HABlT g.rυaja: Β.υrri nuk ma b.ën Q EJFlN mirë, ja çfαrë i bëra…!!!

Historia e nje gruaje te martuar dhe me dy femije po marros rrjetin. Historia e saj eshte rrefyer per tabloidin britanik “The Sun”.

Ja rrëfimi i 33 vjeçares:Une jam e martuar dhe kam dy fëmijë me burrin tim. 

Ai është shumë i mirë por jeta se.ksuale është e tm.errshme.Një natë takova një djalë në një lokal dhe më dha numrin e tij.

Kur e thirra pas disa ditës më ftoi për darkë në një vend. Pas asaj shkuam në banesën e tij dhe aty bëmë se.ks. Më bëri të ndihem më e gjallë, andaj vazhdova ta takoja.

Një ditë kur dolëm, ishin edhe miqtë e tij dhe njëri nga ta ishte shumë i pashëm. I dashuri mu afrua dhe më pyeti nëse isha për një treshe.

U ndjeva e tu.rpëruar por pranova sepse nuk doja t`ia prishja qejfin atij. Kjo doli të jetë një eksperiencë e imja e paharruar dhe nuk u ndjeva aspak e penduar.

Por, unë isha mësuar që ai të më thërrasë për takimin e rradhës. Megjithatë, nuk dëgjova nga ai për një javë edhe se i dërgova mesazhe.

Një ditë ma ktheu dhe më kërkoi ndjesë që nuk më është përgjigjur por më tha se ka shumë gjëra që po i ndodhin aktualisht në jetë.

A duhet ta lë tashmë dhe të vazhdoj me burrin tim?Ja përgjigja e psikologes:PO, PO dhe PO!

Ai është i zënë dhe e ka agjendën e ngjeshur, por që fatkeqësisht ju nuk përfshiheni aty.

Kjo situatë duhet t`iu shtyejë edhe më shumë që të bisedoni me burrin tuaj dhe t`i tregoni që keni një krizë e cila duhet zgjidhur.

V. αjza shqiρtare: I bΙeva b.υrrit br…kë të kυqe, m’ka b. ërë atë që nuk e imαgjiηoni

Dhuratat e festave, jo gjithmonë janë pjesë e shijeve tona, ama në fund të fundit vlerësohet gjesti që dikush është kujtuar për ne. Ama nuk është ky rasti i një çifti nga Puka. Kjo është historia e rrëfyer.

 “Kam burrin më injorant dhe të pashpirtë që mban ky dhe! Ku më qëlloi mua për pjesë o Perëndi. Përshëndetje lexues të Shkodrës, unë jam një 29-vjeçare pukjane.

Thashë edhe unë si këto VIP-at që shohim në rrjete sociale të vishem me burrin me të kuqe për Krishtlindje.

E bleva të brendshme seksi për veten, se burri s’më ka blerë kurrë dhe për copën e mishit që kam në shtëpi.

Erdhi darka edhe para se të hanim kur nis e bën dush burri i çoj ndërresat dhe normal edhe brekë e kuqe.

Nisi duke bërtit që në banjë s’jam pederast unë, ty t’ka lajthit Facebooku, s’la gjë pa më thënë.

Edhe pse u mundova t’i shpjegoj se janë mbarësi nëse i veshim, se ne po duam të bëjmë dhe fëmijë, ai veç më shante.

Jo vetëm që nuk i veshi gjallë në botë, por s’më foli as gjatë ushqimit se në shtrat jo e jo. Ja futi gjumit zotëria tërë turinj.

Aq jam mërzit sa s’ka…s’di si të pajtohem me të se nuk kalohet dita e sotme kështu.

Ai vazhdon më mban turinj e mezi flet. Ciao e gëzuar të gjithëve!”, shkruan ajo.

“Jam e fe jυar prej dy mυajsh, por kam një hαΙΙ të madh”, kjo υ. ajzë ka neυojë për ju!

Κjo është historia e një vajze, e cila është e fejuar, por partneri është mjaft xheloz dhe nuk e lë as të dali… Historia:

Jam e fejuar prej dy muajsh me një djalë. Ma prezantuan djalin fisi im që njihej me fisin e tij. U fejuam me shkesi, le ta themi troç. Unë nuk e njihja më parë dhe ai nuk më njihte. Pasi dolëm dy tre herë për kafe vendosëm të fejoheshim.

Për familjen time ai është një djalë i mrekullueshëm që nuk ka të sharë, por unë po zbuloj që nuk është kështu. Ai dita ditës po më nxin jetën dhe nuk di si ta ndaloj. Ai është shumë xheloz dhe prapanik dhe mendon se femrat nuk duhet të rrinë rrugëve gjithë ditën.

