Sγlvinho shpall të ρremten listën për dy miqësoret e marsit, ρriten dy rikthime të mëdha

Sylvinho ka gati listën e zgjeruar për dy ndeshjet miqësore të marsit, teksa në të do jenë sërish Armando Broja dhe Rey Manaj.

Të premte në orën 12:00 trajneri do bëjë publik emrat që janë thirrur për miqësoret kundër Kilit dhe Suedisë.

Më 22 mars në Parma të Italisë kuqezinjtë luajnë kundër Kilit, ndërsa tre ditë më vonë në Stockholm luhet ndeshja kundër vendasve të Suedisë.

Këto janë dy ndeshjet e para për këtë vit, me brazilianin që do shohë nga pranë formën e lojtarëve.

Për këto ndeshje do të jenë më shumë se 26 emra, teksa Broja dhe Manaj do vendosen nën urdhrat e trajnerit.

Lυiz Ejlli rikthehet në Big Βrother VIP Albania! Ja data kur do të fυtet sërish

Moderatori i Big Brother VIP Albania 3, Ledion Liço, ka konfirmuar pjesëmarrjen e Luiz Ejllit në spektaklin e së shtunës me 16 Mars.

Në përfundim të puntatës së kaluar, ai bëri të ditur për prezencën e fituesit të edicionit të dytë. Liço tha se kohët e fundit është përfolur shumë për këtë gjë, por që do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij për situatat në shtëpi.

“Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të Big Brother VIP. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha prezantuesi.

Në nominim për këtë javë janë Françeska Murati, Ilnisa Agolli, Roza Lati dhe Sara Karaj. Votimi për publikun është për banoren që duan të shpëtojnë.

Në ndërkohë, si liderë të shtëpisë u zgjodhën: Romeo Veshaj dhe Julian Deda.

Ήistoria e υeçantë, greku që do shqiρtarët

Njerëzit e thjeshtë që takoj – Niko kamarieri, flet 7 gjuhë, me kunatë shqiptare, “ndërron” ligjin e luftës

Këtë fundjavë isha në Kostur. Është vend i qetë dhe më çlodh. Erdha vërdallë, piva kafe, më mori shpejt uria dhe unë nuk i ndahem gjiros greke.

U ula në qendër, sapo pashe dy vende bosh.

“Mirëdita” – më thotë kamarieri, po me një shqipe të sforcuar.

“Edhe ti shqiptar je mo” – kisha takuar e dëgjuar shqip më shumë se greqisht kur po ecja xhiro. Jetojnë shumë shqiptarë aty, por e shumë nga Bilishti, Korça e qytete të tjera shkojnë furnizohen me ushqime dhe ilaçe.

Ma kthen anglisht.

“Jo jo, unë jam grek, por di shumë pak shqip”

“Po nga e kuptove që isha shqiptar?”

“Nga targat e makinës, unë kështu bëj më të gjithë”

“Po shqipen, pse e ke mësuar”

“Ma ka mësuar kunata, është nga Korça.”

“Edhe unë nga Korça jam”

“Epo, qenke miku ynë sot. Se kam e vëllain brenda, atë që i do shqiptarët. Ajde takoje”

“Jam Xhensili. Ti që do shqiptarët si quhesh?

“Unë quhem Vasil. Të tha vëllai që ne i duam shqiptarët?”

“Po ti i dashke më shumë, se edhe gruan e paske shqiptare.”

“Edhe gjyshi madje vinte shpesh në Shqipëri. Kishte një të dashur nga Elbasani. Çmendej për të. Madje fliste dhe në sytë e gjyshes, para se të dy të vdisnin, për shqiptaren.”

“Kënaqësi që të takova Vasil. Po iki të ha se po vdes nga uria”

Pasi ha shumë shpejt, nga fundi, më vjen Niko kamarieri e më sjell dy Cola, ëmbëlsira dhe thotë se i ka paguar ai faturën.

Duke i kërkuar që të paguaj, e në fund fitoi kamarieri grek, më tregon se shkollën e kishte mbaruar për histori

“Këtu do zihemi” – i them unë

“Pse?”

