U kap ‘mat’ e zhυeshυr në makinë bashkë me nxënësin 17-υjeçar, mësυesja 45-υjeçare rrezikon 20 vite bυrg

    Oficerët e policisë në Kolorado kanë arrestuar një mësuese 45-vjeçare bashkë, e cila u gjet e zhveshur në makinën e bashkëshortit të saj, një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së. Por mësuesja nuk ishte vetëm, por bashkë me një 17-vjeçar. Aventura për 45-vjeçaren Erin Ward filloi në orët e para të mëngjesit të 13 prillit, kur policia e Douglas County u njoftua për një makinë të dyshimtë të parkuar në një rrugë.

    Oficerët që nxituan për të kontrolluar e gjetën Ward të zhveshur në sediljen e pasme të makinës, e cila ishte në emrin e burrit të saj. Në sy të policisë, 17-vjeçari ka hipur në sediljen e shoferit dhe ka shkelur gazin duke tentuar të arratiset, por dy blloqe më vonë është përplasur. Ai u përpoq të arratisej, por më në fund u gjet një orë më vonë.

    45-vjeçarja tha në polici se ishte mësuese zëvendësuese në një shkollë dhe aty kishte takuar 17-vjeçarin me të cilin, siç tha ajo, kishin pasur kontakte seksuale. Në Nebraska, mosha në të cilën konsiderohet se ekziston pëlqimi është nga 16 vjeç dhe kjo është arsyeja pse Ward nuk akuzohet për joshje të një të mituri, por për abuzim seksual, duke rrezikuar deri në 20 vjet burg.

    (BalkanWeb)

    Dentisti i ρrish dhëmbët dhe nofuΙΙën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qγtetaren në Korçë

    Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk e bëjnë siç duhet punën e tyre.

    Punë e cila për pacientin ka një kosto të lartë, jo vetëm monetare. I tillë është dhe rasti që Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së hënës. Një 37 vjeçare ka mbetur pa dhëmbë e dhëmballë në gojë si pasojë e pakujdesisë në punë të një stomatologu.

    Ylli Naçi stomatolog në qytetin e Korçës në 2017 i ka vendosur znj. Elvira Hoxha dhëmb dhe dhëmballë zirkon në të gjithë gojën, ku pas 3 vjetësh ka pësuar një infeksion të rëndë në gojë.

    Unë kam vënë gjithë gojën zirkon, tre muaj kan ndenjur me dhembe provizor pasi dentist Ylli më bëri dhe një operacion në nofull ku m’u hapën penjtë dhe e kam ribërë mbylljen me djegie mbrapa” – tregon Elvira.

    Pas tre vitesh kam patur një infeksion të rendë në gojë. Ku nga grafitë e bëra rezulton se 80% e kanaleve të dhëmbëve të poshtëm kanë qenë pa mbushje, pjesa lart mbushjet i ka patur të pjesshme. Këtë grafi e kam bërë pas 3 vjetësh që kisha vënë dhëmbët tek Ylli Naçi dhe për shkak të infeksionit të rëndë asnjë dentist nuk më merrte përsipër. Kam marrë antibiotik pa fund. Më pas një dentist më hoqi një dhëmballë sepse Ylli nuk ma hoqi se nuk më zinte anestezia” tregon Elvira për Fiks Fare.

    Ajo tregon se infeksioni i rëndë ka hequr të gjithë pjesën e poshtme të gojës, si dhe një pjesë të kockës pasi infeksioni ishte shpërndarë edhe aty.

    U detyrua që ta mbushte pjesën e kockës së hequr me artificiale. Pas shumë peripecish Elvira i drejtohet një dentisti në Maqedoninë e Veriut. Nga grafija 3D stomatologu Batkoski pa se komplet pjesa e nofullës kishte marrë infeksion, por zbuloi se stomatologu Ylli na kishte harruar edhe një gjilpërë brenda në një rrënjë dhëmbi.

    Infeksioni kishte mbërritur 2,5 mm larg nofullës. Unë rrezikoja ose të mbetesha e paralizuar apo infeksioni të mbërrinte në gjak dhe une mbetesha në vend. Kam 2 muaj që kurohem me antibiotik, me mjekime me operacione. Në verë duhet të vendos impiante dhe më pas të vendos sërish dhëmbët zirkon.” pohon denoncuesja.

    Fakti që i është drejtuar Fiks Fare është se për atë çfarë i ka ndodhur nuk po gjen drejtësi. Ajo ka shkuar prapë tek Dentisti Naçi ku i ka treguar se çfarë kalvari ka hequr për shkak të papërgjegjshmërisë së tij në punë.

    Por meqë dhëmbët janë vënë në 2017 dentisti del nga situata duke i thënë se garancia ishte 5 vjeçare, ndërkohë që denoncuesja nga ana tjetër pohon se që në fillim dentisti i ka dhënë garanci 10 vjeçare. Plus ajo shton se ka patur probleme 3 vite pas vënies së tyre madje edhe ka shkuar tek dentisti por ky i fundit i është përgjigjur se ka qenë jashtë shtetit.

    Mua një dhëmb tek Ylli më ka shkuar 150 mijë lekë të vjetra demek zirkon se nuk ishin të tillë, ndaj kërkoj drejtësinë time” thotë Elvira.

