Ngjarje tragjike në vend, humb jetën një grua pas konsumimit të detergjentit

Elbasan, 31 tetor 2025

Dje, në Spitalin Rajonal Elbasan, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja N. Ll., 58 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi detergjenti (acid) për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 58-vjeçarja ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Belinda Balluku del nga Prokuroria e Posaçme, ja çfarë deklaroi për mediat

Pikërisht në fund të momentit të fjalës së saj para gazetarëve pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor për rreth një orë në pyetje, zv/kryeministrja Belinda Balluku nuk dha shpjegime nëse ishte marrë e pandehur apo nëse do dorëhiqej.

Ishin pikërisht gazetarët dhe mediat e pranishme që drejtuan pyetje njëra pas tjetrës teksa zyrtarja e lartë socialiste me dosje në dorë po largohej e shoqëruar nga truprojat, por refuzoi të përgjigjej.

“Zonja Balluku, a ua ka kërkuar Rama dorëheqjen”, “Po SPAK a jua komunikoi marrjen të pandehur, a u morët e pandehur zonja Balluku?”, ishin dy nga pyetjet e drejtuara për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Por ajo u tregua indiferente dhe zgjodhi të mos përgjigjej, duke u larguar drejt makinës.

Më parë ajo dha edhe një deklaratë të shkurtër për prezencën në SPAK, duke u shprehur ndër të tjera se ishte shpresplotë të drejtësia tek e cila besonte dhe vetë.

“Në respekt të plotë të organeve të drejtësisë kam pranuar kërkesën e SPAK për një çështje në hetim, Si zyrtare dhe qytetare e shikoj si një proces, për të cilin jam shpresplotë që do shërbejë për transparencë, llogaridhënie dhe parimet e drjetësisë tek të cilat besoj”, tha ajo.

TRONDITËSE/ Gjendet i vdekur 39-vjeçari në oborrin e shtëpisë, dyshohet për …

Një 39-vjeçar në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit është gjendur i vdekur nga familjarët.

Sipas burimeve, familjarët dyshojnë se 39-vjeçari ka kryer akt vetëvrasjeje.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme.

Informacion paraprak:

Rreth orës 15:20, në fshatin Mëmëlisht, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi T. Xh., 39 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Porche” me 200 km/orë/ Ky është 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin në Vlorë! (Foto)

Personi që shihni në foto është 32-vjeçari me Porche që aksidentoi për vdekje adoleshentin mbrëmjen e 28 tetorit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, kur një automjet tip Porsche ka goditur dhe më pas ka tërhequr motorin me të cilin po lëvizte viktima për disa metra. Si pasojë e plagëve të rënda, Shametaj ka humbur jetën në vend.

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin e rëndë me humbjen e jetës së 17-vjeçarit.

Gjatë seancës i akuzuari ka kërkuar falje për ngjarjen.

Sipas hetimeve të policisë, shoferi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit, një fakt që është konfirmuar edhe nga autoritetet. Leandro Shametaj, i cili punonte si kamerier në një lokal në qytetin bregdetar, po kthehej në shtëpi me motorin e tij kur ka ndodhur tragjedia.

“Të ashpërsohet ligji”/ Daja i viktimës, 17-vjeçar në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje

Daja i Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Vlorë, deklaroi për mediat se të afërmit e viktimës kërkojnë që të ashpërsohet ligji, pasi për ta “nuk është aksident, por vrasje me dashje”.

“Ne kërkojmë nga drejtësia që të ashpërsohet ligji, pasi për ne nuk është aksident, por vrasje me dashje.

Të ecësh në bulevard me 200 km/h, të jesh i papërgjegjshëm, të jesh i pirë… nuk kemi fjalë”, u shpreh daja i Leandros.

Kërkojmë që të ashpërsohet ligji dhe të mos mbetet në burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Për ne është vrasje me dashje, shtoi daja i viktimës.

“Kryeministri në një dilemë të madhe”, gazetari: Rama informohej prej muajsh për përgjimet që përfshijnë Ballukun, por..

