Si rrallë herë, Krist Dragot ‘djeg’ rrjetin dhe ρoston foton e nx ehtë me të dαshύrën

Përveç nënës së tij, personi i dytë i preferuar Krist Dragotit është e dashura e tij.

Këtë 8 mars si rrallë herë ai ka zgjedhur të publikojë një foto me të dashurën e tij duke u puthur.

Ish-banori i spektaklit televiziv “Big Brother Vip 2”, më herët kur ka folur për lidhjen e tij të dashurisë, tha se është një marrëdhënie serioze e cila ka nisur në muajin korrik 2023.

Lidhja e tyre ishte në distancë, pasi e dashura e tij jeton dhe studion në Londër, por mesa duket tani pritja për ta ka mbaruar.

Fαmilja i organizoi festën e ditëΙindjes, stυdenti i υret të gjithë me thikë

Familja Sri Lanka që u vra brutalisht në Kanada thuhet se kishte organizuar një festë ditëlindjeje për të dyshuarin 19-vjeçar Febrio de Zoysa disa ditë para sulmit. Zoysa akuzohet për vrasjen e familjes dhe banores së tyre , të cilët kishin emigruar së fundmi nga Sri Lanka, brenda një shtëpie në Otava, Kanada. Viktimat janë: nëna, 35 vjeçe, babai 40-vjeç, si dhe vëllezërit dhe motrat përkatësisht 7, 4 dhe dy muajshe.

Ata u zbuluan në shtëpinë e tyre pak para orës 23:00 të së mërkurës, pasi policia mori disa telefonata të furishme 911. Ati Dhanushka Wickramasinghe pësoi lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetën dhe u dërgua në spital. Atij i janë prerë pjesët e dy gishtave dhe që atëherë njëri është riparuar. Ai gjithashtu pësoi një goditje në fytyrë midis hundës dhe syrit dhe plagë me thikë në gjoks dhe shpinë.

Sipas policisë, viktimat janë të gjithë shtetas të Sri Lankës, përveç foshnjës që ka lindur në Kanada. Sipas National Post, një murg në Manastirin Budist Hilda Jayewardenaramaya, i cili e njihte familjen, tha se ata kishin organizuar një festë për të akuzuarin për të festuar ditëlindjen e tij të 19-të një javë para vrasjes. Bhante Suneetha tha se ajo u takua me Dhanushka në spital dje dhe ai ishte në ‘shok të madh’.

Në një intervistë me Canadian Press, Suneetha tha: “Ata madje e ndihmuan atë për të festuar. Ata organizuan një festë për ditëlindjen e tij të 19-të javën e kaluar, disa ditë më parë.’ Zoysa u pa në gjykatë pasditen e djeshme dhe shqiptoi vetëm emrin dhe datëlindjen para se të ulej. Ai është urdhëruar të mos kontaktojë me pesë persona, mes të cilëve edhe Dhanushka. Zoysa është akuzuar për gjashtë akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një akuzë për tentativë vrasje.

U ekzekυtua në ballkonin e bαnesës, snajperi që iu gjet Luçiano Derajt në Babicë dγshohet se u përdor në υrasjen e Gëzim Sinomatit

Policia e Vlorës dhe grupi hetimor kanë marrë në duar arsenalin e armëve që iu gjetën një të riu në zonën e Babicës së Madhe.

Sipas të dhënave, dyshimet që bien mbi të janë të rënda, pasi policia po heton pistën e përfshirjes së tij në atentatin që tronditi vendin me vrasjen e të riut në Vlorë në fillimjanarin e këtij viti.

Gëzim Sinomati u ekzekutua me snajper, e për pasojë snajperët e gjetur në banesën e djalit nga Babica do t’u nënshtrohen ekspertizave për të mësuar nëse janë përdorur në atë qitje fatale që i mori jetën Gëzimit, djalit që kishte ardhur të festonte vitin e ri me nënën e tij, por u vra në ballkonin e shtëpisë së vet teksa pinte cigare. Në grupin e armëve të sekuestruara janë jo vetëm një snajper por edhe disa pushkë snajper që ende nuk dihet se prej sa kohësh vlonjati i mban në papafingon e banesës së tij.

