Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 14 Nëntor 2025

Dashi

Ne jetën ne çift do mbizotërojë një klime e ngrohte dhe mjaft e këndshme. Do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë pa fund gjate kësaj dite për te gjetur shpirtin e tyre binjak, por me kot. Çdo sakrifice do jete e hedhur dem. Financat do jene goxha te qëndrueshme dhe aspak problematike. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Demi

Jeta juaj ne çift do jete shume e veçante gjate kësaj dite. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ju beje te ndiheni sa me mire. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do marrin pa fund propozime nga persona qe nuk i njohin. Mos refuzoni menjëherë, jepini vetes një mundësi. Perspektivat materiale do jene goxha te mira. Do mund te kryeni edhe investime.

Binjaket

Dite shume e qete dhe pa problemin me te vogël kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni çaste te veçanta dhe do filloni te planifikoni edhe te ardhmen. Beqaret do vazhdojnë te presin dashurinë e madhe e cila duket ende shume larg. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite qe te mos keni as problemin me te vogël.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e trishtuar sot. Si ju ashtu edhe partneri do tregoheni te dashur me njeri-tjetrin dhe do mendoni te bëni sa me shume surpriza. Beqaret do e gjejnë me ne fund një person te përshtatshëm dhe do fillojnë një histori dashurie. Ne planin financiar do jete Plutoni ai qe do ju mbështesë fort dhe do iu beje te jeni me te kthjellet.

Luani

Dite p;lot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni çaste te mrekullueshme pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret do marrin shume ftesa, por asnjëra prej tyre nuk do ju duket aq tërheqëse. Ka shume gjasa qe edhe sot te qëndrojnë vetëm. Merkuri do ndikoje negativisht tek financat dhe t’ua dobësojë tej mase ato.

Virgjeresha

Do e ruani edhe gjate kësaj dite klimën e ngrohte ne jetën tuaj ne çift. Do flisni sinqerisht me atë qe keni ne krah dhe do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur me herët. Beqaret duhet te dëgjojnë zemrën dhe t’i lënë gjerat te rrjedhin vete. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme edhe pse do luftoni fort qe t’i përmirësoni.

Peshorja

Do kënaqeni sot ne krahët e partnerit tuaj dhe do mendoni se jeni ne një ëndërr. Ne fakt gjithçka do jete reale. Çdo çast te lire do e kaloni me te dashurin e zemrës. Beqaret nuk do mund te fillojnë dot një histori dashurie edhe pse mundësitë për njohje te reja nuk do mungojnë. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Gjendja do jete e shkëlqyer.

Akrepi

Mjedisi yjor do jete mjaft i ngrohte gjate kësaj dite. Do bashkëpunoni për çdo gjë me partnerin tuaj dhe nuk do jetoni thjesht momentin si t’iu vije. Beqaret do ndihen gati te fillojnë një histori dashurie me personin qe ka gjithë ato kohe qe i josh. Financat do jene goxha te turbullta. Mos hidhni hapa te nxituara sepse do pendoheni shpejt.

Shigjetari

Nuk do keni për çfarë te qaheni gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse partneri do ju mbaje gjithë kohës ne pëllëmbe te dorës. Gjithçka qe keni dëshiruar do ju plotësohet. Beqaret do e kenë mendjen gjetiu dhe nuk do mendojnë aspak për krijimin e një lidhjeje. financat do kenë disa përmirësime te vogla. Kujdes kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni kuturu.

Bricjapi

Yjet do kenë ndikim pozitiv gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do keni me shume besim tek ai qe keni ne krah dhe do ndiheni gati te hidhni edhe ndonjë hap me tej. Beqaret me mire te tregohen realiste dhe te mos kërkojnë te pamundurën. Ne planin financiar gjendja do jete me e mire. Do arrini te shlyeni fillimisht te gjitha borxhet.

Ujori

Dite shume e vështirë dhe here pas here e mbushur me debate te forta kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit planifikuar. Beqaret do enden kot neper rruge dhe nuk do arrijnë ta gjejnë personin e përshtatshëm. Edhe financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Duhet te mendoheni disa here para se te kryeni çdo lloj investimi.

