Dhoma e gjumit u shndërrua në skenë krimi në familjen Bytyçi në Kërvasari të Malishevës.
Egzon Bytyqi dyshohet se qëlloi me një plumb në kokë bashkëshorten e tij shtatzënë, Jetlira Foniqin.
Pas këtij akti i dyshuari 26 vjeç thuhet se plagosi vetën po ashtu në kokë. Babai i këtij të fundit raportoi menjëherë rastin në polici, ku hetuesit gjetën si provë materiale një armë.
Prej aty tre ekipe mjekësore të QKMF-së i nisën trupat drejt Emergjencës së QKUK-së.
Me të mbërritur në ora 01:10 të mëngjesit, 25-vjeçare që ishte në javën e 34 të shtatzënisë, ndërroi jetë.
Për shkak të gjendjes të dyshuarit nuk i është bërë ndërhyrje kirurgjikale pasi ka plagë hyrëse e dalëse dhe vazhdon të jetë i intubuar në Emergjencë.
Ai ka jetuar për shtatë vjet në Gjermani, ndërsa me Jetlirën ishin të martuar prej një viti e gjysmë. Pas martesës, Jetlira lëvizte mes dy shteteve.
Sipas dyshimeve të para, në çift ishin shfaqur konflikte kohët e fundit. Familjarët e viktimës thonë se nuk e kanë ditur.
Policia ka thënë se deklarimet se i dyshuari kishte pasur probleme të shëndetit mendor ende nuk janë vërtetuar. Jetlira Foniqi është varrosur në vendlindjen e saj në Llozicë pasditen e sotme.
Dalja e Gjermanisë nga Zona Shengen dhe eurozona, mbyllja e kufijve dhe politika shumë më të ashpra ndaj emigracionit. Ky është premtimi i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila sipas sondazheve të fundit kryeson në nivel kombëtar.
Në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, bashkëkryetarja e AfD, Alice Weidel, tha se Gjermania ishte në një gjendje më të mirë ekonomike para futjes së euros. Sipas saj, monedha e përbashkët evropiane ka dobësuar ekonominë gjermane dhe ka ulur pasurinë e familjeve.
Për emigracionin, Weidel ishte edhe më e drejtpërdrejtë: “Do t’i mbyllim kufijtë dhe do të dalim nga Schengeni”, deklaroi ajo. Liderja e AfD kërkoi gjithashtu më shumë dëbime të emigrantëve dhe më pak natyralizime, përfshirë kthimin e shtetasve sirianë, statusi i mbrojtjes së të cilëve nuk është më i vlefshëm.
Weidel sulmoi edhe CDU-në për refuzimin e bashkëpunimit me AfD-në, duke shtuar: “Do të qeverisim fillimisht në landet federale. Dhe do të qeverisim edhe në nivel federal.”
Deklaratat vijnë në një moment kur AfD po forcohet në sondazhe. Sipas ZDF Politbarometer, partia ka 27% mbështetje në nivel kombëtar, përpara bllokut CDU/CSU me 22%. Ndërsa në prag të zgjedhjeve të 6 shtatorit në landin e Saksoni-Anhaltit, AfD mbështetet nga mbi 40% e të anketuarve.
Në maj 2025 Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) e klasifikoi AfD-në si organizatë të konfirmuar të ekstremit të djathtë. Megjithatë, në shkurt të këtij viti, Gjykata Administrative e Këlnit e ndaloi përkohësisht BfV-në ta trajtojë partinë me këtë klasifikim deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Gjykata tha se ka tregues të fortë për prirje antikushtetuese brenda AfD-së, por ende nuk është provuar se ato karakterizojnë partinë në tërësi.
Ministria e Arsimit shpalli datën 14 shtator 2026 si nisje të vitit të ri akademik 2025-2026. Ajo ka publikuar datat zyrtare për zhvillimin e mësimit, pushimeve dhe provimeve në sistemin arsimor parauniversitar që noa.al jua sjell më poshtë.
