PAMJE TË REJA të atentatit në Rinas / Momenti kur dallohen AUTORËT teksa i zënë pritë dhe qëllojnë me 3 kallashnikovë makinën e Danit

Pamje të reja janë publikuar nga atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku për pasojë mbeti i vrarë Gilmando Dani.

Në pamjet e reja shfaqet momenti kur automjetit tip “Mercedes Benz” ku udhëtonte Dani i bëhet pritë nga një automjet që kishte hapur krahun në anë të rrugës.

Sapo afrohet automjeti ku ndodhej Dani, tre persona dalin nga makina dhe zbrazin karikatorët në drejtim të makinës, e cila ndalon pas disa metrave.

Më pas, një tjetër person afrohet pa nxitim drejt automjetit, ku qëllon sërish me armë për t’u siguruar mbi vdekjen e shënjestrës së atentatit.

Britania “tregon muskujt” / Dëbon nënën shqiptare e tre fëmijëve, një i porsalindur, drejt burgut të Pojskës! Hyri ilegalisht

Një nënë shqiptare e tre fëmijëve, një prej të cilëve i porsalindur, është bërë femra e parë që dëbohet nga Britania e Madhe drejt vendit të origjinës për të vuajtur dënimin.

Në mes të protestave masive anti-imigracion dhe një ndjenje të përgjithshme në rritje racizmi ndaj atyre që ekstremistët britanikë të krahut të djathtë e quajnë si “pushtim”, autoritetet në vend kanë vendosur të tregojnë “muskujt” duke dëbuar nënën shqiptare, e cila tashmë do të duhet të lërë fëmijët e saj dhe të porsalindurin, për të vuajtur një dënim 4 mujor në burgun e Pojskës në Pogradec.

Krimi i saj është se pak kohë më parë, ajo hyri në Britani duke përdorur një pasaportë të falsifikuar rumune.

Prokurorët dhe gjykata janë treguar të pamëshirshëm, duke mos marrë parasysh asnjë rrethanë në kërkesën e saj për të mos u dëbuar.

Ajo studioi inxhinieri kompjuterike në Shqipëri, ku u diplomua në vitin 2019, përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar për të qenë me partnerin e saj, të cilin e kishte takuar në vitin 2018. “Nuk kam pasur një martesë zyrtare me burrin tim, por ne e konsiderojmë veten të martuar sepse kemi jetuar së bashku që nga viti 2019 dhe kemi fëmijë së bashku”, i tha ajo gjykatës, raporton gazeta The Telegraph.

“Isha ende në universitet, kështu që i mbarova studimet para se të vija të bashkohesha me burrin tim. Erdha në Mbretërinë e Bashkuar shumë shpejt pasi u diplomova. Kam një familje të madhe në Shqipëri dhe shkoj mirë me ta, por jeta ime është në Mbretërinë e Bashkuar. Jam vendosur në Mbretërinë e Bashkuar me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk mund ta duroja idenë e ndarjes prej tyre.

“Familja ime është shumë e turpëruar për këtë rast pasi nuk jam nga lloji i familjes që futet në telashe. Përpara kësaj vepre penale nuk kisha dënime në Shqipëri ose në Mbretërinë e Bashkuar”, ka deklaruar ajo, por gjyqtarja ka vendosur me “dorë të hekurt”.

“Të shpëtojmë Shqipërinë”, PD njofton datën e protestës para Kryeministrisë

Partia Demokratike ka njoftuar protestën e parë, të asaj që e quan si një riformatim të opozitarizmit në vend.

Në protestë do të kërkohet burgosja e zëvendës-kryeministres Belinda Balluku, dhe do të mbahet ditën e hënë në orën gjashtë të pasdites përballë Kryeministrisë.

“Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit.

Protestë, E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00 te Kryeministria”, ka njoftuar Partia Demokratike.

