Horoskopi për ditën e sόtme, e Diel 26 Nëntor 2023

DASHI

Gjatë kësaj dite do i pranoni edhe defektet tuaja dhe do bëni të pamundurën për të ndryshuar sjelljen jo të mirë. Ju të dashuruarit do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët do ndiheni tërësisht të braktisur nga yjet sepse nuk do mund të realizoni asnjë nga takimet që keni ëndërruar. Në punë do ju kërkohen disa gjëra me urgjencë dhe pavarësisht ankthit dhe merakut do i mbaroni në kohë. Financat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen dhe do keni mundësi të bëni edhe investime afatgjata.

DEMI

Nuk priten trazira gjatë kësaj dite kështu që do ndiheni gjithë kohës të qetë. Për ju të dashuruarit priten momente të qete dhe pa probleme. Do bëni atë që do ndieni dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Ju beqarët duhet të jeni më të logjikshëm me personat që do takoni dhe nga ana tjetër duhet të tregoheni seriozë. Vetëm në këtë mënyrë do tërhiqni më tepër vëmendjen. Në punë do ju jepet një detyrë e re. Fillimisht gjërat do ju duken të ndërlikuara, por pak nga pak gjithçka do kalojë në normalitet. Ju jeni të aftë të arrini çdo gjë, thjesht duhet të bindni veten. Financat nuk do jenë të këqija, prandaj mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më shumë.

BINJAKËT

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur për t’i çuar gjërat deri në fund dhe asgjë nuk do ju duket e pamundur. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e qetë. Do keni me tepër kohë për të kaluar me partnerin dhe do diskutoni qetësisht me të për gjithçka. Ju beqarët do kaloni momente të këndshme falë disa personave që keni pak kohë qe i keni njohur. Shumë shpejt mes jush do krijohet një lidhje edhe më e ngushtë. Në punë duhet të reflektoni me kujdes para se të hidhni hapa. Me këmbëngulje dhe durim mund të arrini edhe më shumë nga sa e kishit imagjinuar. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë çdo hap duhet hedhur me maturi.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do jeni kureshtarë dhe të gatshëm për të provuar gjëra të reja. Nëse keni një lidhje duhet ta mbroni me çdo kusht lidhjen tuaj pasi do ketë persona të shumte që do mundohen t’ua prishin planet dhe harmoninë. Ju beqarët do keni veçse mundësi për disa aventura kalimtare, asgjë më tepër sesa aq. Në punë do ketë ndodhi të reja që do iu japin më shumë besim tek vetja dhe më shumë dëshirë për t’i çuar gjërat para. Mos u ndalni për asnjë moment. Me financat mos bëni çmenduri sepse atëherë kur nuk do e prisni situata do ju dalë jashtë kontrollit. Mendoni pak më shumë për të ardhmen.

LUANI

Shumë mund të mundohen, por askush nuk do ja dalë t’ua destabilizoje jetën gjatë kësaj dite. Për ju të dashuruarit nuk do ketë asnjë lloj problemi. Ne disa momente do kujtoni edhe disa momente nga e shkuara juaj dhe do përhumbeni nëpër to. Sa me fat që keni dikë si partneri në krah. Ju beqarët nuk duhet ta kufizoni veten për asgjë, përkundrazi duhet ta lini sa më të lirë. Në punë do jeni shumë të matur dhe gati për të hedhur hapat e mëdha. Do e pranoni edhe një detyrë të re që iu është propozuar pak kohë më parë. Në planin financiar nuk duhet të hidhni asnjë hap pa qenë të sigurt që gjendja është e qëndrueshme.

VIRGJËRESHA

Mundohuni të mos tregoni muskujt në asnjë moment sot sepse keni për të pasur probleme shumë serioze. Nëse keni një lidhje e sotmja do fillojë mirë për ju, por ka rrezik që pas mesditës të nisin disa debate të vogla lidhur me të ardhmen. Kujdes me çdo fjalë që do thoni. Ju beqarët do hallakateni kot dhe do humbisni disa mundësi të mira për lidhje serioze. Në punë nuk do jeni nga ata që mbyteni me një gotë ujë. Do i bëni ballë çdo sfide dhe do i kaloni ato shumë shpejt. Financat do jenë tej mase të ekuilibruara dhe nga ana tjetër gjendja do përmirësohet falë një shume të marre nga një trashëgimi.

