Tr▪︎nditese ne Librazhd! Dy vëllezërit abυ zojnë s▪︎ ▪︎sua|¡sht me motrën e tγre 8-vjeçare, policia e lë vajzën sërish me vëllain sepse…(Video)

Një shtëpi thuajse e rrënuar, ku një nënë rrit e vetme tre fëmijët e saj, mes varfërisë ekstreme dhe pamundësisë për t’i edukuar dhe arsimuar siç duhet. Mjedisi tipik i rrëfenjave migjeniane, ku krahas skamjes ka zënë vend edhe dhuna, abuzimi e padyshim indiferenca e institucioneve që mbyllin sy e veshë përballë realitetit që do ju tregojmë.

Jemi në fshatin malor të Bashkisë Librazhd, nën çatinë e kësaj familjeje, aty ku ‘fshihet’ një histori e tmerrshme që askush s’ka dashur ta shohë.

Teksa i hedhim një sy banesës me mure që mbajnë lagështi, dysheme të kalbur, dhe dyer e dritare që fusin të ftohtin imagjinohet lehtë situata shëndetësore e kësaj gruaje dhe fëmijëve të saj. Aq më tepër kur bëhet fjalë për nevojat minimale, që nga ushqimi, dritat apo ngrohja.

Duket qartë se humbja e babait ka shënuar një kthesë të fortë në jetën e kësaj familjeje. Pas dy vitesh mungesë të tij, fëmijët nuk pyesin më për nënën e tyre, e cila përballet jo vetëm me vështirësitë e jetës, por edhe me dhunën dhe ngacmimet e tyre.

Vajza e zonjës, për të cilën po flasim, është vetëm tetë vjeçe dhe nëna e saj flet tërësisht e dorëzuar përballë fatit të trishtë të së voglës së saj.
Duhet të sqarojmë që shkaku kryesor që na detyroi të shkojmë me urgjencë tek kjo familje, është një video tepër e rëndë, e cila qarkullon tek banorët e fshatit, kryesisht tek fëmijët.

Nëna na zbulon detaje tronditëse, ku sipas saj djemtë kanë një sjellje jo normale ndaj vajzës së vogël. Sipas saj aludohet se banorët e fshatit kanë dijeni për një video me përmbajtje të një ngacmimi të vëllait ndaj motrës së tij të vogël, ndaj i kanë thënë të tregohet edhe më e kujdesshme me vajzën e saj.

E gjendur mes atyre që përjeton brenda katër mureve dhe fjalëve të fqinjëve të saj, nëna ndjen një dilemë dhe një frikë të madhe nëse vërtet ka ndodhur diçka edhe më e rëndë. Nëna na shpreh merakun që ka se çfarë do të thonë në fshat, pa arritur aspak të kuptojë gjendjen emocionale të vajzës së saj 8 vjeçare, që abuzohet rregullisht nga vëllezërit.

Dy vëllezërit e kanë kthyer incestin në një normalitet, aq sa tashmë nuk ruhen më as nga nëna e tyre, që mjaftohet vetëm duke iu ngritur zërin herë pas here.

Nga sa na thotë nëna, vajza e saj ka bërë një komunikim edhe me psikologen e shkollës, që me sa duket ka kuptuar se në këtë familje diçka nuk shkon. Ndaj pasi mësojmë këtë detaj, vendosim të shkojmë në shkollën e dy fëmijëve të mitur, atje ku na pret drejtoresha.

Më pas komunikojmë edhe me psikologen e shkollës, e cila na tregon evidencat nga komunikimi që ka patur me dy fëmijët e mitur.
Psikologia me pak fjali na ka bërë një panoramë të plotë të asaj që mendon se ndodh në atë familje, por gjithmonë me doza të forta dyshimi ndaj nënës, që sipas saj është kontradiktore.

Gjithashtu mësojmë se rasti është referuar prej dy muajsh nga psikologia tek institucionet përkatëse. Por mesa duket dy muaj nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur një çështje kaq delikate dhe emergjente. Sidomos kur flitet për veprimet aspak normale të djalit të madh të familjes.