Peshqit

Çështjet e zemrës do shkojnë për mrekulli gjate kësaj dite. Do jeni te qarte ne mendime dhe do bëni atë qe ndjeni. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës gjithë kohës. Beqaret do jene te logjikshëm dhe nuk do nisin një histori pa qene te sigurt se ajo mund te vazhdoje gjate. Dielli do iu ndihmoje ne planin financiar. Gjithë kohës do mbizotërojë ekuilibri.

Adriana Kalaja tregon historinë e martesës me te madhin Agustin Kola, në vitet ’80, ja njohja me Edi RAmen

Përtej figurës së fortë të opozitares, Adriana Kalaja ka ndarë në një rrëfim të rrallë detaje nga jeta e saj personale në Tiranën e viteve ’80, ndërsa ka folur për emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut.

Kalaja foli për karrierën e saj si sportiste e qitjes në klubin e Tironës dhe martesën me një nga ikonat e futbollit shqiptar, Agustin Kola, të cilin e cilësoi si “Ronaldo i Shqipërisë” për talentin dhe përkushtimin e tij.

Ajo rrëfeu historinë romantike të njohjes së tyre pas ndeshjes së famshme Tirana-Vlora, ku tifozët vlonjatë mbollën fushën me patate, dhe ajo si një nga të paktat femra në stadium, përfundoi duke u kthyer në Tiranë me autobusin e ekipit.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e historisë së saj familjare lidhet me “Kafenë e Rremës”, lokalin e njohur i cili menaxhohej nga i ati i saj. Kalaja zbuloi se aty ishin klientë të rregullt edhe djemtë e Enver Hoxhës dhe djali i Mehmet Shehut.

Ajo tregoi dhe se si i ati, Rrema, nuk u bënte lëshime as atyre, duke i detyruar të prisnin në radhë, dhe se si emri popullor i lokalit i rezistoi edhe urdhrit të Mehmet Shehut për ta ndryshuar.

Adriana Kalaja kujtoi edhe se si e njihte Edi Ramën që në rini, duke e përshkruar si shumë të zgjuar.

Falë meje ti moderove Big Brotherin, ato donin Ledjonin! Ben Blushi nxjerr sekretet te Arbana, por Ledjon Lico ua kthen ashpër

Një nga episodet më të komentuara të sezonit në televizion u shënua në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku moderatorja Arbana Osmani priti si të ftuar shkrimtarin, producentin dhe ish-drejtorin e Top Channel, Ben Blushi, me rastin e publikimit të librit të tij më të ri. Ajo që nisi si një bisedë mbi letërsinë, procesin e të shkruarit dhe jetën publike, shumë shpejt mori kthesë drejt historive të brendshme të televizionit ku të dy kanë pasur karriera të gjata.

Pyetja që ndezi diskutimin

Arbana i drejtoi Blushit një pyetje që pak kush priste se do të sillte një reagim kaq të fortë:
“Kë do zgjidhje mes meje dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality?”

Blushi u përgjigj menjëherë dhe pa hezitim, duke zbuluar për herë të parë një prapaskenë të vendimmarrjeve në Top Channel:

“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. Më vjen keq që nuk e bën ‘Big’-un. Ata donin që ta bënte Ledioni, por unë nuk pranova. Vura veton për ty dhe bëra shumë mirë.”

Deklarata e tij e vendosi Arbanën në siklet, por edhe krijoi një moment bombastik televiziv që u përhap brenda pak minutash në rrjetet sociale. Për herë të parë publiku mësoi se në prapaskenat e Big Brother VIP, kur u diskutua drejtuesi i programit, Blushi – në atë kohë në pozicion drejtues – kishte përdorur veto për të preferuar Arbanën ndaj Ledion Liços.

Reagimi i Ledion Liços – Vargjet që folën vetë

Ajo që e bëri momentin edhe më dramatik ishte fakti se Ledioni reagoi ndërkohë që intervista transmetohej live. Ai publikoi në Instagram një thënie të Jim Carrey:

“Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja.”

Postimi u interpretua gjerësisht si një kundërpërgjigje indirekte, një reflektim filozofik, por edhe një “thumbim i butë” ndaj deklaratës së Blushit. Komentet mes ndjekësve u ndanë mes atyre që panë “qetësi dhe pjekuri” në reagimin e tij, e atyre që e lexuan si një mesazh të qartë për situatën e krijuar.

