Boksieri i famshëm amerikan Ryan Garcia ka lënë të habitur mijëra ndjekës në rrjetet sociale pasi ka shpërndarë një “emoji” të flamurit shqiptar.
Garcia, i cili ka një rekord prej 31 fitoresh në boksin profesional, nga të cilat 15 me “KO”, e postoi në rrjetin social “X” një simbol të flamurit kuqezi, pa ndonjë kontekst shtesë.
Kjo bëri që shumë nga 1 milionë fansat e tij të habiten, duke menduar se ai mund të kishte vizituar Shqipërinë, apo të kishte vendosur të ndeshej me ndonjë boksier shqiptar.
Në postimin e tij nuk kanë munguar edhe komentet nga fansat e tij serbë, të cilët të “frustruar” i thonë se nuk do e ndjekin më.
Ndërsa qindra shqiptarë të tjerë i kanë lënë komente pozitive.
Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës është përfshirë në një skandal të vërtetë ku pedagogët zihen me njeri-tjetrin në rrjetet sociale duke përdorur një gjuhë rrugaçësh.
Media blind.al ka publikuar mesazhet në grupin e komunikimit në whatsapp ku nëse nuk do të dihej fakti që janë pedagogë do të dukej sikur disa adoleshentë shahen me një gjuhë ordinere.
Vendi i edukimit ku qytetarët paguajnë taksat dhe çojnë fëmijët e tyre për tu shkolluar dhe për të dalë në jetë, mund të thuhet me plot gojën se është kthyer në një arenë ku pedagogët shahen nga gratë./Marrë nga blind.al
Ervin Karamuço ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Top Story” të Grida Dumës, ku ndër të tjera, u diskutua vrasja e ndodhur në Baltëz të Fierit.
Pas dorëzimit të autorit, Azgan Mërnicës, profesori i kriminalistikës foli me tone të ashpra për policinë e shtetit.
Ai deklaroi se drejtori i qarkut të Fierit, Lorenc Panganika duhet të japë dorëheqjen. Vrasja e policit, Novrus Cenalia ka shokuar mbarë opinionin publik.
Uniformat blu në vend kërkuan për ditë me radhë për gjetjen e autorit, por pa mundur ta arrestojnë. Për këtë, Ervin Karamuço u shpreh:
“Më duhet të them një të vërtetë. Ajo zona aty (Fshati Sulaj) është një trekëndësh i madh në zonën e Fierit ku ka gjithë kohën grupe të armatosura të këtyre djemve nga 20-25 vjeç. Nuk ka një kontroll për armë në këtë zonë, u bënë kaq muaj. Si i lë këta ti? Çfarë pret të ndodhë ti? Ju e dini që Fieri ka marrë peng shefa krimesh. Pra këta e kanë içik atë kapadaillëkn dhe arrogancën edhe për t’u sjellë keq me policinë.
Këta kanë ardhur deri në këtë pikë që i kanë bërë karshillëk këtij shteti, këtij komisariati dhe kësaj drejtorie të policisë derisa në komoditet të plotë arrijnë të negociojnë me policinë… Kush negocion me kriminelin?
Me kriminelët nuk negociohet. Është parim ndërkombëtar. Nëse ti negocion, e ke dorëzuar policinë. Atë uniformën e atij dëshmorit merre hidhe gjëkundi. Jo! Unë nuk e pranoj këtë. Dhe ky nuk është sukses. Ky është dorëzim i policisë.
Nëse ka një akt moral të ndërgjegjshëm të një institucioni, duhet të dalë drejtori i qarkut të Fierit, Lorenc Panganika që duhet të thotë: “O popull i nderuar. U ndërmor ky operacion. Nuk patëm sukses, negociuam”. Dhe të thotë me transparencë, çfarë përfaqëson ajo zonë? Sa rrezikshmëri ka ajo zonë?
Pse mbahet ajo zonë jashtë vëzhgimit? Një çikë të moderuar dhe të përkëdhelur të policisë së shtetit. Pas kësaj, të shkojë të shikojë punën ku e ka”, përfundoi Ervin Karamuço.