“Eee, keni atë ligjin e luftës ende ju. Vazhdoni të mos na keni shumë qejf po he”

“E ke gabim. Ne e kemi zevendesuar. Populli. Jo politika”

“Me çfarë e keni zëvendësuar?”

“Me ligjin e paqes. A nuk e sheh sa mirë flasim ne të dy? Po te shkosh disa metra më tutje janë 4 dyqane rresht, pronarët janë shqiptarë. Ne shkojmë përherë pas pune aty për kafe. Bëhemi bashkë e flasim. Ata janë myslimanë ndërsa ne të krishterë. Ama, i kemi mësuar edhe datat e festave të tyre. Gjithsesi, ushqimin për Bajram nuk e pëlqejmë ”

” Do vij te te takoj prap Niko, se duhet të iki. Mbase të bëj e lajm kur te vij prap ”

” Të vish, por do më thuash çfarë gjuhe do e besh lajmin. Se unë flas 7 gjuhë. ”

” Qenke ca krenar ti Niko. Narcist ”

” Jo. Nuk jam egoist. Ama 7 gjuhë i flas. Njoh 24 lloje targash. Kështu fitoj lek ”

” Epo, do të të lë një kartëmonedhë shqiptare. Se ti s’më lë të paguaj ”

” Kështu po”

U largova. Po mendohesha drejt kufirit në Kapshticë, se për Nikon nuk kishte kufij

Çfαrë po ndodh? Merret ρeng gαzetari i njohυr

Një gazetar dhe prezantues u zhduk papritur në Meksikë ndërsa familjarët kanë ngritur alarmin për fatin etij. Guvernatori i shtetit të Jalisco të Meksikës e shpalli të zhdukur gazetarin, Jaime Barrera të hënën mbrëma pasi ai nuk u paraqit për të transmetuar edicionin e tij të lajmeve.

“Pak më parë u informova se gazetari Jaime Barrera nuk shkoi për të transmetuar reportazhin e tij të lajmeve dhe se familja e tij nuk ka mundur ta gjejë atë që nga mesdita,” tha guvernatori i shtetit të Jaliskos Enrique Alfaro.

Autoritetet dyshojnë se ajo është rrëmbyer në mënyrë të dhunshme nga tre ose katër të dyshuar. Dëshmitarët okularë treguan se të paktën një nga rrëmbyesit ishte i armatosur. Në momentin e rrëmbimit, zoti Barrera nuk e kishte telefonin me vete, duke e bërë më të vështirë gjurmimin e tij.

Makina e gazetarit u gjet më vonë bosh në një lagje. Sipas njoftimeve të shtypit, Barrera u rrëmbye pak pasi mbaroi një transmetim radiofonik. Ai gjithashtu prezantoi një emision në stacionin televiziv Televisa dhe mori pjesë si komentues në një emision politik në Channel 44 të Universitetit të Guadalajara.

Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, sipas OJQ-së Reporterët pa Kufi (RSF). Që nga viti 2000, mbi 150 profesionistë të medias janë vrarë atje. Në pjesën më të madhe, vrasjet e tyre mbetën të pandëshkuara.

https://t.co/ON45iSeWBq

63 υjeçarja merr shαrrën dhe ρret pemët e fshatit në Pogradec

Një 63 vjeçare po ndiqet penalisht pasi ka prerë disa pemë në një pronë shtetërore.

Pasi është ndaluar nga forcat policore, 63 vjeçarja ka pretenduar se prona është e saj dhe mund të bëjë gjithçka ajo do.

Njoftimi i policisë;

DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase, për veprën penale të dëmtimit të pronës private

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. H., 63 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka tentuar të presë disa pemë, në një pronë shtetërore, me pretendimin se është prona e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Kur s’ia ka dhënë dorën askυsh, unë ja kam dhënë”/ Kriset miqësia në BBV, Meritoni zbυΙon si e ka ndihmυar Romeon

Gjatë një bisede mes Jetmirit dhe Meritonit, ky i fundit shprehet mjaft i zhgënjyer nga Romeo, me të cilin ka pasur një miqësi jashtë BBV3. Reperi tregon se ka qenë Meritoni, që i ka krijuar njohje Romeos në Kosovë në kohën kur nuk e ka besuar aksush.