Debate në rrjet dhe pyetje të reja për prapaskenat e televizionit

Pas intervistës, portale, rrjete sociale dhe forume diskutimesh shpërthyen me debate.
Shumë fansa ngritën pyetje:

  • A ka pasur përplasje të fshehta mes Arbanës dhe Ledionit ndër vite?
  • Sa e vërtetë është historia e vetos së Blushit?
  • Si u përjetua kjo brenda stafit të Top Channel?

Ndërkohë, pjesa më e madhe e publikut e pa deklaratën e Blushit si një konfirmim të ndikimit të tij në vendimet strategjike të televizionit në atë periudhë.

Një episod që riktheu vëmendjen te “luftërat e ftohta” televizive

Episodi i fundit i “Mirëmbrëma Yje” jo vetëm që promovoi librin e Blushit, por në mënyrë të pavullnetshme hapi sërish diskutime të vjetra rreth marrëdhënieve, konkurrencës dhe dinamikave të brendshme në televizionin më të madh privat në vend.

Edi Rama drejt largimit?! Analisti i njohur: Brenda së majtës kanë nisur lëvizjet, ja cfare pritet ti ndodhe qeverise

Analisti Paltor Nesturi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Ai foli për lëvizje brenda PS dhe në qeverinë Rama, ndërsa nuk përjashtoi dhe një tjetër kryeministër. Ai tha në News 24 se këto lëvizje kanë nisur.

“Dua të kujtoj dhe intervistën e fundit të Gonzatos. Ai u shpreh në mbrojtje të SPAK dhe kundër çdo ndërhyrje tjetër të karakterit kushtetues, për t’i ndërhyrë në kompetenca. Edhe BE është kontributor i SPAK, financiare dhe në logjistikë.

Shqipëria është në rrugën e integrimit. Ky është një cangë nga lartë dhe në këtë aspekt dhe sulmin ndaj zotit Gonzato që bëri Berisha, e shoh dhe në aspektin e një iniciative që jo pak herë është përmendur. Mendoj se ka qenë faktori ndërkombëtar që e ka penguar këtë gjë, për të bërë të mundur një iniciativë që do ta izolonte SPAK.

Sa më shumë kalon koha, më duket imediate përpjeka për të zvogëluar SPAK. Kemi një ndërhyrje dhe ndaç ta pranojnë apo jo, kjo është çështja e tyre. Ata kanë pasur interes të përbashkët. Kanë marrëveshje apo jo, por interesi është ndërmjet dy aktorëve politikë. Ka ardhur koha për të bërë një lëvizje të thellë ndryshimi, ku edhe ai socialisti më i thjeshtë ndihet keq kur sheh se si lëvizin ata dhe nuk e ndjen veten se është i tij.

Besoj se brenda PS do të ketë lëvizje të re, që mund të jetë e dhimbshme dhe ka shansin ta bëjë. Jo vetëm të ndryshojë fytyrën apo disa njerëz, konceptin e politikës. Nëse të dalin shumë emra ministra, apo zv.kryeminsitra që dalin në shumë aspekte të hetimeve dhe mund të kenë problematika ligjore, që i besuan 83 mandate, është në nderin e saj që të luaj ndryshe me emra dhe fizionomi të re.

Se përjashton të ketë ndryshime në qeveri. Nuk e përjashtoj që të ketë ndryshime dhe me kryeministër tjetër. Mendoj se dhe brenda PS ka filluar një lëvizje, sepse nuk ka pse t’i paguaj kostot ai anëtari thjesht poshtë. E ndjejnë si detyrim të tyre që të bëjnë…dmth partia nuk mund të rrijë saç bën SPAK, por duhet të reagojë.”– tha ai.

M*sakra e Rinasit! Edi Rama gjen zgjidhjen! Do realizojme ate qe ska ndodhur kurre me pare, per ti zbuluar te gjithe…

Atentati i ndodhur dy ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, përveçse pistës hetimore për konflikte mes bandave kriminale, nuk ka prodhuar asnjë detaj tjetër lidhur me atentatorët që dredhën breshërinë e kallashnikovëve në mes të ditës në një prej zonave më të populluara e të ruajtura në kryeqytet.

