Lufta në Lindjen e Mesme, Katari bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë mund të ndodhë ”brenda ditëve”

Ministri i energjisë i Katarit ka paralajmëruar se Iufta në Lindjen e Mesme mund të “rrëzojë ekonomitë e botës”, duke parashikuar se të gjithë eksportuesit e energjisë në Gjirin Persik do të ndalin prodhimin brenda pak ditësh dhe do ta çojnë çmimin e naftës në 150 dollarë për fuçi.

Saad al-Kaabi i tha Financial Times se edhe nëse lufta do të përfundonte menjëherë, Katarit do t’i duheshin “javë deri në muaj” për t’u rikthyer në ciklin normal të shpërndarjes pas një sulmi me dron iranian në uzinën më të madhe të gazit natyror të lëngshëm.

Katari, prodhuesi i dytë më i madh në botë i LNG (Liquefied Natural Gas, që në shqip do të thotë gaz natyror i lëngshëm), u detyrua këtë javë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit në uzinën Ras Laffan. Edhe pse Katari eksporton një pjesë të vogël të gazit në Evropë, ministri tha se kontinenti do të ndiejë dhimbje të madhe pasi blerësit aziatikë do të tejkalojnë ofertat e evropianëve për çdo sasi gazi të disponueshëm, ndërsa vendet e tjera të Gjirit nuk do të jenë në gjendje të përmbushin detyrimet kontraktuale.

“Çdokush që nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ne presim ta bëjë në ditët e ardhshme nëse kjo vazhdon. Të gjithë eksportuesit në rajonin e Gjirit do të duhet ta shpallin,” tha Kaabi. “Nëse nuk e bëjnë, në një moment do të përballen me përgjegjësi ligjore, dhe kjo është zgjedhja e tyre.”

Komentet e Kaabit pasqyrojnë shqetësimin në rritje në Gjirin Persik për pasojat ekonomike të luftës së SHBA-ve dhe Izraelit me Iranin, e cila ka shkaktuar kaos në rajonin e pasur me naftë. Çmimi i naftës Brent u rrit me 2.5% në 87.6 dollarë për fuçi të premten në mëngjes në Evropë, niveli më i lartë që nga fillimi i konfliktit. Çmimet e gazit në Evropë u rritën me 5%, por mbetën nën kulmin e javës.

Kaabi paralajmëroi: “Kjo do të rrëzojë ekonomitë e botës. Nëse lufta vazhdon për disa javë, rritja e PBB-së në mbarë botën do të ndikohet. Çmimet e energjisë do të rriten për të gjithë. Do të ketë mungesa produktesh dhe një zinxhir fabrikash që nuk do të mund të furnizojnë.”

Ai tha se ndërsa operacionet detare të Katarit nuk ishin dëmtuar, pasojat në tokë po shqyrtoheshin ende. “Ende nuk e dimë shkallën e dëmit, pasi po vlerësohet. Nuk është e qartë se sa kohë do të marrë për t’u riparuar,” shtoi ai.

Ministri shtoi se projekti prej 30 miliardë dollarësh i Katarit për të rritur kapacitetin e prodhimit në fushën e gazit North Field nga 77 milionë në 126 milionë tonë në vit deri në 2027 do të vonohej. Prodhimi i parë ishte planifikuar për tremujorin e tretë të këtij viti.

Kaabi parashikoi se çmimet e naftës mund të arrijnë në 150 dollarë për fuçi brenda 2–3 javësh nëse cisternat dhe anijet tregtare nuk do të mund të kalojnë ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe detare ku kalon një e pesta e naftës dhe gazit botëror. Ai parashikoi gjithashtu se çmimet e gazit mund të ngjiten në 40 dollarë për njësi termike britanike, gati katër herë më shumë se para luftës.

Ngushtica e Hormuzit është bllokuar që nga sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit. Të paktën 10 anije janë goditur, primet e sigurimit janë rritur dhe pronarët e anijeve nuk duan të rrezikojnë ekuipazhet. Presidenti amerikan Donald Trump dhe zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar se lufta mund të zgjasë javë.

Kaabi tha se prodhimi në Katar nuk do të rifillojë derisa të ketë një ndërprerje të plotë të armiqësive. “Ne nuk do të vëmë njerëzit tanë në rrezik,” tha ai.

