E RËNDË në Greqi, humb JETËN 45-vjeçari shqiptar!

Një punëtor në Greqi vdiq tragjikisht mëngjesin e të shtunës pasi u rrëzua nga ndërsa ku punonte në një shtëpi.

Siç raportohet nga faqja media lokale stonisi.gr, shtetasi 45-vjeçar shqiptar, i cili kishte jetuar në Lesvos për një kohë të gjatë dhe ishte veçanërisht i dashur, po bënte disa punime në çatinë e një shtëpie në zonën e aeroportit kur ra, në rrethana ende të papërcaktuara, nga një lartësi e madhe në tokë.

I ndjeri si punë të përditshme kishte punën në një restorant, ndërsa shumë herë punonte edhe një punë të dytë, si ajo gjatë të cilës humbi edhe jetën. për të plotësuar të ardhurat e tij.

Qendra e Punës e Mytilenës lëshoi ??një deklaratë duke dënuar aksidentin dhe duke bërë thirrje për një tubim proteste sot, të dielën, në orën 12:00 në Sheshin Sappho.

Në deklaratën e saj, Qendra e Punës thekson se “pagat e ulëta, saktësia në orar dhe kostoja e lartë e jetesës detyrojnë mijëra punëtorë të punojnë në punë të dyta dhe të treta”.

Për më tepër, ajo thekson se “vdekja tragjike nxjerr në pah mungesën e masave të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës”, duke ia atribuuar përgjegjësinë politikave të “kësaj qeverie dhe atyre të mëparshme

‘GJOBË’ 500 MIJË restorantit “Perla e Detit”/ Zbulohet i “FORTI” që u arrestua, ishte personi i FUNDIT që pa Ervis Martinajn!

Një nga personat e arrestuar lidhur me shpërthimin e tritolit në Kamëz është ish-oficeri i operacioneve, Jeton Jami.

Ai ishte më parë i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se kishte shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.

Hetimi bëjnë me dije se grupi i goditur, i cili dyshohet se vendosi lëndën shpërthyese në restorantin “Perla e Detit” në Kamëz një ditë më parë, ka qenë i përfshirë më parë në raste gjobëvënieje.

Gjithashtu, dy kunetërit ndaj të cilëve u vendos tritoli dyshohet se mund të kenë qenë pjesë e këtij grupi kriminal.

Burimet shtojnë se mund të ketë pasur përplasje mes anëtarëve të grupit, dhe shpërthimi në biznesin e tyre mund të ketë qenë një formë gjobëvënieje, me vlerë rreth 500 mijë euro.

Në kuadër të operacionit të koduar “Motivi” përvec Jeton Lamit u arrestuan edhe Florin Domi dhe Flogert Mezhika.

Policia sqaron se nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

‘GJOBË’ 500 MIJË restorantit “Perla e Detit”/ Kush është ERVIS LAMI tmerri i bizneseve dhe LISTA e krimeve për të cilat dyshohet!

Grupi i tij kriminal dyshohet se organizoi vrasjen me eksploziv të Isuf Jacaj në Sarandë, shkruan vna.

Isuf Jacaj është babai i Klaus Jacaj, që ndihmoi Ramazan Alias Canaj të arratisej pasi plagosi në Sarandë në korrik të këtij viti, Ernest Lamën dhe Gëzim Hoxhajn, miq të ngushtë të Ervis Lamit.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

Zelensky në Athinë: Do importojmë gaz nga Greqia

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka zhvilluar sot një vizitë në Greqi, ku ka nënshkruar edhe një marrëveshje për importimin e gazit nga ky vend, gjatë dimrit të vështirë për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastukturës energjitike ukrainase.

Zelensky vuri në dukje se ky dimër, i ekspozuar ndaj dronëve dhe raketave nga Rusia, do të jetë një sfidë e madhe për vendin, por marrëdhëniet me Greqinë kanë dhënë rezultate pozitive nga bisedimet.

“Gjatë takimit tonë me Presidentin e Greqisë Konstantinos Tasoulas, diskutuam bashkëpunimin në energji, përkatësisht marrëveshjen midis Ukrainës dhe Greqisë për gazin, e cila do të na ndihmojë të kalojmë dimrin. Gjithashtu biseduam veçmas për partneritetin në projekte të përbashkëta, punën diplomatike, nevojën për të forcuar sanksionet kundër Rusisë dhe përdorimin e aseteve të ngrira ruse, përfshirjen e biznesit grek në rindërtimin e Ukrainës dhe përpjekjet e përbashkëta për të kthyer fëmijët ukrainas të rrëmbyer nga Rusia”, theksoi udhëheqësi ukrainas.

Sipas marrëveshjes, është planifikuar që furnizimet me gaz nga Greqia të fillojnë në janar, dhe paralelisht po shqyrtohet nisja e korridorit energjetik Aleksandropolis-Odessa, i cili synon të zgjerojë dhe stabilizojë rrugët e importit të gazit për Ukrainën.

Pas vizitës zyrtare të Zelensky-t, Athina konfirmoi marrëveshjet mbi bashkëpunimin në energji, hapat diplomatikë dhe presionin e sanksioneve ndaj Rusisë. Po diskutohen gjithashtu mundësitë e pjesëmarrjes së biznesit grek në rindërtimin e vendit dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia.

Në kontekstin e kërcënimeve nga Rusia, Ukraina po shqyrton përdorimin e aseteve të ngrira ruse si një mjet për të financuar restaurimin e infrastrukturës energjetike dhe për të forcuar sigurinë energjetike për sezonin e ardhshëm.

U kapën me armë, gjobiten me 400 mijë euro Karim Adeyemi dhe Loredana

Sulmuesi i Borussia Dortmund Karim Adeyemi është gjobitur me 450 mijë euro, pas zbulimit të armëve të ndaluara në pronësinë e tij dhe të partneres së tij Loredana Zefi.

