Detαje nga αksidenti trάgjik me 8 të νdekυr/ Dy trυρa të ρajetë ende brenda ‘Benz’-it të shkatërruar

Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik sot në Këlcyrë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se mjeti ku udhëtonin 7 emigrantë, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Vjosë dhe për pasojë 8 persona kanë humbur jetën, përfshi dhe shoferin.

Mësohet se 6 trupa të pajetë u nxorën nga mjeti, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda ‘Benz’-it. Sakaq, dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

(BalkanWeb)

Aksidenti i rëndë në KëΙcyrë/ ‘Benz’-i a del nga rruga, hυmbin jetën 8 ρersona

Aksidenti i rëndë në Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

Ήoroskopi për ditën e sόtme, e Mαrtë, 2 Ρrill 2024

Dashi

Kjo ditë ju sheh disi dembelë dhe të tërhequr. Megjithatë mundohuni të mos i lini pas dore gjërat tuaja më urgjente. Këshillohet që të përvishni mëngët, si mënyra e vetme për të arritur rezultate të vlefshme.

Demi

Duhet të merrni vendime të rëndësishme, të cilat iu fusin disi në krizë. Vlerësoni me qetësi çdo propozim që keni marrë së fundmi dhe më tej ndiqni instinktin tuaj. Në dashuri, nuk duhet të jeni xheloz.

Binjakët

Në dashuri do të shfaqni anën tuaj karizmatike dhe tërheqëse dhe kjo në sajë të grintës tuaj, e cila ju lejon që të nxirrni në pah gjithë sensualitetin. Në vendin e punës ka disa mosmarrëveshje që duhen riparë.

Gaforrja

Më në fund do të keni mundësinë për të ndryshuar rrënjësisht rutinën tuaj profesionale, duke u përfshirë në nisma të reja ose duke marrë një rol më të rëndësishëm. Këshillohet që të mos jeni shumë tekanjozë.

Luani

Mundohuni ti kanalizoni siç duhen angazhimet tuaja, pasi së fundmi jeni shumë të stresuar dhe kjo për shkak të stilit të jetës shumë intensiv dhe të lodhshëm. Kjo është një ditë e rëndësishme për dashurinë, ndaj jini më kurajoz në raport me një person që pëlqeni.

Virgjëresha

Do të keni mundësi të mëdha për të rindezur ndjenjat dhe për të rigjetur paqen dhe harmoninë në raportet profesionale. Jini të gatshëm të dëgjoni të tjerët, pasi kjo ditë do të jetë e mbushur me takime shumë interesante.

Peshorja

Kjo do të jetë një ditë disi e rëndë nga pikëpamja profesionale dhe për këtë shkak ju do të jeni të lodhur dhe të ngarkuar. Megjithatë mundohuni që të mos përfshiheni nga ankthi dhe zhgënjimet në dashuri. Kjo e martë do të jetë interesante për të mbyllur çështje të rëndësishme.

Akrepi

Mundohuni që të jeni sa më pak agresiv edhe në momentet në të cilat keni të gjitha arsyet për t’iu përgjigjur provokimeve të të tjerëve. Vetëm me anë të diplomacisë do të arrini të fitoni betejat tuaja. Në dashuri parashikohen të reja interesante.

Shigjetari

Shmangni përfshirjen në aktivitete të reja, nëse nuk jeni totalisht të sigurtë për interesin tuaj. Kjo është një ditë e rëndësishme, për t’iu dhënë drejtimin e duhur disa raporteve ndërpersonale.

Bricjapi

Këshillohet që të jeni më të matur me shpenzimet, sidomos nëse jeni duke nisur projekte të reja të kushtueshme. Në dashuri, mundohuni që të shmangni polemikat.

Ujori

Kjo do të jetë një ditë e rëndësishme, gjatë së cilës do të kaloni kohë cilësore bashkë me familjen ose partnerin/en. Së fundmi keni qenë shumë të angazhuar në punë, aq sa keni lënë pas dore fushën e ndjenjave. Është një ditë mjaft e favorshme për të mbyllur çështje të rëndësishme.

Peshqit

Gjatë gjysmës së parë të së martës pritet të ketë risi interesante dhe transaksione të cilat duhen menaxhuar me kujdes. Këshillohet që në raportin në çift të mos jeni shumë impulsiv.

