5-υjeçari Eljoni ka neυojë për ndihmën e të gjithë shqiρtarëve

Etleva Oruçi kërkon ndihmë për vëllain e saj 5 vjeç cili vuan nga diagnoza “Ostogenezis Imperfecta”. Ajo tregon historikun e sëmundjes së vëllait të saj, që e ka zanafillën që kur erdhi në jetë 8 muajsh pasur nga 13 thyerje kockash dhe 2 operacione të realizuara në Shqipëri. Në apelin për ndihme ajo thekson se prindërit vendosën që t’i bënin një vizitë në Turqi, aty ku u diagnostifikua saktë dhe ku i është komunikuar se duhet të realizojë 2 operacione për të normalizuar situatën e tij shëndetësore. Për këtë ajo kërkon ndihmën e të gjithë shqiptërëve të cilën mund ta jepni duke klikuar këtu.

THIRRJA PËR NDIHMË:

Uroj te jeni mire! Une qe po ju shkruaj quhem Etleva Oruçi. Kam rastin e vellait tim 5 vjecar. Eljoni ne jeten embrionale ka lindur 8 muajsh dhe qe ne muajt e pare te lindjes ne kemi dyshuar per probleme fizike.

Ne moshen 1 vjecare,kur nisi te ecte dhe deri me tani ka pesuar 13 thyerje te kockave te kembeve. Pas shume vizitave, kontrolleve dhe muajve te gjate ne allçi, si dhe 2 operacioneve te kryera ne Shqiperi, nuk ka pasur asnje permiresim. Para nje muaji prinderit vendosen ta vizitonin ne Turqi me shpresen se do te gjenin sherim. Pas analizave te shumta qe jane bere atje, morem vesh se vellai kishte diagnozen “OSTOGENEZIS IMPERFECTA”(“Kocka Qelqi”).

Sipas konsultave mjeksore turke , vellai duhet te beje dy operacione , nje per te drejtuar legenin dhe nje operacion tjeter per te vendosur shufra hekuri brenda kockave te kembes ne menyre qe te mos pesoje me thyerje .

Deri me tani kemi arritur te mbulojme shpenzimet e vellait dhe me vajtjen ne Turqi te gjithe kursimet qe kishim i shpenzuam. Vlera e operacioneve eshte e paperballueshme per ne, pasi doktoret na kane kerkuar shume para per kryerjen e operacioneve. Bashkangjitur me kete shkrim do te gjeni fotot e vellait , videon dhe faturat mjekesore.

Ju lutem shume te na ndihmoni, sepse nje ndihme sado e vogel do te thote gjithcka per ne! Falenderime te perzemerta per te gjithe ju!

Fëmijët më thonë je bυdαΙΙa, gruaja na turρërove: Ish kampioni i skive rrëfen pasionin për sportin

Fëmijët më thonë je budalla, gruaja na turpërove: Ish kampioni i skive nga Voskopoja Anton Falo rrëfen pasionin për sportin duke u shtrirë i zhveshur në dëborë.

Ish-kampioni i skive, 60-vjeçari Anton Falo nga Voskopoja, ka dhuruar spektakël për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews gjatë mëngjesit të sotëm, teksa është zhveshur dhe shtrirë në dëborë në Korçë, në temperatura -9 gradë celcius.

Ai tha se pasioni i tij është sporti dhe i bëri thirrje të rinjve që të ushtrojnë sa më shumë aktivitet fizik.

Falo shtoi se familja e tij nuk është dakord me sfidat që ai ndërmerr, por tha se ishte i vendosur që të ndiqte pasionin e tij, sportin.

Kam pësuar me dhjetra aksidente, kafshim gjarpri, thyerje këmbe, etj dhe gjithmonë jam mëkëmbur. Borën s”e kam problem fare, ja tani këtu ta bëj.

Pasioni i jetës sime është vetëm sporti, rinia duhet të merret me sport. Ngjyra e trupit normal. Fëmijët e mi nuk e bëjnë këtë.

Më thonë je budalla. Na turpërove më tha bashkëshortja, se edhe të njohin nga biznesi. Videon e bënë miqtë e mi”, ka thënë Falo.