Meriton: Kur s’ja ka dhënë dorën askush, unë ja kam dhënë. Nuk po flas vetëm për këtë. Po flas për profesionalizëm. S’i ka shkuar askush nëpër studio. Kur se ka njohur Prishtinën, e kam sjellë në Prishtinë, e kam njohur me biznesmenë,e kam bërë shok me njerëz që ia ka parë hajrin. Ka edhe gjëra shumë më të thella. S’i ka besuar askush. Kam qenë në televizione që s’i ka qëndruar askush afër. Unë i di vetë reperat kur më kanë marrë në telefon.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=88b7dc0d-421f-4a01-93d5-a6b48fc81f02&ig_mid=33069213-22F7-4522-AB3E-830A1BAADDDB

Vrαsja e PëΙΙumb Metës/ Një tjetër i ρërfshirë në ngjarjen e rëndë?! Kush i ndihmoi fëmijët të…

Eksperti Fatjon Softa, teksa ishte i ftuar në “Breaking”, ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shënavlash të Durrësit, ku fëmijët dyshohet se vranë babanë e tyre Pëllumb Metën.

Eksperti hedh dyshime se një person tjetër, mund të jetë i përfshirë në vrasjen e Pëllumb Metës, duke u bazuar tek qetësia që ruan vajza 19-vjeçare.

Iu gjetën gjurmët e gishtërinjve në pistoletën që u vra i ati, Amarildo Meta: Nuk e kam prekur armën, ndihmova vëllanë…

Sipas tij, një vajzë në këtë moshë nuk ka si të ketë eksperiencë në përdorimin e një arme dhe nëse vërtetë ajo ka qëlluar ndaj të atit, dikush tjetër e ka mësuar atë që të qëllojë.

Fatjon Softa: “Një vajzë 19-vjeçare premisat dhe mundësia për ta përdorur armën janë shumë minimale. Një femër duhet ta mbushë, ta heqë këmbëzën, ta tërheqë siguruesen, ta përdorë etj. Kjo ishe një nga ato pse grupi hetimor kërkoi të bënte një eksperiment për të parë sa njohuri dhe si ata mund ta përdornin dhe jo vetëm aq, por dhe mënyra e qitjes, mënyra si shpërndahen plumbat, apo si e mban në dorë dhe trajektorja e lëvizjes së plumbave mund të shërbejë për të plotësuar kërkimin shkencor për të nxjerrë në pah kush ka qenë qitësi i vërtetë.

Unë mendo0j që mënyra se si ka shprehur qetësinë dhe fakti që kërkon të tregojë si në një libër një ngjarje makabër dhe duket si një person që nuk e ka kryer këtë krim, kjo mund të hedhë më shumë dyshime se mund të jetë i përfshirë dhe një person tjetër jashtë familjes. Pyetja është nëse kjo di të mbushë armën dhe di të marrë vijën e shënimit, kush e mësoi këtë vajzë“?

Artan Hoxha rikthen teorinë e vrasjes së Vis Μartinajt: U dhanë 5 miΙionë euro, policia ka zbuΙuar se kush e υrau, ekziston dhe një foto

Gazetari Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt, duke e konsideruar vrasje dhe duke sqaruar se fillimisht trupi i tij kërkohej në det, ndërsa tani kërkimet janë zhvendosur në tokë. Hoxha ka thënë se disa organizata krimi u bënë bashkë për të eleminuar “mbretin” e lojërave të fatit. Ai ka treguar edhe se për eliminimin e tij u paguan 5 milionë euro.

“Në fakt para një viti e gjysmë, kur ka ndodhur ngjarja kam dhënë një version, në kohën kur nuk e besonte askush, që Martinaj është rrëmbyer dhe është vrarë.

Nuk janë dhënë tre por janë dhënë pesë milionë euro. Ai është kërkuar në det për muaj të tërë, sepse u mendua se mund të jetë hedhur nga Durrësi në Qerret.

Ndërkohë, muajt e fundit po kërkohet në tokë. Ka informacion, ka një foto, ai person duket ku e ka plumbin. Nuk ka patur shumë kohë. Di që policia di edhe emrin se kush e ka bërë. Ai person është larguar nga territori i Shqipërisë, por pagesa ka qenë e disa grupeve.

