“U konfliktua me Ramën”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka deklaruar se zhdukja e Ervis Martinajt lidhet me përplasjen e tij me pushtetin.

Sipas Hoxhës, i ftuar në “Euronews Albania”, fundi i “mbretit të lojërave të fatit” erdhi pasi ai u konfliktua drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama.

“Kryeministri u përfshi vetë në atë ngjarje, nga të rrallat raste. Ai tha publikisht se e dinte kush ishte drejtori i lojërave të fatit dhe madje ‘i dinte targën’. Kjo ndodhi pas përfshirjes së Ervis Martinajt në fushatë në mbështetje të opozitës, dhe prandaj Rama e etiketoi,” – deklaroi Hoxha.

Gazetari shtoi se pas eliminimit të Martinajt, grupi që qëndron pas këtij atentati është fuqizuar ndjeshëm dhe sot ka marrë “superfuqi”, falë lidhjeve me njerëz të pushtetit.

“Shikoni ngjarjet e fundit që po ndodhin në Shqipëri. E njëjta dorë që pasi ka bërë eliminimin e Ervis Martinajt, tani ka marrë një ngjitje të menjëhershme dhe prandaj sot është shumë aktive dhe e rrezikshme.

Kemi një hierarki tjetër në botën e krimit të organizuar dhe po ashtu një hierarki tjetër në botën e atyre që quhen vrasës që janë rritur nga ajo kohë, ata që patën sukses në atë ngjarje. Asnjë nga ajo skuadër nuk është arrestuar.

Aleanca që realizoi vrasjen është shumë e fortë dhe në pushtet në të gjitha. S’mund të kesh pushtet të nëndheshëm nëse s’ke me këta lart.“-tha Hoxha.

Mos kini më dyshime! Ja si aktiviteti fizik ndikon te rrudhat

Aktiviteti fizik ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e lëkurës dhe mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe rritur furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese për qelizat e lëkurës.

Ushtrimi i rregullt stimulon prodhimin e kolagjenit, një proteinë që mban lëkurën të fortë dhe elastike, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave.

Po ashtu, aktiviteti fizik ndihmon në uljen e stresit, duke parandaluar rritjen e niveleve të kortizolit, një hormon që mund të dëmtojë kolagjenin dhe elastinën e lëkurës, duke kontribuar në plakjen e parakohshme.

Ushtrimet aerobike, si vrapimi dhe noti, rrisin qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar në shpërndarjen e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në të gjithë trupin, përfshirë lëkurën, dhe kështu mund të rrisin ndjeshëm pamjen e lëkurës. Aktiviteti fizik gjithashtu ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, duke parandaluar glikacionin, një proces që dëmton fibrat e kolagjenit dhe përshpejton plakjen.

Ndërsa ushtrimet janë të dobishme për shëndetin e lëkurës, është gjithashtu e rëndësishme të kujdeseni për lëkurën pas aktivitetit, duke aplikuar produkte hidratues dhe mbrojtës nga dielli për të parandaluar dëmet nga ekspozimi i tepërt ndaj kushteve të jashtme.

Për më tepër, aktiviteti fizik ndihmon në kontrollin e peshës trupore dhe reduktimin e inflamacionit, faktorë që gjithashtu mund të ndikojnë në shëndetin e lëkurës dhe formimin e rrudhave.

Dh▪︎nuan blogeren duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë, dënohen motrat Mariela e Antonela Berisha

Gjykata e Tiranës gjeti fajtore dhe dënoi motrat Mariela dhe Antoneta Berisha për dhunën ndaj blegeres Klea Prenga.

Mariela Berisha u dënua me 3 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 2 vite nëse dënimin mbetet në fuqi edhe nga Apeli. Motra e saj Antonela u dënua me 3 vite shërbim prove, që iu reduktua ne dy vite.

Motrat Berisha u dënuan për akuzën e plagosjes së rëndë. Ata dhunuan blogeren Prenga gushtin e 2024 teksa kjo e fundit ndodhej në një restorant lukzos në Tiranë.