Në një intervistë për “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, kryeministri Rama tha se në Shqipëri mungojnë kamerat inteligjente, për të cilat po punohet me Emiratet e Bashkuara Arabe me qëllim instalimin e një sistemi monitorimi inteligjent.

Ajo që na mungon qartësisht në këtë moment është rritja e kapaciteteve për monitorimin dhe për identifikimin e keqbërësve dhe ne praktikisht kemi vënë në vijë këtë proces që është zvarritur disa kohë për arsye burokratike nga ana e Policisë së Shtetit dhe nga ana e Ministrisë së Brendshme që është procesi i transformimit digjital të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve dhe të qyteteve të vendit.

Kështu që projekti është gati, financimi është vënë në dispozicion, kompania është një nga më të mirat në botë, sistemi është i sprovuar në Emiratet e Bashkuara me një sukses të jashtëzakonshëm dhe shpresoj që në javët ne vijim të fillojë më në fund puna dhe koha e realizimit dhe të fillimit të vendosjes në punë të sistemit është 12 muaj dhe pastaj do të jemi në një tjetër nivel komplet përsa i përket kapaciteteve për të identifikuar dhe për të reaguar ndaj keqbërësve të çdo lloji”, tha Rama.

Atentatorët pas vrasjes, kanë udhëtuar në drejtim të Fushë-Krujës me destinacion fshatin Halil, ku automjeti i tyre u gjet i djegur. Gjatë kohës së lëvizjes së autorëve, burime nga grupi hetimor informuan se rruga që ata kanë përshkruar nuk ka pasur energji elektrike dhe për këtë arsye apo për një tjetër, kamerat nuk kanë filmuar.

Mesa duket çedimi i shtetit në këtë rast është i madh, duke menduar për ndërhyrjen e lartë që atentatorët kanë bërë në sistemin e sigurisë. Atentati është kryer në një zonë të rrethuar nga biznese dhe ngjarja është filmuar, por sesi atentatorët kanë humbur gjurmët mbetet e paqartë.

“Po vjen stuhia”/ Tanja Porja paralajmëron: Merrni masa, ja çfarë pritet nga dita e

Tanja Porja ka paralajmëruar ndryshime të forta në mot duke nisur nga e marta, pas disa ditësh të ngrohta dhe me diell që do të zgjasin deri në fillim të javës së ardhshme.

Deri të hënën, vendi do të gëzojë temperatura të larta për këtë periudhë të vitit, duke arritur deri në 26 apo 27 gradë, ndërsa mëngjeset do të jenë të freskëta, tipike për nëntorin percjell shqiptari.net.

Sipas sinoptikanes, e marta do të shënojë kthesën e madhe të motit. Pritet mbërritja e një sistemi të fuqishëm me reshje të dendura, stuhi dhe rrebeshe që do të zgjasin për disa ditë pa ndërprerje.

Në disa zona, pritet që reshjet të jenë të shtrira dhe me intensitet të lartë, duke rritur rrezikun për përmbytje – veçanërisht në Vlorë dhe Durrës, të cilat konsiderohen më problematike.

“Presim katër deri në pesë ditë me reshje të forta, ndërsa i gjithë nëntori do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje të vazhdueshme,” u shpreh Porja, duke shtuar se do të ketë luhatje të mëdha temperaturash brenda 24 orëve.

Në zonat malore, pas datës 18 nëntor, pritet që të bjerë dëborë, duke zbardhur të gjithë zonat e larta të vendit. “Këtë herë, dëbora nuk do të jetë vetëm në veri, por do të prekë të gjitha zonat malore të Shqipërisë,” tha Porja.

Ekspertja paralajmëroi se mund të kemi dy sisteme të forta stuhish njëra pas tjetrës, që do të sjellin reshje mbi normat mujore të nëntorit dhe do të ndikojnë ndjeshëm në sasinë vjetore të rreshjeve në territor.

