Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social ‘Facebook’ ku u ndal te hetimet e SPAK ndaj tij për korrupsion pasiv.
Berisha tha se në asnjë vend të botës nuk procedohet siç po procedohet për rastin e tij.
“Siç jeni të informuar, në ndonjë vend tjetër, kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga gjykatëse e lidhur direkt me Ramën. Si në asnjë vend tjetër dhe si kurrë ndonjëherë, vihet nën sanksione pa autorizimin e parlamentit. Ndaj tij, gjykatësja e lidhur me Ramën, skapistët vendosin masën e paraqitjes dy herë në javë,
vendosin kufizimin e lëvizjes duke i marrë pasaportën. Këto veprime janë në kundërshtim flagrant me nenet e kushtetutës. Deputeti nuk mund të arrestohet apo t’i kufizohet liria apo të kontrollohet pa autorizimin e Parlamentit. Gjer sot asnjë deputet nuk ka pasur sanksione pa iu hequr imuniteti. Rama e zbaton kushtetutën me deputetët e tij dhe jo me armiqtë. Një nen i Kushtetutës që vlen për Tahirin apo për hajdutë si Bllako, nuk mund të vlejë për kryetarin e opozitës, Sali Berishën. Kjo demonstron në mënyrën më flagrante, karakterin politik të këtij procesi të ndërmarrë nga Rama me frikën e tmerrshme se opozita nisi betejën pa kthim në Kuvend. Të dashur miq, dy fjalë dhe për privatizimin e klubit Partizani.”, tha ai.
Ju treguam një javë më parë se si një grua e re po shantazhohej me foto nga një maniak që kërkonte favore seksuale nga ajo, pavarësisht se nuk e njihte dhe nuk e kishte takuar asnjëherë.
Kuptuam qe kemi të bëjmë me rastin tipik të një shantazhuesi nga të shumtët që janë çdo ditë prezent ne rrjetet sociale. Me mënyra thuajse të njejta, ata kërkojnë të përfitojnë nga femrat duke i vënë nën presion me foto dhe video të përvetësuara nga profilet e tyre personale.
Nisur nga insistimi i gruas se re, qe është nene e një fëmije te vogël, e kontaktuan menjëherë për te kuptuar me mire arsyet e këtyre shantazheve, nga një person qe sipas saj ishte fare i panjohur.
Qe ne nisje te bisedës, vumë re diçka. Profili fals me emrin dhe fotot e saj, i cili administrohej nga shantazhuesi, kishte marre menjëherë nje numër te madh shikimesh. Kjo nisur edhe nga tekstet ngacmuese qe bënte ai duke u hequr si gruaja e re.
Dhe pasi e kishte bere viral profilin e ri me fotot e vajzës, ai e ka kontaktuar vete, duke pretenduar se dikush po përdorte imazhin e saj.
Pra maniaku po hiqej si hero, kur ne fakt personi qe kërkonte ta dëmtonte 23 vjeçare, ishte ai vete.
Dhe kur vajza kërkon te flasë me te, ai refuzon menjëherë.
Kjo nuk zgjat shume dhe maniaku del nga roli i heroit, duke zbuluar qëllimin e vërtete qe ka ndaj vajzës.
Këto qe lexuam nuk lënë shume vend për te kuptuar nivelin e psikopatisë se këtij individi. Prandaj menduam se duhej ndërhyre sa me shpejt, për t’i dhënë fund kësaj maskarade me jetën e një gruaje e cila nuk kishte asnjë lidhje me këtë pervers ende te panjohur për ne.
Por me përpara duhet te hynim ne rrjetet sociale te gruas, e cila nga ana e saj nuk hezitoi te na jepte aksesin.
Dhe nga ky moment, lojën e nisur nga ai, do ta drejtonim ne.
Kemi komunikuar për dite te tera me te, me ne fund, maniaku ka pranuar te na japë një numër telefoni.
Pasi e kemi porositur vajzën qe te jete shume e kujdesshme, ajo do te bënte telefonatën e pare me shantazhuesin enigmatik.
