Dramatike / Hungaria eleminohet nga një gol në sekondat e fundit, Irlanda në “play-off”

Hungaria ka marrë një disfatë vetëm në fundin e takimit kundër Irlandës, e cila në mënyrë spektakolare përmbysi skuadrën e Marco Rossit 2-3.

Me këtë fitore, Irlanda ka siguruar pjesëmarrjen në fazën play off të Botërorit 2026, ndërsa Hungaria e mbyll këtu ëndrrën për në Kupën e Botës.

Kjo fitore e Irlandës shërben edhe si një asist për Shqipërinë, pasi me këtë rezultat, kuqezinjtë janë një hap larg vazos së dytë.

Të vetmet gjëra që i duhen Shqipërisë tashmë është që Islanda të mos humbasë kundër Ukrainës dhe martën, Maqedonia e Veriut të mos fitojë kundër Uellsit.

Motrat Vjollca ‘vjedhin’ vëmendjen në Arenën Kombëtare (Foto)

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale sot me një postim të ri, ku shfaqet duke mbajtur dorën e motrës së saj, Luanës.

Të dyja të veshura në ngjyrat kuqezi, motrat Vjollca kanë dhënë një mesazh të qartë mbështetës për Kombëtaren shqiptare.

Fotoja u publikua vetëm pak minuta para ndeshjes së madhe Shqipëri–Angli, që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Air Albania”.

Marina, e njohur për përkushtimin e saj në mbështetje të Kombëtares në përballjet e rëndësishme, këtë herë ka zgjedhur një imazh simbolik, të shoqëruar me emojin e flamurit shqiptar — një motivim i drejtpërdrejtë për kuqezinjtë.

Tjetër alarm për përkeqësimin e motit, paralajmërohen banorët përreth basenit të lumit Drin

Java e ardhshme pritet të sjellë kushte të përkeqësuara të motit, me reshje me intensitet të lartë veçanërisht në disa zona.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u bën thirrje banorëve në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë të tregojnë kujdes të shtuar.

Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

Reshjet e pritshme arrijnë deri në: Fierzë: 150–200 mm dhe Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm

KESH po monitoron situatën në dinamikë dhe operimi i kaskadës po kryhet  brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.

Ftojmë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

“Shihemi në Botëror”, trajneri i Anglisë: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, dhe 4 ia shënuam ne

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel foli pas duelit ndaj Shqipërisë, ku nuk i kurseu elozhet ndaj kuqezinjve.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:

“Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, sicc e kemi parashikuar. Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mirë.

Jam shumë krenar për rekordin, e 0 golave të pësuar. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundesitë dhe kualitetet. Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, morëm një avantazh të jashtëzakonshëm dhe arritëm ta menaxhonim”, u shpreh Tuhel.

Rama  në Bruksel, çelet Grupkapitulli i fundit i negociatave me BE

Ditën e hënë, më 17 nëntor do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.

“Shqipëria arriti të pamendueshmen , të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh – rekord absolut në procesin e integrimeve europiane” – e vlerësoi këtë moment Kryeministri Rama, i cili do të marrë pjesë të hënën në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, së bashku me Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar për të çelur negociatat për Grup-Kapitullin V: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

-Grupkapitulli V përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikimin më të drejtpërdrejtë tek prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit:

“Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” (kapitulli 11);

“Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare”, (kapitulli 12);

“Peshkimi” (kapitulli 13);

“Politika rajonale dhe koordinimi i instrumentave strukturore” (kapitulli 22), si dhe

“Dispozitat Financiare dhe Buxhetore (kapitulli 33).

Përmes këtij Grupkapitulli, Shqipëria përfiton lidhur me modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe dixhitalizimin e zinxhirit ushqimor. Një vend të veçantë zë forcimi i mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe përafrimi me standardet e BE-së, ndërsa sektori i peshkimit dhe akuakulturës synon të përfitojë nga rregullat dhe programet europiane për menaxhim të qëndrueshëm.

Në komponentin e kohezionit, Shqipëria adreson rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe përgatitjen për pjesëmarrje efektive në politikat e zhvillimit rajonal.

Ndërkohë, kapitulli për dispozitat financiare dhe buxhetore përfshin përputhjen me praktikat europiane për transparencë, planifikim buxhetor dhe administrim të fondeve publike.

