E ραzakontë, burri denoncon grυαn në ρolici: Jam nën ρresion që nga fillimi i martesës

Një rast i pazakontë është shënuar në qytetin e Prishtinës, ku një burrë ka denoncuar gruan në polici.

Ai ka deklaruar se që prej fillimit të martesës dhunohej vazhdimisht psikologjikisht nga bashkëshortja e tij.

Fillimisht gruaja ëhstë arrestuar menjëherë, por më pas është lënë e lirë pasi është marrë në pyetje.

“Prishtinë 02.03.2024-13:30.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se që nga fillimi i martesës, ka pasur dhunë psikike nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare”, thuhet në njoftim, raportojnë mediat e Kosovës.

VIDEO/ Me ρΙagë në këmbë e në dυαr, si u ρΙαgos i riu në Pogradec

POGRADEC – Kanë dalë pamjet e plagosjes të ndodhur një ditë më parë në qytetin e Pogradecit.

Burime për Balkanweb raportojnë se autorët fillimisht kanë shkuar pranë një motori, që dyshohet se është i “palës kundërshtare”.

Ata kanë rrëzuar disa herë motorin në tokë, me qëllim që ta shkatërrojnë mjetin.

Pas kësaj, një nga personat e përfshirë në sherr ka plagosur të riun Alted Jolldashi, i cili shihet me plagë në këmbë e në duar, por edhe në pjesën e fytyrës.

(BalkanWeb)

U αrrestua brenda shtëpisë së Big Βrother VIP, çfarë ka ndodhυr disa vite me parë me konkυrrentin

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme, ku policia ka arrestuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, banorin Liam Osmani i cili iu bashkua spektaklit mbrëmë (2 mars).

Arrestimi i tij është bërë i mundur nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës. Rezulton se gjykata e Tiranës e ka dënuar në 2022-in me 2 vjet e 6 muaj burg nën akuzën e veprës penale të mashtrimit.

44 vjeçari akuzohet se në 2019-ën, ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit 17 bileta turistike për në Gjermani me vlerë 6 mijë euro, pa kryer pagesën përkatëse.

Liam Osmani ka hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 10 ditë më parë dhe sistemi në Rinas nuk e ka kapur dhe ka mundur të kaloj pa probleme.

Sipas mediave, para Policisë Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

“Oh Zot, ata janë gjaΙΙë”, ρυblikohet për herë të parë audio e “trokitjes” që eksρertët dëgjυαn nga anija Titan (Video)

Mediat amerikane kanë publikuar një copëz të dokumentarit “The Titan Sub Disaster: Minute by Minute”, në të cilin zbulohet për herë të parë audioja e tingullit të frikshëm “trokitës” që ekipet e kërkim-shpëtimit dëgjuan gjatë kërkimit të anijes Titan.

Ishin këta tinguj që asokohe, i bënë ata të besonin gabimisht, se personat që ishin në bord, mund të ishin ende gjallë.

Qershorin e vitit të kaluar, pesë persona (Hamish Harding, Paul-Henri Nargeolet, Shahzada Dawood, Suleman Dawood dhe CEO i OceanGate Stockton Rush) vdiqën në bordin e nëndetëses në pronësi të kompanisë “OceanGate”, teksa u zhytën për të eksploruar rrënojat e Titanikut.

Nëndetësja humbi kontaktet me bazën më 18 qershor dhe gjatë përpjekjeve për të gjetur “Titan-in” dhe për të rivendosur kontaktin me të, Forcat Ajrore Kanadeze arritën të kapnin çdo 30 minuta disa “zhurma ritmike përplasjeje”, të cilat dhanë shpresë, se ata që ishin në bordin e saj mund të ishin ende gjallë dhe po përpiqeshin të sinjalizonin për ndihmë.

Megjithatë, ekspertët theksuan asokohe se nuk e dinin origjinën e tyre dhe kohë më vonë u arrit në përfundimin se nëndetësja kishte shpërthyer ditën që ishte zhdukur.

Sipas Wall Street Journal, Marina e SHBA-së perceptoi një zhurmë që mendonte se ishte shpërthimi i nëndetëses Titan, menjëherë pasi kontakti u humb.

Edhe audioja e asaj zhurme është dëgjuar në dokumentarin e ri “The Titan Sub Disaster: Minute by Minute”, i cili do të transmetohet më 6 dhe 7 mars në Channel 5 në orën 21:00.

Dokumentari synon të ndjekë detajet e zhytjes së Titanit deri në rrënojat e Titanikut dhe çfarë mësimesh janë nxjerrë nga humbja tragjike e pesë jetëve.

Ekspertët që kanë zbritur në thellësitë e oqeanit kanë zbuluar copa të tjera të nëndetëses së bashku me disa mbetje njerëzore. Megjithatë, ekspertët paralajmëruan që të mos shpresohej se trupat e viktimave do të rikuperoheshin plotësisht për shkak të ‘mjedisit të egër’ të oqeanit.

