Sherr në Greqi, 49-vjeçari shqiptar përpIaset me pronarin e një servisi makinash: Do të υras…

Një konflikt është raportuar në Greqi ku është përfshirë edhe një 49 vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi në një servis makinash në Neos Kosmos.

Shtetasi 49-vjeçar shqiptar u përfshi në konflikt me një pronari 45-vjeçar të biznesit, me origjinë armene. Sipas informacioneve, 49-vjeçari fillimisht kaloi nëpër dyqan dhe filloi ta fyente 45-vjeçarin, ndërsa më pas u përpoq ta sulmonte.

Klientët dhe persona të tjerë të pranishëm në vendngjarje ndërhynë dhe arritën ta largonin. Megjithatë, përpara se të largohej, ai dyshohet se e kërcënoi pronarin, duke i thënë: “Do ta paguash me gjak për këtë”.

Pak kohë më vonë, 49-vjeçari u kthye në garazh, këtë herë duke mbajtur një thikë 26 centimetra të gjatë . Sipas të njëjtave informacione, ai iu afrua pronarit duke bërtitur: “Do të të vras, do të të masakroj”.

Sherri degradoi në përdorimin e një leve dhe një thikë. Pronari i garazhit e goditi 49-vjeçarin me levë në kokë dhe këmbë.

Pas disa orësh kërkime, 49-vjeçari u arrestua për fyerje, tentativë dëmtimi trupor dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa armeni u arrestua për dëmtim të rrezikshëm trupor.

“I qani hallin hundës time”, kryeministri Rama reagon për herë të parë për “mallin e keq”: Nuk ju vë faj, trupi im do e mbaj këtë shenjë gjithë jetën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për “teoritë konspirative” në rrjetet sociale, ku pretendohet se atij i është shtrembëruar hunda nga droga, ndikuar edhe nga një fotografi e montuar vite më parë gjatë një fushate elektorale me synimin për ta denigruar kreun e PS. Duke mos kùrsyer ironinë, Edi Rama sqaroi se forma asimetrike në hundën e tij është shkaktuar nga dhunimi barbar që operativët e SHIK i bënë në vitin 1997 dhe e lanë të dergjej në rrugë, pasi menduan se e kishin vrarë.Në atë kohë, Edi Rama ishte pedagog në Akademinë e Arteve, gazetar i “Koha Jonë” dhe një ndër njerëzit që shihej si sfidant i pushtetit të Sali Berishës. Ai përfundoi në spital i rrahur barbarisht dhe me hundë të thyer. “A se kam dhe një merak tjetër, se ka njerëz që merren me hundën time.

Vjen ajo ironia e mallit e drogës, e shtrembërimit nga… ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do e mbaj gjithë jetën, nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu, ku unë kam lindur, jam rritur dhe jam sot këtu, sepse edhe këtë gjurmë nuk e kam nga ndonjë arsye tjetër, sepse kur nuk kisha asnjë në dorë, doja një vend që të rrinte drejtë, një vend që të mos i bënte bijtë e vetë të ulnin kokën kur i pyesnin: nga je ti?

Nuk ju vë faj të gjithëve ju që i bëni thirrje hundës time duke i qarë hallin për mallin e keq që kam marr, por jeni shumë më të rinj se ajo histori dhe unë nuk jam këtu për të treguar historinë time. Një ditë, nëse do kem një histori për të treguar, do jetë historia e gjërave që nuk arrita të bëj dot”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

D,hυnοi bashkëshorten dhe e kërcënoi me αrmë/ Gjykata merr vendimin për “Visin e Garave”, çfarë ndodhi në Palasë

Gjykata e Vlorës ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Kosovën, i cili u arrestua në Palasë për shkak se dhunoi bashkëshorten.

Kosova, i njohur edhe si “Visi i Garave”, u arrestua pas një konflikti familjar dy ditë më parë. Në Palasë teksa qëndronte për pushime, ai dyshohet se ka dhunuar dhe ka kanosur me armë bashkëshorten e tij. Policia njofton se ka marrë njoftimin rreth orës 13:40 për një konflikt familjar, i cili kishte përshkallëzuar dhe për këtë u kërkuan forca shtesë policie, si Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia e Fierit.