Hapja e Grup-Kapitullit V përfaqëson një hap vendimtar drejt afrimit përfundimtar të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke konsoliduar progresin e bërë dhe duke krijuar bazën për reforma më të thelluara në sektorët që mbështesin ekonominë, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Jepet ALARMI / Ministria e Mbrojtjes: E gjithë java me mot ekstrem! Priten shtrëngata intensive shiu, të merren masat

E gijthë java në vijim pritet të sjellë mot ekstrem me reshje të dendura shiu, duke shtuar rrezikun për problematika në zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi për mediat, bën thirrje për marrjen e masave për përballimin e situatës. Qarqet më të rrezikuara janë Shkodra, Lezha dhe Vlora.

NJOFTIM PËR SHTYP

MINISTRIA E MBROJTJES / AGJENCIA KOMBËTARE E MBROJTJES CIVILE

Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë javës priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha qarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në zona të caktuara me reshje dëbore.

Ditën e Hënë, 17 Nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta.

Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites.

Ditën e Martë, 18 Nëntor 2025, reshjet do të shtohen në të gjithë territorin:

* Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri
lokalisht shumë intensive.

* Në Lezhë priten reshje intensive.

* Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.

* Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Ditën e Mërkurë, 19 Nëntor 2025, parashikohen reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet e tjerë reshje mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Ditën e Enjte, 20 Nëntor 2025, pritet ulje e intensitetit të reshjeve.

Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë të dobëta.

Reshje dëbore dhe ngrica

Në zonat mbi 400 m lartësi në Veri, Lindje dhe Juglindje, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin reshjet e pritshme arrijnë deri në:

* Fierzë: 150–200 mm
* Koman – Vau i Dejës: deri në 300 mm

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u kërkon të gjitha strukturave vendore dhe qendrore:

? Të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve
? Të jenë në gatishmëri të plotë për reagim të menjëhershëm
? Të sigurojnë koordinim të ngushtë ndërinstitucional për menaxhimin e situatave
emergjente

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së bashkive në nivelin maksimal, në përputhje me parashikimet e motit dhe rrezikun e shtuar të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave.

Strukturat e emergjencave civile do të përditësojnë publikun vazhdimisht mbi situatën në terren dhe mbi çdo zhvillim të ri që lidhet me motin dhe nivelin e riskut.

Ftojmë qytetarët e zonave të prekura të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

‘Skam bërë gjë, sa mora detyrën…’/ U nisën të kapnin mat Aldo Avdylin, por RENEA u SH*KUA kur në derë ju doli ministri i Edi Ramës

Një ndër operacionet më spektakolare të kryera nga Policia e Durrës dhe ajo e Tiranës, çoi në arrestimin e një prej emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, siç është Aldo Avdyli nga Shijaku.

Para se Avdyli të kapej gafil, në zonën e liqenit të Thatë, në një pallat shumë pranë “Queen Casino”, efektivët e RENEA-s dhe agjentët e policisë kriminale të përballeshin me një personazh të pazakontë që nuk e kishin parashikur në këtë operacion.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar nga burime pranë repartit RENEA se një ministër i Edi Ramës, është përballur me efektivët e policisë, para se ata të lokalizonin apartamentin dhe më pas të arrestonin të shumë kërkuarin, Aldo Avdyli.

Bëhet fjalë për ministrin aktual të Mjedisit, i cili në orët e para të mëngjesit është çuar i traumatizuar nga krevati dhe është përballur me RENEA-n tek dera e apartamentit.

Policia kriminale kishte lokalizuar saktësisht Aldo Avdylin, duke e gjurmuar atë me paisjen inteligjente “IMSI CATCHER”, por saktësisht nuk dihet se në çfarë apartamenti ndodhej Aldo Avdyli.

Në orët e para të mëngjesit, RENEA dhe policia kriminale hynë në pallatin ku kishte lokalizuar Aldo Avdylin, duke kontrolluar fillimisht disa apartamente.

Në njërin apartament, burimet policore tregojnë se kanë trokituar dhe kanë bërë thirje se ishin policia, ndaj personat brenda duhet ta hapnin derën vullnetarisht.