I pyetur për vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Menidi mëngjesin e së enjtes, kryeministri grek, KYriakos Mitsotakis theksoi se “po bëjmë një përpjekje të madhe nga njëra anë duke trajnuar policinë për të menaxhuar siç duhet këto incidente, po bëjmë një fushatë informuese në mënyrë që gratë të dinë se mund t’u drejtohen autoriteteve për mbrojtje.
Këto politika nuk do ta zgjidhin problemin por do ta reduktojnë në mënyrë drastike. U bëj thirrje grave që të përdorin edhe strukturat pritëse, sepse kur nuk ka strehim të sigurt, gjërat mund të jenë potencialisht të rrezikshme”.
Në 5 vitet e fundit nga 2020 deri tani në Greqi kanë ndodhur gati 100 raste të femicidit. Vrasja e 40-vjeçares është rasti i 6 për 2024.
Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen me shkëmbim notash për konvertimin e lejeve të drejtimit me Moldavinë.
Marrëveshja parashikon se mbajtësit e lejedrejtimit të vlefshme të kategorive AM, Al, A2, A, B1, B, BE, Cl, C1E, C, CE, Dl, D1E, D dhe DE, të lëshuara nga autoritetet kompetente të Shqipërisë, në çdo kohë pas hyrjes në territorin e Moldavisë dhe pasi pajisjen me “leje qëndrimi”,
mund të konvertojnë lejen e drejtimit shqiptare në një moldave, dhe anasjelltas, në të njëjtën kategori, pa iu nënshtruar testit teorik apo praktik.
Rritja e numrit të shteteve me të cilat Shqipëria ka një marrëveshje aktive për konvertimin e lejeve të drejtimit, tregon se procedurat për fitimin e kategorive të ndryshme të lejes së drejtimit të lëshuar nga DPSHTRR, janë në përputhje të plotë me Direktivën e Parlamentit Europian për lejet e drejtimit duke përmbushur nivelet e sigurisë rrugore të krahasueshme me ato të Bashkimit Europian.
Anaid Kaloti ka deklaruar se nëse e fiton aktori Romeo Veshaj këtë edicion të tretë të reality show-t, ‘do të ishte një traumë për shoqërinë shqiptare’.
Teksa ishte mëngjesin e kësaj të enjte i ftuar në emisionin “Wake Up” ai ka analizuar lojën e 6 banorëve që kanë ngelë tashmë në shtëpinë e“Big Brother VIP3”.
“Romeo është një djalë që hyn në shtëpinë e Big Brother me një fanbase nga mbrapa. Ka 20 vite në ekran, prime time dhe ne e dimë efektin e gjithë kësaj. Simpatik është, njerëzit e pëlqejnë për atë që është. Ka luajtur kartën e të mirit dhe të keqit, por që sipas mendimit tim, do ishte një traumë e madhe e shoqërisë nëse do t’a fitonte Big Brother-in Romeo. Sepse unë mendoj që në profesionin që është, së pari ai duhet të dijë të lexojë. Për sa kohë Romeo nuk artikulohet mirë para letrës, më bën të mendoj që nuk e meriton t’a fitojë atë lojë.
Nëse Romeo do t’a fitonte, shumë njerëz nga Big Brother kam përshtypjen do ishin të zhgënjyer. Edhe pse rrota e fatit e ka sjellë në një moment ku Romeo mund të jetë një nga fituesit. Suksesi i Romeos ka marrë një lidhje aty dhe ka ec me atë deri tani. Ka krijuar një lidhje me Heidin, lidhja shet te publiku. Jemi një publik telenovelash. Historia e dashurisë shet gjithmonë”, tha Anaid Kaloti.
Vrasja e policit solli edhe njëherë në vëmendje historinë e Dukate Selimi, nënës së 23-vjeçarit Florian Selimi i vrarë më 2019 nga Ker Mërnica, vëllai i vrasësit të efektit të forcave “Shqiponjë” dhe nga Sadri Selaci. Autorët u dënuan me 19 vite burgim, por nëna e Selimit pretendon se nuk e mori kurrë drejtësinë e saj.