Shqipëria do blejë artileri të rëndë nga Izraeli, topa, mortaja dhe dronë (FOTOT)

Kompania izraelite e mbrojtjes Elbit Systems pritet të furnizojë Shqipërinë me sisteme artilerie të avancuara, përfshirë topa, mortaja dhe dronë.

Kështu raportongazeta izraelite Haaretz, duke cituar burime zyrtare. Sipas gazetarit Oded Yaron, marrëveshja është nënshkruar mes qeverisë së Izraelit dhe asaj të Shqipërisë, dhe përfshin furnizimin me topa ATMOS 155 mm, të montuar në kamionë, mortaja SPEAR 120 mm dhe dronë taktikë të modeleve Magni X dhe Thor.

Edhe pse vlera e marrëveshjes nuk është bërë e ditur, sipas çmimeve të njohura publikisht, një sistem i vetëm artilerie mund të kushtojë deri në 5 milionë dollarë.

Shqipëria do blejë artileri të rëndë nga Izraeli, topa,

SPEAR 120 mm

Në marrëveshje parashikohet gjithashtu bashkëpunimi me kompaninë shtetërore shqiptare “KAYO”, e ngritur për të zhvilluar industrinë kombëtare të mbrojtjes.

Sipas marrëveshjes me Izraelin, Elbit do t’i furnizojë fillimisht Shqipërisë me dhjetë dronë, dhe më pas do ta ndihmojë në ngritjen e linjave të prodhimit të dronëve, si dhe të linjave të montimit për sistemet e artilerisë.

Haaretz thotë se marrëveshja aktuale është një hap tjetër në forcimin e bashkëpunimit të sigurisë mes dy vendeve dhe lidhet me memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunim mbrojtës, të nënshkruar në korrik mes Tiranës dhe Tel Aviv-it.

Shqipëria do blejë artileri të rëndë nga Izraeli, topa,

ATMOS 155 mm

Marrëveshja pritet të sigurohet nga ASHRA, kompania shtetërore izraelite për sigurimin e rreziqeve të tregtisë së jashtme.

Dronët Magni-X mund të mbahen në shpinë dhe, sipas Elbit, kanë aftësi tërësisht autonome, që u lejon të vazhdojnë fluturimin edhe në zona me ndërprerje të forta të sinjalit GPS.

Magni-X mund të mbajë një ngarkesë deri në 1.5 kilogramë, duke përfshirë kamera ditë-natë dhe sensorë të tjerë. Ai mund të qëndrojë në ajër deri në 60 minuta pa ndërprerje.

Shqipëria do blejë artileri të rëndë nga Izraeli, topa,

Magni-X

Ky dron përdoret nga ushtria britanike si dhe ajo austriake. Dronët Thor kanë një kapacitet peshe deri në 15 kilogramë, përfshirë pajisje fotografimi ose një sistem “TerminaTHOR” për hedhjen e pesë mini-bombave nga ajri.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Skandali! Dëshmitarët e Hagës u manipuluan me pagesë dhe dëshmitë qesharake: Më kanë vjedh lopën…

Akoma më të rënda janë dyshimet se dëshmitarët janë udhëzuar me saktësi se si duhet të dëshmojnë kundër Hashim Thaçit dhe liderëve të UÇK-së. Në një rast, dëshmitarit i kërkohet të pranojë se UÇK e ka urdhëruar të vrasë Adem Salihaj, që ishte zëvendëskryeministër dhe shok i agjentit serb, Nazim Bllaca, në këmbim të saj do të paguhej 45 mijë euro.

“Kjo është deklarata e një dëshmitari që është marrë nga një person që quhet Ajriz Zeqiraj, Adem Salihaj me tha që do të më jepte 15 mijë euro më shumë, dmth 45 mijë euro nëqoftëse unë do të beja deklaratë me shkrim dhe me nënshkrimin tim dhe ta bëja me incizim të cd duke folur unë në atë cd. Unë e pyeta se çfarë duhet të thoja unë pastaj më shpjegoi se donte që unë të jepja një deklaratë ku të pohoja se isha paguar për të vrarë  Adem Salihajn. A keni dëgjuar dëshmitarë se kishte njerës që kishin ofruar ryshfet për dëshmi të rreme lidhur me krimet kundër anëtarëve të LDK”.