Arsimi Bazë
Mësimi fillon: 14 shtator 2026
Mësimi mbaron: 18 qershor 2027
Pushimet e dimrit:
E enjte 24 dhjetor 2026 – e hënë 4 janar 2027
Pushimet e pranverës:
E hënë 29 mars 2027 – e premte 2 prill 2027
Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë:
21 – 30 qershor 2027
Arsimi i Mesëm i Lartë
Mësimi fillon: 14 shtator 2026
Mësimi mbaron: 18 qershor 2027
Për maturantët:
Mësimi përfundon më 4 qershor 2027
Pushimet e dimrit:
24 dhjetor 2026 – 4 janar 2027
Provimet e Maturës Shtetërore:
7 – 28 qershor 2027
Ja urdhri i plotë
URDHËR I PËRBASHKËT PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË VITIT SHKOLLOR 2026–2027 NË SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR:
Struktura e vitit shkollor 2026–2027 në sistemin arsimor parauniversitar të jetë si më poshtë:
Në arsimin bazë:
a) Mësimet fillojnë më 14 shtator 2026 dhe përfundojnë më 18 qershor 2027.
b) Pushimet dimërore fillojnë më 24 dhjetor 2026 dhe përfundojnë më 4 janar 2027.
c) Pushimet pranverore fillojnë më 29 mars 2027 dhe përfundojnë më 2 prill 2027.
ç) Provimet kombëtare të arsimit bazë zhvillohen në periudhën 21–30 qershor 2027.
Në arsimin e mesëm të lartë:
a) Mësimet fillojnë më 14 shtator 2026 dhe përfundojnë më 18 qershor 2027.
b) Për maturantët, mësimet fillojnë më 14 shtator 2026 dhe përfundojnë më 4 qershor 2027.
c) Pushimet dimërore fillojnë më 24 dhjetor 2026 dhe përfundojnë më 4 janar 2027.
ç) Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 7–28 qershor 2027.
Në arsimin profesional:
a) Mësimet fillojnë më 14 shtator 2026 për të gjitha strukturat arsimore referuar niveleve 2–4 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK).
Për vitin I dhe II të arsimit pas të mesëm niveli V i KSHK-së, mësimet fillojnë jo më vonë se java e tretë e muajit tetor 2026 dhe përfundojnë duke respektuar volumin mësimor të parashikuar në planin mësimor në skeletkurrikulat zyrtare të miratuara nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.
b) Për nxënësit e klasave të 10-ta të strukturës arsimore 2+1+1, klasave të 10-ta dhe të 12-ta të strukturës arsimore 2+2, klasave të 10-ta dhe të 11-ta të strukturës arsimore bllok 3-vjeçar, klasave të 10-ta, të 11-ta dhe të 12-ta të strukturës arsimore bllok 4-vjeçar, mësimet përfundojnë më 18 qershor 2027.
c) Për nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta të strukturës arsimore 2+1+1, klasave të 12-ta të strukturës arsimore bllok 3-vjeçar, klasave të 11-ta të strukturës arsimore 2+2, mësimet përfundojnë më 4 qershor 2027.
ç) Për të gjithë nxënësit e Maturës Shtetërore Profesionale të klasave të 13-ta për të gjitha strukturat arsimore, mësimet përfundojnë më 28 maj 2027.
d) Pushimet dimërore fillojnë më 24 dhjetor 2026 dhe përfundojnë më 4 janar 2027.
dh) Provimet përfundimtare për kualifikim profesional të Nivelit II të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK) zhvillohen në periudhën 7–18 qershor 2027.
e) Provimet përfundimtare për kualifikim profesional të Nivelit IV të KSHK-së për të gjitha strukturat arsimore zhvillohen në periudhën 31 maj – 4 qershor 2027.
ë) Provimet e Maturës Shkollore Profesionale dhe të Maturës Shtetërore Profesionale zhvillohen në periudhën 7–28 qershor 2027.
Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri:
Ministria e Arsimit
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Qendra e Shërbimeve Arsimore
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar
Zyrat vendore të arsimit parauniversitar
Të gjitha institucionet arsimore të sistemit arsimor parauniversitar
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare
Virusi “Ethet e Nilit” ka hyrë edhe në Shqipëri, pasi më 1 gusht është diagnostikuar rasti i parë me këtë sëmundje në qarkun e Korçës.
