Βυrrë e grυa, çifti shqiptar αrratiset nga bυrgu

Dy të burgosur shqiptarë, çift nuk u kthyen në burg në Pesaro pas një dite pune të kaluar në një kompani bujqësore në San Bartolo.

Dy të burgosurit, të cilët jetojnë në zonën e Ravenës, kishin fituar mundësinë për të punuar jashtë burgut pikërisht për shkak të sjelljes së tyre të mirë, sipas mediave italiane.

Ata janë Emilian Bici 43 vjeç, i burgosur për vrasje të mbetur në tentativë dhe Ermelinda Spahiu 38 vjeçe, e cila mori pjesë në të njëjtin episod.

Ata u arratisën duke përfituar nga puna e jashtme që i lejoi ata të largoheshin nga burgu në orën 7 të mëngjesit dhe më pas të ktheheshin 8 orë më vonë.

Gjithçka shkoi mirë për disa muaj, deri dje kur nuk u kthyen në burg sipas vendimit të gjyqtarit, të cilin duhej ta zbatonin. Pasi u ngrit alarmi, punonjësit e vuajtjes së dënimit e shtrinë kërkimin në të gjithë Italinë.

A rrezikohet Shqipëria nga tërmeti në nëntor? Sizmiologu i njohυr zbαrdh detajet: Jemi shυmë pranë…

Sizmologu Damiano Koxhaj ishte këtë të premte në “Good Morning Albanians” ku ka folur rreth tërmeteve. Shkak për këtë temë ishin tërmetet e rënë në Islandë, të cilët edhe pse pa pasoja ishin të shumtë.

I pyetur nëse rrezikohet Shqipëria nga kjo lëvizje e pllakave tektonike, Koxhaj tha se kjo është e vështirë të parashikohet, por Shqipëria është kontaktit të pllakave tektonike.

“Ne jemi afër një kontakti të pllakave i cili është në afërsi të Kretës, në pjesën jugperëndimore të Greqisë, nuk jemi afër kontaktit të madh të pllakave tektonikë. Ky kontakt edhe pse është larg nesh ka impaktin e vetë në gjeologjinë apo tektonikën e thyerjeve të vogla që ne kemi në Shqipëri.

Për të thënë se cila do të jetë e ardhmja është e vështirë ta thuash, por aktiviteti sizmik që prej 26 shtatorit ka qenë një aktivitet normal në sensin që nuk është se është vërejtur diçka e shtuar që mund të krijojë një lloj alarmi”,-tha Damiano Koxhaj.

E νeshur kuq e zi, kush është 21-νjeçarja shqiρtare që mahniti ρυblikun në Miss Grand International

Anxhela Tanuzi 21 vjeçarja nga Kruja e cila triufmoi në Miss Grand Albania, ka mahnitur me bukurinë e saj në kompeticionin ndërkombëtar të bukurisë.

Ajo ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Miss Grand International.

E veshur me ngjyrat kuq e zi, ajo vodhi zemrat e teleshikuesve në spektaklin gjigant të bukurisë, duke u përzgjedhur si 1 ndër 25 fytyrat më të bukura në botë, nga 100 vende pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Spektakli i bukurisë u mbajt në Vietnam muajin e kaluar duke u finalizuar në finalen e madhe në 26 Tetor, atje ku debutuan të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

‘Dαjën e thërrisja baba, seρse babain nuk e njihja’! Stresi tregon historinë e dhimbshme

Këngëtari i njohur, Stresi, i cili njihet për djalin paksa “problematik”, por ndryshe nga kjo, në intervistat e tij ai zakonisht tregon djalin me zemrën e madhe, punëtor dhe shumë i dedikuar ndaj familjes së tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Stresi ka treguar historinë e dhimshme të babait të tij, të cilin nuk e ka njohur në vitet e para të jetës pasi ai gjendej në burg për shkak të regjimit.

Reperi ka treguar gjithashtu se dajën e tij e thërriste baba, duke qenë se babain e tij nuk e kishte parë ndonjëherë. Ai gjithashtu kujton kohën kur shkonte ta takonte në burg dhe mund t’i prekte vetëm gishtat e tij përmes birucave të burgut.

