E BUJSHME/ Tërheqja e Iranit sjell “festë” edhe në Shqipëri, por vjen lajmi i keq për kombëtaren

Pavarësisht sigurive të dhëna nga presidenti i FIFA-s, Giànni Infantino, Irani ka vendosur zyrtarisht të braktisë Kupën e Botës 2026.

Ky vendim vjen si shenjë proteste ndaj vendeve perëndimore pas sulmit ndaj ish-liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Në rrethanat e krijuara, FIFA po shqyrton zëvendësimin e tyre me kombëtaren e Italisë, e cila aktualisht ndodhet në fazën “Play-Off”.

Përzgjedhja e Italisë bazohet në koeficientin e lartë që kjo skuadër mban në renditjen e përgjithshme botërore.

Si ekipi më i kuotuar midis atyre që ende nuk kanë siguruar kualifikimin, Italia ka përparësi për të hyrë direkt në turne. Ky rregull i jep mundësinë kombëtares “Azzurre” të kalojë automatikisht në fazën e grupeve pa pasur nevojë të luajë ndeshjet shtesë.

Ky lajm sjell festë edhe në Shqipëri, pasi vendi jonë ka një numër të lartë tifozësh të Italisë.

Tërheqja e mundshme e Iranit nuk i hap derë Shqipërisë, shanset mbeten thuajse të pandryshuara

Diskutimet për një tërheqje të Iranit nga Botërori 2026 dhe një futje të mundshme të Italisë në vend të tij kanë ngritur pyetjen nëse kjo do të favorizonte Shqipërinë në garën për kualifikim. Por, në praktikë, ndikimi për kuqezinjtë do të ishte pothuajse zero. Sipas skemës zyrtare të play-off-it europian, Shqipëria ndodhet në Path B, ku përballet me Poloninë, ndërsa Italia është në Path A, në anën tjetër të shortit.

Kjo do të thotë se edhe nëse Italia do të gjente një rrugë tjetër për të hyrë në Botëror, kjo nuk do të ndryshonte automatikisht rrugën e Shqipërisë. Kuqezinjtë mbeten të detyruar të kalojnë fillimisht Poloninë dhe më pas finalen e path-it të tyre, për të siguruar një biletë për në turneun final.

Nga ana tjetër, vetë çështja e Iranit mbetet ende e paqartë. Reuters raportoi më 11 mars se ministri i Sportit i Iranit tha se skuadra nuk mund të marrë pjesë në Botëror, por një ditë më pas Donald Trump deklaroi se Irani teknikisht është ende i mirëpritur, ndërsa FIFA nuk ka dhënë ende një vendim final për zëvendësimin e mundshëm të ekipit aziatik.

Në përfundim, edhe nëse skenari “Irani jashtë, Italia brenda” do të ndodhte, Shqipërisë nuk do t’i rriteshin realisht shanset për kualifikim. Rruga e saj mbetet po ajo: fitore ndaj Polonisë dhe më pas edhe në finalen e play-off-it.

Nafta ‘mbush’ arkën e shtetit, ja sa para arkëtohen nga akciza çdo vit

Sasia e zhdoganuar e karburantit është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Ngarkesa fiskale për një litër nàftë të shitur, është e konsiderueshme ku pjesën më të madhe të saj e përbën akciza, e cila është në vlerën 40 lekë për litër.

Por sa fiton buxheti i shtetit nga akciza mbi naftën? Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2025 janë importuar dhe kanë shkuar për konsum 740,863 ton karburante. Nëse do të bënim një llogari, nëse 740.863,000 litra të importuara do ti shumëzonim me 40 lekë akcizë për çdo litër, vlera që ka arkëtuar shteti gjatë 2025 arrin në rreth 29.6 miliardë lekë apo 296 milionë euro.

Akciza e naftës në Shqipëri ka qenë e fiksuar në 37 lekë për litër përpara se të miratohej ligji për indeksimin e saj me inflacionin. Në tre vjet, ajo është rritur me 3 lekë. Një rritje e inflacionit në Shqipëri do të sillte dhe një rritje të akcizës mbi naftën.

Nëse do të bënim një krahasim ndër vite, fitimet nga ky zë janë rritur ndjeshëm për shkak të rritjes së sasisë së karburantit që është importuar.