Me pak fjalë ai nuk më lë të dalë. Diskutojmë gjatë dhe më lë vetëm kur duhet të shkoj te shtëpia e shoqes sime të ngushtë, apo kur duhet të dalë me të. Kjo po bëhet një gjë e padurueshme. Një ditë më telefonoi dhe më pyeti se përse nuk isha bërë e gjallë gjithë pasditen dhe nuk i kisha telefonuar.

I thashë se më kishte zënë gjumi dhe më kishte dalë nga mendja. Nga e gjithë kjo filloi një sherr kot më kot. Një ditë tjetër më tha se përtonte të vinte të më takonte dhe unë duke qenë se nuk do të dilja me të, i thashë nëse mund të dilja vetëm.

Ai filloi të më thoshte se duhet të rrija në shtëpi, ç’punë kisha unë përjashta. Insistova deri në pikën sa ai më tha “bëj çfarë të duash”. Si përfundim nuk dola, sepse kishte shkuar ora 7 pasdite dhe nuk kisha ku të shkoja. Hedh një status në msn dhe më pas fillova të lexoja një libër.

Pas një ore ai më telefonon sërish dhe më thotë. “Mirë? Dole me shoqen tënde?” Unë i përsërita disa herë që nuk dola, por ai nuk më besonte kështu që në nerva e sipër i them: “E di që të them gjithnjë të vërtetën. Nuk dola nëse më beson mirë nëse jo bëj çfarë të duash”.

Ai më përgjigjet: “Sigurisht që do bëj si të dua dhe sot në darkë do të dal”. Unë akoma më e acaruar i thashë që më mirë të dilte mbase gjente dikë më të mirë se unë dhe do t’i qartësoheshin idetë.

Pas pak i ritelefonova prapë dhe i thashë nëse do të dilte, ai me indiferentizëm më mbylli telefonin pa më kthyer përgjigje. Ky është sherri i fundit që kam bërë me të dhe më ka bërë shumë të mendoj.

Kjo nuk është normale, nevrikoset për gjëra kot. Dua të them se edhe ai shpesh qëndron në shtëpi, sepse ia kërkoj unë.

Vetëm nëse më thotë se jam e lirë të dalë kur të dua edhe unë do ta lejoja të dilte. Sinqerisht që ndjehem në një udhëkryq, sepse nuk di si tu them prindërve që ai nuk është djali për mua.

Ata më fejuan me shkesi duke e ditur se ai është një djalë perfekt. Unë kam filluar të ndjej diçka për të, por nuk mund ta shtyj jetën në këtë mënyrë.

Është e tmerrshme. Tani ndjehem pak më mirë që u shfryva shpresoj t’ju mos kem mërzitur, por duhet të flisja me dikë.

Anna feston sot ditëΙindjen, Ardit Gjebrea e uron mes emocionesh

Sot në familjen Gjebrea festohet. Vajza e vogël e këngëtarit, Anna bën plot 15 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë për të, Arditi zgjodhi fjalët më të ëmbla për ta uruar.

Në një postim në Instagram me foton e saj, artisti i njohur i uron të bijës bekimin e Zotit dhe i dedikon një fragment të këngës së tyre që flet shumë për raportin që ai ka me vajzën e tij.

“Si të thashë mbrëmë? ‘Në orën 12 do ta ndal kohën! E them çdo vit në fakt dhe kur vjen data si sot, e mbush 15! Veç Zoti të të ketë në hirin dhe bekimin e tij, pastaj për gjithçka tjetër e di ti: ‘Mjafton me sy të më kërkosh, do jem aty, Anna për ty!”, shkruan ai.

https://www.instagram.com/_u/arditgjebrea/?utm_source=ig_embed&ig_rid=261ba206-cb24-442b-b1a4-1621039a865e&ig_mid=54280840-AA65-42B9-A0A0-089DF33AF218

Këmbimi υαlutor/ Me sa bΙihen e shiten doΙΙαri dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 95.3 lekë dhe do të shitet me 96.5 lekë.

Monedha evropiane euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 109.6 lekë dhe do shitet me 110.6 lekë.

Ndërkohë paundi britanik sot do blihet me 120.8 lekë dhe do shitet me 122 lekë.

Lαrgimi nga Çelsi duket i ραshmangshëm, Broja ρritet titullar kundër sυΙmuesit që mund ta zëvendësojë

Armando Broja duket se i ka ditët e numëruara te Çelsi, me sulmuesin shqiptar që është nxjerrë në shitje nga “Blutë” e Londrës.