“Vangjush Dako është arratisur, në drejtim të paditur”, Deklarata e FORTË e Berishës: Tritolin ia vendosi…

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të hënë një konferencë për mediat, nga ku ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Lideri demokrat u shpreh se Dako është arratisur nga vendi dhe nuk dihet se ku ndodhet. Më tej, sipas ish-kryeministrit, Aldo Avdyli është personi që ka vendosur tritol në makinë e Dakos, për shkak të prishjes së raporteve mes tyre.

“Gjushi sipas të dhënave është larguar nga vendi në drejtim të paditur. I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet. Tani po përdoret policia nga bandat për eliminimin e njëra tjetrës. Ju kujtohet kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit.

Tritolin Gjushit ja vendosi Aldo Avdyli, i cili i thotë se tritoli është vetëm paralajmërim, se ti që me kë kërkuar të bëj këtë e atë, unë ti kam plotësuar, të të jap votat që do, ti kam dhënë.

Ju tani mbroni Elvis Docin dhe nuk pyesni më për mua. Sipas qytetarit dixhital këto fjalë Aldo Avdyli ia ka thënë dhe një Bujar Bujar, është nën drejtor i Policisë së Durrësit. Kjo është arsyeja pse u arrestua Aldo Avdyli.”– tha Berisha.

Kujtojmë se Vangjush dako përfundoi dënimin e tij 2 vite e tetë muaj burgim, i akuzuar për shpërdorim detyre në dy episode.

“Humba dinjitetin prej saj”- Reagon Enada Hoxha pas deklaratës së Gerd Vasos për ndarjen e tyre

Balerina e njohur, Enada Hoxha, ka zgjedhur të injorojë deklaratën e ish-partnerit të saj, Gerd Vaso, për shkakun e ndarjes, duke bërë një postim në rrjetet sociale.

Gerd Vaso foli publikisht për fundin e martesës, duke deklaruar se ndarja erdhi sepse ai humbi “personalitetin dhe dinjitetin” për shkak të ambicies “ekstreme” të Enadës ndaj profesionit.

Në vend që t’i përgjigjet me fjalë, Enada Hoxha postoi një video në InstaStory ku shfaqet duke buzëqeshur, e veshur me një fustan voluminoz, ngjyrë blu të çelët, me lule shumëngjyrëshe.

Balerina po tregon se ka zgjedhur të fokusohet te shkëlqimi i saj, duke nënkuptuar se e ka lënë pas të kaluarën dhe akuzat për sakrificat që Vaso pretendon se bëri.

Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella që mbajti veshur Rey Manaj

Fanella që mbajti veshur Rey Manaj në fitoren e madhe me Serbinë është blerë në ankand për 3100 euro.

Fanella mban edhe firmën e sulmuesit lushnjar, i cili me golin e tij i dha 3 pikët Kombëtares dhe shansin real për të arritur në “playoff”-in e Botërorit 2026.

Gjithsesi, kjo nuk është fanella më e shtrenjtë e Kombëtares e shitur në ankand. Rekordin e mban fanella e Nedim Bajramit (rreth 5800 euro) e veshur në ndeshjen ku i shënoi gol Italisë në “Euro 2024”.

Rey Manaj po kalon një periudhë mjaft pozitive, duke konfirmuar formën e lartë si me Kombëtaren, ashtu edhe me skuadrën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas golit të rëndësishëm kundër Serbisë, sulmuesi shqiptar ka gjetur rrjetën edhe në kampionat me fanellën e Al Sharjah.

Në takimin e javës së 6-të ndaj Al Dhafra, Manaj shënoi një gol të bukur në fundin e pjesës së parë.

Ai mori një top në krahun e majtë të zonës dhe me një goditje të fuqishme me të njëjtën këmbë mposhti portierin kundërshtar, duke dyfishuar avantazhin për skuadrën e tij.

