Klodiana Lala: Janë gjetυr biseda të Veliajt me drejtorët, SΡAK po krγen verifikime

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për hetimet e SPAK që kanë tronditur Bashkinë e Tiranës, duke çuar deri tani në pranga tre drejtorë dhe me masa sigurie gjashtë të tjerë. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se kryebashkiaku Veliaj është në listën e personave që do të thirren për t’u pyetur dhe se roli i tij është duke u hetuar në dosjen 5D, por edhe në çështjen e inceneratorit të Tiranës, ky dy zyrtarë të bashkisë, Taulant Tushe dhe Namik Simixhiu janë në pranga.

“Zoti Veliaj është në listën e personave që do të pyeten. Deri tani nuk ka fletëthirrje zyrtare. Prokuroria po vijon me zbërthimin e telefonave. Po verifikohen edhe tenderat që dyshohet se jnë zhvilluar në institucionet e tjera. Veliaj është listuar si person që do të merret në pyetje si person në dijeni, më pas do të varet nga SPAK. A është nën hetim? Është nën hetim roli i tij, për të parë nëse ka qenë autoritet kontraktor, që në disa raste rezulton se ka qenë Bashkia Tiranë. Por edhe për të parë kontaktet. Gjatë kontrolleve në kompaninë 5D, mes drejtuesve ka kontakte edhe me zotin Veliaj që do të shihen nëse hyjnë në kategorinë e veprave penale. Hetime të tjera në bashki, dimë se Veliaj po hetohet në kuadër të inceneratorit. Taulant Tushe është në arrest me burg. Në kuadër të këtij hetimi është ushtruar kontroll në banesat e disa zyrtarëve shumë të lartë, janë marrë telefona dhe materiale. Taulant Tusha ka masë sigurie edhe për dosjen 5D, bashkë me Qaton dhe Mollën. Prokuroria është fokusuar fillimisht te tenderat në Bashki dhe në ndërmarrjet në varësi. Tani po sekuestron praktika të tenderave në qytete të tjera, Durrës, Shkodër, etj, ku 5D ka garuar për të fituar tendera”, tha Lala.

Lala shpjegoi edhe skemën e përdorur nga drejtorët për ngritijen e një kompanie që do të përvetësonte paratë publike, duke nisur fillimisht me një elektriçist dhe një bukëpjekës dhe më pas me Nestor Muhametllarin, sot i arrestuar nga SPAK.

“Do e them skemën me fjalë të thjeshta. Në 2016, një elektricist krijon kompani që e quan Igor Elektrik. Kjo kompani, pa mbushur as një muaj, fiton tenderin e parë. Këtë e merr te Ujësjellësi, ku Molla dhe Qato kanë patur funksione të rëndësishme në Bashki. Këtë kompani e shet në vitin 2017 edhe pse kishte xhiro të konsiderueshme, Muhamet Petritit, bukëpjekës. Muhamet Petriti rezultonte administrator, por nuk ishte as i regjistruar dhe siguruar, por sigurohej te furra e bukës së bashkëshortes. Një vit më vonë, Muhamet Petriti, vjehrri i vëllait të Qatos, e merr kompaninë 100%. Më pas kompania shitet 75 lekë të re, më pak se një kafe turke. Në 2021 shitet për 10 mijë euro te Nestor Muhametllari, ndërkohë që fitimin e kishte 2 milionë euro.

Nestor Muhametllari dhe Muhamet Petritit, që duhet të ishin pronarë, nuk kishin as numrin e njëri-tjetrit. Muhametllari kishte numrat e telefonit të Qatos dhe Mollës, por jo kontakt me pronarin e kompanisë. Pra ishin brenda një kompanie fiktive dhe ndodhte që zyrtarët e bashkisë, i shpallnin procedurat dhe ishte vetë kompania private dhe njerëzit e dërguar prej tyre, ndërhynin në user dhe bënin skualifikimin e të tjerëve. Të gjithë punonjësit e dinin kush ishin pronarët e vërtetë të kompanisë. Po të shohësh përgjimet, thonë e ka shtetit vetë. Një punonjëse thotë unë ika nga puna që të mos dilja në fushatë, këta më thoshin dil në fushatë. Në zgjedhje vendore, punonjësit e 5D merreshin me listë dhe nxirreshin në fushatë. Jo vetëm që e dinin kush ishin pronarët por heshtnin. Një nga punonjëset thotë plasi sherri këtu dhe thotë kam vajtur në shtëpi dhe po fle me Xanax. Gjykata e Posaçme në pikën 88 të vendimit, i lë detyrë SPAK-ut të hetojë kreun e autoritetit kontraktor, por nuk e përcakton a është Bashkia apo shtetasi Veliaj. Po ta lexosh me kujdes, kupton që gjykata ka lënë detyrë të hetohet direkt Erion Veliaj. Të gjithë procedurat e fundit tenderuese, autoriteti kontraktor ishte Bashkia e Tiranës”, tha Lala.

