“Dαsma me Romeon ishte simboΙike”- Heidi Baci largohet nga “BBV”: Jeta ime është shumë ndrγshe, disa gjëra…

Konkurrentja e Big Brother VIP, Heidi Baci la sot shtëpinë vetë për pak minuta. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, pasi e përfitoi këtë avantazh duke shtypur pulsantin.

E pyetur nëse do të jetojë me prindërit e Romeos pasi të dalë nga “Big Brother VIP”, banorja tha se “duhen para ca gjëra jashtë”.

“Jo, këtë jo. Okej, ishte dasmë simbolike, por janë ca gjëra që duhen parë edhe jashtë. Jeta ime është shumë ndryshe, ca gjëra duhen parë. Por, ne nuk luajmë. Nuk është në qëllim tona”, tha ajo.

Ndërsa për prindërit e saj, Heidi u shpreh e bindur se ata e mbështesin në zgjedhjet e saj.

“Ata duan që unë të jem e lumtur. E dinë që jam një gocë me këmbë në tokë, por më mbështesin në gjërat e mia personale”, tha Heidi.

“Për pak do ishte në υrban”/ Fati trαgjik i 21-υjeçares shqiptare në Greqi, makina e hodhi 10 metra larg

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 21-vjeçares shqiptare Elisa Doka që ndërroi jetë në Greqi, pasi u përplas nga një makinë.

Aksidenti tragjik ndodhi në Patrida Veria, teksa e reja po priste urbanin, kur një automjet ka kaluar në korsinë e kundërt duke përfunduar në stacionin e autobusit.

Automjeti, që drejtohet nga një 64-vjeçar, ka aksidentuar Dokën dhe një tjetër këmbësore që priste në stacion autobusin, duke i tërhequr zvarrë. Nga përplasja 68-vjeçarja ka përfunduar në oborrin e një banese aty pranë dhe ka humbur jetën, ndërsa 21-vjeçarja u transportua në spitalin, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

“Urbani ishte vetëm 50 metra larg dhe në pak sekonda dy viktimat do të ishin në autobus. Makina e hodhi vajzën më shumë se dhjetë metra larg”, tha një dëshmitar për mediat greke.

Shoferi 64-vjeçar, i cili dyshohet se nuk është ndjerë mire teksa drejtonte mjetin dhe për shkak të kësaj ka humbur kontrollin e makinës, është arrestuar. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

‘Më la tre fëmijë për të rritur dhe iku’, Julia rrëfen për herë të parë historinë e ndαrjes me ish-bαshkëshortin

Në një rrëfim ndryshe Julia ka treguar për herë të parë arsyen se përse u divorcua me bashkëshortin e saj të huaj e po ashtu rrëfeu dhe detaje që kurrë më parë nuk i ka përmendur.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Julia tregoi se më ish-bashkëshortin u njoh në kohën e luftës, në vitin 1997. Për të ishte një pëlqim i menjëhershëm, ndërsa për ish-bashkëshortin, siç tha ai më vonë, ishte dashuri me shikim të parë.

“Jam njohur në shtetrrethim. Kisha dalë për të pirë një gotë me një shoqe, ishte prill, si tani. Ai hyri në lokal dhe unë, sa e pashë, më tërhoqi vëmendjen, sepse në atë kohë në ’97-ën, të rrallë ishin burrat që mbaheshin. Por nuk e dallova për faktin se ishte i huaj. Më pëlqeu, por vetëm kaq. Siç thotë, ra në dashuri për herë të parë. Kemi jetuar për 2 vjet në Shqipëri, pastaj mbaroi kontratën. Posti i radhës ishte në Itali dhe unë u zhvendosa në Itali.”

Julia tha se bashkëshorti i saj në atë kohë, më parë kishte pasur një tjetër martesë dhe kishte edhe dy vajza. Julia tregon se ato jetonin në Gjermani, ndërsa ajo, bashkëshorti dhe vajza e tyre rreth një muajshe, në Itali.

Në atë periudhë, ish-gruaja e tij pëson një aksident dhe ndërron jetë. Julia zgjedh që dy vajat e mitura të bashkëshortit t’i marrë në shtëpi dhe të jetojnë të gjithë së bashku. Por më pas ajo thotë se i shoqi nuk e përballoi këtë presion dhe u largua me punën e tij në Jemen, duke e lënë atë të vetme me të bijën dhe dy vajzat e tij nga martesa e parë.

Julia rrëfeu se qëndroi me to deri sa u bënë adulte dhe më pas u rikthye në Shqipëri me vajzën, duke i dhënë fund martesës.

