Akυzat e SΡAK për Sali Βerishën, grupimi mbΙedh Këshillin Kombëtar për format e reagimit. Ρritet një tjetër “foΙtore”

Grupimi i Sali Berishës mbledh pasditen e sotme Këshillin Kombëtar, vendim i cili vjen pas mbledhjes së kryesisë së partisë. Në mbledhje do të diskutohet për mënyrën se si do të reagohet pas akuzave.

“Të nderuar anëtare të Këshillit Kombëtar, ditën e premte dt 27 tetor, ora 18.00 në selinë e PD do të mblidhemi për të diskutuar situatën politike dhe hapat që do të ndërmarrim në vazhdim”- thuhej në njoftimin e dhënë dy ditë më parë.

Në një lidhje nga Partia Demokratike, gazetari i News 24, Osman Stafa tha se anëtarët e Kryesisë apo edhe të Këshillit Kombëtar kanë ide të ndryshme të reagimit pas ngritjes së akuzave nga Prokuroria e Posaçme kundër Sali Berishës në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Gazetari sqaron se një pjesë e tyre pretendojnë se nuk është duke u luftuar Sali Berisha por Partia Demokratike në tërësi. Berisha do të flasë me anëtarët e Këshillit Kombëtar me aksionin që pritet të nisë. Gazetari sqaron se bëhet fjalë për “një foltore” numër dy, pra një dialog me shqiptarët.

Për privatizimit e kompleksit Partizani, ndaj Berishës, Gjykata ka caktuar detyrim paraqitje dy herë në muaj para oficerit të Policisë Gjyqësore dhe bllokimin e pasaportës për të mos dalë nga vendi. Sipas SPAK, ish-kryeministri me veprime konkrete ka ndikuar në miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të cilat u përshtatën me kërkesat e 5 pronarëve, mes të cilëve përfitues ishte dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë, Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën, pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish-kryeministrit, sipas SPAK, ka arritur të marrë përfitime të parregullta.

Si po trαnsformohet baza e NATO-s në Kυçovë

Pas nisjes së punimeve në janar të vitit të shkuar, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri, ka hapur një tender me vlerë 290 milionë lekë (2.75 milionë euro) për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, hangarin e avionëve dhe mjediset e shërbimit në Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Ofertat e tenderit pritet të dorëzohen deri më 13 nëntor, ndërsa parashikohet që krahas punës për ndërtimin e hangarit, do të kryhen edhe punime rrugore, si dhe shtrimi e asfaltimi.

Sipas dokumenteve të tenderit, gjithçka duhet të përfundojë 1 vit nga nisja e punimeve.

Rreth 4 vite më parë, NATO mori vendimin për ta kthyer aeroportin e vjetër të Kuçovës në një bazë ajrore të Aleancës.

Μenaxheri: Dhomën Nr.201 e pagoi Albi Ceno, 3 të tjerë hynë tek dera e pasme. Ceno: Vαjza na ngacmoi vetë sek*υαΙisht

Njeriu që ka porosituar dhe paguar dhomën nr.201 në hotelin “Fjortes” në Vlorë, ku për 40 minuta u përdhunua nga tre meshkuj vajza 26-vjeçare me inicialet D.M, është Albi Ceno.Ky personazh që tashmë ndodhet i arrestuar është njeriu që ka paguar dhomën dhe më pas ka çuar vajzën në katin e dytë, ku ndodhej dhoma e hotelit.

Ndërsa nga dera e pasme e hotelit, ku nuk ka pasur kamera, kanë hyrë dy shtetas të tjerë në dhomë, që janë Gentjano Mehmeti dhe Oltjan Tahiri.

“Ora News” ka mësuar se futja e tyre brenda në dhomë është bërë pa dijeninë e sportelistit dhe vetë menaxherit të hotelit, i cili ka deklaruar në polici se Tahiri dhe Mehmeti, nuk janë regjistruar në rregjistrin e prenotimeve të vizitorëve në hotel.

Sipas menaxherit, ai nuk ka njohje me asnjë nga personat që vizituan hotelin e tij, po ashtu vajzan D.M ishte hera e parë që e shikonte në këtë hotel.