Si drejtoresha ashtu edhe psikologia e shkollës, gjatë gjithë bisedës me to, e shmangën problemin e vërtetë të kësaj familjeje, duke e kanalizuar tek varfëria dhe mungesa e inteligjencës së nënës, e cila sipas tyre është e paaftë për të kuptuar situatat dhe shpeshherë tregohet kontradiktore.

Kjo retorikë u artikulua aq shpesh, sa për një moment na bëri edhe ne të dyshojmë nëse fjalët e nënës janë të vërteta. Por dy ditë më vonë gjërat morën një rrjedhë tërësisht të papritur.

Ndërkohë hapi i radhës për t’i dhënë fund këtij abuzimi të tmerrshëm ishte Bashkia Librazhd, e cila pas këmbënguljes tonë ia përcolli informacionin Policisë së Shtetit, duke bërë të mundur ndërhyrjen e menjëhershme për arrestimin e vëllait 18 vjeçar të familjes.

Por ky arrestim nuk i ka dhënë aspak zgjidhje problemit, sepse vëllai 14 vjeçar, për shkak të moshës, është lënë i lirë, dhe vazhdon të jetojë nën të njëjtën çati me nënën dhe motrën e abuzuar.

Atëherë kur bukuria ishte origjinale/ 10+ fotografi të paharruara të ikonave shqiptare të ekranit

Ka një hijeshi të pazëvendësueshme në fotot e vjetra shqiptare, një lloj elegance që nuk kërkonte as filtra, as dritë perfekte, as grim profesional.

Ishte thjesht bukuri natyrale, fytyra të pastra, shikime të forta, dhe një prani që të mbetet gjatë në kujtesë.

Aktorët dhe aktoret e asaj kohe përçonin një lloj estetike të rrallë: thjeshtësinë.

Vajzat me flokë të valëzuar natyral, me sy që flisnin më shumë se çdo skenar, me veshje modeste, por të mbajtura me finesë.

Këto imazhe, të ruajtura shpesh me kujdes në albume familjare ose arkiva kinemaje, na rikujtojnë se bukuria e dikurshme nuk buronte nga tepria, por nga natyrshmëria.

Më poshtë gjenden disa foto të aktoreve të vjetra shqiptare, që mishërojnë këtë bukuri të pakohë.

Rajmonda Bulku

Yllka Mujo

Tinka Kurti

Elvira Diamanti

Eva Likaj

Pavlina Mani

Manushaqe Qinami 

Merita Zoto

Luiza Xhuvani

Sesilia Plasari

Matilda Makoçi

Shpresa Bërdëllima

Roza Anagnosti

“Spiun dhe çimka”, Albana Vokshi tregon çfarë i ndodhi Flamur Nokës që shp*rtheu skandali, kush fshihet pas GRUAS?

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila ishte pjesë e takimit në Kamëz ku u zhvillua debati mes anëtares së kryesisë së degës, Anila Aliaj, dhe numrit dy të PD, Flamur Nokës, pohon se debate të tilla ka pasur edhe në mbledhje të tjera.

Në një intervistë për A2CNN, Vokshi akuzon se në takim kishte çimka dhe spiun, ndërsa mohon që të jetë përjashtuar nga partia Anila Aliaj.

“Është një ngjarje krejt normale. Debate të brendshme ka në çdo parti edhe në PS, edhe kur nuk ka çimka apo spiunë të futur që e shtrembërojnë debatin që ka ndodhur. Është vetëm një 5 sekondash dhe kjo është normale kur jemi në kushtet e vitit të 13. Nuk ka asgjë të çuditshme dhe shumë e më shumë do të shihni në zgjedhjet e tjera. Narkoshteti do të organizohet të çojë spiunë për ta nxjerrë një 5 sekondësh për ta bërë lajm.

Kam qenë në takime e mbledhje të tjera me strukturat dhe nuk i kam lexuar postimet e zonjës Aliaj, por ajo nuk është shkarkuar, do të ndiqen procedurat normale”, tha Vokshi. (A2 Televizion)

Monika Kryemadhi shfaqet në vrrimin e Shpat Kasapit! E gjitha në të zeza, ja cila mund të jetë lidhja e saj e fortë me të

Qindra njerëz u mblodhën sot në Tetovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit Shpat Kasapi. Përpos miqve, kolegëve dhe fansave, shumë politikanë nuk munguan në ceremoninë mortore të këngëtarit.