Në vitin 2023 janë importuar 614.5 mijë ton karburante, në vitin 2024 sasia është rritur në 657.5 mijë tonë , për të arritur në 740.8 mijë ton gjatë viti që lamë pas. Kjo rritje ka ardhur kryesisht për shkak të fluksit të turizmit gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri.

Përpos akcizës, mbi naftën, aplikohet edhe taksa e qarkullimit e cila është në nivelin 27 lekë/litër, si dhe TVSH-ja dhe taksa e karbonit 3 lekë për litër.

Çmimi i naftës ka ndikim të ndjeshëm në çmimet e produkteve ushqimore dhe jo ushqimore, pasi është një ndër kostot kryesore për kompanitë që operojnë në sektorë të ndryshëm, si prodhim, bujqësi, eksport, turizëm.

Rritja e çmimit të naftës pritet të pasohet me rritjen e çmimeve në zinxhirin e furnizimit në tërësi. Ekspertët kanë sugjeruar që ulja e akcizës mbi naftën apo heqja e saj do të ndihmonte ndjeshëm ekonominë shqiptare duke e bërë atë më konkurruese si dhe do të ulte kostot për qytetarët shqiptarë.

I riu shqiptar gjendet i pajetë brenda dhomës së resortit luksoz në Itali! Pranë shtratit pakot e ilaçeve të boshatisura, ja për çfarë dyshohet

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar u gjet dy ditë më parë brenda një dhome, në një resort të njohur Iuksoz me pesë yje në Gargnano, në liqenin Garda të Italisë.

Viktima, 32-vjeçar, kishte qenë në dhomë për disa orë kur u gjet, kurse shkaqet, dinamika dhe rrethanat mbeten ende të mbuluara nga misteri.

Identiteti i tij nuk u publikua, ndërsa paraprakisht si pistë deklarohet ose vdekja natyrale, ose një akt ekstrem si vetëflijimi.

Alarmi u dha në orët e para të pasdites të së mërkurës, më 11 mars, pak para orës 15:00.

Disa punonjës nga stafi i institucionit, të pamundur për të kontaktuar mysafirin dhe pasi trokitën në derë disa herë pa marrë përgjigje, vendosën të kontrollonin situatën duke hyrë në dhomë.

Zbulimi dramatik u bë brenda dhomës. Pasi telefonuan numrin e urgjencës, një makinë mjekësore u dërgua në vendngjarje, por nuk kishte asgjë më shumë që mund të bëhej për të riun: stafi mjekësor mundi vetëm ta shpallte të vdekur.

Sipas hetimeve fillestare, 32-vjeçari kishte mbërritur i vetëm në brigjet e liqenit Garda, duke mbërritur në vendpushim me makinë. Ai kishte qëndruar në vendpushim për afërsisht një ditë.

Karabinierët gjithashtu mbërritën në vendngjarje dhe filluan një hetim për të përcaktuar rrethanat e vdekjes. Gjetjet fillestare kanë përjashtuar përfshirjen e personave të tjerë: nuk u gjetën shenja dhune në trup, informon media italiane.

Në dhomë, thuhet se u gjetën disa pako ilaçesh bosh pranë shtratit. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një akti ekstrem, si vetëvrasja e mundshme, megjithëse hetimet e mëtejshme do të sqarojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

“O serbë, o hajna!” Protestës në Rrjoll i bashkohen qytetarë nga mbarë Shqipëria, TENSIONOHET situata: Policia tërheq zvarrë protestuesit (VIDEO)

Në ditën e 43-të të protestës së banorëve të Rrjollit kundër resortit turistik, situata mes tyre dhe efektivëve të poIicisë është tensionuar sërish sot.

Në pamjet e publikuara nga Portali Veriu Sot, banorët shikohen duke u konfrontuar fizikisht me Policinë e Shtetit, të cilët tentojnë t’i largojnë nga zona.

“O hajna, o serbë! Mos guxoni të na prekni me dorë, jemi në tokat tona”, dëgjohen banorët e Rrjollit duke iu drejtuar efektivëve të Policisë me tone të larta.

Nga përplasjet e ashpra të ndodhura mesditën e sotme mësohet se disa prej tyre kanë marrë lëndime dhe ndodhen në qendra spitalore, ndërsa të tjerë janë vënë në pranga.

Sakaq, thuhet se protestës së sotme i janë bashkuar edhe qytetarë nga vende të tjera të Shqipërisë.