DYSHIMI

Sipas të dhënave të grupit hetimor snajper i gjetur në depon e armatimit që u zbulua në fshatin Babicë të Vlorës, dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e Gëzim Sinomatit më 7 janar. Sinomati u qëlluam me një plumb më kokë, ndërsa policia nuk ka arritur që të gjejë armën e krimit. Ekspertët dyshojnë se ky snajper i zbuluar në bazën e armatimeve është përdorur për vrasjen e tij, ndërsa në mjetin e djegur që u gjet pas ekzekutimit asokohe u gjet edhe një bllok betoni që dyshohej se ishte vendosur për të mbajtur snajperin.

Luçiano (Albano) Deraj, i arrestuar gjatë aksionit të djeshëm, ka refuzuar që të flasë para efektivëve të Policisë së Vlorës, duke mos treguar detaje për origjinën e armëve dhe me çfarë grupesh kriminale ka lidhje. Por sipas dyshimeve mësohet se Deraj bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera.

Baza e armatimeve dyshohet se është përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale, ndërsa të gjitha armët dhe pajisjet e sekuestruara do t’i nënshtrohen një ekspertize balistike, për të rënë në gjurmët e personave të tjerë të përfshirë si dhe të verifikohet nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale, përfshirë këtu edhe në vrasjen e Sinomatit. Siç shihet nga pamjet e shpërndara nga policia, banesa dykatëshe survejohet nga kamera sigurie.

Në banesë përveç 35-vjeçarit, jetonin njerka dhe babai, si edhe gjyshërit e tij. sipas familjarëve 35-vjeçari është pronar i një servisi makinash dhe madje sipas tyre policia nuk e ka arrestuar në gjumë por e kanë ndaluar në servisin e makinave dhe e kanë sjellë me pranga në duar në banesë. Në shtëpinë e familjes Deraj u gjetën disa lloje armatimesh, snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme.

BALLA NË VLORË

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dje ishte për një vizitë falënderuese në DVP Vlorë, për tu shprehur nga afër vlerësimet për aksionin e fundit, ku u gjet një depo e madhe armësh të cilat siç njoftoi dje policia dyshohet se mund të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale. “Sa herë që kemi një punë të suksesshme edhe unë nuk dua të mungoj për t’ju uruar personalisht. Gjej rastin të falënderoj Ermalin, por mbi të gjitha secilin prej jush edhe këtë harmonizimin e punës që kemi pasur midis të gjitha skuadrave. Balla kërkoi që të ketë një punë më të madhe për parandalimin e ngjarjeve kriminale, duke e konsideruar goditjen e rasteve të armëmbajtjeve pa leje si një prej objektivave më të rëndësishme për arritjen e qëllimeve.

“Skuadra e Drejtorisë Vendore qoftë me Forcën Operacionale, qoftë me Sektorin e Krimeve, qoftë me “Shqiponjën” dhe mbi të gjitha pastaj dhe me RENEA-n. Jeni bërë një ekip dhe duhet të vazhdojmë të intensifikojmë gjithë forcën tonë parandaluese këtu në Vlorë, e cila është përgjegjësia juaj dhe këtë gjë e them kudo në Shqipëri për të mos lejuar që grupet kriminale të rikthejnë pasigurinë dhe padyshim që t’i dalin përpara çdo lloj forme të krimit dhe goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje është një prej objektivave tona të rëndësishme”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se me armët që u gjetën ditën e djeshme parandalohen ngjarje të tjera kriminale që mund të ishin planifikuar.

“I çonte fotot n*do shefave të mi dhe fëmijëve”/ Korçari shantazhon ish-të dαshύrën me profile fαΙso (Video)

Historitë e dashurive të cilat nuk përfundojnë me fund të lumtur, shpeshherë kthehen në toksike dhe aq më keq, në kërcënuese dhe denigruese të figurës së femrave. Personi më i dashur, kthehet në armikun tënd më të madh, i cili ti njeh pikat e tua më të forta dhe pikat e tua më të dobëta.

I tillë është dhe ky rast në Korçë ku një nënë e ve e dy fëmijëve dëshpërimisht kërkoi ndihmën e emisionit “Piranjat”.

‘Kam qenë e lidhur 2 muaj me Denis Gjatën dhe u ndava sepse nuk ishte për mua dhe nuk funksiononte. Më kërcënoi me fëmijët dhe më ofendonte.

