DjαIi kishte dëgjuar se υ. αjza nga Fieri ishte ku***, ja ç fαrë i b. ën αi në mes të qγtetit

I kishte shkuar mendja keq të ziut nga Fieri, por e ka pësuar keq dhe ka mbetur skandal para njerëzve.

Ai ka tentuar të fusë me dhunë në makinë një vajzë ne mes te rruges.

Mesohet se vajza qe ai kishte fiksim, kalonte çdo ditë përpara lokalit ku qëndronte djali dhe flirtonte me të.

Një ditë djali e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të bisedojnë bashkë dhe më tej ka tentuar ta fusë me dhunë në makinë pasi kishte dëgjuar se vajza ishte e “lëvizur”.

Por aty janë mbledhur dhjetra njerëz të cilët kanë bërë që djali ta lëshojë vajzën.

Ushtarαket shqiρtare tregojnë “mυskujt” këtë 8 Mars, ekspozojnë për herë të parë me krenari αrmatimin e ri të Forcave Sρeciale

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas për të gjitha gratë ushtarake. Përkushtimi dhe sakrifica juaj për familjen dhe mbrojtjen e vendit mbetet i pazëvendësueshem”, -shkruan Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një video shpërndarë në rrjetet sociale.

Duke ekspozuar armatimin më të ri të Forcave Speciale nga kompania prestigjoze gjermane “Heckler & Koch” HK416, vajzat e Forcave të Armatosura Shqiptare të veshura me uniformën e Forcave Speciale shqiptare si rrallë ndonjëherë kanë treguar muskujt duke treguar rolin e madh dhe të pazëvendësueshëm të vajzave dhe grave në çdo fushë dhe profesion sidomos në atë të mbrojtjes.

Ndryshe nga vajzat dhe gratë e tjera, ushtaraket shqiptare përjetojnë vështirësitë e shërbimit edhe në terren, në fushat e stërvitjes apo dhe në misionet jashtë vendit nën flamurin e NATO-s, si në vendet Baltike sot apo në Sudanin e Jugut duke ngritur lart emrin e Shqipërisë në botë.

Sot vajzat dhe gratë në Forcat tona të Armatosura shërbejnë dhe drejtojnë në të gjitha nivelet e strukturat e FA, duke filluar nga misionet paqeruajtëse, deri në strukturat më të larta drejtuese siç është Gjeneral majore Manushaqe Shehu, zëvendës shefe e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

(BalkanWeb)

Lαjmi i fundit/ Ndαhet nga jeta ish-ministri shqiρtar

Është ndarë nga jeta ish-ministri Kosta Barka.

Postimi i Tritan Shehut:

Kosta Barka nuk eshte me midis nesh!

Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta.

Humbem nje mik te pa zevendesueshem.

Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle!

Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme.

Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv.

Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra…

E humbi PD e gjitha.

E humbem te gjithe!

Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, te afermve e komunitetit te tij, te gjitheve!

Ta kujtojme gjithmone ashtu si ishte!

Meta interυistë për median greke: Fredi BeΙeri nuk u arrestυa, por u rrëmbγe. Burgimi i tij poΙitik. Kjo çështje dëshmon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Fredi Beleri nuk u arrestua por u rrëmbye dhe se gjithçka ishte e inskenuar. Gjatë një interviste për mediat greke, Meta thekson se drejtësia në Shqipëri është e kapur nga Rama.

Si e komentoni vendimin e Gjykatës Speciale për Fredi Belerin?

Ilir Meta: Nuk është Gjykata Speciale, është Gjykata e Ramës, është gjykatë politike. Beleri nuk u arrestua, ai u rrëmbye dhe të gjithë e dinë se gjithçka ishte e parafabrikuar.

Kryeministri në një intervistë televizive, disa orë përpara se Policia ta rrëmbente Belerin, kryeministri pra e paralajmëroi Belerin se do merrej personalisht me të.

-A mendoni se Beleri është i pafajshëm?

Ilir Meta: Unë besoj se Beleri është kryetari legjitim i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga njerëzit, i konfirmuar nga KQZ dhe sipas Kushtetutës sonë, asgjë nuk mund ta ndalojë që të bëjë betimin.

A është gjyqtarja Irena Gjoka e urdhëruar nga Rama?

Ilir Meta: Drejtësia këtu është totalisht e kontrolluar nga Rama. Kjo çështje është vetëm politike, dhe nuk ka aspak të bëjë me respektin ndaj ligjit,  ndaj Kushtetutës dhe ndaj vullnetit të njerëzve.