Kujtojmë se prej më shumë se një muaji banorët e Rrjollit po protestojnë kundër realizimit të resortit turistik “Blue Borgo”, për të cilin janë shprehur se është i padrejtë, sepse dokumentet e pronësisë vërtetojnë se prona është e tyre.

Nga ana tjetër, kompania që pritet të realizojë projektin në zonën e Baks-Rrjollit ka reaguar duke theksuar se realizimi i resortit turistik është në përputhje të plotë me ligjin.

VIDEO

VIDEO/ SHBA bombardon ishullin Kharg, Irani kërcënon me hakmarrje! Pse konsiderohet si “xhevahiri” i Teheranit

SHBA-të kanë goditur një objektiv me rëndësi jetike për Iranin, objektet në ishullin Kharg. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se forcat e armatosura të SHBA-së kryen sulme ajrore kùndër “çdo objektivi ushtarak” në ishullin Kharg, i cili është një qendër kryesore eksporti për Republikën Islamike.

“Për arsye dinjiteti, kam zgjedhur të mos e eliminoj infrastrukturën e naftës në ishull”, vuri në dukje presidenti amerikan. “Por nëse Irani, ose dikush tjetër, bën diçka për të penguar kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit, unë do ta rishqyrtoj këtë vendim”, kërcënoi ai.

“Pikërisht tani, sipas udhëzimeve të mia, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara kreu një nga sulmet më të fuqishme bombarduese në historinë e Lindjes së Mesme dhe shkatërroi plotësisht çdo objektiv USHTARAK në perlën e Iranit, Ishullin Kharg.

Armët tona janë më të fuqishmet dhe më të sofistikuara që bota ka njohur ndonjëherë, por, nga respekti për korrektësinë, kam zgjedhur të MOS shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishull. Megjithatë, nëse Irani ose dikush tjetër bën diçka për të ndërhyrë në kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, do ta rishqyrtoj menjëherë atë vendim.”, tha presidenti i SHBA.

Nga ana tjetër, Irani pretendoi se asnjë infrastrukturë nafte nuk është dëmtuar në ishull, raportoi agjencia e lajmeve FARS, ndërsa kërcënoi me hakmarrje.

“Armiku u përpoq të godiste mbrojtjet e ushtrisë, bazën detare Joshan, kullën e kontrollit të aeroportit dhe hangarin e helikopterëve të Kompanisë së Naftës së Shelfit Kontinental”, raportoi FARS.

Rëndësia e ishullit

Pse është ishulli qendra më e madhe e naftës e Iranit? 90% e eksporteve të naftës së vendit kalojnë nëpër ishullin Kharg.

Kharg, një ishull koralor pesë milje i gjatë në Gjirin Persik, 42 ​​kilometra nga kontinenti, është pika ku përfundojnë tubacionet nga fushat e naftës të Iranit në qendër dhe perëndim të vendit. U themelua nga një grup amerikan nafte, Amoco, dhe u pushtua nga Irani në revolucionin e vitit 1979.

Sipas mediave, midis 1.3 milion dhe 1.6 milion fuçi naftë në ditë kalojnë nëpër Kharg, megjithëse Irani zgjodhi të rriste vëllimet në… tre milion në ditë në mesin e shkurtit. 18 milion fuçi të tjera u ruajtën në Kharg si rezervë.

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 15 mars 2026

DASHI

Në këtë ditë do të mund të shprehni ndjenjat tuaja pa asnjë hezitim, edhe falë mbështetjes së Venusit. Nga data 20 do të vijë edhe Dielli për t’ju dhënë më shumë forcë dhe për të ndihmuar këtë fazë ndryshimi në jetën tuaj, e cila ka nisur disa javë më parë dhe që është e destinuar të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë. Ka nga ata që kanë ndryshuar rrënjësisht jetën, kush ka ndryshuar punë apo kush ka ndryshuar rrethin e miqve. Keni nisur edhe një lloj beteje me ata që për një kohë të gjatë janë përpjekur të pengojnë rrugëtimin tuaj.

DEMI

Po kaloni një fazë disi kaotike të jetës suaj, ndoshta sepse kohët e fundit keni debatuar shumë me bashkëpunëtorë ose miq dhe kjo ju ka bërë pak nervozë. Ndoshta jo gjithmonë arrini të bëheni të kuptueshëm dhe kjo rrit tensionin përreth. Kjo e diel do t’ju shërbejë edhe për të rikuperuar pak energji dhe për të shkëputur pak mendjen. Ju duhet një pauzë reflektimi të thellë për të rikuperuar edhe harmoninë e brendshme.