Do kυjdesej për tezen në sρital, shqiptarja që hυmbi jetën, stυdente për infermieri

Elisa Doka është 20-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Patrida Veria, Greqi.

E reja me origjinë nga Lushnja, ishte duke pritur autobusin në stacion kur u përplas nga një automjet që humbi kontrollin. Bashkë me shqiptaren, në stacion ndodhej edhe një 68-vjeçare që po ashtu humbi jetën.

Elisa nuk jetonte në Veria, por kishte shkuar në fshatin Patrida për të takuar tezen e saj pasi do t’i nënshtrohej një operimi ditën e sotme. Bashkëshorti i tezes së saj duke folur për mediat greke ka treguar se vajza ishte nisur për në spital, por aksidenti i mori jetën.

“Une nuk di asgjë. Ajo nuk jetonte këtu. Unë qëndroj këtu dhe ajo erdhi për të parë tezen e saj, gruan time. Gruaja ime do të operohej në 8 të mëngjesit dhe unë u ngrita në 6 dhe u nisa me kunatën time dhe e lamë në shtëpi sepse kam dy djem”.

Ai tha se 20-vjeçarja do shkonte me të spital që herët në mëngjes, por ajo nuk kishte pranuar pasi donte të përcillte kushërinjtë në shkollë.

“Më tha: ‘Shko ti më mirë, unë do të vij me autobus që fëmijët të shkojnë në shkollë’. Dhe ndodhi ajo që ndodhi. Të gjithë jemi të tronditur. Ajo do vinte me autobus në spitalin ku isha unë me gruan time”.

Vajza shqiptare studionte për infermieri dhe te tezja kishte shkuar për t’u kujdesur për të pas operimit.

Shoferi 64-vjeçar i cili dyshohet se nuk ishte mirë kur shkaktoi aksidentin është arrestuar. Njëkohësisht, 64-vjeçari pritet t’i nënshtrohet ekspertizave dhe analizave të gjakut për të zbuluar përqindjen e alkoolit në organizëm.

Ky trυk i thjeshtë i ρërditshëm mund të ρërmirësojë kυjtesën tuaj

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe lojërave të kujtesës, ka gjëra shumë më të thjeshta që mund të bëjmë.

Një prej tyre është inhalimi, sipas ekspertëve. Frymëmarrja e mirë, sidomos përmes hundës, “freskon” trurin, duke përmirësuar kujtesën. Përveç kësaj, thithja më shumë se nxjerrja, aktivizon zonën e trurit që kontrollon kujtesën dhe disponimin.

Një karakteristikë e hulumtimit thekson: Gjatë eksperimentit pjesëmarrësve iu kërkua të mbanin mend shprehjen e fytyrave që kishin parë. Ata që morën frymë thellë kur panë për herë të parë imazhet kishin kujtesën më të mirë. Dikush e njohu saktë një fytyrë mesatarisht dy sekonda më shpejt kur e pa gjatë frymëmarrjes sesa kur nxirrte frymën.

Festa kthehet në trαgjedi/ Zγrtari i CHP-së në Tυrqi hυmb jetën nga shembja e ballkonit (VIDEO)

Mehmet Palaz është një nga turqit e lënduar i cili u shtrua në spital, pasi u shemb ballkoni i ndërtesës së qarkut të CHP-së në Tavas, gjatë zgjedhjeve lokale të 31 marsit.

Por, mjekët tashmë kanë thënë se Palaz ka ndërruar jetë, pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve që ka marrë gjatë rrëzimit. Me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve lokale të 31 marsit, ballkoni i ndërtesës së Partisë Popullore Republikane (CHP) në lagjen Tavas të Denizlit u shemb.

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur 8 anëtarë të partisë, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Disa nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror në Tavas, teksa të tjerët janë dërguar në spitale në Denizl.

Lajmi për vdekjen e Tavaslı Mehmet Palaz trishtoi qarkun ku ai vepronte. Kadir Tatık, i cili u zgjodh kryebashkiaku i Tavas, deklaroi se ndodhej në spital dhe se ishte shumë i pikëlluar pas lajmit për vdekjen e tij.

