Robert Ndrenika ‘shpërthen’ për protestën: Shqiptarët bashkë, siç ju ka hije! Mesazh i fortë për ata që fryjnë ndasitë!

Aktori i njohur Robert Ndrenika, ka reaguar lidhur me protestën që u zhvillua sot në Tiranë për ish-krerët e UÇK.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori shkruan se protesta bëri bashkë të gjithë shqiptarët dhe ishte një përgjigje për ata që nuk i duan bashkë.

‘Liria ka emër, UÇK. Tubimi i mbajtur në Tiranë në mbështetje të komandantëve shqiptarë që vuajnë padrejtësisht në Hagë. Shqiptarët nga Kosova e Shqipëria bashkë, siç ju ka hije.

Një përgjigje për të gjithë ata që nuk na duan bashkë dhe i fryjnë zjarrit të ndasisë. ne do jemi gjithmonë bashkë‼️ Shqipni etnike, asgja tjetër’, tha ai.

Dea, vogëlushja 10-vjeçare që lufton me leuceminë, ka nevojë për ndihmën e të gjithëve

Një vajzë e vogël nga Shqipëria, Dea, vetëm 10 vjeç, po përballet me një betejë të vështirë kundër leucemisë. Lufta e saj kërkon jo vetëm forcë dhe kurajo, por edhe mbështetje financiare për trajtimin e saj të shtrenjtë.

Familja e Deas ndodhet në një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe ka bërë thirrje publike për ndihmë, duke kërkuar solidaritet nga të gjithë njerëzit e mirë që mund të kontribuojnë, sado pak, për t’i dhënë asaj shpresë për jetë.

Në njoftimin e tyre, ata shkruajnë:

“Dea 💔 është një luftëtare 10-vjeçare që po përballet me leuceminë — një betejë e vështirë që ka nevojë për ndihmën dhe shpresën tonë. Familja e saj është në një situatë shumë të vështirë… çdo ndihmë është jetike për trajtimin dhe shërimin e Deas!”

Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë, mund të kontribuojnë në faqen e donacioneve në këtë link: LINKU GOFUNDME KETU

Broja nuk e sheh në sy moderatoren, reagimi bëhet viral (Video)

Futbolisti i Kombëtares Shqiptare Armando Broja po bëhet viral me një qëndrim të tijin përgjatë një interviste pas ndeshjes së fundmi.

Ai ka mbajtur një qëndrim e shikim të fiksuar nga fusha e blertë përgjatë krejt pyetjeve të moderators sportive Franceska Rustem.

Nuk dihet se përse e ka bërë një veprim të tillë mirëpo jo të paktë kanë qënë ata që e kanë lidhur me besnikërinë ndaj partneres e të tjerë me xhelozinë potenciale të saj.

A është diçka që nuk shkon në këtë intervistë pak të sikletshme? Shiheni dhe vlerësojeni vetë. /Prive

@kohashqip#fyp#foryoupagee#armandobroja#albania#viral♬ original sound – kohashqip

Nga “tatuazhi i dashurisë” te mallkimet, 40-vjeçari shqiptar kthehet në makthin e ish-të dashurës

Në kohët moderne, teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit lidhen me njëri-tjetrin. Rrjetet sociale kanë bërë të mundur që individë nga vende të ndryshme të botës të njihen, të komunikojnë dhe, në disa raste, të krijojnë lidhje të thella emocionale, madje edhe lidhje dashurie. I njëjti është edhe rasti i kësaj zonje, e cila para 5 viteve ka njohur një djalë në rrjete sociale. Pas një disfate të parë, zonja, me shpresën se do të rinisë një jetë të re me Labinotin, investoi në këtë marrëdhënie edhe pse në distancë.