Inxhinierët kërkojnë reformë rrënjësore për investimet në rrugë

Inxhinieri i njohur dhe profesori Faruk Kaba ka bërë thirrje për një qasje të re dhe më rigoroze në menaxhimin e veprave pubIike në Shqipëri. Sipas tij, cilësia dhe jetëgjatësia e rrugëve nuk mund të garantohen pa një kontroll të rreptë profesional dhe pa ndryshime thelbësore në strukturat ligjore e kontraktuale.

Ai ka renditur pesë pika kyçe që do të shërbenin si shtylla për një infrastrukturë moderne dhe të sigurt:

Sipas Prof. Kabës, hapi i parë drejt profesionalizimit është krijimi i Urdhrit të inxhinierit. Ky organizëm do të shërbente si një “filtër” për licencimin, mbrojtjen e etikës profesionale dhe rritjen e përgjegjshmërisë. “Duhet të kemi një institucion që garanton integritetin e inxhinierit dhe mbron profesionin nga ndërhyrjet jashtë-teknike”, – shprehet z. Kaba.

Për të shmangur gabimet në projektim dhe për të ndjekur trendet botërore, ai propozon ngritjen e një Komiteti Shkencor për Rrugët.

Ky organ do të përbëhej nga ekspertët më të mirë të fushës, të cilët do të analizonin standardet teknike dhe do të jepnin konsulencë për projektet strategjike kombëtare dhe të jenë një filtër për projektet e investimeve në infrastruktura kyçe.

Një nga pikat më kritike mbetet jetëgjatësia e investimeve. Eksperti këmbëngul që kompanitë ndërtuese duhet të ofrojnë garanci mbi 10-vjeçare për veprat që dorëzojnë.

Kjo do t’i detyronte firmat të përdornin materiale cilësore dhe të mos kursenin në proceset teknologjike, pasi çdo defekt pasues do të rëndonte mbi buxhetin e tyre dhe jo të shtetit.

Në shumë raste, dështimi i një projekti vjen nga mungesa e mbikëqyrjes në terren. Prof. Kaba thekson se duhet të funksionojnë realisht kontrollet dhe supervizimet. “Supervizori nuk duhet të jetë thjesht një firmë mbi letër, por autoriteti që mban përgjegjësi ligjore për çdo centimetër rrugë të shtruar”, – nënvizon ai.

Z. Kaba propozon që asnjë kontratë ndërtimi të mos nënshkruhet pa përfshirë një plan të detajuar dhe të financuar për mirëmbajtjen afatgjatë. Sipas tij, është më e lirë të mirëmbash një rrugë vazhdimisht sesa ta rindërtosh atë nga e para çdo 4-5 vjet.

Punimet pa CBR, një standard që garanton strukturën e rrugës

Në ndërtimin e rrugëve, CBR (California Bearing Ratio) është një tregues teknik që përdoret për të vlerësuar fortësinë dhe aftësinë mbajtëse të tokës ku do të ndërtohet rruga.

Ai tregon sa rezistente është toka ndaj ngarkesave që do të ushtrohen nga trafiku, nga makinat e lehta deri te kamionët e rëndë. Para se të nisë ndërtimi, inxhinierët duhet të kuptojnë nëse toka ekzistuese është e mjaftueshme për të mbajtur strukturën e rrugës.

Nëse toka është e dobët, rruga mund të fundoset, të çahet ose të krijojë gropa pas një kohe të shkurtër përdorimi. Për këtë arsye kryhet testi CBR, i cili mat rezistencën e tokës ndaj depërtimit dhe e shpreh rezultatin në përqindje.

Një burimi në ARRSH tha se punimet në akset e Korridorit VIII janë bërë pa CBR dhe të gjitha rrugët e bëra vitet e fundit bëhen pa këtë vlerësim.

CBR shërben si bazë për projektimin e gjithë shtresave të rrugës. Sa më e ulët të jetë vlera, aq më shumë ndërhyrje kërkohen për të forcuar bazën, shtresa më të trasha zhavorri, stabilizim me gëlqere ose çimento, apo zëvendësim i tokës së dobët.

Nëse vlera është e lartë, struktura e rrugës mund të ndërtohet me shtresa më të holla dhe kosto më të ulët. Inxhinieri tha se CBR ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësinë dhe sigurinë e rrugës. Një projektim i saktë bazuar në këtë tregues siguron që rruga të përballojë trafikun për vite me radhë pa dëmtime të mëdha.