Në atë kohë u krijua një aleancë, sepse Martinaj nuk ishte njeri i zakonshëm, por bëri revolucion në botën e krimit të organizuar, duke miksuar, biznesin, krimin dhe politikën. E mori bazën kur ishte e djathta në pushtet, dhe u fuqizua më shumë kur ishte e majta edhe pse kundërshtar.

Ai u bë problem për qeverinë, por edhe për Rithemelimin. Nëse do të gjendet kufoma, do të kemi deklarim zyrtar. Shifra pesë milionë euro ka qenë e deklaruar por nuk gjendeshin ekzekutorët. Martinaj kishte komunikuar me Dumanin dhe i kishte thënë nëse ti godet Indrit Doklen, ke 500 mijë euro. Imagjino, 5 milionë ka dhënë SHBA për të kapur Escobarin, që vajti 30 miliardë dollarë”, ka thënë gazetari Hoxha në një media.

Dëshmia e historianit gjermαn FαΙΙmerajer (1790-1861): Në Athinë kishte Gjγkatë shqiρtare

Shtegtarë të panumërt perëndimorë që vizituan Athinën në shekullin e nëntëmbëdhjetë pikasën një realitet që nuk e kishin parë asnjëherë në fandaksjet e tyre filohelene.

Magjepsja romantike pas vegimeve të së kaluarës u trondit keqazi me deluzionin që provonin udhëtarët sapo arrinin në Athinë: përpos rrënojave të Akropolit dhe tufave të dhenve që kullosnin qetë-qetë, gjithçka i ngjante një fshati shqiptar.

E tillë është edhe dëshmia largvajtëse e historianit gjerman Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861). Një karrierë akademike e zhvilluar në rrethet shkollare të Bavarisë, ai do të bënte emër në Evropë me njohjen e tij enciklopedike të historisë së Greqisë mesjetare.

Vepra e tij monumentale ‘Historia e Moresë në Mesjetë’, e botuar në Shtutgart disa vite pas krijimit të Greqisë së pavarur, shkaktoi zemëratë gjithandej rretheve filohelene në Evropë.

Në zemër të teorisë së Fallmerayerit ishte ideja që grekët e kohës së tij nuk ishin tjetër veçse pasardhës të sllavëve dhe shqiptarëve të helenizuar. Më fjalë të tjera, sipas tij, nuk kishte kurrfarë vijimësi gjenetike midis Greqisë së vjetër dhe asaj të re.

Vepra e historianit tirolez përmban dromca interesante për vendosjen e grupeve të para shqiptare në Greqinë bizantine, konsekuencat e saj dhe gjëra të tjera me interes.

Athina, në kohën e Fallmerajerit, ishte e tëra shqiptare.

“Në kohën e sotme, Athina, kryeqyteti i mbretërisë së re, është më shumë shqiptare sesa ishte gjatë kryengritjes, për shkak se pas dëbimit të osmanëve të urryer, popullata shqiptare braktisi fshatrat dhe u vendos në qytet.

Aty u desh të ngrihej një gjykatë e posaçme në gjuhën shqipe për të vendosur drejtësinë për qytetarët jogrekë të Athinës”,shkruan Fallmerayer.

Βizhu, ρrona, miliona doΙΙarë dhe ar, zbardhet raρorti sekret i CIA-s: Ραsuria që la pas Mbreti Zog!

Teksa mediat ziejnë nga sherri mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë, çfarë pasurie mori me vete Mbreti Zog dhe ja u la trashëgimtarëve?

Ngjarja që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dje dhe sot padyshim ka qenë ajo e sherrit mes Princit Leka dhe Elia Zaharias. Sherri ka tejkaluar kufijtë, duke bërë bujë dhe te medit e huaja.

Edhe pse Shqipëri nuk ka as Princ e as Mbret, pasi janë tituj figurativë që kanë mbetur, sërish një ngjarje e tillë ka lënë shije të hidhur për shumë qytetarë. Ende mbeten mister arsyet e një degradimi të tillë, teksa është folur shpesh se në lojë është pasuria, por dhe kujdestaria e vajzës. Dje avokati i Lekë mohoi, duke thënë se ata kanë gjetur konsensus si për pasurinë, ashtu dhe për vajzën.

