E fundit!Ndodh e keqja në familjen e Gramoz Ruçit ditën e Vitit të Ri

Personi në foto është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

27-vjeçari ishte djali i shefit të policisë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.

Aksidenti që ktheu festën në tragjedi, ndodhi nga përplasja e dy mjeteve.

Mjeti tip Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz me  ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Top Channel

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Bypass.

Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volkswagen me targa AB797VP ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz me targa AB552LV ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Aksidenti ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të këtij janari.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Zbulohen dokumentat/ Ish-drejtori i ARRSH dhe KESH, miliona euro pasuri të fshehura në Greqi në emër të vëllait

Avokati Arben Llangozi, në një postim në Facebook, deklaron se ish-drejtori i ARRSH dhe KESH, Ergys Verdho, ka fshehur miliona pasuri në Greqi në emër të vëllait, Andrea Verdho.

Avokati i bën thirrje ILDKPKI-së dhe SPAK-ut që të verifikojnë deklarimet e pasurisë të Ergys Verdhos, burimin e fondeve dhe çdo element që mund të përbëjë shkelje të interesit publik.

Shënimi i avokatit Arben Llangozi:

Një tjetër rastësi me miliona euro të dyshuara se janë përfituara nga korrupsioni/Këtë herë ka ngrënë dardha drejtori i Rilindjes Ergys Verdho.

Në Shqipëri, drejtuesit e institucioneve publike rrallëherë zgjidhen për profesionalizëm apo integritet. Më shpesh, emërimet duken si produkt i besnikërisë politike dhe i një rrotacioni të vazhdueshëm ku të njëjtët emra shfaqen herë në një institucion, herë në një tjetër. Sot energjia, nesër infrastruktura, pasnesër transport ndërsa përgjegjësia mbetet gjithmonë pa adresë.

Në këtë realitet, Ergys Verdho, ish  drejtor i ARRSH,  përmendet si një rast që ngre pikëpyetje serioze mbi kontrollin e pasurisë dhe transparencën e zyrtarëve të lartë publikë. Sipas dokumenteve dhe të dhënave që janë siguruar në shtetin grek, ekzistojnë dyshime për lidhje pronësore me pasuri të paluajtshme me vlerë miliona euro.

Nga dokumentacioni rezulton se këto pasuri fillimisht kanë qenë të regjistruara në emër të vëllait të tij, Andrea Verdho, ndërsa më pas ka pasur transferim të tyre, duke ngritur dyshime mbi pronësinë reale përfundimtare dhe mbi mënyrën e justifikimit të burimit financiar. Skema e përdorimit të familjarëve si pronarë formalë është një praktikë e njohur në rastet kur synohet shmangia e deklarimit real të pasurisë.

Nëse këto të dhëna konfirmohen, atëherë kemi të bëjmë me një çështje që kërkon hetim institucional të menjëhershëm, a janë deklaruar këto pasuri sipas ligjit? A përputhen të ardhurat e ligjshme me vlerën e pronave? A ka pasur konflikt interesi apo fshehje pasurie? Pyetje legjitime, të cilat deri më sot mbeten pa përgjigje.

Po publikojmë dokumentacionin përkatës të pasurive me vlerë miliona euro dhe i bëjmë thirrje ILDKPKI-së dhe SPAK-ut të verifikojnë deklarimet e pasurisë, burimin e fondeve dhe çdo element që mund të përbëjë shkelje të interesit publik. Sepse në një shtet normal, drejtori nuk duhet të jetë më i pasur se institucioni që drejton.

VIDEO-PREKËSE/ Mehdi Malkaj flet për FITOREN më të madhe: Im biri ka lënë drogën, viti më i bukur i jetës sime…

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka ndarë një nga rrëfimet më të ndjera të jetës së tij, duke e cilësuar këtë vit si më të bukurin që ka përjetuar ndonjëherë.

Arsyeja nuk lidhet me sukseset profesionale apo vlerësimet artistike, por me një fitore shumë më të thellë personale: djali i tij ka hequr dorë nga droga pas shumë vitesh beteje.

Në një dëshmi të sinqertë, Malkaj shprehet se kjo ka qenë sprova më e vështirë e jetës së tij si prind.

Vitet e mbushura me ankth, dhimbje dhe frikë kanë lënë gjurmë të thella, por sot ato janë zëvendësuar nga shpresa dhe lehtësimi që sjell një fillim i ri.

Aktori thekson se varësia është një plagë që prek jo vetëm individin, por gjithë familjen, duke e kthyer çdo ditë në një përballje të heshtur.