Për këtë arsye, CBR konsiderohet një nga parametrat më të rëndësishëm gjeoteknikë në projektimin dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore, i cili nuk u krye në Korridorin VIII.

Ministri i Jashtëm iranian bën deklaratën “bombë” dhe paraIajmëron Trump

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar Presidentin amerikan, Donald Trump, se nëse ai kërkon përshkallëzim, forcat e armatosura iraniane janë të gatshme.

Araghchi tha në një deklaratë se hapja e Presidentit iranian Masoud Pezeshkian për ulje të tensioneve në rajon ishte “vrasur menjëherë” nga keqinterpretimi i Trump-it mbi kapacitetet e Iranit.

Ai shtoi se “aventura njëjavore e Trump-it ka kushtuar tashmë ushtrisë amerikane 100 miliardë dollarë, përveç jetëve të ushtarëve të rinj”, duke shtuar se kostoja do të përfundojë tek populli amerikan.

Araghchi gjithashtu akuzoi Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se ka mashtruar SHBA-në për të luftuar luftërat e saj, duke shtuar se kjo ishte “një luftë e zgjedhur” nga ata që vendosin “Izraeli-i-parë”.

“Miri òrdiner family”, Landi i West Side Family reagon pas deklaratës së Selin

Këngëtari i njohur i grupit të West Side Family, Roland Hysi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për deklaratën e Selin Bollatit që bëri gjatë një debati me Rogert Sterkajn.

Teksa ky i fundit iu drejtua duke i thënë ‘ky është Zoti për ty në lojë, Miri i West Side Family’, banorja iu kundërpërgjigj menjëherë duke thënë se ai është ‘Miri ordiner family’.

Më pas Selin shtoi se e kishte fjalën për lojën e Mirit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, dhe pjesë me të ishin Rogerti dhe Artani.

Por Rogerti dhe Miri i thanë që të ketë kujdes se është një grup i njohur dhe nuk mund të flasë në atë mënyrë.

Lidhur me këtë ka bërë një postim në “Instastory” ku ka publikuar videon e këtij momenti dhe bashkëngjitur me të shkruan:

“Deri ku mund të shkohet për lojë?

-Miri Ordiner Family

Cit Selin.

Jashtë apo brenda Miri është Miri, pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e West Side Family. KUDO DHE GJITHMONË KEMI PASUR VETËM NJË STANDARD”.

Tragjike në vendin fqinj, 26-vjeçarja gjendet e vdekur në ditëlindjen e saj

Komuniteti lokal në Mytilene të Greqisë është tronditur nga Iajmi tragjik i humbjes së jetës të një gruaje 26-vjeçare, e cila u gjet e vdekur të shtunën në mëngjes.

Siç raporton Aeolos.tv, gruaja kishte dalë me shoqet e saj natën e kaluar dhe nuk u zgjua të nesërmen në mëngjes, në ditëlindjen e saj. Policia dhe mjekët-ligjorë shkuan me nxitim në vendngjarje, ndërsa ekspertiza pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e vdekjes së saj.

26-vjeçarja thuhet se u gjet pa ndjenja nga nëna e të dashurit të saj. Sipas të njëjtit burim, gruaja e re ishte me origjinë nga Plomari dhe punonte në një dyqan në ishull. Ajo jetonte në shtëpinë e prindërve të partnerit të saj, me të cilin kishte ëndrra për të ardhmen.

Partneri i saj u largua herët në mëngjes për në punë dhe e telefonoi, pa marrë përgjigje. Më pas i kërkoi nënës së tij të shkonte ta zgjonte, dhe ajo e gjeti pa ndjenja dhe njoftoi menjëherë policinë dhe ambulancën.

Për momentin mundësia e një akti kriminal është përjashtuar, ndërsa gruaja nuk raportohet se po përjetonte ndonjë problem shëndetësor ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të japë më shumë sqarime për rrethanat e vdekjes.

Pushime në kohë lufte! Nga vajza e ish-deputetes te Kejsi Tola e Alesia Bami, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

Lufta e nisur mes SHBA, Izraelit dhe Iranit ka sjellë panik kudo, përfshi edhe Shqipërinë. Prej gati 1 jave, Iajmet kombëtare e ndërkombëtare flasin për përplasje të ashpra, duke lënë pas viktima dhe dëme të shumta.