22-vjeçari kuqezi ndodhet në radarin e disa klubeve të Premier Ligës, teksa Çelsi pritet që ta zëvendësojë me sulmuesin e Aston Vilës, Xhon Duran.

Do të jetë pikërisht sfida e sotme në Kupën FA ajo që do të vendosë fatin e Brojës, pasi ai pritet të jetë në fushë për “Blutë” kundër Aston Vilës.

PANORAMASPORT.AL

Aksidenti që i shkaktoi υdekjen 4-vjeçarit në Shkodër, ρolicia ρrocedon në gjendje të lirë shoferen 22-υjeçare

DVP Shkodër

Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident rrugor mes 2 automjetesh, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 4-vjeçar, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesen e automjetit ku ishte 4-vjeçari, shtetasen K. B., 22 vjeçe.

Këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë dhe për shtetasin P. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. L., 51 vjeç, banues në fshatin Omaraj, pasi u kap duke kryer gërmime me mjete të rënda, pa autorizim, në një zonë pyjore, në fshatin Gjeçaj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 50 vjeç, pasi ka kallëzuar një 71-vjeçar, se ky shtetas i ka vjedhur në banesë, disa vegla për punë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Dy adoΙeshentë grαbisin suρermarketin në Selanik, njëri vihet në pranga, bashkëpunëtori shqiptar shρallet në kërkim

Dy adoleshente, njëri prej të cilëve me origjinë shqiptare kanë vjedhur një supermarket në Selanik të Greqisë.

Sipas mediave helene, në pranga është vënë 14 vjeçari, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori shqiptar 16 vjeç.

Gjithçka ka ndodhur në orën 08:21 të mëngjesit, kur dy të miturit, të veshur me rroba të zeza, me kapuç në kokë, por me tiparet e fytyrës të zbuluara dhe pa doreza, kanë hyrë në dyqanin Evosmos dhe i afrohen punonjësit në kasë.

16-vjeçari zhvendoset në pjesën e pasme të dyqanit dhe fut dorën brenda xhaketës, me sa duket për ta bërë punëtorin të mendojë se ai mban një armë.

Dy të miturit pasi arritën të merrnin gjithsej 1300 euro, u larguan me vrap. Policia ka arritur t’i identifikojë dhe të vërë në pranga 14-vjeçarin, ndërsa bashkëpunëtori i tij 16-vjeçar, me origjinë shqiptare është në kërkim.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Ρremte 26 Janar 2024

Dashi

Sot çiftet më të rrezikuara janë ata që kanë pasur diskutime në të kaluarën. Edhe ata që janë të lidhur me një person prej shumë kohësh do të sulmohen nga shumë dyshime. Beqarët nuk duhet të humbasin shanset e mira, duhet të dëgjojnë zemrën e tyre. Ju jeni plot dinamizëm dhe mund të lëvizni disa situata në punë!

Demi

Venusi është në pozicion të mirë me shenjën tuaj dhe do ju ndihmojë në sektorin e dashurisë! Ata që janë në çift do të tundohen të jenë të hapur për të shfaqur dashurinë, por rreziku i humbjes së çdo gjëje është i lartë. Beqarët do të jenë më të ndjeshëm dhe intuitivë se zakonisht, më mirë vetëm bëni gjërat që ju dëshironi. Situata për aktivitetin tuaj profesional po ndryshon dhe lëviz drejt një periudhe rregullimi.

Binjakët

Një Hënë shumë pozitive sot do t’ju lejojë të sqaroni qëndrimet tuaja dhe të provoni qasje të reja, veçanërisht nëse keni liruar veten nga një lidhje. Beqarët janë duke e rimarrë veten nga një ndarje dhe sot ata mund të takojnë një dashuri të re. Ju keni arritur deri tani të qëndroni në kreshtën e valës, mos u shqetësoni, së shpejti gjithçka do të jetë shumë më mirë në punë.

Gaforrja

Disa çifte në krizë mund të vënë në dyshim ndjenjat e tyre. Vetëm lidhjet me të vërtetë të forta do të dalin mirë, por kini kujdes që mos të humbni durimin. Kush është vetëm do të vendoset të vazhdojë një rrugë që tashmë ka filluar me një mik. Ndikimi i planetëve është pozitiv për projektet e reja, surpriza të mundshme edhe për financat.

Luani

Mundohuni të mos jeni shumë pesimist dhe të mësoni të shihni të mirën edhe kur keqkuptoheni në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do jenë të angazhuar me ftesat për takime me njerëz të rinj dhe mund të takojnë edhe shpirtin e tyre binjak. Ju mund të merrni një detyrë veçanërisht të rëndësishme në punë, por edhe shumë të vështirë. E gjitha varet nga zgjedhjet tuaja.