PESHORJA

Venusi do sjellë mbështetjen e duhur në jetën tuaj sot dhe ekuilibri do mbizotërojë në çdo moment. Plutoni do jetë planeti që do ketë ndikimin më të madh për ju të dashuruarit. Ai do ju nxitë të përkujdeseni më tepër për partnerin, t’ia shprehni ndjenjat atij dhe t’i përgatisni edhe ndonjë surprize mbresëlënëse. Ju beqarët nuk do keni më asnjë lloj dyshimi për hapat që doni të hidhni dhe çdo gjë do ju ndryshojë. Në punë do e arrini çdo qëllim falë komunikimit të mirë dhe durimit tuaj. As motivimi nuk do ju mungojë. Financat do arrini t’i mbani gjatë gjithë kohës të stabilizuara.

AKREPI

Nëse keni ëndërruar për ditë të lumtura, sot do mund të përjetoni çdo gjë. Uranin do e keni në krah në çdo moment. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin nuk do jetë ne periudhën më të mirë të mundshme. Herë pas here keni për të pasur edhe probleme dhe mosmarrëveshje të forta të cilat do ju ndalin për të hedhur hapa më tej. Ju beqarët do realizoni plot takime interesante dhe do jeni në mëdyshje se me cilin person do doni të vazhdoni më tej. Në punë do mbizotërojë qetësia dhe do e bëni çdo gjë sipas planeve. Për financat do jetë ditë tejet delikate, kështu që bëni kujdes.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite duhet të përvishni mëngët dhe t’i bëni gjërat si duhet. Mos dëgjoni lart e poshtë, por bëni siç dini vetë. Për ju të dashuruarit do kaloni momente romantike dhe e të mbushura me lumturi. Pranë partnerit do ndiheni shpesh si mbi re. Ju beqarët do keni besim tek miqtë e ngushtë dhe falë tyre do e gjeni princin e kaltër. Në punë do jeni shumë të organizuar dhe do ja dilni mbanë pavarësisht ngarkesës. Probleme serioze nuk keni për të pasur. Në planin financiar keni për të pasur probleme serioze nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Mos mendoni se gjatë gjithë jetës mund t’ia dilni vetëm duke marrë hua.

BRICJAPI

Do jeni disi më të përgjegjshëm gjatë kësaj dite, megjithatë shpesh nuk do i pranoni gabimet që do bëni. Nëse keni një lidhje dhe fiksoheni pas të metave dhe pikave të dobëta të partnerit tuaj do keni probleme. Duhet ta kuptoni njëherë e mirë që askush nuk është perfekt dhe keni për ta ndierë më tepër lumturinë. Ju beqarët duhet të mendoheni gjatë para se të bëni zgjedhje në mënyrë që të mos gaboni. Në punë duhet t’i mbroni me çdo kusht të drejtat tuaja dhe nuk duhet t’i lejoni kolegët t’ua prishin harmoninë. Shpenzimet duhet t’i kontrolloni gjithë kohës në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet.

UJORI

Urani do ju gjendet pranë gjatë kësaj dite megjithatë në shumë momente do kaloni peripeci. Bëni durim sa më shumë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin nuk do ketë më intensitetin që ka pasur dikur. Herë pas here edhe mund të mërziteni. Dijeni se askush nuk ka gjithë kohës një jete të lumtur, prandaj mos u tregoni gjithmonë të pakënaqur. Ju beqarët nuk duhet t’i neglizhoni ato që do iu joshin sepse do pendoheni rëndë. Në punë do dini t’i formuloni idetë që keni dhe do merrni goxha vlerësime nga miqtë tuaj. Financat do jenë goxha më të mira dhe do arrini të kryeni edhe disa shpenzime më tepër.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do vlerësoheni mjaft për karakterin tuaj shprehës. Në këtë mënyrë do mund të kaloni edhe sfidat më delikate. Nëse jeni në një lidhje dhe keni probleme me partnerin tuaj mos bëni gabim të mbyllni sytë dhe veshët e të kaloni çdo gjë pasi nuk do mundeni kurrë të vazhdoni të qetë më tej. Ju beqarët do jeni të vendosur ta bëni për vete personin që pëlqeni dhe do ja arrijnë qëllimit shumë shpejt. Në punë do jeni shumë profesionistë, por për të mos u lodhur duhet të bëni herë pas here pushime. Në këtë mënyrë do arrini edhe më lart. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë mirë është t’i shmangni shpenzimet e palogjikuara.

Gjendet e ραjetë foshnjα, dγshohet se është νrarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku një foshnjë e porsalindur është gjetur pa shenja jete, në afërsi të Parkut të Qytetit.