BINJAKËT

Po kaloni një fazë disi kaotike të jetës suaj, ndoshta sepse kohët e fundit keni debatuar shumë me bashkëpunëtorë ose miq dhe kjo ju ka bërë pak nervozë. Ndoshta jo gjithmonë arrini të bëheni të kuptueshëm dhe kjo rrit tensionin përreth. Kjo e diel do t’ju shërbejë edhe për të rikuperuar pak energji dhe për të shkëputur pak mendjen. Ju duhet një pauzë reflektimi të thellë për të rikuperuar edhe harmoninë e brendshme.

GAFORRJA

Pas një faze konfuzioni vjen një e diel në të cilën do të ketë të gjitha kushtet për të lënë pas çdo tension dhe për të parë me qartësi të ardhmen. Është e rëndësishme që të ketë kushte të mira për ndjenjat. Edhe çështjet profesionale mbrohen nga Jupiteri që kalon në shenjën tuaj. Në dashuri ka ende disa tensione për t’u kapërcyer. Ndoshta ka diçka për t’u rishikuar ose për t’u sqaruar.

LUANI

Kjo Hënë në opozitë do të sjellë në mënyrë të pashmangshme disa tensione me ambientin përreth, edhe pse do të bëhet fjalë vetëm për çështje kalimtare dhe të vogla. Ata që po jetojnë një marrëdhënie në krizë tani duhet të jenë mjaft të kujdesshëm sidomos në përdorimin e fjalëve dhe në zgjedhjen e toneve. Të acarosh situatën nuk do t’ju ndihmojë aspak ta përmirësoni atë. Do të duhet të përmirësohet cilësia e dialogut dhe të përballeni me sinqeritet.

VIRGJËRESHA

Krahasuar me të kaluarën e afërt, tani i keni idetë më të qarta dhe asgjë nuk duket se mund të vërë në dyshim bindjet tuaja. Kohët e fundit keni ngjitur male shumë të larta, prandaj asgjë nuk duhet t’ju frikësojë apo t’ju shqetësojë më. Mes prillit dhe majit do të jeni ju që do të bëni kërkesa të rëndësishme edhe për të bërë hapa përpara në punë. Me Marsin në opozitë duhet të shmangni skenat apo stresin e tepërt. Do të mjaftojë shumë pak që të shpërtheni.

PESHORJA

Për punën po vjen një periudhë disi komplekse nga shumë këndvështrime. Ndoshta nuk ndiheni të vlerësuar për atë që bëni dhe për atë që meritoni dhe kjo ju krijon ankth dhe frustrim. Po i shihni gjërat në mënyrë shumë negative dhe kjo ndikon edhe në zgjedhjet tuaja. Venusi në opozitë mund të përkeqësojë situatën për çiftet që prej kohësh po kalojnë vështirësi. Megjithatë, me Hënën e favorshme, kjo e diel nuk do të jetë krejt për t’u hedhur poshtë. Do të keni energji të mirë në trup që duhet ta përdorni për të bërë gjërat që ju relaksojnë më shumë.

AKREPI

Pas një mëngjesi më të qetë, pasdite mund të shfaqet një farë nervozizmi, ndoshta për shkak të ndonjë familjari që do t’ju bëjë të humbni durimin. Është gjithashtu e vërtetë që nuk ndiheni në formë perfekte, por që nga e hëna gjërat do të shkojnë shumë më mirë. Është një qiell interesant nga pikëpamja e marrëdhënieve. Në këtë periudhë do të ketë kushte për të përfunduar një kontratë ose një marrëveshje shumë të favorshme.

SHIGJETARI

Nga data 20 e në vazhdim do të keni ditë shumë pozitive, por deri atëherë do të ketë ende disa probleme për t’u përballur. Do të duhet të përpiqeni të kapërceni ndonjë shqetësim fizik ose ndonjë moment tensioni që e keni zvarritur që nga muaji shkurt. Kjo e diel, falë edhe një Hëne aleate, do të kalojë pa asnjë shqetësim dhe kjo është sigurisht një lajm i mirë. Po ndjeni nevojën të relaksoheni pak për të rikthyer edhe një farë harmonie të brendshme.