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në një emision televiziv, ka folur në lidhje me hetimin që SPAK po zhvillon ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, Balluku përfaqëson aktualisht ‘halli më i madh’ i kryeministrit Edi Rama.

‘Edi Rama ka një problem shumë të madh, me atë se çfarë do të ndodhë me zëvendësen e tij. Nëse shikoni historinë e të gjithë figurave të larta të PS që kanë rënë në rrjetën e SPAK, janë hetuar apo dënuar, përgjithësisht ishin njerëz që Rama u kishte bërë një largim paraprakisht.

Erion Veliajn kishte nisur ta distanconte prej 1 viti.

Me Arben Ahmetajn kishte konflikt të hapur dhe i ndërseu vetë prokurorët.

Në raport me Ballukun ka një siklet që nuk e ka pasur me këta të tjerë,’ tha Tomorri.

Sipas gazetarit, ndryshe nga të tjerët, Balluku ka një pozitë shumë të fortë politike dhe institucionale.

‘E para, sepse Balluku është zv/kryeministre në detyrë.

E dyta është zyrtarja më e fuqishme e shtetit shqiptar, pas Edi Ramës, me një pushtet të deleguar nga Edi Rama.

Dhe duke qenë një peshë kaq e rëndë dhe një natyrë ndryshe nga Veliaj apo zyrtarë të tjerë të PS-së, të cilët kanë pranuar të ulin kokën, të bëjnë burgun për hir të partisë, për një arsye apo një tjetër, qoftë nga frika apo se u është bërë presion tek familjarët, Balluku nuk e ka këtë problem.’, tha gazetari në SYRI TV.

Tomorri shtoi se dilema më e madhe e Ramës është mënyra se si do të menaxhojë politikisht një zhvillim të mundshëm të hetimit ndaj Ballukut.

‘Ajo që unë mendoj është se i gjithë problemi i Ramës tani është se, nëse SPAK do të kryejë veprime ndaj Belinda Ballukut, si të bëjë atë që cilësohet si një ‘dalje e butë’ e Ballukut sepse, atij nuk i intereson një konflikt apo një situatë ku Belinda Balluku të mendojë se u lëshua apo nuk u mbrojt nga Edi Rama.

Ky është problemi më i madh që unë shoh për Edi Ramën në ambientin e brendshëm.’

Gazetari zbuloi gjithashtu se, sipas informacioneve të tij, Rama ka qenë në dijeni për hetimet që prej disa muajsh:

‘Informacionet që kam, më thonë se Rama ka qenë i informuar prej 6-7 muaj për përgjimet që po hetohen. Telefoni i ish-drejtorit të rrugëve, Ervis Berberi, ka qenë një thesar shumë i madh për të kuptuar se si kanë qeverisur këta.

Regjisorët e Hollivudit nuk mund ta përshkruanin më bukur me dokumentar, se sa ishte aty.

Informacionet janë se, i kanë dërguar dhe fjalë që të mos e rikonfirmonte Ballukun në qeverinë e pas 11 majit, por Edi Rama bëri krejt të kundërtën, duke i dhënë më shumë pushtet, Tiranën, po e po, por edhe Ministrinë e Drejtësisë që është një institucion kyç në raport me institucionet e drejtësisë, duke i thënë se, unë po të jap të gjitha, ti dili zot vetes tani.’

Shuhet në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri Fatos Nano

Shuhet në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri Fatos Nano. Ky i fundit prej kohësh vuante nga probleme me shëndetin, të cilat duket se këtë herë s’i kapërcehu dot. Fatos Nano, u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë dhe të shquar si kryeministër i Shqipërisë.

Nano prej një muaj ishte në reanimacionin e një spitali privat.