Për qytetarët, Tanja Porja rekomandoi të shfrytëzojnë ditët me diell deri të hënën dhe të tregohen të kujdesshëm më pas, ndërsa autoritetet të marrin masa paraprake për zonat me risk përmbytjesh.

Sipas saj, ky fundnëntor do të jetë një prelud i vërtetë i dimrit që po afrohet.

E bujshme! Marrëveshja s*krete me Izraelin acaroi Erdoganin: Edi Rama i kthen shpinën Turqisë

Bashkëpunimi strategjik mes Tiranës dhe Tel Avivit për ngritjen e industrisë ushtarake shqiptare me “Elbit Systems” ka ndezur alarm në Ankara. Turqia kërkon sqarime për kontratën që mund të shënojë fundin e aleancës Rama-Erdogan.

Nën hijen e tensioneve rajonale, Shqipëria ka firmosur një marrëveshje të gjerë me industrinë izraelite të mbrojtjes “Elbit Systems”, që përfshin furnizime me armatime, kredi shtetërore dhe ngritjen e një fabrike prodhimi në vend.

Burime diplomatike konfirmojnë se Turqia është alarmuar nga afrimi i Tiranës me Tel Avivin, duke e parë si lëvizje të drejtuar nga Uashingtoni dhe si thyerje të boshtit Rama-Erdogan në rajon.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë po kalojnë periudhën më të tensionuar që nga afrimi i Edi Ramës me Rexhep Taip Erdoganin në vitet e para të pushtetit.

Shkaku i acarimit është marrëveshja e fshehtë e qeverisë shqiptare me industrinë ushtarake izraelite “Elbit Systems”, një nga kompanitë më të fuqishme të botës në fushën e armatimeve.

Sipas burimeve diplomatike dhe raportimeve të mediave izraelite, marrëveshja nuk është thjesht kontratë blerjeje armatimesh, por pakt strategjik që parashikon:

– furnizimin e Shqipërisë me armatime të avancuara dhe municione,

– kredi shtetërore të garantuar nga qeveria izraelite,

– ngritjen e një industrie të përbashkët ushtarake në territorin shqiptar nën kujdestarinë e kompanisë “Elbit Systems”.

Kredia do të mbulohet nga agjencia shtetërore izraelite ASHRA (Export Credit Agency), çka do të thotë se vetë qeveria e Izraelit garanton pagesat dhe ndihmon në ngritjen e infrastrukturës së prodhimit.
Në terma praktikë, kjo do të thotë ndërhyrje e drejtpërdrejtë e shtetit hebre në modernizimin e kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë.

Fabrika shqiptaro-izraelite e armëve

Burime të “Pamfletit” konfirmojnë se marrëveshja përfshin riaktivizimin e uzinave të Gramshit dhe Poliçanit, ish-baza të industrisë ushtarake shqiptare që në komunizëm prodhonin artileri, municione dhe eksplozivë.
Në fazën e parë, bashkëpunimi do të zhvillohet përmes kompanisë shtetërore “KAYO”, e cila do të administrojë industrinë e re ushtarake, ndërsa “Elbit Systems” do të ofrojë teknologjinë dhe licencat për prodhim.

Sipas planit, Shqipëria do të nisë prodhimin e municioneve dhe topave të mesëm në tunelet e dikurshme të Uzinës Speciale të Autotraktorëve “Enver Hoxha”, ndërsa prodhimet do të jenë kryesisht për eksport, në veçanti drejt vendeve të NATO-s dhe aleatëve të Izraelit.
Në të ardhmen, pritet që në bashkëpunim me kompanitë izraelite të nisin edhe prodhime të dronëve ushtarakë të tipit “Magni” dhe “Thor”, që janë homologë të Bayraktarëve turq.

Ky fakt ka acaruar jashtë mase Ankaranë, pasi Turqia kishte propozuar më herët një bashkëpunim të ngjashëm për prodhimin e dronëve Bayraktar në Shqipëri, projekt që Rama e refuzoi në heshtje.

