Pse po tremben ρolitikanët nga SPAK? Gazetari i njohur del me dekΙaratën e fortë

Pas nisjeve të hetimeve nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, gazetari Flogert Muça deklaron se drejtësia do të vazhdojë edhe me figura të tjera politike.

Muça tha se politikanët tremben pasi SPAK mund t’i bëjë një lloj vetting nëse kanë shfrytëzuar ose jo pushtetin për interesa personale ndërsa shtoi se vetë Berisha po përpiqet të fshihet nën figurën e PD për t’iu shmangur drejtësisë.

“E di pse tremben politikanët? Tremben pasi SPAK në momentin që nis hetimet, t’i hap të gjitha petët e byrekut. Bëhet një lloj vettingu i plotë mbi çdo veprim. Po të ishte vetëm për një ndryshim ligji, që ka bërë Berisha dhe mund të justifikohej. Por nëse shkon aty e di që pasojat do të jenë fatale. Berisha po bën thjesht betejën që kishte nisur prej kur u shpall non-grata, Basha e pezulloi nga partia nuk e pezulloi.

Që aty kuptohej se nuk kishte të bënte me partinë por përdorim të partisë për interes politik të Berishës, e dinte që do vinte kjo ditë.

Ajo që po bën sot është vazhdimi i shfrytëzimit të demokratëve për hallin personal dhe familjar.

Ai po përdor PD-në për të thënë që është sulm politik, por përpara drejtësisë je një qytetar i thjeshtë. Ai duhet të jetë i pari që të tregonte shembull, të ishte në dispozicion të drejtësisë për hetimet”, tha Muça.

Nxënësi e gόditi me karrige, mësυesja e Lezhës ρërfundon te Traυma

Përfundon te trauma mësuesja e gjimnazit të Lezhës Majlinda Palushi.

Pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Lezhës, personeli mjekësor ka vendosur që ta dërgojë mësuesen në Tiranë.

Mësuesja ka marrë fraktura të shumta si pasojë e sulmit dhe është kërkuar që ajo të marrë trajtim të specializuar.

Ajo u godit gjatë orës së mësimit nga një nxënësi i moshës 16-vjeçare, i cili është arrestuar nga policia.

Shkak i dhunës mësohet se ka qenë një frazë e mësueses që ka irrituar nxënësin.

Adoleshenti u ndalua në pranin e psikologut, prindërve të tij dhe avokatëve.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Trishtυese! Po raρortonte sυlmet në Gaza, gazetari merr vesh se iu vra gjithë familja (VIDEO)

Gazetari i Al Jazeera, Wael Dahdouh ka mbuluar pa pushim konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve që nga data 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin.

Gjatë raportimeve mbi tmerret në Gaza, gazetarit i mbërriti lajmi se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së tij.

Gruaja, vajza dhe djali i korresnpondentit arab të Al Jazeera humbën jetën kur një bombë ra mbi shtëpinë në të cilën ishin strehuar.

Ishte kryeredaktori i televizionit, Mohamed Moawad, që përcolli lajmin e trishtë në rrjetet sociale, duke e shoqëruar dhe me pamjet rrëqethëse të reporterit që përpiqet të mbajë veten, por tronditja dhe dhimbja është me fortë se ai.

Aljazeera’ s brave veteran journalist Wael Dahdouh’s wife, son and daughter were killed in an Israeli airstrike which targeted a shelter house they had fled to. Wael received the news while on air covering the nonstop Israeli strikes on Gaza! pic.twitter.com/G2Z8UreboU

“Gruaja, vajza dhe djali i gazetarit tonë të guximshëm Wael Dahdouh janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite që goditën shtëpinë në të cilën ata kishin gjetur strehë. Wael mësoi për lajmin e kobshëm ndërkohë që raportonte pandërprerë për sulmeve izraelite në Gazë”, ka shkruar Moawad.

Trupat dhe tanket izraelite kryen gjatë natës një sulm tokësor në veri të Rripit të Gazës. Kjo u pohua edhe nga Ushtria e Izraelit e cila njoftoi se kishte goditur disa objektiva të militantëve, me qëllimin që “të përgatiste fushëbetejën” për pushtimin e pritshëm tokësor të enklavës, pas më shumë së dy javë bombardimesh shkatërruese që kanë marrë me mijëra jetë njerëzish në këtë territor.

https://twitter.com/moawady?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1717229166712836271%7Ctwgr%5Ec0c55ac6435d027cb75c958be63409862085f215%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2023%2F10%2Ftrishtuese-po-raportonte-sulmet-ne-gaza-gazetari-merr-vesh-se-iu-vra-gjithe-familja-video%2F

U për*hunua në grup, dalin ρamjet e 26-vjeçares në hotel, një nga ab*zυesit e mban nga krahët dhe…

Këto janë pamjet nga hoteli ku u përdhunua në grup 26-vjeçarja në Vlorë. Në pamje shihet momenti kur vajza, e cila është në gjendje jo të mirë, mbahet për krahu dhe ngjitet në hotel nga një prej autorëve të dyshuar.