    Fiksi u lidh me stomatologun nga Maqedonia e Veriut ku aktualisht Elvira po ndiqet. Ai i dërgoi Fiksit një video ku shpjegon të gjithë gjendjen aktuale të gojës së Elvirës. Me grafinë para ai tregon kanalet e pambushura të dhëmbëve dhe gjilpërën e thyer që kishte gjetur në njërin prej kanaleve. Plus edhe nofulla e poshtme ka pësuar ndryshime prej infeksionit të rëndë.

    Si rezultat pacientja ka nevojë për impiante e më pas kurora zirkoni. Gjithsesi me mjekimin e deritanishëm gjendja është stabilizuar, por që do vazhdojë ende të kurohet.

    Një 37-vjeçare nga Korça, i është drejtuar Fiks Fare duke denoncuar dentistin Ylli Naçi. Ajo tregon se ka rrezikuar jetën nga pakujdesia e dentistit. Ai nuk kishte pastruar kanalet e dhëmbëve madje kishte harruar edhe një age në njërin dhëmb. Nga kjo pakujdesi e dentistit pas dy vjetësh pacientja ka pësuar infeksion në të gjithë gojën gjë që ka bërë të heqë të gjithë dhëmbët madje të shtoj edhe kockë në nofull pasi edhe kocka ishte shkatërruar.

    Pas gjithë këtij kalvari Elvira i drejtohet edhe njëherë klinikës dentare të Ylli Naçit. Ajo i tregon se çfarë ka hequr me gojën vetëm për shkak të papërgjegjshmërisë së tij. Dentisti nuk mban përgjegjësi edhe pse e pranon se ka gabuar. Madje ai debaton me Elvirën dhe në fund nga i akuzuar merr rolin e akuzuesit duke i thënë Elvirës se do e denonconte në polici për prishje të qetësisë në punë, madje shkon edhe më larg kur i thotë që do e akuzojë për gjobvënie.

    Ti po më vjen mua në punë , po më shqetëson mua në punë madje po më vë gjobvënie” dëgjohet t’i thojë Naçi Elvirës.

    Ajo i pohon se nuk po i kërkon lekë por thjeshtë përgjegjësi për dëmin që i ka shkaktuar. Por në fund dentisti e kërcënon se do e denoncojë në polici dhe se zgjidhjen le ta gjejnë në gjykatë.

    Fiksi iu drejtua Urdhrit të Somatologul Elbasan ku anëtari Arbër Çerekeja shpjegon procedurën që duhet të ndjekë denoncuesja me anë të një ankese që duhet të dorëzojë në këtë institucion. Pas ankesës mblidhet një komision i cili vlerëson situatën që mund të jetë në favor të njërës apo tjetrës palë, ose mund të gjendet dhe dakordësi. Në të kundërt pala e pakënaqur mund t’i drejtohet gjykatës.

    Por fiks pas një muaji që Elvira depozitoi ankesën u mblodh komisioni i cili vendosi të hedh poshtë pretendimet e saj, duke bërë indirekt fajtore këtë të fundit.

    Komisioni vendosi “Të mos pranojë ankesën për vënie përpara përgjegjësisë të mjekut pasi me provat e paraqitura prej ankueses nuk vërtetohet gabimi profesional i pretenduar…

    Elvira kërkoi dhe një shpjegim tek USSH Elbasan, por këta të fundit nuk u përgjigjen pasi vendimi ishte marrë. Njëra prej anëtareve të këtij komisioni i përgjigjet prerë dhe ftohtë duke i thënë që të ankohet tek Komisioni i Disiplinës pranë USSH-së. Ankesë që Elvira e bëri dhe do e çojë deri në fund si çështje.

    Në shkoΙΙë me 10-ta, gjatë kohës së Ιirë shet lυle për të ndihmυar familjen

    Në shkollë thotë se merr vetëm 10-ta e 9-ta, e ndonjëherë kur ‘nuk është i përqendruar’, merr ndonjë 8-të. Por teksa për studimet nuk i mungon vullneti, këtij vogëlushi 11 vjeçar nuk i mungon as dëshira për t’i ardhur në ndihmë familjes. Ai është ende fare i vogël, e sërish i është bërë ndihmë nënës e babait të tij. Kur ka kohë të lirë gjatë javës dhe përgjatë fundjavës, Kevini del pranë zonës së ‘9 katësheve’ në kryeqytet dhe shet lule.

    “Fitoj 10, 15, 5 mijë lek në ditë, varet sesi ecën puna, sipas njerëzve që blejnë lule, duan apo nuk duan” -tregon 11 vjeçari.

    Report Tv i ka marrë një prononcim 11 vjeçarit, i cili tregon se e ndjen si detyrim të ndihmojnë familjen.

    -Sa e lodhshme është kjo për ty?

    Kevin: Është e lodhshme sepse jam gjithë ditën në ecje. Sipas kushteve duhet të punoj patjetër, sepse po të jem mirë nuk kam përse të dal. E ndjej veten se duhet të punoj, jo se më thonë prindërit duhet të dalësh patjetër. E kuptoj që duhet të dal për të shitur lule, që të bëj lekë.

