Horoskopi për ditën e sotme, e diel 4 janar 2026

Dashi

Vetëm duke u menduar thellë dhe duke reflektuar me qetësi do mund të gjeni zgjidhje për çdo problem gjatë kësaj dite. Ecni gjithmonë me prioritete të qarta dhe mos u dorëzoni, edhe nëse rruga ju duket e vështirë. Për ju që jeni në një lidhje priten momente paksa konfuze. Mendohuni mirë para se t’i thoni diçka partnerit, sepse ai mund t’i marrë fjalët tuaja për keq dhe të krijohen keqkuptime. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës në kërkim, por sërish nuk do arrini ta gjeni atë që keni ëndërruar. Ende nuk ka ardhur momenti i duhur për të nisur një lidhje. Në punë do ju duket sikur nuk po ecni në drejtimin e duhur, megjithatë shefat do jenë të kënaqur me përkushtimin tuaj dhe do ju përgëzojnë vazhdimisht. Në planin financiar do jeni të detyruar të bëni disa zgjedhje të vështira, por të domosdoshme, të cilat me kalimin e kohës do ua ndryshojnë situatën për mirë.

Demi

Nëse nuk doni ta ndërlikoni jetën me dorën tuaj, mos u nxitoni kur të flisni dhe mos kërkoni gjithmonë t’ua hidhni fajin të tjerëve. Për ju që keni një lidhje, jeta në çift do jetë më e qetë sesa e kishit menduar. Nuk priten debate, por as pasione të zjarrta, ndaj merrini gjërat ashtu siç ju vijnë, pa kërkuar më shumë seç duhet. Ju beqarët do jeni sërish në kërkim, por edhe sot nuk do arrini ta gjeni atë që dëshironi. Yjet ju këshillojnë të mos i humbni shpresat, sepse shumë shpejt jeta juaj do marrë një drejtim tjetër. Në punë do tregoheni ambiciozë dhe këmbëngulës, duke mos u ndalur derisa të arrini rezultatin më të mirë të mundshëm. Mund të ndërroni edhe orientimin profesional për të arritur majat. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes dhe kjo do ju ndihmojë të ruani ekuilibrin.

Binjakët

E gjithë dita do jetë shumë e bukur dhe herë pas here do përjetoni kënaqësi të veçanta. Do tregoheni shumë të përgjegjshëm për çdo hap që do hidhni dhe nuk do veproni pa u menduar. Prezenca e Venusit do iu garantojë ju të dashuruarve një klimë të ngrohtë dhe të mbushur me emocione. Shfrytëzojeni çdo moment pranë partnerit dhe shprehjani hapur ndjenjat tuaja. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një surprizë të madhe që mund të ndodhë rreth orës 3 pasdite. Në punë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, sepse disa persona mund të përpiqen t’iu marrin vendin ose t’iu nxjerrin të padobishëm. Në planin financiar do ishte mirë të bëni pak më shumë ekonomi, në mënyrë që të stabilizoni situatën.

Gaforrja

Qëndroni me këmbë në tokë gjatë kësaj dite dhe mos lejoni askënd të ndërhyjë në jetën tuaj personale. Bëni atë që ndieni, pa frikë dhe pa hezitim. Jeta juaj në çift do jetë mjaft rutinë dhe mund të ndiheni paksa të mërzitur. Nëse doni që entuziazmi të rikthehet, duhet t’i shtoni më shumë imagjinatë dhe freski marrëdhënies. Ju beqarët do keni shumë angazhime dhe nuk do gjeni kohën e duhur për t’iu kushtuar kërkimit të dashurisë. Në punë duhet ta inkurajoni më shumë veten dhe të bëni përpjekjet e nevojshme për të ecur përpara. Nëse iu propozohen misione të reja, mendohuni mirë para se të hidhni hapa. Financat do kenë mbështetjen e yjeve. Nuk priten vështirësi të mëdha, por as përmirësime të menjëhershme.

