Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dimitri Medvedev ka reaguar lidhur me sulmin rus të regjistruar në Rumani. Medvedev në reagimin e tij u shpreh se kjo do të vazhdojë të ndodhë dhe se vendet të përgatiten pasi është luftë.
Sipas tij qytetarët evropianë nuk duhet të flenë të qetë sidomos vendet ku janë vendosur fabrikat e dronëve. Ky është reagimi i parë që vjen nga Rusia që pas sulmit i cili u regjistrua gjatë natës mes 28 dhe 29 majit.
“Duhet të kuptojmë se kujt i përket droni që ra mbi një shtëpi në Rumani, por do të ishte më mirë që vendet e BE-së të ankohen për këtë çështje.
Shtetet evropiane janë pjesëmarrëse të drejtpërdrejta në luftën me Rusinë dhe askush nuk e kundërshton këtë… Prandaj, le të përgatiten: kjo gjë do të vazhdojë të ndodhë. Është luftë!
Dhe qytetarët e shteteve të BE-së, ashtu si popullsia e vendeve në luftë, nuk do të mund të flenë të qetë. Sidomos në ato vende ku janë vendosur fabrikat e dronëve për nevojat e formacioneve “banderiste”, tha ai.
Sulmi u regjistrua pasi Rusia rifilloi sulmet me dronë ndaj objektivave civile dhe infrastrukturës në Ukrainë, pranë kufirit me Rumaninë.
Sipas Ministrisë rumune të Mbrojtjes, një prej dronëve hyri në hapësirën ajrore rumune dhe u përplas në çatinë e një pallati 10-katësh në qytetin Galati, duke shkaktuar zjarr.
Autoritetet rumune bënë me dije se dy persona mbetën të plagosur lehtë, ndërsa Ministria e Jashtme e Rumanisë e dënoi incidentin si një “përshkallëzim të rëndë dhe të papërgjegjshëm”.
Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka folur hapur në “Ferma VIP” për marrëdhënien e saj të dikurshme me Flori Mumajesin, duke zbuluar detaje që nuk i kishte ndarë më parë publikisht. Gjatë një bisede me banorët e fermës, artistja tregoi se presioni i vazhdueshëm mediatik ishte një nga arsyet kryesore që çoi në fundin e lidhjes së tyre.
Soni kujtoi periudhën kur ajo dhe Flori ishin të fejuar dhe çdo detaj i jetës së tyre private përfundonte në faqet e gazetave. Sipas saj, vëmendja e madhe e publikut dhe mediave krijonte një ngarkesë të vazhdueshme për çiftin.
“Dilnim në gazetë. Më sillnin gazetën familjarët dhe gjëja e parë që bëja ishte të shihja çfarë ishte shkruar për mua”, tregoi këngëtarja, duke shtuar se në një moment kishin vendosur madje të sajonin një ndarje për t’i shpëtuar interesit të madh mediatik.
Ajo rrëfeu se lajmi për ndarjen e tyre u përhap menjëherë, edhe pse ata vazhdonin të ishin bashkë, duke e bërë situatën edhe më të vështirë.
“Ne na është nxirë. Shkaku kryesor pse jemi ndarë ka qenë ky presion. Tani njerëzit janë mësuar me portalet, por atëherë mbeteshe në gazetë. Kur e kemi ridiskutuar më vonë, kuptuam se arsyeja ishte pikërisht presioni shumë i madh. Nuk dinim ta menaxhonim”, u shpreh Soni Malaj.
Artistja zbuloi se lidhja e tyre zgjati disa vite dhe mbetet një nga historitë më të komentuara të muzikës shqiptare, ndërsa sot secili ka vazhduar rrugën e tij.
Reperi i njohur shqiptar Stresi ka njoftuar kandidimin e tij për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e të rinjve në politikë.
Përmes një mesazhi publik, ai theksoi se kandidimi i tij nuk lidhet vetëm me politikën, por edhe me përgjegjësinë për të përfaqësuar një brez që, sipas tij, shpesh është ndjerë i lënë jashtë proceseve vendimmarrëse.
Stresi u bëri thirrje të rinjve të angazhohen më shumë në jetën publike dhe politike të vendit, duke theksuar se është koha që brezi i ri të ketë një rol më aktiv në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë.
“Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar.
Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare.
Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet.
Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton.
Ftoj çdo të ri që beson te ndryshimi, te energjia e re dhe te Shqipëria që mund të bëhet më mirë, të bashkohet me mua në këtë rrugëtim.
Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe ajo ndërtohet nga ne”, tha Stresi.
Trembëdhjetë persona, përfshirë tetë fëmijë, janë plagosur në një aksident rrugor në Mazara del Vallo, në Itali, për shkak të përplasjes së një autobusi shkolle që po shkonte drejt qytetit bregdetar dhe një makine.
Nxënësit e Santa Gemma-Boscarino-Pirandello po udhëtonin me autobusin e shkollës, të shoqëruar nga asistentë të shërbimit bashkiak.
Midis të plagosurve ishin dy mësues, dy asistentë në autobusin e shkollës dhe shoferi i makinës. Dy fëmijë raportohet se janë në gjendje më të rëndë.
Zjarrfikësit nga njësia e Mazara del Vallo, policia shtetërore, policia bashkiake dhe disa ambulanca 118 reaguan menjëherë. Të plagosurit u transportuan në spital për trajtim dhe kontrolle. Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit./ ANSA.
Pas një jave të vështirë pune, kjo fundjavë ju gjen gati për një ringjallje. E diela do të jetë padyshim më e ëmbël: një Hënë e favorshme do t’i ndihmojë beqarët të krijojnë takime interesante.
DEMI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 30 maj 2026), fundjava ju fton të reflektoni thellë mbi financat dhe stabilitetin familjar. Mund të ketë disa debate të vogla që lidhen me shpenzime të papritura. Yjet favorizojnë sensualitetin.
BINJAKËT
Jeni protagonistët absolutë të qiellit të fundit të majit. Me Diellin në shenjën tuaj dhe një vitalitet të lakmueshëm, do të jeni në qendër të çdo eventi shoqëror. Dikush po përpiqet të tërheqë vëmendjen tuaj në mënyrë delikate, por të vazhdueshme.
GAFORRJA
Po përjeton një rikuperim të jashtëzakonshëm emocional. Nesër në mëngjes, mund të ndihesh ende pak i menduar, por gjërat do të ndryshojnë deri në pasdite. Nëse ke një kërkesë të rëndësishme për të bërë, bëje tani: do të gjesh mirëkuptimin që kërkon.
LUANI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 30 maj 2026), gjatë orëve të ardhshme do të thirreni të demonstroni lidershipin tuaj në një mjedis miqësor ose shoqëror. Kini kujdes të mos dukeni shumë arrogantë.
VIRGJËRESHA
Do të keni një fundjavë të ngjeshur përpara jush. Kujdesuni për ato punë që keni pritur, por të dielën, detyroni veten të relaksoheni plotësisht.
PESHORJA
Ju pret një fundjavë harmonike, duke sjellë më në fund një buzëqeshje pas ditësh pasigurie. Nesër është dita perfekte për të bërë pazar ose për t’u kujdesur për imazhin tuaj. Zemrat e vetmuara duhet të pranojnë një ftesë të papritur.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 30 maj 2026), jeni në një fazë shumë intensive. Intuita juaj do të jetë e patundshme. Është më mirë të vëzhgoni dhe të veproni me qetësi. E diela do t’i kushtohet rikuperimit të energjisë suaj fizike.
SHIGJETARI
Dëshira për liri është tema dominuese e fundjavës suaj. Gjatë orëve të ardhshme, do të jeni të paduruar me rutinën dhe kërkimin e stimujve të rinj. Në dashuri, përpiquni të mos jeni shumë të pakapshëm.
BRICJAPI
Jeni të fortë dhe të vendosur, por këtë fundjavë yjet po ju kërkojnë të ulni vigjilencën. Nesër është një ditë ndërtimi: mund të hidhni themelet për një projekt të ri ose një ndryshim në shtëpi. Ata që kanë qenë beqarë për njëfarë kohe duhet të ndalojnë së qeni kaq të kujdesshëm ndaj njohjeve të reja.
UJORI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 30 maj 2026), këtë fundjavë do të jesh po aq origjinal dhe jokonvencional sa gjithmonë. Nesër, do të kesh ide të shkëlqyera që mund t’i lënë miqtë dhe familjen tënde pa fjalë. Mos u shqetëso për atë që do të mendojnë të tjerët.
PESHQIT
Ndjeshmëria juaj do të rritet, duke ju bërë pothuajse telepatikë me njerëzit që doni. Përdoreni këtë dhuratë për të shëruar një çarje të vogël që u shfaq ditët e fundit. E diela do të jetë një ditë magjie e pastër.