A mendoni se çështja Beleri po pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE?

Ilir Meta: Unë mendoj se çështja Beleri është një çështje e qartë, në të cilën gjithë bota mund të shohë që në Shqipëri sundimi i ligjit nuk ekziston. Grupet kriminale mbështetën hapur kandidatët e Ramës, duke dhunuar hapur vullnetin e njerëzve.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Ρremte 8 Mars 2024


Dashi

Kjo ditë do ju gjejë melankolik sa i takon dashurisë, ndoshta sepse po bëni shumë pyetje, sa i takon të ardhmes tuaj si çift. Mos u fusni në të thella, por mbani mirë atë që keni tashmë. Ata që janë vetëm po përjetojnë një periudhë me ulje ngritje, e cila do të jetë disi stresuese. Në sferën profesionale mund të keni probleme lidhur me një projekt të rëndësishëm, kështu që përqendrohuni maksimalisht.

Demi

Kjo e premte do të jetë mjaft diskrete. Në dashuri mos dyshoni kurrë për ndjenjat tuaja ndaj personit që dashuroni. Nëse xhelozitë tuaja do të shtohen, rrezikoni të prishni harmoninë e lidhjes. Jini të qetë dhe shijoni momentin, pa u stresuar. Ata që janë vetëm, i pret një ditë aspak e favorshme dhe nën ritmin e duhur. Në punë, do të keni një shpirt bashkëpunimi shumë të thellë, i cili do ju lejojë që të merrni fitime dhe vlerësime të mëdha.

Binjakët

Kjo cilësohet si shenja më e favorshme e ditës, pasi parashikohet një e premte spektakolare në çdo drejtim. Në dashuri do të keni dëshirë për të kaluar më shumë kohë me partnerin/en tuaj. Ata që janë vetëm gjatë kësaj dite do të hedhin bazën e një raporti që mund të bëhet solid. Sa i takon punës, aspiratat tuaja do të konkretizohen më së miri. Mundohuni të nxirrni në pah të gjitha projektet tuaja, të cilat do të pranohen më së miri nga bashkëpunëtorët dhe eprorët tuaj. Mos lini që t’iu ikë asnjë mundësi.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme. Në dashuri do të përjetoni diçka speciale, ku çdo tension dhe luhatje, do të jetë pjesë e së kaluarës. Ata që janë vetëm, mund të nisin një histori e cila do ju përmirësojë humorin. Në punë do të përballoni lehtësisht çdo detyrë që do ju ngarkohet, por kini parasysh që të mendoheni mirë para se të veproni dhe të merrni vendime të rëndësishme.

Luani

Kjo ditë do të jetë e shkëlqyer. Në dashuri, nëse doni që raporti juaj në çift të mbahet i gjallë sa më gjatë, duhet të krijoni një stimul për ta rigjallëruar. Ndoshta një udhëtim i shkurtër, do ju bëjë mirë dhe do ju dhurojë më shumë qetësi të dyve. Gjatë kësaj dite rrota e fatit do të jetë në anën e atyre që janë vetëm. Në punë, do t’iu duhet të bëni ndryshime të rëndësishme, të cilat do të rezultojnë optimale për funksionimin më të mirë të gjithë procesit.

Virgjëresha

Kjo e premte nuk do të jetë aspak e favorshme, madje mund të quhet ditë “e zezë”. Në dashuri këshillohet të keni kujdes maksimal. Ata që janë vetëm, duhet që jo vetëm ti kritikojnë personat që kanë për zemër, pasi rrezikojnë që të mbeten vetëm. Në sferën profesionale yjet do të jenë në anën tuaj, dhe do ju ndihmojnë që të përballoni problemet me të cilat do të përballeni.

Peshorja

Kjo e premte do të jetë disi nën ritëm. Në dashuri, pritet të rigjeni qetësinë, të cilën e keni fare pranë. Gjithë çfarë duhet të bëni, është të mundoheni të shmangni sa më shumë debatet. Ata që janë vetëm, do të kenë nevojë për një shtysë për të ndryshuar situatën. Parashikimi i ditës sa i takon punës, këshillon që të ruani qetësinë, të përqendroheni maksimalisht dhe të mos hutoheni, për shkak se rrezikoni të gaboni.

Akrepi

Nuk do të jetë dita më e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri, mund të përfshiheni në një situatë konfliktuale. Ju ngacmon disi shpirti i aventurës, sidomos sa i takon sferës erotike. Për ata që janë vetëm, dita nuk parashikon të reja të rëndësishme. Në sferën profesionale do të ketë një e premte e rëndësishme, për ata që punojnë në varësi ndaj dikujt.