“Ka qenë i martuar dhe ka pasur dy vajza me një grua gjermane. Kur unë kam lindur vajzën, pa u bërë një muaj, ish-bashkëshortja pëson një aksident dhe ndërron jetë. Pa u bërë muaji, unë vajzat e ish-bashkëshortit tim i mora në shtëpi dhe nuk e mendoja se ato mund të rrinin në asnjë qendër. Dhe unë u bëra me tre fëmijë, që ishin 11 dhe 13 vjeç në atë kohë. Kjo ishte një përgjegjësi shumë e madhe që mendoj se e kam mbajtur shumë mirë. U përpoqa që të isha një shoqe për to. Në një moment të caktuar, ish-bashkëshorti im nuk e mbajti dot presionin dhe kërkoi që të ishte në një vend tjetër me punën, dhe unë u vendosa pas një viti e gjysmë me tre fëmijë në shtëpi vetëm, 28 apo 29 vjeç që isha unë.

Unë shkova në Jemen dhe bëra një bisedë të gjatë dhe pash se nuk po me jepte një zgjidhje sesi do shkonte kjo. Por unë nuk mund që t’i lë gjërat pa planifikuar, duhej të kisha një ide se çfarë do ndodhte dhe si do vazhdonte jeta jonë. Kur nuk mora një siguri të tillë, vendosa sa vajza e madhe të bëhej 18 vjeç që të mbante motrën e saj, dhe më pas u shkëputa. Pra qëndrova deri sa i bëra mazhorene vajzat e tij. Pastaj vendosa të kthehesha në Shqipëri”,- tha Julia.

Florian Marku, mesazh tifozëνe pas hυmbjes: E kisha hαrruar këtë ndjenjë, nuk më ρëlqejnë justifikimet

Florian Marku ka zgjedhur rrjetet sociale që t’u drejtohet mbështetësve të tij të shumtë, pas humbjes që pësoi në duelin përballë Kris Kongo.

Boksieri shqiptar nuk ia doli të mbetej i pamposhtur në ringun profesionist në peshën velter dhe pas 13 fitoreve e 1 barazimi, erdhi edhe humbja e parë, me vendim unanim me pikë. Marku ka premtuar se do të kthehet përsëri në ring, duke shpresuar që të rigjejë edhe një herë fitoret që e bënë një emër të njohur edhe në ringun ndërkombëtar.

“Faleminderit Zotit për gjithçka si në fitore por edhe në humbje. Kam shumë vite pa përjetuar diçka të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenjë, por dje nuk ishte nata ime, kështu ishte e shkruajtur. Justifikimet s’më pëlqejnë! Dua t’ju falënderoj nga zemra të gjithë ata qe ishin dje në stadium dhe të gjithë ju që më keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem më i fortë se kurrë”, shkruante Marku në postimin e tij.

U ρërjashtua me zarf të zi nga Big Brother Vip, çfarë po ndodh me Elga Cenon! Dalin ραmjet e aktores mbγllur në një dhomë me mure të bardha

Elga Ceno u përjashtua nga shtëpia e Big Brother Vip ditën e djeshme me zarf të zi pas përplasjeve me moderatorin Meriton Mjekiqi, ku aktorja i derdhi këtij të fundit verë në kokë.

Pas daljes së saj nga shtëpia u ngritën pikëpyetje mbi vendodhjen e aktores, ndërsa në faqen e BBV është publikuar një video e saj e mbyllur brenda një dhome me mure të bardha.

Egla Ceno mesa duket është e izoluar në një ambient tjetër të shtëpisë së famshme dhe ky mund të jetë një rreng për banorët e tjerë dhe aktorja mund të kthehet sërish në garë.

Në pamje ajo shfaqet e vetme në dhomë, teksa shkruan edhe një mesazh për nënën e saj në dysheme.

“Mami jam ok”, shkruan aktorja, teksa ka “vizatur” edhe një diell dhe fytyrë në tokë.

“Po i ikën Ιoja nga dυαrt”/ Heidi “shρërthen” në lot

Rubrika “Big Brother Radio” u ka dhënë mundësi banorëve të tregojnë më shumë për njëri-tjetrin, strategjitë dhe idetë e lojës.

Pjesë e panelit së bashku me Erjolën dhe Françeskën, ka qenë edhe Heidi e cila është parë e përlotur në një moment. Françeska është shprehur se “Po i ikën loja nga duart”, për këtë arsye ajo po sillet në këtë mënyrë. Heidi ka pasur debate të forta me të dyja banoret gjatë ditëve të fundit, situata të cilat e kanë ngarkuar emocionalisht.

Ndërkohë edhe largimi i papritur i Eglës nuk është pritur mirë nga banorja pasi me të kishte raporte shumë të mira brenda shtëpisë.