Njëra prej tyre ka qenë edhe ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e cila kishte udhëtuar këtë të diel nga Tirana në Tetovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit një artisti të rrallë si Shpati, ikja e të cilit la në hidhërim të thellë, jo vetëm familjarët, por të gjithë ata që e dëgjuan, buzëqeshën me të dhe e takuan qoftë dhe njëherë në këtë jetë.

E veshur me të zeza dhe me syze, Kryemadhi është fotografuar në varrezat e Tetovës mes njerëzve të cilët ishin mbledhur për Shpatin.

I pranishëm ka qenë edhe politikani Ali Ahmeti i cili i trishtuar për këtë ikje të befte të këngëtarit ka vendosur që të ngushëllojë nga afër familjarët e tij.

Nuk dihet e qarte ajo cfare e ben te afert lidhjen e tyre, pervec njohjes personale, apo mund te jete dhe nje lidhje me e afert, duke qene se Kryemadhi eshte nga Dibra, dhe nje pjese e familjareve te saj jane nga Dibra E madhe ne Maqedoni, zone nga e cila eshte dhe Shpat Kasapi.

Sikleti me Ballukun! Edi Rama hap thesin e premtimeve, ja lajmi i madh qe dha

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vizitën e tij zyrtare në Doha të Katarit, ku u prit nga homologu i tij, Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Në podcastin “Flasim”, Rama bëri të ditur se bashkëpunimi mes dy vendeve pritet të sjellë një shërbim spitalor të nivelit të lartë në Shqipëri.

“Para pak ditësh vizitova Dohën dhe pata disa orë të ngarkuara me diskutime me mikun tim, Kryeministrin e Katarit, Sheikun Muhamed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani – një nga udhëheqësit më të aftë dhe më të respektuar në arenën ndërkombëtare. Ai ka shprehur dëshirën të vizitojë Shqipërinë në muajt e parë të vitit të ri,” tha Rama.

Sipas tij, bisedimet kanë prekur një sërë temash të rëndësishme dhe aktualisht po përgatitet një agjendë e gjerë bashkëpunimi që do të bëhet publike gjatë vizitës së Kryeministrit të Katarit në Tiranë. Rama theksoi se një nga rezultatet kryesore do të jetë sjellja në Shqipëri e një prej modeleve më prestigjioze të shërbimit spitalor, si në formën e praktikës private ashtu edhe në partneritet publik–privat.

“Kjo do të ketë një ndikim shumë pozitiv në rritjen e standardeve të shërbimit tonë spitalor publik,” u shpreh Kryeministri.

Përballë një fryme publike gjithnjë e në rritje që e sheh kryeministrin Edi Rama si “dora” që lëvizi hetimet penale ndaj Belinda Ballukut, kreu i qeverisë po përdor të gjithë platformat e mundshme të komunikimit për të bindur, në radhë të parë strukturat e Partisë Socialiste se ai nuk ka pasur asnjë ndikim në pezullimin nga detyra të zëvendës së tij.

Rama deklaroi këtë të dielë (30 nëntor), në podcast-in e tij, “Flasim” se “Qëndrimi i Komisionit të Venecias është në fakt shumë i prerë. Gjykatat NUK duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë: Së pari, cënojnë balancën e pushteteve. Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit dhe Kryeministrit, nëse gjykata e pezullon, ajo praktikisht:

  • ndërhyn në punën e qeverisë,
  • ndërron përbërjen e ekzekutivit,
  • merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit.

Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”.

Në foto: Kryeministri Edi Rama, duke folur në podcast-in e tij, “Flasim”

Boldnews.al” kreu një verifikim mbi Opinionet ndër vite të Komisionit të Venecias, nga ku rezultoi se NUK ka asnjë raport apo qëndrim që citon kryeministri Rama.

Për më tepër, falë hulumtimit, rezultoi se qëndrimi i deklaruar nga Rama nuk është aspak i “Venecias”, por i aplikacionit “ChatGPT”.