‘U ndava me të, por më pas nisi drama e vërtetë. Më hapte profile fallco me foto nudo. Kudo ku kam punuar më prishte punë, u dërgonte foto nudo shefave të mi, fëmijëve.

‘Ata janë adoleshentë dhe e kanë përjetuar shumë keq’, tha ndër të tjera zonja që bëri denoncimin. Ajo kishte të gjitha bisedat kërcënuese, fotot intime dhe gazetarja Kamila Xhakaj u nis drejt Korçës për ta takuar.

Zonja i la takim Denisit, i cili nuk përgjigjet dhe nuk vinte. Pas shumë orësh pritjeje, më në fund manjaku u bind dhe i la vendin e takimit në Bilisht.

Pas takimit, vajza i kërkoi llogari Denisit për veprimet e tij dhe ky i fundit mundohej të shmangej, duke e dërguar drejt hotelit. Duke qenë se gjendja u acarua, gazetarja Kamila Xhakaj së bashku me policinë reaguan duke e dërguar manjakun pas hekurave.

144 aktorë nënshkrυαjnë ρeticionin: Të fshihet video e Elia Zaharias dhe Princ Lekës

Një listë me 144 aktorë, duke nisur nga Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Luiza Xhuvani e të tjerë emra të rëndësishëm, janë publikuar në profilin e “Facebook” të Zamira Kitës.

Aktorët kanë prezantuar një kërkesë për Autoritetin e Mediave Audiovizive, për të fshirë video-skandalin e Elia Zaharisë me Princ Lekën, që ka bërë xhiron e mediave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.

Ky 8 MARS, do të ishte ironikisht “ideali” për të folur për të drejtat e grave.

Kemi 48 orë që shohim sesi po i bëhet një gjyq publik një gruaje, një nëne, një artisteje, një aktoreje, që po përballet me një periudhë të vështirë familjare.

Kush prej jush që po e lexon këtë shënim nuk ka provuar të shohë veten në një moment dobësie, konflikti, apo nuk ka thënë një fjalë më shumë, kush prej jush nuk është lënduar, zhgënjyer nga ai që ka dashur më shumë, le të hedhë gurin e parë!

Video e bërë publike ku duket aktorja Elia Zaharia, që po ushqen me klikime portale e disa media, kërkon me urgjencë reagimin e AMA-s institucionit që ka përgjegjësi të plotë për fshirjen dhe bllokimin e saj.

Shoqëria e internetit është tashmë një shoqëri e kontaminuar dhe që askush nuk ka kontroll mbi të, por do t’ju luteshim si njerëz, secili individualisht ta fshijë një koment negativ, dhe kështu, pikë-pikë mund të jemi duke kontribuar për një shoqëri më të mirë.

Nesër mund të jesh ti protagonisti i kësaj fushate të cënimit të privatësisë dhe imazhit!

Megjithë këtë baltë komentesh të hedhur mbi një grua, falenderojmë të gjithë ata që nuk janë bërë pjesë.

Është e thjeshtë të jesh spektator, duke parë dhimbjen dhe jetën e tjetrit, por le të bëhemi nga ky 8 MARS, aktorët e një ndryshimi për mirë!

“Jemi ilirë, jo ρellazgë”, Bojaxhi prezanton ρrojektin për ADN: Gjysma e banorëυe të Shqipërisë, kosovarë

Gjergj Bojaxhiu ka krijuar një projekt shqiptar të ADN, me emrin “Rrënjët”, ku të gjithë mund të kuptojnë prejardhjen krahinore apo vendin.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se të gjithë shqiptarët mund të dërgojnë rezultatet e ADN në faqen “Rrënjët.com” dhe mund të kuptojnë se kanë ardhur të parët e tyre qindra vjet më parë.

Bojaxhiu ka theksuar se ky projekt është realizuar në mënyrë vullnetare dhe kupton se si shqiptarët kanë lëvizur në Ballkan apo çfarë rrënjësh kanë.

Sipas tij, në popullatën shqiptare nuk ka linja turke dhe pse kemi qene 500 vjet nën sundim.

