“Mos bëj gαfë të Ιαrgohesh!” Dijonisi përgatit valixhen, Çiljeta: Ti je më i votuari këtu

Dijonisi ka përgatitur valixhen në rast se del nesër nga televotimi. Çiljeta e shqetësuar ka kujtuar se ai do të largohet nga “Ferma VIP”.

Këngëtarja ka shkuar menjëherë afër Dijonisit duke i bërë me dije se ai u shpall i preferuari i publikut, kështu që nuk ka përse përgatit valixhen.

Pjesë nga diskutimi:

Dijonisi: Po i bëj gati valixhet se jam në nominim, po nuk dola i heq prap rrobat

Çiljeta: Shiko se ne të gjithë jemi çik me penallti këtu, na kap radari ndonjëherë, po ti çfarë pate?

Dijonisi: Moj motër, po i bëj gati për nesër

Çiljeta: Po çfarë nesër, ti je më i votuari këtu, rrezik e fiton

Dijonisi: Të shohim si del nesër. Nëse dal i fundit nga votat, e kam gati valixhen

Çiljeta: Mos bëj gafë të largohesh!

Dijonisi: Jo si bëj këto gjëra!

Vjen hυmbja e parë e Florian Markut, Kris Kongo e thyen pas 14 ndeshjesh si ρrofesionist (Video)

Florian Marku ka regjistruar sot humbjen e tij të parë në ringun profesionist, teksa është mundur nga britaniku Kris Kongo në duelin për titullin IBO Interkontinetal Velter.

Një humbje që ka ardhur në duelin në Londër pas 10 raundesh të luftuar, ku strategjia e rivalit të tij për ta mbajtur larg, funksionoi më së miri.

Kështu, pas 13 fitoresh dhe një barazimi, erdhi humbja e parë në karrierë për Markun, me vendim unanim me pikë në favor të rivalit të tij.

SHIH VIDEON

LIVE DUELI

Raundi 10 – Vetëm një KO mund të kthejë fatin e ndeshjes për Markun, i cili provon të sulmojë. E majta e rrezikshme e Kongo bën që boksieri shqiptar të mos ia dalë të afrohet siç do ai.

Raundi 9 – Hidhet plotësisht në sulm Marku, duke tentuar që të ndryshojë ndeshjen në favor të tij. Por Kongo mbrohet mirë dhe vetëm shmanget, duke mos pranuar duele nga afër dhe goditur nga larg.

Raundi 8 – Marku merr një paralajmërim për goditje në kokë dhe një faull. Më pas i hiqet edhe një pikë tjetër për goditje në pjesën e sipërme të kokës, me duelin që tashmë është bërë shumë i tensionuar.

Raundi 7 – Kongo është në avantazh dhe tani përpiqet vetëm që të shmanget dhe të lëshojë gjuajtje me të majtën.

Raundi 6 – Marku jep një të djathtë të fortë që në fillim, duke diktuar ritmin e tij. Kongo tashmë mundohet vetëm t’i shmanget dueleve dhe nga distanca po kontrollon situatën.

Raundi 5 – Duel i fortë mes dy boksierëve, me shkëmbime goditjesh nga afër e larg. Një e djathtë e fortë e Kongos vë në vështirësi boksierin shqiptar.

Raundi 4 – Marku nis raundin me një të majtë të pastër ndaj rivalit të tij, i cili provon vazhdimisht që të lidhet për të bllokuar sulmet radhazi të boksierit shqiptar.

Raundi 3 – Kongo ndryshon strategji, duke u munduar të mbajë Markun larg tij, për të shfrytëzuar duelin në distancë, duke i dhënë edhe një goditje të fortë me të djathtën boksierit shqiptar.

Raundi 2 – Marku sulmon vazhdimisht Kongo, teksa lëshon disa gjuajtje radhazi drejt kundërshtarit të tij, të cili e mbyll në kufijtë e ringut.

Raundi 1 – Dueli nis me Markun i cili lëshon goditje të forta ndaj kundërshtarit, i mbështetur nga një numër i madh tifozësh në arenën “O2” të Londrës.

PANORAMASPORT.AL

Ήυmbi jetën pas sherrit me thikë/ Ja kush është 18-vjeçari i υrarë në Shkozë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur nga një goditje me thikë pasi një konflikt të nisur mes të rinjve në zonën e Shkozës.

Sipas burimeve, viktima është Aurelio Dervishi, 18 vjeç, i cili është goditur për vdekje me thikë pas një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse).