Për 40 minuta me rradhë 26-vjeçaria është përdhunuar nga tre personat, ndërsa në dëshminë e tij, dhënë në polici i arrestuari Albi Ceno, ka deklaruar se vajza i kishte ngacmuar vetë.

Ceno, tregon se edhe pse vajza D.M i ka ngacmuar sërisht ajo nuk ka mundur të kryejë marëdhënie seksuale me tre djemtë, pasi nuk ishte në gjëndje fizike për shkak të situatës ku ndodhej.

Menaxheri

Në dëshminë e siguruar nga “Ora News”, Albi Ceno, djali i një biznesmeni të njohur në qytetin e Vlorës, ka treguar se në datën 21 Tetor 2023 rreth orës 02:00 ka shkuar tek lokal “Barakuda” në Zvërnec, pasi e kishte ftuar shoku i tij, Oltjan Tahiri për të pirë një gotë.

Albi tregon se kur ka shkuar aty ka gjetur Oltjanin, një vajzë dhe një djalë të cilët ai nuk i njihte. Ata kanë qenë të ulur të tre së bashku, në një tavolinë dhe po pinin alkool.

Albi thotë se ka qëndruar rreth gjysëm ore i ulur së bashku me ata, duke konsumuar alkool dhe një cigare hashash. Rreth orës 02:45, Albi është larguar së bashku me D, ndërsa të tjerët kanë qëndruar tek lokal “Barakuda”.

Ai thotë se në momentin që kanë shkuar në Vlorë, vajza D, ka vjellë në makinë dhe kanë takuar shokun e Albit, Gentjano Mehmeti, të cilin e ka marrë në makinë dhe kanë shkuar tek Hotel “Fjortes”.

Albi sqaron se ka marrë një dhomë tek hotel “Fjortes” dhe ka çuar vajzën, pasi gjendja e saj ishte e keqe. Në momentin që e ka çuar në dhomë, i ka blerë “Limon Soda” dhe “Schveps”, duke e ndihmuar për të bërë dush në banjo.

Vajza më vonë është shtrirë në krevat, dhe e ka ngacmuar me duar por D. ka ndaluar pasi nuk ka qenë në gjendje.

Albi shprehet se vajzën në dhomën e hotelit e ka çuar Gentjano, ndërsa ai ka blerë “Limon Sodën” dhe “Zhvepsin” tek bari i hotelit dhe më pas është ngjitur dhe ai në dhomë.

Ai deklaron se në dhomë ka qëndruar me vajzën dhe Gentianon më vonë, aty ka ardhur edhe Oltjani.

Në atë moment, ai dhe Gentjani janë larguar në drejtim të banesës së tyre, ndërsa D. e kanë lënë me Oltjanin, pasi ishte e njohura e tij.

Shqipëria “zien” nga gόditja e SPAK për fαmiljen “Berisha”, ja pse në kamρin e Partisë së Lirisë ka ρllakosυr heshtja, zbardhen dy arsγet që po tmerrojnë çiftin Meta-Krγemadhi

Sali Berisha mund ta përfundojë karrierën e tij të gjatë politike në burg. Për herë të SPAK e ka tronditur nga themelet ish-kryeministrin dhe familjarët e tij. Prej gjashtë ditësh, politika, institucionet, mediat, analistët dhe të gjithë shqiptarët vazhdojnë të komentojnë këtë lajm të bujshëm. Por vetëm në Partinë e Lirisë ka pllakosur heshtja e plotë, si të mos ketë ndodhur gjë fare. Ilir Meta bëri vetëm një reagim të shkurtër në rrjetet sociale në momentin kur u godit Berisha, por që prej asaj dite është zhdukur. Monika Kryemadhi nuk ka reaguar fare dhe as nuk është shfaqur në asnjë moment në media. Meta nuk është zhdukur vetëm nga daljet publike. Deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, kreu i LSI-së prej katër ditësh nuk ka postuar asgjë as në rrjetet sociale. Janë dy arsye që ata po heshtin. Ose ata po e luajnë këtë skemë se ndoshta kështu nuk kujtohet njeri për ta dhe harrohen dosjet e tyre. Ose po përgatiten për ditën kur t’ju trokasë në derë SPAK dhe nuk duan të konsumohen me mbrojtjen e Berishës.