FiΙipinezja që erdhi me ρυshime në Tiranë dhe nuk iku më, u bë mësuese matematike

Fotografitë e Areej Ludo, 25 vjeçares që prej disa muajsh ka lënë vendin e saj, ishujt Filipine për të punuar në Shqipëri, duken nga ato të një vajze që mund të jetoj kudo, mund të udhëtoj ngado, e megjithatë zgjedh Tiranën.

Erdhi me pushime, por pastaj nuk donte të ikte më. Tani, jep mësim, është mësuese matematike, rastësisht në një prej zjgedhjeve që Shqipërisë po i zhduken.

“Vitin e kaluar, isha këtu në Shqipëri për pushimet verore edhe ja kalova shumë mirë. Me pelqyen shumë gjëra këtu duke nisur nga bukuritë natyrore, mikpritja e njerëzve. Ata ishim shumë të ngrohtë dhe mikpritës si dhe janë shumë njerëz të lumtur. Gjithmonë kam pas dëshirë të eksplorojë shtete vende të ndryshme. Shqipëria i ka të gjitha. Duke marrë parasysh se unë jam e re këtu, po përballem me shumë sfida. Mirëpo po mësoj shumë gjëra këtu edhe jam duke e shijuar në të njëjtën kohë. Për aq kohë që kam etje për të mësuar sa më shumë dhe të argëtohem këtu, do të kemë gjithmonë gjëra për të eksploruar. Kohën e lirë mudohem ta shfrytëzoj duke bërë shëtitje, duke u marr me sport. Ndonjëherë, luaj tenis me shokët e mi madje shkojmë edhe për hiking. Këtu në Shqipëri pa diskutim më pëlqejnë bukuritë natyrore. Por dua të nënvizoj mikpritjen. Ndihem si në shtëpi këtu. Prej muajit tetor punoj në Tiranë si mesuese. Kam bërë shumë miq”.

Ndërsa është ende në fazë eksplorimi, Areej ka vendosur tashmë se cili është ushqimi I saj I preferuar, megjithëse jo dhe aq autentik; byreku! Jo vetëm prej tij, për momentin nuk ka ndër mend të kthehet, edhe pse vendi I saj I mungon shumë!

“Gjithmonë kam dashur të behem mesuese, nëna ime ka qenë mësuese, kështu që e kam pasur në gjak. Është një ndjesi krejt ndryshe, që merr nga fëmijët që mësojnë nga ty dhe të degjojnë, në një fare menyre rriten me ty. Është një lloj tjetër kënaqësie që merr”.

Para se të vinte në Shqipëri 25 vjeçarja filipineze ka nisur të japë mësim fillimisht në vendin e saj, e më pas në dy shtete skandinave Norvegji dhe Danimarkë. / living.al

Mbeti i ρΙαgosur pas një atentati me armë në Greqi, identifikohet shqiρtari

Është zbuluar identiteti i shqiptarit, i cili i shpëtoi një atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kato Ahaia. Ai është Emil Backa, 43 vjeç nga Tirana, por banues në rrugën “Paleologu 8” në Ahaia. Viktima e atentatit ka precedentë penalë për çështje droge.

Ai rezulton i liruar nga burgu i Koridhalos në mars 2023 dhe ka dyshime se e vazhdon ende veprimtarinë e tij kriminale. Sipas policisë, ai është goditur 3 herë me pistoletë nga një automjet tip “Citroen” me xhama të zinj, por vetëm një plumb e ka kapur në trup.

Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Patras. Mësohet se shqiptari njihej edhe me emrin Nikos.

foto galeri

Ε rëndë! Βυrri υret grυαn dhe 3 υαjzat, dγshohet se…

Një baba i pesë fëmijëve nga Çikago, Shtetet e Bashkuara akuzohet se ka vrarë gruan dhe tre vajzat e tij në shtëpinë e tyre, pasi sipas tij gruaja ishte e përdalë dhe donte vetëm para.

63 -vjeçari Maher Kasem mëngjesin e së dielës qëlloi 7 herë gruan e tij 53-vjeçare Majeda dhe vajzat Halema, 25, Zahia, 25 dhe Hanan, 24, brenda shtëpisë së tyre në Tinley Park.