Policia thotë se në vilën e kompleksit në zonën e Palasës gjeti një pistoletë të fshehur te tubat e ujit, ndërsa gjatë kontrollit që u bë në banesën e Elvis Kosovës në Tiranë u gjetën edhe dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë. Elvis Kosova, 40-vjeçar, njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve dhe zotëron edhe një biznes për makina me qira.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Palasë/ Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, tre krehra dhe municion luftarak.

Rreth orës 13:40 është marrë njoftim për një konflikt familjar në një vilë të një kompleksi në zonën e Palasës. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Patrullës së Zonës, të cilat kanë konstatuar një situatë të përshkallëzuar. Për përballimin dhe neutralizimin e situatës janë angazhuar edhe forca shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi. Shërbimet e Policisë, gjatë ndërhyrjes në banesë, kanë gjetur një armë zjarri, pistoletë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës në Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë

Nga verifikimet paraprake rezulton se shtetasi E. K. dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale. Shtetasi E. K. është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, në ambientet e Policisë, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.

Sërish ngjarje e rëndë në Greqi! Shqiptari ekzeκυtοn grυ αn, tenton të υetëν r’itet

Tjetër ngjarje tragjike në Greqi, ku një tjetër grua shqiptare vritet! Mediat greke raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, në malin Rodop e goditi për vdekje gruan e tij me thikë dhe më pas u përpoq t’i jepte fund jetës së tij.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një çift, prindër të dy fëmijëve. Po ashtu raportohet se ka qenë vajza e madhe e çiftit ajo që njoftoi Policinë Kombëtare Greke.

Gruaja u dërgua në spital, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Burri, i cili thuhet se është 58 vjeç, u vetëplagos me thikë.

Ai u dërgua në spital, ku po trajtohet nën mbikëqyrje. Incidentet midis çiftit u regjistruan përsëri në fillim të vitit 2022 në Heraklion të Kretës . Gruaja më pas kishte ngritur padi kundër burrit të saj për kërcënim.

Burri ishte arrestuar më pas në kontekstin e një ndalimi rrugor për dhunë në familje. Hetimet e policisë për rrethanat e sakta në të cilat ndodhi krimi janë në kulmin e tyre.

“Nuk do të ketë fare vjeshtë!”/ Meteorologia paraIajmëron surprizat e motit: Pas 20 shtatorit…

Shtyhet stina e vjeshtës në Shqipëri, pasi deri më 20 shtator vendi ynë do të mbizotërohet nga temperatura të larta verore.

Paralajmërimi vjen nga meteorologia Tanja Porja, e cila foli për kushtet atmosferike të ditëve në vijim.

Sipas saj, temperaturat do të freskohen sadopak pas 20 shtatorit.

“Deri në fund të gushtit priten temperatura të larta edhe pse do kemi vlera 36 grade Celcius, jane temperatura shumë të larta duke qenë se ne presim ardhjen e vjeshtës. Kurse java e parë e shtatorit parashikohet të sjellë temperatura 34-35 grade ceclius, janë 5-6 gradë më të larta për stinën e vjeshtës. Vjeshta nuk futet fare si vjeshtë por do duket 15 ditet e para të shtatorit njësoj si verë, optimale për plazh. Temperaturat pritet të freskohen sadopak gjatë 15 ditëshit të dytë të shtatorit”, tha Porja.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkure 26 gusht 2016

Dashi

Mundësitë janë të shumta: për t’i shfrytëzuar ato, duhet ta nxjerrim veten seriozisht dhe të marrim disa rreziqe. Le të jemi të gatshëm të bëjmë të jashtëzakonshmen. Nëse dashuria nuk po funksionon, miqtë tanë do të na ngushëllojnë: prej tyre mësojmë artin e të qenit të lehtë. Le të argëtohemi.

Demi

Nuk ka nevojë të dridheni nga një klimë e tensionuar pune, as të reagoni impulsivisht nëse rezultatet nuk i përmbushin pritjet. Mos lejoni që trazirat emocionale të ndërhyjnë në konkretësinë tuaj natyrore.