    -Prindërit çfarë pune bëjnë?

    Kevin: Mami pastruese, ndërsa babi ndihmës pompash

    -A ndihesh i paragjykuar kur të shohin bashkëmoshatarët duke shitur lule?

    Kevin: Shokët nuk më paragjykojnë, madje më mbështesin, nuk më thonë që jam i varfër.

    -A shkon në shkollë?

    Kevin: Shkoj në shkollë dhe jam shumë mirë me rezultate.

    Çfarë notash merr?

    Kevin: Marr 9, 10-ta. Ndonjëherë edhe 8, kur nuk jam shumë i përqendruar”.

    Βraktisi Serbinë dhe zgjodhi të lυante për Kosovën, mediat serbe sulmojnë futbollistin

    Futbollisti Arton Zekaj kishte luajtur për U15, U16 e U17 të Serbisë. Ai vlerësohej si talent i madh dhe pas Partizanit të Beogradit dhe disa skuadrave të tjera në Serbi u transferua te Lila në Francë.

    23-vjeçari, i lindur në Suboticë, ndërkohë u bashkua me Kosovën U21. Kishte luajtur pesë ndeshje në vitet 2019 e 2020, ndërsa në një prej tyre ishte kapiten.

    Por, karriera e tij nuk u zhvillua siç pritej. Në vitin 2022, Zekaj u kthye në Serbi, përkatësisht në Vojvodinë. Luajti për skuadrën e nivelit të ulët Tisa Adorjan. Prej atëherë është pa skuadër.

    Dhe fakti që është pa skuadër, e sidomos që kishte lënë Serbinë për të luajtur për Kosovën, ka bërë që mediat serbe të sulmonin futbollistin Zekaj.

    “Arton Zekaj dikur ishte kapiten i Serbisë dhe më pas kaloi tek e ashtuquajtura Kosovë, tani thuajse ka humbur nga harta e futbollit”, është titulli i një mediumit serb.

    “Luajti për Serbinë, më pas u paraqit për Kosovën dhe mbeti pa klub”, shkruan “nova.rs”.

    “Arton Zekaj zgjodhi të ashtuquajturën Kosovë para Serbisë e tani nuk luan askund”, është titulli i “blic.rs”.

    Në tituj të mediave të tjera është shkruar që Zekaj tradhtoi Serbinë, ndërsa në përgjithësi qasja e mediave serbe ishte sulmuese ndaj futbollistit.

    “Me krenari kam vendosur të pranoj fanellën e Kosovës. E di që prindërit e mi dhe populli i Kosovës do të jenë krenarë për mua. E di gjithashtu që njeriu që nuk është më në mesin tonë, Fadil Vokrri, gjithashtu do të ishte krenar”, kishte deklaruar Zekaj pasi pranoi ftesën e Kosovës.

    Me Kosovën U21 Zekaj kishte luajtur ndaj Anglisë, Austrisë, Andorrës, Shqipërisë e Turqisë. Ndaj Shqipërisë ishte kapiten.

    PANORAMASPORT.AL

    Familja kërkon me dron qenin në pγll, habiten kur zbυΙojnë se jetonte me arinjtë (Video)

    Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë, u habit kur e gjetën duke luajtur me një familje arinjsh në pyll.

    Pamjet e kapura të momentit të pazakontë në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës të Rusisë tregojnë qenin lozonjar duke luajtur me një arush të madh.

    Në mes të një pylli, dy krijesat me gëzof mund të shihen duke qëndruar krah për krah dhe duke u argëtuar. Pamjet më pas tregojnë qenin teksa hidhet mes tre arinjve të tjerë, ndërsa “familja” i drejtohet një zone të pyllëzuar.

    Qeni, plot jetë, hyn dhe del nga shtegu i arinjve, ndërsa këta luajë herë pas here me këlyshin. Dhe megjithëse grupi i arinjve është teknikisht një tufë grabitqarësh, ata duken të pashqetësuar nga qeni i emocionuar.

    Droni fluturon më lart, duke u dhënë shikuesve një pamje të admirueshme të “husky” teksa qëndron përpara dy arinjve. Dy arinjtë më të vegjël duket se gëzojnë entuziazmin e qenit dhe fillojnë të kërcejnë përgjatë shtegut së bashku me këlyshin e humbur.

    https://www.dailymail.co.uk/news/article-13301225/Family-use-drone-lost-dog-playing-family-wild-BEARS.html?ico=embedded

    https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3166375.html

    0 

    Po qëndronin 30 m larg rrυgës/ Si e përplasi famiΙjen në Prrenjas shoferi i dehυr, 24-υjeçares iu ndërρrenë ëndrrat në mes

    Eneida Pishkashi, 24-vjeçarja nga Librazhdi humbi jetën tragjikisht nga një aksident rrugor në aksin Prrenjas-Qafë Thanë. Në morinë e aksidenteve të shumta rrugore në Shqipëri, Eneida është viktima më e pafajshme.

    Ajo dhe 5 anëtarët e tjerë të familjes u përplasën barbarisht nga një automjet që vinte me shpejtësi dhe humbi kontrollin, duke marrë para çfarë i doli. Të shtunën e 13 prillit spitali i Traumës në Tiranë njoftoi se e reja nuk u zgjua nga koma, prej komplikacioneve të rënda shëndetësore ndërroi jetë.