Kjo pamundësi për t’u takuar ishte për shkak të dokumenteve jo të sakta në shtetin irlandez, që e kufizonin 40-vjeçarin për të udhëtuar drejt shteteve të tjera, e në këtë rast për të takuar të dashurën e tij prej 3 vitesh. Çdo gjë ecte shumë mirë, komunikimet e tyre ishin të përditshme, derisa në një moment kjo lidhje pëson një krizë. Labinoti i tregon të dashurës së tij virtuale për një vizitë në Kosovë, te familjarët e tij.

Por lidhja e re duket se Labinotit nuk i ka ecur, pasi ai sërish rikthehet pas dy muajsh te zonja.

Një sjellje e çuditshme e këtij zotërie, e cila nga sot e nesër pësoi ndryshime, por pa një arsyetim. Teksa zonja e re vendosi të shkëpusë marrëdhëniet me Labinotin dhe të marrë në kontroll jetën e saj, ky i fundit, nga ana tjetër, nis të shqetësojë 45-vjeçaren pas disfatës së radhës që mori nga ish-partnerja prej dy muajsh. Pas përfundimit të lidhjes së tyre, partneri nuk ka pranuar të tërhiqet, duke nisur një armatë të plotë presionesh psikologjike, kërcënimesh dhe ndërhyrjesh të qëllimshme në jetën personale të zonjës. E gjitha kjo për të ushtruar frikë dhe kontroll mbi të.

Këtu duhet të sqarojmë se zonja dhe Labinoti nuk janë takuar asnjëherë të vetëm. Megjithëse duket sikur ai kërkon rikthimin, 40-vjeçari nuk merr hapa konkrete për të takuar ish-partneren apo për t’u përballur me situatën. E vetmja gjë që di të bëjë më së miri janë kërcënimet.

Eh, mor Zot, po të lutem… Eh, mor Allah, po të lutem… Më dëgjo njëherë në jetën tënde. Merrja dy kalamajtë, se ma ka djegur zemrën, ma ka djegur. Eh, mor Allah, ma ka djegur zemrën. Merrja! Le t’i varrosë. Me dy duart e saj.

A mundet një baba që të mallkojë një nënë me humbjen e fëmijëve të saj? Ku kanë mbetur ndjenjat dhe instinkti prindëror?

O të vdektë familja. O të vdektë familja në aksident! Eh, mor Allah…! Në aksident të vdektë familja!

Deklaratat e Labit janë nga të gjitha drejtimet, duke përdorur çdo formë e mënyrë për ta shantazhuar dhe vënë përpara përgjegjësisë zonjën e re.

Këtu duhet të sqarojmë diçka. Gjatë kohës që të dy partnerët kanë qenë në lidhje, Labinoti ka bërë një tatuazh si simbolikë të dashurisë së tyre. Por kjo gjë nuk ka ndodhur nga zonja. Ai, me zemërim, e cilëson mosrealizimin e tatuazhit si tradhti ndaj tij. Sakaq, ai arrin deri aty sa problemet shëndetësore i përdor si argument për të tërhequr zonjën. Madje ai arrin deri aty sa akuzon zonjën për tradhti, në një kohë kur të dy kanë qenë të ndarë.

Pas akuzave për tradhti, Labinoti nuk ndalet. Kërcënon motrën se do të kontaktojë me vëllain dhe familjarë të tjerë të saj.

Në këto kushte, ku situata sa vjen e rëndohet, kontaktojmë vetë me Labinotin, i cili aktualisht ndodhet në Irlandë.

Labinoti, që në nisje të bisedës, sërish akuzon ish-partneren virtuale për tradhti nga ana e saj. 40-vjeçari përpiqet me çdo kusht të na tregojë për sakrificat që ka bërë për zonjën, madje sa arrin aty të thotë se është i sëmurë me kancer.