Në një “opinion” të aplikacionit “ChatGPT” për këtë temë thuhet se: “Çdo vendim për pezullim/shkarkim të ministrave, prek drejtëpërdrejtë balancimin e pushteteve dhe standardet ndryshojnë nga vendi në vend…”.

Në foto: “Opinioni i ChatGPT” që citon Rama dhe konkluzioni se Venecia nuk ka asnjë Opinion për pezullim ministrash

Pra, duket qartë se ajo që Rama ia atribuon Komisionit të Venecias, në fakt është një lloj sinteze e “ChatGPT”.

Por, aplikacioni, ndryshe nga Rama, në përmbledhjen e tij për këtë temë, është shumë më i saktë dhe më konkret. “ChatGPT”, në bazë të informacionit që përpunon, arrin në përfundimin se: “Nuk ekziston një Opinion publik dhe zyrtar i Komisionit të Venecias që vlerëson apo lejon,- si rregull- pezullimin e ministrave nga detyra”.

Moti i padëgjuar/ Dhjetori del jashtë parashikimeve, ja çfarë paralajmëron IGJEUM: Kujdes nga e hëna!

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për situatën metorologjike për të dielën pasdite dhe ditën e hënë.

Sipas të dhënave, muaji dhjetor do të nisë me një ulje temperaturash, krahasuar me javën e fundit të nëntorit, teksa shanset që të ketë reshje shiu janë më të ulëta.

Po ashtu, parashikohet që e hëna të shoqërohet me erë që pritet të fryje me intensitet mesatar.

Reshjet:

Sot pasdite priten reshje të dobëta në qarqet Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta. Nesër (e hënë, datë 1 dhjetor) nuk priten reshje.

Temperatura:

Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 15 °C

në vendet e ulëta: 4 / 15 °C

në vendet malore: 1 / 11 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Me merzitje te madhe, Kiara Tito jep lajmin e FORTE që askush nuk e priste! (Foto)

Çifti i njohur i showbizit, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, kanë marrë një vendim të papritur në rrjetet sociale pas një periudhe të ngarkuar me komente negative, shkruan Raporto24.

Sipas postimeve të tyre të fundit, dyshja është përballur me një numër të madh fyerjesh dhe sharjesh në seksionet e komenteve, gjë që i ka shtyrë të ndërmarrin një hap mbrojtës për mirëqenien e tyre.

Në reagimin e tyre, Kiara dhe Luizi bënë të ditur se kanë zgjedhur të mbyllin komentet në platformat ku janë më aktivë, duke theksuar se negativiteti i tepërt nuk i ndihmon as ata dhe as ndjekësit e tyre të vërtetë, shkruan Raporto24.

Pavarësisht këtij vendimi, çifti vazhdon të mbetet një ndër më të përfolurit dhe më të ndjekurit në rrjet, duke ruajtur kontakte me publikun përmes postimeve dhe aktiviteteve të tyre të përditshme.

“T*rp të keni!” Shpat Kasapi u v*rros sot, Rezart Veleshnja “shp*rthen” ndaj qeverisë maqedonase: Vetem se ishte shqiptar ja cfare i bënë

Aktori Rezart Veleshnja, i cili ka qenë dhe një prej miqtë më të afërt të këngëtarit Shpat Kasapi ka reaguar ashpër ndaj mosrespektin që ju bë artistit nga autoritetet maqedonase.

Sipas aktorit, ashtu sikurse vite më parë ky shtet shpalli ditë zie për humbjen nga jeta të artistit Tose Proeski, njëjtë duhet të kishte vepruar edhe ditën e sotme.

Kjo mungesë respekti për Shpatin ka ardhur sipas Veleshnjas vetëm për faktin që ai është shqiptar.

“Një shtet që s’mundesh as shtet ti thuash! Turp e faqja e zezë, diskriminim në maksimum. Maqedonasit për Tose Proeskyn e shpallën ditë zie, ndërsa për Shpat Kasapin qëndruan indiferent vetëm se ai është shqiptar! Turp të kenë”, shkruan aktori, ndërkohë që vetëm pak pas këtij reagimi të Veleshnjas ka reaguar edhe Komuna e Tetovës e cila ka vendosur që ditën e nesërme, 1 dhjetor, ta shpallë ditë zie në nder të këngëtarit Shpat Kasapi.