Terrori në Partinë e Lirisë

Altin Dumani, kreu i SPAK tha para disa javësh se dosjet e Metës janë prioritet kryesor i SPAK. Aktualisht në tryezën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndodhen dy dosje të bujshme dhe mjaft të “nxehta” për ish-presidentin. Bëhet fjalë për dosjet e CEZ-DIA dhe pastrimit të parave të pista të cilat pritet t’i hanë kokën ish-presidentit, familjarëve të tij, dhjetëra zyrtarëve dhe disa ish-ministrave. Burime të gazetës “Sot” bëjnë me dije se hetimet janë drejt fundit dhe shumë shpejt priten rezultate. Por ajo që duhet theksuar është se ai që po kujdeset që të çojë Ilir Metën drejt burgut është një prokuror “i hekurt”, i trajnuar nga amerikanët.

Dy dosjet janë në dorë të prokurorit të njohur Sotir Kllapi. Si fillim njeriu që ka hetuar dosje të tjera të bujshme, njëra prej të cilave është rihapur dhe është në fazë hetimi si CEZ-DIA, ku është përfshirë edhe ish-presidenti Meta, tregon se ky i fundit do ta ketë pisk punë dhe do të ketë telashe, pasi ka përballë një magjistrat që busull dhe kryefjalë ka vetëm ligjin. Romeo Kara, ish-juristi i OSSH, i cili denoncoi aferat me privatizimin e këtij organi dhe një prej dëshmitarëve kyç të aferës CEZ-DIA, në një intervistë të fundit për gazetën “SOT” paralajmëroi se së shpejti do të kemi lajme të bujshme në lidhje me këtë skandal, pasi Prokuroria e Posaçme do të fillojë me “prerjen e kokave”.

Burime bëjnë me dije se dosja është qepur nga SPAK dhe në javët në vijim do të priten urdhër-arreste. “Peshku i madh”që rrezikon arrestimin është Ilir Meta, i cili u thirr për herë të parë më 22 shkurt të vitit 2023 brenda Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet për tre orë. Sotir Kllapi thuhet se ka mbledhur të gjitha provat, të cilat tregojnë se Meta është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash, duke gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë gjatë kohës kur kreu aktual i partisë së Lirisë ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë “Berisha 2” gjatë viteve 2009-2011.

Fletë-αrresti gati? Gazetari i njohur ρΙas deklaratën e fortë: Ilir Meta ka 4 ditë që nuk përgjigjet në telefon, nuk dihet ku është

I ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ka qenë gazetari Flogert Muça, i cili ka bërë disa deklarata të rënda drejtuar ish-Presidentit të vendit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Muça ka treguar se Meta e ka braktisur Shqipërinë, ka fikur telefonin dhe aktualisht në adresë të tij nga ana e SPAK është prerë një fletë-arresti.

“Ilir Metës i është revokuar viza nga SHBA së bashku me zonjën Kryemadhi. Në djenin time Meta ka mbi 3-4 ditë që nuk përgjigjet në telefon dhe nuk dihet ku është.

Ilir Meta bashkë me Monika Kryemadhin nuk ndodhet në Shqipëri. Mendohet që Krymadhi është në Gjermani kurse Meta nuk dihet ku ndodhet. Këtë e konfirmoi edhe vetë Berisha dje kur tha që nuk kishte komunikuar.

Ndaj zotit Meta është prerë fletë-arresti nga informacionet e mia jo zyrtarisht.”- tha për ‘Shqipëria Live’ Flogert Muça

Kujtojmë se Anila Hoxha gjithashtu ka bërë një deklaratë ditën e sotme, teksa ka shtuar se SPAK ka nisur hetimet për Ilir Metën.