Gruaja ndërhyn duke i kujtuar se ka impenjime te tjera ne jete, por aty, maniaku jo vetëm nuk ndalet, por kalon ne kërkesa specifike.
Dhe pas refuzimit kategorik te zonjës, ai e bën kërkesën duke e shantazhuar ne formën me te ulet te mundshme. Dhe pas këtyre kërcënimeve prej një maniaku te sëmure, biseda mes te dyve mbyllet serish me kërkesën për video dhe me friken se mos gruaja i ben keq.
Por kur kishim menduar se jemi afruar kaq pranë shantazhuesit, gruan e re e tradhtojnë nervat dhe shkarkon ndaj tij te gjithë zemërimin e mbledhur për dite me radhe. Pas gjithë asaj bisede te tendosur, ajo del nga skenari dhe nis nje debat te nxehte me te.
Pas këtij debati plot fyerje dhe kërcënime, dukej se ishim kthyer edhe njëherë ne piken e nisjes. Por një as nen mënge e kishim. Sepse ne momentin e bisedes qe gruaja kishte bere me perpara me video, ajo ka arritur te kape një foto te shantazhuesit.
Te këtij personi dmth. Dhe tani ishte radha jone. Kishim numrin e telefonit, rrjetet sociale dhe fytyrën e këtij maniaku. Meqë me profilin e gruas te re ishim djegur përfundimisht, na duhej te provonim me një tjetër femër, e cila kësaj radhe ishte njëra prej kolegeve tona. Dhe meqë tashme kishim edhe instagramin e tij, i bejme nje ftese, me shpresën se do te na kontaktoje.
Dhe nuk u zhgënjyem. Maniaku i dogji te gjitha etapat, duke na shkruajtur menjëherë.
Sado optimizëm qe kishim, mendonim se do te kalonte kohe derisa te fitonim besimin e tij, por duket se ai nuk kishte shume kohe për te humbur, pavarësisht dyshimeve.
Shkurt atë qe i bën çdo dite te tjerëve, ky person e shet sikur e ka pësuar ne kurriz. Dhe me e bukura është se pas disa komunikimeve, ai nis ti tregoje mikes se re. Historinë qe i kishte ndodhur dhe qe ne e kishim dokumentuar. Problemi është se nuk ka kuptuar se herën e pare, ashtu edhe te dytën, po komunikon me Piranjat.
Sidoqoftë, rendësi ka qe po fitojmë besimin e tij.
Mendojmë se tashme është pune orësh qe te arrijmë tek maniaku, prandaj i japim gatishmëri për takimin
Ju mendoni se u mbyll këtu? Jo, sepse duke e ditur mire se çfarë kishte bere vetëm pak dite përpara me zonjën qe shantazhonte, trembej se pas kësaj vajze ishte pikërisht viktima e tij e mëparshme.
E pas këtij hezitimi te pare, na shkruan duke na vene një kusht.
Dhe ne nuk ia prishim aspak, por i dërgojmë te dhënat e koleges tone. Lere parkingun se e paguajmë ne, por bën mire qe po ha, se nuk i dihet asnjëherë. Do te jete dite e gjate.
Ndërsa është rrugës, maniaku, nis te mendoje seriozisht për vajzën qe do te takoje. Ne fakt edhe ne nuk na gënjeu. Erdhi ne takim.
26-vjeçarja nga Vlora, e cila disa ditë më parë u drogua dhe përdhunua nga tre të rinjtë Oltjano Tahiri, Gentiano Mehmeti dhe Albi Ceno ka qenë e pranishme mbrëmjen e sotme në studionin e emisionit “Piranja”.
Teksa e kishte të pamundur të tregonte dhimbjen mes fjalëve, ajo kishte vendosur që ta shprehte mes rreshtave.
Ajo kishte shkruar se ndjehet e frikësuar pasi pasi tre të rinjtë janë “me para dhe të fuqishëm”, ndërsa ajo vjen nga një familje e thjeshtë.
“Kam vendosur te dal sonte ketu, pa fytyre per shkak të opinionit të njerëzve, por jo se jam me faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar, aq sa kam qenë e vetëdijshme. Nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë.