Kush ishte Fatos Nano
Ai filloi karrierën e tij politike ne vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatisë vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Zgjedhjet në 31 mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua përsëri Kryeministër. Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 31 Tetor 2025

Dashi

Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar gjate kësaj dite madje debatet ne çift mund te jene edhe me te forta se zakonisht. Beqaret do jene mjaft realiste dhe nuk do mërziten nëse nuk e gjejnë as sot atë qe kërkojnë. Gjithçka ndodh për një arsye ne fakt. Me financat do jeni shume te zotet dhe do i menaxhoni me shume përkujdes te ardhurat.

Demi

Do i kaloni sa hap e mbyll sytë pengesat qe ju kishin dale ne lidhjen tuaj dhe do ndiheni disi me te qete. Partneri ka shume mundësi qe ne mbrëmje t’ua plotësojë disa dëshira. Beqaret nuk do i rezistojnë dot tundimit dhe do fillojnë një lidhje me atë qe do i propozoje. Financat do fillojnë dalëngadalë te kenë përmirësime fale strategjisë se mire qe keni ndjekur.

Binjaket

Marrëdhënia juaj me atë qe keni ne krah do jete goxha e mire sot. Do shprehni çdo gjë ashtu si do e ndjeni dhe jo do ju afroje me tepër. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe kane kohe qe po e vështrojnë. Do jete e vështirë t’ia dalin ne fakt. Financat nuk do jene aq te mira sa për te filluar investime te mëdha.

Gaforrja

Jeta sentimentale e te dashuruarve do mbrohet gjithë kohës nga Venusi. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje dhe asnjë problem. Nëse jeni beqare do mund te realizoni një takim impresionues i cili do ju beje t’i shihni gjerat me një sy tjetër. Ne plani financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga shpenzimet qe kishit menduar derisa gjendja te përmirësohet.

Luani

Do keni goxha probleme ne çift gjate kësaj dite te cilat vetëm me qetësi dhe maturi do mund t’i zgjidhni. Po filluat diskutimin me zë te larte do arrini ne përleshje te forta. Beqaret nuk do jene shume te qarte pe rate qe duan te bëjnë ne jetën sentimentale, prandaj me mire te presin edhe pak. Financat do përmirësohen fale një promocioni qe do merrni ne pune.

Virgjeresha

Do jeni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe do bëni gjithçka qe ai dëshiron. Do i mbushni edhe boshllëqet qe kishin ngelur kohe me pare. Beqaret do bien ne dashuri me një person te cilin as qe e kishin ëndërruar ndonjëherë. Ja qe gjerat ndonjëherë nuk ndodhin si i mendojmë. Financat do jene delikate duke qene se do shpenzoni pa u menduar.

Peshorja

Dite me e ekuilibruar se kurrë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe do bëni edhe disa zgjedhje. Për beqaret do ketë ndryshime rrënjësore. Përgatituni shpirtërisht për gjithçka. financat do jene te kënaqshme kështu qe mund te shpenzoni pa frike për gjerat me te domosdoshme.

Akrepi

Mos i mendoni gjerat me pesimizëm sot ne jetën tuaj ne çift sepse do i bëni dem vetes suaj dhe lidhjes qe keni dertuar. Çdo problem mund te kaloje me shpejt nëse tregoheni pozitive. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te rëndësishme. Financiarisht do jeni ne një gjendje jo te mire. kërkoni sa me pare ndihme qe te mos e përkeqësoni akoma me shume gjendjen.

Shigjetari

Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj dite dhe gati për te bere ndonjë çmenduri te vogël me partnerin. Do shkoni neper vende qe nuk i kishit pare me herët. Beqaret do jene shume te ndjeshëm ndaj çdo propozimi, por do kenë frike te japin përgjigje. Gjendja financiare d jete goxha e mire. Do ndiheni te qete ne çdo moment te ditës.

Bricjapi

Tregohuni realiste ne jetën tuaj ne çift dhe mos u mërzitni nëse debatoni ne ndonjë moment me partnerin. Askush nuk ka një jete tërësisht te qete. Beqaret duhet te presin momentin e duhur për te bere deklarata sepse përndryshe do e humbasin atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar asgjë nuk do ece si duhet, madje disa mezi do ja dalin.