Shigjetari

Kjo e premte do të jetë spektakolare në planin e ndjenjave. Mund të realizohen shumë ëndrra që keni në sirtar. Sfera e ndjenjave kërkon më shumë vëmendje dhe përgjegjësi. Nëse jeni të përfshirë në një lidhje të rëndësishme, përqendrohuni në nevojat e partnerit/es, duke e parë tjetrin në një dritë ndryshe. Ata që janë vetëm, janë më shumë të dhënë për të marrë se sa të japin, duke mos i dhënë shumë shtysë ndjenjave. Në punë, yjet ju furnizojnë me energji, duke ju shtyrë drejt nismave të suksesshme.

Bricjapi

Dita do të jetë perfekte si në fushën e ndjenjave edhe në përgjithësi. Vlerësoni më mirë këtë ditë, për të promovuar nisma të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me romanticizmin. Për ata që janë vetëm, kjo do të jetë një periudhë shumë e bukur, gjatë së cilës do të ndiheni të dëshiruar. Një lidhje e re, do të jetë burimi kryesor i ndjenjave truaja. Në punë, ju pret një ditë shumë interesante, sidomos nëse jeni përfshirë në një aktivitet tregtar.

Ujori

Kjo do të jetë një ditë më shumë se e kënaqshme në fushën e ndjenjave, por me zhvillime mjaft intensive edhe sa i takon aktivitetit profesional. Në raportin në çift do të arrini që të kuptoni se personi që dashuroni është në intensitet të plotë me ju, duke shtuar edhe më shumë harmoninë. Të qenit të shpaguar emocionalisht, do ju motivojë dhe më shumë. Ata që janë vetëm, nëse janë përfshirë në një lidhje, duhet ta vlerësojnë më mirë. Në sferën profesionale, mund të jetë momenti i duhur për të ndryshuar një projekt i cili nuk po ecën siç duhet.

Peshqit

Dita nuk do të nisë ashtu siç e prisni. Sa i takon dashurisë, duhet ti kushtoni më shumë kohë sferës së ndjenjave, pasi mund ta keni lënë pas dore. Ata që janë vetëm, mund të jenë të pakënaqur me miqësitë që kanë, kështu që duhet të bëjnë ndryshime të ndjeshme. Në punë, kjo është periudha kur duhet të merrni masa, në mënyrë që gjithçka të shkojë më së miri. Nëse jeni të përfshirë në një aktivitet të pavarur, asi juaj nën mëngë do të jete fantazia.

“Me Ιekë çan edhe malin”- “Vetting” sjell dëshmitë e të miturve në bύrg: Na jepnin garanci se nuk do αrrestoheshim! Nga akυzat për drόgë e υjedhje, ja për çfarë janë ρrangosur

Rovena Cerka/ Me tespinj në duar – ku çdo një prej gurëve duket sikur numëron ditët mes të shkuarës e së ardhmes, 29 të rinj kalojnë ditët në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit për të Mitur në Kavajë.

Teksa ua sheh fytyrat është e vështirë të besosh se akuzat që rëndojnë ndaj tyre shkojnë nga vrasja me paramendim, te grabitja e shitja e lëndëve narkotike, vjedhja e shtëpive e dyqaneve e madje, në disa raste, edhe në grup të strukturuar kriminal.

Emisioni “Vetting” sjelle ekskluzivisht disa dëshmi prej të paraburgosurave në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit për të Mitur nga burgu i Kavajës, të cilët rrëfejnë se si kanë përfunduar aty dhe se çfarë ëndrra kanë.

“Këtu janë të gjithë çuna të mirë, mos i shikoni ça kanë bërë, shumicën i ka sjell halli këtu”, shprehet një prej të miturve sapo i afrohet kamerës.

Teksa hedhim hapat e parë në korridoret e këtij institucioni të rrethuar nga tela me gjemba, një grumbull të rinjsh na përqasen për t’u prezantuar menjëherë. Ndërsa misioni jonë është për të kuptuar se cilët janë në të vërtetë ata që fati i ka sjellë brenda këtij kurthi.

Ndërkohë që biseda nis, disa e shprehin dëshirën për të dhënë intervistë. Megjithëse fjalëpakë dallohet nevoja për t’u shprehur për atë që ka ndodhur e hera herës në diskutimet larg mikrofonit kërkonin edhe një mirëkuptim për veprimet e tyre të cilat bien ndesh me ligjin.