Ilir Meta drejt αrrestimit, shυmë shpejt SΡAK troket në derën e tij, Milaim Zeka ρaralajmëron zhνillime të bujshme dhe zbulon me sa vite burg do të dënohet kreu i PL, ja 2 lëvizjet e gabυara të Berishës që e fundosën

Gazetari dhe analisti i njohur, Milaim Zeka ka komentuar situatën politike në vend dhe ato në Kosovë, ndërsa ka paralajmëruar se pas ish-kryeministrit Sali Berisha, në dyert e SPAK do të shkojë ish-presidenti Ilir Meta. Gjatë një interviste televizive dje, zoti Zeka theksoi se mjaftojnë faktet që janë bërë publike deri më tani, si video-incizimi i bërë nga ish-ministri Dritan Prifti, që ish-presidenti Meta të arrestohet, e sipas tij, çdo gjykatë perëndimore do e dënonte minimumi me 15 vite burg. Po ashtu, ai ka zbuluar edhe 2 lëvizjet e gabuara të ish-kryeministrit Sali Berisha që e fundosën.

-Zoti Zeka, a është kjo hera e fundit, kur Europa i thotë Kosovës dhe Serbisë merreni ose lëreni?

Në fakt, është hera e parë që vihet në ultimatum presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili është tallur me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke treguar arrogancë, edhe Brukseli edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë problem me Kurtin, por problemin e kanë me presidentin serb si ta bindin që të pranojë ofertën e tyre. Kur Vjosa Osmani do të dal kundër Albin Kurtit do të bjerë qeveria e Kosovës dhe do të krijohet një qeveri tjetër. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtruar një presion ndaj presidentit serb dhe si duket ai e ka pranuar versionin e Bashkimit Europian me mbështetje të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Erdogan pra të presidentit turk, sot do kemi risi dhe lajme të mira për Kosovën.

-Po thoni që Kurti e pranon propozimin?

Kurti ka dy alternativa ose të pranojë asosacionin e komunave serbe, ose mund të shkojë në shtëpi dhe mund të shkojë edhe në Norvegji. Alternative tjerë nuk ka, jo vetëm ai por askush që mund të vij pas tij këtë duhet ta dijë dhe ta kuptojë. Propozimi aktual është ose të pranojmë asosacionin ose mund të humbim shtetin dhe propozimi që ka qenë më i miri ishte shkëmbimi i territoreve, atë shans e kemi humbur kur në krye të Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte Donald Trump, mund ta kemi sërish këtë shans nëse në pushtet vijnë republikanët dhe mund që të kthehemi në pikën zero të dialogut për shkëmbim të territoreve, por tani në tavolinë është asosacioni ndaj komunave serbe.

-Pse the se ultimatumin ndaj Vuçiç, e sheh si pengesën kryesore për këtë asosacion, pra të mos e firmosur?

Vetëm ai ka qenë që nga fillimi pengesë e dialogut, kurrë s’ka qenë pala kosovare, kjo e fundit ka përdorur zhargonin e vet të ashpër kundër tij dhe Serbisë vetëm për matematikat e veta të brendshme elektorale. Tani është harxhuar koha që ka pasur në dispozicioni Brukseli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne jemi askund në hartën gjeografike dhe duhet të gëzohemi shumë se bota perëndimore dhe e qytetëruar ka kohë edhe për t’u marr edhe me Kosovën në këtë luftë kaq të madhe globale. Nëse Kurti është lider i vërtetë i qytetarëve të Kosovës duhet të bëjë kompromis edhe të dhunshëm dhe duhet që ta dëgjoj Uashingtonin dhe Brukselin dhe të dëgjoj propozimin e ardhur nga Gjermania dhe nga Franca. Cilat do jenë të mirat e pranimit të këtij propozimi, 5 vendet e Bashkimit Europian do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, Greqia është gati dhe do të kemi anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare, për shembull do të bëhemi anëtarë të Interpolit dhe do të kemi shumë benefite të tjera, do të hiqemi nga sanksionet, nuk janë masa, por janë sanksione, sot kemi humbur 800 milionë euro nga këto sanksione.

-Çfarë sjell takimi i Albin Kurtit dhe Emanuel Macron pas kërcënimit që ai bëri për vizat?