Në momentin e vrasjes së katërfishtë, njëri nga dy djemtë e familjes ndodhej brenda në shtëpi dhe po flinte. Kasem, i cili kishte dalë në pension së fundmi, u tha oficerëve se gruaja e tij ishte gjithmonë e shqetësuar për paratë dhe veçanërisht për mënyrën se si mund t’i siguronte ato.

Para vrasjes Kasem ka qenë duke u zënë me njërën nga vajzat e tij në bodrumin e shtëpisë, ndërsa djali i tij 19-vjeçar po flinte në një dhomë tjetër. Djali thuhet se dëgjoi babanë e tij duke ecur lart e poshtë shkallëve më shumë se një herë ndërsa dy motrat e tjera dhe nëna e tij u përpoqën ta qetësonin.

Papritur djali dëgjoi të shtëna armësh dhe shkoi në bodrum ku pa nënën e tij të shtrirë në dysheme. Më pas babai qëlloi sërish gruan dhe vajzat në sy të të birit.

Pas të shtënave Kasemi thirri policinë për të raportuar se gruaja e tij ishte qëlluar, por nuk dha detaje të tjera. Kur mbërritën oficerët, ata e pyetën se ku ishte viktima dhe ai tregoi me gisht për në bodrum.

Policia më pas e pyeti Kasemin nëse dikush tjetër ishte qëlluar dhe ai u përgjigj se kishte katër viktima. Familjarët e autorit thanë se ai kishte nën vëzhgim të rreptë gruan dhe vajzat e tij dhe një sherr mes tyre ka çuar në vrasjen e tyre.

“Ai nuk e linte gruan të dilte nga shtëpia. Unë vija dhe e nxirrja fshehurazi jashtë. Ai po i thoshte të mos fliste me mua”, tha kushëriri Mohamed Kasem.

“Grυαja ime ishte k*rυë, më trajtonin si q en”, babai υret bashkëshorten dhe tre υαjzat 

Një baba mysliman i pesë fëmijëve nga Çikago, akuzohet se ka vrarë gruan dhe tre vajzat e tij në shtëpinë e tyre, sepse, siç i tha policisë, “gruaja ime ishte një k*rvë që kujdesej vetëm për paratë”.

63-vjeçari Maher Kasem mëngjesin e së dielës qëlloi 7 herë gruan e tij 53-vjeçare Majeda dhe vajzat Halema, 25 vjeç, Zahia 25 vjeç dhe Hanan 24 vjeç, brenda shtëpisë së tyre në Tinley Park.

Në momentin e vrasësit të katërfishtë, njëri nga dy djemtë e familjes ndodhej brenda në shtëpi dhe flinte. “Ata janë zhdukur të gjithë”, thuhet se ka thënë sulmuesi kur mbërriti policia. “Po shkoj në burg”.

Kasemi, i cili kishte dalë në pension së fundmi, u tha oficerëve se “gruaja e tij ishte gjithmonë e shqetësuar për paratë dhe veçanërisht se si mund t’i aksesonte ato”.

“Kam punuar gjithë jetën time për t’i dhënë familjes time një shtëpi më të mirë dhe po trajtohem sikur të jem një …”, u tha burri autoriteteve.

Duke u përpjekur të shpjegojë se çfarë e shtyu të vriste gratë e familjes së tij, ai tha: Gruaja ime më trajtoi si qen, më merrnin paratë. Përpara vrasjes Kasemi po zihej me njërën nga vajzat e tij në bodrumin e shtëpisë, ndërsa djali i tij 19-vjeçar flinte në një dhomë tjetër.

Djali thuhet se dëgjoi babanë e tij duke ecur lart e poshtë shkallëve më shumë se një herë, ndërsa dy motrat e tjera dhe nëna e tij u përpoqën ta qetësonin.

Papritur djali dëgjoi të shtëna armësh dhe shkoi në bodrum, ku pa nënën e tij të shtrirë në dysheme. Babai qëlloi sërish gruan dhe vajzat në sy të të birit. Pas të shtënave, Kasemi ka lajmëruar policinë se gruaja e tij është qëlluar me armë zjarri, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Kur mbërritën oficerët, ata e pyetën se ku ishte viktima dhe ai i tregoi me gisht në bodrum.