E ftuar në një studio televizive, nëna e 23-vjeçarit të ndjerë ka deklaruar se familja e saj kërcënohej vazhdimisht nga familjarë të Mërnicës. Ajo theksoi se edhe aktualisht familjarë të Mërnicës gjuajnë natën me breshëri automatiku në ajër, duke i përdorur në vend të fishekzjarrëve.
“Fatkeqësisht gjërat erdhën nga mosfunksionimi i policisë në atë zonë. Ne e kemi treguar në polici, por kjo e fundit nuk të merr as kallëzimin. Ne kemi pasur kërcënime me armë, aty kërcet arma natën si në ’97. Në vend të fishekzjarrëve ata përdorin automatik me breshëri dhe aktualisht”, tha ajo.
Dukate Selimi u shpreh më tej se familja e Mërnicës dhe familjarë të tjerë të tyre, ishin tepër problematikë në zonë dhe jo pak herë vidhnin edhe bagëtitë e bashkëfshatarëve.
“Kur kam shkuar në Sulaj të Fierit shkova të mbushja ujë dhe në momentin që ka ardhur një vendali, hiqe bidonin se erdhi kosovari. Pastaj jemi përplasur me ta, nuk ja kemi lëshuar rrugën, sepse ata vidhnin bagëtitë në stallë. Nëse na i kanë marrë, kemi shkuar ua kemi marrë”, rrëfeu ajo.
Dukate Selimi risolli edhe njëherë në vëmendje momentin kur bashkëshorti ka gjetur të vrarë djalin, dhe ruajtjen e trupit të tij nga dy fëmijët e mitur të fisit Mërnica.
“Djali ishte duke rregulluar makinën nuk e dinte që kishte agresor që do e vriste. Kam komunikuar në 9 pa 8 minuta. Ai ka qenë duke rregulluar gomën e makinës dhe ka qenë me cigare në gojë në momentin që e kanë goditur me grusht në fytyrë dhe i ka rënë dhe cigarja në tokë të cilën e kemi gjetur dhe e kemi mbajtur. Edhe syzet i kemi gjetur ne, njollat e gjakut i kemi gjetur ne, letrën që është lënë në kanal e kemi gjetur ne.
Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë fare për të bërë asnjë kërkim.
Në 9 e pak e kam telefonuar dhe nuk ka dalë, i kam telefonuar disa herë, por thash mos është duke punuar.
I thashë burrit që djali nuk e ngre telefonin, ka shkuar burri me motor dhe ka gjetur dy çuna të fisit të tyre duke para poshtë urës. Kishin lënë dy fëmijë ku po ndaloj trupi i djalit tim se e kishin hedhur në kanal.
Kur i ka pyetur burri a e keni parë Florianin, kanë thën jo. Por burri e ka kuptuar menjëherë skenën që kemi të bëjmë me vrasje. se ne e kemi ditur që ata do hakmerren se djali më thoshte mami ata më shohin keq, me egërsi. Kisha dhe parandjenjën që djalin do e vrisnin. Unë erdha në Tiranë, e çova në punë, por fatkeqësisht kisha burrin dhe vjehrrën në Fier dhe u shkëputa dhe unë pastaj. U mundova ta largoja, por u kthyem prapë. E kisha parandjenjën se do ma vrisnin”, përfundoi ajo.
Teksa bota është e përfshirë në disa konflikte të ashpra dhe tensionet janë rritur kohët e fundit mes shteteve, gjithnjë e më tepër është folur për mundësinë e një lufte bërthamore.
Ajo që dihet me siguri, është se nëse do të ndodhte, do të rezultonte katastrofike për njerëzimin.
Brenda vetëm 72 orëve do të vdisnin plot 5 miliardë njerëz, sipas gazetares investigative të New York Times Annie Jacobsen.
Kjo e fundit ka shpenzuar vite të tëra duke studiuar efektet e mundshme të një lufte bërthamore, dhe sipas saj, janë vetëm dy shtetet që kanë mundësinë më të madhe t’i mbijetojnë.