U zgjova në spital dhe nuk pashë nënën time, por nënën e dikujt tjetër.
Edhe pse isha e përgjumur nuk më pyeti si jam, por më tha tërhiq çdo gjë që ke thënë.
Normal që kam frikë sepse e di që ata kanë njohje, kanë lek dhe njohin njerëz. Ndërsa, unë vij nga një familje e thjeshtë që jetojnë në fshat.
Video e marrë nga Piranjat:
Por, nuk do e shkelin kurrë dinjtetin tim siç u munduan ta shkelin.
Do vazhdoj të them të vërtetën dhe kokën do e mbaj lart, edhe për ata që më shajnë dhe kërcënojnë, urrë nuk do të ndodhë me dëshirë ajo gjë prandaj do bërtas për të vërtetën time.
Përdhunuesit do marrin atë që meritojnë dhe unë atë që meritoj.
Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetëse dhe i falenderoj”, shkruhej në letrën e 26-vjeçares, të cilën për shkak të emocioneve të forta të vazjës e lexoi moderatorja e emisionit, Dojna Mema.
Reshjet priten shumë intensive gjatë pasdites dhe mbrëmjes së të martës, kryesisht në zonën e Shkodrës, Lezhës, Laçit deri në veri të Durrësit, shoqëruar edhe me rrufe të shumta.
Fundjava do të jetë më mot të kthjellët në të gjithë vendin si edhe me temperatura të ngrohta, ndërsa ndryshimi drastik, me shira të rrëmbyeshëm dhe me ulje te termometrit do të ndodhë duke nisur nga e marta.
Rrymat ajrore të ardhura nga veriu do të përplasen fillimisht në Mal të Zi dhe më pas në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe rrezik të lartë për përmbytjet.
Reshjet priten shumë intensive gjatë pasdites dhe mbrëmjes së të martës, kryesisht në zonën e Shkodrës, Lezhës, Laçit deri në veri të Durrësit, shoqëruar edhe me rrufe të shumta.
Një vatër tjetër shirash të rrëmbyeshëm do të formohet edhe në jug të vendit duke përfshirë në të njëjtën orë të gjithë pjesën e bregut, deri në Gjirokastër dhe Tepelenë.
Një çift kanë gjetur një gjarpër helmues brenda qeses së lakrës jeshile.
Gjarpri i rrallë, i njohur me emrin “Hoplocephalus bitorquatus” kishte mbetur në mesin e sallatës
të cilën Alexander White dhe Amelie Neate e kishin blerë në një market në Sidnei.
“Po lëvizte dhe po nxirrte gjuhën jashtë”, tha White. “Ishte gjuha e tij përmes së cilës e kuptova se nuk ishte thjesht një krimb gjigant. Do të isha më i qetë me një krimb, të jem i sinqertë”.
Gjarpri ishte rreth 20cm i gjatë dhe dukej se po flinte i qetë në sallatën jeshile në raftet e ftohta të marketit, deri kur White e mori për ta dërguar në shtëpi, shkruan The Guardian.
Çifti thirrën shërbimin për shpëtimin e kafshëve të egra dhe u thanë se ai ishte ndër gjarpërinjtë më helmues dhe agresiv në Australi.
Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve që janë në Britaninë e Madhe merren me prodhimin dhe trafikimi e kanabisit. Edhe bandat e shqiptarëve zënë një vend të rëndësishëm në tregtimin e lëndëve narkotike dhe forcën e tyre ata po e tregojnë edhe në rrjetet sociale.
DailyMail ka publikuar imazhet e disa videove që shqiptarët kanë publikuar në TikTok për të treguar forcën dhe dhunën e tyre në kontrollin e biznesit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.
Në artikullin e medias angleze thuhet se gangsterët e pamëshirshëm shqiptarë po përdorin video shumë të dhunshme në mediat sociale për të treguar luftën për kontrollin e bizneseve të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.
Pamjet e marra nga TikTok tregojnë bosët e bandave duke përdorur rrëmbime, burgime të rreme dhe rrahje brutale për të vulosur autoritetin e tyre në rrjetin e fabrikave të drogës të fshehura në shtëpi banimi në të gjithë vendin.