“Ata janë larguar,” thuhet se tha ai. “Çdo gjë është në rregull”. Më pas policia e pyeti Kasemin nëse ishte qëlluar dikush tjetër dhe ai u përgjigj se ishin katër viktima: “Po shkoj në burg”, u tha ai oficerëve. “Unë jam i vetmi. Ata janë zhdukur të gjithë.”

Kasemi posedonte përgjithmonë një armë dhe ishte pa precedent penal. Një fqinj që e njihte familjen tha se ishte i tronditur nga vrasja dhe tha se “ata ishin një familje e mirë me një të ardhme të ndritur”.

“Vajza ime i njeh. Shkoi në shkollë me djalin e madh. Ai gjithmonë thoshte se ata ishin të gjithë shumë inteligjentë dhe kishin synime shumë të larta në jetë”.

Të tjerë e përshkruan Kasemin si një njeri që ndihmonte ata që e rrethonin dhe së fundmi kishte pastruar trotuaret nga bora.

Nga ana tjetër, të afërmit e autorit thanë se ai kishte nën vëzhgim të rreptë gruan dhe vajzat dhe një sherr mes tyre ka çuar në vrasje.

“Ai kishte të gjithë këta fëmijë rreth tij. Gruaja e tij nuk u lejua të dilte nga shtëpia. Unë vija dhe e nxirrja fshehurazi jashtë. Ai po i thoshte të mos fliste me mua”, tha kushëriri Mohamed Kasem për mediat e huaja.

ZvogëΙoi stomakυn për t’u dobësuar, 20-vjeçarja υdes pak ditë pas oρeracionit

Një kirurg turk do të përballet me drejtësinë pasi ka kryer operacionin e bypass-it të stomakut ndaj një 20-vjeçareje britanike, e cila vdiq disa ditë më vonë.

20-vjeçarja Morgan Ribeiro, me kursimet e bëra nga prindërit e saj, kishte arritur të mblidhte shumën prej 2500 paund për të udhëtuar drejt Turqisë dhe për t’iu nënshtruar operacionit që do ta ndihmonte të humbte peshë.

Mjeku turk Serkan Bagil e kreu operacionin më 5 janar. Siç tha familja e saj, vajza fatkeqe zgjodhi Turqinë sepse ishte një zgjidhje më ekonomike në krahasim me Britaninë ku i duhej të priste gjatë dhe gjithashtu të paguante 10 mijë paund.

Operacioni u krye dhe Morgan mori fluturimin e kthimit. Megjithatë, brenda në aeroplan ajo u ndje shumë sëmurë. Gjendja e saj ishte aq e keqe sa që fluturimi i Wizz Air duhej të bënte një ulje urgjente në Beograd, ku kirurgët i hoqën më shumë se 10 cm të zorrëve të vogla në përpjekje për ta shpëtuar. Mjekët i thanë familjes se gjatë operacionit i ishte prerë zorra e hollë. Vajza pësoi një atak në zemër, ra në koma dhe vdiq katër ditë më vonë nga shoku septik.

Kirurgu turk, i cili thuhet se ka praktikuar për më shumë se dy dekada, pohoi se kishte operuar me sukses dy pacientë të tjerë britanikë dhe se ata ishin shëruar mirë.

“Ai vdiq nga një emboli gjatë fluturimit, jo nga komplikimet nga operacioni. Jam i trishtuar, shumë i trishtuar, ajo ishte aq e re sa do të doja që kjo të mos kishte ndodhur kurrë, është hera e parë në karrierën time”, tha Bagil për Mirror.

E ëma e vajzës tha e tronditur: “Kjo nuk është vetëm ‘ka pasur emboli’, i ishte prerë zorra e hollë dhe besoj se nuk e kishte pikasur. Këtë na e kanë thënë kirurgët serbë”.

Biografia online e Bagil thotë se ai ka kryer më shumë se 8000 procedura mjekësore.

Në profile të tjera online thuhet se ai u diplomua në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Çukurova në Turqi në vitin 1996, ku përfundoi rezidencën në kirurgjinë e përgjithshme midis viteve 2003 dhe 2010.

Ai rregullisht publikon video në llogarinë e tij në Instagram të pacientëve që ndajnë gëzimin e tyre për operimin. sukses . Bagil shkruan se në klinikë “ne i kryejmë të gjitha operacionet në një ambient krejtësisht steril dhe spitalor”.

