Qeveria e Edi Ramës vijon ashpërsimin e Kodit Penal, duke parashikuar burgosje edhe për shkelje administrative.
Sot, në Komisionin e Ligjeve, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka prezantuar propozimet e qeverisë, ku përfshihet në Kodin Penal dënimi me burgosje për parkimet dyshe, zënien e hapësirave publike, si dhe ashpërsimi i dënimeve për ndërtimet pa leje.
Pr/ligji ndërhyn në një fenoment të prëditshëm por me pasoja për sigurinë publike. Parkimi në resht të dytë. Duke e trajtuar si vepër penale në rastet kur kjo pengon seriozisht qarkullimin dhe lëvizjen e mjeteve të emergjencës.
Në propozimet për ndryshim në Kod është përfshirë edhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët.
Pas paralajmërimeve për ndryshime në Kodin Penal, ku shumë shkelje administrative do të dënohen me burg, drafti i qeverisë ka mbërritur në Komisionin e Ligjeve, ku janë miratuar ndryshimet e kërkuara nga Këshilli i Ministrave.
Që nga shtesat pa leje e deri te parkimet dyshe, që më parë dënoheshin me gjobë, tashmë me këto ndryshime ligjore do të konsiderohen vepra penale dhe do të dënohen me burg. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ishte në Komisionin e Ligjeve, ku u miratuan ndryshimet.
Ndryshimet parashikojnë edhe dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët.
NASA i është përgjigjur zyrtarisht një teorie që u bë virale në internet, e cila pretendonte se Toka do të humbiste gravitetin e saj për shtatë sekonda në vitin 2026, duke shkaktuar miliona vdekje.
Sipas kësaj teorie, fenomeni do të ndodhte më 12 gusht dhe agjencia hapësinore amerikane thuhet se ka zbatuar një program të supozuar të quajtur “Project Anchor”, për t’u marrë me pasojat.
Teoria fliste për objekte dhe njerëz që shemben gjatë “kthimit” të gravitetit, me referenca për deri në 40 milionë vdekje nga rëniet, ndërsa pretendonte se NASA po shpenzon dhjetëra miliarda dollarë për të parandaluar katastrofën.
Mohim kategorik nga NASA
Një zëdhënës i NASA-s, duke folur për faqen e internetit të verifikimit të fakteve Snopes, i mohoi kategorikisht pretendimet, duke sqaruar se Toka nuk do ta humbasë gravitetin e saj më 12 gusht 2026 ose në ndonjë datë tjetër.
Siç shpjegoi ai, graviteti i Tokës përcaktohet nga masa e saj totale. Që graviteti të “zhduket”, i gjithë sistemi i Tokës – bërthama, manteli, korja, oqeanet, rezervat e ujit dhe atmosfera – do të duhej të humbnin masivisht materie, e cila nuk shoqërohet me ndonjë fenomen natyror të njohur.
Çfarë do të ndodhë realisht më 12 gusht?
Data e cituar në postime nuk lidhet me ndonjë anomali gravitacionale.
Përkundrazi, një eklips total diellor është planifikuar për 12 gusht 2026, një fenomen që nuk ka ndonjë efekt të pazakontë në gravitetin e Tokës.
NASA na kujton se, ndërsa tërheqja gravitacionale e Diellit dhe Hënës ndikon në baticë, ajo nuk e ndryshon tërheqjen gravitacionale të përgjithshme të planetit. Këto fenomene kuptohen plotësisht nga shkenca dhe mund të parashikohen me saktësi dekada më parë.
Udhëzime për eklipsin
Lidhur me eklipsin e ardhshëm, NASA thekson se vëzhgimi i Diellit pa mbrojtje të veçantë është i rrezikshëm për sytë.
Kërkohen syze të posaçme për eklipsin, ndërsa vëzhgimi i drejtpërdrejtë pa mbrojtje lejohet vetëm për disa sekonda , kur Hëna e mbulon plotësisht Diellin. Sapo të rishfaqet edhe një pjesë e vogël e diskut diellor, mbrojtja duhet të përdoret përsëri menjëherë.
NASA dhe shkencëtarët në përgjithësi theksojnë se pretendimi i “shtatë sekondave të mungesës së peshës “nuk ka asnjë bazë shkencore dhe është pjesë e një liste të gjatë teorish konspirative online që shfrytëzojnë injorancën rreth parimeve themelore të fizikës.
Pesëmbëdhjetë vite pas zhdukjes që la pa gjumë mbarë opinionin publik, një dëshmi e re dhe tronditëse premton të hedhë dritë mbi fatin e Bleona Matës.
Vajza, e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare nga fshati Zapot i Kukësit ndërsa kulloste bagëtinë, dyshohet se është gjallë dhe ndodhet në Bashkimin Evropian.
Sipas informacioneve të bëra publike nga gazetarja Nexhmije Beqiri në Report TV, një shtetas ka rrëfyer skemën e frikshme të rrëmbimit që ka ndodhur brenda “gjirit të fshatit”.
