E la bυrri pas krimit në famiΙje, “zbërthehet” vajza e madhe e Pëllυmb Metës në ρolici

Vajza e madhe e familjes së Pëllumb Metës, i vrarë dhe groposur në kasollen e bagëtive nga tre fëmijët e tij në Durrës, ka deklaruar para hetuesve se babai ishte autoritar.

Bedra, e martuar, ka qëndruar me një linjë me deklaratat e pjesëtareve të familjes së saj lidhur me sherret e herëpashershme në familjen e tyre. Që në krye të herës ajo ka deklaruar se nuk ka ditur asgjë për vrasjen e babait nga vëllezërit dhe motra e saj dhe e ka marrë vesh këtë kur ngjarja është bërë publike.

Por ajo ka deklaruar gjithashtu se babai i tyre ka qenë njeri autoritarist dhe kërkonte që çdo gjë në familje të bëhej si thonte ai. Ajo po qëndron te shtëpia e gjyshërve të saj ku gjendet dhe e ëma, në Gjorm të Laçit.

Ndërkohë lidhur me vazhdimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pëllumb Metës në Shën Vlash të Durrësit, bëhet e ditur se pritet të vijnë rezultatet e ekspertizës balistike nga loboratori shkencor në Tiranë për armën e krimit. Ajo është një pistoletë mod-54 ose siç njihet ndryshe TT.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se përveç intervistave të kryera deri tashti, ku janë dokumentuar ato të familjarëve të viktimës(dy djemve, dy vajzave, bashkëshortes dhe 3 pjesëtareve të familjes Qatja që kërkonin të bënin shkesi me Metët) do të kryhen edhe disa veprime të tjera praktike për ta plotësuar dosjen hetimore.

3 fëmijët, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta, u lanë në burg nga gjykata e Durrësit në 26 shkurt nën akuzën e vrasjes së të atit.

“Kam ραrë Erjola Doçin duke bërë s**s”- Roza Lati befason me dekΙaratën për moderatoren

Moderatorja, Roza Lati ka habitur me deklaratën e saj teksa u ka rrëfyer banorëve të Big Brother Vip, se ka parë prezantuesin Erjola Doçi duke bërë seks.

Roza Lati u shpreh se ka parë Erjolën në ëndërr duke kryer marrëdhënie seksuale dhe ishte e zhveshur, ndërsa kërkoi nga banorët e tjerë t’i interpretonin ëndrrën.

“Nuk e pashë vetëm unë, por e panë edhe shumë veta të tjerë në ëndrrën time”, tha ajo.

Ndërsa aktori Jul Deda iu drejtua se “mos të ka shkuar mendja ty?”, diçka që u mohua nga moderatorja.

Biseda:

Roza: Kam parë në ëndërr Erjolën duke bërë seks. Lakuriq. Nuk ishim këtu… Ça do të thotë në ëndërr ku je duke bërë seks?

Juli: Mendoj se të ka shkuar mendja ty

Roza: Nuk është fare kështu

Juli: Nuk është fare kështu, po është e vërtetë

Advertisements

Egla: Marrëdhënia në ëndërr është siklet

Roza: Nuk e pashë vetëm unë, por e panë edhe shumë veta të tjerë në ëndrrën time

Motra e Pëllυmb Metës bën dekΙaratën tronditëse: Blerina është monstër, ajo mund të ketë υrarë edhe nënën time

Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka, ka folur në lidhje me vrasjen e vëllait, ngjarje e cila tronditi opinionin edhe në lidhej me përfshirjen e tre fëmijëve të tij në krim dhe faktin që ende nuk është zbardhur e plotë dinamika e ngjarjes.

Motra e Pëllumbit, ka deklaruar se viktima ka qenë një njeri familjar që punonte shumë për të siguruar jetesën për familjen.

“U hodh baltë me të padrejtë mbi familjen dhe vëllanë tim.

Mostra dhe familjarët e saj (Blerina) nuk mund të hedhë baltë mbi të.