Labinoti vazhdon të jetë i paqartë në atë që shpreh, aq sa edhe për të kuptuar pasojat e veprimeve të tij. Teksa përpiqemi të bëjmë Labin të arsyetojë, situata duket paksa e vështirë, pasi zhgënjimi dhe lëndimi i tij karshi zonjës është i dukshëm, por kjo nuk do të thotë të prishë qetësinë e saj me forma shantazhi dhe përndjekje./Piranjat.al

“Bashkia nuk do t’ia dijë”- Florjan Binaj denoncon trafikun në Tiranë: Bëjnë propagandë! Të bashkohemi e të veprojmë

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka hapur zyrtarisht fushatën e tij elektorale me një video ku denoncon gjendjen e rrugëve të kryeqytetit sa herë bie shi.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, Binaj shfaqet duke udhëtuar me makinë nëpër rrugët e Tiranës në mes të një shiu të dendur, teksa përpiqet të përshkojë zonat e përmbytura.

Ai e cilëson përvojën si një “mision të pamundur”.

“Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë as për trafikun, as për ty, as për mua, e as për ne! Zgjidhja e vetme është të bashkohemi dhe të veprojmë”, thotë Binaj.

VIDEO

“E di që është brenda, por s’hap derën” – Pronari i “exchange”-it i zhduk të moshuarit 12 mln lekë (Video)

Një 75-vjeçar nga Kuçova është ankuar në emisionin “Piranjat”, pasi është mashtruar nga miku i tij, Arben Karakashi, një pronar “exchange”-i në qendër të qytetit, i cili pas marrjes së parave është zhdukur pa lënë gjurmë.

I mashtruari rrëfen se më 18 qershor, në orën 4 pasdite, i ka dhënë Arbenit një shumë prej 3 mijë dollarësh dhe 384 mijë lekësh të vjetra në këmbim të 3 mijë eurove, që i duheshin për djalin që do të vinte nga Amerika. Por kur e mori në telefon dy orë më vonë, Karakashi nisi justifikime: “Jam në Berat, gruaja më është sëmurë”, dhe më pas i fiku telefonin.

Maliqi e njihte Arbenin prej vitesh; e frekuentonte shpesh për këmbime valutash dhe pagesa faturash.
“Kishim marrëdhënie të mira, madje kemi pirë edhe kafe bashkë. Nuk ma merrte mendja kurrë që do bënte një gjë të tillë,” – thotë ai. Por më pas, zbuloi se nuk ishte i vetmi.

“Të gjithë më thonë që ai ka mashtruar edhe të tjerë. Unë gabova që s’pyeta më parë,” – rrëfen i moshuari.

Duhet sqaruar se, përveç shumës së parë, Maliqi thotë se i ka dhënë Karakashit edhe 4 milionë lekë dhe 6 mijë dollarë të tjerë borxh, gjithsej rreth 12 milionë lekë me kursin e sotëm. “Kam një letër me vulën e dyqanit të tij që vërteton këtë,” – shton ai.

Pas ngjarjes, Arben Karakashi ka mbyllur dyqanin në qendër të Kuçovës dhe është zhdukur. As në shtëpi nuk gjendet, as në telefon nuk përgjigjet, madje as me familjarët s’ka më asnjë kontakt.
“E di që është brenda, por nuk hap derën,” – thotë Maliqi, që e ka kërkuar disa herë në vendbanim.

Komshinjtë e përshkruajnë Karakashin si njeri të qetë, por që kishte ngecur me lekët. Disa besojnë se ende lëviz natën. Të tjerë mendojnë se është fshehur diku për t’i shpëtuar borxheve që ka lënë pas.

Në përballjen me “Piranjat”, Karakashi deklaroi se nuk i përgjigjet zotit Laze, pasi ai e ka shqetësuar me 80 telefonata – një justifikim absurd, që tregon mosmirënjohje ndaj mikut që e ka ndihmuar në ditë të vështira. Në fund të bisedës, Arbeni tregoi se e njeh borxhin, por se do ta kthejë vetëm pasi të mbyllë detyrimet.

Ndërkohë, Maliq Laze thotë se nuk do të ndalet: “Do t’i bie edhe 180 herë telefonit… dua vetëm djersën time”./Emisioni “Piranjat”

JLO flet për katër ish-partnerët e saj: Nuk ishin të aftë për…

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez, ka folur së fundi për marrëdhëniet e saj dhe nëse ka qenë ndonjëherë vërtetë e dashuruar.