Rastin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se trupi i pajetë është gjetur në afërsi të Parkut të Qytetit.

Ai tha se dyshimet e para janë për vrasje. Kështu rasti është duke u trajtuar si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’.

“Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në afërsi të Parkut të Qytetit, nga një dëshmitar okular, gjendet një trup i pajetë që bëhet fjalë një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës ku mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës. Me këtë rast po merrren hetimet rajonale dhe po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’, në konsultim me Prokurorin e Shtetit kështu do të fillojnë hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”, tha Gashi.

“Sekreti” i një berberhaneje, jeta Ιυksoze, si ranë në kυrth dy vëΙΙezërit shqiptarë në Angli

Dy vëllezër shqiptarë, Edmund dhe Eduard Haziri janë arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi ishin të përfshirë në shitje të lëndëve narkotike.

Gjithçka ndodhte në një berberhane që nga jashtë dukej si e rrënuar ku pas saj në fakt fshihej një kazino me xhiro të larta, ku tregtarët e drogës dhe kriminelët bastisnin dhjetëra mijëra paund, ndërsa shërbeheshin nga kamariere të bukura.

Dyshja fitonin deri në 4,000 £ në ditë me një rrjet shpërndarësish rumunë që furnizonin me drogë.

“Vëllezërit jetonin një jetë luksoze, duke vozitur makina luksoze, duke blerë ora Rolex dhe duke veshur rroba nga stilistë nga Balenciaga, Alexander McQueen, Louis Vuitton dhe Moncler.

Ata i trajtonin gratë e tyre me këpucë Christian Louboutin dhe Valentino, ndërsa fëmijët e tyre ishin gjithashtu të veshur me veshje stilistësh. Edmondi, 36-vjeç, zotëronte një zinxhir ari të ndritshëm të veshur me diamante me vlerë 30 karat,” shkruajnë mediat britanike.

“Ai dhe Eduardi, 34-vjeç, kontaktuan kushëririn e tyre shqiptar Gazmend Hoxha, 47-vjeç, dhe një shok të vjetër të shkollës, Alban Krasniqi, 34-vjeç, për të vepruar si ndërmjetës për “Eddie Line”, të quajtur sipas një lavazhi që babai i tyre dikur drejtonte.

Kur policët bastisën banesën e Krasniqit në Londrën e Jugut, në mars 2022, ishte ngjitur në mur një poster i Tony Montana të Al Pacino-s, nga filmi i gangsterëve të vitit 1983, Scarface.

Një qen nuhatës i policisë gjeti iPhone-in në kopshtin e një fqinji pasi Krasniqi e hodhi nga dritarja. Policia ishte në gjendje të futej në celularin pasi pa pamjet e kamerave të sigurisë së 34-vjeçarit të dashuruar nga gangsterët duke zhbllokuar kodin PIN në një dyqan.

Oficerët e dinin se vëllezërit ishin lojtarë të mëdhenj në tregun e drogës, por nuk e dinin se ata po drejtonin gjithashtu një kazino të paligjshme,” thonë mediat vendase./5pyetjet.al

Acari i dëborës i shkαkton ρrobleme kardiake/ Portieri i skυadrës shqiptare dërgohet me υrgjencë në spital, ja si paraqitet situata shëndetësore

Tërbuni dhe Besëlidhja barazuan 1-1 në pjesën e parë të ndeshjes së Kategorisë së Dytë që vlente për javën e tetë në grupin A.

Sfida u luajt vetëm 45 minuta për shkak se stadiumi “Ismail Xhemali” u mbulua nga bora. Për shkak të kushteve jo të favorshme, dueli u vendos të shtyhej në një tjetër datë.

Gjatë pjesës së parë, portieri i vendasve Entoni Shkoza nuk u ndje mirë për shkak të temperaturave të ulëta, me 22-vjeçarin që u dërgua menjëherë në spital dhe pas ndihmës është jashtë rrezikut për jetën. Duket se temperaturat e ulëta dhe bora i shkaktuan probleme kardiake 22-vjeçarit, që futi në panik të pranishmit.

Pjesa e dytë e ndeshjes është vendosur që të luhet ditën e mërkurë, ora 13:00 në qytetin e Shkodrës.

Βora arrin 50 cm, bΙΙokohet aksi Peshkopi-Tiranë

Ne qarkun e Dibres raportohet situate e veshtire nga reshjet e bores.