Gazetarja e New York Times Annie Jacobsen
Arsyeja e katastrofës së madhe globale është se lufta nukleare do të çlironte një tym gjigant të zi që do të mbulonte kontinente të tëra, duke penguar rrezet e Diellit e duke shkaktuar kushtu një mini-epokë akullnajore.
“Shumica e botës, sigurisht që lartësitë e mesme do të mbuloheshin me shtresa akulli…vende si Ioëa dhe Ukraina do të kishin vetëm borë për 10 vjet”, u shpreh ajo.
Ajo tha se për bujqësia do të dështonte, e për rrjedhojë do të vdisnin shumë njerëz.
“Përveç kësaj ka edhe helmim nga rrezatimi sepse shtresa e ozonit do të dëmtohet dhe shkatërrohet aq shumë sa nuk mund të qëndroni jashtë në rrezet e diellit, njerëzit do të detyrohen të jetojnë nën tokë”, u shpreh ajo.
Jacobsen tha se profesori Brian Toon, një ekspert kryesor në shkencën e klimës dhe atmosferës, i tha asaj se vetëm dy vende mund t’i mbijetojnë potencialisht një dimri bërthamor, Zelanda e Re dhe Australia, të cilët mund të ‘mbajnë të gjallë bujqësinë’.
E dashura e re e Gavin Rossdale ka bërë namin, për shkak te ngjan me këngëtaren e famshme, Gwen Stefani. Sigurisht, ne u bëmë kuriozë dhe pamë se vajza në fjalë e ka emrin Xhoana, një emër i përdorur gjerësisht në Shqipëri. Më pas, edhe mbiemri, Xheneti. Menduam “epo kjo do jetë shqiptare” dhe ashtu doli. Kërkuam për Xhoanën dhe pamë se edhe motra e saj, Evis Xheneti, është e martuar me kitaristin e KORN.
Tani, po ju tregojmë pak më shumë!
Rossdale publikoi në mars të këtij viti një foto me Xhoana X në Instagram, një muaj pasi u paraqitën bashkë në një event. Të gjithë vunë re se e dashura e tij i ngjan ish-gruas së Gavin, Gwen Stefani, me të cilën ai ka edhe tre djem: Kingston, Zuma dhe Apollo.
XHOANA DHE GAVIN
Për një intervistë në podkastin “Amy & T.J.”, ai tha se ishte i pari që kërkoi kontakt me Xhoanën. “Asokohe, nuk po kërkoja një të dashur”, u shpreh ai, por nuk e dinte se gocat shqiptare ta marrin kalanë nga brenda. Ai dhe Xhoana kanë një të përbashkët të rëndësishme: Adhurojnë muzikën.
Xhoana X ka lindur në Tiranë dhe është këngëtare. Në një intervistë në vitin 2021, ajo u shpreh: “Pra, unë kam lindur në Tiranë, Shqipëri. Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe unë jam rritur në një vend post komunist. Kur isha e vogël, mund të shihja më në fund ca kanale të vendeve të tjera, si MTV dhe gjëra të ndryshme. Ndërsa, gjenerata e prindërve të mi jetonin në një regjim komunist dhe s’mund të bënin asgjë nga këto”, tha Xhoana.
“Erdha në SHBA pasi prindërit e mi u divorcuan. Mami fitoi lotarinë e dhe unë erdha me të. Ajo është një nënë beqare dhe kam edhe një motër. Kështu që, u shpërngula në SHBA dhe pësova një shok kulturor”, vijoi këngëtarja.
XHOANA DHE GAVIN
Xhoana X është rritur në Tiranë, Los Angeles dhe New York dhe ka eksperimentuar me disa rrymë muzikore. Ajo ka folur për frymëzimet e saj në muzikë, ku ka treguar se ka qenë e ekspozuar në kultura dhe ndryshime të shumta. “Kur erdha këtu (në SHBA) në vitin ’96, dëgjohej Tupac, Biggie dhe No Dount, më pas Prodigy dhe Radiohead patën një ndikim të madh, për të cilin jam shumë mirënjohëse. Mendoj se i dëgjoni të gjitha në muzikën time – qëndrimin, rebelimin, nostalgjinë, ndjeshmërinë”.