Viktima ka mbetur fillimisht i plagosur, por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pse ma gërυishe makinën’! Dy vëllezër godasin me leva e thika dy persona që përfυndojnë në sρital

Përleshje me leva dhe thika në Uznovë të Beratit dhe shkak u bë gërvishja e makinës.

Dy vëllezërit, Donald dhe Denis Destani, përkatësisht 29 dhe 25-vjeç, kanë zbritur nga mjeti i tyre, kanë thyer me leva xhamat e automjetit të shtetasit Xhuljano Hyraj,27-vjeç, automjetit tip Ford Fokus ,me targa AA 562 CS. Pas kësaj, dy vëllezërit dhe Xhuljano Hyraj janë konfliktuar me thika e leva, derisa i kanë ndarë.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjne me dije se, Donald Destani ka marrë plagë thike në shpatull, ndërsa Xhuljano Hyraj ka marrë goditje me levë në kokë. Të njëjtat burime konfirmojnë se, të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit,ata do shoqërohen në Komisariatin e Policisë Berat, ku do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen,pasi nuk dihen ende shkaqet e konfliktit mes tyre.

‘Rreth orës 19:50, në lagjen “Uznovë”, Berat, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit D. D., 28 vjeç dhe D. D., 30 vjeç, (vëllezër), janë konfliktuar fizikisht, kanë goditur me sende të forta dhe u kanë thyer xhamat e mjeteve shtetasve Xh. H., 27 vjeç dhe Xh. K., 24 vjeç, të dy banues në Uznovë, të cilët po marrim mjekim në Spital, pa probleme për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambjentet e Komisariatit, të dy vëllezërit e përfshirë në konflikt dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’.

U Ιαrgua me zarf të zi/ Porosia që u la Egla banorëve ρara daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip” (Video)

Aktorja Egla Ceno është përjashtuar nga Big Brother VIP 3 këtë të diel, pas debatit të ashpër që pati pas prime-t me Meritonin dhe Ilnisën.

Vëllai i Madh u detyrua të merrte një vendim, pasi Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit. Largimi i saj u prit me çudi nga banorët të cilët e përqafuan, ndërsa aktorja u la porosi që të mos bien pre e provokimeve.

“Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.

Kujtojmë se Egla është një prej personazhet më të spikatur këtë edicion të Big Brother VIP 3 për lojën e saj agresive dhe pa doreza.

GabrieΙa e “Përρυthen”: Ήarxhoj 5 mijë euro në mυaj. Nuk e tregoj ku i gjej lekët, e kam sekret

Gabriela Arapi, ish-konkurrentja e Për’puthen ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur gjatë për jetën e saj private.

Gabriela ka treguar se është një person që ka shpenzime të mëdha, punon për t’i nxjerrë këto para dhe se nga pas ka ngacmime të shumta si nga personazhe VIP po ashtu dhe nga njerëz jo publik.

Ronaldo Sharka: Sa lekë harxhon Gabriela në muaj?

Gabriela Arapi: Kur kam bërë një herë llogaritë, diku deri tek 5 mijë euro.

Ronaldo Sharka: Ok që janë shumë rroga mesatare bashkë.

Gabriela Arapi: Po janë shumë, do fillojnë tani se ku i gjen ti lekët, etj, etj, por nuk e tregoj, e kam sekret. Më marrin në sysh dhe nuk më vjen më pastaj leku.

Ronaldo Sharka: Kush është shumë apo dhurata më e çmendur që një mashkull ka bërë për ty.

Gabriela Arapi: Këtu më gjete pak ngushtë. Një makinë por nuk e kam më. Nuk e tregoj shumën.

Ronaldo Sharka: Ka pasur meshkuj showbizi që të kanë shkuar dhe kanë nisur një flirt me ty duke bërë këtë batutë të Cartierit?

Gabriela Arapi: Po ka futbollistë të Kombëtares që kanë shkruar, por më shumë kanë shkruar jo të showbizit duke thënë “po çfarë do ti zemra aty, ta blejmë ne Cartierin”, ti nuk je për ata, ta shtrojmë ne me flori, me çfarë të duash”.

Ronaldo Sharka: Më trego një personazh publik që ka flirtuar apo ngacmuar me ty gjatë kohës së Për’puthen se ato ndjekin TV dhe kanë parë një gocë të bukur.

Gabriela Arapi: Nuk nxjerrim emra jo, se pastaj merren vesh, se mund të jenë dhe të martuar, të fejuar, në një lidhje, prandaj e ruajmë privatësinë.

Ronaldo Sharka: Ka pasur dhe kështu rastesh?

Gabriela Arapi: Po normale, që nxjerrin dhe gratë në Instagram.