Statusi i plote i Nexhi Beqiri:
Sot, 15 vjet pas ” zhdukjes” së Bleona Matës: sipas informacioneve më të fundit, e thënë nga një shtetas, Bleona Mata, vajza 6 vjeçare e rrëmbyer në Zapot të Kukësit, është rrëmbyer nga një fshatar po nga ai fshat i Kukësit, dhe është sjellë në fshatin Llakatun të Vlorës , tek vajza e tij që nuk kishte fëmijë. Pas 3 muaj, kjo familje bashkë me Bleonën ikin në Greqi, dhe vitet e fundit gjenden në Gjermani. Bleona Mata jeton.🥲🥲🥲🥲🙏🙏🙏🙏🙏
Gjashtëmbëdhjetë vite pas zhdukjes misterioze të vogëlushes Bleona Matës, një dëshmi e re ka mbërritur në redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, duke ngritur dyshime serioze mbi vendndodhjen dhe lëvizjet e saj pas humbjes më 22 maj 2010, nga mali Pikëllim, në zonën e fshatit Zapod, Kukës.
Dëshmitari në një bisedë të gjatë telefonike me gazetaren e emisionit Odeta Dume, ka ndarë një sërë informacionesh dhe detajesh që lidhen me rrethanat e asaj kohe, lëvizje të dyshimta dhe elementë që, sipas tij, mund të hapin pista të reja hetimi për fatin e Bleonës.
“Unë kam informacion për Bleona Matën. Vajzën e kanë sjellë njerëz të afërt të familjes… e kanë sjellë në Llakatund dhe nga Llakatundi për tre muaj e kanë mbajtur në fshatin Picar të Vlorës”, thotë ajo.
Sipas rrëfimit të tij, vajza është marrë nga një çift, i cili dyshohet se e ka mbajtur të izoluar. Dëshmitari shton se pasi rasti u bë mediatik në programin “Njerëz të Humbur” të atij viti, vogëlushja e dyshuar si Bleona Matë është larguar nga fshati.
“E kam parë Bleonën me sytë e mi, e kemi parë dhe në televizor. Unë dyshoj se nga frika ata e dërguan në Greqi, pasi ajo familje kishte jetuar edhe më parë në atë shtet”, vijon ajo.
Edhe pse këto pretendime mbeten të paverifikuara zyrtarisht, dëshmia përbën një rrëfim të drejtpërdrejtë nga një banor i zonës dhe ndez një dritë jeshile për verifikime të mëtejshme.
Zhdukja e Bleona Matës mbetet një nga rastet më të mediatizuara dhe më të dhimbshme në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Një vajzë vetëm 6 vjeçe u zhduk më 22 maj 2010, ndërsa gjurmët e saj të fundit u humbën në malin Pikëllim, në zonën e Kukësit.
Emisioni “Pa Gjurmë” do të vijojë verifikimin e çdo informacioni të ri dhe ndjekjen e kësaj piste, me shpresën për të hedhur dritë mbi një nga rastet më të pazbardhura të zhdukjes së një fëmije në Shqipëri.
Kushdo që ka informacion për Bleona Matën, ftohet të kontaktojë stafin e emisionit “Pa Gjurmë”, edhe në mënyrë anonime, në numrin: +355 69 99 55 698
E drejtpërdrejtë dhe me deklarata të pastra u drejtohet Monika Kryemadhi banorëve të Big Brother VIP, ndërsa qëndron në rolin e opinionistes.
Në një intervistë për ‘Ftesë në 5’ ajo thotë se gjithnjë ka qenë ‘pa filtra’ kur vjen puna për të thënë opinionin e saj.
“Unë dhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitet që çfarë do më thonë. Tani nuk e ashtu fare (qesh)”, tha Kryemadhi.
E ndërsa pyetet nga Bieta Sulo nëse beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi e ka përgjigjen e prerë.
“Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”, por ajo thotë ndër reshta se është ende e dashuruar me Metën, ose të paktën se ai është dashuria e saj e parë dhe e fundit.
“Nuk mendoj se jam në fazë për të dashuruar sepse unë e kam dashurinë time, sepse dashuria ime me ish bashkëshortin ka kaluar në shumë sfida, dhe edhe kur vjen një moment që mbaron dashuria, nuk do të thotë që mbaron dashura nga ana tjetër.
Nuk është më prioriteti im një dashuri tjetër. Për fatin tim të mirë ose të keq, Meta ka qenë dashuria e parë dhe e fundit mund ta them. E para mendoj se e gjithë jeta ime politike ka filluar me Metën në krahë, politika na bashkoi dhe prapë politika na ndau.
Nuk e kam menduar si një marrëdhënie që ishte në kurriz të politikës, e kam dashur ndoshta më shumë se sa më ka dashur ai, dhe kur ndodh kështu je akoma e ngopur për të parë nga një dashuri tjetër”, rrëfeu ajo./Top Channel
Krusita është banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother Vip”, mbrëmjen e djeshme.
Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte një tërheqje dhe afrimitet mes saj dhe Kristit.
Për këtë, në emisionin “Breaking”, në Top News, ka folur sot mikesha e këngëtares, e cila tha se ajo është single.
Ajo shton se me Kristin ka parë një afrimitet dhe nuk e mohon që mes tyre të ketë diçka.
