Ηabit këngëtarja e njohur: Ρërdor Ιodra s..si për..

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus njihet për deklaratat b0mbë apo dhe për sjelljet që shpesh e vendosin në qendër të vëmendjes së mediave.


Vetëm së fundmi, 28 vjeçarja i ka habitur të gjithë, teksa ka rrëfyer se përdor Ιodra se-si për të zbukuruar shtëpinë.

Në një intervistë për “Barstool Sports” në “Sirius XM”, Miley tha se i blen lodrat e se-si për t’i përdorur vetë, por përfundon duke i përdorur si dekor.

“I blej për veten, por përfundoj duke i përdorur për dizajn të brendshëm.

Se-si dhe dizajni i brendshëm janë shumë të lidhur bashkë”, u shpreh këngëtarja.

I njohυr si “bαroni i drogës”, Gëzim Çela ekstrαdohet sot nga Kosova drejt Shqipërisë

Gëzim Çela, i njohur edhe si “baroni” i drogës, do të ekstradohet sot nga Kosova drejt Shqipërisë.

Kujtojmë se më 27 Shkurt Ministria e Drejtësisë, njoftoi ekstradimin nga Kosova drejt Shqipërisë të kërkuarit për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, 56-vjeçarit (Gëzim) Çelaj alias Çela, i quajtur dhe si “Baroni i drogës”.

“Ekstradimi i tij do të bëhet bazuar në një vendimmarrje të 11 janarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj të Kosovës, për lejimin e ekstradimit të thjeshtuar të këtij shtetasi, për shkak se ai ka dhënë pëlqimin për t`u ekstraduar drejt Shqipërisë.

Kërkesa për ekstradimin e Çelës bazohet në një vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të tetorit të vitit të kaluar, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Radha se cili do të bënte dush në tυαΙet, nxjerr zbuluar skemën e ρro*titύcionit në Durrës

Dy ditë më parë Policia e Durrësit bëri me dije se një vajzë kishte rënë nga dritarja e katit të dytë. Më pas u tha se ishte shoqëruar edhe një i ri nga Shijaku, i cili dyshohet se ka pasur sherr me vajzën, që ishte shtetase e huaj dhe më pas e ka hedhur nga dritarja e katit të dytë.

Por ajo që ishte e rëndësishme në atë raportim policor ishte fakti se vajza kishte rënë sipër një tende lokali e për pasojë kishte kërkuar ndihmë. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka marrë të renë dhe e ka dërguar në spital, në gjendje të mirë shëndetësore, por me probleme të theksuara psikologjike.

Është shoqëruar edhe djali nga Shijaku, i cili i ka thënë policisë që e njihte vajzën dhe se ishte në shtëpinë e saj sepse kishte nisur një lidhje me të. Por policia u kthye në vendin e ngjarjes dhe zbuloi se në mes të Durrësit gjendej një bazë prostitucioni në të cilën ishin disa vajza nga vende të Amerikës Latine.

Sipas të dhënave, një prej tyre është nga Spanja dhe se ato prej kohësh gjendeshin në vendin tonë.

NGJARJA

Ismet Zoto, 39 vjeç, edhe pse u tha hetuesve në Durrës se ishte në shtëpinë me qira të vajzës nga Venezuela, Darjana Linares, e cila u hodh nga dritarja e katit të dytë dhe ra mbi një tendë, pasi me të kishte nisur një marrëdhënie sentimentale prej pak kohësh dhe se ishin njohur në rrethana rastësore, në fakt aty ishte si klient.

Policia e Durrësit, një ditë pas ngjarjes, ka mundur të zbardh gjithçka fshihej në godinën në lagjen nr. 2 të Durrësit. Në hetim janë marr 5 vajza, mes tyre 22-vjeçarja Linares dhe shoqet e saj me origjinë nga Kolumbia, Venezuela dhe Spanja, pasi dyshohet se në të njëjtën banesë ushtronin prostitucion dhe ambientin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike.