Një kalvar vuajtjeje për t’u vetidentifikuar si dikush i fortë apo viktimë e çastit, këta adoleshentë duket sikur po kalojnë në një krizë identiteti.

Të penduar apo jo??!!!

Luftën e brendshme për atë që janë, e shohim tek paqëndrueshmëria në përgjigjet që japin për të njëjtën pyetje në dy momente të ndryshme, në vetëm pak minuta diferencë. Se cili është zëri i tyre më i vërtetë këtë nuk e dimë. Ndërsa i riu nga Vlora për gazetarët e “ Vetting” shprehet “ Jam i penduar. Kam kryer vjedhjen nën efektin e lëndëve narkotike”.

Një tjetër bashkëmoshatar i tij shprehet se, pavarësisht nga krimi që ka kryer nuk është penduar. Ndërsa shton se me familjen e bashkëmoshatarit në konflikt është rregulluar.

Më tej biseda nis e zgjerohet, kur i riu vijon “Jam penduar që kam vjedhur, jam penduar që përfundova këtu dhe po të jepej mundësia e lirisë nuk do rrija më fare në Shqipëri”.

Një tjetër dëshmi interesante që sjell “ Vetting” është dëshmia e një të mituri i cili tregon se ka shitur lëndë narkotike, ku më të mëdhenjtë në moshë i kanë dhënë garanci që nuk do kapej sepse nuk i shkonte kujt mendja që ai shiste lëndë narkotike, për vet paraqitjen që kishte, të një adoleshenti.

Më tej ai vijon qetësisht bisedën, teksa shprehet: “Po të ishin shqiptar s’do isha këtu në burg unë. Do kisha gjetur zgjidhjen e do kisha dalë. Me lekë edhe malin çan, pasi do kisha korruptuar ndonjërin, pasi ska njeri që s”korruptohet”.

Po policia? Po familja?

I mituri tregon që ka pasur edhe raste të tjera që është ndaluar e shoqëruar në komisariatet e policisë së shtetit, aq sa nuk i mban mënd , por është babai i tij që kishte bërë të mundur ta shpëtonte nga burgu. “Me lek edhe malin çan. Këtë herë babi nuk ia doli”, shprehet ai duke hapur disa nga pyetjet që na duhet të bëjmë të gjithë, më së pari policinë.

Ndërkohë, pas policisë, e cila sipas vetë të miturve ka qenë në dijeni dhe ka mbyllur sytë ose është korruptuar, pyetjet na drejtohen edhe në të gjithëve, prindër apo zyrtarë qofshin. Madje, pyetjet e këtyre të miturve u drejtohen edhe atyre që nuk janë drejtpërdrejtë të përfshirë, por që heshtin kur një individ kryen një krim.

Mosha e tyre duket se nuk i tremb kur zhveshin të vërteta të forta në sytë e publikut. Ato të vërteta që ndoshta të gjithë i dimë por nuk i themi- se si korrupsioni i zyrtarëve dhe, jo pak herë, instikti i prindërve për të mbrojtur fëmijë e tyre pavarësisht gabimeve, sjell këto pasoja fatale. Por sa i shpeshtë është ky fenomen? Një tjetër i dënuar konfirmon pikërisht po të njëjtën gjë si shoku i tij, ku shkelje pas shkeljeje, ai herë është toleruar e herë e ka blerë heshtjen. Një tjetër i mitur tregon se përgjegjëse për fatin e tyre janë edhe punonjësit e policisë , teksa është kapur në shkelje të ligjit, i riu shprehet se ka mundur ti korruptoj ata. Ndërsa shoku i tij shton: “në shumë më ka ecur ecur. Pasi më kanë kapur me doza kanabisi duke ikur për Durrës më kanë ikur 500 euro dhe më kanë marrë edhe drogën”.

A ka faj vetëm familja? Po shkolla?

Sipas drejtoreshës së burgut të miturve në Kavajë, Marinela Alia , shkak për përfundimin e këtyre të miturve në institucionin e riedukimit janë të shumta, ku përfshihen familja, shoqëria, korrupsioni, varfëria. “Patjetër që faktori social ekonomik i familjeve është dominues dhe tregues i këtyre rasteve. Kemi pasur edhe raste të stadeve të ndryshme të zhvillimit ekonomik të familjeve, por shoqëria ambienti nga ata rrethohen janë faktorë për t’i nxitur për të kryer vepra penale”, shprehet Alia.