    Familjen e saj e pllakosi zia dhe 24-vjeçares në lule të rinisë iu ndërprenë ëndrrat dhe jeta në mes, pabesisht.

    Si ndodhi aksidenti tragjik?

    Mesdita e 9 prillit do të rezultonte tragjike për një familje 6 anëtarëshe në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, pasi u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi.

    Për pasojë, 24-vjeçarja Eneida Pishkashi u plagos rëndë dhe përfundoi në koma. Pas 5 ditësh te spitali i Traumës në Tiranë ajo ndërroi jetë.

    Shoferi i dehur, Jetmir Daci, që shkaktoi edhe aksidentin e rëndë, u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën pas 5 ditëve në koma dhe jo në momentin kur ndodhi ngjarja.

    Sipas policisë, ai ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, kur më 9 prill ka përplasur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë të renë së bashku me 4 familjarë të tjerë të saj. Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit në momentin që ka përplasur familjen Pishkashi.

    Mirëpo, me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, Daci u lirua.

    Familja ndodhej 30 metra larg aksit nacional

    Familja që u aksidentua po qëndronte në këmbë 30 metra larg aksit nacional, para një servisi dhe po prisnin që makina e tyre të riparohej kur u goditën nga një automjet “Passat” me drejtues Dacin i cili i mori përpara.

    Dinamika e aksidentit tregon se drejtuesi i automjetit ka qenë komplet i papërgjegjshëm në timon. Jo vetëm doli nga asfalti, por ka lëvizur plot 30 metra ka frenuar, deri kur goditi familjen.

    Kryefamiljari, Artan Pishkashi i cili gjithashtu mbeti i plagosur, ishte emigrant në Greqi dhe në vendlindje ishte kthyer për arsye familjare. Lëndime nga aksidenti morën edhe dy vajzat e vogla të Pishkashit e nëna e tij, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

    (BalkanWeb)

    E pazakontë në Patos/ I lënë foshnjen 11 muajshe në derë, Vjollca në ‘Pa Gjurmë’: S’e di a është mbesa ime! Nëna e droguar, e rrihte! E merr shërbimi social

    Një histori në kufijtë e të pazakonshmes vjen sot në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv. Vjollca Rama prej pesë ditësh u kujdes për një fëmijë 11 muajsh që nuk e di a është mbesa e saj.

    Ajo tregon në “Pa Gjurmë” se foshnjën ia ka dorëzuar një i panjohur pesë ditë më parë në darkë bashkë me një valixhe në shtëpinë e saj. Fëmija rezulton se është i një 17 vjeçareje të quajtur Xhesika e cila dikur ka qenë në një lidhje me djalin e Vjollcës. E lënë në mëshirë të fatit nga policia dhe shërbimi social në Patos, Vjollca trokiti në Pa Gjurmë për të kërkuar një strehë për fëmijën.

    Ajo bëri apel që ta dërgojë në jetimore në kushtet kur fëmija është braktisur nga nëna e cila sipas Vjollcës është përdoruese e lëndëve narkotike dhe vetëm 17 vjeçe.

    Pa gjurmë telefonoi me shërbimin social në Tiranë të cilët mbërritën në fund të emisionit në ambientet e Report Tv për të marrë foshnjën.

    https://youtube.com/watch?v=eTlsuk9rtYA%3Ffeature%3Doembed

    Pyetje- përgjigje

    Odeta Dume: Vjollca Rama është kujdesur për fëmijën për pesë ditë. Na keni telefonuar se keni pesë ditë që kujdeseni për një fëmijë. Një adoleshente në tre të natës ua ka lënë në derë. Unë jam shokuar. Nuk i di arsyet e asaj nëne por për mua s’ka justifikim të braktiset një foshnje në orë të vona të natës, e mbi të gjitha fëmija ka ardhur i dhunuar.

    Vjollca: Në datën 4 në shtatë të darkës. Nuk më erdhi nëna më erdhi një burrë. Më thirri e më la fëmijën. E mora fëmijën në krah dhe më ngeli fëmija në krah. Qante. Doja të merrja policinë por nuk e qetësoja dot fëmijën. Ishte sterr me shenja dhune. I nxirë.

    E terezita atë natë, të nesërmen marr policinë e Patosit. Më thotë hajde në Patos. Polici më thotë rrite ti deri në 17 vjeç.

    Më ndihmo i thashë që këtë fëmijë ta çojmë atje ku duhet. Ika dhe bëra padinë që s’ka pirë ujë fare. Marr policinë e Fierit e cila lidhet me Patosin përsëri. Marr gocën shkoj në policinë e Fierit. Më thonë ça do këtu, shko në Patos je e Patosit. Marr vajzën dhe në darkë vete te shtëpia e nënës. Nuk e gjeta aty.

    Odeta Dume: Çfarë lidhje ke me nënën e vajzës 11 muajshe?

    Vjollca: Djali im në moshë të re ka pasur lidhje me nënën e fishnjes. Djali im 21 vjeç tani kurse nëna e fëmijës është 17. Ata kanë pasur bashkëjetesë.

