Nuk imagjinohej! Lajm i fundit! Jep doreheqjen kryetari i Partise Demokratike!

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmin e dha vetë ai përmes një konference të jashtëzakonshme për media pasditen e së mërkurës, shkruan A2.

Krasniqi deklaroi se një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën, duhet të ketë guximin të krijojë hapësirë për ndryshim brenda vetes.

Ai tha se se këtë vendim e kishte marrë më herët, por për shkak të zhvillimeve me mungesën e institucioneve ishte detyruar të priste.

“Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim më i gjatë i imi mbi atë se çka i duhet PDK-së në fazën e ardhshme. Është nevoja për të krijuar një momentum dhe një mundësi të re për familjen tonë politike. Si dikush që nuk ka pasur asnjëherë ambicie për të qenë kryeministër i vendit në zgjedhjet e ardhshme, unë konsideroj se kandidati ynë duhet të jetë edhe kryetar i partisë”.

Ish-kandidati për kryeministër i PDK-së në zgjedhjet e shkurtit, Bedri Hamza, shihet si figura më e përshtatshme për të marr drejtimin e partisë: “Nëse miku im, Bedri Hamza, kandidon për të qenë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ai e ka mbështetjen time të plotë sepse besoj në lidershipin e tij dhe besoj që është figura e cila mund t’i prijë Partisë Demokratike në fazën e ardhshme”.

Kryetari në largim i Partisë Demokratike tha se nuk është konsultuar me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, dy ish-liderët e kësaj partie, që gjenden në Hagë për këtë vendim.

Pavarësisht se nga e marta nuk do të jetë më në krye të partisë, Krasniqi tha se do të mbetet pjesë e PDK-së dhe do të angazhohet për të larguar Albin Kurtin nga pushteti: “Unë këtu vazhdoj me qenë, edhe zyrën këtu e kam, edhe punën këtu e bëj, edhe angazhimin e kam me fitu zgjedhjet dhe me heq Albin Kurtin prej Qeverisë”.

Memli Krasniqi e mori drejtimin e partisë në korrik të vitit 2021 dhe u rizgjodh në qershor të këtij viti. Ai udhëhoqi partinë në tre procese zgjedhore, dy zgjedhje lokale dhe në zgjedhjet parlamentare të shkurtit. (A2 Televizion)

Spektakolare nga Vlora, peshkatari kap tonin 20 KG, e vendos mbi kurriz dhe del “xhiro” në shëtitore (VIDEO)

Një peshkatar në Vlorë ka arritur të kapë një peshk të llojit ton në ujërat e gjirit të qytetit. Sipas dëshmitarëve, peshkatari e ka kapur peshkun, i cili peshonte rreth 20 kilogramë, me shtizë, një mënyrë jo shumë e zakonshme për këtë zonë.

Pas kapjes, ai është parë teksa e mbante peshkun në krah, mbi kurriz dhe kalonte përgjatë shëtitores së Vlorës, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Peshku ton është një specie që rrallëherë gjendet në gjirin e Vlorës, çka e bën këtë kapje mjaft të veçantë për peshkatarin dhe për zonën.

Video Player

Ska më tollona! Qeveria jep lajmin e madh per policët! Pervec rritjes se rrogës, ja cfare do u jape shteti cdo muaj

Qeveria ka menduar një lajm të mirë për efektivët e policisë pasi ministrja e Brendshme, Albana Koçiu konfirmoi se nga viti i ardhshëm, nuk do të ketë asnjë vonesë për orët shtesë dhe ato të natës.

Edhe lekët e dietave nuk do të jepen më në karta (tollona) supermarketi, por çdo efektiv policie do t’o marrë shumen e caktuar në llogarinë bankare së bashku me rrogën.

Efektivët nuk mund të merrnin të gjitha ushqimet që dëshirojnë, por vetëm ato që caktojnë supermarketet, të cilat duket se përfituan nga rasti të heqin nga raftet produktet që nuk shiteshin shpesh.

Disa prej efektivëve të Policisë së Shtetit thonë se janë ndjerë të turpëruar në kasat e supermarketeve, kur punonjëset u kanë thënë se nuk mund të përfshinin në pagesën me kartë produkte si pelenat për fëmijët apo produktet e higjienës.