(Balkanweb)

Fenomeni që po çm*nd rrjetin, detajet e videos me EgΙën që ka marrë 3 milion shikime ρër 5 orë (Video)

Aktorja Egla Ceno, prej 24 orësh është Luizi i momentit në rrjet, por a është normale video ku u shfaq “e përjashtuara”? Egla Ceno është figura që po tërheq më shumë audiencë, edhe pse shpesh agresive, aktorja prapë ka bërë për vete komentuesit, sepse shpesh duket si figura kontroverse përkundrejt mediokritetit.

Një ditë pas spektaklit të fundit aktorja u përjashtua për gjestin ndaj Meritonit, të cilit i hodhi një gotë verë në fytyrë. Sot në 1 prill, një video e spektaktit shfaq Eglën, në një dhomë që është dukshëm e ndërtuar me idenë e spitalit psikiatrik.

Ndjesia që kanë marrë shikuesit është e sikletshme. Nga ana tjetër kjo video po kap shifra të çmendura. Për 5 orë nga publikimi ka marrë afro 3 milion shikime, mbi 40 mijë like dhe mbi 7 mijë komente.

Në këtë dhomë e cila është e gjithë në të bardhë që disa e kanë komentuar si dhomë spitali psikiatrik, Egla luan me litar, shtrihet dhe shkruan diçka përtokë. Aktorja është kthyer në padyshim banoren fenomen të këtij edicioni, ka luajtur pa filtra dhe ka trazuar lojën në shumë dimensione.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4393345b-bfba-4ab1-85eb-f59a12eba4f5&ig_mid=2AFFA785-6CAD-44BF-9E6D-EDE4EC982AF2

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?ig_mid=2AFFA785-6CAD-44BF-9E6D-EDE4EC982AF2

Me dαΙjen e Eglës, trόndit ish-banori BBV dhe zbυΙon sekretin: Ah moj Egla…(Foto)

Armaldo Kllogjeri ka qenë një ndër personazhet mjaft të komentuar të sezonit të dytë të Big Brother Vip. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Armaldo krijoi shumë mbështetës.

Kujtojmë se para se të bëhej pjesë e BBV2, Armaldo ka qenë solisti i parë i Teatrit të Operas dhe Baletit mirëpo pas daljes së tij nga shtëpia, duket se marrëdhëniet e tij me këtë institucion qenkan ndërprerë menjëherë.

Këtë fakt, Armaldo e ka zbuluar ditën e djeshme, përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit.

Kllogjeri ka publikuar një fotografi të Eglës pas eleminimit të saj nga shtëpia e BBV3 dhe bashkangjitur ka shkruar se shpresonte shumë që Egla të vazhdonte punën e saj në Teatrin Skampa, të Elbasanit.

“Ah moj Egla, uroj që ende të jesh në punë në “Teatrit Skampa” tani që dole nga BBV3 sepse unë kur dola nga ajo shtëpi, e gjeta vetën në rrugë”, shkruan Armaldo bashkangjitur postimit.

E ραzakontë! Shokohen mjekët,  pas υizitës ραcientit shqiρtar i gjejnë celularin në stomak

Një ngjarje e pazakintë është regjistruar në Malishevë ku brenda stomakut të një pacienti është gjetur dhe nxjerr një telefon. Rastim e kanë konfirmuar për mes një postimi Ordicanaca OSG ku ka ndarë edhe foto.

Më tej në njoftim bëhet me dije se pacienti që po trajtohej për çrregullime depresive dhe është dërguar nga familjaret në një klinikë në Malishevë. Pas vizitave mjekët kanë gjetur në stomakun e tij një telefon. Përmes një ndërhyrjeje mjekët kanë bërë të mundur heqjne e objektit nga stomaku.

“Pacienti NN, me çrregullime depresive, duke u trajtuar për sëmundje të varshmërisë, sillet nga familjaret ne ordinancën OSG ne Malishevë me ç’rast dhe i largohet trupi i huaj nga lukthi, me endoskop fleksibil duke manovruar me aksesoret përkatës, me asistim te Dr. Taulant Kryeziu, infermiere Florida Shala, procedura kryhet me sukses pa komplikime! Pacienti referohet për trajtim te mëtejshëm tek psikiatri”, thuhet në postimin e Ordinancës OSG.

Advertisements