    Odeta Dume: Ju e keni mbesë vajzën 11 muajshe?

    Vjollca: Nuk e di, a është e imja apo jo. E ëma e saj ka ikur 5 muajshe shtatzënë nga unë. Të tërë kohën që ka jetuar te unë të dy ishin të droguar. Ziheshin me njëri tjetrin. Iknin dhe vinin përsëri. Kjo ishte shtatzënë dhe djali i thoshte hiqe se nuk është i imi. Ajo thoshte ky fëmijë do na ndihmojë se unë do ta shes. Në 22 dhjetor të 2022 që iku 5 muajshe.

    Odeta Dume: Ju keni ardhur në ambientet tona duke thënë se nuk jam e sigurt në është mbesa ime. Nënën ia di por babanë jo.

    Vjollca: Ajo iku si përfundim, djalin tim e marrin në telefon policia. Djali shkon në policinë e Patosit. Polici aty donte t’ja jepte me zor vajzën. Pasi doli nga ne nëna e vajzës jetonte rrugëve. Ajo dhe sot është e ikur nga rrugët. Kur vajtja mbrëmë për ta kërkuar që ti dorëzoja fëmijën Xhesika nuk ishte. Vajta unë bashkë me policinë që të mos bëja këtë punë që bëra sot.

    Shefi i krimeve të rënda më tha nesër merr fëmijën valixhe se nesër do vijë shërbimi social. Vjen Maldini më thotë çfarë halli ke. Të lutem i thashë ma hiqni këtë fëmijë. Kam frikë se mund të vijnë një ditë të marrin fëmijën e ta shesin. Vetë Xhesika ka bërë denoncim në polici se e rrihte vajzën kur ishte nën efektin e lëndëve narkotike

    Vjollca: Djali im ka paguar 1 mijë euro që e shpëtoi Xhesikën dhe e solli në shtëpi. E mbajtja 5 muaj. Kam vuajtur me atë se bëhej e shkalluar. Aty shkalloi dhe djali im. Të dy u bënë përdorues të lëndëve narkotike.

    Odeta Dume: Djali juaj ku ndodhet tani?

    Vjollca: Ndodhet në Greqi. Nuk është i bindur se fëmija është i tij. Herë më thotë mbaje herë më thotë nuk e dua dobiçin. Unë e dua shumë, më vjen keq për fëmijën. Po të ma kishte sjellë më shpejtë unë nuk do ta kisha lënë atë fëmijë.

    Kur Xhesika iku nga shtëpia nuk e takova asnjëherë. As djali im. Kur erdhi djali nga Belgjika, vajti e kërkoi. Ajo i tha më jep 700 euro, bëj dhe ADN pastaj të them unë kur ta bësh ADN. Pra nuk pranoi ajo që ta bënte. Ajo e ka regjistruar me mbiemrin e saj djalin. Nëse del i djalit tim unë e rris vetë. Për momentin të rrijë në jetimore sepse nëna është e papërgjegjshme.

    Prapaskena e Gërdecit/ Qeveria Berisha favorizoi miqtë e Shkëlzenit, i shiti fishekë për demontim me çmime qesharake! Shteti humbi mbi 8.6 mln $

    Shqiptarja.com dhe Repor TV zbulon akt ekspertizën që për herë të parë llogaritet dëmi financiar i shkaktuar shtetit në favor të kompanisë që demontonte municionet në Gërdec. Favorizimet që bëri qeveria e Sali Berishës. Nga përcaktimi i çmimit qesharak të shitjes së fishekëve që duhej të çmontoheshin tek shfrytëzimi pa qira i ambienteve ushtarake.

    Favorizimi që qeveria e atëhershme e Sali Berishës bëri për demontimin e municioneve në Gërdec nuk ka qenë vetëm përzgjedhja e kompanisë amerikane SAC, e lidhur me Shkëlzen Berishën, por dhe tek përcaktimi i çmimit qesharak të shitjes së fishekëve që duhej të çmontoheshin. Kjo gjë i ka shkaktuar shtetit një dëm financiar miliona dollarë. Për herë të parë ky fakt vërtetohet nga një ekspertizë financiare që SPAK depozitoi sot si provë shkresore në gjyqin ku i pandehur është Fatmir Mediu, ish ministri i Mbrojtjes i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me shpërthimin në Gërdec më 15 mars 2008

    Shqiptarja.com dhe Report Tv e disponon këtë akt ekspertimin financiar ku konstatohet se çmimi i municioneve për demontimin është vendosur ai i ofruar nga kompania amerikane SAC, përfaqësues i të cilës ishte shoku për kokë i Shkëlzen Berishës, Rrahman Selmanllarin. Ndërsa Komisioni i Miratimit të Çmimeve nuk ka kryer asnjë llogaritje. Nëse do të bëhej një përllogaritje e saktë atëherë nga shitja e municioneve për qëllime demontimi shteti do të fitonte 8.6 mln dollarë, që në këtë rast kanë shkuar në xhepat e organizatorëve të kësaj masakre

    “ Për sa i përket llogaritjes së çmimit të shitjes së municioneve, në aktin e ekspertimit ekonomiko financiar është arritur në përfundimin se, Komisioni i Miratimit të Çmimeve me vendimin nr.1 datë 10.04.2007 ka vendosur caktimin e çmimit të municioneve për demontim, për municionet e kërkuara nga SAC, duke iu referuar ofertës së çmimeve të ofruar nga shoqëria SAC inc dhe pa u kryer ndonjë llogaritje të çmimeve nga vetë komisioni.