Ndërkohë, psikologia Lorela Garuli, shprehet se, faktorët dominues që çojnë këta të rinj drejt një rruge të tillë janë rrethi shoqëror, problemet familjare si dhe e shkuara familjare, e cila mund të jetë e lidhur me precedentë të tillë që shfaqin ata. Por, Garuli, veçon dhunën në fëmijëri si një nga shkaqet që ndikon në viktimizimin e tyre dhe përfshirjen në të tilla aktivitete.

Ndërkaq, Drejtoresha e Qendrës së Parandalimit të Krimeve, Klaudia Hasanllari, thotë se një i mitur që përfshihet në kriminalitet nuk del nga hiçi. Sipas saj, duhen monitoruar me kujdes ata që shfaqin sjellje agresive dhe tendenca për të miratuar sjellje të kundraligjshme, pasi ky kontingjent është lehtësisht i manipulueshëm. Sipas Hasanllarit, duhen bërë bashkë të gjithë institucionet dhe familjarët që fenomene të tilla të parandalohen në kohë.

Dëshmia 1

I mituri : Me para çan edhe malin

Gazetarja -Çfarë vjedhjesh bëje?

I arrestuari -Dyqane, të gjitha pothuajse

Gazetarja – Si i vidhje dyqanet?

I arrestuari -Hyja nga dera dhe dal. -Është kollaj të hapet, edhe qepeni.

Gazetarja – Ke qenë i arrestuar më parë për vjedhje?

I arrestuari -Kam qenë, kam bërë 72 orë e kam dalë.

Gazetarja – Si ke dalë?

I arrestuari -Siç hyra nga dera kam dalë

Gazetarja – Pse të linin të lirë për një vepër të përsëritur?

I arrestuari -Sepse ashtu e shikonin të arsyeshme dhe më linin të lirë.

Gazetarja – Sa herë ke shkuar në komisariat?

I arrestuari -S’mbahet mend

Gazetarja – Aq shumë?

I arrestuari – Po kam shkuar disa herë. Po të ishin shqiptar s’do isha këtu unë

Gazetarja – Pse?

I arrestuari -Do kisha gjetur zgjidhjen e do kisha dalë.

Gazetarja – Si do e kishe gjet zgjidhjen?

I arrestuari -Me lek edhe malin çan

Gazetarja – Mendon se mund të kishe korruptuar?

I arrestuari -Po. Të gjithë korruptohen. Të gjithë. S’ka njeri që s korruptohet.

Gazetarja – Ke pasur shoqëri me më të mëdhenj?

I arrestuari -Po që i vogël rrija me më të rritur se vetja

Gazetarja – Kush ta futi në kokë mendimin për të vjedhur?

I arrestuari – E kam bërë vetë

Gazetarja Nga çfarë je privuar këtu?

I arrestuari – Gjëja e parë është liria, telefoni e aksesorët nuk llogariten, gjëja më e shtrenjtë është liria.

Gazetarja Ti ke të dashur?

I arrestuari – Po s’pata unë kush do ketë?!

Gazetarja Ke menduar që ajo mund të të braktisë?

I arrestuari – Po, përditë

Dëshmia 2

Vajzat pinin drogë më shumë se çunat

Gazetarja -I ke kërkuar para familjes për të blerë lëndë narkotike?

I arrestuari – Jo, më dhimbsen lekët e tyre.

Gazetarja -Me çfarë merren ata?

I arrestuari – Kanë bizneset e tyre, një butik rrobash një tabacco. Ata janë mirë. Më dhimbseshin lekët e tyre për ti prishur për ato që doja unë. Te tabacco punoja 6 orë, mi jepte babi 250 mijë lekë por nuk dilnin

Gazetarja -Për sa ditë i prishje ti 250 mijë lekë?

I arrestuari – Për 24 orë

Gazetarja -Me drogë?

I arrestuari – Drogë, party alkool. Parti private, vilë me qera.

Gazetarja -Goca vinin?

I arrestuari – Sigurisht. Po s’erdhën gocat s’quhet party.

Gazetarja – Po gocat konsumonin drogë?

I arrestuari – Më shumë se ne

Gazetarja -Ua jepnit ju apo e sillnin vetë?

I arrestuari – Kishte që ua jepnim kishte që u sillnin vetë

Gazetarja – Gocat ku i gjenin lekët?

I arrestuari – Iu punon babi gocave.

Gazetarja -Gjimnaziste ishin ato?

I arrestuari – Po ka pasur gjimnaziste, Ka pasur në shkollë të lartë

Dëshmia 3

I riu: Si u përfshiva në trafikun e drogës

I arrestuari – Akuzohem për lëndë narkotike, hashash dhe kokainë

Gazetarja – Akuzohesh apo i ke shitur?