Megjithatë, ai beson se asgjë nuk është e humbur, edhe pas shumë vitesh errësirë, nëse ekziston vullneti për ndryshim dhe mbështetja e duhur.

“Ky është viti më i bukur i jetës sime”, shprehet Malkaj, duke nënvizuar se rikthimi i djalit në një rrugë të shëndetshme është dhurata më e madhe që mund të merrte ndonjëherë.

Rrëfimi i tij në emisionin “”Now” të  Erla Mëhillit në Euronews, erdhi natën e ndërrimit të viteve si një mesazh shprese dhe force për prindërit dhe familjet që përballen me të njëjtin realitet, duke treguar se beteja me varësinë është e vështirë, por jo e pamundur. 

Shpallet në kërkim pronari i Megatek

Pronari i Megatek, Dionis Teqja, prej më shumë se tre javësh kërkohet nga drejtësia shqiptare përkatësisht Gjykata e Tiranës. Shkak është mosgjetja e tij për të firmosur fletëthirrjen ndaj tij.

Një proces civil mes aksionerëve të një prej kompanive ku Teqja është aksioner, ka bërë që ai të njoftohet me një shpallje publike.

Sipas argumentimit të gjykatës, siguruar nga Weblajm, mosparaqitja e tij në seancë dhe pamundësia e njoftimit me postë e kanë detyruar gjykatën të bëjë shpallje publike. Teqja është paditur nga një prej ortakëve të tij në kompaninë postare TNT Express Albania” sh.p.k.

Sipas të dhënave zyrtare, çështja civile mban numrin 1234 dhe daton më 10 dhjetor 2025. Paditës është Thanas Hyseni, ndërsa të paditur rezultojnë Ferdinand Haxhiaj, Dionis Teqja, shoqëria “RADMAIL” sh.p.k. dhe “T.N.T Express Albania” sh.p.k. Palë e tretë në proces është përfshirë edhe Qendra Kombëtare e Biznesit. Objekti i padisë lidhet me pavlefshmërinë e një vendimi të asamblesë dhe kërkesën për sigurim padie.

Aksioneri paditës, i cili zotëron një pjesë minoritare të kompanisë postare, pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me statutin e shoqërisë dhe ka kërkuar ndërhyrjen e gjykatës për pezullimin e efekteve të vendimeve të marra, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.

Dionis Teqja

Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për datën 13 shkurt 2026, në orën 13.00, ku pritet që Dionis Teqja të paraqitet ose të përfaqësohet ligjërisht. Në të kundërt, procesi do të vijojë edhe në mungesë të tij, pasi njoftimi konsiderohet i vlefshëm sipas ligjit.

Neni 133 i Kodit të Procedurës Civile parashikon qartë se, kur vendbanimi ose vendqëndrimi i një personi nuk dihet dhe njoftimi nuk mund të kryhet me mënyrat e zakonshme, gjykata ka të drejtë të përdorë shpalljen publike.

Pas afishimit për një periudhë jo më pak se 20 ditë, pala konsiderohet e njoftuar ligjërisht, pavarësisht nëse paraqitet apo jo./ Weblajm

2026 nis me stuhi dimërore në Shqipëri, meterologia: Dëborë dhe …

Pas një dhjetori të pazakontë, thuajse pa reshje dhe me mungesë dëbore edhe në zonat e thella malore, janari pritet që të vijë krejt ndryshe.

Sinoptikania Lajda Porja, tha se ditët në vijim do të shoqërohen fillimisht nga temperatura shumë të ulëta dhe mot i kthjellët, si pasojë e një mase ajrore të ftohtë që vjen nga Poli i Veriut.

Megjithatë, ky episod i acartë nuk do të zgjasë shumë, pasi në fillim të janarit pritet një ndryshim i menjëhershëm i kushteve atmosferike, me rikthim të reshjeve, dëborë në zonat malore dhe më pas shira të dendur e erë të fortë në pjesën më të madhe të vendit.

“Nuk ka reshje dëbore edhe zonat e thella kanë pasur shumë pak në një episod të shkuar, duke qenë se dhjetori ishte një muaj shumë i thatë, pa reshje. Kemi pasur dy episode me reshje të papërfillshme, ose shumë të pakta.

Parashikohet që sot edhe nesër moti të jetë i kthjellët pa reshje dhe shumë i ftohtë. Është masë që vjen nga Poli i Veriut dhe po përpiqet që të depërtojë dhe të qëndrojë në Ballkan, është futur tashmë.