Por tashmë duket se këto probleme do të marrin fund, pasi efektivet bonusin do ta marrin në leke dhe mund ta shpenzojnë për çfarë të duan

Sua ka fajin Shqipëria, por jemi ne shqiptarët që ua fusim njëri-tjetrit dhe të shesim për interes

Nga Anisa Bega

Mirë se erdhe në vendin tonë të bukur, Shqipërinë ku të gjithë ankohen, qajnë, ulërasin, ia fusin njëri-tjetrit duke i qeshur në fytyrë, viktimizohen për gjërat më të vogla, etj. Tema më e përfolur është:

Të largohemi nga Shqipëria, se këtu nuk jetohet! Edhe në hënë po vajtët, nëse keni këtë frymë armiqësore me njëri-tjetrin, sërish do ankoheni dhe do tentoni të largoheni. Pra fajin nuk na e ka Shqipëria, por njerëzit që sa gjejnë momentin i bëjnë gropën njëri-tjetrit dhe ju shesin te dikush vetëm për interes.

Mendoj se jemi ndër vendet më të bukura, si për bukuritë natyrore, klimën, vendndodhjen gjeografike ku edhe të huajt na lakmojnë për këtë gjë. Por na çalon te gjëja më kryesore: te njerëzit.

Disa thonë që gjendja e rënduar ekonomike na bën të jemi kokëulur dhe mos të këmbëngulim te vlera tona, ndërsa unë mendoj se ky nuk është fare një justifikim. Të keqen e kemi brenda nesh,

sepse ne duam të dimë gjithçka për tjetrin, sa paguhet, me kë jeton, ku shkon, sa pasuri ka, etj. Mos të flasim për pjesën ku shesim pordhë pa limit, pra kaq të varfër edhe shpirtërisht jemi saqë jetojmë vetëm për të tjerët. Për çdo gjë që tregojmë, theksojmë çmimin sa e kemi blerë ose na e kanë bërë dhuratë, ndërkohë që askujt nuk ia ndjen hiç.

A ka fatkeqësi më të madhe, sesa të jetosh me frikën se çfarë mendojnë të tjerët për ty dhe ta bësh sterrë realitetin ku jeton?! Nuk mbaron me kaq, ne edhe në vendin e punës, duam të spiunojmë te shefi, që të na marrë me sy më të mirë, t’ia çojmë kafen te zyra dhe t’i bëjmë lajka se me këtë rast mund ta kemi punën më të sigurt, ndërsa ata që flasin hapur dhe bëjnë punën e tyre shihen si “problematikët”.

Ne nuk ndihemi mirë kur tjetrit i ecën mbarë dhe analizojmë me detaje, si ia arriti të jetë kaq mirë, në vend që të shohim punën tonë dhe të përpiqemi të përmirësojmë veten tonë. Kemi shumë ligësi brenda nesh dhe nuk duam të kemi një jetë tonën, nuk ka zë gjumi pa i bërë llogaritë tjetrit dhe nuk humbasim asnjë rast pa e bërë tjetrin të ndihet keq, duke e prekur te diçka që e ka pikë të dobët. Nëse dikush të bën një nder, ke frikë se pas kësaj fshihet ndonjë interes që do ketë prej teje. Mos të flasim për korrektesën në marrëdhëniet sidomos në punë,

ku nuk kanë respekt fare për kohën e tjetrit, ti i dërgon një mesazh, ndërsa përgjigja ose të vjen shumë vonë, ose nuk të vjen fare. Nuk e kemi sensin e bashkëpunimit, por kush tregon se ka më shumë pushtet!

Ne ankohemi për çdo gjë rreth nesh dhe kemi frikë të përballemi vetë me realitetin. Le ta fillojmë me gjetjen e problemeve te vetja jonë, e më pas të mendojmë të shajmë realitetin ku jetojmë. Askush nuk jua ul kokën, pa dëshirën tuaj. Nuk na e ka fajin vendi, por vetja jonë! Unë e dua Shqipërinë time dhe vendet kudo ku ka shqiptarë, bashkë me zakonet dhe traditat tona!