“ADN është një vegël që ndihmon në gjetjen e rrënjeve. Te projekti ‘Rrënjët’ krahason rezultate e ADN se ku janë shpërndarë këta njerëz shqiptarë. Ti kupton se si ka lëvizur në Ballkan dhe çfarë rrënjësh ke. Kjo është ta shikosh gjenetikën jo dimensionale. Gjenetika është diçka komplekse dhe bëhen teste sepse ju jeni gjysmë nga nëna e gjysmë nga babait. Por testet më të sakta janë ato që janë xx që merr nga nëna dhe xy merr nga babai.

Ne jemi një grup vullnetarësh dhe faqja e projektit është “Rrënjët.com” dhe mbetet në kuadër të hobit. Është një faqe të hapur dhe çdo shqiptarë kudo që të jetë mund të bëjë analizat dhe rezultatet të na i dërgojë ne dhe ne të japim të dhënat.

Në popullatën shqiptare nuk ka linja turke dhe pse kemi qene 500 vjet nën sundim.

E vetmja gjë që diskutohet është çfarë është vlera dhe mangësia e ADN. Ajo që ADN nuk të tregon është pse është kjo gjë. Në qoftë se deri dje, ne jemi bërë një shoqëri që ngrihet në mëngjes dhe ka parë një ëndërr, ADN tregon se si është e vërteta. Ne jemi më të vjetrit në Europë. Në kohën e bronzit një popullatë është ndarë dhe disa kanë ardhur në Shqipëri, disa në Gjermani dhe në Francë”, u shpreh Bojaxhiu.

Ρrofesori i Kembrixhit, Ridgewaγ: Veriu i Greqisë ishte i trαkëve dhe ilirëve, shtriheshin deri në Alpe (Itali)

Sir William Ridgeway, profesori i shquar i arkeologjisë në universitetin e Kembrixhit, shkruan për ilirët:

“NË VERI TË GREQISË, BANONIN TRAKËT DHE ILIRËT, MES TË CILËVE NUK SHQUHET NDONJË DALLIM. ATA ISHIN SHUMË TË AFËRT ME PELLAZGËT. EDHE FISE SI PERRHABËT TË KONSIDERUAR ZAKONISHT SI GREKË, QUHEN ILIRË NGA SHKRIMTARËT E LASHTËSISË.

NUK KA ASNJË DYSHIM SE THESALËT, TË CILËT I DHANË EMRIN THESALISË DHE VETË DORËT, ISHIN FISE ILIRE.”

Pjesa e poshtme e gadishullit ballkanik ishte e banuar nga një racë e cila përbën ende elementin kryesor të popullsisë së saj: raca e njohur nga vetë grekët, si Pellazgët.

Në veri të Greqisë, gadishulli ballkanik ishte i banuar nga trakët dhe ilirët, mes të cilëve është e vështirë të shquhet ndonjë dallim i thekur. Ata ishin shumë të afërt me pellazgët (grekët vendas).

Jo vetëm që i njëjti fis, konsiderohet herë si trak e herë si ilir, por edhe fise (si p.sh. Perrhabët) të konsideruar zakonisht si grekë, herë-herë quhen quhen ilirë nga shkrimtarët e lashtësisë; ndërsa nuk ka asnjë dyshim se thesalët, të cilët i dhanë emrin Thesalisë dhe vetë dorët, ishin fise ilire. Të gjitha këto fise trake e ilire mbanin tatuazhe dhe njihnin prejardhje linja mëmësore, duke bërë dallim në këtë aspekt keltët.

Ilirët shtriheshin deri në Alpe (Itali) përgjatë dhe rreth fundit të Adriatikut.

Venetët, të cilët lënë pasardhësit, ashtu si dhe emrin e tyre, në Venecia, ishin fisi më perëndimor mes tyre. Në Italinë verilindore, ilirët u shkrinë me banorët vendas zeshkanë të Italisë, të cilët ishin ligurët historikë. Ata u shtrinë në të gjithë Italinë e epërme dhe në Francën juglindore, duke u shkrirë në ato vise me iberikët, të cilët zinin Francën jugperëndimore dhe pjesën më të madhe të gadishullit spanjoll.
Thënie për shqiptarët
_______________________
Titulli: “Ethnology of Italy”A Companion to Latin Studies, Secon Edition
Autori: William Ridgeway
Redaktor: John Edwin Sandys
Botues: Cambridge University Press, 1910

MËSUESIT GREKË NA ΝUMËRONIN FJALËT E DËGJUARA NGA FËMIJET QË VININ NGA FAMILJET ETNIKE SHQIPTARE NË GJUΗËN SHQIPE DHE ME KËTË SASI, I QËLLONIN ME SHKOΡ NË DUAR SI DËNIM

Niko Stillo linguisti me i sakte i gjuhes shqipe-arvanitase vazhdon te punoje per gjuhen e vjeter shqipe.