Videot, disa me mbi 10,000 shikime, paraqesin viktima të mavijosura keq që rënkojnë nga dhimbja ose luten për ndihmë. Kriminologët thonë se bandat po përdorin mediat sociale për të reklamuar forcën e tyre mbi rrjetet kriminale rivale dhe për të provuar të joshin rekrutë të rinj.
Pjesë nga artikulli:
Një video e TikTok me mbishkrimin ‘e keqja vjen nga ne’ me mbi 11,000 shikime tregon një shqiptar që merr në pyetje një rob me sy të zinj të fryrë për ta detyruar atë të rrëfejë se ka hyrë në shtëpinë e tyre të kanabisit dhe të tregojë njeriun që e ka dërguar.
Një tjetër video e fshirë së fundmi tregonte një burrë të gjakosur duke qarë teksa rrihet brutalisht, me një nga sulmuesit që dëgjohet duke bërtitur në shqip: ‘Torturojeni derisa të tregojë emrin e pjesës tjetër të bandës së tij.’
Ekziston edhe një thirrje: ‘Vriteni atë. Mos e lini të shkojë’.
Një video e tretë tregon pesë shqiptarë të armatosur me thika, hanxhar dhe sëpata duke kërcyer me thirrjet: ‘Gati për të hyrë në shtëpitë e kanabisit.’
Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Tiranës, thotë se operacionet shqiptare të drogës së krimit të organizuar po rivalizonin tani bandat origjinale të mafias italiane. Ai thotë:
Këto postime nuk janë vetëm për të frikësuar, por edhe për të reklamuar veten si grupet më të forta të krimit për të inkurajuar rekrutët e rinj. Është një lloj konkurrence. Ata po luftojnë për kontrollin e zonave dhe thonë “ne jemi shumë më të fortë se banda rivale, ndaj bashkohuni me ne”. Këto grupe tashmë kontrollojnë zona të mëdha të periferisë së Londrës dhe pjesë të tjera të vendit. Ata janë shumë të dhunshëm. Ata nuk kanë asgjë për të humbur. Ata thjesht duan të marrin kontrollin dhe të pasurohen.
Bandat gjithashtu përpiqen të tundojnë anëtarët e rinj duke përdorur mediat sociale për të ekspozuar jetën e tyre luksoze dhe për të treguar makinat dhe aksesorët e tyre të shtrenjtë, tha ai.
Në fillim këto grupe përdornin vetëm armë, tani po përdorin teknologji. Ata po bëhen më të zgjuar dhe më të sofistikuar me djem shumë të zgjuar që dinë mënyrën më të mirë për të shfrytëzuar mediat sociale. Është shumë i organizuar.
Një çift të rinjsh në Tiranë kanë shfrenuar fantazinë, duke vendosur të kryejnë marrëdhënie seksuale në ballkonin e shtepisë.
Episodi ndodhi në lagjen “5 Maji” në kryeqytet dhe nuk kishte si t’i shpëtonte kureshtjes së banorëve të zonës, të cilët sipas një video të postuar nga JOQ, nuk e fshehin pakënaqësinë për atë që po bën çifti.
Video është regjistruar mbrëmjen e djeshme. Dy të rinjtë, sapo ka kaluar ora 23:00, kanë dalë në ballkon dhe kanë filluar nga ‘puna’,
por rënkimet e vajzës kanë zgjuar banorët, dhe njëkohësisht kanë tërhequr vëmendjen e dy qytetarëve që ndodheshin poshtë pallatit.
Qytetari, i cili ka dërguar videon është banor i atij pallati dhe shkruan se kjo është një ngjarje papranueshme, pasi aty jetojnë shumë familje. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “5 Majit”, në një kompleks të ri pallatesh.
Ai shprehet:
Prsh JOQ. Shiko si bejne seks ne ballkon, ora 23:15. Thjesht deshiroja ta publikonit sepse jemi me femije edhe nen e babe ne ate pallat edhe sdo deshiroja qe kjo situate te perseritet perseri sepse mir qe bejne seks po te pakten zhurma u degjonte ne kat te pare. NUk eshte gje e mire. Flm