u ndje i detyruar i shkreti, pak si me ngurrim, guxoi të shkonte drejt tavolinës së tyre.

5 burra janë lëshuar me breshëri arme dhe me shpejtësinë e një kafshe gjahtare drejt këtij burri. Unë e mbaj mend të lëshuar në tokë, tavolina dhe karrige sipër, e rrahën dhe e bënë m… Mua dhe shoqes time na kapi një e qeshur histerie dhe e mbaj mend vetëm një sekondë që ai ngrihet, ishte poshtë nesh. Ne ikëm dhe mund të them që ishte java më e bukur e jetës sonë sepse në këtë histori ia tregonim çdo njeriu.

“Çmenden” mediat greke: Qγteti antik i zbυluar në Bυshat të Shkodrës, mund të jetë grek

Një prej zbulimeve më të rëndësishme arkeologjike të viteve të fundit në Shqipëri, është nxjerrja në dritë e rrënojave të një qyteti antik pranë Bushatit në Shkodër.

Arkeologët polakë dhe ata shqiptarë kanë gërmuar për disa vite, duke arritur të zbulojnë pjesë të rëndësishme të qytetit antik ilir, që besohet se është “Bassania”, një qytet i përmendur në lashtësi por vendndodhja e të cilit ka qenë gjithnjë mister.

Por çudirat nga fqinjët tanë jugorë duket se nuk kanë të sosur. Një medie shumë e njohur greke në gjuhën angleze, por e njohur edhe për qëndrimet ekstremiste ndaj shqiptarëve “Greek Reporter”, pretendon se qyteti është me origjinë greke.

“Disa tipare të qytetit antik sugjerojnë një lidhje greke. Mbrojtjet e vendbanimit janë tipike helenistike. Arkeologët gjetën një portë të rrethuar nga dy bastione të mëdha dhe muret e qytetit do të kishin qenë më shumë se tre metra të gjera”, shkruan media greke.

Gazeta greke shkon edhe më tej duke e quajtur Lezhën antike, Lissios si qytet grek.

“Sipas historianit të lashtë grek Diodorus, Lissos aty pranë u themelua nga Dionisi i Sirakuzës në 385 para Krishtit. Sirakuza ishte një qytet i lashtë grek në Siçili. Dionisi thuhet se ka themeluar qytetin si pjesë e një strategjie për të siguruar tregtinë e Sirakuzës përtej detit Adriatik”, shkruan kjo gazetë greke.

Qyteti antik i Bassania-s njihet kryesisht për historianët modernë përmes shkrimeve të historianit romak Livi. Ai përshkruan se si, në vitin 168 para Krishtit, mbreti ilir Genti rrethoi Bassaninë gjatë Luftës së Tretë Ilire. /info-albania.com

E dhimbshme! Kapi të fejυαrën duke e trαdhtυαr, aktori: Femrat shqiρtare të shohin sa ρara ke, nuk ja vlen të mαrtohesh

Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka deklaruar në emisionin “Ftesë në 5” se dyshimet e tij për një tradhti në lidhje kanë rezultuar të vërteta.

I pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse ke pasur ndonjë dyshime për besnikërinë e partneres, Akili e pohoi.

Bieta: Akil a ke pasur dyshim, qoftë edhe njëherë të vetme për besnikërinë e partneres tënde?

Akil Varfi: Nuk do të thotë që kam pas shumë, ato pak herë që kam pas, më kanë rezultuar të sakta.

Bieta: Më pëlqen sinqeriteti i Alikit, je i martuar?

Akili: Jo, larg qoftë!

Akili deklaroi se ai e sheh shumë të vështirë që sot të gjejë një vajzë që nuk sheh paratë tek djali. Ai tha se sot vajzat fillimisht shohin fizikun, por më tepër fokusohen tek paratë që personi përballë ka.

“Jetojmë në një kohë ku gjërat nuk i shoh me anën e zemrës ose obsesionit, por i shoh me anë të logjikës. I shoh me logjikë. Në teori ju kuptoj juve. Se në teori unë jam Aladini dhe shkoj tek princesha. Në teori unë vërtet shkoj aty ku jam më mirë, por në realitet nuk është më kështu.

Një femër të sheh tek fiziku, në rastin tim që nuk kam ndonjë bukuri të madhe shohin sa para ke. Momentin që ti ke, të jesh edhe personi më i keq të pranon. Një femër që është mësuar të harxhojë 200 mijë lekë në ditë dhe unë rrogën e kam 800, katër ditë shtyjmë me të”, tha aktori.

Ήistoriania greke ΜΑΡΙΑΝ ΚΑΡΟΜΗΛΑ: “Jemi populli më injorant i historisë në botë..dhe Shqiptarëve u kemi borxh shumë gjëra”

Kështu shprehet historiania e njohur Greke Mariana Koromila e cila vetquhet “Arvanite nga Athina” dhe vazhdon më poshtë ..

“Fryemi si gjela dhe krenohemi që njohim historinë e lashtë, adhurojmë periodën klasike (Helenistike) dhe jemi një popull që nëse dikush guxon të zgjatet pak më shumë, duam direkt ti presim kokën”

“Shqiptarëve u kemi borxh shumë. Na bënë njerëz,u kujdesën për të moshuarit tanë, rregulluan shtëpitë tona,dhe akoma bënë dhe punët tona bujqësore dhe kryesorja është se pa këto familje shkolla të shumta në zonat apo fshatrat të largët do të ishin mbyllur”

“Kur erdhën për herë të parë në Greqi vetëm me trungje pemësh nuk i lamë të qëndronin. Dhe gjithçka që bënë e arritën vetë, duke bërë tre punë në të njëjtën kohë. Ofendohem, pra, si arvanitase, që Nea Liosia e ndërruam në Ilion, Menidin në Acharnai, një injorancë e pabesueshme”

“Çështja e arvanitetit është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë sonë, por ne preferojmë ta varrosim.”

Padyshim nacionalizmi grek do ta nxjerrë edhe këtë historiane greke si të çmendur apo të shkarë nga trutë.. Ashtu siç nxorrën edhe historianët e tjerë grekë të nderuar siç janë Efthimiu,Veremi por edhe historianen bizantinologe të klasit botëror Eleni Arveler, por edhe shumë të tjerë.

E vërteta nuk mund të fshihet , sado të përpiqet nacionalizmi grek ,për ti thënë të bardhës, e zezë.

https://www.lifo.gr/…/marianna-koromila-eimaste-pio…

Përmbllodhi materialin: Kiriako Tsakni