Nuk do të qëndrojë shumë gjatë, por do të kthehet shumë shpejt. Me pak fjalë sot edhe nesër do të kemi temperatura shumë të ulëta në të gjithë territorin. Ka edhe një shtim të lagështirës. Tirana i është afruar sot temperaturave 0 gradë, sonte gjatë natës temperaturat do shkojnë -8 dhe -9 në zonat malore, në Korçë temperaturat do shkojnë në -6.

Më pas kemi një ndryshim total në datën 2 janar, futet një sistem që sjell reshje të pakta, kryesisht dëborë dhe reshje akoma më të forta në datat 4 dhe 5. Në datën 2 rikthehet dëbora në të gjithë zonën malore, do të afrohet dëbora në qarkun e Shkodrës, në Krujë dhe në Elbasan. Zbret dëbora deri në zonat e ulëta, por duke qenë se reshjet janë në sasi të ulëta. Më pas në datat 4 dhe 5 do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, do të jenë kryesisht reshje shiu pasi rriten temperaturat. Dita e diel dhe e hënë do të ketë erë shumë të fortë, Ultësira Perëndimore do të ketë edhe rrebeshe shiu”, tha meteorologia.

Në 2026 hiqen tarifat roaming/ Shqiptarët të përdorin telefonin në BE pa kosto shtesë

Shqipëria po bëhet gati për heqjen e tarifave Roaming me vendet e Bashkimit Europian.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, të cilat synojnë të përafrojnë legjislacioni shqiptar me atë europian sa i përket zbatimit të regjimit “Roaming Like At Home”.

Objektivi është që brenda vitit 2026, qytetarët shqiptare të mund të përdorin telefonin pa kosto shtesë për minuta, mesazhet apo internet në vendet e Bashkimit Europian, njëjtë si në Shqipëri. E njëjta gjë do të vlejë dhe për qytetaret europiane që do vizitojnë vendin tonë.

Ligji parashikon gjithashtu uljen e kostove teknike mes operatorëve, për të garantuar që përfitimi të shkojë realisht te përdoruesit, ndërsa risi është vendosja e gjobave për operatorët telefonikë që nuk do zbatojnë rregullat e reja të Roaming.

Kjo iniciative, e cila konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt integrimit në tregun unik digjital të BE-së, pritet të sjellë përfitime për lëvizjen e lire të qytetarëve dhe të përmisojnë klimen e biznesit.

Më herët, dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, I ka cilësuar heqjen e tarifave roaming për telefoninë celulare, si një hap domethënës në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

SH0K0N avokati: Rama merr leksione nga Erdogan! Në 2026 do të bëhet …

Avokati Gylsen Zhllima ishte i ftuar sot në emisionin “Braking” në Top News, ku bëri një deklaratë të fortë në lidhje me kryeministrin Edi rama.

Zhllima u ndal tek një avion turk që ka ardhur në Shqipëri dhe që do paguhet nga Shqiptarët.

Sipas avokatit, ky avion mund të shërbejë për arratisjen e kryeministrit në rast se do i duhet të përballet me drejtësinë. Avokati shkoi dhe më tej teksa e cilësoi presidentin turk Erdogan si “mentorin” e Ramës.

“Mos harrojmë se në Shqipëri ka ardhur një avion turk dhe ne do ta paguajmë këtë avion. që shtrohet është nëse ky avion do jetë për qytetarët apo për Edi Ramën? Unë thjesht do uroja që Rama të mos arratiset sepse arratisja nuk është gjë e mirë. Por masat merren dhe unë uroj që masat të jenë në favor të interesit të shtetit.

Rama mund të arratiset me dhuratën e mentorit të tij ndërkombëtar. Pavarësisht që nuk e shfaq, jam i bindur që Erdogan është personi që i ka dhënë disa mendime apo këshilla dhe Rama po i vë në zbatim ato tani. Politika e Turqisë me atë shqiptare kanë funksionuar pothuajse njësoj. Në 2026, Rama do pretendojë të bëhet President, me kompetencat e kryeministrit dhe një kryeministër ta kemi një kukull siç kemi sot presidentin.”- tha avokati.

Merrni masat/ 2026 nis me stuhi dimërore, paralajmëron meteorlogia: Ngricat dhe dëbora pushtojnë gjithë Shqipërinë

Pas një dhjetori të pazakontë, thuajse pa reshje dhe me mungesë dëbore edhe në zonat e thella malore, janari pritet që të vijë krejt ndryshe. Sinoptikania Lajda Porja, tha se ditët në vijim do të shoqërohen fillimisht nga temperatura shumë të ulëta dhe mot i kthjellët, si pasojë e një mase ajrore të ftohtë që vjen nga Poli i Veriut.