Binjakët

Hëna në trigon sjell hapje dhe qetësi. Një shpirt i ndritshëm dhe i gëzuar do t’ju ndihmojë ta kaloni ditën në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi në pasiguri për një çështje që na prek shumë, të nënshtruar ndaj faktorëve të papritur dhe të paparashikueshëm.

Gaforrja

Të bësh gjithçka në kohë është më e lehtë nga sa pritej sot. Një ndryshim rrënjësor në metodë lejon kthime të shkëlqyera. Llogaria juaj bankare është në gjendje të mirë. Kreditë hipotekare, kreditë me interes të ulët, trashëgimitë dhe borxhet e vjetra po mblidhen.

Luani

Pushimet ose një udhëtim larg janë ideale për t’u larguar nga mjedisi i zakonshëm; një ndryshim ritmi dhe zakonesh sjell rigjenerim të plotë. Diskutime pasionante mbi temat që na interesojnë më shumë. Mbani një sy në financat tuaja.

Virgjëresha

Edhe nëse jo gjithçka shkon sipas planit, prania jonë modeste, por inteligjente, është e paçmuar për ata që na rrethojnë. Ne ruajmë ekuilibrin tonë, pa u nxituar të përfundojmë diçka që do të zhvillohet më vonë.

Peshorja

Hëna në Ujor ofron një antidot për shqetësimet sot. Dashuria e miqve jep rezultate të jashtëzakonshme. Konferenca dhe koncerte. Miqësi për t’u kultivuar. Ndarja me të tjerët sjell një ndjenjë mirëqenieje dhe vitaliteti.

Akrepi

A është biznesi fokusi kryesor dhe obsesioni juaj tani? Ka lajme të mira nga qielli: Mërkuri në Virgjëreshë që nga dje po na ndihmon me biznesin dhe jetën e përditshme. A jeni të tërhequr nga një sipërmarrje e re, një lëvizje në karrierë? Le të mos dorëzohemi para se të kemi provuar fare.

Shigjetari

Hëna në sekstil me Ujorin favorizon një ribashkim me miqtë e vjetër. Një mbrëmje argëtuese ku puna mbetet në sfond. Ftesa, njohje të reja, një marrëdhënie miqësore dhe e pavarur që plotëson nevojën tuaj për liri.

Bricjapi

Le të mos merremi me çështje të parëndësishme. Puna dhe angazhimet janë një oaz sot, një vend freskues që sjell kënaqësi dhe qetësi. Me dashurinë, jemi paksa në konflikt, të hutuar dhe të pamotivuar. Le të kërkojmë zbavitje, por me masë.

Ujori

Një e mërkurë konstruktive, me Hënën në shenjën tonë. Falë sekstilit të saj me Saturnin, pakënaqësia bëhet katalizator për ndryshim. Një bisedë zbuluese ose një lexim magjepsës nxjerr në sipërfaqe dëshirat e fjetura dhe duhet të përqafohen.

Peshqit

Atmosfera është në thelb e qetë. Ne kënaqim nevojën tonë për rekreacion, pushim dhe shoqëri të mirë e stimuluese. Nuk jemi të zënë. Po monitorojmë nga afër progresin e projekteve tona, por gjithashtu po i lejojmë vetes pak liri të lehtë.

Arka e Noàs, skaneri thellon misterin: Ajo çfarë u gjet në Turqi nuk është thjesht gur, por… (Video)

Formacioni misterioz gjeologjik në formën e një varke, në malet e Turqisë lindore, është konsideruar prej shumë kohësh më tepër një masiv shkëmbor natyror.

Por një ekip ndërkombëtar që po studion formacionin Durupınar, pranë malit Ararat, beson se ai është më shumë sesa thjesht gur, dhe mund të përmbajë vërtet mbetjet e Arkës së Noas.

Sipas Biblës, anija e madhe shpëtoi Noan, familjen e tij dhe çdo lloj kafshe nga shkatërrimi gjatë një përmbytjeje katastrofike, të cilën disa kronologji biblike e datojnë më shumë se 4.300 vjet më parë. Tani, studimi i ri me radar ka zbuluar anomali të forta nën sipërfaqe dhe shtresa të dallueshme brenda formacionit, i cili është rreth 157 metra i gjatë, duke vënë në pikëpyetje idenë se bëhet fjalë për një masiv të vetëm dhe homogjen shkëmbor.