Ky i fundit mësohet se nuk është partneri i 26-vjeçares, i cili po ashtu po ashtu akuzohet se ka përdhunuar të renë, por është shoku i tij. Më pas në pamje shfaqet vajza e vetme, e ulur në dysheme që zvarritet për të zbritur shkallët. Në një moment ajo rrëzohet tek shkallët, e pafuqishme për të lëvizur apo reaguar, ndërsa një person vjen përballë saj.

E reja u përdhunua në grup mbrëmjen e së shtunës (21 tetor) në një hotel në Vlorë nga i dashuri i saj dhe shokët e tij. Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti akuzohet se përdhunuan në grup 26-vjeçaren. Dy prej tyre ndodhen në qeli, ndërsa i treti është në kërkim.Gjithashtu policia po punon për kapjen e 36-vjeçari me inciale V.K., banues në Vlorë, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

26-vjeçarja u gjet pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital.

Ραloka bëri thirrje për të rrokur αrmët, Sali Βerisha: Kjo është Ιëvizje pa kthim

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet gjatë konferencës për shtyp edhe për një thirrje të Edi Palokës për të rrokur armët, duke theksuar se kryengritja do të jetë pa kthim.

“Kryengritja është paqësore por çdo mjet i mosbindjes civile do të jetë në fushë dhe do të organizohet çdo herë e më shumë.

Kjo është lëvizje e pa kthim. Ne do të fitojmë. Ne e meritojmë të fitojmë se kjo është lëvizja më parimore e demokracisë.

Shkatërron Parlamentin në një mënyrë…beteja nuk ndërpritet”, theksoi Berisha.

Fotot e një historie të rrαllë/ Βinjaket u mαrtuan me binjakë, dhe ja si dυken fëmijët e tγre

Historia e tyre e pabesueshme u raportua nga publikime të panumërta në mbarë botën. Binjaket identike Brittany dhe Briana Deane Salyers, nga Shtetet e Bashkuara, u bënë të famshme pasi u martuan me dy binjakë identikë.

Fill pas martesës, Brittany dhe Briana njoftuan se ishin shtatzënë në të njëjtën kohë. Popullariteti i tyre u rrit dhe ndjekësit mezi prisnin të shihnin fëmijët.

Tashmë ata janë rritur, e tiparet iu duken më mirë. Siç pritej, fëmijët e motrave ngjajnë jashtëzakonisht shumë, por sërish janë të ndryshëm nga njëri-tjetri.

FOTOT e një historie të rrallë/ Binjaket u martuan me

E para solli në jetë Brittany-n, një djalë të vogël me emrin Jett, dhe me rreth katër muaj diferencë, motra e saj, Briana, lindi një djalë tjetër të vogël, të cilin e pagëzuan me emrin Jax.

Të vegjlit janë aktualisht 2 vjeç dhe të adhurueshëm. Ata dallojnë sidomos nga ngjyra e flokëve.

Por fotot në rrjetin social “Instagram”, nënat ndonjëherë i veshin njësoj, për të kënaqur ndjekësit.

FOTOT e një historie të rrallë/ Binjaket u martuan me

Gjermαnia miraton rreguΙΙoren: Kush është pa leje qëndrimi, dëbohet

Qeveria gjermane i dha dritën jeshile një rregulloreje të re për dëbim të shpejtë të emigrantëve pa leje qëndrimi.

Kancelari Olaf Scholz e kishte paralajmëruar që në shkurt një hap të tillë, kur tha përpara Bundestagut se “kush nuk ka këtu një leje qëndrimi, duhet të largohet nga Gjermania”. Por është më e lehtë të thuhet, se të veprohet, thonë mediat vendase.

Janë rreth 280.000 vetë në situatë të tillë që do të duhet të largohen nga vendi. Megjithatë, në katër nga pesë raste dëbimi është pezulluar. Shumica e këtyre personave kanë llojin e lejes Duldung, për shembull për shkak të gjendjes së sigurisë në vendin e tyre, sepse janë të sëmurë ose u mungojnë dokumentet.

Nga ana tjetër shumë dëbime nuk arrihet të kryhen, sepse personat që duhet të dëbohen, u fshihen autoriteteve. Disa kohë më parë, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser paraqiti idetë e para se si mund të bëhen më efektive dëbimet.

Para dy javësh politikania socialdemokrate prezantoi draftin e projektiligjit; tani, kabineti qeveritar gjerman ia dha përfundimisht OK-in rregullores së re që parashikon më shumë kompetenca për policinë dhe më shumë kohë për autoritetet për përgatitjen e dëbimeve.