Presidenti francez Emanuel Macron nuk ka kërcënuar Kosovën, por ai është i vetmi lider që është 100 për qind i sinqertë që kur ka filluar dialogu. Ai nuk u tregua diplomatik dhe i tha Kurtit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës ose pranoni versionin e propozuar nga ne ose ne do marrim masa ndaj jush, është hera e parë që një lider europian që tregohet kaq shumë i sinqertë. Dhe të njëjtin ultimatum ia kanë bërë edhe presidentit serb, që thotë nuk mund që të flejë natën. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar nga ne që ta njohim Kosovën si shtet, nuk di nëse ka folur ndonjë më qartë që kur ka filluar dialogu.

-Drejtësia në Shqipëri, SPAK, dhënia e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, arrestimi i Jamarbër Malltezit dhe situata e ditëve të fundit, çfarë mendon?

Sali Berisha po bënë një gabim të madh. Gabimi më i madh ishte kur i bëri padi Blinken dhe i dyti është kur ai po luan me Kushtetutën dhe po thirret në shkelje të Kushtetutës. Ai duhet që të shkonte para trupit gjykues, sepse ai thirrën për sistem të drejtë dhe drejtësi, do t’i jepte shumë favore në raport me gjykatën dhe të çonte një kërkesë për shkarkimin e asaj gjykate , nëse e ka shkel ose jo Kushtetutën. Unë them se nuk do ketë kompromis ose dorëzim para këtyre sulmeve publike, ai është duke bërë një autogol për veten e tij. SPAK do i shkojë deri në fund rrjetës që ka hedhur për ‘peshqit e mëdhenj’. Nuk është vetëm Berisha, edhe Ilir Meta është edhe Monika Kryemadhi. Kur Tahiri u arrestua, Dako është një nga figurat më të fuqishme të PS ka udhëhequr Durrësin për vite të tëra dhe u arrestua për 3 kate këta thoshin drejtësia po funksionin, tani që arrestojnë Malltezin thonë që drejtësia është në dorën e Ramës.

-Kush mendoni ju se mund të vijë pas Sali Berishës?

Jam shumë i bindur 90% se do të vijë Ilir Meta. Edhe po ta lëmë SPAK-un mënjanë, ne si gazetarë kemi me dhjetëra fakte që Ilir Metën me sy mbyllur e çojnë para drejtësisë shqiptare. Mjafton ta merrni dhe ta ritransmetoni çdo fjalim të Berishës në drejtim të Ilir Metës, dhe të Ilir Metës ndaj Berishës, ku i tha në parlament që unë nuk e jap më dorëheqjen për Shkëlzenin, e kam dhënë njëherë. Merrni edhe video-incizimin e ish-ministrit Dritan Prifti, transmetojeni dhe shikoni se vetëm prej atij video-incizimit, Ilir Meta mund të arrestohet, mund të dënohet dhe çdo gjykatë perëndimore do të dënonte minimumi 15 vjet. Nuk ke nevojë për të qenë prokuror i mençur, por të jesh i guximshëm sepse ata vetë i kanë ndërtuar akuzat e tyre. Unë për dallim prej Alfred Çakos kam thënë se SPAK është e vetmja shpresë dhe dritare e oksigjenit për qytetarë normal që duan akoma që të jetojnë në Shqipëri. SPAK do shkaktoje tërmete të forta në Shqipëri, SPAK nuk është në dorën e Edi Ramës, por është në dorën e Brukselit dhe të Uashingtonit. Në Shqipëri prokurorët ecin pa makina të blinduara dhe politikanët ecin me makina të blinduara, pra një vend ku politikani ecën me makinë të blinduar dhe prokurori ecën me duar në xhepa ai është vend i frikshëm, drejtues brenda policisë dhe prokurorisë janë njerëz që janë të lidhur me krimin dhe politikën. Ishalla SPAK i shkon gjërave deri në fund që ne të jetojmë në një vend normal.

“Tërmet” në këmbimin ναlutor, ja me sa do të këmbehen monedhat e hυaja sot në νendin tonë

Sot, më 27 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.6 lekë dhe shitet me 100.6 lekë.