SI MENDONI JU? KOMENTONI

Falsifikuan dokumentet që Shaljani të bëhej agjent, kush jane dy të arrestuarit në radhët Policisë(EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar dy punonjës policie, të cilët dyshohet se në bashkëpunim kanë falsifikuar Vërtetimin e Besueshmërisë në rekrutimin Muçi Shaljani pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë.

Në njoftimin e AMP-së Nënkomisari Bruno Cara, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor Arshim Zajmi, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Shaljani mbeti i plagosur rëndë ditën e djeshme teksa ra pritë e një atentati me armë zjarri ku mbeti i vrarë Gilmando Dani. Shaljani, i njohur edhe si Muçi Sheqeri, ishte në shoqërinë e Danit prej katër ditësh në Spanjë. Gjendja e tij shëndetësore konsiderohet kritike, pasi ka marrë një plumb në kokë çka i ka dëmtuar trurin.

Njoftimi i plotë i AMP-së:

Në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimmin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M.Sh., u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.

Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.

U tha që u anullua bonusi i pensionisteve! Edi Rama jep lajmin e madh: Ja cfare do merrrni per Vit te RI

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë publike me banorët e Njësisë 5 në Tiranë, ku foli për rritjen e pensioneve, pagave dhe buxhetin e posaçëm për shëndetësinë.

Rama theksoi se qeveria është e vendosur të vijojë mbështetjen për shtresat në nevojë dhe për punonjësit e administratës publike, duke e cilësuar këtë si një mandat në përkushtim ndaj njerëzve të punës.

“Pensionistët do të marrin bonusin që kanë marrë dhe që u është premtuar, edhe këtë vit, përpara Vitit të Ri”, deklaroi Rama.

Sipas tij, shpërndarja e bonusit do të bëhet para festave, ndërsa nga janari 2026 do të nisë një rritje progresive e pensioneve.

“Pensioni i plotë urban do të bëhet 40 mijë lekë, ndërsa ai rural do të shkojë në 18 mijë lekë. Pensionet do të rriten çdo muaj dhe çdo vit, dhe do të indeksohen rregullisht”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se vetëm për indeksimin e pensioneve, do të shpenzohet vit pas viti një shumë e konsiderueshme.

Sipas tij, në katër vitet e ardhshme vetëm për pensionistët do të investohen 1.7 miliardë euro, duke e quajtur këtë një shenjë të kujdesit të qeverisë ndaj të moshuarve.

Rama nuk la pa përmendur edhe kundërshtarët politikë, duke thënë se me punën e maxhorancës, “tallen ata që vetëm humbasin zgjedhje pas zgjedhje, sepse nuk kuptojnë se populli shqiptar voton për punën, jo për sharjet”.

Sa i përket pagave, kryeministri paralajmëroi rritje të ndjeshme, duke nënvizuar se nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro dhe për nëntë muajt e parë, për punonjësit me pagë minimale, sigurimet do të mbulohen nga qeveria.

“Brenda mandatit, paga minimale do të arrijë në 700 euro”, tha kreu i qeverisë, duke shtuar se do të rriten edhe pagat e mjekëve, mësuesve dhe policëve.

Në fjalën e tij, Rama foli edhe për një buxhet të veçantë për pacientët me kancer, duke theksuar se çdo i sëmurë do të trajtohet me dinjitet dhe kujdes.

“Çdo i sëmurë me kancer në Shqipëri do të konsiderohet njeriu ynë. Kemi përcaktuar një buxhet të posaçëm për mbulimin e barnave dhe do të ngremë Institutin Kombëtar për Tumoret”, tha kryeministri.

Ai shtoi se ky projekt do të udhëhiqet nga ministrja e Shëndetësisë, të cilën e cilësoi si “një nga personalitetet më të mira të shëndetësisë në botë”, ndërsa bëri me dije se Shqipëria po bashkëpunon me Spitalin Onkologjik të Izraelit, i teti më i mirë në botë. “Do të transformojmë QSUT-në në një qendër referimi për shërbimin shëndetësor kombëtar”, shtoi Rama.