Kështu ata që duhet të dëbohen nga Gjermania mund të mbahen më gjatë në të ashtuquajturin “Abschiebehaft”, burgim për një kohë të caktuar, që nuk nënkupton dënim të personit, por përgatitjen e dëbimit në 28 ditë jo 10 ditë si deri më tani.

Nga ana tjetër kontrabandistët do të dëbohen më shpejt. Projektligji megjithatë është pritur me kritika edhe brenda koalicionit qeveritar. Disa pjesëtarë te Partisë Socialdemokrate, SPD dhe Të Gjelbërve i përshkruan këto si ndërhyrje masive në të drejtat themelore të njeriut.

DekΙarata e fortë e Baton Ηaxhiut: Berisha e ka pasur ofertën për të rυajtur veten dhe fëmijët e tij dhe nuk e ka ρranuar

Analisti Baton Haxhiu beson se ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të hetohej nëse do të ishte larguar nga politika. Haxhiu tha në “Opinion” se Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij, por nuk e ka pranuar.

Pjesë nga biseda:

Baton Haxhiu: Ekzistojnë 2 modele për largimin e politikanëve, i pari është me votë. Ka politikanë si Berisha që nuk e kuptojnë këtë për arsye se e ka kodin e politikanit që nuk kupton kur është mjaft. Besoj se Sali Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij dhe nuk e ka pranuar.

Nga kush e ka pasur ofertën?

Baton Haxhiu: Nga ata që e kanë ngritur SPAK-un dhe e kanë shpallur “non grata”. Kur dikush nuk e kupton kur është mjaft…

Armand Shkullaku: Po të ishte larguar nuk do të hetohej?

Baton Haxhiu: Unë besoj që nuk do të hetohej Berisha.

Armand Shkullaku: Këtë po them dhe unë, që po përdoret për të goditur politikisht.

Baton Haxhiu: Ai nuk do ishte ndjekur sepse kemi kaluar përmes një sistemi korruptiv dhe kur vendoset vija e kuqe, i amnistojnë dhe i falin të gjitha gabimet. Sot Malltezi dhe kushdo nga familja prej Berishës e merr ndëshkimin për shkak të krenarisë së tij të malësorit dhe është keq që ai nuk është larguar. Njeriu që e vendos në piedestal të politikës dhe e mban aty Ramën, është Berisha.

ΡREZENTUESJA E SPORTIT I BËN KOLEGËT TË ΗARROJNË FJALËT, ARSYEJA V ESΗJA E SAJ

Meshkujt ishin të djersitur para skenës së saj.

Veshjet e saj ishin aq të prera sa burrat u drodhën para skenës kur ajo lëvizte dhe prezantonte një emision sportiv.

lshte aq pr,ovokative saqë pak kush e dëgjonte çfarë thoshte nga pamja e saj trupore.

Prezantuesja argjentinase e cila merret me sport, brenda natës u bë sensacion në internet.

Shkak të një aksidenti të vogël që i ndodhi asaj me pantallona shumë të ngushta.


Vetëm një emision i saj ishte i nevojshëm për prezantuesen sportive.

Maria Sol Perez, për të marrë titullin prezantuesja më e bukur në botë.

Për shkak të pantallonave shumë të ngushta, prezantuesja në njëfarë formë tregoi gjithçka në pjesën e pasme e cila dukej e përkryer!

ZbυΙohet pylli i madh brenda një grope, shkencëtarët mahniten nga ajo çfarë panë brenda(Foto)

Një pyll i madh antik është zbuluar në Kinë, brenda një grope të thellë afro 200 metra në sipërfaqen e një mali. Gropa përfshinte pemë dhe bimë antike, të cilat edhe mund të fshehin disa specie që nuk janë zbuluar kurrë më parë.

Në Leye të Guangxi Zhuang, gropa u zbulua nga disa zbulues shpellash, ku brenda gropës ata hasën në tri hyrje të shpellave brenda hapësirës me 306 metra lartësi dhe 150 metra gjerësi.

Duke folur për revistën Live Science, udhëheqësi i ekspeditës Chen Lixin tha: “nuk do të befasohesha nëse brenda shpellës do të zbuloheshin specie që nuk janë parë nga shkencëtarët deri më tani”, dike shtuar se disa pemë që ai i pa brenda shpellës ishin afro 40 metra të gjata.

George Veni, drejtor ekzekutiv i Institutit Kombëtar Kërkimor të Shpellave dhe Karstikeve tha për Live Science, se dallimet dhe ndryshimet në gjeologji,

klimë dhe faktorë të tjerë nënkuptojnë se karstet – formacione brenda sipërfaqësore të maleve, që e gërryejnë brendësinë e gurëve malor, e që mund të çojnë deri në formimin e këtyre gropave, e bëjnë Kinën unike në këtë drejtim.