“U diagnostikua në fillim të këtij muaji”, tha Adela Vasili, epidemiologe në ISHP.
Ly rast është raportuar edhe në ECDC, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ku Shqipëria sapo i është bashkuar në hartë vendeve europiane si Italia që deri më tani ka 311 raste me ethe të Nilit, Greqia 157, Maqedonia fqinje ka 37.
Kjo sëmundje përhapet nga pickimi i mushkonjës dhe simptomat tek personi i prekur nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe të vjella, por prek trurin dhe është sëmundje vdekjeprurëse.
“Nis si një grip, por shkakton encefalite, nuk ka vend për panik”, shprehet epidemiologia.
Epidemiologë nga Instituti i Shëndetit Publik po hetojnë në të gjitha qarkun e Korçës praninë ose jo të mushkonjës që përhap këtë sëmundje.
“Mushkonja infektohet nga zogjtë ose kuajt e më pas nga pickimi. Ne kemi nisur të bëjmë hetimin atje”, thotë Vasili.
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë dezinsektimin e zonave bregdetare në kohën e shumimit të mushkonjave, por kërkohet që bashkitë të marrin masat për të dezinsektuar dhe dezinfektuar ambientet në vendgrumbullimet e mbeturinave./Top Channel
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 45-vjeçares shqiptare Lulieta Obzova në Nea Smyrni të Athinës, ndërsa ekzaminimet mjeko-ligjore dhe pamjet e kamerave të sigurisë po ndihmojnë autoritetet të rindërtojnë momentet e fundit të saj.
Sipas të dhënave të hetimit, 50-vjeçari Altin Allmuça dyshohet se kishte mbërritur më herët pranë pallatit ku banonte viktima dhe e kishte pritur atë. Kur 45-vjeçarja hapi derën e hyrjes, ai dyshohet se hyri pas saj në ndërtesë.
Ngjarja ka ndodhur brenda pak sekondash. Sipas gjetjeve paraprake, Allmuça dyshohet se e ka goditur viktimën me shqelma, duke e rrëzuar në tokë. Më pas i ka drejtuar armën.
45-vjeçarja dyshohet se ka ngritur duart në përpjekje për t’u mbrojtur, ndërsa plumbi i parë nuk e ka goditur. Më pas, autori dyshohet se e ka tërhequr zvarrë për rreth një metër dhe e ka qëlluar në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.
Pas krimit, 50-vjeçari ka kthyer armën ndaj vetes dhe ka vrarë veten.
Në hetim janë edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat dyshohet se kanë regjistruar lëvizjet e Allmuçës përpara ngjarjes dhe mbërritjen e tij në zonën e Nea Smyrnit.
Viktima kishte rrëfyer frikën nga ish-partneri
Sipas dëshmive të familjarëve, 45-vjeçarja i kishte treguar motrës se kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies për shkak të xhelozisë së partnerit.
Ajo dyshohet se kishte thënë se ai vazhdonte të këmbëngulte edhe pas ndarjes dhe se ndihej e frikësuar prej tij.
Në fokus të hetuesve janë tashmë edhe telefoni dhe pajisjet elektronike të 50-vjeçarit, me shpresën për të gjetur komunikime apo të dhëna që mund të ndihmojnë në zbardhjen e marrëdhënies mes tyre.
Ndërkohë, bashkëshortja e Allmuçës ka dëshmuar se gjatë 18 muajve të fundit kishte vënë re ndryshime në sjelljen e tij. Sipas saj, ai mungonte shpesh në shtëpi dhe në disa raste flinte jashtë, pa i treguar se ku ndodhej.
Para se të largohej nga banesa ditën e krimit, 50-vjeçari dyshohet se i la bashkëshortes 1 mijë euro dhe i kërkoi t’i mbante.
Hetuesit po verifikojnë tashmë të gjitha lëvizjet e tij dhe provat e mbledhura, për të rindërtuar me saktësi minutat para vrasjes dhe për të përcaktuar motivin e plotë të krimit.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, prokuroria pritet të rihapë hetimet për Gjergj Cukalin, i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali shtatë vite më parë në zonën e Selitës. Por, teksa prokuroria do të duhet të realizojë detyrat e caktuara në vendimin e gjykatës, Mediat kanë mësuar se lidhur me këtë ngjarje, gjatë një seance në Gjykatën e Posaçme është rrëfyer i penduari i drejtësisë Enver Jamaku.