Nυk k ishte bαshkës.hοrtin në shtëρi, m ësύesja thërret nxënësίn 17-υjeç ρër s* ks (Emri+Foto)

Një 25-vjeçare e quajtur McKenna Kindred, e cila ndërkohë që ushtronte profesionin e saj si mësuese në shkollën e mesme Central Valley në shtetin e Uashingtonit, kryente marrëdhënie seksuale me studentin e saj 17-vjeçar.

Madje ajo e merrte dhe tek shtëpia e saj, ndërkohë që bashkëshorti ishte larg për gjueti.

Mësuesja 25-vjeçare nuk u dënua me burg, vendimi i gjykatës parashikon dy vjet nën mbikëqyrje, një gjobë prej 700 dollarësh dhe përfshirjen e saj në listën e të dënuarve për keqbërës seksualë për 10 vjet. 25-vjeçarja u deklarua fajtor për sjellje të pahijshme me një të mitur dhe komunikim me të mitur për qëllime imorale.

ZbυΙohet banori ‘misterioz’ që do të bëhet ρjesë e ‘BBV3’(Foto)

Pak ditë më parë është bërë me dije se do të ketë një hyrje të re në formatin e ‘Big Brother Vip3’.

‘Prime’ i së martës do të jetë një natë plot me surpriza, emocion ku gjithashtu do të bëhet pjesë e formatit dhe një konkurrent i ri, identiteti i të cilit përgjatë këtyre ditëve ka qenë i pazbuluar.

Burime tona kanë zbuluar identitetin e personit në fjalë, i cili ditën e djeshme u shfaq në një intervistë në ‘Fan Club’ por u prezantua i maskuar.

Bëhet fjalë për Amarildo Delia, me profesion animator dhe moderator.

Gjatë intervistës së zhvilluar ditën e djeshme,ai tha ndër të tjera se është i hapur për të bërë aleanca, më së shumti me Romeon. Albeu

Zbαrdhet ngjarja/ E dashυra e υrasësit në makinë me 18-vjeçarin, i mituri i mori jetën

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vrasjen e rëndë mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku pas një konflikti midis disa të rinjsh humbi jetën 18-vjeçari Amarildo Dervishi.

Në pranga nga policia kanë përfunduar 4 të rinj, tre prej tyre të moshës 15 dhe 16 vjeç si dhe një 20 vjeçar Frensis Shehu.

Sherri mes të rinjve ka nisur për një vajzë e cila ishte në makinë me viktimën.

Ka dyshime se vajza ka qenë e lidhur me një prej agresorëve. Kur këta të fundit kanë mësuar se ajo ka qene ne automjetin tip Audi, i kanë bërë shenjë mjetit për të ndaluar dhe me pas janë konfliktuar fizikisht.

18-vjeçari mësohet se ka dalë nga mjeti, por thuhet se 4 agresorët nuk kanë mundur që ta dhunojnë për shkak të gjatësisë dhe fizikut të tij të madh. Dyshohet se ka qenë 15-vjeçari ai që e ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin, plagë që i mori jetën teksa ishte duke u transportuar për në spital.

E fαmshmja “Science”: Poρulli shqiptar dhe gjuha shqipe, të ρaktën 6 mijë vjet të vjetër dhe autoktonë në trojet e veta

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ndau të premten një artikull të “Science”, që konfirmon se shqipja është një ndër tri gjuhët më të vjetra indo-europiane që fliten ende.

Studimi i kryer me metoda të sofistikuara për gjuhët europiane, e rendit gjuhën shqipe ndër më të vjetrat bashkë me armenishten dhe greqishten.

Ndërkohë, kërkimi i bërë kryesisht përmes studimeve gjuhësore kompjuterike konfirmon vjetërsinë dhe origjinalitetin e shqipes.

Gjithashtu, shkencëtarët grekë që kanë bërë studime edhe me ADN-në kolaudojnë që popullata shqiptare është autoktone dhe shumë e vjetër në këto troje. Rezultatet përcaktojnë një shfaqje të gjuhëve indo-europiane rreth 8000 vjet më parë.

Sipas Akademisë së Shkencave tashmë vërtetohet përfundimisht dhe në mënyrë të pakundërshtueshme shkencërisht që, si populli shqiptar, ashtu dhe gjuha shqipe, janë të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe autoktonë në këto troje.

“Në mënyrë të përmbledhur, referuar këtij studimi rezulton se gjuhët e familjes indo-europiane fliten nga pothuajse gjysma e popullsisë së botës, por origjina e tyre dhe modelet e përhapjes janë të diskutueshme” bëhet e ditur në njoftimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.