Ankara kërkon sqarime; Erdogan i zemëruar

Sipas burimeve diplomatike në Tiranë, Ankaraja ka kërkuar sqarime zyrtare për marrëveshjen me Izraelin, duke e cilësuar si “akt jo miqësor” dhe shkelje të frymës së partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Diplomatë turq kanë sinjalizuar se marrëveshja është një rreshtim i qartë i Shqipërisë me bllokun izraelito-amerikan në kurriz të interesave të Turqisë në rajon.
Në qarqet e Ankarasë, Rama shihet si politikisht i lëkundur dhe i papërgjegjshëm, ndërsa disa media pro-qeveritare në Turqi e kanë akuzuar hapur se “po bashkëpunon me një shtet nazist”.

Në Shqipëri, media të lidhura me qeverinë turke kanë nisur një fushatë propagandistike kundër marrëveshjes, duke e quajtur “pakt me një regjim që vret fëmijë palestinezë”, ndërsa paralajmërojnë ftohje të marrëdhënieve Ankara-Tiranë.

Armatimet që vijnë nga Izraeli

Burime nga Ministria e Mbrojtjes konfirmojnë se kontingjenti i parë i armatimeve izraelite është gati për t’u transportuar në Shqipëri me avionë ushtarakë.

Në paketë përfshihen:

– obuzë të tipit “ATMOS”, artileri e lëvizshme 155 mm me rreze zjarri mbi 40 km;

– dronë taktikë “Magni” dhe “Thor” për zbulim dhe goditje;

– municione të avancuara artilerie dhe sisteme komanduese.

“ATMOS” është homologu izraelit i topave obuz të blerë kohët e fundit nga Britania e Madhe – blerje që Rusia e interpretoi si operacion i ndërmjetëm për furnizimin e Ukrainës.

Sipas burimeve ndërkombëtare, një pjesë e armëve që vijnë nga Izraeli mund të jetë destinuar për rishitje në Ukrainë, si pjesë e marrëveshjeve sekrete të mbështetjes perëndimore ndaj Kievit.

Nga aleat në rival: fundi i boshtit Rama-Erdogan

Edi Rama ka ndërtuar për një dekadë një marrëdhënie personale dhe politike me Rexhep Taip Erdoganin, që i ka garantuar mbështetje financiare, fetare dhe diplomatike.

Por, me afrimin me Izraelin dhe Perëndimin në industrinë e armëve, Rama po i kthen shpinën një aleati që e ka mbajtur për 12 vite në ekuilibër rajonal.

Turqia e ka parë gjithmonë Shqipërinë si pjesë të sferës së saj të ndikimit, por kjo marrëveshje e re me Tel Avivin e zhvendos Tiranën përfundimisht në boshtin izraelito-amerikan.

Në sfond, kjo nuk është vetëm ekonomi armësh, por rreshtim politik.

Shqipëria e Ramës po e braktis Ankaranë për t’u vendosur qartësisht në kampin e Izraelit dhe SHBA-së, duke e kthyer industrinë ushtarake në një mjet të ri të lojës gjeopolitike në Ballkan.

Në përfundim, marrëveshja me Izraelin është më shumë se një kontratë për armatime: është shenjë e një kthese të madhe strategjike, që ka acaruar Turqinë dhe po ndryshon balancat e ndikimit në rajon.
Nëse dikur Rama ishte “vëllai politik” i Erdoganit, sot ai është partner i ri i Tel Avivit dhe ky është një ndryshim që do të ketë pasoja shumë më të gjera se furnizimi me topa dhe dronë./Pamfleti

“Do të ρr▪︎sim kokat e fëmijëve”, K*RCËN0HET deputetja e Iris Luarasi, zbulohet arsyeja e rende

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka zbuluar së fundmi se është përballur me kërcënime. E ftuar në Nwes24 ajo ka bërë me dije se këto kërcënime, ku nuk janë kursyer as fëmijët e saj kanë ardhur si pasojë e qëndrimit të saj në mbështetje të projektligjit për Barazinë Gjinore.

Sipas Luarasit, ndonëse debati publik dhe politik në vend shpesh shoqërohet me fyerje dhe sulme verbale, këtë herë situata ka kaluar çdo kufi.

Deputetja shtoi se i ka denoncuar kërcënimet dhe theksoi se nuk e kupton pse mbrojtja e familjes duhet të shihet si diçka kundër saj, duke nënvizuar se është nënë dhe e ndjen fort rëndësinë e vlerave familjare.