Ato janë nën akuzë për 3 vepra penale prostitucion, mbajtja e lokaleve për prostitucion dhe përshtatja e lokaleve për përdorim droge. Në gjendje të lirë po hetohet edhe shijakasi Zoto, nën akuzë për dëmtime të tjera me dashje. Ky i fundit pasi kishte mbërritur në banesën e vajzave të huaja, ka nisur debatin me Darjana Linares për radhën se cili do të bënte dush në tualet, i cili u pasua me dhunë fizike nga të dyja palët.

39-vjeçari dhe 22- vjeçarja kanë qëlluar njëri-tjetrin me shpulla e shkelma dhe fill pas kësaj, e reja ka tentuar të largohet nga dritarja e dhomës, duke menduar të zbresë përmes një tende lokali në katin e parë. Por, pasi e pa veten mbi tendë, nga frika kërkoi ndihmë dhe policia e zjarrfikësit pasi e zbritën, u shoqërua në spital në gjendje të rëndë psikologjike.

Ajo pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi konfliktin dhe dhunën që ka ushtruar shqiptari mbi të. Për të gjithë personat e zbuluar në atë shtëpi, 5 femra dhe djalin nga Shijaku kanë nisur hetimet, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije se prej sa kohësh ajo banesë, në katin e dytë të një godine në lagjen nr.2 të Durrësit ishte kthyer në vatër prostitucioni. Policia dhe prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zbαrdhen detaje nga atentαti në Lezhë, Agron Ρuka qëΙΙoi në drejtim të atentatorëυe, ja çfarë zbuΙυan kamerat e sigurisë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e djeshëm në Rrilë të Lezhës, ku tre persona kanë qëlluar në drejtim të 54-vjeçarit Agron Puka.

Policia njofton se 54-vjeçari i është kundërpërgjigjur me armë zjarri atentatorëve, arsye kjo se pse ai edhe është arrestuar nga blutë.

Është sekuestruar edhe arma që ka përdorur Puka për t’u kundërpërgjigjur.

Lezhë/Zbardhet plagosja e shtetasit A. P., kryer mëngjesin e djeshëm, në fshatin Rrilë.

Identifikohen 3 shtetasit që qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit të 54-vjeçarit dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Vihet në pranga 54-vjeçari, pasi nga hetimet rezultoi se dhe ai ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që përdori shtetasi A. P..

Si rezultat i hetimeve profesionale, administrimit të menjëhershëm të pamjeve nga kamerat dhe veprimeve të tjera në vendngjarje, të kryera menjëherë pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit A. P., rreth orës 08:00 të datës 06.03.2024, në fshatin Rrilë, Lezhë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.

Për rastin u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasit V. T., 32 vjeç, banues në fshatin Tale, A. K., 31 vjeç, banues në fshatin Tale dhe K. N., 18 vjeç banues në Shëngjin.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, kanë tentuar të ndalojnë automjetin me të cilin lëvizte shtetasi A. P. dhe më pas kanë qëlluar drejt këtij automjeti, me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi nga hetimet rezultoi se ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Ai aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Pistoleta e shtetasit A. P. u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, bashkë me municion luftarak.

Ndërkaq, punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e 3 të shpallurve në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Vrαsja e babait nga fëmijët, gazetari jep detaje: Pëllumb Meta kishte 6 dγnym tokë. Djali donte të bënte jetë luksi pa u Ιodhur

Vrasja horror e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga Shënavlashi i Durrësit, krim për të cilin akuzohen tre fëmijët e tij Hysen, Hygerta dhe Amarlildo, ishte tema e diskutimit në pjesën në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH ku për të folur për këtë temë ishin të ftuar gazetari Spartak Koka

Ngjarja u shpreh ai, është e mbuluar me mister për shkak të ndryshimit të versioneve, ku vetëm brenda 3 ditëve kemi pasur katër versione të ndryshëm të rrëfyer nga protagonistet e ngjarjes.

Sipas Kokës, policia po punon fortë sepse ka dyshime të forta që vrasjen ta ketë bërë djali i madh, Hyseni por do bëhet dhe eksperimenti balistik që a kishte mundësi dhe a dinte të qëllonte me arme vajza 19-vjeçare Hygerta.

“Më shumë përshtypje më bënë në brutalitetin që është përdorur në vrasjen dhe në zhdukjen e kufomës si dhe ftohtësia e sjelljes së fëmijëve dhe bashkëshortes së të ndjerit pas kryerjes së krimit” tha Koka.