Foto e video int*me të ύαjzave shqiptare e të mitύrve! Grupi në TeΙegram bën namin, autoritetet nuk e mbyllin dot

Në aplikacionin Telegram ekziston një grup me mijëra anëtarë të cilët publikojnë foto dhe video nudo të vajzave.

Rasti është denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”.

Përveç fotografive, publikohen edhe video, ku shihen duke kryer akte seksuale, ndërsa poshtë tyre vazhdojnë komentet bullizuese dhe shantazhuese. Pas mbylljes së grupit “Albkings”, me ndërhyrjen e autoriteteve të Kosovës ku u arrestuan 2 të rinj të cilët e administronin është krijuar grupi “Shqipet 87” i cili me shpejtësi numëron aktualisht rreth 24.600 ndjekës të cilët me adresa fallco apo jo, denigrojnë vajza, gra e të mitur.

Madje marrëzia shkon edhe përtej ku shpërndajnë informacione mbi to, si numra telefonash dhe adresa të vajzave , por jo vetëm aq, pre e këtij rrjeti kanë rënë edhe të miturit. Grupi shërben edhe për gjëra të tjera ilegale. Pra për këta përdorues të këtij grupi në Telegram mosha, masa apo kufinjtë nuk kanë limite.

Gazetarët e Fiksit treguan se sa me lehtësi mund të bëhesh pjesë e këtij rrjeti, dhe në adresën tënde të vijnë qindra mesazhe .

Në grupin “Shqipet87” ka me mijëra anëtarë online në çdo sekond. Ky aplikacion është në dhjetëshen e programeve më të shkarkuara në botë. Nga të dhënat në mars të këtij viti aplikacioni ka mbi 900 milion përdorues aktive.

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi tha për Fiksin se këto grupe janë më të lehta për t’u hapur se për t’u mbyllur, sepse Telegram është një platformë që nuk përgjigjet. “Autoritet shqiptare mund të merren me anëtarët e grupit, ata mund të identifikohen dhe të përgjigjen para ligjit” thotë Kallanxhi.

Ndërkohë Altin Hazizi, drejtor i “Qendrës për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri” thotë se ky problem është ngritur edhe në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, por Telegram është një platformë që nuk përgjigjet, pasi është një aplikacion i hapur në Rusi dhe më vonë për shkak të luftës është shpërngulur në Dubai.

“Na janë adresuar raste ekstreme të dhunës seksuale me të mitur në këto grupe, ndaj shteti duhet ta mbylli këtë rrjet për aq kohë sa aplikacioni nuk ofron siguri dhe nuk përgjigjet” thotë Hazizi.

Ai e vë theksin edhe tek përgjegjësia e prindërve , të cilët nuk duhet t’i publikojnë fotot e fëmijëve në rrjete të pasigurta, pasi ato bëhen pre e pedofilave.

Për mbylljen e këtyre grupeve, Telegrami nuk u përgjigjet autoriteteve tona shtetërore. Por jo vetëm autoriteteve tona, ndaj shumë shtete e kanë bllokuar si aplikacion për të ruajtur privatësinë e shtetasve të tyre./albeu.com

“Çdo dhimbje që ne kemi përjetυαr do e ndjesh”/ Meritoni ‘ρaralajmëron’ Eglën: Edhe jashtë do të … (Video)

Duket se debatet mes Eglës dhe Meritonit nuk kanë fund, edhe pas rikthimit të tyre në shtëpi pas skualifikimit.

Ditën e sotme, teksa ishin duke marrë rreze dielli në pishinë, ata kanë ironizuar njëri-tjetrin, e nga ana tjetër Meritoni e ka paralajmëruar aktoren se do e bëjë të paguajë për çdo moment të vështirë që kaluan ai dhe Ilnisa.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: O teta Eglantina

Egla: Po vazhdon prapë me teta ti? Vazhdo…(Qesh)

Meritoni: Po ti po vazhdon me ‘stalker’? Shpifse! Shpif pra shpif, sepse do të mbash përgjegjësi për të gjitha këto!

Egla: Edhe për ‘stalker’ e vendosi publiku!