Biznesmeni izraelit Ron Yeffet deklaroi në gjykatën e Miamit se humbi 30 milionë dollarë në Shqipëri nga padia për mashtrim e pensionistit amerikan Mark Faist.
Avokati i zotit Yeffet pretendoi në Gjykatë se pohimet e Faist në padi, sipas të cilave Yeffet përdori lidhjet me kryeministrin e Shqipërisë për ta mashtruar atë, i kanë shkaktuar dëme të mëdha klientit të tij duke e përjashtuar nga një projekt i madh ndërtimi në Shqipëri.
“Në veçanti, Yeffet ishte pjesë e grupit të investitorëve për një zhvillim të pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Për shkak të deklaratave shpifëse të Faistit, të cilat kanë prekur faktin se Yeffet e njeh Kryeministrin dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Francë, opozita dhe mediat në Shqipëri i kanë transmetuar gjerësisht ato dhe kanë pretenduar se Kryeministri ishte mik dhe kishte bërë biznes me një mashtrues. Bazuar në këto histori, baza e të cilave ishin deklaratat shpifëse të Faistit dhe të cilat e identifikojnë Faistin me emër, Yeffet u hoq nga grupi i investitorëve për projektin shqiptar sepse palët që drejtonin projektin vendosën që, për shkak të historive në media, ato nuk mund të rrezikonin miratime dhe financime të caktuara duke e pasur Yeffetin si investitor,” thuhet në prapësimet e avokatit të Yeffet në gjyqin për mashtrim në gjykatën e Miamit.
Sipas tij, përjashtimi i Yeffet nga projekti i ndërtimit të Shqipëri i ka shkaktuar klientit të tij një humbje të madhe financiare.
“Yeffet do të përfitonte mbi 30 milionë dollarë nga pjesëmarrja në projektin shqiptar, nga i cili është përjashtuar si rezultat i drejtpërdrejtë i deklaratave shpifëse të Faist,” tha avokati.
Ron Yeffet është një biznesmen kontrovers izraelit, që njihet si mik i ngushtë me kryeministrin Edi Rama. Ai ka shtënë në dorë disa kontrata të majme nga qeveria shqiptare që nga monopoli i furnizimit të automjeteve të ushtrisë dhe policisë e deri tek furnizimi me dronë, përmes kompanisë Timak.
Yeffet është parë disa herë në shoqërinë e Edi Ramës, përfshirë takimet në zyrë, por edhe vizitat në Izrael. Aktualisht biznesmeni izraelit që jeton në SHBA është paditur në disa çështje në gjykatat amerikane për mashtrim, duke përfshirë një padi nga qeveria e Togos për vjedhjen e selisë së ambasadës togoleze në New York si dhe një padi nga një ish tregtar energjie në pension i quajtur Mark Faist, i cili e akuzon Yeffet se i ka marrë 8.6 milionë dollarë përmes mashtrimit.
Padia e Faist
Në padi, Faist thotë se Yeffet përdori lidhjet me kryeministrin shqiptar Edi Rama për ta impresionuar atë që t’i besonte kursimet e tij. Që në fillim, sipas dokumentit, Yeffet punoi për të krijuar një imazh të fortë besueshmërie dhe suksesi.
Ai e përfshiu Faist-in në jetën e tij personale, e prezantoi me familjen, ndau histori mbi aktivitetet e tij filantropike dhe bindjet personale, ndërsa paralelisht projektoi një stil luksoz jetese, duke përmendur avionë privatë, mjete të shtrenjta dhe pasuri të konsiderueshme. Kjo, sipas padisë, synonte të krijonte një perceptim të një “fuqie financiare të pakufizuar”, që më vonë do të shërbente si bazë për investimet.
Një moment vendimtar në këtë proces ishte organizimi i një udhëtimi në Paris në vitin 2020, në kulmin e kufizimeve të pandemisë. Gjatë këtij udhëtimi me avion privat, Faist dhe bashkëshortja e tij u prezantuan me figura të rëndësishme, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë dhe ambasadorin shqiptar në Francë dhe Monako.
Sipas dokumentit, këto takime “ishin të kuruara me kujdes për të përforcuar imazhin e Yeffet-it si një njeri me shtrirje globale dhe ndikim në biznes”.
Në këtë klimë besimi, sipas padisë, Yeffet arriti të bindte Faist-in të investonte shuma të mëdha parash në projekte të pasurive të paluajtshme në Nju Jork. Dokumenti shpjegon se këto investime u prezantuan si mundësi të rralla që kishin lindur nga situata e tregut gjatë pandemisë, me premtime për fitime të larta dhe mundësi tërheqjeje në çdo kohë.