Vëllai im ka qenë punëtor, i urtë, i sjellshëm, familjar ne maksimum. Nuk mund të jesh baba i mirë vetëm kur je 24 orë me fëmijët, sepse dikush duket të punonte. Blerina ka pasur në dorë të gjithë kohën e mundshme për t’i kthyer nga vetja fëmijët.

Ka qenë ajo që i rriti sepse vëllai im ka punuar ditë e natë që t’i siguronte jetesën. Ai kishte parë botë me sy, kishte emigruar që me eksodin e parë dhe u kthye vetëm kur na ndërroi jetë nëna”.

Me Blerinën janë njohur me shkuesi. Ajo i dha fëmijëve shkollën e krimit.

Motra e Pëllumb Metës, deklaroi se Blerina ua nxiu jetën prindërve të saj.

Sipas saj, Blerina nuk i ka shërbyer aspak babait të saj, aq sa i ati i saj është detyruar që të largohet nga banesa.

Advertisements

Më tej, ajo tha se Blerina ngjan me nënën e saj, e cila akuzohej se ka vrarë vjehrrën e saj.

“Blerina ishte një monstër, që detyroi babanë tim të ikte nga shtëpia. Nuk ia lante njëherë rrobat siç ishte për t’u larë. Babai im ka bërë kasolle, që të mos jetonte me të. Blerina ua nxiu jetën prindërve të mi. Ajo është monstër. Duhet të japë llogari për së paku 1 javë. Edhe nënën besoj se ajo ma ka mbytur.

Ndoshta ajo ua ka nxjerrë të keqen prindërve të mi, për shkak se ka qenë e pakënaqur, që prindërit e saj e kanë martuar me shkuesi. E ëma e Blerinës ngjante me të. Nuk shfaqin as pendesa se janë me probleme. Edhe arma që u gjet nuk është e Pëllumbit. Ajo është mësuesja e krimit, ajo është për t’u dënuar për shumë vepra, mori në qafë dhe kalamajt”, deklaroi motra e Pëllumb Metës.

Motra e Pëllumb Metës, i cili dyshohet se u vra nga tre fëmijët e tij, ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së saj.

“Duke e ditur se çfarë sjellje kishte djali i madh. Në Europë nuk është fushë me lule, për çdo gjë do mund. Ai ishte mësuar me luks. Duke ditur se me ça merrej djali, ca pinte, direkt më shkoi mendja aty. Te djali më shkoi mendja, ai pinte drogë. Nuk donte të punonte. S’e di se ku i gjente lekët. I gjetëm shoferë kamioni, por nuk pranoi se iu duk rroga e vogël. Babai i kërkonte llogari fëmijëve, kjo nuk është bullizim. Jam shokuar. Nuk mundesha ta besoja. Isha jashtë, s’më treguan si fillim. Kemi qenë në shok total. Kur erdha e mësova. Nuk u lejonte që të shkoja te shtëpia. Kam shkuar një ditë më pas. Çfarë të shihja, (qan). Çështja duhet të hetohet deri në pikë të fundit, pse e kanë lënë nënën e vetë të lirë? Si mundet! Është e pamundur, një femër, Hygerta, aq e brishtë, s’ka mundësi që të bëjë të tilla krime një person me libra në dorë. Unë them s’e ka bërë ajo, e ka zënë taksirati, ose janë jashtëtokësorë, monstra, s’ma bën goja me thënë se janë pjella e vëllait tim. Dy rrugë janë; nëna, ose djali i madh, dy të tjerët i ka zënë kusuri. Nuk e kam parë fare Blerinën. Djali i xhaxhait më tha; Bëhu e fortë, është gjetur i vdekur. Me Blerinën nuk jam parë, se ka qenë në polici. Dje kemi mësuar diçka të re për vajzën e madhe. Që kur e kam parë atje, se ka lidhje me njëra-tjetrën. Edhe kur vdiq baba, ka ndenjur 5 javë në spital. Ka ardhur vetëm Amarildo dhe vëllai. E ëma ka ngulur këmbë që vajza mos të merrte pjesë në varrim, ajo ka ardhur nga krushqia me zor në varrim”, tha ajo për News 24.