Ujori

Venusi do i japë me shume shkëlqim jetës suaj ne çift gjate kësaj dite. Gjithçka do shkoje edhe me mire nga sa ju mendonit. Nëse jeni ende beqare nuk duhet t’iu besoni te gjithëve qe do ju vijnë rreth e rrotull, por me pare duhet te njiheni me ta. Ne planin financiar do jeni me shume fat, perverse do keni edhe energjinë e duhur për ta përmirësuar gjendjen.

Peshqit

Do kaloni momente fantastike sot pranë atij qe dashuroni dhe do doni qe te qëndroni çdo sekonde pranë tij. Ja qe dita ka edhe impenjime te tjera. Beqaret do dashurohen me një mik te ish te dashurit dhe kjo do jete arsyeja qe nuk do arrije dot t’ia shprehin ndjenjat. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Gjendja do jete shume me e mire se kohet e fundit.

U pezullua për shkak të dyshimeve me gjininë, dalin FOTOT e volejbollistes Nayara Ferreira të disa viteve më parë

Volejbollistja braziliane e Dinamos Nayara Ferreira është vënë në qendër të debateve pak ditë më parë pasi u pezullua nga Federata Shqiptare e Volejbollit pasi iu kërkua që ajo t’i nënshtrohej një ‘testi gjinie’, pas ankesës së Vllaznisë dhe Pogradecit.

Një ngjarje e tillë është e paprecedentë në sportin shqiptar dhe vetë 32-vjeçarja është ndjerë e fyer dhe e diskriminuar, duke kaluar një shok psikologjik.

Veç testit te gjinekologu, asaj iu kërkua edhe ‘testi i gjinisë’, paçka se ka luajtur më parë në Spanjë, Çeki, Portugali apo edhe Finlandë.

Megjithatë në web mund të gjesh foto të Ferreirës nga vitet e mëparshme, që tregojnë pamjen e saj në moshë më të hershme./VoxNews

Galeria fotografike (

1 / 5

)

Filmohet në Spanjë rrëqebulli i parë i bardhë, pamjet magjike të kafshës së rrallë bëjnë xhiron e rrjetit (VIDEO)

Një fotograf në Spanjë ka kapur në kamera atë që besohet të jetë rrëqebulli iberik i parë i bardhë në botë, i cili është jashtëzakonisht i rrallë edhe midis maceve më të rralla në botë. Kafsha leukistike është praktikisht një mit, pasi shumica e specieve zakonisht janë kafe ose bezhë-të bardha.

Rrëqebulli është leukistik, një gjendje që shkakton mungesë pigmentimi në qime, por jo në sy, duke shkaktuar pamjen e maces së egër të ngjashme me një fantazëm. Rrëqebullët tashmë klasifikohen midis specieve kritike të rrezikuara në botë, dhe një lloj leukistik është jashtëzakonisht i rrallë.

Sipas Fondit Botëror të Jetës së Egër (WWF), rrëqebulli iberik është shumë i ndotur dhe peshon rreth gjysmën e specieve euroaziatike, me këmbë të gjata dhe një bisht shumë të shkurtër me majë të zezë. Qimet e tij janë të kuqërremta me njolla të errëta dhe mban një “mjekër” karakteristike rreth fytyrës dhe tufa të zeza të spikatura veshësh.

Zbulimi i mrekullueshëm po i atribuohet përpjekjeve të gjera për ruajtjen e natyrës për të mbrojtur rrëqebullin iberik, i cili u shpëtua nga zhdukja pasi numri i tij ra në nën 100 macet e mëdha në vitin 2002. Megjithatë, ambientalistët kanë paralajmëruar se, ndërsa gëzofi i bardhë duket shkëlqyeshëm në kamera, në natyrë është një kamuflazh i tmerrshëm.

Pamjet, ndonëse kanë ngjallur dyshime se mund të jenë krijuar me inteligjencë artificiale, janë konfirmuar edhe nga National Geographic në Spanjë.