    Lidhur me municionet e kalibrit 8 mm (të urdhëruara për tu dorëzuar me urdhërin nr.1300 datë 07.08.2007) nuk është vendosur çmimi nga Komisioni i Miratimit të Çmimeve. Sipas aktit të ekspertimit, nëse për këto municione do të caktohej çmimi i saktë i tyre, diferenca e vlerës në total lidhur me këtë lloj municioni është në shumën 17,531,056.19 lekë, e cila përfaqëson vlerën e humbur nga shitja e këtij lloji municioni.

    Po kështu, është arritur në përfundimin se Komisioni i Çmimeve në caktimin e çmimeve të municioneve me vendimin nr.01 datë 19.11.2007, nuk ka dokumentuar se kush janë dhe çfarë vlere kanë, elementët e veçantë të përbërjes së çmimit, shuma e të cilave do të përcaktonte çmimin e vendosur nga komisioni në mënyrë të rregullt.

    Për çmimet e miratuara nga Komisioni i Çmimeve me vendimin nr.1 datë 10.04.2007, në aktin e ekspertimit është arritur në përfundimin që, nëse çmimet do të ishin llogaritur në mënyrë të rregullt, ka një diferencë në total prej 834,283,584 lekë (8,690,454 USD), që përfaqëson vlerë të mungur në shitjen e municioneve për qëllime demontimi me çmimet e miratura” thuhet në akt ekspertim.

    Jo vetëm kaq çmimet që u miratuan nga Komisioni i Miratimit të Çmimeve në nëntor 2007 nuk kanë qenë të njëjta me ato të përdorura nga po këto municione nga Uzina Mekanike Gramsh duke I shkaktuar dëm shtetit 78 mln lekë

    “Edhe në lidhje me çmimet e miratuara nga Komisioni i Miratimit të Çmimeve për me vendimin nr.1 datë 19.11.2007, që lidhet për municionet e kategorizuara me vendimin nr.7 datë 19.11.2007 të Komisionit të Posaçëm të Kategorizimit, në aktin e ekspertimit është përcaktuar se komisioni nuk ka vepruar në përputhje me kërkesat e V.K.M nr.138 datë 14.03.2007 dhe urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes me nr.417 datë 02.04.2007. Sipas çmimeve të llogaritura nga ekspertët vetëm për disa lloje shtime, duke krahasuar çmimet e përdorura për këto municione nga Uzina Mekanike Gramsh me ato të Komisionit të Çmimeve, vlera e llogaritur si dëm ekonomik është në total në masën 78,577,986 lekë”

    Nuk mjaftohet me kaq

    Trualli dhe ambientet e Ish Brigatës së Tankeve”, në Gërdec janë shfrytëzuar pa qira të cilat do të kishin vlerën e 8 mln lekëve.

    “Për sa i përket shpenzimeve të qirasë për shfrytëzimin e ambienteve të “Ish Brigatës së Tankeve”, në Gërdec. Në aktin e ekspertimit është përcaktuar se sipas kontratës nr.1 datë 06.06.2007 është lidhur kontrata e qirasë midis shoqërisë Albademil dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, për objektin godinë 66.5 m2 dhe sipërfaqe prej 200 m2. Ka rezultuar se ka mbetur pa u likujduar qiraja sipas kontratave për periudhën janar-15.03.2007 ne lerën 67,957 lekë, të cilës duke i shtuar edhe kamatvonesat shkon në shumën 81,276 lekë.
    Sipas aktit të ekspertimit për periudhën nga data 01.01.2008-15.03.2008 janë përdorum nga shoqëria Albademil sh.p.k sipërfaqe trualli dhe objekti të ndodhur në “Ish Brigatën e ankeve”, në Gërdec, të cilat do të kishin vlerën e qirasë prej 8,222,679 lekë” thuhet në akt ekspertimin ekonomiko financiar që u depozitua sot si provë nga SPAK në GJKKO

    Si provë shkresore të SPAK GJKKO administroi dhe 2 akt ekspertiza të tjera. E para akt ekspertiza teknike e hartuar nga ekspertë amerikanë për shkaqet e mundshme të zjarrit që solli masakrën në Gërdec. Ekspertët Anthony May dhe Larry Smith kanë arritur në përfundimin se shkaku ekzakt i zjarrit është i panjohur. Megjithatë, ka disa kushte të punës që mund të kenë çuar në nisjen e zjarrit. (Lexo me poshte: Masakra e Gërdecit, zjarri nisi në karrocën e ngarkuar me eksploziv,Ekspertët USA tregojnë 5 shkaqe)

    Dokumenti i tretë i administruar është dhe akt-ekspertimi ushtarak, pra ai i veprimet të autoriteteve ushtarake. Sipas këtij akti sasia e municioneve të vendosura më herët nga autoritetet për demontim ka qenë disa herë më e vogël sesa sasia reale e municionit të dërguar për demontim. Pra përfituesve të vërtetë i është dërguar më shumë municion se sa ishte vendosur Lexo me poshte ” Mediu urdhëroi MEICO-n të dorëzonte edhe municione që s’ishin hequr nga përdorimi”

    Për të gjitha këto akt ekspertime në GJKKO këtë të martë avokatët e Mediut dhe vetë i pandehuri thanë që SPAK duhet të provonte se çfarë lidhje kishte secila nga provat shkresore me kompetencat e Mediut si ministër.