Ndaj tha ai, zbulimi i motivit të vrasjes do të zbuloj dhe vrasësin e të atit të tyre.

“Është një ngjarje horror e vërtetë ku ata për 10 ditë kanë jetuar vetëm disa metra pranë kufomës. Mënyra se si e përshkruan policia dhe familjarët e tjerë kur kontaktuan me fëmijët e viktimës të binte në sy gjakftohtësie e tyre” thekson gazetari.

Duke iu referuar dhe deklaratave të hallës së autorit të dyshuar, Koka deklaroi se, “Pëllumb Meta kishte 6 dynym tokë në zonën që njihet si ish -sektori rinia dhe toka atje shitet me 35/40 euro metri katror”.

Sipas informacioneve, tha ndër të tjera ai, kishte 5 vite që po kërkonte ta shiste këtë pronë dhe nuk e kishte shitur dot. Ky është një element që vëllai dhe motra e viktimës e ka ngritur si një pistë të mundshme.

Motra e viktimës së Pëllumb Metës ka thënë që djali i madh, Hysenit i pëlqente dhe kërkonte të bënte një jetë luksi dhe kërkonte të kishte para nëpër duar pa u lodhur.

“Skenar shumë i dobët i një ρrinci që bën υiktimën me një plak të thinjur, çfarë do t’i thotë të bijës kur të rritet”

Elia është artiste. E kam duartrokitur kur e kam ndjekur në skenën e teatrit. Kam kënduar njëzëri teksa e ndiqja nga televizori kur performonte me grupin “Spirit Voice”. Ajo që sot del në portale nuk e përcakton Elian. Elia dhe çdo grua nuk e meriton atë!

Një divorc nuk është thjesht mbyllja e një marrëdhënie dhe ndarja e pasurisë, është më komplekse se kaq. Lëndon, mërzit dhe lë shenjë. Aq më tepër kur në mes ka fëmijë. Unë nuk marr përsipër të flas se çfarë ka ndodhur mes çiftit. Të dy pretendojnë dhunë dhe kanë kërkuar mbrojtje. Por, filmimi i një gruaje në dhimbje, të lënduar, të prekur dhe hedhja e pamjeve për konsum në median online nuk është aspak fisnike e aq më tepër mbretërore.

Një burri 2 metër nuk i shkon të bëjë viktimën me një plak të thinjur që vuan po aq sa e bija dhe me nënën e fëmijës së tij. Atë grua artiste që sot ka hematoma në dorë e krahë.

Medemek Princi përpara se të kapte celularin për të xhiruar të kujtohej për vogëlushen 3-vjeçare që me siguri dëgjonte të qarat e nënës së saj.

Një xhaketë e tërhequr me forcë a e justifikon atë që pasoi? Filmin me metrazh të shkurtër të një akti “dhune” nga një grua që thotë “mos më prek babin që të ka mbajtur me bukë”; denoncimin; kërkimin e urdhërit të mbrojtjes dhe servirien në pjatë argjendi të fabulës “Dhunohet Princi”, në median online.

Aspak fisnike! Aspak mbretërore!

Edhe nëse ka pasur një reagim të ashpër nga ajo që ka ndarë shtratin për 1 dekadë dhe ai burri me thinja që sheh sot të bijën të lënë mënjanë, a ishte aq e vështirë të mbyllej ajo derë dhe komunikimi të riniste një moment tjetër?! Sakrificë e madhe është?

Skenar shumë i dobët që të besohet se nga hiçi dy njerëz u turrën me statuja druri e shkelma. Nuk di kur të rritet e bija çdo t’i thotë për të shkuarën! Do të nisë t’i tregojë se çfarë ka bërë stërgjyshi i saj, gjyshi etj. Si do t’i tregojë se në 2000 u bë trashëgimtar i fronit dhe në 2024 u bë një njeri i vogël fare, shumë larg emrit dhe statusit?

U mata shumë të shkruaja apo jo për këtë çështje. Vendosa të shkruaj për Elian. Për shumë Elia të tjera që i takoj e lexoj në komunikata policie.