Lexoni cfare shkruan:

  • Niko Stillo
  • Emri Niko
  • Mbiemri Stillo
  • Lindur më 1946
  • Lindur në Ftinë, Greqi
  • Kombësia shqiptar
  • Profesioni aktivist, autodidakt, shkrimtar, autor

Niko Stillo, (Greqisht: Νίκος Στύλος/Níkos Stílos) është aktivist, autodidakt, autor çam ortodoks nga Greqia. Që nga viti 1973 jeton dhe vepron në Gjermani.

Biografia

Niko Stillo u lind më 1946 në fshatin Ftinë në Qarkun i Prevezës. Ai është i quajtur ndryshe si djali i Ftinës të Çamofshatrave mbi Prevezë dhe është endur nëpër disa vende evropiane duke iu futur studimeve ekonomike derisa përfundon në Gjermani si mjeshtër i interierëve të brendshëm të restoranteve.

Prindërit e tij flisnin në gjuhën shqipe në familje. Gjuhën greke Niko e mësoi në një moshë pak të rritur, gjatë kohës që filloi të ndiqte shkollën fillore, shkollën e letrave, siç i thoshin shqiptarët e Greqisë, gjuhës zyrtare greke vite të shkuara.

Në krahinën e tij, njëri fshat dallonte nga fshati tjetër në gjuhë. Diku flitej shqip, diku greqisht edhe me tutje vllahisht.

Me idenë e një gjuhe të përbashkët, fanatikët të udhëhequr nga mësuesit e shkollave, gjetën terren për realizimin e qëllimeve të tyre. Mësuesit grekë numëronin fjalët e dëgjuara nga fëmijët që vinin nga familjet me origjinë shqiptare në gjuhën shqipe dhe i qëllonin me shkop në duar. Me gjithë kërkesat dhe metodat e rrepta për të mos folur gjuhën e prindërve, moshatarët e Niko Stilos e mësuan gjuhën e prindërve, shqipen.

Kur ishte në gjimnaz e mundonte pyetja se, ç’janë këta shqiptarët, këta arvanitasit. Me vite, njëra-tjetra, librat, ambienti i ndryshëm nga ai familjar dhe shkollor etj, dhanë një përgjigje. Gjeti shkrime 500, 800 vite para Krishtit. Mësoi se ajo gjuha e vjetër është shqipja. Duke lexuar gramatikat më të lashta greke të mbijetuara, i bëri përshtypje që në 12 vjetët e shkollës nuk kishte dëgjuar qoftë edhe një fjalë për to.

Duke u angazhuar gjithnjë e më tepër me temën e arvanitasve (shqiptarëve), gjeti fjalorin më të vjetër të gjuhës shqipe të Frang Bardhit “Dictionarium Latino-Epiroticum”. Arriti në përfundimin se librat me të cilat ishte informuar në shkollë, jo vetëm nuk shkruanin të vërtetën, por përpiqeshin edhe ta mbulonin atë. U njoh me epigrame të palexuara të pellgut Mesdhetar të shkruara me alfabetin grek, prej atyre që perëndimorët i quajnë etruske, e vetëm një pakicë studiuesish i konsiderojnë ato se bëhet fjalë për gjuhën e shqiptarëve.

Pjesëmarrje

Në shtator të vitit 2004 mori pjesë në Simpoziumin shkencor për arvanitasit si dhe për të botuar librin e tij të parë në gjuhën shqipe “Historia e shenjtë e arvanitasve”. Libri flet për historinë e shqiptarëve në kohën antike. Në veçanti, në libër shkruhet për mumien e Egjiptit që ndodhet në muzeun e Zagrebit.