Situata e fundit nga moti në Dibër, ora 18:00

Vazhdojnë reshjet e borës me intensitet të lartë. Trashësia në qytetin e Peshkopisë rreth 20 cm, në zona të thella deri në 50 cm.

Rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie.

AnαΙisti i njohur ρΙas “bόmbën” dhe zbërthen “fijet” mes dhëndrit të Berishës e Ilirjana Olldashit: Vendimi i gjγqtares shkaktoi vdekjen një të bυrgosuri, ndërsa Malltezin…

Analisti Ilir Yzeiri në një studio televizive ka komentuar konfliktin e interesit të gjyqtares Ilirjana Olldashi, të cilën e denoncoi se ka blerë banesë në ish-kompleksin Partizani, por GJKKO vlerësoi të mos e përjashtojë në asnjë për çështjeve ndaj Berishës dhe Malltezit.

Yzeiri tha se vendimi i kësaj gjyqtareje i ka shkaktuar vdekjen një të burgosuri dhe dërgoi në shtëpi Jamarbër Malltezin.

“Po shfrytëzojnë hapësirën ligjore të ankimimit se ua mundëson ligji, gjykimi do kalojë në disa shkallë derisa të marrë formën përfundimtare. Proces i gjatë sapo ka nisur. Të gjithë janë në të drejtën e tyre që të ankimojnë, prokuroria të bëjë rekurs. Ajo që bëri përshtypje dhe që u përmend nga media ishte konflikti interesit që kishte gjyqtarja Olldashi që kishte blerë banesë në kompleksin e atyre që i ka të pandehur. Rekursi i SPAK u gjykua nga gjykata si jo i drejtë, megjithëse konflikti i interesit u bë publik. Një vendim i saj kishte shkaktuar edhe vdekjen e një të burgosuri, që megjithëse vuante ishte i sëmurë, kjo gjyqtare e la të vdiste atë tjetrin dhe çoi në shtëpi Jamarbër Malltezin. Ne i tregojmë këto fakte, pastaj të vërtetën e dinë ato institucione”, tha Yzeiri.

Bëhet fjalë për Enver Sheshin, të cilit Olldashi i caktoi “arrest me burg”, ndonëse avokati i Sheshit i kishte parashtruar raportet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga Olldashi.

“Çështja Βeleri”, ministri grek në delir: Jemi treguar të butë, se ndrγshe Shqipëria do ishte izoluar nga Perëndimi

Ministri grek i Shtetit, Makis Voridis thotë se ka dyshime të forta te pretendimet e palës shqiptare kur deklaron që nuk ndërhyn në drejtësinë e vendit.

Duke komentuar çështjen e Fredi Belerit, ai ka thënë gjatë një konference se shteti shqiptar pretendon që nuk ndërhyn në drejtësinë e vendit. E si rjedhojë, kjo sipas tij ngre dyshime, pasi siç pretendon ai, Beleri duhet të ishte lejuar të betohej si kryebashkiak.

Ai shkoi edhe më tej duke thënë se Shqipëria është një shtet totalitar, që në rrethana të tjera do të ishte izoluar plotësisht nga Perëndimi, megjithatë tha se vetë ai ka qenë në favor të një qasje më të butë ndaj situatës.“Kur kemi shtete të tilla, çfarë bëjmë me to? I lëmë të shkojnë apo i ndalojmë?”, tha ai.

Duke komentuar për pjesëmarrjen e tij në asamblenë parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Stabilitet në Evropë, ai theksoi: “Unë isha për një qasje të butë. Mendova se nëse do të ishim krejtësisht apolitikë, këto vende do të ishin plotësisht të izoluara dhe përfundimisht Perëndimi nuk do të kishte asnjë ndikim në zhvillimin e institucioneve dhe demokracive të tyre. Kështu që unë doja të isha në një negociatë për një kohë”, tha ministri grek.Ai vazhdoi duke theksuar se “shumë vende kanë ende regjime totalitare dhe shumë popuj dhe shumë njerëz vuajnë nga kjo situatë”.

E RËNDË/ Ndërron jetë grυαja, e zυri poshtë pema që u rrëzua nga era e fortë

Një tjetër grua, teksa po ecte në një trotuar, është plagosur nga rënia e degëve

Moti i keq në disa rajone të Italisë me stuhi e erëra të forta ka shkaktuar vdekjen e një gruaje ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Donna Olimpia në lagjen Monteverde, ku sipas mediave italiane, qytetarja është goditur nga një pemë e shkulur nga erërat e forta.

