Akυzat ndaj SPAK/ “Meta ka vjedhur floririn e Krrabës”, Idajet Beqiri ρlas dekΙαratën e fortë: U kap me ‘presh në dorë’ me aferën CEZ-DIA, e konsideroj të rëndë që Dumani i…

Sulmet e Ilir Metës nda Prokurorisë së Posaçme, po vijnë sepse po i vjen fundit! Kështu thotë avokati Idajet Beqiri i ftuar në një emision televiziv, ku theksoi se ndaj Metës ka akuza konkrete siç është rasti i vjedhjes së floririt të Krrabës në ’99 si dhe për dosjen CEZ-DIA.

‘Po ndjen se po i vjen fundi dhe do të bëjë marrëzira të tilla siç po bën ai. Nuk ka lënë post pa marrë në këtë vend dhe të pamerituar. E ka turpëruar me dhjetëra herë kryetarin e shtetit. Duke na bërë ne shqiptarëve të turpëruar edhe në raport me popujt e tjerë. Duke na thënë që kaq poshtë keni rënë sa zgjidhni kryetra shteti një kryetar të tillë. Duket që nuk është një njeri normal. Për të mos thënë skandale pas skandalesh është i ngarkuar me një mal akuzash. Të gjithë janë të korruptuar në këtë vend por askush nuk dënohet. Vodhe floririn e Krrabës, e vodhe për vitin e ri të ’99. E le hapur të vinin dhe fshatarët atje. More arkat të tëra. Bëri korrupsion të paimagjinueshëm me CEZ-DIA, ku është kapur me presh në dorë. Akuzat e bëra ndaj tij janë konkrete.’- tha Beqiri.

Duke u ndalur te akuzat e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, se ai është kushëriri i vrasësit me pagesë Nuredin Dumanit, avokati Beqiri tha për gazetarin Arbër Hitaj, se këto janë shpifje. Sipas avokatit, kreu i SPAK nuk duhet t’i ishte përgjigjur, pasi janë akuza që vijnë nga një i marrosur, që ka ikur nga mendtë e kokës.

Ata janë shpifje monstruoze. Ato shpifje nuk mund ti bëj askush. Edh enjë rrugaç rruge nuk mund të flasë ashtu ndaj kreut të SPAK. Kur e di që pas tij janë SHBA e FBI, kur gjithë shqiptarët e mbështesin dhe ka hedhur hapa të rëndësishme para SPAK, për respekt të popullit, nuk duhet të flasësh me një gjuhë të tillë. Ata ishin shpifje monstruoze. Çlidhje ka Nuredin Dumani një kriminel një vrasës me pagesë. Të bën babanë burrë. Fantazira të sëmura i bën sepse mendon se do të thyejë Dumanin në këtë mënyrë. Si profesionist e konsideroj të rëndë që Dumani i kthen përgjigje. Kujt i përgjigjesh, i përgjigjesh një akuze që ka një bazë, por kur shikon fund e krye një njeri të marrosur që ka ikur nga mend të kokës. Rrezik do e shohin e në ndonjë shtyllë korrenti të balsamosur. Ilir Meta është politikan me dosje ish-sigurimi.’- tha Beqiri.

Ndërsa gazetari Aulon Kalaja, tha se duket se ka një lloj shqetësimi për Ilir Metën, ndërsa shton se ka një farë të drejtë në lidhje me pandëshkueshmërinë, si me rastin e kryeministrit Edi Rama.

‘Duket se ka një lloj shqetësimi për Metën. Ujërat në PL nuk janë mirë. Ka pasur tensione në një mbledhje dhe ka zgjedhur një ekip të ri në parti. Komenti për Dumanin, një politikë e tejkaluar bëhej në kohë të Enver Hoxhës. Gjuha e Metës ndaj SPAK-ut ka ardhur duke u ashpërsuar. Vjen edhe nga segmente të PD-së e ashpër ndaj SPAK-ut, duke e cilësuar si grup kriminal për mendimin tim janë të tepërta. Meta ka një farë të drejte për sa i përket pandëshkueshmërisë, me rastin e kryeministrit. Goditja ndaj bashkisë së Tiranës është për të sfumuar akuzat për përfshirjen e vëllait të kryeministrit në dosjen e Xibrakës. Duket se filozofia e tij është që të mbrohet duke u sulmuar.’- tha Kalaja.

“Më kαfshoi gishtin teksa b. ënim s* ks”, bυrri υret grυαn në gjumë me thikën e kuzhinës

Një ngjarje e nxjerrë nga skenarët e filmave horror raportohet të ketë ndodhur në Brazil.