I arrestuari -I kam shitur

Gazetarja – Si të kapën?

I arrestuari – Isha duke hyrë në shpi, ishin brenda në shpi. Po më prisnin aty.

Gazetarja – Ishe vetëm apo në bashkëpunim?

I arrestuari – Në bashkëpunim.

Gazetarja – Nga e mësuat këtë punë?

I arrestuari – Na erdhi ide

Gazetarja – Ku e gjete drogën?

I arrestuari – Sipas shokëve

Gazetarja – Pse e bërë?

I arrestuari – Për një jetë më të mirë. Ishte një ide e gabuar. Familje kam nënën babën dhe vëllanë. Nëna është arsimtare, vllai punon në fast food. Babi është pa punë, ka pas biznes fruta perimesh. Familje e thjeshtë ishim nuk kishim as shumë as pak. Ndonjëherë edhe i ndihmoja.

Gazetarja – E dinin me çfarë merreshe?

I arrestuari -Jo

Dëshmia 4

Babin se kam njohur kurrë, jetoja tek tezja

Baba s’kam. Se kam njohur. Se kam jetuar që i vogël.

Gazetarja – Ke mbiemrin e babit?

Jo, mbiemrin e gjyshit, të mamit. Mami jeton jasht shtetit punon. Këtu rrija me tezen. Tezja punon në spital, vëllai taksi, kushëriri, se ngaqë jam rritur me ta i quaj vëllezër.

Gazetarja – Sa vite ke jetuar me ta?

I arrestuari -Që i vogël. Mami më ka sjell këtu. Punon të më mbajë mua me lekë me gjithë të mirat. Punon andej të më mbajë mua me lekë.

Gazetarja – Sa ka mami që ka ikur?

I arrestuari -Se mbaj mend. Që kur isha i vogël

Gazetarja – Me mamin ke jetuar gjatë?

I arrestuari -Vjen herë pas here këtu më takon, plus që çdo muaj më dërgon lekë të më mbajë mua

Gazetarja – Ka tentuar ndonjëherë të shkosh në Gjermani me të?

I arrestuari -Tani po!

Gazetarja – Pasi ndodhi kjo?

I arrestuari -Sa të dal them të iki.

Gazetarja – Po më përpara?

I arrestuari -Jo. Skam patur dëshirë të iki

Gazetarja – Ke qenë ndonjëherë në Gjermani?

I arrestuari – Jo vetëm në Kosovë kam qenë.

Dëshmia 5

I arrestuari : 12 vjeç u futa në trafikimin e drogës

I arrestuari – Prindërit pa punë. Babi shkonte në Spanjë. Tani nuk shkon më.

Gazetarja – Çfarë pune bënte në Spanjë

I arrestuari – Punë kshu ndërtim. (qesh)

Gazetarja – Sa ndenji babi në Spanjë?

I arrestuari – Që pa lindur unë.

Gazetarja – Shoqëria jashtë, jam rritur me më të rritur, më thonin mos se je i vogël, do përfundosh në burg por kisha mendjen time dhe ja përfundova në burg.

I arrestuari – Kam filluar që në moshën 12 vjeç, Shif tjerët, televizor gjona, doja të isha si ata. Doja të kem bizneset e mia. Ia arrita deri 12 vjeç. Shkollën e kam lënë në klasë të gjashtë. Dilja nga shpia pa leje deri sa mora shpi me qera, hapa punën time. Më thonin prindërit mos, s është mirë. Nuk i pyesja deri sa mora shpi me qira, hapa punën time.

Ska*dαΙet mbretërore! Që nga ρΙ*mbat për Zogun, kryengritja e Lekës dhe sherri i diυorcit të Princit

Dhuna në familjen Mbretërore është kryefjalë në vend. Princ Leka dhe Princesha Elia Zaharia iu drejtuan gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre, por as nuk pritën që gjykata të shprehej teksa iu drejtuan policisë duke kërkuar urdhra mbrojtje ndaj njeri tjetri pas një përplasje fizike të një dite më parë.

Princi kishte shkuar në rezidencën mbretërore ku jetonte ish-bashkëshortja e tij për të takuar të bijën dhe aty është ndeshur me ish-vjehrrin, të atin e Elias. Në këtë pikë palët ndahen për mënyrën se si ka ndodhur sherri, ku princi akuzon vjehrrin dhe ky i fundit ish-dhëndrin për dhunë fizike.