Oficerët e policisë lokale, zjarrfikësit dhe vullnetarët e mbrojtjes civile Giannino Caria ndodhen në vendngjarje.

Shërbimet e urgjencës 118, të cilët kanë ndërhyrë në vend, kanë tentuar ta shpëtojnë, por të gjitha përpjekjet nuk arritën qëllimin e dëshiruar. Sakaq, një tjetër grua, teksa po ecte në një trotuar, është plagosur nga rënia e degëve në lagjen Alessandrino.

Italia prej kohësh është goditur nga moti i keq, ,e përbytje që kanë shktuar dëme dhe kanë marrë jetë njerëzish

22-νjeçarja νritet brutαΙisht nga ish i dashυri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë e re është vrare nga ish i dashuri i saj posesiv.

Ky lajm ka tronditur vendin dhe ka nxitur protesta për dhunën ndaj grave.

Më 11 nëntor pak ditë para se 22-vjeçarja, Giulia Ceçhettin të merrte diplomën e saj të inxhinierisë bio-mjekësore, ajo shkoi të blinte fustanin e saj të diplomimit me ish-të dashurin e saj Filippo Turetta.

Më pas, çifti u zhduk. Disa ditë më vonë, u shfaqën pamjet e kamerave që tregonin momentet e fundit të jetës së saj.

Turetta, 22 vjeç, shihet duke rrahur ish-partneren e tij në një park makinash afër shtëpisë së saj në Vigonovo, afër Venecias.

Ajo u përpoq të arratisej, por prokurorët thonë se ai i vuri shirit ngjitës në gojë, e futi me forcë në makinën e tij dhe shkoi në një zonë industriale, ku e sulmoi përsëri.

Pas një kërkimi 1-javor, trupi i saj u gjet në fund të një kanali, i mbështjellë me qese të zeza plastike. Mbetjet e saj trupore kishin shenja të një vrasjeje brutale. Koka dhe qafa e saj ishin të mbuluara me të paktën 20 plagë të thella me thikë. Ajo besohet se ka vdekur natën e 11 nëntorit.

Policia lëshoi ​​një urdhër arresti ndërkombëtar dhe shpalli në kërkim Filippo Turettan. Makina e tij u gjurmua duke kaluar përmes Italisë veriore, në Austri dhe më pas në Gjermani.

Një javë më vonë, ai u arrestua pranë Leipzig, në Gjermani, kur një shofer telefonoi policinë pasi vuri re se ishte i parkuar në autostradë me dritat e fikur. Telefonuesi nuk e kishte idenë se 22-vjeçari kërkohej për vrasje.

Filippo Turetta deri më tani nuk është akuzuar zyrtarisht dhe do të ekstradohet në Itali të shtunën.

Ceçhettin dhe Turetta u njohën në universitet. Ata qëndruan të lidhur për një vit e gjysmë, para se ajo të ndahej me të në gusht.

“Ai ishte një djalë normal, i përsosur. Në shkollë ka dalë mirë, nuk ka pasur kurrë probleme me mësuesit apo shokët e klasës. Nuk ka pasur kurrë debate me askënd”, tha babai i tij Nicola Turetta në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica.

Motra e vajzës, Elena tha se ajo ishte e shqetësuar për posesivitetin e tij, por kurrë nuk e kishte imagjinuar se ai mund ta lëndonte atë. Ajo vuri në dukje një kulturë patriarkale të dhunës dhe kontrollit mbi gratë që normalizon sjelljen e rrezikshme të burrave.

“Filippo shpesh përshkruhet si një përbindësh, por ai nuk është një përbindësh. Një përbindësh është një përjashtim, një person që është jashtë shoqërisë, një person për të cilin shoqëria nuk ka nevojë të marrë përgjegjësi. Përbindëshat janë bij të shëndetshëm të kulturës së patriarkatit dhe përdhunimit, tha Elena për mediet italiane.

Lajmi sυrρrizë, Esmaja është shtαt.zënë! Por çfarë ka ndodhur me Algertin…

Na kishte munguar Esmaja. Ne dhe ju. Prandaj vendosëm ta takojmë plot dy jave pas kthimit te saj në shtëpi, pranë dy vajzave dhe Kaçit të saj. Kastrioti nuk e humbet asnjëherë sensin e humorit, por gjithë vëmendjen e ka marrë heroina e kësaj telenovele.

Ne këto dy javë, jeta e Esmasë ka ndryshuar, dhe kjo falë këmbënguljes së saj për të bërë atë që do, dhe dëshirës për t’i thënë gjërat thjeshtë dhe troç, pa asnjë kompleks.