Por siç mësohet nga policia, nga brenda shtëpisë është dëgjuar një zhurmë dhe nga ana tjetër policët që ndodheshin në korridor janë bërë gati për të reaguar qoftë dhe me armë.

Personi që lëvizi në brendësi të apartamentit dhe më pas hapi derën, ishte ministri i sapo emëruar i Mjedisit në qeverinë “Rama 4”.

I tronditur nga ajo që pa, ai ju drejtua punonjësve të policisë se nuk kishte bërë asgjë, pasi pikërisht atë ditë kur policia kishte bërë aksionin, ministri kishte marë zyrtarisht detyrën e ministrit.

Njësia e policisë e bindur që kishin trokitur në derën e gabuar ka vijuar më pas më kontrollin e disa apartamenteve të tjerë, derisa hynë pikërisht në apartamentin ku qëndronte i shumë kërkuari Aldo Avdyli.

Kapja e tij ishte një sukses spektolar i policisë së Tiranës dhe asaj të Durrësit, pasi për vite me rradhë Aldo Avdyli, nuk kishte asnjë imazh në policinë kriminale, asnjë gjurmë ADN-je dhe asnjë shoqërim në ambjentet e policisë.

Aktualisht Aldo Avdyli, është i arrestuar për llogari të prokurorisë së posaçme SPAK, e cila ka vendosur dy masa sigurimi ndaj tij.

Masa e parë “Arrest me burg” ndaj Avdylit është vendosur në muajin maj 2024, duke e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Kjo pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj një emri të njohur të botës së krimit, Durim Bamit.

Sipas hetimit, Avdyli del se përfshihet në një skuadër prej më shumë se 16 personash, të cilët sigurojnë mjetet dhe planifikojnë eleminimin fizik të Durim Bamit, por realisht nuk ia dalin dot.

Ndërsa masa e dytë e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 37-vjeçarit nga Shijaku, i cili tashmë akuzohet për organizimin dhe financimin e vrasjes së Edmir Koçit alias Malokut në vitin 2021 në Durrës.

I vënë në presion nga masa e dytë e sigurisë, Avdyli mësohet të jetë vendosur në Tiranë./Syri.net/ Elton Qyno

E rëndë! Mjet shp*thyes në ndërtesë! Televizioni njohur fik transmetimin live, evakuohet stafi

FRANCË- Një situatë e pazakontë në Francë ka shkaktuar panik për drejtuesit e kanalit informativ të lajmeve BFMTV. Gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:27 një email kërcënues ka mbëtitur në kanalet zyrtare të medias ku është njoftuar se në godinë është vendosur një mjet shpërthyes.

Menjëherë pas njoftimit, kjo media ka ndërprerë transmetimin live. Policia franceze ka mbërritur në vendngjarje ku ka bërë të mundur evakuimin e të gjithë punëtorëve, gjithashtu u kryen kontrolle të detajuara sigurie.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë BFMTV në rrjetin X, duke bërë të ditur se puna është pezulluar perkohesisht, derisa televizioni nisi transmetimin në orën 17:52 pas verifikimeve dhe largimit të rrezikut nga policia.

Ende nuk ka detaje se nga erdhi ky kërcënim dhe kush ishte personi që dërgoi email-in që shokoi drejtuesit e kësaj mediaje, ndërkohë që autoritetet po hetojnë pistat kryesore për zbardhjen e ngjarjes./ZËRI

E fundit! Afrohet stuhia e fr*kshme, meterologet paralajmerojne rr*zik te madh! Merrrni urgjentisht keto masa

Londër, Britani e Madhe – Pasojat e Stuhisë “Claudia” vazhdojnë të mbajnë në alarm Britaninë e Madhe. Sot pritet të ketë më shumë shira dhe përmbytje në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit, ndërsa situata në Uells cilësohet si kritike.

Rrezik Për Jetën Dhe Ndërprerje Shërbimesh
Edhe pse një paralajmërim i verdhë për shiun në Anglinë qendrore, veriore, Jugperëndim dhe Uells skadoi në orën 06:00 (GMT), situata është përkeqësuar.

Paralajmërime Të Rënda: Uellsi ka lëshuar katër paralajmërime të rënda përmbytjesh, që do të thotë se ekziston rrezik i konsiderueshëm për jetën dhe priten ndërprerje të konsiderueshme (në trafik ose energji elektrike) për komunitetet.

Agjencitë Në Terren: Ekipet e shpëtimit po punojnë në terren së bashku me Policinë Shërbimet e Ambulancës Rojën Bregdetare dhe shërbimet e zjarrfikësve për të kryer kontrolle evakuime apo shpëtime.

Mbi 90 Paralajmërime: Në total, mbi 90 paralajmërime për përmbytje (që do të thotë se priten përmbytje) ishin në fuqi sot në mëngjes sipas Agjencisë së Mjedisit.

Ndryshimi I Shpejtë I Motit
Zyra Meteorologjike paralajmëron se shiu i pjesshëm dhe shiu i imët do të vazhdojnë në të gjithë Anglinë dhe Uellsin duke përkeqësuar përmbytjet veçanërisht në pjesë të Anglisë lindore dhe të Irlandës së Veriut.

Kushte më të thata dhe ndoshta me diell mund të presin vetëm Irlanda e Veriut dhe Skocia.

Pas reshjeve të dendura të shiut pritet një ndryshim i shpejtë i motit:

Valë E Ftohtë: Reshjet e shiut do të zëvendësohen shpejt nga një valë të ftohti që do të fillojë sot.

Dëbora: Kjo valë e ftohtë mund të sjellë dëborë dhe shi në brigjet dhe kodrat veriore.

Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët e saj se duke filluar që nga data 17 deri në 18 nëntor qytetit bregdetar do të përfshihet nga reshje shiu mesatare, ku nuk përjashtohen edhe ato intensive.

Në njoftim theksohet se qytetarët duhet të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve për çdo situatë.

Gjithashtu iu është bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të mos parkojnë makinat e tyre në zonat që paraqesin risk të lartë për përmbytje.

Njoftim i rëndësishëm:

Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, ditën e Hënë, më datë 17 Nëntor dhe ditën e Martë, më datë 18 Nëntor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intesive.

Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

Jeni të lutur shmangni parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë.

Grupet tona do të jenë të angazhuara në marrjen e masave paraprake, si dhe do të jenë në terren në monitorimin e situatës duke ndërhyrë sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme. UJËSJELLËS KANALIZIME RAJONI VLORË.

Armando Broja merr vendimin drastik pas loteve me Andorren dhe ben veprimin qe askush nuk e priste

Broja merr vendimin drastik pas loteve me Andorren dhe ben veprimin qe askush nuk e priste
Situata e Armando Brojës ka qenë një nga më të diskutuarat pas fitores me Andorrën dhe kualifikimit në play-off. Sulmuesi refuzoi të merrte pjesë në festimet me ekipin pas ndeshjes dhe u mor me zor nga kapiteni Hysaj.

Më pas, ai u duk tejet i mërzitur dhe shmangu kontaktet me të tjerët në dhomat e zhveshjeve duke krijuar një situatë të pazakontë që e ktheu sulmuesin në temë diskutimi në opinionin publik, por edhe vetë brenda skuadrës.

Vetë trajneri Silvinjo sot në konferencë për mediat theksoi se kishte folur privatisht me Brojën ashtu si edhe me skuadrën për situata të tilla, pasi të gjithë duhej të bëheshin pjesë e grupit në të mrië e në të keq.

Edhe vetë Broja ka dashur të bëjë gjërat e qarta pas kesaj situate te krijuar. Keshtu në stërvitjen e fundit të Kombëtares, në stadiumin “Air Albania”, para se të niste seanca, ai ka vendosur te mbaje nje fjalim te shkurter duke kërkuar ndjesë para ekipit.

Një fjalim që është mbyllur me duartrokitje dhe buzëqeshje nga pjesa tjetër e skuadrës, që ka vlerësuar gjestin e sulmuesit për të mbyllur këtu këtë situatë para një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Anglisë.

Askush nuk e ka pritur kete nga Broja duke e menduar nje djale te ftohte, por situata e krijuar pas ndeshjes me Andorren tregon se ai eshte thjeshte nje djale i ndjeshem, qe kerkon me te miren nga vetja.