Si për koincidence skandali që përfshiu familjen mbretërore vjen ekzaktësisht 100 vjet pasi gjyshi i princit, Ahmet Zogu u plagos në Parlament.

Ishte 21 shkurti 1924 kur ai në postin e kryeministrit u qëllua tre herë me pistoletë nga Valter Beqiri. Ky i fundit u arrestua dhe Iljaz Vrioni, ish-kryeministër mori fjalën duke qetësuar Parlamentin. Vetë Zogu iu drejtua deputetëve duke thënë “Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutem miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë punë”.

I biri i Ahmet Zogut, Leka zuri faqet e para të gazetave në vitin 1997. Fillimisht udhëhoqi përkrahësit e Monarkisë drejt referendumit për formën e qeverisjes në 29 qershor dhe 11 korrik. Por pasi humbi referendumin udhëhoqi një kryengritje. Pamjet filmike të tij, i veshur me uniformë ushtarake dhe armë në dorë bënë xhiron e botës. Më vonë u largua nga vendi për tu rikthyer përfundimisht në qershor 2002.

Karamuço: Ja kush fshihet pas υideo-skandalit të Princit! Gazetarja Bezat: Ραmjet ishin në USB…

Gazetarja Dorjana Bezat tha se Princ Leka e ka dorëzuar në formën e USB-së materialin.

Mbetet ende enigmë se kush e publikoi video-skandalin ku përfshihej në konfrontim fizik Princ Leka me Elia Zaharinë.

Sipas ekspertit Ervin Karamuço, ka disa burime nga mund të ketë dalë video, por celulari i Princ Lekës duhet të ishte sekuestruar që në momentet e para për të verifikuar se kujt i është dërguar kjo video.

“Gjëja më e shëmtuar në këtë histori, unë kam qenë nga të parët që flas për rrjedhjen e informacionit nga policia dhe prokuroria. Jam sulmuar shumë kur kam folur për këto. Nuk mund ta them kush e ka nxjerr videon, nuk e them dot se nuk mund t’i godisnin…nuk mund t’i vë gishtin,. këtë duhet ta hetojë policia. Atë portal që gazetarja Bezat e bën në mënyrë individuale si gazetare investigative, duhet ta bëjë një institucion që paguhet nga ne, ta hetojë qëllimin, arsyen, ky e ka marrë, ku e ka blerë dhe kush e ka shitur. Policia duhet të kishte sekuestruar celularin e të ashtuquajtur Princ Leka, gishti nuk mund t’i vihet vetëm policisë”- u shpreh eksperti Karamuço.

Gazetarja Dorjana Bezat tha se Princ Leka e ka dorëzuar në formën e USB-së materialin.

‘Nga verifikimet që unë kam bërë sot në mediat online, të gjitha e publikuan. Portali që e publikoi i pari në mënyrë ekskluzive, është i pari që e ka hequr. Ka mbyllur faqen e Youtube pasi reagoi Pallati Mbretëror. Më bën të dyshoj. Qëllimin ata e kryen, e bënë virale, tani është nisur nje hetim me rrjedhjen e videos. Ka pasur lajme të tjera ekskluziv me marrëdhënien e princit, i ka nxjerr në mënyrë ekskluzive. I njëjti portal me 600 ndjekës, faqen e tij të Fb dhe Youtube i ka mbyllur menjëherë pas bërjes virale. Jam në kontakt me gripin që verifikon rastin, ky material video është dorëzuar nga Princ Leka në formë USB. Nëse do dilte nga policia do ishte e xhiruar në një ekran, do video e pastër.”-u shpreh Bezat.

Skema e re e nαftës/ Qeveria akordon 1.25 miΙiardë lekë, fermerëυe shqiptarë do t’u hidhen në llogari bαnkare 12 milion euro

Buxheti i shtetit ka vendosur 1.25 miliardë lekë apo rreth 12 milionë euro në dispozicion me qëllim mbështetjen me naftë për fermerët për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi. Sipas vendimit të qeverisë, subjektet përfitojnë pagesa për uljen e kostos për naftën, që përdoret për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore.

Në vendim sqarohet se subjektet përfituese duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: Të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës; Sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet me vetëdeklarim.

Përfitimi për sipërfaqen që kultivohet varion: deri në 100% të vlerës, për fermerët/aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha; Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “grup fermerësh” ose “SHBB”.