“Gjithmonë marr kritika shumë të mëdha se pse nuk e përmend babain nëpër intervistat e mia por vetëm nënën. Normalisht që nëna zë vendin e parë në familje mirëpo babai është shtylla kurrizore dhe si mund të jetojë njeriu pa atë. Babain nuk kam patur dëshirë ta përfshi në intervistat e mia sepse ka qenë një burrë jashtë kamerave dhe këtë rregull të jetës, ai e theu për mua”.

“Te them të drejtën, kur babi është kthyer në shtëpi pas demokracisë, që doli nga burgjet e diktaturës ka qenë një njeri me mjekër. Motra dhe vëllai që janë më të mëdhenj më tregojnë se kur shkonim që e vizitonim, kanë qenë disa biruca trekëndësh me hekura me dy vrima dhe që babai nxirrte gishtat. Dhe unë nuk e kam ditur kurrë se kë po prekja me dorë por që e kam gjithmonë në memorien time”.

“Kur ka ardhur në shtëpi në 92′ apo 93′, e shihja si i frikësuar se kush ishte ky burrë i huaj në shtëpinë tonë. Ngaqë nuk kisha babain, e thërrisja dajën timë baba, sepse nuk e kisha pranë për shkak të regjimit“, shton Stresi.

Ndihmoi bαshkëshortin të ρërdh*nonte një ύαjzë! Arrestohet 30-vjeçarja lυshnjare

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” i cili është në vijimësi, është prangosur një 30-vjeçare në Lushnjë.

Ajo akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura” dhe është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasja Borana Faslliu, 30 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Gjykata e Apelit e ka dënuar 30-vjeçaren, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

Kjo shtetase është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më datë 03.12.2020, nga bashkëshorti i shtetases Borana Faslliu, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

E mbαni mend Gjinon që u mαrtua 14 vjeç me Mαrigonë? Ja si dυket ai sot

Filmi “14 vjeç dhëndër” na ka go zhduar të gjithëve para ekranit të televizorit dikur.

E sigurisht, që kemi qeshur të gjithë me batuat e djaloshit, që në film mbante emrin Gjino dhe që e martuan që 14-vjeç.

Aktori që luajti rolin e Gjinos, quhet Admir Sorra. Sot ai ka ndryshuar shumë dhe shumë pak ngjason me Gjinon e dikurshëm.

Aktualisht ai jeton në Vlorë, por disa vite më parë ai ka jetuar edhe jashtë shtetit.

Aktori sot është një burrë i pamshëm, por buzëqeshjen naive të Gjinos e ka ruajtur ende.

Kυjtoi se a.skυsh s’po e shίhte, g. rυaja Ιë ηam me atë që i bën “Z 0GUΤ”

Pamjet jo shumë të hijshme të një gruaje që hyn në dyqan dhe spërkat me vëmendje zonat e saj intime me një parfum, janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe janë shpërndarë gjerësisht në rrjet. 

Gruaja mbante veshur një fustan deri tek gjuri dhe në një vend publik si di dyqani ajo fillimisht spërkat dorën dhe më pas qafën me parfumin e marrë nga rafti.

Pas kësaj ajo shkon ta vendosë aty ku e mori, por heziton.

Shikon rreth e rrotull për të kontrolluar nëse dikush po e vëzhgon dhe më pas heq skajin e saj dhe fillon ta hedhë parfumin mes kofshëve të saj.

“Daily Mail” shkruan: “Por, gruaja nuk e dinte që gjithë këtë veprim po e bënte poshtë kamerave që për fatin e keq të saj kanë filmuar çdo lëvizje dhe ajo përfundoi duke u ndarë edhe në media”.

Vajza që i bën “zbor” motorit: Më ndaΙojnë ροlicët, por nuk më vënë gjoba (Video)

Kjo zhurmë është melodia më e bukur për 21-vjeçaren. Leticia ka thyer çdo tabu, duke u bërë ndër të paktat vajza, që nget një motor të shtrirë.

“Mundohem kur qarkulloj gjatë ditës vishem si çun, ndonjë ‘huddie’, tuta…mbulohem dhe është reagimi i policit kur të ndalon, që ua qenke gocë, nuk para vënë gjoba”, tregon Leticia Djala, motoriste.

Motori për Letician ka qenë një rastësi e bukur, ose siç ajo e konsideron dashuri me shikim të parë.