Megjithatë Princi jonë qe e rrahu gruaja, nuk është dhe aq i varfër. Një ish-këshilltar i tij tha dje se ai po ndërton një pallat në mes të Tiranës, pa përmendur prona në Tiranë, Durrës e vende të tjera.

Princi Leka është nipi i Ahmet Zogut, Mbreti i cili është akuzuar shpesh se u arratis nga sytë këmbët duke marrë me vete gjithë pasurinë, pasuri një pjesë e së cilës është trashëguar te i biri i tij dhe më pas te nipi, pra Leka II. Nuk dihet fiks pasuria që ka pasur Mbreti, por një raport sekret i CIA ka treguar se në vitin 1949, pra 10 vite pas arratisjes, mbreti kishte prona, para dhe bizhu me vlera të larta. Raporti është deklasifikuar dhe aty jepen shumë detaje interesante. Sipas tij, pasuria vlerësohej në 3 milionë dollarë në atë kohë dhe që me vlerën e sotme shkon në 38 milionë dollarë.

RAPORTI I CIA

Raporti informativ Nr. 00-B-8501-49

CD Nr. G-162

Çështja 2860

Data e Regjistrimit: 30 Shtator 1949

Nr i faqeve: 3

Shteti: Shqipëria

Subjekti: Mbi Statusin Personal dhe Financiar të Ish-Mbretit Zog

Vendi ku u sigurua:

Data kur u thith nga burimi: Në mesin e Shtatorit 1949

VLERËSIMI MBI INFORMACIONIN:

Gjykimi mbi zyrën nga ka ardhur: Nuk mund të gjykohet

Opinioni i burimit mbi përmbajtjen: Me shumë gjasa informacion i vërtetë.

BURIMI: Një avokat i suksesshëm, i moshës 38 vjeç, i angazhuar me një zyrë ligjore shumë të njohur në SHBA. Nëpërmjet lidhjeve familjare, ai ndodhet shumë pranë mbretit Zog dhe vepron si përfaqësuesi i tij ligjor në Shtetet e Bashkuara.

Asetet e ish-Mbretit Zog përfshijnë:

a) 108 mijë dollarë në “National City Bank’ Neë York”

b) Afërsisht 5 mijë dollarë në “Garantee Trust Company”

c) Një ndërtesë dhe truall në Aleksandri, Egjipt, e vlerësuar 40 mijë Lira Egjiptiane

d) Bizhuteri të kurorës shqiptare që kapin një vlerë rreth 100 mijë dollarë, ndoshta dhe më tepër.

e) Rreth 450 mijë dollarë, të mbetura nga rezervat e arit të cilat Zogu i mori nga Shqipëria dhe i çoi në Egjipt dhe që në total vlerësohen si 3 milionë dollarë.

2. Zogu ka një farë detyrimi moral për t’iu gjendur gjyshes së gruas së tij, duke i dhënë çdo muaj një shumë prej 115 dollarësh. Ai nuk ka detyrime të ngjashme në Shtetet e Bashkuara me sa kam unë dijeni. Në shtete të tjera, ai ka përgjegjësinë dhe kujdestarinë për gruan e tij, katër motrat e tij dhe kunatin e tij, John Apony, i cili është i shtruar në një sanatorium për tuberkulozin në Siçili. Përveç këtyre detyrimeve, unë nuk mendoj që Zogu mund të ketë të tjera detyrime. Miku i tij i ngushtë, Mbreti Faruk, nuk do ta lejonte asnjëherë që ai të hynte në borxhe në Egjipt.

3. Zogu nuk ka burim të ardhurash në SHBA përveçse interesit që përfiton nga llogaria e tij bankare. Nuk mendoj se ai merr ndonjë të ardhur nga shqiptarët në Shqipëri apo në SHBA.

4. Të vetmet pagesa që ai i kryen rregullisht janë për gjyshen e gruas së tij. Këto pagesa ai i kryen çdo dy muaj ose çdo tre muaj.

5. Zogu nuk ka kryer asnjë tërheqje apo depozitim domethënës të ardhurash në llogarinë e tij bankare që prej Prillit të vitit 1949.