Euro blihet me 105.4 lekë dhe shitet 106.1 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 110.6 lekë, ndërsa në shitje me 111.6 lekë.
Paundi britanik blihet me 120.3 lekë dhe shitet me 121.3 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 72.1 lekë, ndërsa në shitje me 73.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Horoskopi për ditën e sόtme, e Premte 27 Tetor 2023

Dashi

Ndonjëherë rrezikoheni përmes komunikimit tuaj aspak të mirë dhe të pakëndshëm, por ju e dini që partneri/ja juaj ju toleron gjithmonë. Bëni mirë që edhe ju t’ja ktheni me të njëjtën monedhë. Beqarët do të rifitojnë entuziazmin e humbur. Në punë vazhdoni pa marrë hapa të rrezikshëm dhe reflektoni mbi zgjedhjet që do të merrni për të mos u penduar më vonë.

Demi

Harmonia me partnerin/en sot do të jetë konstruktiv dhe do t’ju bëjë të përballoni me qetësi çdo problem. Yjet ftojnë beqarët të jenë të qartë dhe të mprehtë, për të kuptuar atë që duan apo kërkojnë. Në punë mos u dorëzoni para pengesës së parë, por prisni. Rishikoni mundësitë e shkëlqyera për të arritur qëllimet tuaja.

Binjakët

Sot problemet familjare do të përfundojnë me diskutime dhe grindje me të dashurin/ën. Kërkoni një zgjidhje për të mos prishur marrëdhënien në çift. Ditë e qetë për beqarët, ju do të doni të krijoni vetëm lidhje të reja miqësie. Nëse dëshironi të ndryshoni vendet e punës, kërkoni një person të kualifikuar për t’u këshilluar përpara se të shkoni drejt një situate të pasigurt.

Gaforrja

Ju ndiheni pak të dëshiruar dhe keni nevojë për vëmendjen e partnerit/es. Nëse nuk vjen, ju mund ta merrni vetë iniciativën drejt tij/saj, sepse e dini mirë se nuk do t’ju thotë jo. Beqarët do të jetojnë një ditë shumë të ngarkuar ku takimet dhe njohjet e reja do të jenë të shumta. Në punë mos e braktisni një betejë që keni nisur, nëse nuk e keni humbur ende!

Luani

Disa kujtime të së kaluarës mund të shqetësojnë shpirtin tuaj. Kujdes nga komentet që bëni para partnerit/es, mund ta tradhtoni veten dhe të keni probleme! Një pikë kthese në jetë po vjen për beqarët, shumë do të gjejnë forcën për të kërkuar dashurinë pas një periudhe vuajtje. Në punë, kohë e mirë për të filluar një projekt të ri. Jeni gati për ndryshime dhe madje edhe për transferime.

Virgjëresha

Së fundi tensionet me partnerin/en janë larguar dhe ju jeni të lumtur për të marrë frymë lirisht nga një atmosferë qetësuese. Beqarët do të kenë takime me disa njerëz për të cilët do mendojnë të krijojnë edhe lidhje. Në punë sot do të jeni më pak kritik dhe polemik se zakonisht. Yjet njoftojnë një periudhë të qëndrueshme edhe nga pikëpamja ekonomike.

Peshorja

Sot më shumë se kurrë mund të provoni sa i rëndësishëm është për ju partneri/ja. Është koha për të bërë plane për të ardhmen! Beqarët, nga ana tjetër, do të jenë në kërkim të njohjeve të reja dhe nuk do të humbasin asnjë mundësi. Në punë vendosmëria juaj nuk ju frikëson nga asnjë pengesë. Ju do të jeni në gjendje të gjeni zgjidhje të zgjuara për problemet.

Akrepi

Do të kaloni një ditë të qetë sot, marrëdhënia juaj është e fortë dhe ka të gjitha kushtet për të hedhur çdolloj hapi të mëtejshëm. Ata që janë vetëm do të kenë tërheqje për disa persona që do takojnë, por tani nuk duket asnjë lidhje e qëndrueshme në horizont! Yjet do ndriçojnë rrugën tuaj në punë dhe ju ftojnë për të shqyrtuar qëllimet për të përmirësuar të ardhurat.