Irani i është përgjigjur goditjes, duke lëshuar raketa në disa vende në lindjen e Mesme, ndërkohë edhe Dubai. E si një vend që ka shumë shqiptar, shqetësimi për bashkatdhetarët ka qenë i shtuar.

Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se në Emirate aktualisht ndodhen afro 3 mijë shqiptarë, 1500 rezidentë. Ndërkohë, afro 1500 të tjerë ndodhen atje për qëllime turistike, 500 nga të cilët janë vetëdeklaruar në ambasadë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai?

Reperi i njohur kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në ‘InstaStory’, pasi ka marrë një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit e tij që janë shqetësuar për sigurinë e tij për shkak të situatës së tensionuar në rajonin ku ai ndodhet aktualisht.

Përmes një mesazhi të shkurtër, artisti ka bërë të ditur se ndodhet në Dubai dhe është mirë, duke siguruar fansat se nuk ka asnjë arsye për shqetësim.

“Faleminderit shumë krejtve që më keni shkrujt dhe keni pyet për mua. Jam mirë, jam safe, mos u bëni merak. Respekt maksimal për gjithë kujdesin që ma keni tregu”, – ka shkruar Fero në ‘InstaStory’.

Po në Dubai është edhe ish-partnerja e tij, Arbenita. Prej disa kohësh modelja jeton dhe punon në Dubai, duke ndërtuar jetën e saj në këtë vend. Por duket se edhe modelja ka reaguar, duke treguar se është në gjendje të mirë dhe nuk ka pasur probleme nga sulmet e Iranit.

Ndërkohë që këto kohë edhe Alesia Bami ka qenë në vendin luksoz. Moderatorja, e cila është distancuar këtë sezon nga ekrani, ka treguar në rrjetet sociale se është duke shijuar pushimet në Dubai dhe se nuk është ndikuar aspak nga situata.

Në rrjetet e saj sociale, ajo shfaqet duke shijuar restorantet luksoze dhe plazhet e Dubait. Vetë Alesia ka preferuar që mos të tregojë nëse sulmet e ndodhura kanë qenë pranë saj.

Jeta luksoze e Morena Tarakut në Dubai ka marrë një kthesë të papritur gjatë ditëve të fundit. Qyteti i njohur për qetësinë dhe qiellgërvishtësit është gjendur nën sulmin e raketave dhe dronëve iranianë, pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve të ashpra mes SHBAsë, Izraelit dhe Iranit.

Në mes të kësaj situatë aspak të zakonshme ndodhet edhe Morena, e cila ka ndarë me ndjekësit pamje reale nga ajo që po ndodh rreth saj. Në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Morena ka publikuar një video ku shihet një shtëllungë e madhe tymi dhe zjarri vetëm pak metra larg vendbanimit të saj, si pasojë e rënies së mbetjeve nga dronët e interceptuar.

Një tjetër modele që këto ditë ka qenë në Dubai, është edhe Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda.

Në rrjetet e saj sociale, ajo ka publikuar foto nga rrugët e Dubait, duke shkruar ‘Jeta vazhdon’, ku fatmirësisht asnjë problem nuk ka pasur edhe për të.

Një tjetër artiste që këto ditë është gjendur në Dubai është edhe Kejsi Tola. Këngëtarja në rrjetet sociale ka publikuar pamje gjatë pushimeve të saj.

Pavarësisht komenteve, vetë Kejsi ka preferuar që të mos flasë për atë që është duke ndodhur por të publikojë imazhet nga destinacionet e përzgjedhura.

Natyrisht që si çdoherë, artistja ka preferuar që të mos zbulojë se kush e shoqëron këto ditë në Dubai.

Sakaq, ministria jonë ka bërë thirrje që shqiptarët që gjenden në këto vende, të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak të një përshkallëzimi të situatës në Lindjen e Mesme.

“Tër bόhet” shqiρtari, gjen g. rυαn dhe υjehrrën në k reυαt me një b. υrrë tjetër… (VIDEO)

Nuk janë të pakta rastet ku tra.dhëtia është prezente edhe në ç iftet shqiptare.

Një martesë ka përfùnduar në di/vorc, pasi një burrë nga Vlora ka ka/pur gr/uan me të dashurin në shtëpi.