Një fakt që na ka gëzuar të gjithëve. Por zemra e Esmase, natyrisht qe e ka vuajtur ketë situate.

Por a është Algerti një kapitull i mbyllur për Esmane?

Sidoqoftë ne duhet t’ia tregojmë Esmase këmbënguljen e Algertit për tu rikthyer me te, pavarësisht se e dimë përgjigjen e një gruaje te re, qe ka humbur dashurinë e prindërve, për shkak te tij.

E ndërsa flasim për ish të fejuarin qe e braktisi në mes te katër rrugëve, dhe zhgënjimin e madh që la ndarja nga ai, Esmaja na befason me një lajm te papritur.

Lajmi i pritjes se një fëmije na ka gëzuar te gjithëve, por diçka na vjen ne mend menjëherë sapo e marrim vesh.

Pavarësisht këtyre luhatjeve te Esmase, zhgënjimi nga Algerti vazhdon ende. Plaga është ende e freskët. Po çfarë ka ndodhur atë ditë kur Algerti e rrëmbeu Esmane dhe iu betua për dashuri derisa ‘vdekja t’i ndante’?

Kjo çfarë ka ndodhur, ka krisur marrëdhënien e çiftit të ri me të afërmit e tyre.

Esmaja i ka idetë e qarta kur behet fjalë për sakrificat e dashurise, por tashme ndjenjat i kanë lënë vend pendesës.

Por femrat kane gjithmonë sekretet e tyre qe shpesh i ndajnë me njëra-tjetrën. Pavarësisht se Esmaja ia ka rikthyer zemrën dhe trupin Kastriotit, një fije kureshtje ka mbetur ende atje, 60 kilometra larg, te Algerti. Dhe në të tilla raste, jo gjithçka i tregohet burrit. Prandaj jemi femra.

Shihet qarte se zemra e Esmase nuk i përket më Algert Tashit, tradhtarit i cili nuk meriton aspak dashurinë e saj. Por ama dy fjale te fundit kërkon t’ia thotë…

Kaçi ka treguar se tani e tutje nuk ka me metoda të buta, dhe Esmaja i përket vetëm atij, por vulën këtij diskutimi ia vë gruaja e tradhtuar që i nis një mesazh të fortë ish-partnerit.

Ne këtë batute te thënë plot shpirt nga Esmaja, vërehet i gjithë zhgënjimi që ka pësuar, jo vetëm nga Algerti.

Kjo deklaratë publike e Kastriotit vjen pak minuta pasi ka kërcënuar rivalin e tij në dashuri, të cilin e ka mposhtur për pesë herë më radhë.

E ndërsa flasim për atë që ka ndodhur këto dy javë, kurioziteti na shtyn të mësojmë më shumë për raportin mes çiftit më të famshëm në Shqipëri.

Ky po që është rrëmbim prej burrash të vërtetë, jo si ai i Algertit që e priti Esmanë në hyrje të fshatit pa guxuar t’i afrohet asnjëherë shtepisë së saj. Por përveç kësaj në ndryshim nga rivali, Kastrioti ka edhe parime të cilat duket se i ruan të shenjta.

Kur Kaçi përmend fëmijët, Esmaja ka menjëherë diçka për të shtuar.

Esmaja u kthye në kryefjale të këtyre dy javëve, bashke me të edhe Kastrioti, i cili mesa duket i ka qëndruar gjithmonë besnik vajzës që ka dashur që kur ishte 17 vjeçe.

Ky dyzim i Esmase na frikëson pak, por ajo na qetëson menjëherë.

Krahas një trekëndëshi dashurie që përfundoi me triumfin e Kastriotit, ky çift kaq simpatik, na kane lënë edhe disa batuta qe qarkullojnë pafund në rrjetet sociale, dhe ne nuk mund t’i lëmë pa i përmendur.

Dhe pas historisë se gjyshes, një këshillë për të gjitha vajzat.

Kur rrahjet e zemrës arrijnë t’i kapërcejnë hijet e se shkuarës, dashuria arrin ta mposhte friken e se ardhmes. Sepse, dashuria është nje privilegj qe jo te gjithë e kane, por edhe një shenje fati te cilën pak njerëz arrijnë ta vlerësojnë. Dhe ky fat, nganjëherë insiston, dhe të kthen dy herë, tre herë, pesë herë, tek i njëjti person.

Herë të gjashtë nuk mund të ketë.