Shigjetari

Do të ketë grindje mes çifteve, por do të shërbejë për të gjallëruar ditën! Jeta juaj private rrjedh me lumturi dhe qetësi dhe ëndrrat tuaja më në fund do të realizohen. Beqarët që duan të bien në dashuri mund të shpresojnë për të takuar personin e duhur. Sfera profesionale është e mrekullueshme! Mendja juaj është e gatshme të kapë mundësitë e pafundme që do të hapen para jush.

Bricjapi

Një ditë shumë intensive për jetën sentimentale në përgjithësi, ju do të doni të ikni dhe hapësira që keni në dispozicion është e ngushtë. Nëse keni një partner/e, duhet t’i hidhni hapat të sigurt. Yjet parashikojnë marrëdhënie të reja për beqarët që duan të martohen. Sot do të jeni gati të habitni me idetë tuaja krijuese dhe origjinale në punë. Gjithashtu do të jeni në gjendje të rregulloni shumë çështje të ndërlikuara.

Ujori

Disa keqkuptime mes jush dhe të dashurit/ës tuaj parashikohen gjatë kësaj të premte. Bëni mirë të argumentoni gjithçka, por duke përdorur komunikimin e duhur dhe gjithçka do të kalojë në paqe. Zemrat e vetmuara do të njohin dikë që do i tërheqë pa masë, ndoshta një histori dashurie mund të lindë. Do të keni mundësi të reja për të zgjeruar horizontet tuaja. Ata që punojnë do të ndiejnë peshën e lodhjes, por do të shpërblehen.

Peshqit

Çiftet sot do të merren me shumë angazhime dhe kjo do ju rrezikojë marrëdhënien. Megjithatë gjithçka do jetë kalimtare dhe qetësia do të kthehet shumë shpejt. Beqarët do të realizojnë takime premtuese dhe do të bëjnë miq të rinj, mbrëmja premton surpriza. Një ditë shumë pozitive ju pret nga pikëpamja ekonomike.

Artan Hoxha ngre dγshime të forta: Rast i ραprecedent, nuk ka ndodh ndonjëherë në historinë gjyqësore që…

Teksa ndaj Sali Berishës ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, ende nuk ka arritur që në dorën e tij të shkoj komunikimi i masës së sigurisë.

Në studion e emisionit “Të pa ekspozuarit” , gazetari Artan Hoxha, tha se nuk ka ndodh ndonjëherë në historinë gjyqësore që komunikimi i masës së sigurisë të zgjas me ditë të tëra.

Ky është një rast i paprecedent. Për kaq vite sa kam qenë reporter në gjykata, nuk mbaj mend që komunikimi i masës së sigurisë të zgjas me ditë të tëra dhe nuk i gjendet derman.

Në rastin konkret, situata është qesharake, ditën e shtunë policia ka shkuar në shtëpinë e Berishës dhe kur nuk e gjeti në shtëpi, shkoj në seli ku ai kishte komunikuar me media.

Oficerët shkuan të dorëzojë aktin e masës së sigurisë dhe u tha që nuk i përket partisë por duhet personit ti jepet në dorë apo në shtëpi,

Kështu zgjati kjo, dhe pastaj filloi nga Gjykata e Posaçme caktimi i avokatëve nga shteti.

“A është akoma ajo shqiρtarja atje?”/ Presidenti i senatit në Itali bën gafën e rëndë ndaj Jorida Tabakut (Video)

Presidenti i senatit në Itali, Ignazio La Russa, në fund të komunikimit të kryeministres Giorgia Meloni, ka bërë një gafë në parlament në lidhje me deputeten shqiptare Jorida Tabaku.

‘A është ajo shqiptarja akoma atje?’ pyeti La Russa nëpunësit, por pa e kuptuar që mikrofoni i tij ishte i hapur.

Pas marrjes së konfirmimit, La Russa deklaroi më pas: “Shfrytëzoj rastin të përshëndes të nderuarën Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, e cila e shoqëruar nga një delegacion po na viziton”.

Pas incidentit, shumë përdorues të mediave sociale akuzuan presidentin e senatit për racizëm.

https://streamable.com/e/ouei9e?quality=highest