Luani

Gjatë kësaj dite do jeni paksa impulsivë, por pa u futur në probleme serioze. Ambicia dhe kurajoja që do ju udhëheqin gjatë gjithë kohës do jenë për t’u admiruar. Për ju që jeni në një lidhje, kjo ditë do sjellë momente të bukura dhe me fat. Do keni mundësi të realizoni disa plane të vjetra dhe kjo do ju bëjë të ndiheni edhe më mirë. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje, sot do arrini t’i sqaroni. Ju beqarët do filloni një histori dashurie serioze dhe premtuese. Jeta profesionale do marrë një drejtim shumë interesant. Besimin dhe mbështetjen që ju kanë dhënë shefat do e shpërbleni me arritje konkrete. Në planin financiar duhet më tepër maturi dhe kujdes, në mënyrë që të mos bëni gabime për të cilat do pendoheni.

Virgjëresha

Sot do veproni gjithmonë me gjakftohtësi dhe do mbani kokën lart në çdo situatë. Do jeni të bindur në idetë tuaja dhe gjithçka do ju ecë më së miri. Ju të dashuruarit do keni mbështetjen e Marsit dhe do kaloni momente vërtet të mrekullueshme me partnerin. Ai do përmbushë edhe disa premtime që iu kishte bërë më parë. Ju beqarët kanë shumë gjasa të takoni personin e duhur dhe të filloni një angazhim serioz. Në punë pritet një ditë e veçantë. Dikush do ju vëzhgojë nga larg dhe shumë shpejt do ju bëjë një propozim të jashtëzakonshëm. Lërini mënjanë kapricot dhe pranoni ftesat, sepse do jeni të privilegjuar edhe në vazhdim. Në planin financiar nuk do keni arsye për ankesa. Situata do rezultojë më e mirë nga sa e kishit menduar.

Peshorja

Planetët nuk do ndikojnë aspak negativisht gjatë kësaj dite dhe do ndiheni të lirë, pa komplekse dhe të sigurt në vetvete. Për ju që jeni në një lidhje priten momente vërtet të mrekullueshme. Partneri do ju surprizojë vazhdimisht dhe do ju bëjë të ndiheni të dashur dhe të vlerësuar. Ju beqarët do jeni më entuziastë dhe më në humor se kurrë më parë. Jo vetëm që do takoni një person interesant, por ekziston mundësia reale të nisni edhe një lidhje të re. Në punë duhet të jeni të mbrojtur dhe vigjilentë në çdo moment, sepse zilia e kolegëve mund të shfaqet papritur. Kujdes i veçantë kërkohet nëse mbani poste të lakmuara. Financat do jenë disi problematike, ndaj shmangni shpenzimet e panevojshme.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do ndiheni të gatshëm t’u afroheni më shumë njerëzve që ju rrethojnë, edhe pse disa prej tyre ju kanë zhgënjyer në të kaluarën. Ju të dashuruarit do përballeni me një sjellje të partnerit që do ju duket e shpërqendruar, kapricoze dhe jo gjithmonë koherente. Shpesh do pyesni veten nëse ndjenjat e tij janë të vërteta. Më e mira do ishte të flisni hapur dhe pa frikë për të sqaruar gjithçka. Ju beqarët duhet të tregoheni të matur dhe të mos futeni në aventura kalimtare vetëm për të mbushur boshllëkun. Në punë do arrini të ndryshoni atmosferën dhe do ndiheni më të qetë në vendimet që do merrni. Nuk do keni më frikë të ecni përpara. Financat kërkojnë ende menaxhim të kujdesshëm dhe përpikmëri.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite mund të mos gjykoni gjithmonë drejt dhe rrezikoni të bëni gabime. Shmangni vendimet e nxituara, pavarësisht rrethanave. Për ju që jeni në një lidhje, dita do jetë e trazuar dhe me të papritura jo fort të këndshme. Nëse keni shumë kohë bashkë, marrëdhënia mund të kalojë një moment delikat. Ju beqarët, përkundrazi, do keni një takim mjaft interesant dhe mbresëlënës, të cilin nuk duhet ta humbni për asnjë arsye. Në punë do hezitoni dhe do dyshoni në aftësitë tuaja. Është koha të reflektoni dhe të ndryshoni qëndrim para se të jetë vonë. Financat kërkojnë ende kujdes, sepse situata mund të lëkundet nga çasti në çast.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do keni ide të parezistueshme dhe do rrezatoni pozitivitet. Ata që ju rrethojnë do ndihen me fat që ju kanë pranë. Nëse jeni në një lidhje, si ju ashtu edhe partneri do tregoheni realistë dhe të pjekur. Më shumë sesa një çift pasionant, do jeni një ekip i fortë që mund të përballojë çdo sfidë. Ju beqarët do kërkoni një person serioz për një lidhje të qëndrueshme, duke refuzuar flertet e përkohshme. Në punë do i përmbushni me përpikmëri të gjitha detyrat dhe do ndiheni të qetë. Edhe shefat do ju përgëzojnë për arritjet. Në planin financiar do dini saktësisht çfarë të bëni për të ruajtur stabilitetin.