Ky është goli i dytë i Manajt në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

E-Albania hap aplikimet për pensionin social, ja kush përfiton

Të gjithë të moshuarit që janë mbi 70 vjeç, që janë me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën gjatë 5 viteve të fundit, mund të aplikojnë përmes portalit e-Albania për të përfituar nga programi i pensionit social.

Aplikimi për pension social bëhet nga vetë personi i interesuar, përmes portalit e-Albania, duke zgjodhur llojin e shërbimit: Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik.

Dokumentacioni i domosdoshëm për t’u paraqitur nga personi i interesuar për të përfituar pensionin social:

-Fotokopje e Kartës së identitetit

-Dokument që vërteton, se është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite, nga koha që paraqet kërkesën.

-Certifikatë pronësie dhe/ose akti i marrjes në pronësi/në përdorim të tokës, lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

-Deklaratë nëse është ose jo aksioner apo bashkëpronar në aktivitete ekonomike ose pasuri të patundshme, të dhëna për qëllime të nxjerrjes së të ardhurave.

-Vërtetim për masën e të ardhurave që realizon nga depozitat bankare, (nëse deklaron se realizon të ardhura nga depozitat bankare)

Pagesa e pensionit social kryhet vetëm pranë qendrave paguese të Postës Shqiptare.

Çfarë ndodhi? Rama largohet ‘urgjentisht’ nga koferenca, ja arsyeja

Në një konferencë për 30 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, ka ndodhur një incident i vogël.

Siç raporton Lapsi.al kryeministri Edi Rama është larguar nga salla kur kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, foli për moszbatim të vendimeve të kësaj gjykate.

Edhe pse nuk e përmendi nominalisht si rast, u kuptua lehtësisht se Zaçaj e kishte për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

“Megjithatë procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit., Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë.

Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin.

Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti, ata janë universale dhe duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim”, tha Holta Zaçaj.

Siç raportohet, Rama është larguar nga salla teksa Zaçaj po mbante fjalimin e saj, por largimi i Kryeministrit nuk është kapur nga kamerat. Të vetmit ata që kanë vënë re largimin e Kryeministrit nga salla kanë qenë vetëm të pranishmit.

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar…

Rey Manaj deklaroi se ka marrë përgëzime për golin në Leskovac edhe nga trajneri serb i Al Sharjah, Milos Milojevic.

Fjalët e sulmuesit të kombëtares nuk janë pëlqyer aspak në Serbi, me mediat që i kanë kushtuar artikuj special.

“Provokuesi shqiptar grind serbët: Milojevici e ka uruar për golin në Leskovc”, ka shkruar “republika.rs”.

“Manaj e shkatërroi Serbinë, e Milojevic e përkrahu atë”, shkruan sajti tjetër “hotsport.rs”.

“Shqiptari shkatërroi ‘shqiponjat’, provokoi turpshëm dhe më pas i befasoi të gjithë”, shkruan “kurir.rs”.

Nuk fshihen më/ Ish-banorja e BBVK publikon foton e veçantë me sulmuesin e Kombëtares: Gëzuar përvjetorin

Influencerja Vesa Vllasaliu dhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Mirlind Daku, kanë konfirmuar romancën mes tyre. Ka qenë vetë Vesa ajo e cila ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me partnerin e saj, teksa puthen.

Po ashtu, ajo ka publikuar në “Instastory” edhe foton e një buqete me trëndafila të kuq, që mesa duket ia ka dhuruar Daku për përvjetorin e lidhjes.

“Gëzuar përvjetorin”, lexohet në foton e publikuar. Edhe pse lidhjen ata e kanw mbajtur të fshehtë nga vëmendja publike, për muaj me radhë është folur për romancën mes tyre.

Në media janë raportuar raste kur Vesa është parë duke e përkrahur Dakun në ndeshje të ndryshme, përfshirë edhe në stadiumin “Air Albania”, gjatë përballje ndaj Letonisë.