Tentoi të υriste ish-vjehrrin duke e përρΙαsur me aυtomjet, arrestohet 48-vjeçari

Shkodër

Tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij, duke përplasur me automjet, biçikletën me të cilën ai po lëvizte, në korsinë e dedikuar, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti që drejtonte 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, biçikletën me të cilën lëvizte një 68-vjeçar, në korsinë e dedikuar, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. Ç., 48 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas, më datë 02.03.2024, në rrugën “Marin Biçikemi”, dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta, ish-vjehrri i tij, shtetasi A. U., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte shtetasi E. Ç. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

‘Oj Kosovë, oj nëna ime’, shqiρtari shkëlqen në ‘American Idol’. Katy Perry u teΙefonon prindërve të tij (Video)

Me emrin artistik Kim, djali nga Kosova ka mahnitur me zërin e tij jurinë e sivjetshme të American Idol, por edhe me rrëfimin e tij.

Kim ka marrë pjesë në American Idol, por ka prekur shumë me historinë e tij. Teksa flet për nënën që ndodhet ende në Kosovë, sytë i mbushen me lotë. Dy vite pasi Kim lindi, nëna e tij u sëmur dhe ai nuk e ka dëgjuar dot më atë të këndojë. Të gjithë i thonë Kim se ka zërin e nënës së tij.

Kimi është me origjinë nga Kosova por tani jeton në Brooklyn. Ai punon në një restorant, ndërsa në American Idol këndoi “Heal” nga Tom Odell. “Unë nuk e kufizoj veten, mund të këndoj gjithçka. Ashtu si do të këndoja Whitney Houston”, tha ai.

Mes lotëve ai ka kënduar edhe këngën “Oj Kosovë, oj nëna ime’, ndërsa një përshëndetje pati edhe për nënën e tij. Kim ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i madh i muzikës.

Në fakt, muzika e ndihmoi të mësonte anglishten, të cilën e mësoi vetëm gjashtë vjet më parë.

Kur ai i pa për herë të parë jurinë tha:”Më dukej si një ëndërr, por kisha shumë nevojë që dikush të më godiste një shuplakë,” tha ai. “Ishte padyshim diçka që më bëri të ndihesha i gjallë sepse kisha nevojë për të pas kaq shumë vitesh luftë, më bëri të ndihem mirë”.

Ai nuk është më në kërkim të famës, muzika e Kimit do të thotë shumë më tepër për të tani, ai thjesht dëshiron të bëjë një ndryshim në botë.

U αrrestua brenda shtëρisë së “Big Brother Vip”, ja çfarë dekΙaron Liam Osmani në ρolici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me arrestimin e Liam Osmanit brenda shtëpisë së “Big Brother”, në të cilën u fut mbrëmjen e djeshme. Osmani akuzohet për “mashtrim” dhe për këtë akuzë ai është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

Mësohet se Liam Osmani ka hyrë në Shqipëri 10 ditë më parë dhe sistemi në Rinas nuk e ka kapur dhe ka kaluar pa probleme.

Pasi policia e ka parë në “Big Brother” ka shkuar dhe ka ekzekutuar urdhër ndalimin për dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro.

Para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

I dënυαr me 2 vjet e 6 muaj bυrg për mαshtrim, Liam Osmani arrestohet brenda shtëpisë së Birg Brother VIP

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme, ku policia ka arrestuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, banorin Liam Osmani i cili iu bashkua spektaklit mbrëmë (2 mars).

Arrestimi i tij është bërë i mundur nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës. Rezulton se gjykata e Tiranës e ka dënuar në 2022-in me 2 vjet e 6 muaj burg nën akuzën e veprës penale të mashtrimit.

44 vjeçari akuzohet se në 2019-ën, ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit 17 bileta turistike për në Gjermani, pa kryer pagesën përkatëse.

“Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lυizi ‘rikthehet’ në Big Brother Vip? Ja dαta kur këngëtari pritet të bëhet sërish ρjesë e programit (Video)

Fituesi i Big Brother Vip 2 Albania Luiz Ejlli ka habitur fansat.

Gjatë një koncerti këngëtari ka surprizuar të pranishmit duke thënë se:

“ Më 16 mars do të futem në Big Brother”.

Nuk dihet nëse Luizi do të hyjë sërish si konkurent apo do të befasojë ndonjë nga banorët e shtëpisë, por e sigurt është se shkodrani do të bëjë që fansat të nguliten përpara ekranit në pritje të tij.

Kujtojmë se Luizi dhe Kiara janë në pritje të një bebusheje që do të vijë sëshpejti në jetë.

https://vm.tiktok.com/ZMMFBrsDt/

“InteΙigjenca Artificiale do të arrijë niυelin e të menduarit si njerëzit”- ParaΙajmërimi i inxhinierit dhe biznesmenit amerikan: Brenda 5 vitesh…

Shefi Ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang ka folur të premten rreth asaj se kur pritet që Inteligjenca e Përgjithshme Artificiale të arrijë nivelin “e të menduarit” si njerëzit, duke thënë se sipas disa përkufizimeve – kjo do të mund të arrihet në vetëm pesë vjet.

Huang, i cili kryeson prodhuesin kryesor në botë të çipave të inteligjencës artificiale të përdorura për të krijuar sisteme si ChatGPT i OpenAI, po i përgjigjej një pyetjeje në një forum ekonomik të mbajtur në Universitetin Stanford.

Por Huang tha se përgjigjja varet kryesisht nga mënyra se si është përcaktuar qëllimi.

Nëse përkufizimi është aftësia për të kaluar testet njerëzore, tha Huang, inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI) do të arrijë së shpejti.

Nvidia është një korporatë shumëkombëshe amerikane dhe kompani teknologjike me seli në Santa Clara, Kaliforni dhe e inkorporuar në Delaware.