    Shenim: Akt ekspertimi ekonomiko financiar u sigurua nga gazetarja Keti Banushi

    Hoxha që e nderpreu ligjëratën brenda në Xhami dhe ju doli në pritë çetave barbare serbe

    Mulla Mustafë Fazliu Vidishiqi (1880-1968), një hoxhë si ky, trim, dijetar dhe atdhetar!

    Ishte ditë Bajrami, viti 1945, ditë e ftohët dimri plot acar. Në xhaminë e Bares së Shalës së Bajgorës, vjen lajmi trishtues, atje bandat serbo-çetniko-komuniste të Serbisë, bashkë me një brigadë të ushtrisë bullgare, ishin nisur drejt Shalës për të bërë masakër.

    Hoxha Mulla Mustafa ndërpret (vaizin) ligjërimin e Bajramit, dhe u drejtohet pjesëmarrësve besimtarë (xhematit) me këto fjalë:

    “Sot është ditë Bajrami, ditë e shenjtë, por drekën nuk do ta hamë nëpër shtëpitë tona, por të gjithë kush ka armë, i madh e i vogël do të nisemi për Picel të Bajgorës. Atje do të ndeshemi me të pafetë që nuk kanë as din (besë) as iman (fe), as që dinë se çka është familja.

    Atje do të luftojmë e ndoshta shumë prej nesh do të vritemi, por shkaun nuk e leshojmë me na i shkelë trojet tona. Kur ta fitojmë luftën dhe t’i zbrapsim dushmanët, atëherë do të kthehemi të bëjmë Bajram nëpër shtëpitë tona. Kush i thotë vetës shqiptar, le të vijë pas meje…!”

    | Shkëputur nga libri: “HAMID EMINI-BRUNÇAJ (19.09.1909-16.10.1986) “Doktori” i maleve të lira të Drenicës Dardane”, Emin Fazlija|

    Një shqiptar Atenagora për një grek Anastas!

    Patriarku Atenagora ka thënë: “Populli shqiptar është një ndër popujt që ka vuajtur më së shumti në Evropë, ka vuajtur gjatë shumë shekujve, pasi mbrojti në mënyrë të mrekullueshme krishterimin…Unë jam shqiptar…”.

    Po ka dy kushte që kryepeshkopi Anastas Janullatos të krahasohet me të:

    Ka edhe mendime të tjera ndër shqiptarët që me dozë hokatarësh e krahasojnë veprimtarinë e shqiptarit Atenagora me atë të grekut Anastas. Por me dy kushte: nëse veprimtaria e devotshme e kryepeshkopit Anastas Janullatos i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare do të kishte qëllime të ndershme – siç i ka hije njeriut të Perëndisë – atëherë do të bëhej krahasimi mes tyre më sintagmën pozitive latine quid pro quo se veprimtaria e tij ishte “një e mirë për një të mirë”. Por nëse veprimtaria e tij do të ishte me qëllime si të Kalit të Trojës, atëherë do të përdorej sintagma angleze me konotacion revanshizmi A Roland for An Oliver se veprimtaria e tij do të ishte “një përgjigje adekuate”.

    Patriarku Atenagora (Aristoklis Spirou) u lind më 25 mars 1886 në fshatin Vasilikon, të provincës së Janinës, në Epir (gjatë Perandorisë Osmane). Atenagora ishte patriarku i 268 ekumenik i Konstantinopojës nga viti 1948 deri në vitin 1972. Babai i tij, Mateu, ishte mjek i fshatit. Kur i vdiq nëna ai ishte trembëdhjetë vjeç. Aristokliu mori emrin Atenagoras kur ishte 16 vjeç, kur hyri në Shkollën Teologjike Patriarkale në Halki. Në mars të vitit 1910 u shugurua në dhjakë. Detyra e tij e parë ishte të angazhohej në krye të shkollave në qytetin e Manastirit (Maqedoni), ku më pas emërohet kancelar i Dioqezës. Më 1922 ai u zgjodh mitropolit i Korfuzit. Në vitin 1938, Atenagora u natyralizua si shtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si patriark, ai ishte i përfshirë në mënyrë aktive në Këshillin Botëror të Kishave dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me pontifin roman katolik, Papën e Romës. Për prejardhjen, gjuhën, kulturën dhe edukatën shqiptare të patriarkut Atenagora e dëshmon edhe italo-shqiptari atë Giuseppe Ferrari, i cili nga takimi që kishte pasur me të, ndër të tjera, shkruan: “Me prejardhje jam nga një vend i vogël në veri të Epirit, në afërsi të kufirit shqiptar…”, duke i hapur duart nga unë, me një buzëqeshje të gjatë, klithi në gjuhën shqipe: “Mirë se erdhe”! Edhe unë jam shqiptar si ti. Shqipëria ka qenë vazhdimisht në mes të Lindjes dhe Perëndimit.