Në total, sipas dokumentit, Faist transferoi mbi 8.6 milionë dollarë në llogaritë e kompanisë “R&I Trading”. Megjithatë, padia thekson se këto investime nuk sollën asnjë kthim financiar dhe se investitori nuk mori asnjë pagesë, përveç një shume të pjesshme shumë më vonë.
Me kalimin e kohës, mungesa e rezultateve dhe informacionit konkret bëri që Faist të kërkonte sqarime dhe më pas kthimin e fondeve. Sipas dokumentit, përgjigjet që ai mori ishin të paqarta dhe të përsëritura, ndërsa premtimet për kthime të afërta vazhdonin pa u materializuar.
Në vitin 2025, ai kërkoi zyrtarisht kthimin e investimeve. Pas disa muajsh, sipas padisë, u krye vetëm një pagesë prej 1 milion dollarësh, ndërsa pjesa tjetër mbeti e papaguar.
Për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, palët nënshkruan një marrëveshje në shtator 2025, ku të paditurit pranuan detyrimin për të kthyer 7,611,676.50 dollarë plus interes. Dokumenti thekson se ata “pranuan shprehimisht përgjegjësinë e tyre” dhe ranë dakord për një plan shlyerjeje.
Megjithatë, sipas padisë, edhe kjo marrëveshje nuk u respektua. Afati përfundimtar u shty deri në shkurt 2026, por kaloi pa asnjë pagesë të re, duke çuar në hapjen e procesit gjyqësor../ Kapitali.al
Këngëtarja Soni Malaj ka ndarë një dëshmi të trishtë dhe prekëse me publikun përgjatë një bisede brenda Fermës VIP. Ajo ka rrëfeu periudhën më të vështirë të fëmijërisë së saj, sëmundjen që e “nënshtroi” duke e lënë për pak kohë të paralizuar.
Këngëtarja tregoi se gjithçka nisi kur ishte vetëm 7 ose 8 vjeçe dhe jetonte në Tropojë. Ajo u diagnostikua me një formë të rëndë reumatizma, që i shkaktonte dhimbje të forta dhe e kishte bërë të pamundur ecjen.
“Kam qenë e paralizuar e vogël. Ka qenë një reumatizëm i shkallës së lartë, arsyen se pse nuk e di. Nuk ecja dot deri në shkollë fillore”, u shpreh Soni.
Ajo tregoi se pasi mori trajtimet mjekësore, kishte nisur të ndiente përmirësim por pas një udhëtimi me familjen në Vlabonë, situata u përkeqësua sërish.
Soni tregoi se pasi futi këmbët në ujë të ftohtë, siç i ishte sugjeruar, problemet iu rikthyen menjëherë dhe mbeti sërish në vend pa mundur të ecte.
”Ikëm në Valbonë, që iknim në fundjavë, futa këmbët në ujë të ftohtë dhe u paralizova direkt”, tha ajo.
Soni kujtoi edhe sakrificat e vazhdueshme të prindërve dhe të afërmve që i qëndruan pranë.
Ministria e Shëndetësisë ka miratuar për herë të parë udhëzimin që mundëson ofrimin e terapisë hormonale për personat transgjinorë në shërbimin publik shëndetësor në Shqipëri.
Vendimi përcakton kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe mënyrën e monitorimit të trajtimit hormonal, i cili do të ofrohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe do të mbulohet nga fondet publike.
Sipas udhëzimit të miratuar më 28 prill dhe të firmosur nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomnini, trajtimi do të jetë i aksesueshëm si për të rriturit, ashtu edhe për adoleshentët mbi moshën 16 vjeç, në rastet kur ekziston vlerësimi i ekipit mjekësor dhe miratimi i familjes.
Dokumenti parashikon që terapia hormonale të aplikohet për burrat transgjinorë, përmes hormonit të testosteronit, si dhe për gratë transgjinore, përmes estrogjenit dhe antiandrogjenëve.
Në raste të veçanta, dhe vetëm pas një vlerësimi të specializuar multidisiplinar, trajtimi mund të konsiderohet edhe për adoleshentë nga mosha 14 vjeç.