Tradhtohen, përbuzen, divorcohen dhe për interesa të atij që dikur kishin bashkëshort pas emrit të tyre vijnë epitete “e dhunshme”, “agresive”, “me probleme të shëndetit mendor”.

Ky burri që zakonisht ka para, shokë e njohje i merr durimin, rininë në fund dhe fëmijët në gjykatë sepse investohet shumë që të sigurojë prova për ato mbiemrat që përmenda më parë.

Ta gëzoni Marsin tuaj të dashura gra dhe vajza! Mos heshtni!

Aυokati i familjes mbretërore zbulon marrëυeshjen: Pasuritë që Princi i dhυroi Elias

Princ Leka ka bërë sot një kallëzim në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia.

Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se babai ish-bashkëshortes e ka dhunuar.

Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi tha në emisionin Noë në Euronews Albania se ka një marrëveshje të përgjithshme që rregullon marrëdhënien pasurore ku princi ka hequr dorë nga disa pasur që rrjedhin nga trashëgimia familjare dhe ja ka dhuruar ish-bashkëshortes.

“Është një pasuri e konsiderueshme që i garanton një jetesë komode, është një akt vullneti mes dy palëve që tregon një lloj mirëkuptimi që ka shoqëruar gjithë procesin e ndarjes deri në këtë moment. Shkaku nuk lidhet me kushtet e marrëveshjes, gjithçka ka lindur nga një situatë banale me ish-vjehrrin”, tha ai.

Ρrinc Leka pas sherrit merr υendimin drastik ndaj Elias: Ajo nuk meriton më të …

Princ Leka ka bërë sot një kallëzim në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia. Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se babai ish-bashkëshortes e ka dhunuar.

Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi tha në emisionin Now në Euronews Albania se shkaku i konflikti të princit me ish-vjehrrin e tij ka qenë shumë banal pasi ai ka shkuar të takojë të bijën në rezidencën mbretërore dhe është përballur me një sjellje armiqësorë nga i fundit.

Ai sqaroi se në bazë të marrëveshjes që ishte bërë mes ish-çiftit pas divorcit ishte vendosur që Elia të jetonte në rezidencë, derisa një apartament që princi kishte blerë për të, të arredohej.

Por pas ngjarjes së fundit, vendimi i princit është që ish-bashkëshortja duhet të largohet menjëherë nga rezidenca mbretërore.

“Në pjesën e marrëveshjes thuhet se Elia do jetojë në atë rezidencë derisa një apartament që princi ka blerë për të arredohet. Derisa situata arriti në këtë pikë, do ishte e arsyeshme që të largohet. Duhet të largohet, nuk e meriton më që të jetojë aty, kështu vlerëson Princi Leka”, tha avokati.

Makina bie nga 10 metra Ιαrtësi, vdes shoferi shρëton grυαja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Prizren – Reçan – një çift të moshuar u përfshinë në një vetaksident me fatalitet.

Shoferi i veturës, një burrë 70-vjeçar, raportohet të ketë humbur kontrollin mbi timon, duke bërë që mjeti të bie nga një lartësi prej rreth 10 metrash.

Si rezultat, shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbijetuar me lëndime të lehta.

Policia ka identifikuar viktimën si banor i Komunës së Prizrenit, ndërsa gruaja e tij, e moshës 67-vjeç, u dërgua në Spitalin Rajonal në Prizren për mjekim dhe më pas u lirua.

“Më 06.03.2024 rreth orës 15:40, u raportua një aksident i vetëm me pasoja fatale në rrugën Prizren-Reqan. Aksidenti ndodhi kur drejtuesi i automjetit, z. F.M., lindur në vitin 1954, nga fshati Llokoc i Prizrenit, ka humbur kontrollin, duke devijuar në krahun e kundërt të rrugës, goditur barrierat anësore dhe më pas përfunduar në një lugunë afër lumit, ku automjeti ra nga një lartësi e konsiderueshme. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit vdiq në vendngjarje, ndërsa pasagjerja, zonja E.M., lindur në 1957, u dërgua për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit dhe u lirua më pas”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai shtoi se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor e Prizrenit po e heton rastin.

Pas ngjarjes tragjike, sipas urdhrit të prokurorit, trupi i viktimës u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.