Ujori

Gjatë kësaj dite do ndiheni të pakënaqur dhe pa humor, gjë që mund t’iu çojë në konflikte me ata që ju rrethojnë. Marrëdhënia në çift do jetë e ndërlikuar dhe debatet do jenë të shpeshta. As ju dhe as partneri nuk do tregoheni të gatshëm për kompromis. Ju beqarët do vazhdoni të qëndroni vetëm, pasi mundësitë për takime do jenë të pakta. Në punë do iu jepen urdhra të qarta që duhet t’i ndiqni me përpikmëri. Mos veproni sipas kokës suaj, sepse rrezikoni probleme më serioze. Financat mund të përballen me surpriza të pakëndshme nëse shpenzoni pa kriter. Maturia duhet të jetë parimi kryesor i ditës.

Peshqit

Mos u verboni nga fjalët e bukura të të tjerëve gjatë kësaj dite, sepse rrezikoni të mashtroheni dhe të lëndoheni. Sido që të vijnë punët, ruani gjakftohtësinë dhe shmangni impulsivitetin. Ju të dashuruarit do vazhdoni të keni disa divergjenca me partnerin, gjë që do ju mbajë të mërzitur gjatë gjithë ditës. Tregohuni më realistë dhe më të kuptueshëm nëse doni qetësi. Ju beqarët duhet ta kërkoni vetë dashurinë dhe të mos prisni që ajo t’iu vijë vetvetiu. Në punë dita do nisë me vështirësi, por nga rivaliteti i madh do sforcoheni dhe do tregoni forcën tuaj. Në planin financiar do keni një problem për të zgjidhur, por me maturi dhe këmbëngulje do ia dilni me sukses.

Kongresmenia republikane kritikon Trump: Operacioni në Venezuelë është për kontrollin e naftës!

Kongresmenia amerikane Marjorie Taylor Greene ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump për operacionin ushtarak në Venezuelë, duke e cilësuar si një lëvizje të qartë për kontrollin mbi furnizimet me naftë të vendit.

“Heqja e Maduro-s është një lëvizje e qartë për kontrollin mbi furnizimet me naftë venezueliane,” ka shkruar ajo në një postim X, duke shtuar se kjo do të shërbejë për “luftën e ardhshme të qartë për ndryshim regjimi në Iran”.

Ajo akuzoi Trump për standarde të dyfishta, duke ngritur pyetjen: “Pse është e drejtë që Amerika të pushtojë, bombardojë dhe arrestojë një lider të huaj, ndërsa Rusia është e keqe nëse pushton Ukrainën dhe Kina është e keqe nëse sulmon Tajvanin? Është mirë vetëm nëse e bëjmë ne?”