“Kemi qenë pjesë e debateve publike dhe politike. Në një farë mënyrë duket sikur jemi mësuar me kulturën e sharjeve dhe fyerjeve. Por këtë herë ka qenë si asnjëherë më parë sepse kam marrë kërcënime me vdekje, për prerje të kokave të fëmijëve.

Patjetër që i kam denoncuar. Më thuaj kush është kundër familjes? Për çfarë arsye Iris Luarasi të mos respektonte familjen. Unë jam nënë dhe nuk do të doja të më thërrisnin prindi 1 dhe 2.”, tha ajo.

“Ata vr*sin edhe në mes Tiranes”, Hoxha tregon kartelin që vr*u Glimando Danin: Prej tyre dridhet edhe…

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja nga vrasja e Gilmando Danit në Rinas. Ai u shpreh në një intervistë se bëhet fjalë për një skuadër pushkatimi, e cila sipas tij, u përfshi dhe te vrasja e Brilant Martinajt.

Por sipas tij, bëhet fjalë për një aleancë mes disa grupeve, të cilët kanë krijuar një lloj karteli, duke i bërë ata të paprekshëm. Pra me pak fjalë, një lloj “familje mafioze”.

“S’është një grup i vetëm, prandaj unë vazhdimisht këmbëngul për një aleancë. Pra kemi të bëjmë me një bashkim të disa grupeve kriminale, të cilat mbas rrëzimit ose mbas zhdukjes së, pra rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së Ervis Martinajt, ka kaluar në, si të them, është epoka e saj, ata janë, vazhdojnë ta kenë nën kontroll situatën, pra ata janë sot për sot për mua në Shqipëri organizimi kriminal më i fuqishëm në vend, pra janë një organizatë nëse do ta quaja kështu, por në fakt nuk është një, dhe prandaj unë e quaj aleancë.

Duket sikur ka nuancën e një karteli, por nuk është një kartel i mirëfilltë. Është një aleancë, e cila kontrollon territorin në mënyrë perfekte pa patur asnjë lloj frike, asnjë lloj, si të them, trembje nga, nga një reagim, nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Për ata nuk ka rëndësi nëse është aeroporti i Rinasit, është sheshi Skënderbej, ja aty janë forca policore, janë forca speciale, për ata është një lloj”, tha ai.

Sipas tij, prej tyre ka frikë edhe vetë policia. “Unë nuk besoj që policia nuk e ka haberin se kush janë këta. E di shumë mirë që ata e dinë. Por deri tani nuk kanë arritur dot t’i kapin, sepse thashë ata nuk janë të atashuar pranë një grupi të mirëfilltë. Ata në vetvete janë kthyer në një grup vetë, por që janë në dispozicion, ose që janë nën mbrojtje dhe nën, nën mbështetjen me informacion, me mjete logjistike”, tha ai.

“Jam rritur me Gilmando Danin”, Halit Valteri bën rrëfimin e dh*mbshëm

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Halit Valteri, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur dy ditë më parë ku në rrethrrotullimin e Rinasit mbeti i vdekur Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij, Muçi Shaljani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Valteri ka bërë me dije se qysh fëmijë e njihte Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit dhe ndryshe nga sa po thuhet përgjatë ditëve të fundit, ai ishte një njeri i qetë dhe i respektuar në komunitetit.

“Nuk e kisha menduar kurre se do te me duhej te shkruaja per nje ngjarje kaq te rende, qe la pas trishtim, frike dhe dhimbje.

Vrasja e Gilmando Danit la nje shije te hidhur dhe mbolli frike ne zemren e cdo qytetari. Nje ngjarje qe tronditi opinionin publik, por edhe nje moment reflektimi per menyren se si po e trajtojme dhimbjen, humbjen dhe dhunen ne shoqerine tone. Une e njihja Gilmando Danin. Jetonim ne te njejten lagje qe kur isha femije. Ai nuk ishte njeriu qe po pershkruajne sot portalet dhe faqet qe garojne per klikime, duke shitur sensacionin ne vend te se vertetes.

Gilmando ishte i qete, i edukuar, i respektuar dhe i dashur me te gjithe. Ishte nje djale qe te gjithe e respektonin jo nga frika, por per ate cka ai perfaqesonte, dinjitet, kulture dhe njerazi”, shkruan Valteri.

