“Vë bαst që këtu do bëhet s* ks”, Roza Lαti komenton lidhjet në BBV

Moderatorja Roza Lati dhe Dea Vieri, kanë komentuar çiftet që kanë nisur të krijohen në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Gjatë një bisede mes tyre, Roza është shprehur mjaft e bindur se në këtë sezon të BBV, çiftet sipas saj do të bëjnë seks, madje vë edhe bast për diçka të tillë.

Na ana tjetër, Dea është shprehur e habitur se në dy javë janë krijuar tre çifte.

Roza: Po flisnim për këto çiftet që janë krijuar sot për sot, që njëri është më zemër e tjetri jo. Se kush, nuk e di, po gjithmonë çiftet e “Big brother”, njeri e ka me zemër, e tjetri jo. Nuk kam qejf që partneri im të jetë star, stari i shtëpisë duhet të jem unë motër.

Dea: Mund të ndryshosh mendje.

Roza: Burrat që janë këtu janë tamam burra, por unë se dua që të jetë i famshëm

Dea: Në dy jave tre çifte, habitem

Roza: Unë vë bast që këtu do bëhet seks, këtë sezon. E vë me bast.

Roza: Në këtë “Big Brother”, këtu siç ka shkruar puna në dy javë… Edhe mund të mos bëjnë se kanë etikë, kane norma, sikleti…

Kujtojmë se deri më tani në BBV është parë një afrimitet dhe marrëdhënie e afërt mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqin, Sara Gjordenit dhe Bardhit, ndërsa në ditët e fundit po komentohen edhe Romeo Veshaj dhe Heidi Baci.

Tragjedi në Itali, 18-υjeçari shqiptar hυmb jetën pas rrëzohet nga kofano e makinës, po reaΙizonte sfidë për rrjete sociale

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali. Bëhet fjalë për Lorenzo Pjetrushin.

I riu, sipas medieve italiane, ndodhej në kofanon e makinës së shokut, ndoshta për të realizuar një sfidë në rrjetet sociale.


Së fundmi, “sërfimi” mbi makina në lëvizje po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Por, Lorenzo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në asfalt. Më pas u godit nga makina.


Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 janar dhe i riu u dërgua me urgjencë në spital, por ditën e sotme si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën./albeu.com

Me ρrofesion bαnkiere, kush ishte Suela Saliaj, shqiρtarja që u vra nga bαshkëshorti në SHBA

Suela Saliaj, me profesion bankiere, është 32-vjeçarja që u vra nga bashkëshorti i saj në Florida.

Ajo u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari Renato Muhaj rrëmbeu më pas vajzën e tyre e cila u arrit që të shpëtohej disa orë më vonë.

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas prindërit si dhe vëllai i saj.

Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, për shkak se policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve.

Sipas policisë, Renato Muhaj ka sulmuar edhe prindërit e tij në banesë të cilët janë dërguar për mjekim në spital.

Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që kishte më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.

E trishtë! Ndahet nga jeta gazetari dhe diρlomati i njohυr shqiρtar

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, gazetari dhe diplomati i njohur Fatmir Kumbaro. Teksa po trajtohej në spital për shkak të një problemi me frymëmarrjen, ka pësuar një arrest kardiak, ç’ka ka qenë fatale për jetën e gazetarit dhe diplomatit të njohur.

Fatmir Kumbaro, u lindi në Tiranë më 5 dhjetor të vitit 1947.

I diplomuar në fakultetin drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ai ka kryer detyra të rëndësishme; gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, pedagog në fakultetin juridik në Universitetin e Tiranës dhe Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar në vitin 1991.

Fatmir Kumbaro, ka qenë ndër themeluesit e Partisë Socialiste dhe për disa vite anëtar i kryesisë së saj.

Gjithashtu, ka qenë në vitet e para të pluralizmit edhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kontribut të çmuar ka dhënë Fatmir Kumbaro, edhe si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari.

I veçantë ka qenë kontributi i zotit Fatmir Kumbaro në momentet delikate para e gjatë luftës në Kosovë, kur në përgjegjësinë e Ambasadorit në Maqedoninë e Veriut, iu desh të koordinonte veprimet e shtetit shqiptar me faktorin ndërkombëtar, ashtu sikundër me të njejtën përgjegjësi dhe angazhim luajti u angazhuar pas zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut në kohën e luftës së UÇK-së, deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe më pas në implementinin e saj.

Autoriteti intelektual dhe agazhimet qytetare, të qenit i drejtë dhe kurajoz, kultura e veçantë dhe zotërimi i tetë gjuhëve të huaja e bënin Fatmir Kumbaron një figurë të veçantë, imponuese dhe të admirueshëm njëherësh.