Sipas Bild, ngjarja i përket rreth një viti më parë, kur policia gjeti “dy objekte të klasifikuara si armë të ndaluara” në sendet e çiftit, duke çuar në ngritjen e procedurave penale. Gjykata gjermane vendosi një gjobë të rëndë ndaj Adeyemit, e cila do të shlyhet në 60 këste prej 7.500 eurosh.

Adeyemi nuk ka komentuar publikisht, ndërsa përmes menaxherit Jorge Mendes është dhënë sqarimi se armët nuk janë blerë prej tyre, por kanë qenë pjesë e një “mystery box” të porositur përmes TikTok, një pretendim që ligjërisht nuk ndryshon përgjegjësinë për posedim.

Borussia reagoi menjëherë me një deklaratë zyrtare duke theksuar se është në komunikim të vazhdueshëm me lojtarin dhe autoritetet, por nuk ka konfirmuar nëse priten masa të brendshme disiplinore.

Federata gjermane e futbollit DFB mund të shqyrtojë çështjen, nuk pritet një dënim i rëndë, pasi rasti lidhet me posedim dhe jo përdorim të armëve.

Dramatike / Hungaria eleminohet nga një gol në sekondat e fundit, Irlanda në “play-off”

Hungaria ka marrë një disfatë vetëm në fundin e takimit kundër Irlandës, e cila në mënyrë spektakolare përmbysi skuadrën e Marco Rossit 2-3.

Me këtë fitore, Irlanda ka siguruar pjesëmarrjen në fazën play off të Botërorit 2026, ndërsa Hungaria e mbyll këtu ëndrrën për në Kupën e Botës.

Kjo fitore e Irlandës shërben edhe si një asist për Shqipërinë, pasi me këtë rezultat, kuqezinjtë janë një hap larg vazos së dytë.

Të vetmet gjëra që i duhen Shqipërisë tashmë është që Islanda të mos humbasë kundër Ukrainës dhe martën, Maqedonia e Veriut të mos fitojë kundër Uellsit.

Motrat Vjollca ‘vjedhin’ vëmendjen në Arenën Kombëtare (Foto)

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale sot me një postim të ri, ku shfaqet duke mbajtur dorën e motrës së saj, Luanës.

Të dyja të veshura në ngjyrat kuqezi, motrat Vjollca kanë dhënë një mesazh të qartë mbështetës për Kombëtaren shqiptare.

Fotoja u publikua vetëm pak minuta para ndeshjes së madhe Shqipëri–Angli, që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Air Albania”.

Marina, e njohur për përkushtimin e saj në mbështetje të Kombëtares në përballjet e rëndësishme, këtë herë ka zgjedhur një imazh simbolik, të shoqëruar me emojin e flamurit shqiptar — një motivim i drejtpërdrejtë për kuqezinjtë.

Tjetër alarm për përkeqësimin e motit, paralajmërohen banorët përreth basenit të lumit Drin

Java e ardhshme pritet të sjellë kushte të përkeqësuara të motit, me reshje me intensitet të lartë veçanërisht në disa zona.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u bën thirrje banorëve në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë të tregojnë kujdes të shtuar.

Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

Reshjet e pritshme arrijnë deri në: Fierzë: 150–200 mm dhe Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm

KESH po monitoron situatën në dinamikë dhe operimi i kaskadës po kryhet  brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.

Ftojmë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

“Shihemi në Botëror”, trajneri i Anglisë: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, dhe 4 ia shënuam ne

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel foli pas duelit ndaj Shqipërisë, ku nuk i kurseu elozhet ndaj kuqezinjve.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:

“Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, sicc e kemi parashikuar. Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mirë.

Jam shumë krenar për rekordin, e 0 golave të pësuar. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundesitë dhe kualitetet. Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, morëm një avantazh të jashtëzakonshëm dhe arritëm ta menaxhonim”, u shpreh Tuhel.

Rama  në Bruksel, çelet Grupkapitulli i fundit i negociatave me BE

Ditën e hënë, më 17 nëntor do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.

“Shqipëria arriti të pamendueshmen , të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh – rekord absolut në procesin e integrimeve europiane” – e vlerësoi këtë moment Kryeministri Rama, i cili do të marrë pjesë të hënën në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, së bashku me Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar për të çelur negociatat për Grup-Kapitullin V: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

-Grupkapitulli V përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikimin më të drejtpërdrejtë tek prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit:

“Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” (kapitulli 11);

“Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare”, (kapitulli 12);

“Peshkimi” (kapitulli 13);

“Politika rajonale dhe koordinimi i instrumentave strukturore” (kapitulli 22), si dhe

“Dispozitat Financiare dhe Buxhetore (kapitulli 33).

Përmes këtij Grupkapitulli, Shqipëria përfiton lidhur me modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe dixhitalizimin e zinxhirit ushqimor. Një vend të veçantë zë forcimi i mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe përafrimi me standardet e BE-së, ndërsa sektori i peshkimit dhe akuakulturës synon të përfitojë nga rregullat dhe programet europiane për menaxhim të qëndrueshëm.

Në komponentin e kohezionit, Shqipëria adreson rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe përgatitjen për pjesëmarrje efektive në politikat e zhvillimit rajonal.

Ndërkohë, kapitulli për dispozitat financiare dhe buxhetore përfshin përputhjen me praktikat europiane për transparencë, planifikim buxhetor dhe administrim të fondeve publike.

Hapja e Grup-Kapitullit V përfaqëson një hap vendimtar drejt afrimit përfundimtar të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke konsoliduar progresin e bërë dhe duke krijuar bazën për reforma më të thelluara në sektorët që mbështesin ekonominë, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.