Greene shtoi se amerikanët janë të lodhur nga agresioni i pafund ushtarak dhe mbështetja për luftërat e huaja, të cilat sipas saj u kushtojnë taksapaguesve amerikanë. “Shumë në lëvizjen Maga mendonin se kishin votuar për t’i dhënë fund gjithë kësaj. Miq, sa gabim kemi qenë!” përfundoi ajo.

TRAGJEDl/ 11 të υd¤ kur pas përρΙasjes së një autobusi me kamionin

Τë paktën 11 persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një përplasje ballore midis një autobusi dhe një kamioni në Brazil.

Aksidenti ndodhi në një autostradë federale në shtetin më jugor të Rio Grande do Sul rreth orës 11:30 të mëngjesit sipas orës lokale.

Një pjesë e ngarkesës së rërës së kamionit përfundoi brenda autobusit si pasojë e përplasjes, raporton Reuters, duke e bërë të vështirë për ekipet e shpëtimit qasjen në automjet, pasi viktimat ishin mbuluar nga rëra, tha policia.

Qeveri teknike me në krye Lea Ypin? Avokati i Berishës del kundër: Të mos krijohet nga Rama! Opozita të jetë e vendosur, mos bëj “aksidente” si në rastin e Avokatit të Popullit

Teksa në vendin tonë janë përhapur thashetheme se vendi ynë do të shkojë drejt një qeverie teknike dhe në krye të saj do të jetë pedagogia dhe shkrimtarja Lea Ypi, Genc Gjokutaj, avokati i kreut të PD-së Sali Berisha, ka dalë kundër.

Në një postim në Facebook, Gjokutaj shkruan se kjo është një gjetje e kryeministri Edi Rama për të tërhequr vëmendjen.

Avokati më tej shkruan se qeveria teknike nuk duhet të krijohet nga Rama dhe kryeministri duhet të ketë zero ndikim në të.

“Roli i Edi Ramës në krijimin e Qeverisë Teknike duhet të jetë zero përveç pjesëmarrjes në marrëveshjen e palëve për krijimin e saj e jo më të caktojë Zonjën që përflitet në vend të tij!”, thekson Gjokutaj në postimin e tij.

Ndërsa një mesazh avokati i Berishës kishte edhe për opozitën, e cila sipas tij duhet të tregohet e vendosur dhe të mos bëj “aksidente” si në rastin e Avokatit të Popullit.

Postimi i plotë i avokatit Genc Gjokutaj:

Të nderuar Miq!

Legjenda më e re urbane është ajo që do të kemi Qeveri Teknike me Kryeministre Lea Ypin dhe kjo po trumbetohet si një gjetje gjeniale e shokut të ngushtë të Belës zotit Rama!

Të gjithë komentojnë dikush pro dikush kundra por askush nuk i hyn thelbit të këtij karagjozllëku dhe kësaj aventure bajate të gatuar në kuzhinën e Surrelit!

Është e rëndësishme të kuptohet se Qeveria Teknike nuk mund të krijohet nga një KM në prag të procedimit penal dhe janë pikërisht aferat korruptive të tij dhe Qeverisë së tij që e bëjnë të domosdoshme një Qeveri Teknike me një marrëveshje politike por domosdoshmërisht me një garantor nderkombëtar mundësisht amerikan!

Roli i Edi Ramës në krijimin e Qeverisë Teknike duhet të jetë zero përveç pjesëmarrjes në marrëveshjen e palëve për krijimin e saj e jo më të caktojë Zonjën që përflitet në vend të tij!

Gjithsesi në kushtet e një krize institucionale dhe nervore KM Rama mund të tentojë për një gjë të tillë por këtë e pamundëson së pari Opozita dhe mbi të gjitha garantori ndërkombëtar mungesa e të cilit e kthen procesin në farsë!

Opozita duhet të shfaqet e qartë, e vendosur dhe e artikuluar nominalisht nga të gjithë aktorët dhe faktorët e saj me qëllim qe të mos ndodhin “aksidente” si ajo me Avokatin e Popullit!

Rama dhe banda e tij po shembet dhe po shndërrohet në mbetje teknologjike e politikës korruptive e cila nuk mund të riciklohet si lëndë e parë nga aktorë të importuar shqipfolës pavarësisht karrierës domethënëse akademike dhe që nuk kanë jetuar në Shqipëri vitet e fundit!

Sorros është një kapitull i mbyllur në ShBA dhe nuk mund të qeverisë në Shqipëri. Manovrat e KM Rama i cili kur mori porosinë e “hapjes së krahut” për Erion Veliajn nga Sekretari Blinken gjatë vizitës në Tiranë nxorri në lojë Nesti Angonin nuk mund të vazhdojnë më!

Shqiptarët si bij të shekullit të ri nuk do të zhyten prapë në pellgun e mashtrimit që të vajtojnë prapë këngën e trishtimit do të thoshte Migjeni i madh! G

Rritet mosha e daljes në pension, me nisjen e vitit 2026 ndryshojnë edhe vitet e punës

Me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015.

Reforma e ndërmarrë 10 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.

Konkretisht nga 61 vjeç e 10 muaj në 2025 nga ky vit I ri gratë do të dalin në pension pasi të mbushin 62 vjeç, kurse për burrat do të vazhdojë të jetë 65 vjeç. Për të dyja gjinitë rriten edhe vitet e punës për të marrë pension të plotë nga 38 vite e 8 muaj në 39 vite punë.(grafik)

“Aktualisht në Shqipëri janë rreth 750 mijë pensionistë, pjesa dërrmuese janë të pakënaqur me vlerën që marrin në fund të muajit, pasi gati 55% e pensioneve në vend janë të pjesshme, për mungesë të viteve të punës”, shprehet Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.

Me fillimin e vitit 2026 hyn në fuqi dhe vendimi qeverisë për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore. Konkretisht 1,800 lekë në muaj për pensionet urbane me vite të plota pune, 800 lekë/muaj për pensionet urbane të pjesshme dhe 1000 lekë në muaj për pensionet rurale. 700 lekë për pensionet familjare dhe 600 elkë për pensionet e invaliditetit.)

“Por gjithsesi dhënia e bonuseve mujore duke nisur nga janari që vjen nuk rrit bazën e pensionit, pasi indeksimi edhe në tetor të 2026-ës do të bëhet mbi pensionin bazë dhe jo mbi bonusin. Një skemë e tillë sipas qeverisë do të përdoret deri në fund të këtij derisa pensionet të arrijnë në minimal në 200 euro dhe mestar në 400 euro”, shton ekspertja e ekonomisë.

Ndërsa viti 2026 sapo ka nisur ministria e financiar lajmëron se brenda këtij viti pritet reformimi i skemës së pensioneve me synim rritjen e qëndrueshmërisë dhe përfitimit. Autoritete thonë se rezultatet e para do të ndihen gradualisht duke vendosur bazat për një sistem më të drejtë e të sigurt për pensionistët e sotëm dhe të ardhshëm.

MOSHA E DALJES NË PENSION

GRATË BURRAT

2025 61 vjec e 10 muaj 65 vjec burrat

2026 62 vjec gratë 65 vjec burrat

RRITJA QË DO TË PËSOJNË PENSIONET NË VITIN 2026

Urban i plotë 1800 lekë

Urban i pjesshëm 800 lekë

Rural 1000 lekë

Familjare 700 lekë

Invaliditeti 600 lekë

Top Channel

E trishtë: Nuk e përballoi humbjen e fëmijëve dhe i dha fund jetës

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës në Greqinë Perëndimor. Burri drejtoi pushkën e tij të gjuetisë drejt vetes dhe u vetëvra brenda shtëpisë së tij atërore në zonën e Krisovergi, një banesë ku nuk jetonte askush, por që ai e vizitonte shpesh.

Vlerësimi i parë për shkaqet që e çuan burrin fatkeq drejt vetëvrasjes është se ai nuk e përballoi humbjen e dy fëmijëve të tij, të cilët ndërruan jetë brenda një periudhe prej vetëm pak muajsh.

Sipas të njëjtave burime, njëri nga djemtë e tij humbi jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital të Athinës, ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar një operacioni në zemër, ndërsa djali tjetër ndërroi jetë nga sëmundja e rëndë, dy deri në tre muaj më vonë.

Historia e trishtë

Pas aktit të dëshpërimit fshihet një dramë që filloi rreth gjashtë muaj më parë. Sipas burimeve lokale, familja ka pësuar goditje të njëpasnjëshme dhe të ashpra nga fati.

Njëri nga djemtë e burrit 79 vjeçar humbi jetën gjatë një operacioni në zemër në një spital të Athinës, ndërsa vetëm dy deri në tre muaj më vonë, familja u thirr për t’i dhënë lamtumirën djalit të dytë, i cili vdiq nga sëmundje tjetër. Dhimbja e akumuluar duket se ka qenë e padurueshme për babanë, duke e çuar atë të merrte vendimin fatal.

Venezuela nxjerr në rrugë tanket pas sulmit amerikan, reagon sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio

Pas sulmeve të orëve të para të ditës së sotme, Venezuela ka dislokuar ushtrinë e në rrjet, kanë qarkulluar pamje të tankeve nëpër rrugë.

Megjithatë, nuk dihet sesa i organizuar do të jetë reagimi i vendit të mbetur tashmë pa liderin e tij, Nicolas Maduro. Ministri i mbrojtjes, Vladimir Padrino, deklaroi vetëm se forcat e armatosura janë në gjendje gatishmërie të plotë për një “mbrojtje integrale të kombit”.

“Populli venezuelian ka qenë shënjestra e agresionit më kriminal nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë ngjarje, ne tashmë po marrim parasysh të plagosurit dhe të vdekurit“, ishte komenti i tij.

Kryeqyteti Karakas u trondit nga shpërthime të fuqishme, teksa media ndërkombëtare raportuan praninë e avionëve luftarakë që fluturonin ulët. Wall Street Journal foli edhe për helikopterë të ushtrisë. Zyrtarë amerikanë i thanë CBS se ishte presidenti Donald Trump që urdhëroi sulmet ndaj Venezuelës, përfshirë objekte ushtarake. Sipas informacioneve të para, objektivat e goditura dyshohet se kanë qenë baza ushtarake, veçanërisht kazermat më të rëndësishme të vendit, Fort Tiuna, dhe baza ajrore La Carlota. Kreu i shtetit kolumbian Gustavo Petro ishte ndër të parët që shkroi në platformën X: “Po bombardojnë Karakasin. Lajmëroni të gjithë botën, Venezuela është sulmuar. Po bombardojnë me raketa”.

Ndryshe e sheh situatën zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau,i cili tha se Venezuela po përjeton një “agim të ri” pas sulmeve amerikane.

“Tirani u largua. Më në fund, tani ai do të përballet me drejtësinë për krimet e tij”, shkroi Landau në X. Senatori Mike Lee tha se u njoftua nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, se Maduro do të gjykohet në Shtetet e Bashkuara për vepra penale, ndërsa shtoi se Ruboi nuk ka parashikuar sulme të mëtejshme në Venezuelë, tani që Maduro ndodhet në paraburgim amerikan.

Prej javësh tensionet mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe asaj të Venezuelës janë shumë të larta, ndërsa ushtria amerikane ka shënjestruar kohët e fundit mjete lundruese që dyshohet se përdoren nga trafikantë droge.