6. Në kuadër të grupimit të tij politik, çështjet financiare i janë lënë në dorë Kryeministrit të tij dhe Truprojës Sotir Martini. Martini rrallë herë largohet prej tij dhe mbikëqyr të gjitha bizneset e Oborrit. Punët e pista të Zogut i janë besuar kontit Alexander De Villa. Zogu përpiqet shumë me vetëmenaxhimin, ndërsa të gjitha përkthimet ia bën bashkëshortja e tij Geraldina.

7. Në kompaninë ligjore ku punoj, jam i vetmi që mbuloj bizneset e Zogut. Shumica e komunikimeve të mia me Zogun bëhet nëpërmjet letërkëmbimit me Geraldinën, asnjëherë me Zogun drejtpërdrejt. Çështjet urgjente komunikohen direkt me telegraf. Korrierët nuk përdoren asnjëherë ndonëse unë kam ngritur një sistem i cili mund të përdoret në raste urgjente.

8. Të vetmet kontakte aktive të Zogut në Shtetet e Bashkuara mbahen me gjyshen e bashkëshortes së tij, gruan time, me mua vetë si dhe me shtetasin John Blackburn i cili është bashkëshorti i Virginias, motrës së Geraldinës. Në një letër të fundit që Geraldina i ka dërguar gjyshes së saj, ajo i shkruan se Zogu është përqendruar fort në një grup shqiptarësh, ose disa grupe shqiptare, të cilët ndodhen aktualisht në SHBA. Një pjesë e kësaj letre thoshte:

“Bashkëshorti im i dashur është tepër i shqetësuar për çdo detyrë shoqërore. Gjërat, siç edhe mund ta kesh kuptuar, nuk është se po na shkëlqejnë, për më tepër atë e bluan fakti se fuqitë nuk kanë për ta dëgjuar atë, apo nuk kanë për ta përdorur fare atë; dhe se kanë formuar një farë Komiteti Shqiptar, i cili nuk ka lidhje fare me realitetin në Shqipëri, e që përbëhet nga ca marioneta që përplasen ndërmjet vetit. Gjithsesi ata po shkojnë në Uashington dhe të paktën Shqipëria do mund të përfaqësohet, pavarësisht nivelit të ulët të përfaqësimit. Kjo lëvizje mund të shkaktojë dhe shkëndijën për të plasur lufta apo trazira atje në tre javët e fundit, por nuk ka për të ndodhur nëse rusët tregohen më të fuqishëm se krahu tjetër. Financiarisht dhe ne nuk është se kemi përfituar ndonjë gjë”.

Në kontekstin e kësaj letre, unë besoj se Zogu mund të shtyhet për tu bërë më miqësor dhe i lidhur me grupin që përmend Geraldina në këtë letër.

9.Përfaqësuesit ligjorë të Zogut jashtë vendit, unë nuk i njoh. Unë e kam kuptuar se ai ka një avokat në Aleksandri i cili më pas shikon në mënyrë të hollësishme të gjitha dokumentet që unë përgatis për Zogun. Por unë nuk e di si quhet ky avokat.

10. As firma ime ligjore dhe as unë personalisht nuk kam kontakte në Shqipëri, por unë besoj se Zogu ka kontakte në vijimësi me nëntokën dhe rrjetin shqiptar. George Gog, i cili drejton policinë e pallatit të Zogut, mundet që të hyjë e të dalë nga Shqipëria. Anëtarët e rrjetit të tij shpesh lëvizin nga Shqipëria në Egjipt.

11. Nuk ka pikë dyshimi se regjimi aktual në Shqipëri, ka pretendime kundër Zogut, pasi e bëjnë përgjegjës se ka marrë nga Shqipëria 3 milionë dollarë flori’. Zogu nga ana e tij thotë se i ka shpenzuar këto para për mbajtjen e Oborrit të tij në ekzil dhe se i ka shpenzuar me korrektesën më të madhe. Vetëm 450 mijë dollarë flori’ i kanë mbetur tani. Askush nuk e ka të qartë atë që ka ndodhur vërtetë, si në kuptimin ligjor apo dhe të tjera aspekte.