U ρërjashtυa nga Big Brother Vip, reagon Egla Ceno

Aktorja Egla Ceno reagon pas përjashtimit nga Big Brother.

Ajo u bëri thirrje banorëve të tjerë që të mos bien pre e provokimeve të Meritonit dhe Ilnisës, duke theksuar se këto provokime do bëhen edhe më të shpifura.

Mes të tjerash ajo tha se e ka shijuar për kaq kohë sa qëndroi brenda në shtëpi, ndërsa u shpreh se me banorët do të shihet jashtë.

“Unë shpëtova për vetën time”, tha Egla duke u larguar.

“Është Ok fare. Ishte kënaqësi. Unë u kënaqa. Nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mos bini pre e provokimeve kaq të…mbajeni veten deri në fund. Unë bëra qejfin time, nuk jam pishman për asgjë. Gjerat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë. I ri ndjesës që kam kërkuar. Unë jam Egla dhe do takohemi jashtë. Mos bini pre e provokimeve sepse do bëhen më të forta dhe më të shpifura. Unë shpëtova për veten time”, tha Egla Ceno.

Ish-konkurentja e “Për’ρυthen” ρlas ‘bombën’: Romeo Veshaj, i dashυri i shoqes time jashtë…

Gabriela Arapi, ish-konkurentja e “Për’puthen” ka qenë e ftuara e radhës në “Mos i bjer me Top”.

Mes deklaratave të saj të shumta, Gabriela ka folur pa ‘filtra’ edhe për banorët e BBV3, në rubrikën me foto nga Ronaldo Sharka.

Një ndër fotot e përzgjedhura për Gabrielën, ka qenë Romeo Veshaj, për të cilin ajo ka lëshuar deklaratën ‘bombë’, ku ka treguar se Romeo ka qenë në një lidhje me shoqen e saj, madje ka lënë të nënkuptohet se lidhja ka vazhduar deri para hyrjes së tij në BBV.

Gabriela: Nuk ndërhyj te meshkujt e shoqeve të mia.

Gabriela: Kush është Heidi? Nuk e njoh.

Ronaldo: Po thua që Romeo ka pasur diçka me një shoqe tënden më parë?

Gabriela: Po, me një shoqe timen ka pasur. Ndoshta deri para hyrjes në BBV.

Ήistoria që përΙoti botën! Gjendet trupi i gruas që u hodh në lumin e akullt për të shρëtuar qenin

Trupi i Amanda Richmond Rogers, 45 vjeç, është gjetur në lumin North Fork Eagle, në Alaskë. Ajo u përpoq dhjetorin e kaluar që të shpëtonte qenin e saj, i cili ra aksidentalisht në lumin e akullt në zonën Anchorage, Alaskë.

Amanda dhe bashkëshorti i saj, Dr. Brian Rogers, shkuan pranë lumit për të festuar përvjetorin e 18-të të martesës së tyre, me 23 dhjetor 2023. Gjatë shëtitjes, një prej qenushëve të tyre, Groot, ra në lumin e akullt dhe Amanda nuk mendoi dy herë, por u zhyt për të gjetur dhe shpëtuar Groot.

Trupi i saj u gjet më 24 mars, e përqafuar me qenushin. Motra e saj, Jennifer Richmond, tregoi se Amanda e kishte Groot në krahët e saj si dikur dhe shtoi se Amanda “ndërroi jetë si një heroinë e vërtetë”.

“Trupi u gjet nga një kalimtar i rastësishëm”, u shpreh zëdhënësi i departamentit të policisë në Anchorage, Reene Oistad. Ekspertët ekzaminuan trupin dhe u konfirmua identiteti i së ndjerës.

“Amanda i donte shumë qentë, thuajse aq sa fëmijët tanë. Ata ishin familja jonë”, u shpreh bashkëshorti i saj, Dr. Brian

Ai tha se Amanda nuk u hodh në lumin e akullt “për të shpëtuar thjesht një qen, por për të shpëtuar një anëtar të familjes”.

Amanda Richmond Rogers me familjen e saj
Amanda ishte nënë e katër fëmijëve, Leif Thurmond, Liam, August dhe Bodhi Rogers.

TikTok-u u përlot nga historia e saj, duke treguar edhe njëherë se katërputroshët nuk janë thjesht kafshë që mbahen në shtëpi, por janë pjesëtarë të familjes. “Ata e gjetën. Ajo po përqafonte mikun e saj me gëzof”; “Nuk po qaj vetëm unë, e di”; “U prehtë në paqe! Ajo është një heroinë”; “Kafshët janë të pazëvendësueshëm për disa prej nesh” ishin disa nga komentet në TikTok.