Të premten, Venezuela deklaroi se ishte e hapur për të negociuar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike. Megjithatë, Maduro u shpreh në një intervistë të regjistruar më herët dhe transmetuar të enjten se SHBA-ja kërkon një ndryshim qeverie në Venezuelë dhe synon qasje te rezervat e saj të mëdha të naftës.

PërIeshje në Prishtinë, DJ i Butrintit g●det Finemin në k●kë me g●të, rasti në duart e policisë

Një incident serioz ka ndodhur në një hotel në periferi të Prishtinës, ku janë përfshirë reperi Finem dhe këngëtari i njohur Butrint Imeri.

Sipas burimeve të afërta me Tetovasot, thonë se incidenti ka ndodhur në momentin kur Butrint Imeri, pas përfundimit të një koncerti, ishte drejtuar drejt hotelit për të bërë check-in.

Në atë kohë, thuhet se Finem kishte qenë i shoqëruar nga një grup prej rreth tetë – dhjetë personash, të cilët kane qenë duke qëndruar në të njejtin hotel.

Situata dyshohet se ka eskaluar shpejt, pasi DJ-i i Butrint Imerit pasi ka vërejtur afrimin e grupit të Finemit me tendenca për ta sulmuar atë pas shpine – ka reaguar duke e goditur Finemin në kokë me një gotë.

Pas këtij veprimi, ka shpërthyer një përleshje fizike, ku janë përfshirë disa persona.
Nuk ka të dhënë nëse grupi ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Burime brenda organeve të drejtësisë bëjnë të ditur se Finemi dhe shoqëruesit e tij tashmë janë vënë në kërkim policor dhe pritet arrestimi i tyre.

Të njëjtat burime konfirmojnë se edhe këngëtari Butrint Imeri, si dhe DJ-i i tij, kanë dhënë deklaratë në polici lidhur me rastin.

Mos e bëni më vonë se iu vjen tersi? Data e saktë kur hiqet pema e Vitit të Ri

Viti i Ri kaloi, festat po mbarojnë, por pema vazhdon të qëndrojë në mes të sallonit? Edhe pse na pëlqen shkëlqimi i saj, ekziston një rregull i pashkruar (dhe disa besime të vjetra) që thonë se mbajtja e pemës përtej një date të caktuar mund të sjellë “energji të ngecur” apo edhe fat të keq.

Kur është momenti “magjik”?
Sipas traditës botërore, por edhe zakoneve tona, data e fundit kur pema duhet të jetë ende në këmbë është 6 Janari. Kjo njihet si Nata e 12-të pas Krishtlindjes.

Pse 6 Janari? Besohet se pas kësaj date, “shpirti i festave” largohet dhe pema kthehet thjesht në një objekt që mbledh pluhur dhe pengon qarkullimin e energjisë së re në shtëpi. Në shumë kultura, lënia e pemës pas kësaj date konsiderohet si ftesë për melankoli dhe vonesa në planet tuaja për vitin e ri.

3 Arsye pse duhet ta hiqni sa më parë:
Energjia e Re (Feng Shui): Viti 2026 kërkon hapësirë. Duke hequr pemën dhe dekorimet, ju lironi vend për mundësi të reja dhe ajrosni ambientin ku jetoni.

Rregulli i Pastërtisë: Pema (sidomos ato natyralet) pas dy javësh fillon të thajë gjilpërat ose të grumbullojë shumë pluhur, gjë që sipas ekspertëve ndikon negativisht në mirëqenien tuaj psikologjike.

Mbyllja e Ciklit: Mbajtja e dekorimeve deri në fund të janarit ju bën të ndiheni sikur jeni ende “ngujuar” në të kaluarën, duke ju penguar të nisni me vrull qëllimet e vitit të ri.

Po nëse nuk e heq dot më 6 Janar?
Nëse nuk ia dilni dot këtë fundjavë, mundohuni që të mos e kaloni datën 13 Janar (Viti i Ri i Vjetër sipas kalendarit Julian). Pas kësaj date, nuk ka më asnjë justifikim!