    Në vende të tjera kanë luftuar në mes vete, por në Shqipëri ortodoksët dhe katolikët kanë bashkëpunuar mirë. Ju, pra, mund t’i kuptoni më mirë problemet ekumenike. Ndoshta Provania hyjnore iu ka transferuar në Itali për ndonjë rol të dobishëm për planet e tija.” Ndërkaq me një rast patriarku Atenagora ka thënë: “Populli shqiptar është një ndër popujt që ka vuajtur më së shumti në Evropë, ka vuajtur gjatë shumë shekujve, pasi mbrojti në mënyrë të mrekullueshme krishterimin…Unë jam shqiptar…Jam në shërbim të Kishës ortodokse, edhe më tepër, të Jezu Krishtit…Të jeni të bindur se sistemi ateisto-komunist i Shqipërisë do të kalojë, mirëpo krishterimi do të mbesë përgjithmonë.” Ndërkaq J. A. Brown shkruante në gazetën “Journal of Church & State” (1986) në artikullin me titull “The Status of Christianity in Albania” (Gjendja e Krishterimit në Shqipëri): “Në mesin e shqiptarëve të famshëm të diasporës janë Johan Francis Albani, Papa Klementi XI (1649-1720), Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës, Atenagora dhe Agnes Gonzhe Bojaxhiu, e njohur më mirë si Nënë Terezë”.

    Kryepeshkopi Anastas Janullatos u lind më 4 nëntor të vitit 1929. Ai mban postin e kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë. Në të njëjtën kohë është dhe shef i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ai u zgjodh në qershor të vitit 1992. Mban titujt Profesor Emeritus i Universitetit Kombëtar të Athinës dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës. Kryepeshkopi Anastas është i zgjedhur edhe në institucione të tjera prestigjioze ndërkombëtare: është një nga kryetarët e Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave (Central Committee of the World Council of Churches), President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqe (Honorary President of the World Conference of Religions for Peace), etj. Arben Llalla, studiuesi i specializuar i shqiptarëve të Greqisë që ka bashkëpunuar ngushtë me historianin e mirënjohur arvanitas, Aristidh Kola (1944-2000), jep këto shënime, ndër të tjera, mbi prejardhjen shqiptare të kryepeshkopit Anastas: “Anastas Janullatosi u lind më 4 nëntor 1929 në Pire të Athinës dhe emri prindëror i pagëzimit ishte Tasos Gjerasimos Janullatos. Për shumë vjet babai i tij, Gerasimos, jetonte dhe punonte me familjen në Prevezë të Çamërisë, por pas krizave politike dhe ekonomike ai erdhi në Pirea në fund të viteve 1920. Lufta e Dytë Botërore e rrënoi plotësisht biznesin e suksesshëm të familje Janullatosi ku ishte i punësuar Gerasimosi dhe kështu ata u shpërngulën brenda në Athinë për të siguruar jetesën. Familja e babait të Anastas Janullatosit, Gerasimos, është ngulur në fillim në Lefkada, një vend i banuar nga shqiptarët që në vitin 1470, sipas Williams Miller, në atë periudhë ka pasur rreth 15.000 shqiptarë. Lefkada gjendet afër qytetit të Prevezës. Por në të vërtetë rrënjët e familjes Janullatos janë nga ishulli Qefalonia që gjendet në detin Jon. Në vitin 1502 një vendim i Senatit të Venedikut vendos ngulimin e mijëra shqiptarëve të udhëhequr nga Jani Shpata, Zguro Kagadh Bua, Teodor Markezini, Nikolla Menajen etj. Sot në Qefalonia ka ende fshatra të tërë që banohen nga grekë me origjinë shqiptare që njihen me emrin Arvanitas, si Muzakati, Kombothekrata etj. Nga ana e familjes së mëmës Roksani Malltezi ka shumë të dhëna se ata ishin nga Çamëria, nga rrethinat e qytetit të Prevezës dhe gjatë qeverisjes osmane ishin familje e pasur. Që mos zgjatemi shumë mbi historinë e dhimbshme të shqiptarëve në Greqi do të ishte në nderin e hirësisë së tij z. Anasatas i biri Gjerasim Janullatos dhe i Roksani Malltezit të deklarojë origjinën e tij shqiptare para Zotit dhe botës. Ky deklarim i vërtetë do të qetësonte sadopak shpirtin e tij gjatë rrugës për në botën e përtejshme dhe do të zbuste zemrat e besimtarëve ortodoksë që nuk dëshironin që ai të ishte në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare”.

    Seria e teksteve “Kujt i përkasin, në të vërtetë, tempujt fetarë në Kosovë?” të Shyqri Nimanit (6 maj 1941 – 22 qershor 2023), u botua për herë të parë në Shtojcën për kulturë, prej korrikut deri në gusht të vitit 2014.

    Vijon në numrin e ardhshëm të Shtojcës/koha.net