“Për më të lehtësuar pak ikjen në shkollë, vajtja në punë. Pastaj gjatë kohës edhe profesionistë kur vajta ta mësoja, më thoshin që shiko je shumë mirë, arrin të mbash balancën. Aty e shikon që je e mire në atë gjë. Avash-avash e pashë vetën duke garuar tek sheshi”, thotë ajo.

Pasionet e 21-vjeçares janë të shumta dhe aspak nuk lidhen me njëra-tjetrën. Ajo studion për arkitekturë, punon si instruktore palestre dhe së fundi njihet si motoriste.

Familja ka thuajse një muaj që ka zbuluar talentin e ri të të voglës së tyre.

Për t’i prezantuar prindërve dashurinë e re, iu desh të bënte shumë sakrifica.

“Vija me makinë në punë, parkoja makinën merrja motorin, në darkë, parkoja motorin, merrja makinën, ikja në shtëpi”, tregon 21-vjeçarja.

Kur vajzat e duan diçka, e arrijnë dhe janë të zonja në atë që bëjnë. Leticia është shembulli…

Gjeti të gjitha ρërgjigjet e Ιojës, i riu shqiρtar fiton 30 mijë euro në emisionin e famshëm Italian

Një shqiptar ka fituar 30 mijë euro në një emision të njohur televiziv në Itali. Bëhet fjalë për një të ri, i cili quhet Xhino,

i cili fitoi shumën e parave në puntatën e sotme të emisionit “Avanti un altro”, që zhvillohet në televizionin “Canale 5”. 

I riu shqiptar ishte mjaft i përgatitur dhe arriti t’i përgjigjet saktë të gjitha pyetjeve të lojës.

Ka qenë rënia e “gongut” të lojës që e ndaloi shqiptarin nga fitimi i një shume më të madhe, pasi përfundoi koha televizive e emisionit.

I riu shqiptar tha se merrej me tregti ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Emisioni u mbyll me një përqafim mes shqiptarit dhe drejtuesit të famshëm të emisionit, Paolo Bonolis. 

Fermeri nga Kruja ρυnëson ραkistanezë për lopët: Punojnë më shumë se shqiptarët

Krujë- Fermeri, Muharrem Hoçja nga Gramza e Krujës u detyrua t’i zëvendësonte shqiptarët me pakistanezë.

Prej dy muaj në këtë fermë punojnë tre shtetas pakistanezë. Një punon në bujqësi dhe të tjerët kujdesen për lopët. Flasin pak e punojnë shumë.

“Trajtohemi mirë këtu, ushqimi është i mirë dhe dhoma ku jetojmë ka kushte të mira.”

“Kam pak javë që kam ardhur këtu. Do punoj një vit.”

Punëdhënësi i tyre tha se ka plotësuar të gjitha dokumentet dhe 3 punëtorët kanë marrë leje punësimi. Ai thotë se të huajt janë më punëtorë se vendasit dhe i ka përzgjedhur bazuar në nevojat që ka.

“Po bëj një stallë bashkëkohore kam pasur punëtorë vendas, ju punonte mendja vetëm jashtë shtetit. Të gjithë që vijnë nga Pakistani janë më viza dhe me kontrata pune. I kërkova në bazë të specialiteteve që kanë. Për mjelje, për pastrim, për ti shërbyer lopës.” tha ai për Abc.

Hoçja thotë se ju ka lehtësuar dhe kushtet e punës.

“Në Pakistan kam informacion se lopët i mjelin me dorë, këtu ju kam siguruar makineri. Ju kam bërë mencë, vendet e fjetjes. Jam shumë i kënaqur. Ju bëj program ata e zbatojnë me përpikmëri. Janë shumë korrektë.”

Sipërmarrësi ka dhe një fasoneri. Ka menduar të punësojë në fabrikën e këpucëve zanaçinj të huaj.

“Porosi kam shumë, punë kemi sa të duash, punëtorë s’ka. Kam dy klientë në Itali duan punën, po puna pa punëtorë nuk bëhet. Gjithë fasoneritë në Krujë kemi biseduar, të gjithë qahen dhe më pyesin si ti marrim të huaj. Largohen shqiptarët, shtoj pakistanezë se s’mund të rrimë pa punë.”

Muharrem Hoçja për të përmbushur kërkesat e porositësve nga Italia ka vendosur të punësojë 50 shtetas të huaj.