Do ρrodhojmë armë për Ukrainën? Eksperti Karamuço zbardh ρrapaskenat e bujshme: Rusët e dinin planin e Shqiρërisë, erdhën në Uzinën e Gramshit për…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se rusët që tentuan të hynin në Uzinën e Gramshit një vit më parë, ishin dërguar për të marrë informacione dhe për t’ia dërguar organeve inteligjente ruse.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Karamuço u shpreh se ata do të tregonin se çfarë kapacitetesh mund të vihen në ripërdorim nga ana e Shqipërisë.

“Edhe vizita e atyre tre personave që u kapën në Gramsh, unë e kam thënë në atë kohë, që ata erdhën për të parë dhe për të dërguar informacione në organet inteligjente ruse, se çfarë kapacitetesh mund të vihen në ripërdorim nga ana e Shqipërisë.

Rusët erdhen në Shqipëri për të parë nga afër çfarë bazash dhe teknologjie ne mund të rivëmë nëfunksjon. Pavarësisht se si do të trajtohet kjo çeshtje, ata kanë ardhur për këtë qëllim. Pas një viti ne marrim vesh se Shqipëria ka një plan të tillë dhe ky plan është ditur nga agjencitë inteligjente ruse. Në momentin që Shqipëria fuqwizohet, prodhon predha, armë, në bashkëpunim me NATO-n dhe në ndihmë për Ukrainën, Rusia nuk do të rrijë e qetë. Ata na e kanë dhënë një paralajmërim për këtë. Ne kemi dy uzina mekanike, e Poliçanit dhe Gramshit, nga 1962 kane prodhura arne, automatike, mina”, theksoi ai.

Ngjarje e rëndë/Nëna bashkë me ραrtnerin e saj tortυron djalin 12-vjeç, e dhυnoi dhe më pas e futi në koliben e qenit

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Austri ku një, ku një djalë dymbëdhjetë vjeçar, u torturua nga nëna e tij dhe partneri i saj për disa muaj, ndërsa ata e rrahën, i lidhën gojën dhe e mbyllën në një kolibe qensh.

Sipas Spiegel, të dy po përballen me ligjin,

Në një gjykatë austriake, ka nisur një proces gjyqësor për një rast të abuzimit të rëndë të fëmijëve. Të akuzuarit janë nëna 33-vjeçare e fëmijës dhe një partner i saj 40-vjeçar.

Advertisements

Ata akuzohen se e kanë torturuar djalin prej disa muajsh, ndërsa krahas krimeve të tjera, nëna akuzohet edhe për tentativë vrasjeje.

Sipas aktakuzës, nëna dyshohet se ka abuzuar me djalin e saj dymbëdhjetë vjeçar nga shtatori deri në nëntor 2022.

Ajo dyshohet se e ka lidhur, e ka rrahur dhe i ka zënë gojën.

Ajo thuhet se e mbylli atë në një kolibe qensh, e lau me ujë të ftohtë dhe më pas hapi dritaren për disa orë. Fëmija i dobësuar rëndë, sipas prokurorit, është lutur për ushqim, por nëna ka qëndruar “krejt e palëkundur”.

Sipas informacioneve, fëmija ka shpëtuar vetëm me ndërhyrjen e një punonjësi social. Në atë kohë, në nëntor 2022, temperatura e trupit të tij ishte pak më shumë se 27 gradë Celsius.

Sipas prokurorit, fëmijës i është kërcënuar rëndë jeta. Dyshohet se e akuzuara me veprimet e saj ka kërkuar ta nënshtrojë fëmijën.

Gjykimi, pas të cilit do të ndërmerren veprime,pritet të zgjasë tre ditë.

