“Ulën çmimin e blerjes dhe fituan deri në 115%”/ Kush janë 6 grumbulluesit që “groposën” fermerët, krijuan “kartel” në Shqipëri!

Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK, janë gjashtë kompanitë e grumbullimit dhe tregtimit me shumicë të fruta-perimeve, të cilat janë goditur nga Autoriteti i Konkurrencës.

Pas një hetimi të thelluar 2 vjeçar, ka rezultuar se këto kompani dhe sipërmarrësit që qëndronin pas tyre, kanë vepruar si kartel, duke bërë marrëveshje për të diktuar çmimet e kontrolluar tregun, që në fakt është e ndaluar me ligj.

Autoriteti i Konkurrencës sqaron se 6 kompanitë e goditura kontrollonin tregjet me me shumicë të fruta–perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK rezulton se kanë bashkërenduar çmimet e blerjes gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve dhe duke aplikuar mark-up (shtesë mbi kosto) shumë të lartë, deri në 115%.

Kjo sjellje e bashkërenduar përbën marrëveshje të ndaluar sipas nenit 4 të ligjit nr.9121/2003 dhe është cilësuar si shkelje e rëndë, për të cilën Komisioni ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës.

Newsbomb.al ka verifikuar të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe rezulton se biznesmenët që qëndrojnë pas këtyre kompanive, janë:

1- Faton Morina – Pronar i “OMER – FRUIT“, në Lushnjë;

2- Nedrete Arapi – Pronare e “Nedrete Arapi Person Fizik“, në Lushnjë;

3- Besim Thaqi – Pronar i “Besim Thaqi Person Fizik“, në Fier;

4- Bekim Morina – Pronar i “MORINA AGRICULTURE GROUP“, në Fier;

5- Nuri Zela – Pronar i “FRUIT – TO – ZELA“, në Fier;

6- Roland Vrapi – Pronar i “Roland-2012 SHPK“, në Berat.

Këta grumbullues, siç ka dalë nga hetimi i thelluar, falë fuqisë së tyre negociuese kishin krijuar një situatë ku fermerët shpesh përballeshin me çmime të diktuara e të koordinuara, dyer të mbyllura për negocim, varësi të tepruar nga pak blerës, presione për uljen e çmimeve dhe shlyerje të vonuara të pagesave, shkruan newsbomb.

Pra, thënë më thjeshtë: 6 grumbulluesit përcaktonin në mënyrë të paligjshme çmimet e grumbullimit të fruta-perimeve dhe u bënin presion fermerëve për të ulur çmimin e blerjes.

Në kushtet kur “e kishin bërë me fjalë” se sa duhej mbajtur çmimi, fermerët nuk kishin ku të shkonin tjetër për të shitur produktet, sepse të gjashtë grumbulluesit mbanin të njëjtin çmim, gati përtokë, dhe ata ishin të detyruar ose ta shisnin mallin gati pa fitimi ose të humbisnin gjithçka.

Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

A duhet që shtetet e rajonit ballkanik të anëtarësohen në Bashkimin Europian në të njëjtën kohë, siç sugjeroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç?

Mali i Zi, shteti më i vogël nga të pestat vende kandidate të rajonit, konsiderohet gjerësisht si kryesuesi i procesit të anëtarësimit, me Shqipërinë që e ndjek ngushtësisht nga pas.

Përparimi drejt procesit të zgjerimit do të jetë tema kryesore në takimin (17.12.2025) në Bruksel, mes drejtuesve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Pas luftërave të viteve ’90, që e shkatërruan Ballkanin, Bashkimi Europian u zotua në vitin 2003 të anëtarësonte në bllok shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Kroacia iu bashkua BE-së 10 vite më vonë.

Përveç Kosovës, e cila aplikoi për anëtarësim në vitin 2022, pesë vendet e tjera janë tashmë zyrtarisht shtete kandidate të Bashkimit Europian.

Si po zhvillohen ngjarjet?

Më shumë se një dekadë pasi Kroacia iu bashkua BE-së, zgjerimi në Bruksel duket më afër se kurrë.

Brukseli e ka bërë të qartë angazhimin për zgjerim përmes sinjaleve të qarta dhe tani pyetja nuk është më nëse do të ketë anëtarësime të reja, por cilat vende të Ballkanit Perëndimor janë gati për të ecur përpara dhe cilat do të mbeten pas.