Burri, i cili kishte merak ta Iinte gruan vetëm në shtëpi, kishte marrë vje/hrrën që të qëndronte me të.

Mirëpo, nënë e bijë duket se nuk e kanë patur problem që të ftojnë në kr/evat edhe një mikun e tyre…

“ALARM NATËN! Tërmet i fuqishëm lëkund dhe Shqipërinë – 5.4 ballë zgjojnë qytetarët, ja ku ishte epiqendra!”

“LAJM I FUNDIT / NATË PA GJUMË!

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka tronditur rajonin në orën 04:32 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ishte në Epir, Greqi, vetëm 47 km larg Konispolit, por lëkundjet janë ndjerë qartë edhe në shumë zona të Shqipërisë.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale, por paniku ka qenë i madh te qytetarët që janë zgjuar nga lëkundjet.

Pasojat e luftës në Iran po fillojnë të ndihen, nafta në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, në Tiranë 185 lekë/ litër

Çmimi i naftës në Elbasan është rritur ndjeshëm këtë të shtunë. Nga një vëzhgim në disa pika karburanti në qytet, një litër naftë po shitet deri në 195 lekë.

Vetëm një ditë më parë çmimi i naftës ishte rreth 182 deri në 185 lekë për litër, pothuajse i njëjtë edhe me benzinën. Sot, në disa pika karburanti, çmimi është rritur menjëherë me rreth 10 lekë për

Kjo rritje e shpejtë ka ngritur dyshime edhe për abuzime nga distributorët e karburanteve.Ndërkohë në Tiranë çmimi i naftës vijon të jetë më i ulët. Në shumicën e pikave të karburantit një litër shitet rreth 182 lekë, ndërsa në disa raste ka arritur deri në 185 lekë.

Brenda pak ditësh çmimi i naftës në kryeqytet është rritur dy herë.

Tregtarët e karburanteve e lidhin këtë situatë me rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e tensioneve dhe luftës në Lindja e Mesme.

Për situatën e krijuar, qeveria shqiptare ka zhvilluar një takim me përfaqësues të kompanive të hidrokarbureve.

Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura morën pjesë disa ministri dhe përfaqësues të sektorit, ku u diskutua ndikimi që mund të ketë situata ndërkombëtare në tregun shqiptar.

Deri tani nuk ka një vendim nëse qeveria do të ndërhyjë në tregun e karburanteve./ORA

“Babi shiti gjithçka që kishim”/ Rrëfimi i fortë i Malit në Big Brother: Nëna ka falur shumë, kur dëgjoja zhurma natën

Banori i Big Brother VIP Albania 5, Mali, ka rrëfyer sonte linjën e jetës së tij aspak të lehtë.

Këngëtari ka treguar mes lotëve historinë e komplikuar me babanë e tij, ndërsa për nënën, Violeta Kukajn, tha se ishte heroina e tij.

“Marrëdhënien me nënën e kam shumë të veçantë. Ka qenë shumë aktive dhe e ka arritur qëllimin. Sa herë ka pasur dasma dhe koncerte më ka marrë me vete.

Babai nuk ka qenë njeri i mirë. Gjithçka që kishim punuar nuk ishte më për shkak të babit. Mendoi vetëm për vete dhe shiti gjithçka. Nuk na ka vlerësuar as ne, as nënën. Ka falur shumë nëna dhe gjëja më e logjikshme ishte ndarja. Ka pasur shumë momente natën në gjumë… dëgjoja zhurmë të madhe dhe çohesha shpejt të shihja çfarë ka ndodhur.

Thjesht nuk ka qenë njeri i mirë. Kujtimi i fundit ishte kur firmosën letrat dhe i tha nënës: “S’kam me të lënë pa të shkatërru”. Nuk e kam kuptuar kurrë, por e kam pranuar. Fjalën “babë” e kam thënë aq pak vitet e fundit. Nënën e kam inspirim për gjithçka, për artistin dhe njeriun që është. Ka luajtur rolin e nënës dhe babës. Nënën e kam heroinë, prandaj krijova këngën për të. Shpresoj ta kem bërë sadopak krenare” – rrëfeu Mali.

Pas rrëfimit prekës, Mali u surprizua me një takim me nënën e tij, artisten e njohur Violeta Kukaj./Top Channel