Pjesë e homazheve në ndër të artistit i pranishëm këtë të diel ishte edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Lamtumirë, Shpat Kasapi! Tetova humbi një artist të madh, një njeri të mirë, një bir të saj dhe mikun e rinisë. U bëfsh lule e xhenetit Shpat”, tha Kasami.

Kush po ia kërkon Ramës “t’ia marrë shρ▪︎ rtin” Shqipërisë?!

Spartak Ngjela

Nuk është zgjidhje historike për ju dhe për familjet tuaja largimi nga Shqipëria, zgjidhja është të largohet kryeministri që po shpërbën shpirtin mijëra vjeçar të Shqiptarisë, ja kjo është zgjidhja!

Pse e vrisni mendjen se çfarë do të bëni nesër, kur këtë nuk e di as kryeministri juaj?

Asgjë nuk di kryeministri juaj dhe asgjë nuk kanë ditur për tregun dhe për shtetin dhe për zhvillimin shoqëror, as kryeministrat e tjerë që kanë kaluar në Shqipëri që nga viti 1992..

Zhvillimi shoqëror i një shteti të pavarur është ngritja e mirëqenies së popullit të vet në mënyrë permanente.

Dhe prandaj sot Shqipëria është një vend i cili, për zhvillimin e saj, ne mund të shprehemi vetëm me një frazë:

Nga asgjëja në asgjë.

Por, a e kuptoni se kjo asgjë e madhe po i dëbon shqiptarët nga Shqipëria?!

E kuptoni ju se pa Shqipërinë, si shqiptarë që jemi, nuk mund të kemi asgjë?

Po pse qëndroni kaq indiferentë për vendin tuaj dhe dëgjoni fjalët pa krejt lidhje logjike të kryeministrave tuaj?

Nuk e kuptoni që kundërshtarët shekullorë të shqiptarëve po paguajnë që ne shqiptarët të largohemi nga Shqipëria, sepse këtë po e kërkon prej shekujsh Beogradi dhe Moska?

Kurse ju po qëndroni indiferentë dhe po kërkoni të largoheni nga Shqipëria.

Por, a e dini ju se pa forcën shpirtërore të atdheut, çdo njeri i kësaj kohe është një individ me shpirt të copëtuar?

Nuk është zgjidhje historike për ju dhe për familjet tuaja largimi nga Shqipëria, zgjidhja është të largohet kryeministri që po shpërbën shpirtin mijëra vjeçar të shqiptarisë, ja kjo është zgjidhja!

Ende nuk po e kuptoni se Shqipërinë në tre dekada po e drejtojnë ata që paguhen që Shqipëria të shpopullohet nga shqiptarët?

Nuk po e kuptoni se në fjalimet e kryeministrave të Shqipërisë nuk keni dëgjuar dot asnjë fjalë për përkrahjen e shqiptarëve dhe asnjë fjalim ku të jetë përcaktuar me forcë profesionale rruga e rikrijimit të Shqipërisë moderne?

Dhe Shqipëri moderne do të thotë që ajo të jetë një vend i industrializuar, por edhe me një bujqësi të nivelit të Bashkimit Evropian dhe njëherësh, edhe me një arsimi të nivelit të Evropës Perëndimore.

Ende nuk e keni mësuar që me paratë e Beogradit, në vitet 1992 – 1996 u shkatërruan në Shqipëri 500 uzina dhe fabrika, që shqiptarët i kishin ndërtuar me mund, me djersë dhe me gjak?

Asgjë nuk kemi parë deri tani për zhvillimin e Shqipërisë, dhe pikërisht për këtë kuptohet qartë se qeveritë në Shqipëri nuk i kanë drejtuar e nuk po i drejtojnë kryeministra që të jenë “skllevër” të interesit kombëtar dhe të patriotizmit arbëror

Ndryshon historia! “Qamilja e gënjeu vajzën, e coi ne…”- Bleona Mata prej 15 vitesh e zhdukur, përfshirja në ngjarje e Begzim Isës dhe historia e 8-vjeçarit të lidhur duar e këmbë!