Pas aΙudimeve për ndarje, merr vëmendjen ρostimi i fυndit i Xhensilës: Fillimi im i ri…

Xhensila dhe Besi janë vënë sërish në qendër të vëmendjes për një krisje të mundshme në çift.

Para pak kohësh ata janë aluduar për krisje të marrëdhënies së tyre, madje u tha se Xhensila ishte larguar nga shtëpia ama këto ishte Besi ai që i mohoi.

Ditën e sotme është vënë re se Xhensila dhe Besi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kjo duket se është një shenjë që tregon se marrëdhënie e tyre është në krizë.

Një ‘unfollow’ nuk është mjaftueshëm për të thënë se martesa e tyre po shkon drejt divorcit, por të dy janë vënë re se kanë mjaft kohë pa postuar foto nga momentet që kalojnë ose udhëtime me njëri-tjetrin dhe kjo gjë shkon akoma dyshimet.

Ama një tjetër detaj duket se na ka kaluar pa u kuptuar nga postimi i fundit i Xhensilës.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar këngën e saj të re, e cila është një baladë dashurie dhe titullohet “Zemër e helmuar”.

Ajo ka postuar në Instagram një pjesë nga kënga e re, ku shkrimi në të duklet se tashmë merr kuptim, pasi ka treguar se tani është një fillim i ri për të.

Edhe pse kjo mund të jetë marrë si një fillim i ri në karrierën e saj muzikore, kjo nuk është hera e parë që Xhensila publikon balada dashurie.

“Fillimi im i ri…
Për gjithë të dashuruarit, për gjithë të zhgënjyerit, për gjithë ata që ëndërrojnë dhe vazhdojnë duan dhe pse helmohen…”

https://www.instagram.com/_u/xhensilamyrtezaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=02464a64-ee55-49e0-905d-2109be5aeb41&ig_mid=EAE3FC45-02E5-400C-B67B-C1F32CDA59D0

Shqiρëria në kohën e Skënderbeυt ishte katër herë më e mαdhe se Serbia

Shqipëria në kohën e pushtimeve të para osmane e deri në vdekjen e mbretit të shqiptarëve Skënderbeut, ishte për tre-katër herë më e madhe se Serbia, pa llogaritur këtu, siç shihet në hartë edhe në krahinën e Rumelisë si pjesë e perandorisë osmane.

Ishte një pjesë e konsiderueshme e territoreve të banuara kryesisht me shqiptarë, që shkonin deri në Edrene (Edirne) në kufijtë e dardaneleve.

Në atë kohë, territori shqiptar si njësi më vete, ishte më i madh, ose përafërsisht i barabartë me Bizantin.

Harta përshkruan madhësinë e territorit shqiptar të paktën në katër vjetët e sundimit të tij, të cilat u zgjeruan në jug në Greqi dhe në Maqedoni.

Ήistoriania Greke me shυme gυxim tregon te υertetat …

Një video e akademikes greke, Helene Glykatzi-Ahrweiler është bërë virale në rrjetet sociale. Videoja është përhapur gjerësisht, për shkak se Helene Glykatzi Ahrweiler, shprehet se në vitin 1831 në Athinë ekzistonin vetëm 8000 shtëpi, shumica prej tyre ishin shqiptare.

Kjo deklaratë e saj hapi jo pak debate në rrjete sociale, duke zgjuar kështu edhe reagime të shumta nga qytetarët grek në faqet e ndryshme në internet ku kjo video është publikuar.

“Greqia nuk ekzistonte, kështu që për të ngushëlluar veten, çfarë bënë ata? Pikërisht! 8000 shtëpi në Athinë në vitin 1831, gjysma e tyre pa çati. Dhe shumica prej tyre u përkisnin shqiptarëve.

Fjalori i parë shqip – greqisht u krijua nga Botsaris (Gjeneral dhe hero i Luftës së Pavarësisë Greke). Botsaris krijoi fjalorin e parë shqip – greqisht sepse të gjithë ushtarët e tij ishin shqiptarë”, është shprehur akademikja.

Helene Glykatzi-Ahrweiler është sot 94 vjeçe. Akademikja greke që ia ka kushtuar një pjesë të jetës studimeve mbi Bizantin ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar Universitetin e Sorbonës. Gjithashtu, ajo ka qenë edhe drejtuese në Universitetin e Europës dhe presidente e Bordit në Qendrën Kulturore Europiane në Delfi.

Marrë nga LINKU

ΡERDERI SA GREQIA E SOTME IDENTIFIKOHET VETËM ME SHQIPTARËT ESHT NJE SHTET GENJËSΉTËR ME IDENTITET TË VJEDΉUR

Ioannis Gennadios (1844 – 1932) ishte një zyrtar konsullor grek, me veprimtari të zgjeruar studimore. Ai lindi në vitin 1844 në Athinë. Babai i tij ishte personalitet i nderuar, George Gennadios.