Niko Stillo “devijon”, drejt një kauze tjetër duke ndenjur afër Spiro Muselimit, në rrugët e mërgimit i kushtohet përfundimisht studimit të historisë, gjuhës së popullit të vet, Çamërisë, Shqipërisë dhe lashtësisë së tyre. Si autodidakt, arriti të bëhej një studiues i mirëfilltë, duke kulmuar me veprat “Historia e shenjtë e Arvanitëve” dhe “Fjalori i Marko Boçarit”. Në jetëshkrimin për të shkruhet se “ai ecën në gjurmët e Aristidh Kolës, të cilin e ka pasur mik të dashur e shok të ngushtë jo vetëm në fushën e letrave, por dhe të veprimit.

Vepra e Niko Stillos:

  • – Historia e shenjtë e Arvanitëve
  • – Fjalori i Marko Boçarit
  • – Fjalori i Panajot Kupidorit
  • – Fjalori i Damiil Voskopojarit
  • – Etrushkishtja Toskerishtja vol parë

Nga Pirro Prifti

https://www.facebook.com/people/Teuta-Ilire-Reka/100088938891669/?ref=embed_video

Ήistoria e rrallë: Si mbγti Ali Pasha me duart e veta, të dαshύrën greke të të birit?

Janina apo Ioannina për fqinjët, vendi i lavdisë dhe rënies tragjike të Ali Pashë Tepelenës.

Mbi kodër, në pjesën perëndimore të qytetit, brenda kështjellës mesjetare gjendet varri pa kokë i Ali Pashait, i fortifikuar me një kupolë të hekurt.

Pranë tij thuhet se prehet Emineja, gruaja e parë dhe një foshnjë, eshtrat e së cilës janë zbuluar aty pranë, që thuhet të ketë qenë vajza, të cilët Pashai e mbyti pasi nuk donte fëmijë femra.

Siç dihet, “Luani i Janinës” pati tre djem. Katër ishin gratë që janë martuar zyrtarisht me Ali Pashë Telenën.

E para Emine Hanemi, vajza e pashait të Delvinës. E dyta, Katerina e Tepelenës, e treta Jorgjia, dhe në fund të jetës u martua me Vasiliqinë.

Ai ishte 73-vjeç, ajo ishte një 16-vjeçare nga Pleshevica e Filatit në Çamëri.

Pranë varrit është Xhamia e Fitores, e ndërtuar në rrënojat e një kishe bizantine më 1430 –ën. Formën e fundme ia dha Ali Pashai. Fotis Rapakusis, rrëfen për grupin e turistëve dashurinë e madhe që Ali Pashai kishte për gruan e parë Eminenë, me të cilën edhe pse pa kokë prehet pranë.

Thuhet se pas vdekjes së saj, Pashai dilte netëve dhe mbi varrin e saj lotonte.

Pamja piktoreske që ofron liqeni që rrethon kështjellën bëhet e zymtë nga legjenda se Pashai mbyti 18 vajza , duke i futur në thashë me grykë të mbyllur dhe lidhur me gurë…

Gjithçka nisi nga Zonja Frosina, gruaja pas së cilës u dashurua marrëzisht i biri i Ali Pashait, Muhtari .

“Frosina ishte e martuar me një tregtar. Kur iknin jashtë Pashai iu mbante familjet peng që të kishte sigurinë se ata do të ktheheshin. Frosina u lidh me djalin e Ali Pashës dhe kur u morr vesh kjo lidhje qe skandal për kohën”- rrëfen Rapakusis.

Gruaja e Muhtarit dhe nusja e djalit tjetër, motra dhe bijat e Pashait të Beratit thuhet se i vunë veton Pashait për të vendosur nderin në vend.

Për të mos e bërë publik skandalin e familjes së tij, por edhe për të kënaqur nuset dhe për të ruajtur aleancën me Pashain e Beratit, Ali Pashai nxori një dekret për të pastruar qytetin nga prostitutat.

U gjetën 17 vajza publike, ndërsa Frosina u bë e 18 –ta ndër to, të gjitha të mbytura në liqen.

Po si ishin djemtë e Aliut? Gazeta franceze “La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit 1817, këtë përshkrim:

“… Më i rrituri, Muktar Pasha ndërthur guximin dhe veprimtarinë e babait të tij me një karakter më bujar dhe sjellje më të buta. Ai është i ndjeshëm ndaj dashurisë dhe miqësisë.