12. Geraldina, gruaja e Zogut, është tërësisht e përkushtuar ndaj tij, pavarësisht veprimeve të tij të pamatura.

13. Kontesha Margaret Sherr-Thoss është një nga kushërirat e Geraldinës dhe vajza e nënës birësuese të Geraldinës. I ati i Margaretës ka qenë Shefi i Inteligjencës Ushtarake Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore dhe tani jeton në Klagenfurt, Austri.

Mamaja e Margaretës, ishte amerikane dhe u detyrua të bëjë vetëvrasje nga Gestapo, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Margareta është vajzë e lezetshme, por ajo s’mund të japë ndonjë ndihmë me aq gjëra sa di. Vëllezërit e saj, që të dy qytetarë amerikanë, janë shumë të pamatur.

14. Gjyshja e Geraldinës, Madame De Strahl d’Ekna, e moshës 82 vjeç, jeton në Shtetet e Bashkuara. Ajo nuk ka ndonjë ndikim mbi Zogun, por përpiqet vazhdimisht që të bindë atë dhe Geraldinën që të vijnë në SHBA. Ajo ka një imagjinatë të spikatur dhe sapo ka shkruar një libër mbi Zogun të cilin kërkon ta tregtojë si skenar për realizimin e filmave.

15. Motra e Zogut, Zenida (Senija), është një grua idiote e cila ka një ndikim të tmerrshëm mbi të vëllanë. Zogu dhe Zenida kanë një lidhje incesti aktualisht, lidhje për të cilën Geraldina nga ana e saj ka dijeni.

16. Konti Alexander De Villa, i njohur me nofkën “Skënderi”, është operatori i Zogut për punët e pista. Ai ka namin se është sjellë në Oborrin Mbretëror për të argëtuar Geraldinën, ndërsa Zogu nga ana e tij plekset me Zenidën. De Villa është gjysmë francez dhe gjysmë shqiptar, babai i tij ka qenë ambasador në Francë. Ai është një njeri shumë malinj dhe i pandershëm në kulm. Në vitet e kaluara ai ka trafikuar drogë në Francë , të cilën e fuste në valixhet diplomatike. Ai është një mik i ngushtë i Farukut dhe po përpiqet që të organizojë me të nxjerrjen jashtë Egjiptit të 450 mijë dollarëve flori’ të mbetur aty.

17. George Gog është Shefi i Rojave të Pallatit të Zogut, përgjegjësi për sigurinë. Ai është gjë e sigurt (siç e quajnë shqiptarët), i pashëm, tipik ushtarak dhe relativisht i ndershëm. Ai shkon e vjen nga Shqipëria dhe mban kontaktet me rrjetin atje.

18. Kemal Bej Mesari, është kujdestari i Oborrit. Ai mban një palë syze-teke, pëlqen veshjet sportive dhe vepron si spiun i Zogut. Kur e vizitova për herë të parë Zogun, Mesari më pa dhe më dëgjoi mua në hollin e hotelit për 2 orë përpara se të prezantohej vetë dhe të më shoqëronte për në pallat.

19. Planet e Zogut në të ardhmen përfshijnë marrjen e një shtëpie në Francë në verën e vitit 1950 dhe rikthimin në Aleksandri në dimër. Fiksimi i tij është të kthehet në Shqipëri dhe të dëbojë sovietikët. Ai kërkon mbështetje materiale ushtarake dhe këshilla nga SHBA, por mendon se mund të sigurojë edhe mbështetjen e arabëve të fuqishëm për të ngritur ushtrinë e tij. (Ai është shumë i afërt me Farukun dhe Ibn Saud). Zogu i ka përzemër çështjet ushtarake dhe do ishte shumë komod të diskutonte për to me një oficer ushtrie të rangut kolonel ose dhe më lartë. Nëse Zogu do të jetë efiçent, ai me patjetër duhet të shkëputet nga ndikimi femëror dhe të mendojë më tepër si të kryesojë ndonjë projekt ushtarak që do çlironte Shqipërinë. Ai më ka thënë se do të donte të luftonte për Shqipërinë, atje ku populli i tij po e kërkon. Më tej ai më tha se do përballej me një plebishit dhe se do të ikte jashtë Shqipërisë nëse do dilte i mundur. /Pamfleti