Mbi bazën e dëshmisë së Jamakut, Gjergj Cukali është gjetur fajtor për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Gjon Menës në Kamëz, si dhe janë dënuar edhe disa persona të tjerë për krime të rënda. Lidhur me vrasjen e ish-policit Bilali, i penduari i drejtësisë flet, ndër të tjera, për një bisedë të zhvilluar mes tij dhe një personi të identifikuar si Ad Bomi.
Ai shpjegon se shkoi tek Xubi i Yzberishtit, i referohet shtetasit Fatmir Avdillarit, për të marrë një makinë, pasi kishte rezultuar me problem shasie dhe ndërmjetës për shitjen ishte Ad Bomi. “Kur kam takuar Xubin e Yzberishtit, Adi më ka thënë: ‘Mos i jep muhabet këtij lale, se ky është hasmi i Gjergj Cukalit, pasi Gjergji i ka vrarë shokun e tij Arben Bilali dhe vëllain e tij’”, rrëfen Jamaku.
I penduari i drejtësisë pretendon se këtë bisedë e ka bërë edhe më vonë me Ad Bomin dhe i ka konfirmuar të njëjtën gjë. Lidhur me këtë ngjarje, i penduari i drejtësisë nuk jep detaje të mëtejshme në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Posaçme, por me rihapjen e dosjes ndoshta hetuesit do ta pyesin të penduarin për të rrëfyer versionin e tij për këtë ngjarje dhe mënyrën se si i ka siguruar informacionet.
Disa kohë më parë, Gjykata e Apelit vendosi të prishë vendimin e shkallës së parë, që pati pushuar hetimet për Gjergj Cukalin dhe të urdhërojë prokurorinë ta hetojë të fortin e Myslim Shyrit për akuzat e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje.
Në 2020, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj Cukalit, për mungesë provash, pasi ADN-ja e gjetur në një shishe plastike që u zbulua në makinën e përdorur në vrasje u konsiderua provë e pavlefshme. Arben Bilali, ish-punonjës policie, u ekzekutua në zonën e Selitës në 2019, ndërsa më herët i ishin vrarë edhe dy vëllezërit, Bujar Bilali në vitin 1998, ndërsa Leonardi, ish-mundës i Dinamos, në gusht të vitit 2010.
Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së hënës në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku Florion Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se v rau nënën e tij dhe plagosi rëndë babanë.
Pas ngjarjes është publikuar edhe fotoja e 45-vjeçarit, i cili vijon të jetë në kërkim nga Policia.
Sipas të dhënave paraprake, Dalladaku është larguar nga banesa pas krimit me një automjet tip Ford, duke marrë drejtim të paditur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20, në banesën e familjes Dalladaku. 45-vjeçari dyshohet se ka sulmuar prindërit e tij me një send metalik prerës, sqepar.
Si pasojë e plagëve të marra, Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, ka humbur jetën, ndërsa Hasan Dalladaku, 77 vjeç, është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia në kërkim të 45-vjeçarit
Shërbimet e Policisë kanë intensifikuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e Florion Dalladakut.
Sipas autoriteteve, 45-vjeçari dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Policia po verifikon gjithashtu itinerarin e largimit të 45-vjeçarit dhe të dhënat që mund të ndihmojnë në lokalizimin e tij.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Një aksident tragjik është regjistruar në Golem, ku dy persona kanë humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026.
Mësohet se një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi, shtetasi me inicialet E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.
Golem/Informacion paraprak
Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër.
Shqipëria ka siguruar një medalje të artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, me mundësin Islam Dudaev që është shpallur kampion në kategorinë deri në 74 kilogramë, në stilin e lirë.
Dudaev arriti në finalen e madhe, ku u përball me Fati Vejselin, mundësin shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut.
Përballja nuk shkoi deri në fund, pasi Vejseli pësoi një dëmtim dhe nuk mundi të vijonte garën.
Kështu, medalja e artë i shkoi Dudaevit, duke i dhënë Shqipërisë një sukses të rëndësishëm në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.