Hulumtimi i drejtuar nga doktor Khosroë Bakhtar, përdori BakhtarRadar, një sistem të specializuar imazherie të zhvilluar përmes kërkimeve të Forcave Ajrore amerikane, për të depërtuar më thellë nën sipërfaqen e zonës sesa skanimet e mëparshme.

Studiuesit do të analizojnë më tej të dhënat dhe planifikojnë shpime për marrjen e kampioneve, për të verifikuar nëse anomalitë e zbuluara kanë një origjinë natyrore apo mund të lidhen me struktura të krijuara nga njeriu. Përfundimet do të varen nga analizat e mëtejshme dhe provat fizike që mund të merren nga nëntoka./Top Channel

Ngjarja E MADHE që po paraIajmërohet ne 28 gusht! Ekspertët njoftojnë urgjent! Ja çka duhet të bëni

Një fenomen mbresëlënës astronomik pritet të tërheqë vëmendjen e miliona njerëzve më 27 dhe 28 gusht, kur në qiell do të shfaqet ajo që njihet gjerësisht si “Hëna e gjakut”.

Fenomeni lidhet me një eklips hënor, gjatë të cilit Toka pozicionohet mes Diellit dhe Hënës, duke bërë që hija e planetit tonë të mbulojë një pjesë të madhe të sipërfaqes hënore.

Gjatë këtij procesi, Hëna mund të marrë nuanca të kuqe bakri ose portokalli të errët, duke krijuar pamjen karakteristike nga e cila vjen edhe emërtimi popullor “Hëna e gjakut”.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, më 27 gusht pritet një eklips shumë i thellë hënor, i cili do të jetë veçanërisht i dukshëm nga Amerika e Veriut.

Megjithëse nuk pritet të jetë një eklips plotësisht total, fenomeni raportohet se do t’i afrohet shumë totalitetit.

Sipas “Sky at Night Magazine”, rreth 96 për qind e sipërfaqes së Hënës pritet të përfshihet nga hija e Tokës në fazën maksimale të eklipsit.

Kjo do të bëjë që vetëm një pjesë shumë e vogël e diskut hënor të mbetet jashtë hijes më të errët të Tokës.

Ngjyra e kuqërremtë që mund të marrë Hëna gjatë një eklipsi shkaktohet nga mënyra se si drita e Diellit kalon nëpër atmosferën e Tokës.

Atmosfera shpërndan më fuqishëm pjesën blu të spektrit të dritës, ndërsa drita me gjatësi valore më të mëdha, veçanërisht ajo e kuqe dhe portokalli, mund të vazhdojë drejt Hënës.

Pikërisht kjo dritë mund t’i japë sipërfaqes hënore pamjen e kuqe ose të bakërt gjatë eklipsit.

Sipas USA TODAY, momenti maksimal i eklipsit raportohet se pritet më 28 gusht, rreth orës 00:12 sipas kohës lindore të Shteteve të Bashkuara.

Dukshmëria e fenomenit do të ndryshojë në varësi të pozicionit gjeografik.

Sipas raportimit, gjysma lindore e Amerikës së Veriut dhe Amerika e Jugut pritet të kenë kushtet më të favorshme për ta vëzhguar fenomenin, ndërsa nga pjesë të tjera të botës mund të shihet vetëm një fazë e tij.

Në Evropë, përfshirë edhe Ballkanin, kushtet e vëzhgimit do të varen nga momenti i eklipsit, pozicioni i Hënës mbi horizont dhe kushtet atmosferike.

Megjithatë, ka një paqartësi të rëndësishme në informacionin e publikuar: pretendimi për një eklips hënor 96% më 27–28 gusht 2026 duhet verifikuar me kalendarët zyrtarë astronomikë para publikimit si fakt, pasi datat dhe zonat e dukshmërisë së eklipseve mund të kontrollohen saktësisht nga burimet astronomike.