Një bukuroshe greke, e lindur në një familje të shquar, e quajtur Frosini, i kishte rrëmbyer zemrën të riut Muktar. Ai merrte pjesë në takime të fshehta ku përziheshin të dyja gjinitë dhe ku zakonet orientale ishin të dëbuara.

Në një nga këto netë të ndaluara Ali Pasha urdhëroi që Eufrozina dhe pesëmbëdhjetë mikeshat e saj të kapeshin dhe të mbyteshin në liqenin afër Janinës.

Askush nuk guxoi ta prekte me dorë Eufrozinën. Nga frika që kishin ndaj reagimit të Muktarit.

Kështu Pashai shkoi vetë ta tërhiqte zvarrë deri në liqen vajzën pafat….”

Veli Pasha, djali i tij i dytë, është një njeri me shpirt të tretur. Bujar dhe pa ndonjë talent të fortë. Ai përçmon publikisht zakonet, gjuhën dhe fenë e turqve; zakonisht, ai flet vetëm italishten dhe greqishten moderne. Një ditë pyeti një udhëtar italian, duke i treguar atij xhaminë e madhe të Janinës; A mendoni se kjo ndërtesë është e mjaftueshme për të ndërtuar një opera si ajo në Itali?

Ai përçmohej edhe nga shqiptarët, edhe nga turqit. Nuk arriti të fitojë as dashurinë e grekëve që thonë se e kanë frikë. Ali Pasha druhet nga veset e Veliut aq sa edhe nga virtytet e Muktarit. Ai do të dëshironte t’i linte trashëgiminë djalit të tij të tretë, Sali beut. I cili është ende vetëm një fëmijë…”

Aliu u shpërndau djemve pushtet në pika kyçe të territorit të gjerë nën qeverisjen e tij, por kur Porta e Lartë dërgoi ushtrinë për të vrarë Pashain, tre djemtë dhe nipi (djali i Veliut) e tradhtuan.

Ashtu vepruan dhe krerë të tjerë lokalë shqiptarë, të cilëve ai u kërkoi ndihmë.

Myftari e Veliu i dorëzuan osmanëve Prevezën e Gjirokastrën, duke u dorëzuar edhe vetë. Sulltani u pati premtuar falje dhe pushtet, por i mashtroi.

Të tre djemve ju prenë kokat nga Porta e Lartë, pas ekzekutimit të Aliut.

La Tiranën për Beogrαdin/ Gazetarja rrëfen ρërjetimet: E dυa Shqiρërinë dhe Serbinë njësoj

Mes dy shteteve, Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo është jeta e re e gazetares Doreada Mio, e cila më emisionin Living Room në Vizion Plus rrëfehu si rrallë herë përjetimet e saj.

Mio tha se vendimin për tu transferuar në Beograd e ka marrë brenda 5 ditësh, teksa shton se tashmë ndjen që i do njësoj të dyja shtetet.

Një nga herët që po kthehesh, sa zbrita në Beograd, më mori malli për Tiranën. Dhe aty mendova a mund të jetojë njeriu me dy dashuri, mos është e rrezikshme kjo? E kuptova që dhe Beogradi ishte qyteti im. Fillimi ishte pak i vështirë sepse për 48 vjet kisha jetuar vetëm në Tiranë. Ky vendim u morr brenda 5 ditëve. Pasi u mendova, duhej të lëvizja nga zona e rehatisë, sepse unë i kisha marrë çdo gjë Tiranës dhe duhej të kisha një eksperiencë të re. Unë mendova që ishte koha për një ndryshim”, tha Mio.

E pyetur nga moderatorja Brunilda Lahe nëse i ka ndodhur në ndonjë moment që të kërkojë të rikthehet për të jetuar në Tiranë, Mio shtoi se jo vetëm që është përshtatur me mjedisin, por edhe Beogradi i pëlqen shumë.

Nuk ka ndodhur deri më tani që të them u mërzita dhe do kthehem në Tiranë. Unë përshtatem shpejt si tip. Beogradi më pëlqeu sepse atje mendoj për veten time. Në Tiranë na merr rrjedha e punës, takime të ndryshme e të kalonte dita e mos rrije me veten”, tha gazetarja.