BRICJAPI

Yjet ju këshillojnë të qëndroni larg provokimeve, sidomos në këtë ditë feste. Në këtë moment e keni të vështirë të mbani gjithçka nën kontroll. Ka shumë gjëra që po ju dalin nga dora, ose keni ndjesinë se diçka po shkon kundër jush. Gjithçka që po ju ndodh nuk po ju jep as kohën për të kuptuar se çfarë po ndodh. Dhe e gjithë kjo po ju shkakton një farë shqetësimi.

UJORI

Në këto ditë të ngarkuara do të jeni mjaft të zënë dhe plot mendime. Yjet ju këshillojnë të përveshni mëngët dhe të përpiqeni të mendoni më pak e të veproni më shumë. Me Hënën në shenjën tuaj, aftësia juaj për veprim do të jetë vërtet në kulm. Do të ketë edhe kushte për të nisur një marrëdhënie të re, edhe pse yjet ju këshillojnë të mos futeni në situata të ndërlikuara ose të nisni histori paralele që mund t’ju dalin jashtë kontrollit.

PESHQIT

Kjo situatë astrologjike mund t’ju çojë vërtet larg. Tensionet dhe provokimet e kësaj periudhe ju kanë shkaktuar një farë shqetësimi në shumë drejtime. Yjet ju shtyjnë të bëni disa kërkesa. Datat 17 dhe 18 mars do të jenë ditë të veçanta në të cilat mund të ndodhin gjëra që do t’ju çojnë në reflektime të thella. Pra, për shumë prej jush kthesa po afrohet dhe duhet të jeni të zotë të jeni gati për të pranuar ndryshime rrënjësore.

Mikja e Edi Ramës në ditë të zeza, i zbulohet skandali i madh

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, po përballet me akuza të reja se ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave në vitet 1980, pasi një anëtar i Parlamentit Evropian pretendoi se kishte prova të reja.

Akuzat, të cilat dolën gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e komisioneres sllovene në Parlament në vitin 2024 dhe të cilat Kos më pas i mohoi, janë rishfaqur përpara zgjedhjeve të Sllovenisë më 22 mars me mbështetjen e vetë partisë së Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen.

Eurodeputetja sllovene Romana Tomc, nënkryetare e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë – grupi më i madh në Parlament – tha të enjten se i kishte shkruar Komisionit duke pretenduar se kishte prova të reja se Kos bashkëpunoi me agjencinë e spiunazhit të Jugosllavisë dhe duke kërkuar një hetim. Tomc i tha POLITICO-s se Kos nuk ishte e ndershme kur “pretendoi se nuk bashkëpunoi në shërbimin sekret… Duhet të bëjmë diçka me këtë informacion”.

Një zëdhënës i PPE-së tha: “Romana Tomc e ka mbajtur Grupin e PPE-së të informuar nga afër rreth zbulimeve të fundit në lidhje me Komisioneren Marta Kos. Grupi do ta shqyrtojë çështjen me kujdes. Për momentin, vërejmë se Komisionerja Kos nuk i ka mohuar këto zbulime të reja. Topi tani është në fushën e saj”.

Kos nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura të POLITICO-s për koment. Por një zyrtar i Komisionit tha se Kos “kaloi nëpër procesin e gjerë dhe të plotë të verifikimit” për t’u bërë komisionere, duke shtuar se Parlamenti “miratoi emërimin e Komisioneres Kos në të njëjtin proces si të gjithë 27 Komisionerët”.

Një zyrtar pranë zyrës së komisioneres, të cilit iu dha anonimiteti për të folur rreth akuzave të ndjeshme, i tha POLITICO-s: “Kos është shumë e vetëdijshme se kundërshtarët politikë do t’i përdorin këto lloj gjërash për të fituar pikë në zgjedhjet sllovene, por ajo është e fokusuar plotësisht në punën e saj si komisionere e zgjerimit”.

Kos do të paraqitet para komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit të hënën për të diskutuar zgjerimin dhe pritet gjithashtu të përballet me pyetje në lidhje me akuzat. Në Parlament në Strasburg të martën, Tomc prezantoi një libër nga autori slloven Igor Omerza që tregon dokumente që ata thanë se vërtetonin se Kos bashkëpunoi me agjencinë jugosllave të spiunazhit.