Mali i Zi, shteti më i vogël nga të pestat vende kandidate të rajonit, konsiderohet gjerësisht si kryesuesi i procesit të anëtarësimit, me Shqipërinë që e ndjek ngushtësisht nga pas.

Sipas Komisioneres për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, Mali i Zi mundet që teknikisht të përmbushë negociatat deri në fundin e vitit 2026, ndërsa Shqipëria një vit më pas.

“Pastaj na nevojiten 1-1.5 vite për të kaluar nëpër procesin e ratifikimit. Pra, jam vërtet optimiste se edhe gjatë mandatit tim, i cili përfundon në fund të vitit 2029, Bashkimi Europian mund të ketë të paktën dy anëtarë të rinj” – tha së fundi Kos në një intervistë për DW.

Në Serbi, e cila është ekonomikisht kandidatja më e fortë në rajon, vrulli për reforma është zbehur dukshëm. Si kundërpërgjigje, presidenti Aleksandar Vuçiç sugjeroi javën e kaluar, përpara se të udhëtonte për në Bruksel për një takim mbi progresin e Serbisë në BE, që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkohen BE-së njëkohësisht.

Por a është ky një skenar i zbatueshëm dhe a do të ishte i pranueshëm për fqinjët e Serbisë dhe BE-në?

Mali i Zi udhëheq listën

Procesi i zgjerimit të BE-së për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë i ngadaltë për disa arsye.

Nga njëra anë, Ballkani Perëndimor përballet ende me çështje dypalëshe të pazgjidhura, mangësi në sundimin e ligjit dhe nivele të larta korrupsioni. Nga ana tjetër, ka pasur ngurrim dhe “lodhje nga zgjerimi” nga ana e shteteve anëtare të BE-së.

Pas shumë vitesh me “kapërcime pengesash”, Mali i Zi përmirësoi reformat kyçe dy vite më parë dhe krijoi një konsensus të gjerë politik mbi anëtarësimin në BE. Si Podgorica, ashtu edhe Brukseli, tani synojnë ta përfundojnë procesin e anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Së fundi, Mali i Zi shënjoi një moment domethënës, duke mbyllur pesë kapituj pranimi, të cilët janë parakusht për t’u bashkuar me BE-në. Megjithatë, vendit i duhet ende të përmbushë kriteret për dhënien e dënimeve përfundimtare në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, emërimin e zyrtarëve gjyqësorë në nivele të qenësishme dhe plotësimin e pozicioneve të lira drejtuese në institucionet më të rëndësishme.

Kritikët vendas argumentojnë se reformat janë të nxituara dhe pa përmbajtje.

“Askush nuk mund të pretendojë seriozisht se sistemi mund të ndryshohet nga themelet brenda pak vitesh” – tha ministrja malazeze për Integrimin Europian, Maida Gorcevic.

“Kritika është legjitime nëse përshpejton reformat, por është e rëndësishme të theksohet se progresi sot matet me tregues të qartë europianë, jo me përshtypje politike, dhe progresi i Malit të Zi konfirmohet objektivisht nga institucionet e BE-së” – tha ajo për DW.

Përparimi i Shqipërisë

Ndërkohë, Shqipëria ka përshpejtuar gjithashtu ritmin e reformave.

Ndërsa Komisioni Europian vë në dukje përparimet në reformën gjyqësore, ai ka theksuar nevojën për përpjekje të mëtejshme për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar sundimin e ligjit.

Por, siç thekson analisti politik Florian Bieber, rezultati nuk është aspak i sigurt dhe duhen ende reforma të qëndrueshme.

“Shqipëria po bën shumë reforma, të paktën formale, por në kontekstin kur ke një udhëheqës shumë të fortë si Edi Rama, sigurisht që ka mangësi demokratike shumë serioze. Pra, ka disa rezerva, dhe është e paqartë nëse Shqipëria do të jetë në gjendje ta mbyllë atë boshllëk dhe të jetë vërtet gati në të njëjtën kohë me Malin e Zi” – i tha ai DW.

Pse dëshiron të zgjerohet BE-ja?

Për Bashkimin Europian, zgjerimi është çështje gjeostrategjike dhe besueshmërie.