Prej 15 vitesh Brikena Mata rezulton ende e zhdukur, ndërsa historia e saj ka tronditur shqiptarët. “Në shënjestër” sjell sot historinë e vajzës, historia e së cilës mbetet ende një mister, histori që komplikohet me përfshirjen e të afërmve dhe çoi në 137 padi divorci të prindërve dhe akuza për përfshirje në ngjarje.

Ishte 22 Maj 2010, një ditë me diell fundpranveror në mal. Një vajzë e vogël, vetëm 6 vjeç i është bashkuar të afërmeve të saja më të rritura, për të kullotur bagëtitë lart në kullota.

Por ndërsa prindërit prisnin që të kthehej në banesë, ajo humbet gjurmët për të mos u gjendur më kurrë. As sot që kanë kaluar 15 vite nga ajo ditë e veshur me mister.

Kjo është historia e Bleona Matës, nga fshati Zapod i Kukësit. Vogëlushja e cila ditën e humbjes së saj ishte e shoqëruar në mal nga 5 vajza. Me akuza dhe kundërakuza nga familjarët të cilët bëjnë me faj njëri-tjetrin për zhdukjen e Bleonës, e cila nëse sot është në jetë, duhet të jetë 21 vjeç.

Por si u zhduk Bleona Mata në stan? Çfarë kanë deklaruar nëna e saj Bukurija dhe vëllai Armendi dhe kë bëjnë ata përgjegjës për humbjen e njeriut të tyre të dashur?
Përse familja Mata akuzon shtetasin Begzim Isa, për rrëmbimin e vajzës së tyre?

Begzim Isa i cili në vitin 2013, u arrestua nga policia e Kukësit, në akuzën për rrëmbimin, mbajtjen në banesë për qëllime trafikimi të një mituri 7 vjeçar drejt Kosovës për një shumë prej 40 mijë eurosh. Prokuroria e Kukësit atë kohë ia kaloi çështjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila nga ana e saj kërkoi 10 vite burgim në atë kohë për 21 vjeçarin, që nuk i pranoi asnjëherë akuzat edhe pse kjo ishte akuza e dytë ndaj tij për rrëmbim të miturish duke përfshirë edhe zhdukjen e Bleona Matës në vitin 2010.

Familja e Bleonës që gjithmonë ka ngulmuar se atë ditë të humbjes së vajzës së tyre, ai që është parë të ngjitet në mal, ka qenë 18 vjeçari atë kohë Begzim Isa dhe si bashkëpunëtore të tij në këtë rrëmbim ata akuzojnë Qamile Matën, që është edhe halla e Bleonës.

Vetë Bukurija nëna e Bleonës është shprehur disa herë se Qamile Mata e ka gënjyer vajzën e saj 6-vjeçare dhe pasi e ka futur në pyll ia ka dorëzuar Begzimit.

Pasi sipas saj ka qenë Qamile Mata që e ka marrë Bleonën ndërsa po luante me vëllain e saj në oborrin e shtëpisë dhe e ka çuar në mal.

“Atë ditë Begzim Isën në fshat e ka parë edhe vjehrra ime, por kjo e fundit ka heshtur. Atë ditë Begzimi mbante një kapuç në kokë. Qamilja e ka gënjyer atë ditë Bleonën, duke e marrë me vete në pyll, ku jam e bindur se ia ka dorëzuar Begzimit, i cili e ka trafikuar në Kosovë”, deklaron Bukurije Mata.

Të njëjtat dyshime atë kohë ndau edhe gjyshi i Bleonës, i cili edhe ky nga ana e tij tha se gjyshja e Bleonës e kishte parë Begzimin atë ditë në fshat.

Qamile Mata e cila përgjatë gjithë dëshmisë së saj të dhënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore është treguar kontradiktore. Ajo madje pavarësisht se ishin kushërinj me Begzim Isan, tha se nuk e njihte këtë të fundit, por nuk u shpreh asnjëherë qartësisht nëse e kishte parë apo jo Begzim Isën atë ditë në fshatin Zapod, duke deklaruar se nuk e mbante mend, pasi sipas saj kishte kaluar shumë kohë.