“Është farsë, është e montuar, ata duhet të lirohen patjetër shumë të poshtër janë, janë të trajnuar në Serbi pastaj janë shkue atje, japin deklarata pa lidhje”, u shpreh Adem Kadriaj, veteran i UÇK.

Në proces janë manipuluar edhe dokumente të organizatave të ndërkombëtare. I tillë është rasti i një dëshmitari në Hagë, skema e të cilit u zbërthye nga avokati i mbrojtjes. Ky dëshmitar e ka shkruar një raport në emër të Human Rights Uatch se UÇK-ja ka vrarë civilë në shtator 1998. Por në fund të dëshmisë së tij, e pranon se të dhënat i mori nga Serbia dhe vetë nuk shkoi asnjëherë në Kosovë.

– Çfarë provash kishe ti që ka ndodhur vrasje nga UÇK-ja në shtator 1998?

– Këto ishin pretendimet në atë kohë.

– Këto janë pretendime nga serbët apo jo?

– Po, korrekt

– Ju ricikluat propagandën serbe apo jo?

– Duhet të ishte shkruar ndryshe.

– Por ju këto pretendime I morët nga pala serbe?

– Po e saktë, po e morëm këtë informacion nga qeveria serbe nga burime zyrtare.

– Dhe ju nuk e vizituat kurrë vendin?

– U përpoqëm ta vizitonim.

– Por ju nuk e vizituat?

– Na u mohua leja.

– Nga serbët?

– Saktë.

– Kur thoni vrasje e shtatorit të 1998 a jeni në dijeni se askush në atë aktakuzë nuk u vra në 1998?

– Po, kjo ishte formuluar keq

‘Ka pasur momente kur janë keqpërdorur zakonisht të misioneve të OSBE, informacionet raportet që kanë dhënë ata. Ka pasur raste kur raportuesi i OSBE ka përfshirë në raport lajmet apo informatat nga tv serb dhe lajemt e rtv serb prokuroria i ka marë si të mirëqena’ u shpreh Skënder Musa, avokat i akredituar në Hage.

Një nga dëshmitarët e prokurorisë ne seancë dëshmoi se kishte spiunuar ushtarët e UÇK. Madje, kishte hapur zjarr për t’i vrarë. Ndonëse u ndalua prej tyre, ai jo vetëm nuk u ekzekutua por sot paraqitet në gjyq kundër tyre. Nga ana tjetër në listën e dëshmitarëve ka edhe persona me precedentë, në kërkim nga Interpoli por edhe që kanë dëshmuar në të shkuarën në gjyq pro Millosheviçit.

Ndërkohë që po kontrolloja pyllin në pikën e quajtur uji I mirë, dëgjova prerjen e druve. Kur shkova atje te shatërvani te uji i mirë, 4 veta dolën nga pylli nga një rrugë dhe që kishin armë automatike. Ata mu afruan, më lidhën duart dhe sytë dhe më çuan tutje.

Prokurori: Çfarë bënë me armën tuaj? Ata morën armën time zyrtare dhe e mbajtën me vete, unë isha përpjekur të qëlloj në drejtim të UÇK.

Prokurori: Përpara se të arrestoheshit me 2 gusht, ti u kishe thënë autoriteteve serbe se rëra po nxirrej me kamionë në mënyrë që shqiptarët e Kosovës të ndërtonin istikame. Po ke të drejtë.

Gjatë seancave dëshmitarët e prokurorisë kanë dhënë dëshmi qesharake të cilat, është e qartë se nuk mund të kenë vlerë juridike dhe as të kontribuojnë në këtë proces gjyqësorë. Një gjykatë e ngritur për krime lufte, por merr në konsideratë disa dëshmi ordinere për konflikte të paverifikuara po ordinere…Edhe nëse do të ekzistonin, s’mund të jenë pjesë e kësaj dosje.

“UÇK-ja ka qenë sikur me thënë çobanët. Unë e kam mbaru një hytbe, se unë jam mjeshtër i drunit, hytbe të xhamisë prej drunit, jam mjeshtër dhe jam mjeshtër me kualitet. Nezir mazreku është kushëri i jemi edhe ka qenë kryetar I socialistes të millosheviçit, ne Opterushë ka shërbyer si kryetarë edhe me e këqyrë me e marrë si gjoja bashkëpunëtor dhe ska të bëjë me bashkëpunëtor sen, sikurse nji vajzë e pamartueme po I thot nanës së vet nanë mama djalin t’i them filanes kurvë sa smë ka thënë ajo mu. Çobani i keq i ka çue dhënte te gropat e ukit.

E ka pak zanat tha më marrke e mqitke shpesh me dalë me bo … me nder me thene para juve. Kurr ska bo vaki kush me ma puth dorën, femrat em ma puth dorëne kam mërzi”.

Prokurori: Mjaft, mjaft

Deklaratat qesharake, prokurori përpiqet ti ndalë. Por, nuk mbaron me kaq. Rrëfimet ordinere nuk kanë kufij…

“Po o kan puna për dy kuaj dru, i kam vjedhë në mal, mu këput sharra të kam kalxuer një herë edhe i kam ngarku ato dru ishin kanë pa qekiq, smë kanë dashtë mue si agim, ka me kanë pa të veshur ata kanë kupë se unë jam ec i veshtë, sjam kanë çka do njeri. E ka mjellë tokën kollomoq këta i kanë vjedhë lopët në komunë të kacanikut, hupshin lopët pa shenja. Edhe mu ma kanë vjedhë mzatin dhe një lopë”.

“Kjo gjykatë merret me ata njerëz që dikush i ka infiltruar ata njerëz në Kosovë. Kjo gjykatë është shumë e dëmshme për ne. Aty nuk po dënohet Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Jakup Krasniqi, as Rexhep selimi, as Salih Mustafa as Pjetër Shala, atje dënohet UÇK, atje dënohet shteti i kosovës. Aktakuza është organizatë e përbashkët kriminale. Ky është fataliteti më i madh që ka ndodhur në historinë Shqiptare”, u shpreh Hysni Gucati, Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK

“Njejtë në atë kohë kanë vepruar gjykatat serbe në Kosovë”, u shpreh Hysni Gucati, Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK.

VIDEO

Dëshmitë e amerikanëve demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ka sjellë prova dhe fakte, dëshmi konkrete të mënyrës se si është zhvilluar lufta në Kosovë dhe se cili ka qenë roli i secilit prej tyre. Është theksuar se në atë kohë nuk ka pasur hierarki të UÇK dhe shtabi i përgjithshëm ka vepruar kryesisht në aspektin politik të njohjes së realitetit në Kosovë, duke kërkuar mbështetje konkrete.

James Rubin, Uesley Clark, Uilliam Ualker dhe Bernard Kouchner janë dëshmitarët e thirrur nga Mbrojtja. Secili prej tyre ka ushtruar funksione të rëndësishme në atë periudhë të vështirë në Kosovë.

James Rubin, ish-ndihmës sekretar i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtor kryesor i sekretares Madeleine Albright.

Gjatë dëshmisë, Rubin bëri të qartë se ndryshe nga sa pretendon prokuroria speciale, Thaçi nuk kishte kontroll të efektshëm komandimi mbi strukturat ushtarake. Pra, ai rrëzon thelbin e aktakuzës.

Rubin: Unë mendoj vërtetë se kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi kjo është një mënyrë e pazakontë për të trajtuar një burrë shteti i cili është dorëzuar vullnetarisht. Sekretarja Albright nuk ka pasur këtë lloj drejtësie në mendje kur e ka iniciuar krijimin e ish tribunalit të Hagës. Mua kjo më është dukur si fajësim kolektiv për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së

Ai tha se nuk kishte informacion që t’i lidhte Thaçin ose edhe Jakup Krasniqin me akuzat për ekzekutime. Madje, informacione të tilla nuk ka as një agjenci prestigjioze si CIA amerikane, ajka e inteligjencës botërore.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion, që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime dhe për vrasje me udhëheqës të tillë, as me z. Krasniqi as me z. Thaçi. Rreth 25 vite që jam larguar nga qeveria kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin pasur informacion lidhur me këtë pretendim dhe jo vetëm në vitin 2000, por edhe dekada më vonë kur miqtë dhe shokët e mi kishin mundësi që të më jepnin informacione që kishin qenë informacione inteligjente CIA, asnjëherë nuk më kanë dhënë të dhëna apo informacione që bëjnë lidhjen e këtyre pretendimeve me ndonjë nga drejtuesit e UÇK-së”.

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka dëshmuar juristi i së drejtës ndërkombëtare, Paul Williams, i cili është ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje gjatë 1999-ës.

Williams tha se delegacioni i shqiptarëve të Kosovës në Rambuje, ishte pro angazhimit për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ai pohoi se Hashim Thaçi e dinte që kjo mund të përfshijë edhe hetime potenciale ndaj anëtarëve të UÇK-së dhe për këtë ishin dakord. Uillimas tha se delegacioni kosovar e donte Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë si mekanizëm të drejtësisë në Kosovë. Pra, ata nuk kishin asgjë për të fshehur!

Këta dëshmitarë, ish zyrtarë perëndimorë të nivelit të lartë, ushtruan funksione në kohën e luftës. Ata patën kontakte të drejtpërdrejta me Thaçin dhe të tjerët. Ata nuk morën informacione, apo dokumente nga Serbia, por ishin në Kosovë në atë periudhë kohore për të cilën sot në bankën e të akuzuarve janë liderët e UÇK-së.

VIDEO

Si skenë filmash, dalin pamjet nga atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit (Video)

Pamjet që shihni tregojnë momentet e atentatit mafioz ndaj Gilmando Danit, ngjarje e ndodhur vetëm pak metra larg Aeroportit “Nënë Tereza”. Në video jepet skena tronditëse, që i ngjan skenarët të filmave të hollywood-it. E gjithë ngjarja zgjat më pak se një minutë, në një zonë të mbushur me kamera sigurie dhe praninë e patrullave policore, ndërsa shumë pranë ndodhet një stacion policie.

Autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, qëlluan tre herë me breshëri kallashnikovi në drejtim të automjetit ku udhëtonte 47-vjeçari Gilmando Dani. Ky i fundit ishte ulur në sediljen e pasagjerit, ndërsa shoferi, Muçi Shaljani, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, mbeti i plagosur rëndë.

Pamjet në fjalë tregojnë se vetëm dy minuta pas atentatit, në vendngjarje kalon një delegacion zyrtar me katër automjete.
Autorët u larguan me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa në një fshat të Krujës u gjet makina e djegur, që u përket autorëve, brenda të cilës ishin dhe 4 armë. Kujtojmë se Dani ishte krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i akuzuar për plagosje, vjedhje, por dhe për shantazhe ndaj biznesmenëve.

I tregοn të gjitha modeΙja: Njoh shumë prezatυese në Shqipëri që e bë. jηë me Ιekë

Modelja Lea Legisi u bë e njohur në emisionin e Top Channel “She is on Top”.

Lea i ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se atje ka punuar në një Theme Park dhe ka përfunduar studimet për Menaxhim Biznesi.

Ajo rrëfeu se në Shqipëri ka shumë personazhe të njohur të ekranit që punojnë si esko rtë, por preferoi të mos zbulonte emra.

“Ke edhe esk ortë që jetojnë në Shqipëri që punojnë.

Aq sa kam dëgjuar më shumë ka këtu sesa atje (Dubai).

Ka edhe femra që i njoh, janë pjesë e televizionit dhe punojnë. Nuk më duket punë, ata nuk janë para të ndershme”, tha Lea.

Ja αrsyeja se pse fe mrαt BËRTASlN kυr bëjnέ ….ks dhe…

Se.ksi është një prej kënaqësive më të mëdha të jetës, ku piku i kënaqësisë ndodh me arritjen e org.azmës.

Kemi menduar gjithmonë se femrat ulërasin instinktivisht gjatë raportit s.eksual, me arritjen e kulmit të kënaqësisë. 

Në të vërtetë një studim i publikuar në revistën shkencore “Archives of Se.xual Behavior” ka zbuluar se nuk ekziston

asnjë lidhje mes orga.zmës së femrës dhe shprehisë me zë. Kjo pasi u zhvillua një sondazh bazuar në 71

femra me moshë nga 18 deri në 48 vjeçe, dhe në pjesën më të madhe të rasteve, u zbulua e vërteta.

Femrat që ulërasin me forcë gjatë raportit se.ksual, e bëjnë vetëm për të kënaqur dhe stimuluar partnerin.

Klithmat kësisoj përdoren si instrument manipulimi, në mënyrë që mashkulli të arrijë i pari org.azmën.

Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo gjë përdoren nga femrat kur mërziten gjatë aktit,

lodhen ose nuk ndihen mirë. Nga ana tjetër meshkujt, binden se ato klithma janë prej kënaqësisë për shkak të performancës së tyre në shtrat.

Shοkοn g. rύαja: M otrα ime binjake ma shkαtërrοi mαr. tesën, tani dës hiron të b. ëjë fëmίjë me b. ύrrin ti m

Një grua 37 vjeçare, nënë e një djali, ka rrë.fyer për The Sun se pas 14 vitesh është n.da.rë nga burri i saj dhe shk.ak.ta.re për këtë ka qenë motra e saj binjake,

Gruaja thotë se burri e kishte tra.dht.u.ar me motrën e saj binjake dhe tani të dy vazhdojnë a.f.er.ën, derisa motra e saj dëshiron të ketë fëmijë me ish burrin e saj. 

Më poshtë rrëfimi i saj: Motra ime binjake po takohet me ishin tim dhe ajo dëshiron që të ketë fëmijë me të. Unë jam 37 vjet ndërsa ish i dashuri im është 28.

Ne kemi qenë të martuar prej 14 vitesh dhe kemi një djalë 12 vjet. Në fillim të lidhjes sonë unë zbulova se burri im po më tr.adh.to.nte me motrën time. Unë i fala ata por martesa jonë u shk.at.ërr.ua dhe ne u ndamë.

Tani motra ime po takohet sërish me ish burrin tim dhe dëshiron që të ketë fëmijë me të. Ish burri im thotë se nuk dëshiron fëmijë me të, por e di që ai i ur.re.n ko.nd.om…ët.

Djali im thotë se nuk dëshiron asgjë me asnjërin prej tyre, nëse tezja e tij mbetet shtatzënë me babanë e tij. Asnjëri nga ata nuk kanë folur me të apo e dinë që e kanë lë.n.du…ar atë.

Përgjigja e ps.ik.olo.ges: Ti nuk mund ta kontrollosh atë fa.tk.eqë.sis.ht por bisedo me ish burrin tënd dhe thuaj se djali juaj ka nevojë për vëmendje dhe se ai do të shk.at.ërr.o.het nëse babai dhe tezja e tij kanë një fëmijë bashkë.

Bisedo me motrën tënde gjithashtu, pasi ajo ndoshta është xheloze që ti ke një fëmijë, por thuaj që të gjejë një baba tjetër për fëmijët e saj.