Por bilanci i mundësve kuqezi në “Taranto 2026” nuk u ndal te ari. Zelimkhan Abakarov siguroi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 65 kilogramë, në stilin e lirë.
Abakarov arriti deri në finalen e madhe, ku u përball me turkun Ahmet Duman. Sfida për medaljen e artë përfundoi 4–2 në favor të Dumanit, duke e lënë Abakarovin me medaljen e argjendtë.
Dy medaljet e fituara nga Dudaev dhe Abakarov e ngjitin Shqipërinë në podiumin e Lojërave Mesdhetare dhe i japin një tjetër rezultat të rëndësishëm sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Mirëqenia emocionale bëhet barometri juaj i vërtetë: nëse ndiheni pak të lodhur, kjo do të thotë që e keni shtyrë veten shumë fort javët e fundit. Profesionalisht, shenjat e para të përmirësimit më në fund po vijnë pas një periudhe riorganizimi kompleks, por duhet të shmangni sjelljen e furisë së projekteve të punës në shtëpi. Në dashuri, nevojitet dialog i sinqertë; sqarimi i një keqkuptimi të vogël me të dashurin tuaj do të rivendosë një qetësi të madhe mendore.
DEMI (20 prill – 20 maj)
Projektet e punës dhe kontratat që i keni pritur me padurim po fillojnë të marrin formë. Kjo klimë sigurie financiare po ndikon pozitivisht edhe në shëndetin tuaj, duke ju dhënë një trup më të tonifikuar dhe më pak të tensionuar. Në marrëdhëniet tuaja, më në fund do të jeni në gjendje të ndërtoni diçka të qëndrueshme: për çiftet e lidhura prej kohësh, kjo është koha ideale për të planifikuar një hap të madh ose për të ringjallur një lidhje që ishte duke u zbehur.
BINJAKËT (21 maj – 21 qershor)
Shëndeti juaj mendor dhe fizik kërkon një moment pushimi; nxitimi nga një angazhim në tjetrin pa pushim rrezikon të ngarkojë sistemin tuaj nervor. Nga ana tjetër, lidhja juaj romantike po kalon një fazë veçanërisht të shkëlqyer: fjalët rrjedhin lehtë dhe ata që kërkojnë një takim stimulues do të gjejnë një përgjigje të shkëlqyer. Në jetën tuaj profesionale, duhet të zvogëloni në mënyrë drastike angazhimet tuaja prioritare për të shmangur shpërdorimin e energjisë së çmuar në projekte të pafitueshme.
GAFORRJA (22 qershor – 22 korrik)
Në jetën tuaj emocionale, po shijoni një periudhë stabiliteti të thellë emocional. Ndjeni nevojën për të mbrojtur të dashurit tuaj dhe yjet ju shpërblejnë me një ndjenjë rigjeneruese harmonie. Mundësi konkrete hapen në punë, duke ju lejuar të hiqni dorë nga frikërat e vjetra për të ardhmen tuaj financiare. Shëndeti juaj përfiton nga kjo atmosferë e relaksuar, duke ju dhënë një vitalitet të ripërtërirë që ju inkurajon të kujdeseni për imazhin tuaj.
LUANI (23 korrik – 23 gusht)
Shtytja juaj profesionale është e madhe, duke ju lejuar të pohoni karizmën tuaj të pamohueshme në negociatat më komplekse. Megjithatë, ky pohim i fortë profesional kërkon menaxhim të kujdesshëm të energjisë suaj fizike: mos harroni t’i jepni trupit tuaj pushim të duhur në mënyrë që të mos ndiheni të lodhur në fund të ditës. Në dashuri, ekziston një dëshirë e fortë për pasion, por do t’ju duhet t’i tregoni partnerit tuaj se jeni aty me zemrën tuaj, jo vetëm me krenarinë tuaj.