Teksa më tej thekson se fakti që e bën këtë ngjarje akoma dhe më të rëndë është mënyra se si është trajtuar nëpër media. Valteri shton se mënyra se si pamjet e atentatit u shpërndanë në media dhe rrjetet sociale, duke traumatizuar publikun dhe duke normalizuar dhunën, sidomos tek fëmijët dhe adoleshentët.

Postimi i plotë i Valterit:

Vrasja e Gilmando Danit, nje plage per shoqerine dhe nje pasqyre e erret e realitetit te shoqerise tone.

Nuk e kisha menduar kurre se do te me duhej te shkruaja per nje ngjarje kaq te rende, qe la pas trishtim, frike dhe dhimbje.

Vrasja e Gilmando Danit la nje shije te hidhur dhe mbolli frike ne zemren e cdo qytetari. Nje ngjarje qe tronditi opinionin publik, por edhe nje moment reflektimi per menyren se si po e trajtojme dhimbjen, humbjen dhe dhunen ne shoqerine tone.

Une e njihja Gilmando Danin. Jetonim ne te njejten lagje qe kur isha femije. Ai nuk ishte njeriu qe po pershkruajne sot portalet dhe faqet qe garojne per klikime, duke shitur sensacionin ne vend te se vertetes.

Gilmando ishte i qete, i edukuar, i respektuar dhe i dashur me te gjithe. Ishte nje djale qe te gjithe e respektonin jo nga frika, por per ate cka ai perfaqesonte, dinjitet, kulture dhe njerazi.

Fatkeqesisht, ne ditet e sotme, gjyqin nuk e ben me drejtesia, por tastiera. Ne vend qe te presim organet kompetente te flasin me fakte, kemi lejuar qe rrjetet sociale e disa media te behen gjykate publike. Tashme te gjithe ndihen te lire te shpallin fajtore apo viktima, te shpikin motive e histori, duke harruar se pas cdo lajmi ka familje, femije, njerez qe vuajne.

Por ajo qe e ben kete ngjarje edhe me te rende, eshte menyra si u publikuan pamjet e atentatit. Shperndarja e videove te dhunes ekstreme eshte nje akt qe shkon ne te njejten vije me autoret e krimit, ata qe duan te perhapin terror dhe te dergojne mesazhe frike.

Ne vend qe media te luaje rolin e saj si filter moral dhe edukues, shpesh ajo po behet mjet nxitjeje e traumatizimi publik.

Rrjetet sociale jane te hapura per te gjithe, per te rritur, por edhe per adoleshente e femije qe kalojne cdo dite me celular ne dore. Kur nje femije sheh dhune te vertete ne ekran, pa asnje filter, pa asnje paralajmerim, ai mesohet me dhunen. Ajo nuk i shkakton me tronditje, por kuriozitet. Neser, mund ta shohe si dicka te zakonshme.

Keshtu lind indiferenca. Dhe shoqeria qe humb ndjeshmerine ndaj dhunes, eshte nje shoqeri qe po humb humanitetin.

Kjo ngjarje duhet te na zgjoje si prinder, si qytetare, si shoqeri. Duhet te na beje te reflektojme per rolin e medias, per etiken e informimit, per kufijte qe duhet te vendosim mes se drejtes per t’u informuar dhe detyrimit per te mbrojtur shendetin mendor te publikut.

Sot nuk kemi nevoje per me shume pamje dhune. Kemi nevoje per me shume pergjegjesi, per me shume ndjeshmeri, per me shume edukim.

Kemi nevoje te kujtojme se pas cdo lajmi fshihet nje njeri. Dhe se dhimbja e nje familjeje nuk eshte kurre material per klikime.

Dua te shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta per nenen e Gilmando Danit, per familjaret e tij, per miqte dhe te afermit. Nuk ka fjale qe lehteson dhimbjen e nje nene qe humbet djalin, por dua t’i them se ne nuk do ta harrojme. Ai do te kujtohet si nje djale i mire, i qete dhe i dashur, si nje njeri qe nuk meritonte te largohej keshtu.