Siç raportojnë mediat atje, një burrë ka vrarë partneren e tij me thikë, teksa kjo e fundit ishte në gjumë.

Në dëshminë e tij para trupës gjykuese autori i vrasjes Marcos Paulino tha se vendosi të vriste bashkëshorten e tij, pasi ajo i kishiti kafshuar gishtin e dorës së majtë, teksa po kryenin marrëdhënie seksuale.

Ai tha se u acarua shumë, sepse gruaja e tij 38-vjeçare i kafshoi njërin nga gishtat e dorës së majtë gjatë aktit seksual.

Ai tha se priti që 38-vjeçaren ta zinte gjumi. Më pas mori thikën në kuzhinë dhe e godit në gjoks dhe fyt, duke i marrë jetën në mënyrë tragjike, shkruan Daily Mail.

“Pasi gruaja ndërroi rrobat e saj dhe u kthye në shtrat për të fjetur, ai e goditi me thikë në fyt dhe gjoks, duke e vrarë”, tha zëdhënësi i policisë për agjencinë braziliane të lajmeve G1 .

Paulino u vetëdorëzua në polici të hënën. Autoritetet shkuan në shtëpinë e çiftit dhe gjetën trupin e pajetë të De Casia-s “me plagë me thikë në fyt dhe qafë”, tha në një deklaratë Sekretariati i Sigurisë Publike të Sao Paulos.

Vrasësi u tha hetuesve se kishte “konsumuar kokainë ” përpara se të vriste gruan e tij, me të cilën u njoh në tetor 2023.

Paulino rrezikon 12 deri në 30 vjet burg nëse shpallet fajtor. Sipas të dhënave të publikuara në mars nga Forumi i Sigurisë Publike të Brazilit, gjithsej 1,463 gra u vranë në vitin 2023, një vlerësim që korrespondon me 1.4 vdekje për çdo 100,000 gra.

Dokυmenti: Merr fund misteri, ky është bashkëshorti i Egla Cenos

Egla Ceno ka habitur të gjithë me historinë e saj, se jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, kur papritur zbuloi se ka një lidhje dashurie.

E pas kësaj deklarate, prej ditësh po përflitet për partnerin misterioz të aktores, e cila është një nga konkurrentet më të forta të “Big Brother Vip”.

Kryefjala.com ka siguruar foton e dokumentit nga regjistri elektronik është i vitit 2008 pra deri në këtë datë Egla rezulton e martuar në gjendje civile me një djalë me emrin Françesko.

Megjithatë, nuk dihet nëse Egla vazhdon ende të jetë e martuar.

Ndërsa gazetarja Rudina Demneri ka qenë ajo që ka zbuluar detaje lidhur me jetën personale të Eglës, e cila me fanatizëm e ka ruajtur. Paloma tha se Egla ka patur lidhje me një italian, dhe janë ndarë, por gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit.

“Ajo figuron që është e martuar në Shqipëri, di që ka patur lidhje me një italian, dhe janë ndarë, ajo gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit. Por për këtë shqiptarin…duhet të na kishte kontaktuar më përpara. Por nga ajo që unë di në vija të përgjithshme, është që Egla ka patur një lidhje të gjatë me një person të huaj, kanë bashkëjetuar shumë vite bashkë dhe gëzon gjysmën e biznesit. Për këtë shqiptarin ndoshta e ka krijuar tani. Ajo shumë mirë e bën që ruan jetën private”, tha Paloma në Top News.

Lυfta e nëndheshme në Partinë e Lirisë, e besυara e Monika Krγemadhi ka një mesazh të koduar për Ilir Metën

Elona Guri, njeriu më i besuar i Monika Kryemadhit ka reaguar pas dorëheqjes së Endrit Braimllari, si nënkryetar i Partisë së Lirisë pas përplasjeve dhe paralajmërimeve të Ilir Metës për spastrimin e partisë nga “nepotizmi” dhe “tradhtarët”

Guri që përflitet se do të ketë fatin e Braimllarit, në reagimin e saj i jep ka një mesazh të koduar ndaj Ilir Metës, ndërsa thekson se nuk “kanë tradhtuar kurrë”.

“Jam krenare per rrugetimin tend miku im! Qe nga gjimnazist e deri ne prind, ti nuk levize kurre prej boshtit te vlerave te tua. Kemi ndare bashke sakrificat dhe punen e palodhur per te cuar perpara misionin LSI, qe shume e quanin te pamundur. Jemi kritikuar sepse kemi besuar. Por pa tradhtuar kurrë idealet tona dhe duke qene model i asaj levizje pozitive qe perfaqesonte partia jone LSI ne keto 20 vite per te gjithe ata mijera burra, gra e te rinj ne te gjithe Shqiperine”, shkruan Guri, në postimin e Braimllarit, ku ky i fundit deklaroi dorëheqjen.

“Kαndidimi i Belerit, strategji e Mitsotakis”, Artan Hoxha zbulon dekΙaratën e Pirro Dhimës: Jam nga Himara, krγeqyteti i…

Fredi Beleri dhe Pirro Dhima janë zyrtarisht kandidatë të partisë së Mitsotakis për eurodeputetë. I ftuar në një emision televiziv, gazetari Artan Hoxha u shpreh se që Belerit të zgjidhet si eurodeputet i Demokracisë së Re, do t’i duhen 200 mijë vota.

Sipas analizës së tij, kandidimi i Belerit është strategji e Mitsotakis për të marrë votat e ekstremit të djathtë grek.

“Greqia ka 21 eurodeputetë, 8 i ka Demokracia e Re, Belerit i duhen rreh 200 mijë vota që të zgjidhet. Deri dje në mesditë diheshin emrat e 41 kandidatëve, i 42 u shpall Beleri. E djathta ekstreme e pëlqente, ne e kemi parë, në Himarë erdhën përfaqësues të Agimit të Artë. Kaq shumë i publikuar, kaq shumë i mediatizuar, ai synon të marrë votat e ekstremit të djathtë, është një parti pro-ruse që po rritet shumë.

Që të marrë votat e tyre, ai ka kandiduar Belerin. Pirro Dhima kandidimin e parë, mandatin e parë e ka marrë nga PASOK, socialistët grekë. Me Pirro Dhimën ai synon të marrë votat në qendër dhe majtas. Me imazhin që ai ka si sportist, si kampion”, u shpreh Artan Hoxha.

Ndërkohë më tej Hoxha zbuloi edhe një deklaratë të Pirro Dhimës, gjatë një interviste për një televizion grek rreth një javë më parë, ku shprehej “jam nga Himara, kryeqyteti i Epirit të Veriut”.

“Ne nuk mund të fshihemi pas gishtit, herë pas here Pirro Dhimën e kemi parë në Shqipëri, na kanë folur me superlativa për të. Një javë më parë në një emision në Greqi, Pirro Dhima tha jam nga Himara, kryeqyteti i Epirit të Veriut”, tha Hoxha.

Me Zemër të Hapur/ 18-vjeçari: Κapa mat nënën me djaΙin e tezes. Trondit bυrri: Ja faΙa kur k reύ marrë*ënie me vëllain

Historia që është trajtuar sot në emisionin me “Zemër të Hapur” është nga më të rëndat, një 49-vjeçar baba i 4 fëmijëve ka zgjedhur të rrëfejë historinë e familjes dhe problematikat më shumë se 20 vite mes tij dhe bashkëshortes.

49-vjeçari rrëfen se është martuar me shkuesi dhe së bashku me bashkëshorten ka sjellë në jetë 4 fëmijë, të cilët sot janë të rritur mbi 20 vjeç.

Burri rrëfen se që në muajt e parë të martesës zbuloi tek bashkëshortja tradhti, një tradhti shumë të rëndë mbi kufijtë e njerëzores.

Një inçest në familjen e origjinës së bashkëshortes tronditi marrëdhënien e tyre. Por kjo do të pasonte edhe më shumë problematika të tjera tradhtie, sipas burrit.

Por ajo që është më e rëndë në këtë histori është se djali i çiftit ka parë shumë skena turpi në familje.

    49-vjeçari: U fejuam bashkë me shkuesi. Unë kam qenë 21 vjeç, ajo ka qenë afër 18 vjeçe. Zbulova se gruaja kishte pasur eksperienca dhe e tmerrshmja ishte se eksperiencat i kishte pasur brenda familjes. Vëllezërit e saj nuk donin që unë të pija as kafe, as të dilja e më vinte çudi. Gruaja më ka thënë se ishte viktimë e një incesti. Besoj se marrëdhënia ka qenë pa dëshirë. Ndërpreva komunikimet me kunetërit. Bashkëshortja më tha jo kam pasur këtë e jo atë, gjente justifikime. Motra e madhe i tha gruas sime që mos trego sikur të vdesësh. I ka treguar vetëm motrës së madhe. Abuzuesi ishte pjesëtar i familjes. Pas kësaj unë vendosa t’ja fal. E mora dhe shkova në Greqi për dy vjet e pastaj erdhëm në Shqipëri. Për 25 vite nuk kam qenë tek shtëpia e tyre. Nuk e kam dhunuar bashkëshorten. Fund martesës i ka dhënë ajo. Gruaja ka vijuar edhe më tej të njëjtën rrugë. Këto fakte të tjera i paska ditur djali.