Për vëzhgimin e një eklipsi hënor nuk nevojiten syze speciale mbrojtëse, ndryshe nga një eklips diellor. Fenomeni mund të vëzhgohet drejtpërdrejt me sy të lirë, ndërsa dylbitë ose teleskopi mund të ofrojnë një pamje më të detajuar të sipërfaqes së Hënës.

“Shkak xheΙozia, por edhe me probIeme mendore” – V, rαυ grυan shtatzënë, detaje nga ngjarja tragjïke

Dhoma e gjumit u shndërrua në skenë krimi në familjen Bytyçi në Kërvasari të Malishevës.

Egzon Bytyqi dyshohet se qëlloi me një plumb në kokë bashkëshorten e tij shtatzënë, Jetlira Foniqin.

Pas këtij akti i dyshuari 26 vjeç thuhet se plagosi vetën po ashtu në kokë. Babai i këtij të fundit raportoi menjëherë rastin në polici, ku hetuesit gjetën si provë materiale një armë.

Prej aty tre ekipe mjekësore të QKMF-së i nisën trupat drejt Emergjencës së QKUK-së.

Me të mbërritur në ora 01:10 të mëngjesit, 25-vjeçare që ishte në javën e 34 të shtatzënisë, ndërroi jetë.

Për shkak të gjendjes të dyshuarit nuk i është bërë ndërhyrje kirurgjikale pasi ka plagë hyrëse e dalëse dhe vazhdon të jetë i intubuar në Emergjencë.

Ai ka jetuar për shtatë vjet në Gjermani, ndërsa me Jetlirën ishin të martuar prej një viti e gjysmë. Pas martesës, Jetlira lëvizte mes dy shteteve.

Sipas dyshimeve të para, në çift ishin shfaqur konflikte kohët e fundit. Familjarët e viktimës thonë se nuk e kanë ditur.

Policia ka thënë se deklarimet se i dyshuari kishte pasur probleme të shëndetit mendor ende nuk janë vërtetuar. Jetlira Foniqi është varrosur në vendlindjen e saj në Llozicë pasditen e sotme.

Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani, pIani i “hekurt” nëse vjen në pushtet: Do dalim nga Shengen e do …

Dalja e Gjermanisë nga Zona Shengen dhe eurozona, mbyllja e kufijve dhe politika shumë më të ashpra ndaj emigracionit. Ky është premtimi i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila sipas sondazheve të fundit kryeson në nivel kombëtar.

Në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, bashkëkryetarja e AfD, Alice Weidel, tha se Gjermania ishte në një gjendje më të mirë ekonomike para futjes së euros. Sipas saj, monedha e përbashkët evropiane ka dobësuar ekonominë gjermane dhe ka ulur pasurinë e familjeve.

Për emigracionin, Weidel ishte edhe më e drejtpërdrejtë: “Do t’i mbyllim kufijtë dhe do të dalim nga Schengeni”, deklaroi ajo. Liderja e AfD kërkoi gjithashtu më shumë dëbime të emigrantëve dhe më pak natyralizime, përfshirë kthimin e shtetasve sirianë, statusi i mbrojtjes së të cilëve nuk është më i vlefshëm.

Weidel sulmoi edhe CDU-në për refuzimin e bashkëpunimit me AfD-në, duke shtuar: “Do të qeverisim fillimisht në landet federale. Dhe do të qeverisim edhe në nivel federal.”

Deklaratat vijnë në një moment kur AfD po forcohet në sondazhe. Sipas ZDF Politbarometer, partia ka 27% mbështetje në nivel kombëtar, përpara bllokut CDU/CSU me 22%. Ndërsa në prag të zgjedhjeve të 6 shtatorit në landin e Saksoni-Anhaltit, AfD mbështetet nga mbi 40% e të anketuarve.

Në maj 2025 Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) e klasifikoi AfD-në si organizatë të konfirmuar të ekstremit të djathtë. Megjithatë, në shkurt të këtij viti, Gjykata Administrative e Këlnit e ndaloi përkohësisht BfV-në ta trajtojë partinë me këtë klasifikim deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Gjykata tha se ka tregues të fortë për prirje antikushtetuese brenda AfD-së, por ende nuk është provuar se ato karakterizojnë partinë në tërësi.