Sipas një raporti të Qendrës Europiane të Politikave, “integrimi i Malit të Zi do të ishte një mënyrë me rrezik të ulët dhe ndikim të lartë, për të treguar se BE-ja mund t’i përmbushë premtimet, duke përforcuar besimin tek udhëheqja e tij në kohëra pasigurie gjeopolitike”.

“Po paguajmë çmimin e mosanëtarësimit të këtyre vendeve, kur ato donin të bashkoheshin për herë të parë, duke pasur një rajon të paqëndrueshëm” – i tha DW-së Komisionerja Kos.

Por zgjerimi i BE-së shihet gjithashtu si një investim gjeostrategjik në sigurinë dhe përparimin e Europës, thotë Tinatin Akhvlediani, studiese në Njësinë e Politikës së Jashtme të BE-së, pranë Qendrës për Studime të Politikave Europiane.

“Nëse Unioni nuk i pranon këto shtete, atëherë fuqi të tjera mund të ndërhyjnë dhe ta shfrytëzojnë rajonin, duke e përdorur atë si levë kundër Bashkimit Europian, përfshirë Rusinë dhe Kinën” – tha Akhvlediani për DW.

Çfarë mendohet rreth propozimit serb?

Pra, nëse ritmi i progresit drejt anëtarësimit në BE është kaq i ndryshëm në të gjithë rajonin, ku e pozicionin kjo Aleksandar Vuçiqin dhe propozimin e tij, që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkohen Bllokut njëkohësisht?

Shumë analistë e interpretojnë propozimin si përpjekje për të ngadalësuar të gjithë procesin e integrimit.

Brenda Komisionit Europian, duket se ka “pak oreks” për këtë ide.

“Anëtarësimi është proces i bazuar në meritokraci. Çdo kandidat duhet të anëtarësohet kur të jetë gati dhe të përmbushë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Traktatet e BE-së, duke përfshirë kriteret e Kopenhagës. Nuk ka afate kohore të paracaktuara. Procesi drejtohet nga kryerja e reformave dhe të vërtetojë rezultate të qëndrueshme” – i tha DW-së një zëdhënës i Komisionit Europian.

Secili shtet harton linjën e tij

Si Tinatin Akhvlediani, ashtu edhe Florian Bieber, theksojnë se procesi i zgjerimit ka ndjekur gjithmonë “parimin e Regattës”, që do të thotë se shtetet që kërkojnë të anëtarësohen, hartojnë linjën e tyre dhe integrimi varet nga meritat, reformat dhe përmbushja e kritereve teknike të tyre.

Megjithatë, Bieber vëren se ideja e pranimit në të njëjtën kohë ka disa përparësi.

“Do të shmangte krijimin e kufijve të jashtëm të BE-së midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të parandalonte importimin e çështjeve dypalëshe në Bashkimin Europian”- thotë ai.

“Megjithatë,” shton Bieber, “ka mangësi serioze, sepse ritmi i anëtarit më të ngadaltë – ose kandidatit, më saktë – do të diktonte shpejtësinë për të gjithë. Pra, nëse Mali i Zi është gati të bashkohet me Bashkimin Europian në vitet e ardhshme, kjo mund të vonohet nga vende si Bosnjë-Hercegovina ose Kosova, gjë që mund të zgjasë edhe 10 vjet.”

Mali i Zi nuk është i gatshëm të presë

Zyra e kryeministrit shqiptar nuk kishte asnjë koment mbi propozimin e Vuçiçit, deri në kohën e publikimit të këtij artikulli.

Megjithatë, Mali i Zi reagoi menjëherë, duke e bërë të qartë se dëshiron të ecë përpara.

“Mali i Zi nuk dëshiron të presë askënd, as nuk pret që dikush të na presë ne” – tha ministrja Gorçeviç. “Ne jemi liderë në këtë proces dhe duam të anëtarësohemi në Bashkimin Europian kur rezultatet tona të tregojnë se jemi gati dhe e meritojmë anëtarësimin”.

Në orët e vona të së martës (16.12.2025), u njoftua se Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin e së mërkurës në Bruksel.

Vuçiç e njoftoi vetë vendimin, duke thënë se po vepron për të mbrojtur interesat e Serbisë dhe duke shtuar se e mori vendimin “në mënyrë që askush tjetër të mos fajësohej dhe qeveria të mos i nënshtrohej asnjë presioni”./DW

“Është tapë…”/ Plas grushti mes dy djemve në emisionin ‘Për’puthen’ (VIDEO)

Një situatë e pakëndshme ka shoqëruar episodin e djeshëm të programit “Përputhen”, ku një debat mes dy konkurrentëve ka përfunduar në përplasje fizike në studio.

Ngjarja përfshiu dy nga konkurrentët, Ibrahimin dhe Josipin, të cilët fillimisht u përplasën verbalisht, për të degraduar më pas në një incident që tronditi publikun dhe pjesëmarrësit në program.

Sipas pamjeve të transmetuara, gjithçka nisi nga një koment provokues “të dogji”, i drejtuar nga njëri konkurrent ndaj tjetrit.

Komenti nuk u prit aspak mirë nga konkurrenti tjetër, i cili u ngrit nga vendi i tij, duke shkaktuar tension dhe përshkallëzim të situatës në studio.

Debati u përshkallëzua me tone të larta, duke kaluar më pas në kontakt fizik mes dy djemve, ndërsa produksioni dhe konkurrentët e tjerë ndërhynë për të ndalur përplasjen.

Gjatë kaosit në studio, një nga konkurrentet vajza dëgjohet duke bërë akuza ndaj njërin prej djemve, duke thënë se ai ishte në gjendje të dehur dhe se nuk po aktronte për kamerat.

“Është tapë, nuk po aktron, ka pirë alkool”, dëgjohet të shprehet ajo.

SHIKO VIDEON KËTU

Personazhi i “Tik Tok” u plagos me armë zjarri, policia: 3 persona u afruan me dy automjete dhe qëlluan në drejtim të tij. Autorët në kërkim

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me plagosjen e personazhit të njohur të Tik Tok, Fabin Kuçi, i njohur ndryshe dhe si “Gucci”.

Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se nga hetimet dyshohet se 3 shtetas, rreth orës 23:45 të datës 15.12.2025, janë afruar me 2 automjete, te lokali në lagjen nr. 9, ku qëndronte personazhi i Tik Tok dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri.

Si pasojë, 33-vjeçari u dëmtua lehtë.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit F. K., sqarojmë se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

  1. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës.

Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, rreth orës 23:45 të datës 15.12.2025, janë afruar me 2 automjete, te lokali në lagjen nr. 9, ku qëndronte shtetasi F. K., dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.

Dua të takoj me urgjencë Edi Ramën sepse kam…! Mamaja e Bleona Matës në lot, nxjerr detaje të reja që do lotoni

Nëna e Bleona Matës ka bërë një rrëfim të dhimbshëm dhe tronditës diten e sotme e ftuar në një studio televizive,

duke treguar se prej vitesh jeton me një makth të pandërprerë, mes shpresës dhe dhimbjes për vajzën e saj të zhdukur.

Ajo shprehet se jeta e familjes është ndalur dhe se asnjë festë, asnjë moment gëzimi nuk ka më kuptim pa praninë e Bleonës.

“Jetojmë me këtë makth, me këtë histori dhe me këtë depresion. Nuk jetojmë dot, nuk festojmë dot, sepse na mungon një pjesë e shpirtit,” shprehet ajo.

Nëna e Bleonës akuzon drejtpërdrejt strukturat e rendit, duke thënë se hetimet nuk janë kryer siç duhet dhe se personat e përfshirë nuk janë mbajtur përgjegjës. “Uniformat blu duhej të kishin punuar siç duhet. Pesë vajzat nuk mbajtën asnjë përgjegjësi,” thotë ajo.

Ajo rrëfen se çdo ditë e pret vajzën e saj me shpresën se një ditë do t’ia dëgjojë sërish zërin dhe do t’ia festojë ditëlindjen. Bleona, sipas saj, është ende e pranishme në çdo detaj të jetës familjare: në kalendarin me fotot e saj, në gotën nga e cila pi ujë, në sendet e përditshme që mbajnë kujtimin e saj gjallë.

Deklarata e saj;

Jetojmë me këtë makth, me këtë histori e me këtë depresion. Nuk jetojmë dot, nuk festojmë dot, sepse na mungon një pjesë e shpirtit. Unë, si nënë, nuk i kam humbur shpresat dhe nuk do t’i humbas kurrë, por ndonjëherë jam e mbushur me urrejtje, sepse uniformat blu duhej të kishin punuar siç duhet. Pesë vajzat nuk mbajtën asnjë përgjegjësi.