Meritoni: Por shpifjet e tua do vazhdojnë edhe jashtë. Janë edhe jashtë, do i shijosh, do i përjetosh, do i ndjesh… Çdo dhimbje që ne kemi përjetuar do e ndjesh!

SHIKO VIDEON KËTU

Një romαncë me Riken?! Fation Kuqari: “Lotët 5 minυta janë…”

Fation Kuqari, ish-konkurrent i formatit ‘BBV3’, së fundmi ka qenë i ftuar në një lidhje telefonike për ‘Live From Tirana’ ku ka folur lidhur me eksperiencën e tij në formatin më të ndjekur në Shqipëri.

I pyetur se si ka qenë eksperienca e ‘Big-ut’ për të Fationi është shprehur: ‘Njeriun ku ta hedhësh, mësohet. Ajo java e parë ishte pak e sikletshme, pa telefon, por mësoheshe dhe kalon bukur.

Njeriu nuk ka moshë për t’u rritur, për të mësuar disa gjëra që nuk i njihje nga vetja. Kur je me familjen e gjen gjuhën, por të bashkëjetosh me disa njerëz që nuk i njeh, është shumë e çuditshme.’

E teksa u përfol për një romancë që mund të lindte mes Fationit dhe Rikes, ish-banori i ka ‘shuar’ aludimet:

‘Nuk e gjetëm gjuhën. Në gjërat që kërkoja unë, nuk përshtatej si gjë.’

Gjatë momentit të daljes nga shtëpia të Fationit, vumë re që Rikja u përlot shumë por çfarë mendon Fationi për ‘trishtimin’ e Rikes?👇🏻

‘Por lotët 5 minuta janë…’- ka thënë ai.

S* ks brenda BBV? Ema Andrea “i tregon bυrgun” Ilnisës! Reagon νëllai i ish-bσnores: Lexoje mirë ligjin (Foto)

Ilnisa Agolli la shtëpinë e Big Brother të shtunën, si banorja më pak e votuar midis Meritonit dhe Eglës.

Por pak orë para se të dilte, në mediat rozë u përhap video nga një moment intim mes saj dhe Meritonit. Çifti ishin mbuluar me çarçaf dhe fshehur mes dy krevateve, teksa lëvizjet i bënë shumë të mendojnë se ata u përfshinë në marrëdhënie intime.

Lidhur me këtë, ka reaguar aktorja Ema Andrea, e cila përmes një postimi në Instagram tregon ligjin që dënon deri në burg kryerjen e marrëdhënieve seksuale në publik.

Ilnisa nuk ka reaguar për këtë, as kur gazetari Ronaldo Sharka i tha se ajo arriti të thyejë “tabu” duke kryer marrëdhënie brenda shtëpisë me një djalë 10 vjet më të ri se ajo. Ilnisa as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi.

Mirëpo në mbrojtje të saj ka dalë i vëllai, i cili i përgjigjet Ema Andreas duke i thënë ta lexojë mirë kodin penal, pasi nuk është ashtu siç e interpreton ajo.

“Meqë aktorëve po i duket vetja juristë ta lexojnë mirë kodin penal”, shkruan vëllai i Ilnisës në Instagram.

Njerëzit mbeten të tmerrυαr pasi i kërkυαn inteΙigjencës artificiaΙe të tregojë si dυket Ferri (Video)

Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më tepë pjesë e punës të gjithkujt, por nuk mungojnë rastet e shumta kur teknologjia futuristike përdoret për kreativitet.

Me programet e inteligjencës artificiale tashmë mund të gjenerohen fotografi, por edhe video nga “hiçi”.

E përdoruesit kanë vendosur ta pyesin AI të gjenerojë një video se si e imagjinon Ferrin. Rezultatet kanë lënë të shokuar mijëra njerëz në rrjetet sociale.

Në videon e parë të gjeneruar nga AI, dallohen disa duar njerëzish që duket se tentojnë të kërkojnë ndihmë, ndërsa tiparet e tyre shfaqen të shpërfytyruara.

Në videon tjetër, pamjet duken edhe më të frikshme, teksa trupa njerëzorë shfaqen duke notuar në atë që ngjan si lumë gjaku.

“Me rrόgë nuk bëhet more djαΙë”/ Moisiu për Metën: Si e bëri ραsurinë? Unë jam me një shtëpi që 52 vite…

Ish-presidenti Alfred Moisiu, ka analizuar sot në “Breaking” në Top News, aktivizimin në politikë të pasardhësit të tij, Ilir Metës.