    Djali: Para 6 viteve kam qenë 12 vjeç dhe gjithmonë më kanë mbajtur me mashtrime, duke më dhënë lekë që të ikja nga shtëpia e ata bënin punët e atyre. Sa herë shkonin motrat te shkolla, mua më jepnin lekë që të ikja nga shtëpia se isha i vogël. Në një moment unë kuptova diçka, hyra nga penxherja dhe i kam gjetur brenda. Ishte nëna ime dhe kushëriri i saj. Isha i vogël, më bërtitën, më rrahën dhe më nxorrën jashtë. Kushëriri i nënës nuk më preku, mami më rrahu. I kam zënë disa qindra herë, nga vrima e çelësit i kam parë nudo. Motrat e mia e dinë të vërtetën, por bëjnë sikur nuk e dinë.

    (Balkanweb)

    E tυrρshme, 63 vjeçari në Korçë kapet duke υjedhur pije aΙkooΙike në market

    Është arrestuar një 63 vjeçar nga qyteti i Korçës pasi ka vjedhur pije alkoolike dhe produkte në një market të qytetit.

    Njoftimi i policisë;

    DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas për veprën penale të vjedhjes

    -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 63 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.17, Korçë, u kap duke vjedhur pije alkoolike, në një market.

    Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas, më datë 12.04.2024, kishte vjedhur disa produkte të tjera, në këtë market.       

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Blogerja shqiptare  përρΙas për υdekje me makinë motër dhe vëlla

    Një 29-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka shkaktuar tragjedi duke aksidentuar për vdekje dy të rinj në rrugët e Kroacisë. Mediat lokale bëjnë me dije se 29-vjeçarja shqiptare Klevisa Ymeri, që prezantohet në rrjetet sociale edhe si modele, ishte duke drejtuar një automjet tip BMW me targa sllovake teksa përplasi për vdekje dy të rinjtë, motër dhe vëlla, Stjepan dhe Katarina Derek në zonën e Ratacit.

    Shqiptarja me shpejtësi gati 170 km/h kur është përplasur me makinën e të rinjve që kanë humbur jetën në vendngjarje.

    Vetë e reja shqiptare ka pësuar lëndime të lehta dhe për këtë arsye është transferuar në repartin e kirurgjisë abdominale në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut.

    Pas aksidentit dhe daljes nga Spitali i Përgjithshëm i Dubrovnikut, shqiptarja është arrestuar dhe marrë në pyetje nga autoritetet lokale, ndërsa gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për të.

    Mediat kroate raportojnë se as Ymeri dhe as dikush nga familja e saj nuk ka kontaktuar me familjen Derek për t’i shprehur ngushëllimet apo keqardhjen e tyre.

    Përveç rrjeteve sociale, ku publikon foto/video nga jeta luksoze që bën, e reja shqiptare njihet edhe për surprizën që në vitin 2022 i bëri mikut të saj në burgun e Trentos në Itali.

    Ajo së bashku me disa shqiptarë të tjerë, surprizuan të burgosurin për ditëlindje me fishekzjarre dhe altoparlant duke sjellë dhe reagimin e policisë lokale.

    E rëndë në Korçë, 47-υjeçarja bën për sρital nënën

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Korçë këtë të martë.

    Një 47-vjeçare ka dhunuar për arsye ende të paqarta nënën e saj. Kjo e fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 47-vjeçarja është proceduar penalisht.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. X., 47 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj”,- thuhet në njoftimin e Policisë

    Gαzetarja bën dekΙaratën e fortë: Si më kërcënoi dhe ofendόi motra e Ervis Μαrtinajt

    Gazetarja Aida Topalli, teksa ishte e ftuar në Podcastin “M’kujto” , ka rrëfyer vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj 7 vjeçar, në fushën e kronikës së zezë.

    Ajo tha se ishte kërcënuar nga të afërm të Ervis Martinajt, ndërsa tregoi edhe disa anë të errëta të botës së krimit dhe personazhe të njohur të lidhur me ta.

    “Fola në një intervistë për Ervis Martinajn, i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022. Pak orë pasi dola nga studioja më telefonon motra e tij dhe më thotë: “Si përmend t’i vëllain tim”.

    Në fillim e nisi butë, por më pas më kërcënoi dhe ofendoi. I thashë nuk mund të ndërhyni në punën time, mund t’u drejtohesh institucioneve nëse pretendon për shpifje. Sot e kanë shumë të lehtë të na gjejnë e na marrin pa pikën e problemit”,– u shpreh gazetarja.