Megjithatë, ky episod i acartë nuk do të zgjasë shumë, pasi në fillim të janarit pritet një ndryshim i menjëhershëm i kushteve atmosferike, me rikthim të reshjeve, dëborë në zonat malore dhe më pas shira të dendur e erë të fortë në pjesën më të madhe të vendit.

“Nuk ka reshje dëbore edhe zonat e thella kanë pasur shumë pak në një episod të shkuar, duke qenë se dhjetori ishte një muaj shumë i thatë, pa reshje. Kemi pasur dy episode me reshje të papërfillshme, ose shumë të pakta.

Parashikohet që sot edhe nesër moti të jetë i kthjellët pa reshje dhe shumë i ftohtë. Është masë që vjen nga Poli i Veriut dhe po përpiqet që të depërtojë dhe të qëndrojë në Ballkan, është futur tashmë.

Nuk do të qëndrojë shumë gjatë, por do të kthehet shumë shpejt. Me pak fjalë sot edhe nesër do të kemi temperatura shumë të ulëta në të gjithë territorin. Ka edhe një shtim të lagështirës. Tirana i është afruar sot temperaturave 0 gradë, sonte gjatë natës temperaturat do shkojnë -8 dhe -9 në zonat malore, në Korçë temperaturat do shkojnë në -6.

Më pas kemi një ndryshim total në datën 2 janar, futet një sistem që sjell reshje të pakta, kryesisht dëborë dhe reshje akoma më të forta në datat 4 dhe 5. Në datën 2 rikthehet dëbora në të gjithë zonën malore, do të afrohet dëbora në qarkun e Shkodrës, në Krujë dhe në Elbasan.

Zbret dëbora deri në zonat e ulëta, por duke qenë se reshjet janë në sasi të ulëta. Më pas në datat 4 dhe 5 do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, do të jenë kryesisht reshje shiu pasi rriten temperaturat. Dita e diel dhe e hënë do të ketë erë shumë të fortë, Ultësira Perëndimore do të ketë edhe rrebeshe shiu”, tha meteorologia.

‘Hetimi i Ramës nga SPAK, i pashmangshëm’/ Gazetari: 2026-a, fillimi i një fundi që shumë shqiptarë e presin

Në një analizë politike të vitit që po mbyllet, gazetari Genc Burimi theksoi se viti 2025 është përshkruar si faza finale e kalbëzimit për qeverinë Rama, duke argumentuar se një hetim personal nga SPAK ndaj kryeministrit është tashmë i pashmangshëm.

Burimi u shpreh se kjo analizë vjen në kontrast të thellë me atë që cilësohet si një “vit fantastik” për Kosovën, e cila ka shënuar suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Në krahun tjetër, situata në Shqipëri paraqitet tërësisht ndryshe.

Viti aktual shihet si “stadi i fundit” i një procesi degradimi për mazhorancën aktuale, duke parashikuar se viti 2026 do të shënojë fundin e kësaj qeverisjeje dhe, bashkë me të, edhe fundin e një epoke të korrupsionit madhor shtetëror.

Në përfundim, Burimi i bëri thirrje SPAK të mos bëjë “llogaritje politike” mbi pasojat e një hetimi ndaj kryeministrit në detyrë, duke theksuar se detyra e institucionit është të ndjekë provat deri në fund, ndërsa fati politik i vendit mbetet në dorën e qytetarëve përmes votës.

Intervista:

Burimi: Në aspektin pozitiv, unë do, për këtë vit do veçoja Kosovën. Kosova që e mbyll këtë vit në mënyrë fantastike sepse e mbyll këtë vit me një, me një mazhorancë stabël dhe e mbyll këtë vit Kosova të pajtuar me komponentët, aleatët strategjikë ndërkombëtarë, edhe me SHBA-të dhe me Evropën. SHBA-të që tashmë e kanë futur, kjo administratë Trump e ka futur Kosovën në dokumentin e tij themeltar të sigurisë. Pra, jemi gati në atë moment që Kosova është, mund të hyjë në NATO, që ishte e paimagjinueshme para disa kohësh, nëse kujtohet presioni i madh që bënte jo vetëm Evropa dhe SHBA-të e Biden-it mbi Kosovën, por edhe vetë vëllau, me thonjëza e them, vëllau shqiptar i Kosovës, Edi Rama. Pra, sa larg jemi kësaj, kush e mendonte këtë lloj skenari këtë fundviti për Kosovën? Ëhë. Pra, një Albin Kurti dhe një Kosovë e mirëpritur nga SHBA-të dhe nga Bashkimi Europian që hoqi të gjithë masat e sigurisë. Plus që e filloi vitin Kosova me me heqjen e heqjen e vizave. Pra është një lirërim i madh për për shqiptarët, kjo që po ndodh në Kosovë. Shqipëria po ashtu, viti që po lëmë pas, qe viti i fazës së fundit e kalbëzimit të kësaj mazhorance dhe të qeverive të Edi Ramës. Pra, është stadi i fundit dhe 2026-a është fillimi i një fundi që shumë shqiptarë e presin, fundin e korrupsionit madhor, shtetëror, që mund të arrihet vetëm me fundin e qeverisjes së Edi Ramës. Dhe në këtë rrugë kemi hyrë, e shoh sot, e paimagjinueshme që SPAK-u me këtë mori, me këto mijëra faqe dokumenta, me gjithë këto prova që ky SPAK ka në dorën e tij, mos të editohet hetimi personal mbi kryeministrin. E shoh të pamundur, të pamundur.

Parruca: Po shkohet drejt asaj.

Burimi: Po në qoftë se këta marrin urdhër nga jashtë që mos shkohet deri aty, por sot domethënë me ato, tashmë ky SPAK kishte boll element, po të marrim dy dosjet madhore para Veliajt dhe Ballukut, që qenë dosja e McGonigal-it që ka filluar që në 2021-shin dhe dosja e inceneratorëve. Tashmë në këto dy dosje ishte element të bollshëm, të mjaftueshëm që Edi Rama të thërritej nga SPAK-u. Plus, dy aleatët e tij më të ngushtë, pra Veliaj dhe Balluku, ëh, ky SPAK ka çfarë i duhet për t’i shkuar deri në fund situatës. Shpresoj thjesht që SPAK mos të bëjë llogaritje politike që po u rrëzua kryeministri Edi Rama, ç’do të ndodhë pastaj me qeverisjen në Shqipërisë. Kjo nuk është punë e SPAK-ut. Këtë punë e kanë në dorë shqiptarët me votën e tyre. Po shpresoj që pikërisht që kjo mos të luajë, SPAK-u t’i shkojë deri në fund kësaj trajektoreje në të cilën ai ka hyrë.

Nga ana tjetër kryeministri Rama mbajti një fjalë që duket se i hodhi poshtë, ai mori pozicionin e tij, tha këto nuk janë prova, këto janë biseda, çfarë janë këto dosje me 16.000 faqe. Unë nuk e kam kuptuar akoma, tha ai, se çfarë ka bërë Veliaj. Domethënë Rama ishte ende në fillim të vitit me me leximin e dosjeve dhe nuk e kishte kuptuar dhe nuk pranon asgjë nga këto.

Parruca: Çfarë qëndrimi është ky?

Burimi: Po po, është qëndrimi i një diktatori. Një diktatori që i supozon mjetet e drejtësisë të duhura kur këto mjete bien mbi kundërshtarët politikë, siç ishte rasti i zotit Berisha, dhe në konferencë shtypi dje Ramës ju kujtua fare mirë që kur qe fjala për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Tarifat roaming, në 2026 shqiptarët do të përdorin telefonin në BE pa kosto shtesë

Shqipëria po bëhet gati për heqjen e tarifave Roaming me vendet e Bashkimit Europian.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, të cilat synojnë të përafrojnë legjislacioni shqiptar me atë europian sa i përket zbatimit të regjimit “Roaming Like At Home”.

Objektivi është që brenda vitit 2026, qytetarët shqiptare të mund të përdorin telefonin pa kosto shtesë për minuta, mesazhet apo internet në vendet e Bashkimit Europian, njëjtë si në Shqipëri. E njëjta gjë do të vlejë dhe për qytetaret europiane që do vizitojnë vendin tonë.

Ligji parashikon gjithashtu uljen e kostove teknike mes operatorëve, për të garantuar që përfitimi të shkojë realisht te përdoruesit, ndërsa risi është vendosja e gjobave për operatorët telefonikë që nuk do zbatojnë rregullat e reja të Roaming.

Kjo iniciative, e cila konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt integrimit në tregun unik digjital të BE-së, pritet të sjellë përfitime për lëvizjen e lire të qytetarëve dhe të përmisojnë klimen e biznesit.

Më herët, dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, I ka cilësuar heqjen e tarifave roaming për telefoninë celulare, si një hap domethënës në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian