Albano zbulon “sherrin” me mamin për Grida Dumën: “S’të do se i le Saliun mes katër rrugëve”

Në intervistën e dhënë për Grida Duma Podcast, aktori i humorit Albano Bogdo rrëfeu pa ndrojtje reagimin e mamit të tij, e cila e kishte pyetur nëse ai do takohet me atë që e la Sali Berishën në mes të rrugëve pasi u largua nga radhët e Partisë Demokratike.

“Sot në mëngjes më tha mamaja… ‘Do shkosh tek ajo që e la Saliun në mes të katër rrugëve, kur i duhej më shumë?’”, rrëfeu ai, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Ai shtoi se u përpoq t’i shpjegonte se politika “nuk funksionon kaq sentimentalisht”, por diskutimi nuk zgjati shumë. “Thjesht mu mërzit mamaja dhe iku nga dhoma,” tha aktori.

Situata u bë edhe më komike kur tregoi reagimin në shtëpi para se të nisej për në podcast. “I thashë të dashurës: ‘Më nxirr ndonjë gjë të vesh se do shkoj te podkasti.’ ‘Te kush podkast?’ te podkasti i Gridës. Ma hodhi kostumin dhe më tha: ‘S’ke kërkuar ndonjëherë rroba të të vesh unë… vetëm tani te Grida!’”

Bogdo ironizoi edhe ndarjet politike në familje: “Më thotë: ‘Shikoje atë të gjatin tënd sot.’ I them: ‘Një sekondë, pse është timi ai? Ku e gjeta unë?’”

Mes humorit dhe sinqeritetit, aktori tregoi se reagimi i familjes ishte më i fortë se çdo debat në studio. “Më bërtiti gjithë familja,” u shpreh ai, duke e kthyer episodin në një nga momentet më argëtuese të intervistës.

BERISHA AKUZON: Policia e infiltruar dogji vilën e diktatorit! Plani i fshehtë për të fajësuar PD-në!

Sali Berisha ka justifikuar sulmin e militantëve të tij në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, me argumentin se, sipas tij, protestuesit kishin informacion se aty qëndronte kryeministri Edi Rama.

“Një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti, do të shkruhet në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.

Për tre orë, marshi juaj ishte marshi i fitores, marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari; ishte mesazhi më i madh që i dërguat miqve tanë në Europë dhe në botë. Ishte tmerri që i kallët në datë Edi Ramës.

Molotovi në vilën e Enver Hoxhës u hodh pasi protestuesit kishin informacion se në shtëpinë e diktatorit banonte Edi Rama.

Kjo çoi në një urrejtje të jashtëzakonshme. Por Rama nuk banonte aty; banonte te vila e Mehmet Shehu. Edi Rama, ta dimë ku je: në Surrel apo te vila e Mehmet Shehut”, tha mes të tjerash Berisha.

Si e priti? Gimbo i tregon Gretës që ka puthur Selin në buzë

Greta është banorja e parë që ka marrë vesh për puthjen në buzë që Gimbo i ‘vodhi’ Selin. Dy banorët po qëndronin bashkë dhe po bisedonin për banoren që ishte me nerva.

Teksa Greta po e këshillonte Gimbon që të mos i fliste derisa të qetësohej, dhe më pas të shkonte tek ajo e t’i thoshte se e ka përqafuar si gjithmonë, banori i tha se ishte me nerva se e kishte puthur në buzë.

Pjesë nga biseda:

Greta: Mua po më vjen çudi se ju jeni të afërt

Gimbo: Ka marrë mesazhe boll për këtë pjesë

Greta: Nejse, e di vetë dhe unë as nuk dua të ndërhyj se thotë pastaj ‘ua po ti, pse’. Thjesht edhe ti lëre, kur është kështu me nerva mos i fol fare, se unë ja njoh karakterin. E di që tani nuk do askush. Lëre të qetësohet, pastaj me terezi. Thuaja që nuk e pate me të keq, e ke përqafuar si gjithmonë.

Gimbo: Nuk e kam përqafuar Gretë

Greta: Vetëm e puthe?

Gimbo: Po

Greta: Ku e puthe?

Gimbo: Në buzë

Greta: Te buza?

Gimbo: Po. Më erdhi inat me reaguar aq keq

Greta: Gimbo dhe ti mo burrë

Gimbo: Po unë as nuk e kapa, si me puthë në faqe

Greta: Faqja është faqe aty është aty.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës del me njoftimin urgjent dhe pezullon këto fluturime

Oficere policie ne aeroportin “Nene Tereza” (Rinas) ne Tirane bosh per shkak te pezullimit te te gjitha fluturimeve, ne zbatim te masave per te parandaluar perhapjen e koronavirusit, COVID 19, nderkohe qe linjat ajrore po vuajne humbje te medha. Qeveria ka siguruar fluturime te posacme per riatdhesimin e shqiptareve te ngecur ne vende te ndryshme te Europes./r/n/r/nTirana’s “Mother Teresa” (Rinas) Airport empty due to the suspension of all flights, following measures to prevent the spread of coronavirus, COVID 19, while airlines are suffering heavy losses. The government has provided special flights to repatriate Albanians stuck in various European countries.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve drejt Tel Aviv dhe Dubai, si pasojë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, për shkak të luftës në rajon dhe mbylljes së disa hapësirave ajrore që prekin drejtpërdrejt itineraret e këtyre fluturimeve.

Autoritetet aeroportuale theksuan se siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazheve mbetet prioritet absolut, ndaj pezullimi është një masë parandaluese në përputhje me zhvillimet e fundit.

Pasagjerëve u është rekomanduar të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për të marrë informacion të përditësuar mbi rezervimet e tyre, rimbursimet apo alternativat e mundshme të udhëtimit. TIA bëri me dije se çdo ndryshim i situatës do të komunikohet në kohë reale përmes kanaleve zyrtare të informacionit.

Fluturimet direkte mes Tiranës dhe Tel Avivit nisën vitin e kaluar, si rezultat i rritjes së ndjeshme të kërkesës për udhëtime mes dy vendeve.

Kohët e fundit, Shqipëria ka njohur një shtim të konsiderueshëm të turistëve izraelitë, të cilët kanë zgjedhur vendin për pushime verore dhe ture kulturore. Megjithatë, vala e re e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit pritet të ndikojë përkohësisht këtë fluks, duke krijuar pasiguri në sektorin e turizmit dhe transportit ajror.

B-2 Spirit, bombarduesit që SHBA përdori në sulmin ndaj Iranit! Një projekt sekret amerikan

Shtetet e Bashkuara raportohet se kanë përdorur bombardues strategjikë B-2 Spirit gjatë sulmeve kundër Iranit, sipas analistëve që monitorojnë të dhënat e fluturimeve ushtarake.

Informacioni u bë publik nga themeluesi i organizatës Military Air Tracking Alliance, një grup prej rreth 30 analistësh OSINT që analizojnë aktivitetin ajror ushtarak dhe qeveritar përmes sistemeve të gjurmimit të fluturimeve.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga zyrtarë amerikanë për përdorimin e këtyre avionëve në operacionet e fundit.

Një nga bombarduesit më të avancuar në botë

B-2 konsiderohet si një nga bombarduesit strategjikë më të avancuar në arsenalin amerikan, me aftësi për të transportuar bomba të rënda depërtuese, të projektuara për shkatërrimin e objektivave të fortifikuara apo nëntokësore.

Sipas të njëjtave burime, avionë të këtij lloji janë përdorur edhe në fund të luftës Izrael–Iran në vitin 2025, në sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane.

I njohur edhe si “Stealth Bomber”, Northrop B-2 Spirit është një bombardues i rëndë strategjik me teknologji të ulët zbulueshmërie, i projektuar për të depërtuar në mbrojtje të dendura kundërajrore. Avioni me konfigurim “krah fluturues” ka ekuipazh prej dy personash dhe u zhvillua nga kompania Northrop Grumman, me nënkontraktorë kryesorë Boeing, Hughes dhe Vought.

Programi u zhvillua mes viteve 1987–2000 dhe prodhoi vetëm 21 njësi, për shkak të kostos shumë të lartë. Çmimi mesatar për avion arriti në rreth 2.13 miliardë dollarë, ndërsa kostoja totale për njësi, përfshirë pajisjet dhe mbështetjen logjistike, ishte edhe më e lartë.

Kapacitet dhe histori operacionale

B-2 mund të fluturojë në lartësi deri në 50 mijë këmbë (rreth 15 mijë metra) dhe ka një rreze veprimi prej 6 mijë milje detare (rreth 11 mijë kilometra) pa furnizim në ajër. Me furnizim ajror, autonomia e tij kalon 10 mijë milje detare.

Avioni hyri në shërbim në vitin 1997 dhe fillimisht ishte projektuar për misione bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë. Megjithatë, debutimin luftarak me armatim konvencional e bëri në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovo, ndërsa më pas u përdor në operacione në Irak, Afganistan dhe Libi.

Aktualisht, Forcat Ajrore të SHBA-së disponojnë 19 njësi aktive B-2, pasi një avion u rrëzua në vitin 2008 dhe një tjetër u humb në vitin 2022. Sipas planeve të Pentagonit, këta bombardues pritet të qëndrojnë në shërbim deri në vitin 2032, kur do të zëvendësohen nga Northrop Grumman B-21 Raider.

Programi B-2 ishte një nga projektet më sekrete të ushtrisë amerikane, me masa të rrepta sigurie gjatë zhvillimit dhe prodhimit në Kaliforni. Avioni u prezantua për herë të parë publikisht në vitin 1988, por me akses të kufizuar për publikun.

B-2 është projektuar për sulme të thella në territor armik, duke shfrytëzuar teknologjinë e fshehtësisë dhe performancën e lartë aerodinamike. Ai mund të mbajë deri në 40 mijë libra (rreth 18 mijë kilogramë) armatim dhe është i pajisur me sisteme të avancuara drejtimi dhe shënjestrimi, përfshirë bomba të tipit JDAM me drejtim GPS.

Çfarë do të ndodhë me ta? Dy banorët e BBV futen në tualet së bashku

Dy nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, Mali dhe Rogerti, kanë hyrë mbrëmë të dy bashkë në banjë. Ishte Rogerti ai që herë pas here i thoshte Malit që të shkonte me të e të futeshin në tualet.

Teksa Mali i thoshte ‘kam hyrë me Kristin, ik, shporrru’, në një moment vendos dhe pranon. I pari që shkon është Rogerti dhe pas tij Mali, por asnjëri prej tyre nuk e kishte të fikur mikrofonin dhe dëgjohej se çfarë po flisnin.

Mali nuk qëndroi shumë dhe doli, ndërkohë Rogerti e pyeste se pse doli.

Pjesë nga debati:

Mali: Unë të hy në banjë me ty? Po ik, shporru andej. Kam hyrë me Kristin, hy dhe me ty kur të dua.

Rogerti: Hajde, a do burrëri

Mali: Kur të dua hy me ty, po shporru. E kam bërë me Kristin një herë

Rogerti: Hajde pra futu, hajde shpejt. Po del e? Pse nuk rri?

Mali: Dal kur të dua. A erdha. Shporru. Kjo është me treguar burrëri.

Rey Manaj bëhet vendimtar/Sulmuesi kuqezi shënon golin e fitores për Sivasspor (Video)

Rey Manaj duket sikur nuk ka qenë kurrë i larguar nga Sivasspori.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare këtë të dielë rezultoi vendimtar për skuadrën e tij teksa i dha fitoren 1-0 Sivassporit në ndeshjen e radhës në Ligën e Parë ndaj Serik Spor në fushën e këtij të fundit

Gjithçka ndodhi në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes pasi e para ishte mbyllur 0-0 kur Manaj mori një pasim perfekt në zonën e skuadrës kundërshtare duke e dërguar topin në rrjetë për të çuar rezultatin në 1-0 që mbeti i tillë deri në përfundim të takimit me Sivasspor që shkon në kuotën e 38 pikëve

Rey Manaj prej 5 ndeshjesh luan si titullar me Sivassporin dhe që nga rikthimi i tij te skuadra turke ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë edhe një asist.

Sulmuesi 29 vjeçar po përjeton një formë mjaft të mirë, që përbën një lajm shumë të mirë për Kombëtaren shqiptare e cila këtë muaj do të luajë ndaj Polonisë për fazën e playoffit të Botërorit 2026.

VIDEO

Ushtria amerikane publikon pamje: Sulmuam iranin me bombardues të padukshëm (Video)

Ushtria amerikane bëri të dituri se përdori bombardues të padukshëm nga radarët B-2 për të goditur objektet nëntokësore të raketave balistike iraniane.

“Mbrëmë, bombarduesit B-2 amerikanë, të armatosur me bomba 910 kilogramëshe, goditën objektet e raketave balistike të përforcuara të Iranit”, thotë Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në platformën ‘X’.

Analistët që monitorojnë të dhënat e gjurmimit të fluturimeve me burim të hapur zbuluan se bombarduesit B-2 ishin përdorur në sulmet e fundit ndaj Iranit.

SHBA’të kanë konfirmuar vrasjen e liderit suprem të Iranit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të këtij shteti.

Teherani breshëri raketash balistike, sulmohet baza e SHBA në Irak; tym e flakë në Erbil (Video)

Rinis përshkallëzimi: shpërthime në Teheran, raketa drejt Izraelit dhe bazave amerikane

Përshkallëzimi i tensioneve mes Iranit, Izraelit dhe aleatëve të SHBA-së ka rifilluar me intensitet të lartë, ndërsa raketat balistike iraniane vazhdojnë të ndjekin objektiva në rajon dhe sirenat e alarmit bien nëpër qytete izraelite.

Ushtria izraelite njoftoi se ka identifikuar dhe po intercepton raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të saj. Sistemet e mbrojtëse ajrore janë aktivizuar dhe sirenat e alarmit u dëgjuan në zona të ndryshme të Izraelit, duke paralajmëruar banorët për kërcënimin në arrijnë.

Në një deklaratë, Komanda e Frontit të Brendshëm të ushtrisë izraelite tha se kanë dërguar mesazhe paralajmëruese drejt telefonave celularë të qytetarëve në zonat përkatëse, duke u kërkuar të ndjekin udhëzimet zyrtare të sigurisë. “Publiku kërkohet të jetë i përgjegjshëm dhe të veprojë sipas udhëzimeve”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, shpërthime të forta tronditën kryeqytetin iranian Teheran rreth orës 21:00 sipas kohës lokale, me dritare ndërtesash që u drodhën nga valët e goditjeve. Televizioni shtetëror iranian raportoi se ishte nën sulm në të njëjtën kohë, megjithëse nuk është saktësuar objekti i goditur.

Në Irak, fraksione të mbështetura nga Irani njoftuan se kanë sulmuar me raketa balistike zonën e Erbilit, ku ndodhen edhe forca amerikane. Një grup me emrin “Rezistenca Islamike në Irak” pretendoi gjithashtu se ka kryer dhjetëra sulme me dronë gjatë së dielës kundër “bazave armike në Irak dhe në rajon”.

Raportimet nga vendngjarja treguan shpërthime pranë Bazës Ajrore të Erbilit, ku janë të vendosur trupa amerikane. Videot e kapura në terren treguan flakë e tym që ngriheshin afër zonave të bazës. Mbrojtja ajrore amerikane është aktivizuar, por ende nuk është e qartë nëse shpërthimet ishin goditje direkte apo interceptime nga sistemet mbrojtëse.

Gjatë ditës, fotografi të verifikuara treguan re të dendura tymi të zi që ngriheshin nga zjarri në bazë, ndërsa një numër i panjohur trupash amerikane ndodhen në Irak për të këshilluar dhe mbështetur forcat vendase të sigurisë.

Në një zhvillim tjetër, Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se një avion luftarak Typhoon i Forcave Ajrore Mbretërore, që operon nga Katari, rrëzoi një dron iranian që po vinte drejt territorit katarian. Avioni, pjesë e skuadriljes së përbashkët Britani-Katar, përdori një raketë ajër-ajër për të shkatërruar pajisjen gjatë një patrullimi mbrojtës.