Aplikimet i nënshtrohen procesit të verifikimit/kontrollit administrativ dhe për aplikimet fituese kryhet kontrolli në terren. Procesi i kontrollit në terren kryhet pas kalimit të pagesës te subjektet përfituese: për të vlerësuar përputhshmërinë e vetëdeklarimeve me situatën reale dhe shmangien e lejuar të faktit të verifikuar të kulturave dhe të sipërfaqes së kultivuar, në raport me vlerën e përfituar, e cila të jetë jo më e madhe se 20%; në jo më pak se 10% të subjekteve përfituese, përfshirë kontrollin e të gjitha subjekteve me sipërfaqe mbi 10 ha.

Çdo subjekt, që përfiton nga skema e mbështetjes për naftën për bujqësinë, me shmangie më të madhe se 20%, ose me deklarime/dokumente të pasakta, përjashtohet për 3 (tre) vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit.

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka bërë me dije një ditë më parë se këtë vit fermerët nuk do të marrin naftë me kartë, por do t’u hidhen para’ në llogaritë bankare në mënyrë që ta blejnë.

Shoqe me Elia Zahαrian, αktorja Bitri: Ti nuk e bαΙtose Lekën as kur të trαdhtoi, por dora e atij burri…

Drama dhe sherri në Pallatin Mbetëror ka përfshirë edhe njerëz që njohin Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten e tij, aktoren Elia Zaharia. Luljeta (Luli) Bitri, aktore dhe shoqe e Elia Zaharias, ka reaguar për të mbështetur mikeshën e saj pas incidentit të dhunës që tronditi familjen mbretërore. Me një mesazh të fuqishëm të postuar në rrjetet sociale, Bitri e përshkruan durimin dhe fortësinë e Elias gjatë periudhës së turbullt që ajo po kalon.

“Lidhjet janë të ndërlikuara dhe nuk duhet kritikuar apo gjykuar nga jashtë”, shprehet Bitri. “Ndër arsyet që çon njerëzit së bashku ka edhe atë që i ndan ata. Por sot më bën përshtypje që ti, mikja ime e dashur Elia, bëhesh titull lajmi për shkak të dorës së atij burri, që ti e ke mbrojtur dhe mos e ke zbuluar tradhtinë e tij, duke fajësuar veten për mos-mjaftueshmërinë tënde për të lumturuar dikë që synon një tjetër.”

Ajo shton se Elia në heshtje ka përballuar mungesën dhe neglizhencën e ish-partnerit, veçanërisht në netët kur vajza e tyre e kërkonte atë. “Unë nuk kam njohur ndonjë grua me kaq tolerancë dhe forcë për të mësuar faljen, jo urrejtjen”, vijon Bitri. “Kemi kaluar shumë kohë së bashku këto ditë dhe kam mësuar se sa fisnike je ti për të falur, sepse për ty ai është babai i vajzës dhe nuk ja dëshiron asnjë të keqe”.

Postimi i plotë

Gjithmonë kam menduar se mes një çifti nuk duhet të futet askush të gjykojë e të fajësojë. Për të njëjtat arsye që ata bëhen bashkë, mundet edhe që të ndahen! Por sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhetinë. Atij njeriu për të cilin fajesoje veten se mos nuk ke bërë mjaftueshëm për ta bërë të lumtur që u shty drejt një tjetre.

Atij njeriu për të cilin u ndjeve sikur të kishte vdekur një pjesëtar i familjes kur ai i mungonte netëve kur vajza jote e kërkonte mes ngashërimash! Unë nuk kam takuar një grua me këtë tolerancë dhe force për ta edukuar veten me faljen dhe jo me urrejtjen.

Kemi qënë shumë afër këto kohë dhe kam njohur fisnikërinë tënde për të falur sepse për ty ai është babai i vajzës dhe se nuk ja dëshiron kurrë asgjë të keqe. Sepse ti je bija e një babai të plagosur e të zhgënjyer e megjithatë ai të emocionon kur e sheh rrugëve të Tiranës duke iu dedikuar mbesës.

Atij babai- gjyshi qe edhe pse duhet te jetë betuar se nuk do të shkelte më në atë shtëpi, në emër të dashurisë, ka qëndruar pa gjumë me ty dhe me të voglën, ( në vend të të atit) gjithë këto netët e ditët e kësaj javë, kur ti digjeshe nga temperatura në shtëpi. Duke ditur gjithë këto dhe duke të njohur mirë, unë të dërgojë një përqafim ty dhe babait tënd, për të cilin ti je krenare! Për babain tim do e ktheja botën përmbys. Mjerë kush nuk do i bëjë fëmijët e vet krenarë.