Një këshillë e vogël: Kur të paketoni zbukurimet, bëjeni me dashuri dhe falënderim për gëzimin që ju dhanë. Kjo thuhet se siguron që viti tjetër t’ju gjejë sërish me harmoni dhe bollëk.

“Fat të mbarë dhe shpejtësi nga Zoti…”/ Si u kap Maduro sipas Shefit të Shtabit të Ushtrisë së SHBA: 150 avionë dhe…

Gjenerali Dan Caine, Kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-ve, në konferencën e sotme për shtyp, ka dhënë detaje mbi operacionin e madh ushtarak që çoi në kapjen e Nicolás Maduro-s.

Ai e përshkroi ndërhyrjen si një operacion “diskret, i saktë dhe i zhvilluar gjatë orëve më të errëta të 2 janarit”, duke theksuar se ishte rezultat i muajve të tërë planifikimi dhe stërvitjes, një operacion që, sipas tij, vetëm ushtria amerikane mund ta kryente.

Caine shpjegoi se puna e disa agjencive kishte nisur prej muajsh, duke u mbështetur në dekada përvoje në integrimin e operacioneve komplekse ajrore, tokësore, detare dhe hapësinore.

“Ky mision kërkoi çdo komponent të forcës sonë të përbashkët, ushtarë, marinarë, pilotë, marinsa dhe gardianë, duke punuar në unison me komunitetin e inteligjencës dhe partnerët e rendit, në një operacion të paprecedentë,” tha ai.

Sipas gjeneralit, operacioni ishte aq i saktë sa përfshiu mbi 150 avionë të nisur në koordinim të ngushtë nga baza të ndryshme në Hemisferën Perëndimore, të cilët u bashkuan në kohën dhe vendin e duhur për të futur forcat speciale në qendër të Karakasit, duke ruajtur elementin e befasisë taktike.

“Dështimi i vetëm një komponenti do të rrezikonte gjithë misionin, dhe dështimi nuk është kurrë një opsion për forcat e përbashkëta amerikane,” shtoi ai, duke nënvizuar se pilotët mbi Karakas ishin të gatshëm të jepnin jetën për ata në tokë dhe në helikopterë.

Gjenerali Caine tregoi se puna e inteligjencës për të lokalizuar Maduron kishte zgjatur me muaj, duke analizuar çdo lëvizje të tij, ku jetonte, ku udhëtonte, çfarë hante, çfarë vishte, madje edhe kafshët shtëpiake.

Në fillim të dhjetorit, forcat ishin gati, në pritje të kushteve të përshtatshme.

“Thelbësore ishte zgjedhja e ditës së duhur për të minimizuar rrezikun për civilët, për të maksimizuar elementin e befasisë dhe për të sjellë të akuzuarit para drejtësisë,” tha ai, duke kujtuar se moti në Venezuelë është gjithmonë faktor në këtë periudhë të vitit.

Ai shtoi se gjatë javëve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, burrat dhe gratë e ushtrisë amerikane qëndruan gati, duke pritur me durim urdhrin e presidentit.

“Mbrëmë, moti u hap aq sa duhej, duke krijuar një korridor që vetëm pilotët më të aftë në botë mund ta navigonin, përmes oqeanit, maleve dhe reve të ulëta,” tha Caine.

Gjenerali konfirmoi se në orën 22:46 (sipas orës lokale), presidenti dha urdhrin për të nisur operacionin, duke u thënë trupave: “Fat të mbarë dhe shpejtësi nga Zoti.”

Këto fjalë u transmetuan në gjithë forcat e përbashkëta. Gjatë natës, avionë u ngritën nga 20 baza të ndryshme në tokë dhe në det në të gjithë Hemisferën Perëndimore.

Në total, mbi 150 avionë, përfshirë bombardues, avionë luftarakë, platforma inteligjence, survejimi dhe zbulimi, si dhe helikopterë, ishin në ajër gjatë operacionit.