Ministria britanike theksoi se forcat e saj janë duke luajtur një rol kyç në mbrojtjen e qytetarëve, interesave dhe aleatëve të tyre në rajon. Autoritetet iraniane ende nuk kanë komentuar lidhur me incidentin me dronin.

Zhvillimet e fundit tregojnë se përplasja po zgjerohet në shumë fronte, nga territorin e Izraelit dhe Irakut deri te hapësira ajrore e Katarit, dhe se rreziku për një konflikt më të gjerë ushtarak në Lindjen e Mesme mbetet i lartë. Sulmet e vazhdueshme e kanë shndërruar rajonin në një skenë të tensionuar, ku sistemet e mbrojtjes ajrore janë në gatishmëri të lartë dhe qytetarët jetojnë nën kërcënimin e raketave dhe dronëve. /Pamfleti

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 2 Mars 2026

Dashi

Yjet e fillimit të marsit japin sinjalin për ndjenjat. Me hyrjen e afërt të Afërditës në qiellin tuaj, dashuria merr skenën kryesore. Edhe pse jeni krijesa të udhëhequra nga ambicia dhe karriera, në këtë fazë do të ndjeni një nevojë të thellë për t’u strehuar në ngrohtësinë e shtëpisë dhe për t’u rrethuar me lidhje të forta dhe qetësuese. Një kurë e vërtetë, sidomos për ata që sapo kanë kaluar një periudhë me tension të lartë emocional ose fizik.

Demi

Përgatituni për një rritje energjie! Nga pasditja, dhe edhe më shumë gjatë ditës së martë, qielli ju dhuron një marsh më shumë. Sinergjia mes Marsit dhe Jupiterit ju shtyn në qendër të vëmendjes, duke ju dhënë karizmën e nevojshme për të imponuar praninë tuaj. Është një moment i artë për risitë: kushdo që po hap një kapitull të ri profesional ose po hedh një ide duke nisur nga “fleta e bardhë”, do të gëzojë favorin e yjeve gjatë gjithë javës.

Binjakët

Koha do të jetë arma juaj sekrete: përqendroni mbledhje, propozime dhe dialogë vendimtarë para orës së drekës, sepse pasditja mund të rezultojë më e rrezikshme. Në planin sentimental, qielli kërkon ende pak durim. Lidhjet e forta i kanë përballuar goditjet e një shkurti paksa grindavec, por armëpushimi i vërtetë yjor do të vijë vetëm nga e premtja. Deri atëherë, fjala kyçe është: shmangni keqkuptimet dhe mos ngrini stuhi të panevojshme.

Gaforrja

Kozmosi është në anën tuaj! Falë mbështetjes së Jupiterit dhe një aspekti të ri fantastik të Marsit, kënaqësitë nuk do të vonojnë. Është një qiell që rindez flakën e pasionit dhe ofron ndihmë perfekte edhe për sferën profesionale. Dhe sa i përket marrëdhënieve që nuk funksionojnë më? Do të jeni ju që keni kontrollin, duke vendosur rregulla dhe kufij pa iu nënshtruar vendimeve të të tjerëve.

Luani

Me Hënën që ju mbron në mëngjes dhe Afërditën gati për t’ju mbështetur nga e premtja, kurba yjore është në ngjitje të dukshme. Sigurisht, do të duhet të menaxhoni financat me kujdes të madh, por perspektivat afatgjata (me mbështetjen e Saturnit dhe ardhjen e Jupiterit në verë) premtojnë fitore të thella brenda pak muajsh. Një këshillë për zemrën: nëse jetoni me ulje-ngritje sentimentale, bëni një analizë ndërgjegjeje; ndoshta jeni ju që tërhiqeni në mënyrë të parezistueshme nga personat më të ndërlikuar!