E pres vajzën time me padurim. Besoj se një ditë do t’ia dëgjoj zërin, do t’ia festoj ditëlindjen. Ajo është pjesë e familjes sonë. Kalendari është me fotot e saj, stilolapsi, gota ku une pi ujë, gjithçka mban foton e Bleonës.

Jetoj te prindërit, sepse nuk jetoj dot aty ku më humbi Bleona. Jetoj me djalin tim, është 19 vjeç. Derisa të kem frymën e fundit, nuk do të ndaloj së kërkuari Bleonën. Djali më thotë se do ta ndjekë këtë çështje edhe në rrugë private.

Qamilja ka dashur t’i marrë të dy fëmijët, por djali u kthye, vajzën ma mori. Shteti nuk më ka ndihmuar. Bashkia e Kukësit e di historinë time, komuna po ashtu. Unë çdo pjatë që mbush, nuk e ndaj kurrë pa ia mbushur edhe Bleonës.

Shteti nuk punoi siç duhet. Kriminelët i ka në dorë, situatën e ka në dorë, vetëm Bleona mungon. Dua të kem një takim me kryeministrin e Shqipërisë. Ai mund t’i japë urdhër SPAK-ut dhe prokurorisë që të thërrasin menjëherë pesë vajzat. Ato nuk janë pyetur siç duhet, u pyetën dy orë me makiato, pica e hamburger.

E dua këtë takim sa më shpejt. Dua drejtësi për vajzën time, sepse shpirti po më përvëlohet.

“Jam nga malet e Kukësit”, Flamur Noka cudit shqiptarët: Ruhena për mos me u korit! Jam burrë që kam vendosur të

Numri dy i Partisë Demokratike ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Zonë e Lirë” ku foli për çështjet aktuale, zhvillimet në selinë blu dhe aktivitetin parlamentar.

Moderatori i emisionit, Arian Çani, e pyeti Flamur Nokën edhe për pushtetin dhe frikën nga vdekja, ndërsa demokrati tha se ka frikë vetëm nëse turpërohet, por jo nga një proces që njeriu duhet ta pranojë.

Flamur Noka tha se është burrë që i qëndron parimeve, burrërisë dhe se është shumë luftarak. Sakaq, Flamur Noka tha se është shumë i ndjeshëm ndaj padrejtësive.

Andej nga vij unë nuk ekziston shumë kjo. Vij nga malet e Kukësit. Atje është frika nga turpërimi por jo nga vdekja. Vdekja është një cikël që njeriu e pranon. Në jetë nuk duhet të turpërohesh.

Nuk ekziston termi frikë nga vdekja nga andej ku vij unë. Jam ky që jam sepse vij nga Kukësi se këto çështje e trajtojmë në këtë formë. Burri duhet të ruhet mos me u koritë. I rri parimeve, burrnisë. Jam luftarak.”-tha Noka.

Dh*mbje/ Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të Francës. Sipas mediave franceze çifti, që ka ikur nga vendi me katër fëmijë, përfshirë një foshnjë 20-muajshe të sëmurë, nuk kanë gjetur ende strehim emergjent, pavarësisht thirrjeve të përditshme në shtetin francez.

Prej një jave, ata kanë vendosur çadrat e tyre pranë Bashkisë. Të hënën në mbrëmje, rreth 60 persona morën pjesë në një tubim, të organizuar nga shoqatat “Un toit, un avenir” dhe “Solidarité Partagée”, që ndihmojnë familjen prej javësh. Samuel Forest, president i shoqatës Solidarité Partagée, shprehu shqetësimin për gjendjen e familjes.

“Situata është e papranueshme. Fëmijët sëmuren nga të ftohtit. Kemi parë raste kur familjet qëndrojnë deri në katër muaj në rrugë. Kjo nuk është normale dhe pushteti vendor nuk po ndërhyn”– tha ai.

Sipas prefekturës së Montpeljesë, familja nuk konsiderohet prioritet për strehim emergjent, pasi gjendet në situatë të parregullt ligjore dhe kërkesa e tyre për azil është refuzuar. Gjykata Administrative e qytetit më 8 dhjetor ka rrëzuar gjithashtu kërkesën e tyre për strehim. Një tjetër tubim mbështetës është planifikuar të dielën, më 21 dhjetor, në orën 14:00, përsëri para Bashkisë së Montpeljesë.