Në botimin anglisht të botuar të hyrjes së tij të “Harta etnografike të Turqisë evropiane dhe të Greqisë” më 1876, duke pasur parasysh etnologët e njohur evropianë dhe gjuhëtarët shqiptarë, vendos autentikisht dhe pa rezerva për shqiptarët duke thënë kështu:

“Arvanitët, Shqiptarët dhe Arnautët janë pasardhës dhe homologë të pellazgëve të lashtë të Ilirisë, janë grekët e vërtetë në gjendjen e tyre elementare dhe origjinale.

Duke dokumentuar identitetin jo vetëm gjetjet e mësipërme të filologjisë krahasuese, por edhe karakterin etnik. Megjithatë, dallimi mes dy degëve kryesore të racës shqiptare është kurioz.

Gegët veriorë shtrihen nga malet e Malit të Zi dhe Serbisë së vjetër deri në lumin Shkumbin (Genesus) që i ndan nga Toskëria jugore në Epirin kontinental. Por ata ndryshojnë nga njëri-tjetri, si Dorianët dhe Jonianët e lashtë, për nga dialekti dhe karakteri i tyre moral.

Gegët janë të rëndë, të mëdhenj dhe të qëndrueshëm; Toskët janë inteligjentë, të frikshëm, por shumë të besueshëm…

Gjatë luftërave të Aliut, Himariotët dhe Suliotët (Çamët) dhanë luftëtarët më të mirë Boçarin, Xhavellën, Drakon, si “ish-shqiptarët” e helenizuar të Hidrës dhe Specës siguruan Miaoulin, Çamadi e Tombazi”

———

Burimi:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=800539378738620&id=100063476964033

Kush ishin heronjtë që Ιυftuan në Trojë-Përse emrat e tyre fΙasin shqip

Një tjetër version është që e ëma i zhyti trupin në lumin e pavdekësisë Akilit, por e vetmja pjesë që i ngeli jashtë ishte thembra. Ishte komandant i talentuar i ushtrive.

Për grekët e lashtë, në Trojë janë përballur heronjtë më të fortë të njerëzimit, duke dhënë jetën në luftërat epike mes tyre. Le të njohim më mirë disa nga personazhet më të rëndësishëm të kënduar nga Homeri. Luftëtarë të pamposhtur dhe zotërinj të jashtëzakonshëm, ja disa nga protagonistët e Iliadës së Homerit.

Akili

Heroi kryesor i poemës. Zemërimi i tij është tema kryesore në të cilën rrotullohet një histori e tërë. Akili ishte djali i mbretit të Mirmidonit, Peleu dhe nimfës Teti. Ishte një luftëtar i pamposhtur, përveç se në thembër, ku ishte i pambrojtur.

Origjina e kësaj dobësie vjen në versione të ndryshme përgjatë historisë. Një version është që thembra iu dogj kur ishte i vogël nga zjarri.

Një tjetër version është që e ëma i zhyti trupin në lumin e pavdekësisë Akilit, por e vetmja pjesë që i ngeli jashtë ishte thembra. Ishte komandant i talentuar i ushtrive. E ëma e tij e dinte që Akili mund të zgjidhte një jetë të gjatë e të lumtur, por që do harrohej në histori, se sa një jetë të shkurtër, ku do mbahej mend përgjithnjë. Akili zgjodhi lavdinë e përjetshme.

I zemëruar me vetë grekët, Akili la shumë grekë të vdisnin në luftën ndaj trojanëve, por kur Hektori vrau mikun e tij Patroklin, ky u hakmor në mënyrën më të tmerrshme të mundshme.

Akili bënë kërdi tek trojanët. Ushtarët largohen, kurse para Akilit qëndron vetëm trimi Hektor. Pas një dyluftimi Hektori vritet dhe trupi i tërhiqet zvarrë pas qerres së fitimtarit. Si i fashitet zemërimi, Akili pranon që ta marrë kufomën i ati i Hektorit, Priami.

Vdekja e Akilit erdhi nga shigjeta e Paridit drejtuar në thembrën e zbuluar të heroit.

Agamemnoni

Ishte mbreti i Mikenës që organizoi ekspeditën ndëshkuese kundër qytetit të Trojës. Agamemnoni ishte më i fuqishmi i mbretërve të Greqisë, por etja e tij për pushtet nuk mbaronte kurrë. Ai përfitoi nga mërzia e të vëllait të vet Menelaut që donte t’i niste luftë Trojës meqë Paridi, vëlla i Hektorit i mori gruan Helenën. Arroganca e Agamemnonit u bë e njohur, jo vetëm për mospërfilljen që i bëri Akilit, por ishte dhe një luftëtar i madh, dhe ka vrarë një numër të madh heronjsh armiq.