Doje t’më jeρje mbiemrin, Xhensila Myrtezaj dedikim Besit pas ndαrjes?

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, ka ndarë një copëz nga projekti i saj i ri, duke u shprehur se mezi pret që të gjithë ta dëgjojnë.

Në situatën e jetës personale që këngëtarja ndodhet aktualisht, vështirë që kjo këngë të mos lidhet drejtë për drejtë me Besart Kallakun.

“Mos ma përmend emrin,
doje me më dhënë ti mbiemrin
Vet kam për t’ja dal,
jetën ti s’ma ndal”…

Është kjo pjesë e tekstit që ka zgjdheur të ndajë Xhensila dhe ka bindur ndjekësit se kjo këngë është një dedikim.

Kujtojmë se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, kanë zgjedhur të heshtin për gjatë gjithë kësaj kohë që flitet intensivisht për divorcin e tyre.

Por veprat flasin më shumë se fjalët. Ata kanë fshirë çdo gjurmë të njeri-tjetrit në rrjetet sociale, fotot dhe kujtimet e madje nuk ndiqen më.

https://streamable.com/e/p4zctq?quality=highest

Ρυblikohet VIDEO e grαbitjes së suρermarketit me kallashnikov në Kavajë

Policia e Kavajës thotë se ka gjetur armën e zjarrit tip kallashnikov me të cilën 25-vjeçari Everest Shala grabiti një supermarket mbrëmjen e djeshme në Kavajë.

Në videon e publikuar nga policia, shihet teksa i riu me kapuç në kokë, ka kërcënuar me kallashnikov shitëset e supermarketit dhe më pas është larguar me një shumë parash me vete.

Njoftimi i Policsë:

Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit kallashnikov që përdori 25-vjeçari për të kërcënuar shitësen e marketit ku mori një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Sektorit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, pas identifikimit, kapjes dhe prangosjes së autorit të vjedhjes nën kërcënimin e armës, vijuan punën për sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të thelluara, Policia bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov, të cilën autori i dyshuar e kishte hedhur në një kanal me ujë, në Qerret, Kavajë.

Video Player

Shρërthimi i fυqishëm në Lushnjë ku u ρΙagos edhe deρuteti i PS-së, ja çfarë dγshohet se e shkaktoi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Lushnjë, ku për pasojë ka patur viktima dhe të lënduar.

Sipas News4, nga shpërthimi ka mbetur një viktimë dhe 4 të lënduar, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një vinçier ka prekur linjën e tensionit te lartë.

Shërbimi zjarrfikës, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa mësohet se mes të lënduarve është dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Emri i Heidit ρërmendet në “Grande Fratello”, për çfαrë po e komentojnë?

Banorja e “Big Brother Vip Albania 3” Heidi, vazhdon të përflitet në “Grande Fratello” edhe pse nuk është më konkurrente atje, por në “Big Brother Vip”.

Në një bisedë në oborr, banorja Letizia Petris, e kujton Heidin si një konkurrente të fortë që godiste kur fliste.

Ajo ndër të tjera thotë se i mungon, ndërsa e komplimenton si një femër tërheqëse me të cilën banori që kishte do të dashurohej me të.

“Një konkurrente që nuk e mendoja që do më mungonte kaq shumë është Heidi. Ti do ishe dashuruar me atë, ajo ishte një femër e vërtetë. Heidi ishte dhe është shumë tërheqëse, super femër, si Marilyn Monroe. Ajo qeshte por të godiste me fjalët. E vetmja që e bëri Anitën për të qarë”, tha ajo.

Dronët Baγraktar mbërrijnë në Shqipëri, ja mesazhi i ministrit PeΙeshi

Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë kanë zbarkuar në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’ Peleshi ka shpërndarë edhe foto të dronëve.

“Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, tha Ministri, duke shtuar se ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.

“Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shton Ministri Peleshi.

https://web.facebook.com/nikopeleshi/posts/960315998786444?ref=embed_post