Virgjëresha

Sot ju do të filloni drejt zgjidhjeve të rëndësishme në dashuri. Megjithatë, mos bëni vërejtje të gabuara për të dashurin/ën tuaj nëse doni të gjeni një pikë takimi. Nëse jeni vetëm dhe nuk keni një dashuri të qëndrueshme, shijoni bukurinë e të qenit të lirë. Mos harro humorin e mirë dhe optimizmin, këto janë dy aspekte themelore për të prezantuar më mirë veten në të ardhmen.

Peshorja

Disa situata të dashurisë në të kaluarën tuaj do të shfaqen përsëri para jush, por jini të kujdesshëm! Ju do të tundoheni nga njerëz ziliqarë, mos i jepni shantazh. Nëse jeni vetëm, sot ju mund të bëni zgjedhje të reja, do të keni takime të këndshme që do t’ju japin aq shumë qetësi. Një ditë plot kënaqësi dhe mirënjohje në aspektin profesional, sot nuk nënshkruhen kontrata të rëndësishme.

Akrepi

Kush është tashmë në çift duhet të shmangë diskutimet me partnerin/en, Venusi në opozitë ka sjellë tensione, por ju do të jeni në gjendje t’i tejkaloni ato. Beqarët do të jenë në gjendje të gjejnë zgjidhje të përshtatshme nëse duan të ndjekin marrëdhënie të vështira. Mund të mendoni për një projekt të ri, tani ju jeni të lirë të lëvizni në situata më stimuluese për kreativitetin tuaj.

Shigjetari

Bukuria juaj gjatë kësaj periudhe do të ketë kompetenca magjike. Ju do të jeni në gjendje të diskutoni për zgjedhjen e punës me partnerin/en, pa shkëputjen e një rrëmuje! Për zemrat e vetmuara do të ketë shumë rrethana me fat për t’u kapur për të njohur një person të rëndësishëm. Ju duhet të pranoni ndryshime të reja në jetën tuaj profesionale dhe e ardhmja ushqen perspektiva të rëndësishme.

Bricjapi

Së fundi do të gjeni një pagesë të mirë personale dhe veprimtaria e Venusit do t’ju ndihmojë të gjeni përsëri dashurinë. Por përpiquni të shmangni diskutimet. Periudhë me fat për ata që duan të krijojnë njohje të reja, të cilët janë vetëm, do të bëjnë takime të mbushura me pasion. Është koha e duhur për të kontaktuar njerëzit e duhur lidhur me punën. Shkoni përpara për propozime të reja.

Ujori

Periudhë për verifikimin e ndjenjave, por mos u jepni pas tundimit për t’u mbyllur në vetvete! Mbani nën kontroll nëngrupin tuaj të nervozizmit dhe xhelozisë. Për beqarët sot do të ketë një ditë e mirë, por edhe nëse ju pëlqen dikush, mos nxitoni t’i shprehni ndjenjat! Yjet janë të favorshëm dhe gjatë kësaj periudhe do të merrni disa avantazhe, por kushtojini kujdes parave, keni shpenzuar shumë!

Peshqit

Sot ju mund të merrni një hap të rëndësishëm në jetën sentimentale, por ju jeni të detyruar të jetoni të gjitha situatat e tepërta, prandaj kini kujdes! Është një ditë e preferuar për takime të reja dhe nëse jeni vetëm, parashikohen ndryshime në horizont. Është një moment i rëndësishëm për ata që janë ambiciozë ose aspirojnë për të arritur qëllime më të mira.

“Pse bën zhυrmë?”/ Sherr midis fqinjëve në Durrës, 40-υjeçari qëΙΙohet me armë zjarri. Rëndë në spital. Ρolicia në kërkim të autorit

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Shtetasit, Mikel Spirollari është qëlluar me dy plumba nga fqinji i tij dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Paraprakisht bëhet me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasit Gentian Kuqi.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal. Shkak ishte zhurma që bëhej në banesën e të plagosurit Spirollari.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj, bën me dije se Gentian Kuqi i ka kërkuar llogari fqinjit të tij në të njëjtin pallat se “pse bëni zhurmë se na shqetësoni” dhe më pas e ka qëlluar me dy plumba. Pas ngjarjes, autori është larguar dhe policia ka nisur punën për arrestimin e tij.

“Në lagjen nr 4  në Durrës,  si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi  G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin  M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.  Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë”, sqaron policia.