Sllovenia do të shkojë në një votim më vonë këtë muaj, duke vënë përballë koalicionin qeverisës të majtë-liberal, të cilit Kos i përkiste më parë, kundër Partisë Demokratike Sllovene të krahut të djathtë, së cilës i përket Tomc. Kjo e fundit aktualisht kryeson në sondazhe. (A2 Televizion)

A do të përfshihet Turqia në luftë me Iranin? Erdogan: Po marrim të gjitha masat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se vendi i tij nuk do të përfshihet në konfliktin e tensionuar mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, ai theksoi se Turqia mbetet plotësisht e përgatitur për çdo kërcënim të mundshëm që mund të cenojë sigurinë dhe integritetin territorial të saj.

Sipas presidentit turk, autoritetet e sigurisë kànë arritur të kapin edhe një raketë të tretë balistike iraniane që ishte lëshuar në drejtim të territorit turk, duke parandaluar kështu një situatë potencialisht të rrezikshme.

Erdogan theksoi se institucionet shtetërore dhe forcat e armatosura turke janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë nga afër zhvillimet në rajon, pasi situata mbetet e brishtë dhe mund të përshkallëzohet në çdo moment.

Ai shtoi se Turqia po ndërmerr një sërë masash parandaluese për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe sigurinë kombëtare, duke përfshirë edhe forcimin e sistemeve të mbrojtjes dhe koordinimin e vazhdueshëm me strukturat e sigurisë.

Duke folur për situatën aktuale të sigurisë, Erdogan deklaroi se prioriteti kryesor i Ankarasë është të qëndrojë jashtë përshkallëzimit të konfliktit rajonal dhe të shmangë çdo përfshirje të drejtpërdrejtë në përplasjet që po ndodhin në Lindjen e Mesme. “Po marrim të gjitha masat parandaluese kundër çdo kërcënimi ndaj hapësirës sonë ajrore, siç bëmë edhe mbrëmë”, u shpreh ai.

Presidenti turk theksoi se stabiliteti dhe siguria e vendit janë mbi çdo interes tjetër dhe se qeveria turke do të vazhdojë të veprojë me kujdes dhe përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët dhe territorin e saj. Ai shtoi se Turqia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon, duke bërë thirrje për dialog dhe zgjidhje diplomatike të tensioneve mes palëve të përfshira.

Vuçiç bën deklaratën e fortë: Serbia po përgatitet për një suIm nga aleanca Kroaci-Shqipëri-Kosovë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të enjten se Beogradi po monitoron nga afër bashkëpunimin ushtarak midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke pretenduar se Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm.

“Ata po presin një moment të favorshëm. Ne po përgatitemi për sulmin e tyre”, tha Vuçiç në një intervistë me Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Vuçiç iu referuan një deklarate trepalëshe mbi bashkëpunimin në mbrojtje të nënshkruar nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova në Tiranë më 18 mars 2025, që synonte forcimin e bashkëpunimit në siguri dhe ndërveprimit ushtarak.

“Ne kemi raketa hipersonike kineze, ajër-tokë, me një rreze veprimi deri në 400 kilometra”, tha Vuçiç, duke i përshkruar ato si ndër sistemet më të përparuara të armëve.

Vuçiç tha gjithashtu se Serbia mban marrëdhënie të mira me NATO-n, ndërsa vazhdon të ndjekë një politikë neutraliteti ushtarak. Duke komentuar mbi marrëdhëniet me Kroacinë, presidenti serb akuzoi Zagrebin se është përpjekur të minojë Serbinë dhe se ka ndërhyrë në punët e brendshme.

Komentet e tij vijnë në mes të debatit të vazhdueshëm mbi politikat e sigurisë dhe mbrojtjes në Ballkan, ku modernizimi ushtarak dhe tensionet politike janë intensifikuar vitet e fundit

Lufta me Iranin, SHBA merrr vendimin e papritur për Ngushticën e Hormuzit

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon suImet në Ngushticën e Hormuzit.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, miratoi kërkesën e Centcom për një disa anije luftarake dhe rreth 5,000 marinsa, raporton Wall Street Journal.

Presidenti Trump deklaroi se është e pamundur që iranianët të rebelohen së shpejti kundër regjimit, duke shtuar: “Do ta ndjejë në kockat e mia kur lufta me Iranin të përfundojë”.

Ndërkohë, të gjashtë anëtarët e ekuipazhit të avionit të furnizimit KC-135 që u rrëzua në Irakun perëndimor të enjten kanë vdekur, sipas Komandës Qendrore Amerikane, ndërsa 16 ushtarakë janë vrarë gjatë operacionit “Epic Fury”.