Sipas Moisiut, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë gabime, ndërsa ngriti dyshime për pasurinë e tij, për të cilën tha se “nuk e bën dot me rrogë”.

“Sa i takon pasardhësit tuaj në detyrë Ilir Metës që për një kohë të gjatë ka qenë figurë dominante në politikë, tani ka probleme me ligjin. Ka impakt Ilir Meta në politikë apo është zbehur?”, pyeti moderatori Xhoi Malësia.

“Ilir Metën e njoh herët, është djalë punëtor, por ka bërë gabime. Ka një pasuri që nuk e di domethënë, edhe unë isha president, unë jam me një shtëpi 52 vjet që në ‘72. Pse nuk doja unë pallate? Me rrogë nuk bëhet more djalë. Unë nuk i blija dot. Unë jam i edukuar, duhet t’i japësh vendit tënd, jo t’i marrësh. Kështu jam përpjekur t’i edukoj edhe fëmijët e mi”, tha ish-presidenti Moisiu.

Ema ‘thυmbon’ Ilnisën: Kυsh krγen marrë dhënie në ρυblik dënohet me bυrg!

Ilnisa Agolli është eliminuar prej formatit më të ndjekur të ‘BBV3’, e cila ditën e djeshme ishte e ftuar në ‘Fan Club’ teksa foli lidhur me eksperiencën e saj në atë format.

Ilnisa krijoi një romancë brenda shtëpisë me Meritonin, i cili momentalisht është ende pjesë e garës edhe pse premtoi që nëse Ilnisa eliminohej dhe ai do të linte garën përgjysmë.

Sigurisht që ditën e djeshme Ilnisa nuk i ka shpëtuar as pyetjes për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me Meritonin brenda në ‘BBV3’ por ajo as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar.

Pas kësaj, aktorja Ema Andrea ka bërë një postim thumbues në Instastory teksa shkruan:

‘Kodi Penal: Kryerja e marrëdhënieve seksual.

ose homoseksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvaitje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.’

Upss! Egla u rikthγe në BBV, Arbana Osmani ironizon keq ρroduksionin: “Kualiteti duke νdekυr”

Egla Ceno u rikthye mbrëmjen e djeshme sërish në ekranin e “Top Channel”, në emisionin “Big Brother VIP”.

Pavarësisht se u skualifikua nga gara për bullizëm të vazhdueshëm, Eglës iu dha edhe një tjetër mundësi për të vazhduar garën.

Megjithatë përpos një pjese të madhe të publikut, diçka e tillë duket se nuk i ka pëlqyer as moderatores Arbana Osmani.

Ajo ka bërë një postim në InstaStory, ku edhe pse nuk ka përmendur emra, të gjithëve iu shkoi mendja te “Top Channel” dhe “Big Brother VIP”.

“Kualiteti i televizioneve është duke vdekur“, thuhet në postimin e moderatores.

“Do të ther po tregove”, flet 16-vjeçarja e abύzύαr nga 60-vjeçari në fshatin Vrap

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Vrap të Tiranës.

Një 16-vjeçare denoncoi një 60-vjeçar, bashkëfshatar të saj, duke thënë se ai kishte abuzuar me të disa herë. Adoleshentja, në një lidhje direkt me emisionin Me zemër të hapur në News24 të moderatores Enis Ahmeti tha se është kërcënuar me thikë nga 60-vjeçari, teksa ky i fundit, sipas saj, i ka thënë se do ia vrasë edhe të afërmit.

Adoleshentja: Kam pasur mbështetjen e gjyshes dhe babait. Kam pasur vetëm mbështetjen e të afërmve, jo të institucioneve. Kam qenë duke ardhur nga shkolla. Më ka kërcënuar me thikë. Pastaj më ka futur në një banesë, ku nuk ka më banor. Më tha mos trego se do të ther. Më ka mbajtur 2 orë. Më ka thënë mos trego se do të ther ty dhe njerëzit e shtëpisë. Për 3 muaj unë nuk kam treguar sepse kisha frikë.

Prapë më doli përpara dhe aty më ka parë një person. Ai i tha 60-vjeçarit që nuk ke turp që merresh me fëmijë. Pastaj më liroi. Ka abuzuar disa herë, për 3 muaj resht. Më merrte në telefon dhe më thoshte hajde në këtë vend. Ai kishte dy numra dhe më thoshte më merr në celular. Mesazhet e shkëmbyera i ka Komisariati 1. Ai i binte telefonit dhe të afërmit e zbuluan.

(Balkanweb)