Kryeministri Edi Rama foli edhe për situatën në Bashkinë e Tiranës, duke thënë se pavarësisht asaj që po ndodh me çështjet gjyqësore të Veliajt, Tirana nuk duhet të penalizohet në punët e përditshme.

“Kemi një problem me buxhetin për Bashkinë e Tiranës, por Tirana nuk ka arsye të paguajë faktin që ka një kryetar në burg, pa gjyq. Puna nuk duhet lënë në mes, por do të duhet të çohen përpara dhe në Tiranë”, tha kryeministri.

E rëndë! Dalin lidhjet s*krete të vikt*mave të at*ntatit me ministrat e Qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vazhduar akuzat e tij të rënda lidhur me atentatin në Rinas duke sjellë informacione të reja nga qytetarët dixhitalë për lidhjet kriminale dhe politike të viktimës Gilmando Dani dhe të plagosurit Muçi Shaljani Sheqeri

Berisha pretendon se të dy të përfshirët ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit qeveritar

Lidhjet Me Ministrat E Qeverisë

Sipas Berishës dhe burimeve të tij Muçi Shaljani dhe Gilmando Dani kishin role aktive në mbështetjen e dy ministrave të Partisë Socialiste

  • Muçi Shaljani Sheqeri I plagosuri akuzohet se ka bërë fushatë në Zgjedhjet e 11 Majit për ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha
  • Puna Në AMP Shaljani thuhet se u fut në AMP në Shtator nga Ervin Hoxha duke shkelur çdo procedurë ligjore me qëllim për t’u shpëtuar kontrolleve policore përmes uniformës së policisë
  • Gilmando Dani Viktima Gilmando Dani akuzohet se ka qenë badigard dhe financues gjatë fushatës për ministrin Blendi Gonxha

Lexo gjithashtu:Donald Trump: Nga 1 Tetori…

Pasuria Dhe Lidhjet Kriminale

Berisha thekson se pasuria e të përfshirëve i tejkalon edhe bosët e krimit

  • Pasuria Familjare Vëllai i Muçi Shaljanit Sheqerit është 100 herë më i pasur se Shullazi duke zotëruar hotele vila dhe restorante
  • Krim-PS Berisha thotë se të gjithë këta janë marrë me drogë janë me PS-në blejnë vota dhe kërkojnë favore
  • Lidhja Me IKMT Një tjetër lidhje e bën me drejtorin e IKMT-së Erges Sheqeri djalin e xhaxhait të të plagosurit

Lexo gjithashtu:Avionët rusë shkelën hapësirën ajrore, trondit Polonia: Do ti …

Konkluzioni I Akuzës

Sali Berisha e përmbyll deklaratën me konkluzionin se atentati shërben si provë se narko-policia është tërësisht në funksion të krimit

  • Statusi Dani dhe Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave Hoxha dhe Gonxha
  • Ekzekutimi Ekzekutimi u bë sipas mendimit më të përhapur nga bandat e qeverisë të lidhura me nivele shumë të larta pasi vendi i atentatit është vend i shtetit

Askush nuk na ndal! Shqipëria në BE, Rama: Ia dolëm! Çfarë pritet pas 5 ditësh…

Kryeministri Edi Rama njofton se më 17 Nëntor në Bruksel do të zhvillohet konferenca e radhës ndërqeveritare me BE-në, për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave.

Kryeministri Rama nënvizon se me hapjen e këtij grupkapitulli, Shqipëria arrin të pamundshmen, sepse finalizon të gjithë kapitujt e negociatave brenda 12 muajsh duke arritur një rekord absolut në progresin e integrimeve europiane.

Sipas njoftimit bëhet fjalë për grukapitullin e pestë, atë për Burimet, Agrikulturën dhe Kohezionin.

Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqiperisë 2030 në BE. Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027. Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë, me një ekonomi që po rritet; me pensionet që po rriten; me pagën minimale që po rritet; me pagat e tjera që po rriten; me investimet e brendshme e të huaja që po rriten; me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet; me investimet e brendshme e të huaja që po rriten; pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit”, shkruan Rama

Postimi i plotë:

SHQIPËRIA E ARRITI TË PAMENDUESHMEN, TË GJITHË KAPITUJT E NEGOCIATAVE TË HAPUR BRENDA 12 MUAJSH – REKORD ABSOLUT NË PROCESIN E INTEGRIMEVE EUROPIANE

Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqiperisë 2030 në BE

Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027

Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë,

me një ekonomi që po rritet;

me pensionet që po rriten;

me pagën minimale që po rritet;

me pagat e tjera që po rriten;

me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;

me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet;

me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;

pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit

SHQIPËRIA PUNON DHE FITON PËRDITË E MË SHUMË RESPEKT

Nga Vajdin Lame dhe sh*rri me grupin e Niklës, ish-komandanti i FNSH-së tr*ndit pas vr*sjes së Gilmando Danit: I njoh të gjithë, jemi shitur e blerë si brekë në treg!

Ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme pranë Rinasit ka shokuar mbarë opinionin publik. Atentati mafioz, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani, është në fokusin e të gjithëve.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një historik të shkurtër të aktivitetit të të ndjerit, Dani, i cili ishte i njohur si eksponent i botës së krimit.

Nga vrasja e Vajdin Lames, te gjoba ndaj Ylvi Beqjas, konfliktet me Xhevdet Troplinin (Pojën e Durrësit) që çuan në ekzekutimin mafioz të Edison Faqedjegurit dhe përplasjet me Durim Bamin e Marklen Hakën e Niklës… Çfarë ia ‘hëngri’ kokën Gilmando Danit, njeriut më të besuar të Emiljano Shullazit (Mili)?”, shkruante Lala në Facebook-un e saj, duke nxitur një sërë reagimesh.

Në sy ra komenti i Osman Levanakut, ish-komandant i forcave speciale, i cili tregonte se si i kishte njohur të gjithë këta emra të sipërpërmendur. Megjithatë, ai vuri theksin te mendimet e ndryshme që jepen në panele televizive, duke theksuar se askush nuk është në të njëjtën linjë.

“Jemi shitur e blerë të gjithë si brekë te gabi”, shkruante ish-komandanti i FNSH-së, i nxitur nga një komentues tjetër.

Ai shtoi më tej: “Nuk është për mua ky historik, Vilson. Këto që thotë Klodi dhe ti, unë i kam përjetuar, i kam arrestuar dhe i njoh të gjithë. Unë them pse kemi arritur deri këtu që jemi shitur e blerë të gjithë pa turp, si brekë te gabi. Mbrëmë e pyeste Fevzo gazetaren kush mund të jenë ekzekutorët, gazetari si krimb u përdrodh dhe nuk tha asnjë emër. Vilson, nuk të paska zënë gjumi mbrëmë derisa të dish mendimin tim. Faleminderit. Klodi është e veçantë”.

Kujtojmë se ditën e djeshme, rreth orës 14:20, u krye një atentat i mirëfilltë mafioz, ku si pasojë mbeti i vrarë në vend Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani. Hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa deri më tani dyshohet se gjithçka është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Nga Vajdin Lame e deri te përplasjet me grupin e Niklës,

Statusi i Lalës dhe komenti i ish komandantit të FNSH

Deputeti i Partise Demokratike cudit shqiptarët! Ja si ia dola ta blej makinën 150 mije euro

Gazetari Poli Hoxha, deklaroi se në Partinë Demokratike ka njerëz që kanë makina që kushtojnë deri në 150 mijë euro.

“Nëse Edi Rama e pranon qeverinë teknike është një fitore shumë e madhe, që mua më duket ëndërr, jo shpresë.

Problemi është që duhet pastruar partia dhe nëse pastrohet, shkon në qeverinë teknike duke eliminuar treçerekun e elitës së Partisë Demokratike.

Probleme me drejtësinë ka vetë kryetari, aleati kryesor Ilir Meta ka probleme me drejtësinë…

Njerëzit kryesorë i ke që të parkojnë makina nga 150 mijë euro.

E kam pyetur njërin si e bleve dhe më tha që e kishte marrë me kredi”, zbuloi Poli Hoxha në emisionin “Off the Record”.

“Rrethi i parë i zotit Berisha kanë nga këto makina”, shtoi gazetari