Në vitin 2021, ajo publikoi një album të quajtur “The Villain”, më pas, edhe një EP me emrin “Girlgun” (2023). Ajo u shpreh për Lady Gunn në vitin 2020 se dashuria e saj për muzikën buron nga krijimi i poezive kur ishte fëmijë.
“Nisa të shkruaja poezi në një moshë shumë të re dhe më pas, në gjimnaz, ato u bënë tekste. Mandej, nisa të shkruaja me producentë të ndryshëm dhe tekstet përfunduan në muzikë”.
Xhoana dhe Gavin janë të lidhur që prej vitit 2023. Këngëtari i “Glycerine” e ka bërë marrëdhënien e tyre publike në Instagram në mars të 2024, ku shfaqej duke darkuar me të dashurën. “Hej, më në fund hëngra një darkë ditëlindjeje me të dashurën time. Gëzuar, për një vit të mbushur me magji për ty”, shkroi ai.
XHOANA DHE GAVIN
Nga ana tjetër, Xhoana e ka bërë të qartë që ka qenë e lidhur me Rossdale, pasi në Instagram-in e saj ka publikuar një album fotosh, në të cilat shfaqej edhe këngëtari.
Xhoana është shumë e lidhur me motrën e saj më të madhe, Evis Xheneti. Evisi është artiste dhe është e martuar me kitaristin e grupit të famshëm Korn, James Shaffer, i njohur me nofkën “Munky” dhe së bashku kanë tre fëmijë. Evis dhe James janë të martuar që prej vitit 2012.
EVIS DHE JAMES
Ato kanë qenë bashkë në disa udhëtime, si dhe kanë shijuar nga afër koncertet e Madonna-s.
Evis Xheneti është më private në jetën e saj, ndaj informacionet janë pak të cunguara. Ajo ka lindur më 22 gusht 1979, në Tiranë. Evisi është aktore, e njohur për rolet e saj në “The O.C”; “My Sexiest Year” dhe “Hell Hath No Furry”.
EVIS DHE JAMES
Ajo mori propozimin nga i shoqi në vitin 2011 në Paris, në majë të kullës Eiffel dhe një vit më vonë, kurorëzuan dashurinë në një dasmë tipike të vitit 1920, e cila ishte më intime dhe kishte pak të pranishëm, kryesisht të afërm dhe miq. Sigurisht, edhe anëtarët e Korn./Anabel.al
Gazeta gjermane pranë partisë konservatore të Angela Merkel, Die Welt paralajmëron se “Greqia e ka shkatërruar edhe më parë rendin Europian” dhe “ka ringjallur teoritë racore të nazistëve”, në një artikull ku citohet historiani Jakob Philipp Fallmerayer, i cili ka thënë se “grekët nuk janë grekët e vërtetë”.
Sipas gazetës Die Welt, situata në Greqi nuk është vetëm ekonomike por edhe historike.
Në artikull thuhet se “grekët e kanë shkatërruar dhe më parë ekonominë europiane” dhe se grekët e sotshëm nuk janë pasardhës të civilizimit antik Grek, por një miks i sllavëve, turqve, bizantinëve dhe shqiptarëve.
Më tej në artikull citohen fragmente nga libri i historianit Fallmerayer “Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters” ku thuhet se popullsia greke u zëvendësua gjatë periudhuës së dyndjeve slave (350-800 pas Krishtit).
“Raca e Helenëve u zhduk nga faqja e Europës. Bukuria fizike, inteligjenca intelektuale, harmonia dhe thjeshtësia, arti dhe konkurenca u zhdukën nga faqja e kontinentit. Asnjë pikë gjaku grek nuk rrjedh sot në venat e të krishterëve prezent në Greqi”, shkruan Fallmerayer.
Madje gazeta shkon edhe më tej duke propozuar që anëtarësimi në Bashkimin Europian të kryhet vetëm në bazë të analizave të ADN-së. “Grekët që sot pretendojnë se janë pasardhës të Perikliut dhe Sokratit, nuk janë gjë tjetër veç një miks turqish, sllavësh, bizantinësh dhe shqiptarësh”, thuhet në artikull.