Ndërsa Begzim Isa pohoi se e njihte Qamilen dhe se bashkë ishin kushërinj të tretë, ndërkohë që motra e Begzimit mohoi çdo njohje të vëllait me Qamilen duke u shprehur se me familjen Mata nuk flisnin që nga viti i largët 1997, por pa dhënë shumë detaje se përse kishte lindur ky konflikt.

Pavarësisht insistimit, grupi hetimor nuk gjeti prova të lidhjes apo bashkëpunimit të hallës së Bleonës me Begzimin. Për këtë arsye, çështje iu kalua Krimeve të Rënda.

Begzim Isa që siç thamë u arrestua tri vite pas zhdukjes së Bleona Matës, pasi në banesën e tij u gjet i lidhur këmbë e duar me një litar një fëmijë 8 vjeçar, por që gjatë marrjes në pyetje ai tha se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Bleona Matës, pasi sipas tij, atë kohë ai ka qenë në Kosovë me studime dhe jo në fshatin Zapod ku ndodhi rrëmbimi dhe më pas zhdukja e Bleonës.

Edhe pse gjetja i një fëmije të rrëmbyer në banesën e tij, e bënte atë të dyshuarin kryesor për rrëmbimin dhe zhdukjen e Bleona Matës, tri vite më parë. Vetë vajzat e tjera që kishin qenë atë ditë në mal me Bleonën, thanë gjatë dëshmive të tyre, se ata u ndanë me vogëlushen në momentin kur ajo u nis drejt banesës së saj. Dhe që aty nuk e panë më. Për këtë arsye grupi hetimor kreu edhe ballafaqimin e vajzave.

Por pavarësisht se dëshmitë ishin kontradiktore, hetuesit nuk mundën të gjenin prova që i implikonin ato në zhdukjen e Bleonës.

“Policia kreu edhe verifikimin e telefonatave të Begzim Isës, më qëllim për të zbuluar nëse ai kishte komunikuar me Qamile Matën, qoftë gjatë ditëve të fundit që është kthyer nga Kosova, ashtu edhe ditën kur u zhduk Bleona Mata, që u zhduk në mënyrë misterioze, në malin e fshatit, teksa shoqërohej nga 5 kushërirat e saj.

Vajzat pohuan se vogëlushja iu drejtua shtëpisë dhe ato nuk dinin më gjë për fatin e saj.
Gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pesë vajzat, edhe pse u ballafaquan me njëra-tjetrën, sërish ato nuk ishin në gjendje të tregonin se çfarë ndodhi atë ditë me Bleona Matën.

Ato kanë dhënë edhe dëshmi kontradiktore, duke ngritur dyshimet mbi to. Por për shkak të mungesës së provave, pesë vajzat, përfshirë këtu edhe hallën e saj, kanë shpëtuar nga përgjegjësia penale”, thuhet në dosjen hetimore.

Por humbja e Bleonës u përjetua si një dramë edhe në jetën bashkëshortore të çiftit Mata, midis të cilëve ekzistuan vazhdimisht zënkat.

Ku babai i Bleonës, Zamiri, akuzoi gjithmonë bashkëshorten e tij Bukurijen, për humbjen e së bijës dhe vetëm disa muaj pas humbjes së të bijës, iu drejtua Gjykatës së Kukësit, me një padi me objekt divorci. Ai kërkoi ndarjen nga e shoqja me pretendimin se ‘është nëna e Bleonës dhe gruaja e tij që është e përfshirë në rrëmbimin e vajzës.
Një tjetër histori që del në skenë.

Policia e Kukësit që thoshte se çifti Mata po divorcohej pasi Zamir Mata kishte dyshime se Bleona nuk ishte vajza e tij dhe se ajo ishte rrëmbyer nga babai i saj i vërtetë. Edhe kjo një pistë e pavërtetuar edhe sot. Bukurije Mata, hodhi poshtë akuzat e bashkëshortit teksa tha në atë kohë se për të rëndësi kishte gjetja e Bleonës së zhdukur.