Virgjëresha

Kënaqësi të vogla ju kujtojnë se jeni në rrugën e duhur, megjithatë ndiheni në një lloj limboje. Mendja juaj analitike e ka të vështirë të menaxhojë këtë tranzicion: jeni të vetëdijshëm për talentin tuaj dhe e dini se ka ndryshime në punë, por ju mungon ende prova konkrete, firma në kontratë, siguria përfundimtare. Qëndroni fort. Nga e premtja dashuria do t’ju buzëqeshë me më shumë bashkëpunim, por kujdes të mos riktheni mllefe të vjetra nga e kaluara.

Peshorja

Në planin profesional ka shumë mundësi të merrni një sukses, një rikthim në stil të madh ose një rikonfirmim të rëndësishëm para verës. Megjithatë, dashuria kërkon vëmendjen tuaj. Fundjava e ardhshme do të shërbejë si provë për marrëdhëniet në ekuilibër ose të neglizhuara kohët e fundit. Mes të premtes dhe të dielës do të dalë një nevojë e fortë për të bërë bilancin dhe për të kërkuar sinqeritet. Edhe në punë, pavarësisht arritjeve, do të filloni të kërkoni garanci më të forta.

Akrepi

Era ndryshon drejtim dhe Marsi kthehet të fryjë në favorin tuaj, duke larguar ndjesitë e bllokimit. Shumë prej jush, kohët e fundit, kanë bërë mburojë për vështirësitë e të tjerëve, duke marrë mbi vete ankthin e atyre që duan vetëm për të rikthyer qetësinë. Ky shpirt sakrifice ju nderon, por tani yjet ju ftojnë të shihni edhe drejt së ardhmes suaj: parashikohen risi intriguese dhe zhvillime premtuese për karrierën.

Shigjetari

Keni lënë pas një shkurt të lodhshëm, të mbushur me pritje dhe ngadalësime që për një shpirt të lirë dhe të shpejtë si juaji duken si një torturë e vërtetë, madje e përballuar në vetmi. Por muzika po ndryshon: dashuria konfirmohet si një shtyllë e fortë, e destinuar të rritet gjatë marsit. Në punë mund të ndjeni ndonjë pendesë për raste të humbura, por krenaria ju pengon të bëni hapin e parë: prisni, me të drejtë, që të tjerët të njohin dhe të kërkojnë talentin tuaj të pamohueshëm.

Bricjapi

Vlerësimi i javës suaj rritet duke nisur nga pasditja dhe do t’ju dhurojë një të martë nën shenjën e produktivitetit maksimal. Marsi ndriçon emocionet dhe marrëdhëniet, duke ju ofruar një mundësi të shkëlqyer për rikthim sentimental. Megjithatë, kujdes nga ana tjetër e medaljes: kuadraturat planetare ju këshillojnë të mos ulni vigjilencën. Mund t’ju duhet të menaxhoni rënie të vogla fizike ose, më keq akoma, të mbroheni nga ata që duket se kënaqen duke testuar kufijtë e durimit tuaj.

Ujori

Nëse mëngjesi nis me frenë të tërhequr, pasditja do t’ju shohë gati për ta kthyer situatën në favorin tuaj. Keni letra të forta për të fituar çdo sfidë. Fundjava premton të jetë magjike për ndjenjat: perfekte për ata që kërkojnë emocione të reja ose duan të rregullojnë një histori. Një detaj kurioz i shenjës suaj: distanca shpesh ushqen dëshirën tuaj, por nëse dikush përpiqet t’ju mbajë me zinxhir përmes xhelozisë së tepruar, reagimi juaj do të jetë një arratisje pa kthim.

Peshqit

Ardhja e Marsit në hapësirën tuaj zodiakale është sinonim i vendosmërisë, hakmarrjes së ëmbël dhe afirmimit. Thelbësore tani është të përfundoni detyrat tuaja me përkushtim. Edhe nëse vlerësimet nuk kanë qenë në lartësinë e përpjekjeve, ndërgjegjja juaj është e pastër dhe askush nuk mund t’ju kritikojë. Tani është koha të përqendroheni te pasionet: veproni paraprakisht në prag të një fundjave (7 dhe 8) që paralajmërohet e zjarrtë. Kush ka partner le të përfshihet nga emocionet, kush është beqar le të hapë sytë dhe të dalë në kërkim.