VIRGJËRESHA (24 gusht – 22 shtator)
Kujdesi për shëndetin dhe formën tuaj fizike është parësor për mendimet tuaja, duke ju shtyrë të rizbuloni një stil jetese më të shëndetshëm dhe më të rregullt. Në biznes, saktësia juaj e zakonshme siguron rezultate të besueshme dhe të qëndrueshme, duke ju mbrojtur nga çdo pengesë financiare. Ndjenjat tuaja përfitojnë nga kjo paqe e brendshme: atmosfera në marrëdhënien tuaj është e relaksuar, e karakterizuar nga diskutime konstruktive dhe e hapur për ata që dëshirojnë të rikthehen në lojë.
PESHORJA (23 shtator – 22 tetor)
Kthimi juaj në punë ka një fillim premtues, veçanërisht për ata që kanë përjetuar vonesa burokratike ose kanë nevojë të rinegociojnë marrëveshjet e kaluara. Çështjet që lidhen me shëndetin nxjerrin në pah një rikuperim të dukshëm të tonit dhe vitalitetit, ideale për ata që kërkojnë të fillojnë një aktivitet të ri fizik. Megjithatë, në frontin romantik, nevojitet një diplomaci më e madhe: përpiquni të mos jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj dhe dëgjoni nevojat e tij me empati.
AKREPI (23 tetor – 21 nëntor)
Shëndeti juaj kërkon një pushim të shkurtër rigjenerues për të çliruar tensionin mendor të akumuluar së fundmi. Për fat të mirë, marrëdhëniet tuaja shoqërore dhe jeta dashurore ju ofrojnë një strehë të sigurt: marrëdhënia juaj është intensive dhe takimet e fundit mund të transformohen në diçka vërtet të thellë. Në punë, situata mbetet e favorshme, megjithëse këshillohet të ruani një nivel të caktuar kujdesi kur menaxhoni shpenzimet dhe të prisni që pak kohë teknike të piqet.
SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor)
Sektori emocional ju thërret drejt lehtësisë dhe zbulimit: ata që dëshirojnë emocione autentike do të gjejnë terren pjellor për t’u shprehur me liri të plotë. Shëndeti juaj përfiton jashtëzakonisht nga prirja juaj natyrore ndaj aktiviteteve në natyrë, gjë që ju ndihmon të hiqni qafe çdo gjurmë përtacie. Profesionalisht, mundësi stimuluese ju presin për të zgjeruar horizontet tuaja, por duhet të jeni gati ta shfrytëzoni momentin pa hezitim.
BRICJAPI (22 dhjetor – 19 janar)
Synimet kryesore në karrierë kërkojnë vizion afatgjatë dhe disiplinë të palëkundur, cilësi që nuk ju kanë munguar kurrë dhe të cilat do t’ju çojnë drejtpërdrejt drejt suksesit. Megjithatë, ky përqendrim intensiv në karrierën tuaj rrezikon të lërë mënjanë nevojat tuaja emocionale; në dashuri, do t’ju duhet të bëni përpjekje shtesë për t’i treguar dashuri partnerit tuaj. Mbani modele të rregullta gjumi për të mbrojtur rezervat tuaja të energjisë fizike.
UJORI (20 janar – 19 shkurt)
Marrëdhënia juaj po përjeton një periudhë rimëkëmbjeje paqësore, duke ndihmuar në sqarimin e dyshimeve ose keqkuptimeve të vjetra që lindën gjatë muajve të verës. Në një nivel shëndetësor, duhet të monitoroni lodhjen tuaj të akumuluar, duke shmangur sforcimin e tepërt gjatë orëve më të nxehta. Në punë, mund të ndjeni nevojën për të bërë ndryshime të konsiderueshme në rrugën tuaj të karrierës: shqyrtoni me kujdes çdo mundësi përpara se të ndërmerrni ndonjë hap vendimtar.
PESHQIT (20 shkurt – 20 mars)
Një valë e fuqishme frymëzimi ripërtërin ndjeshmërinë tuaj dhe stimulon kreativitetin e brendshëm, duke ndikuar pozitivisht në mirëqenien tuaj të përgjithshme fizike. Profesionalisht, mundësi vërtet premtuese presin ata që kërkojnë të nisin një projekt të ri ose të transformojnë karrierën e tyre. Dashuria ofron momente me intensitet të rrallë emocional, perfekte për të forcuar një marrëdhënie ose për t’i lejuar vetes të befasoheni nga një ndjenjë e re.