“Përshëndetje, jam Semi mikesha Krusites! Nëse do të ketë një romancë mes të dyve pse jo. Siç tha dhe Krusita, ‘jam e hapur nëse do më pëlqejë dikush’. Ajo është single dhe Kristi është shumë djalë i mirë. Pashë dhe unë dje një afrimitet mes tyre, mbase shoqëror nuk e di. Por di që janë bere shumë viralë të dy bashkë”- tha ajo.
Një incident ka ndodhur mbasditen e sotme në Fier, ku një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i tretë i një pallati në lagjen Apolonia.
Burri, A.D., 50 vjeç, banor i Fierit, me profesion arsimtar, në rrethana të paqarta ka rënë nga lartësia e katit të tretë të pallatit dhe si pasojë ka përfunduar në tarracën e një verande të katit të dytë.
Burri ka mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës. Situata ka qenë disi e rrezikshme dhe ka zgjatur disa minuta, duke shkaktuar ankth te banorët e zonës.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier.
Noa.al mëson se, 50-vjeçari, mësues i gjuhës angleze, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në një komunikatë për media, policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, në lagjen “Apollonia”, Fier, duke pohuar se shtetasi A. D., 55 vjeç, dyshohet së është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon të jetë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar dy viktima.
Viktima e parë është një roje bregdetare i cili u mbyt në tentativë për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit.
Viktima e dytë është një grua e cila u gjet e vdekur në zonën Glifadha të Athinës. Dëshmitarë okularë thanë se viktima u godit nga një makinë që ishte rrëmbyer prej ujit të shirave të shumta që ranë gjatë mbrëmjes të së mërkurës.
Më herët stuhia goditi gjithë vendin ndërsa dëme janë shënuar në ishullin e Gavdos në jug të Kretës si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias.
Meteorologët paralajmëruan shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, më pas pritet pakësimi i tyre.
Mbrojtja civile u kërkoi banorëve të zonave në rrezik të mos dalin nga banesat e tyre nëse nuk kanë një shkak serioz ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në alarm.
Pamjet janë marrë nga qendra e Athinës ku reshjet e dendura kanë përmbytur rrugë dhe kryqëzime si dhe nga zona e Patrës ku era e fortë ka pezulluar kalimin lundrimin nga dhe drejt porteve të Jonit dhe drejt Italisë./Top Channel
Erlind Sulo është emëruar gjatë ditës së sotme zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Erlind Sulo dka qene me pare në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).
Ai ka mbajtur kreun e Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. Më parë ai ka qenë drejtor i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit.
Njoftimi i qeverisë:
Njëherësh u miratuan dhe emërime dhe lirime nga detyra të disa funksionarëve në institucione shtetërore:
– Z. Erlind Sulo emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
– Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.
– Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
– Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.
– Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.
– Z. Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, lirohet nga kjo detyrë.
Pas kontratës në vitin 2016, Rama i fal tjetër pronë shtetërore shoqërisë “Partizani”
Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot një tjetër qokë shtetërore në favor të mikut të familjes, biznesmenit Gaz Demi, duke i dhënë me qira me tarifën simbolike 1 euro një pasuri të dytë ushtarake në Tiranë.
Me vendimin e ri të Këshillit të Ministrave, shoqëria “Partizani” sh.a., përfiton 12 692 metra katrorë të tjerë, në një sipërfaqe që përfshin ish-repartin ushtarak nr.6010, në rrugën “Myslym Keta”, aktualisht nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gaz Demi dhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, drejtojnë së bashku klubin “Partizani”, i cili rezulton përfitues i drejtpërdrejtë i kësaj pasurie shtetërore, pa garë dhe pa transparencë. Vendimi i sotëm është shtesë e kontratës ekzistuese të vitit 2016, kur qeveria Rama i dha “Partizanit” me 1 euro rreth 37 mijë metra katrorë në të njëjtën zonë.c
Në total, klubi Partizani ka përfituar mbi 50 mijë metra katrorë pronë shtetërore, e përdorur për ndërtim dhe zhvillime të tjera private.
Vendimi i qeverisë hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që asnjë informacion zyrtar nuk është dhënë për kriteret, procedurat apo qëllimin e qirasë, përveç faktit që është një “shtesë” për një marrëveshje të vjetër.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe të krerëve I, pika 5, shkronja “e”, dhe V, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.183, datë 9.3.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:
1. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
“1.1. Dhënien e miratimit për lidhjen e shtesës së kontratës së qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Partizani”, sh.a., me NUIS K02322003T, si qiramarrës, për pasurinë e paluajtshme shtetërore nr.3/442 (prona nr.6, me emërtim “Reparti ushtarak nr.6010 (IGJIU), ish-RU nr.7030 (IGJU)”), me sipërfaqe të përgjithshme 12 692.94 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy pikë nëntëdhjetë e katër) m2, në zonën kadastrale 8110, me vendndodhje në Tiranë, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas dokumentacionit të pronësisë, genplanit dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.”.
2. Në pikën 2, emërtesa “Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes” zëvendësohet me “Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /Pamfleti