Menelau

Mbreti i Spartës dhe vëlla i Agamemnonit. Lufta e Trojës shpërtheu sepse Paridi, princi i Trojës, u arratis me gruan e Menelaut, Helenën, gruan më të bukur. Menelau atëherë i kërkoi vëllait të tij Agamemnonit ta ndihmonte për të hyrë në Azinë e Vogël dhe për të shkatërruar Trojën. Gjatë luftës, Menelau ballafaqoi në duel Paridin. Në këtë mënyrë konflikti mund të mbaronte, por ndërhyri Hektori për të shpëtuar të vëllain, duke vrarë kështu Menelaun. Më pas Agamemnoni nevrikosur nisi luftën.

Ajaksi

Ajaksi Telamonio në traditën e Iliadës ishte heroi më me vlerë pas Akilit. I pajisur me një forcë të mahnitshme fizike, ishte i vetmi hero që doli i palënduar nga të gjitha luftimet dhe pa ndihmën e perëndive. Ai madje arriti të ndihmojë dhe miqtë e vet. Ai u përball disa herë me Hektorin, por pa mundur të dilte asnjë fitues. Megjithatë fundi i tij nuk ishte i lavdishëm: vdekja e Akilit, bëri që armatura e tij t’i kalonte Odisesë, dhe kjo e mërziti atë. Totalisht i dalë nga vetja, Ajaksi masakroi një tufë delesh sepse mendoi se ishte ushtria greke. Pasi erdhe në vete, i turpëruar nga veprimi që kishte bërë, vrau veten.

Odiseja (Uliksi)

Homeri e përshkroi atë si njeriun më gjenial shumëdimensional, për shkak të dinakërisë që e dallonte atë. Odiseja (Uliksi) ishte një luftëtar trim, edhe pse arma e tij më rrezikshme ndodhej brenda mendjes së tij. Ndër veprat më të kujtuara të tij ishte mësymja në Trojë për të vjedhur një statujë të shenjtë athinase, dhe mashtrimi i famshëm me kalin që ka hyrë në histori si mashtrimi më i madh.

Kali i Trojës ishte me të vërtetë një kalë prej druri plot me luftëtarë, i lënë gjatë natës në plazhin e trojanëve si një dhuratë nga grekët. Por shumë grekë ishin futur brenda barkut të kalit prej druri.

Trojanët e futën kalin brenda në Trojë, dhe kur ra nata, luftëtarët grekë dolën jashtë kalit dhe e shkatërruan qytetin.

Rikthimi i i mundishëm Odisesë në atdhe u tregua në poemën Odiseja.

Diomedi

Heroi i dashur i Drejtësisë, Diomedi fitoi famën e tij duke luftuar për të rifituar mbretërinë që e kishte uzurpuar gjyshi i tij. Shpesh shok i Odisesë në fushatat e tij luftarake, Diomedi njihet më së shumti se ka arritur të plagosë me sukses dy perëndi. Gjatë duelit me heroin trojan Enea, Diomedu u privua në fakt nga fitorja nga perëndesha Afërdita, e cila e mbrojti Enean nga goditja. Diomedi i zemëruar, nuk kishte asnjë frikë dhe kështu dëmtoi perëndeshën në dorë, dhe kur Perëndia i luftës Aresi erdhi për të ndihmuar perënditë e tjera, Diomedi e plagosi edhe atë.

Hektori

Hektori është mishërim i virtytit të heroit. Pavarësisht se ishte i vetëdijshëm për fatin e tij, ai kurrë nuk u tërhoq nga detyrat e tij.

Një kalorës dhe luftëtar i frikshëm, Hektori për dhjetë vite udhëhoqi ushtrinë trojane, duke i bërë rezistencë të madhe ushtrisë greke. Biri i Priamit, mbretit të Trojës dhe vëllai i Paridit, Hektori ishte shpresa e shpëtimit të Trojës dhe bashkëshorti i dashur i Andromakës. Pasi Hektori vrau kushëririn e Akilit, Patroklin, pasi kujtoi se ishte vetë Akili (Patrokli kishte veshur armaturën Akilit).

Hektori nuk u tërhoq kur Akili e ftoi për duel. Akili pasi e vret Hektorin e merr trupin e tij duke e tërhequr zvarrë përreth Trojës.

Priami

Në fund, trupi i Hektorit gjen paqe, kur Mbreti Priam i lutet Akilit t’i kthejë trupin e djalit të tij të dashur. /historiashqiptare.net