Ribeiro pagoi 2,500 £ për të kryer operacionin pas vitesh të tëra që i kërkohej të humbiste peshë.

TikTok-i i fundit i Ribeiro-s
Në një video të fundit që ajo ngarkoi në TikTok përpara se të fluturonte për operacion, ajo shprehu emocionin e saj:

“Postimi im i fundit përpara WLS (operacioni për humbje peshe)… shihemi në anën tjetër.”

Vlen të theksohet se një operacion i ngjashëm në Britaninë e Madhe kushton rreth 10,000 paund dhe për këtë arsye shumë preferojnë Turqinë e cila është shumë ekonomike. Por qeveria britanike po jep alarmin, duke thënë se di për më shumë se 25 shtetas britanikë që kanë vdekur në Turqi që nga janari 2019 deri më sot nga operacionet.

“Qënke i rrezikshëm ti”- Erjolës i bie ρeshqiri nga trupi teksa kërcente me Elvisin, gazetari: Me tek shikim ra na tokë

Një skenë e sikletshme dhe gazmore është krijuar këtë mëngjes në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes moderatores Erjola Doçi dhe gazetarit Elvis Myrtaj.

Teksa të dy ishin duke kërcyer, Erjolës i bie peshqiri me të cilin kishte mbështjellë trupin.

Mes banorëve fillojnë të qeshurat ndërsa Elvisi fillimisht është munduar ta mbulojë.

“O lisi qënke i rrezikshëm ti’, i është drejtuar Erjola duke qeshur ndërsa ai ia ktheu duke it hënë se më një shikim të tijin, asaj i ra peshqiri në tokë.

Pjesë nga biseda:

Elvisi: Avash, apapa…

Erjola: O lisi qënke i rrezikshëm ti. Më ra peshqiri duke kërcyer me Lisin.

Elvisi: Me tek shikim o la, me tek shikim, pap peshqiri në tokë.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fad4d3b3-a96f-40a5-9896-091a11cbc5d8&ig_mid=004AEE00-49CB-4332-8F74-45C9421D8254

Ilnisa i kërkon Meritonit të sh trihet αfër sαj, në një k. reυat dhe…!(Foto)

Ilnisa dhe Meritoni janë parë gjatë mbrëmjes shumë të afërt me njëri-tjetrin, në një krevat.

Gjatë një bisede, kur i ka parë shumë të afërt dyshe, Sara i është drejtuar Meritonit: Bebi jot është një xheloze e vogël, ka nevojë për përkëdhelje shumë.

Ndërkohë Ilnisa i ka kërkuar Meritonit të flejë me të në një krevat.

Pjesë nga biseda:

Ilnisa- Sarës: Ma ke marrë Bardhin sot, nuk ma kë lënë gjithë ditën po hajt më.

Sara: Po çe do, sot u kujtove për këtë ti?

Ilnisa: Jo unë jam kujtuar çdo ditë për atë.

Sara-Meritonit: Bebi jot është një xheloze e vogël, ka nevojë për përkëdhelje shumë.

Ilnisa: Kush unë?

Sara: Po! Shkrihet fare, mbaron, vdes, vetëm ta duash, ta përkëdhelësh, ta duash.

Ilnisa: Po, për atë punë kam lindur.

Sara: Sa lozonjare është.

Ilnisa-Meritonit: Këtu do flesh? Sa beb i vogël që je

Krijohet çifti i ραrë në “Big Brother Vip”? Bardhi ρυth bαnoren, çfarë ndodhi mes dγshes(Video)

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Bardhi, përpara se të flinte ka puthur në qafë Sarën në “Big Brother VIP”.

Menjëherë pas kësaj, banorja është ndier në siklet dhe duke qeshur i ka kërkuar artistit që të largohet, pasi po lënë nam.

“Çohu dhe ik se lamë nam, shpejt”,– shprehet Sara.

Ditët e fundit, dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa kjo gjë është vënë re edhe nga ana e banorëve të tjerë, të cilët e komentuar afërsinë e tyre.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3dbbbc41-8360-49f0-abc1-898fb31c421d&ig_mid=09763F69-D40A-4D62-AC8A-DB6DF0CC95E7