Ish Zevendesministri zbulon sk*ndalin e rende ndaj Gruas se Edi Ramës: Ja cfare po fsheh Linda Rama

Çifti kryeministror është në luftë për të lançuar para kombëtarëve dhe ndërkombëtarëve aftësitë e jashtëzakonshme intelektuale, ku Linda mban fjalim për globalizmin si doktoreshë por që në cv e saj mungon doiktoratura, ndërkohë që Edi piktori e pranon që nuk ka as doktoraturë dhe nuk është doktor shkencash, por ka sharmin e liderit që të pataks me aftësitë e tij. Pavarësisht kësaj çifti në fjalë po shastis botën me thagmat e tyre nëpër simpoziume sorosiane.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka reaguar ashpër në rrjete sociale duke vënë në pikëpyetje titujt akademikë të bashkëshortes së Kryeministrit Rama.

Sipas Mukës, pavarësisht se ajo paraqitet publikisht si “doktoreshë shkencash” dhe “studiuese”, punimi i saj nuk gjendet në asnjë arkiv apo katalog publik. Studiuesi e ka cilësuar këtë fenomen si pasqyrë të degradimit të vlerave akademike në vend, ku – siç thotë ai – “mjafton të shpallesh doktor për t’u bërë intelektual, edhe pa pasur asnjë kërkim shkencor”.

Postimi i plotë i Mukës:

Bashkëshortja e Kryeministrit paraqitet kudo si “doktoreshë shkencash” dhe “studiuese”, por doktoratura e saj nuk gjendet askund, as në Bibliotekën Kombëtare, as në asnjë katalog publik. Në vendin tone mjafton të deklarosh që je “doktor” dhe bëhesh menjëherë “intelektual”, pa qenë nevoja të kesh bërë ndonjë kërkim shkencor.

Ndërkohë, njerëzit që kanë studiuar me vite, që kanë bërë kërkime të vërteta, persekutohen. Biblioteka kyç doktoraturat pasi nuk do të servir pseudointelektualët me “tituj me shkëlqim por pa përmbajtje”. Kjo është Shqipëria e sotme: sa më pak dije të kesh, aq më shumë tituj mban, dhe me aq më shumë zë të lartë e deklaron

Lajm i papritur! Metereologet paralajmerojne! Nata e Vitit te Ri me borë! Moti do cmendet, ja parashikimi

Ndërrimi i viteve në Kosovë duket se do jetë me reshje bore, po edhe temperatura ekstreme polare.

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim dhe se pritet të ketë borë në fundvit

“Nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik, mjegulla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim të jetë presistente në vendin tonë dhe më gjerë. Mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore pritet në pjesën e dytë të javës që vjen. Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri  – 20°C!”– shpjegoi ai.

Arian Çani: SPAK s’ka b*thë të shkojë tek Edi Rama! Ja arsyeja që askush nuk kishte guxim ta thoshte

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Zonë e Lirë” ku foli për Partinë Demokratike, SPAK, lëvizjet e qeverisë ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Flamur Noka tha se SPAK nuk vepron në mënyrë të drejtë ndërsa theksoi se krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të Shqipërisë dhe se droga është burimi kryesor i buxhetit të shtetit.

Ndërsa moderatori i emisionit, Arian Çani, tha se SPAK i ka dalë në luftë të hapur Edi Ramës ndërsa shtoi se SPAK nuk e godet dot këtë të fundit sepse është kryeministër në detyrë dhe se s’kanë b*thë ta godasin.

Pjesë nga biseda në studio

Arian Çani: SPAK i ka dalë në luftë të hapur Edi Ramës. Altin Dumani i ra të dyja palëve. Po si bie dot Edi Ramës se është kryeministër, kryeministër në detyrë. S’kanë b*thë të shkojnë tek ai.

Flamur Noka: Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të këtij vendi. Droga është burimi kryesor i buxhetit të shtetit. Këtu drejtësia po të ishte në kushte normale do e kishte shkulur me rrënjë çdo nivel drejtues të institucioneve të këtij shteti. Për sa kohë këtu diskutohet statistika, është problem.