“Koha varet nga pjekuria njohëse e adoleshentit dhe aftësia e tij për të kuptuar dhe pranuar efektet potencialisht të pakthyeshme të trajtimit”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas dokumentit, procesi kërkon bashkëpunimin e plotë të adoleshentit, familjes dhe ekipit të trajtimit, ndërsa duhet të merren në konsideratë edhe ndikimet e mundshme në shëndetin fizik dhe funksionimin social të fëmijës.
Deri më tani, shumë persona transgjinorë në Shqipëri janë detyruar të kryejnë terapi hormonale jashtë vendit ose në mënyrë informale, për shkak të mungesës së një shërbimi të specializuar dhe të monitoruar në sistemin publik shëndetësor.
Komuniteti LGBTQI+ e kishte kërkuar prej vitesh këtë vendim, pasi shumë qytetarë i janë drejtuar klinikave private në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut për procesin e tranzicionit gjinor, ndërsa kostot e ndërhyrjeve dhe trajtimeve kanë qenë të larta, duke arritur deri në 15 mijë euro.
Sot shënohet katër vite nga ndarja nga jeta e ish-presidentit Bujar Nishani, i cilu mbylli sytë përgjithmonë më 28 maj të vitit 2022, pas disa javësh qëndrimi në gjendje kritime në spital.
Ai ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, duke lënë pas një karrierë politike dhe një gjurmë të rëndësishme në jetën institucionale të vendit.
Në këtë përvjetor të dhimbshëm, djali i tij, Ersi Nishani, e ka kujtuar të atin me mall, dashuri dhe mirënjohje për figurën dhe shembullin që ai i la pas.
“Katër vite mungesë, kujtimesh, krenarie dhe malli që nuk zbehet. Koha kalon, por prania jote mbetet e gjallë në zemrat tona, në fjalët që na ke lënë, në shembullin tënd të qetësisë, dinjitetit dhe dashurisë për familjen e vendin”, shkruan Ersi duke theksuar më tej se për shumë njerëz i ati ishte president i Republikës së Shqipërisë, por për të mbetet mbi të gjitha babai, njeriu që i mësoi më vepra vlerat e përgjegjësisë, karakterit dhe përulësisë.
“Për shumë njerëz ishe Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Për mua ishe dhe mbetesh mbi të gjitha babai im — njeriu që më mësoi me vepra çfarë do të thotë përgjegjësi, karakter dhe përulësi”, shkruan ai.
Postimi i Ersi Nishanit:
Sot bëhen katër vite pa ty.
Katër vite mungesë, kujtimesh, krenarie dhe malli që nuk zbehet.
Koha kalon, por prania jote mbetet e gjallë në zemrat tona, në fjalët që na ke lënë, në shembullin tënd të qetësisë, dinjitetit dhe dashurisë për familjen e vendin.
Për shumë njerëz ishe Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Për mua ishe dhe mbetesh mbi të gjitha babai im — njeriu që më mësoi me vepra çfarë do të thotë përgjegjësi, karakter dhe përulësi.
Të kujtojmë sot me mall, mirënjohje dhe dashuri të pafund.
Lidhjet dashùrore kanë histori nga më të ndryshmet njohjeje dhe dinamike. Disa janë shumë të lehta e disa nga më të komplikuarat.
Përsa i përket këtyre rasteve të komplikuara, një djalë 26-vjeçar ka rrëfyer historitë e tij të pazakonta.
Për më tepër ai shpjegon se është në gjendje të mirë ekonomike dhe mund të tërheqë këdo që i vë syrin.
Bëhet fjalë për dy lidhje me dy gra të martuara. Ai thotë se bëhet shumë xheloz për to dhe vetë nuk e kupton arsyen pse.
Ai ka shkruar: Prsh …une qe po ju shkruaj jam 26 vjec.Po dal direkt ne temë pa dashur ta zgjas .
Jam ne mardhenie me 2 gra te martuara te moshes 30-34 vjece, ndoshta edhe per faktin qe jam mire ekonomikisht dhe i afte per te terheq dike qe me intereson.
Problemi qendron qe jam shume xheloz per te dyja,sdua ti shkruaj njeri ne fb ne instagram etj .
Hyj ne fb e tyre cdo dite me dijenine e tyre . Ndihem keq kur lexoj mesazhe nga hamshore e legena qe i shkruaj me adres te rreme dhe mund te them qe mund te kem ber mbi 200 block.
Marrdhenie me burrat e tyre nuk kan per tmos then zero,jam 100 % i sigurt per kte .
Nuk po mundem dot te mos jem xheloz dhe 100 her pyes veten pse duhet te jem shum xheloz per dicka qe sesht e imja ???”