E ftuar në “The Howard Stern Show”, ajo promovoi projektin “Kiss of the Spider woman”, por edhe foli për dashurinë dhe marrëdhëniet, duke treguar se nuk kishte qënë asnjëherë e dashuruar në të vërtetë sepse sipas saj, ish-partnerët nuk kishin qenë të aftë.

“Ajo që mësova nuk ishte se nuk më donin por ishte se ata nuk ishin të aftë. Më dhanë gjithçka, çdo herë. Të gjitha unazat, të gjitha gjërat që mund të dëshiroja ndonjëherë. Shtëpi, unaza, martesë e të gjitha këto, por një pjesë e problemit ishte se nuk e doja veten në atë kohë”, pranoi ajo.

Lopez është martuar dhe divorcuar katër herë, së fundmi me Ben Affleck dhe ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Marc Anthony.

“Kur u divorcova herën e fundit, ishte gjëja më e mirë që më ndodhi ndonjëherë, sepse më bëri të kthehesha në një faqe të re. Dua të them, kisha një trajner fitnesi, kisha një terapist martese, kisha një terapist individual. Kisha gjithçka. Mendova, do ta zgjidh këtë, edhe nëse më vret’“, tha Lopez.

Ajo thotë se tani ka shumë më tepër vetëbesim dhe është më e vetëdijshme për situatat që i kanë ndodhur.

Lopez mbërriti në premierën e “Kiss of the Spider Woman” në New York e shoqëruar nga ish-partneri i saj Ben Affleck, i cili është edhe producenti i këtij projekti.Megjithatë, një burim pranë këngëtares zbuloi se nuk ka më asnjë lidhje romantike mes tyre.

Galeria fotografike (

2 / 17

)

Monika Kryemadhi siç nuk e keni parë kurrë, me robdishan në krevat me ish-banoren e Big Brother VIP (FOTO)

Monika Kryemadhi ka postuar në Instagram disa foto në shtrat së bashku me ish-banoren e BBVA, Dea Vieri, të veshura robdishan.

Një pamje kjo që nuk e keni parë asnjëherë Kryemadhin, e ‘zhveshur’ nga kostumi i politikanes dhe tashmë pjesë e një filmi nga ku janë shkëputur fotot.

Monika Kryemadhi siç nuk e keni parë kurrë, me robdishan

Në hetim nga SPAK dhe e divorcuar nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi deklaroi dorëheqjen nga politika dhe gjetjen e pasioneve të reja.

Monika Kryemadhi siç nuk e keni parë kurrë, me robdishan

Siç ka lajmëruar dhe më parë, Kryemadhi do të marrë pjesë në një film, për të cilin nuk ka detaje, por mesa duhet një tjetër aktore e kastit qenka dhe ish-banorja e BBA VIP, Dea Vieri.

Galeria fotografike (

2 / 2

)

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 17 Tetor 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Sot është një ditë rikuperimi! Pas disa tensioneve të kohëve të fundit, më në fund ndjeni se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur. Dëshironi të flisni hapur, të ndërmerrni veprime, të sqaroni gjërat: bëjeni, por me qetësi. Ata që janë pranë jush e vlerësojnë energjinë tuaj, por jo zjarrin tuaj të tepërt.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 17 tetor 2025), nevojitet durim. Dikush po të provokon ose po të vë në provë, por nuk duhet të biesh në kurth. Ka një projekt të rëndësishëm që duhet të konsolidohet dhe forca jote do të jetë këmbëngulja jote. Në dashuri, fjalët flasin më shumë se veprimet.

BINJAKËT

Mendja juaj vërshon me shpejtësi, ndoshta shumë shpejt. Je plot ide, por jo të gjitha janë të arritshme menjëherë. Mos kërko përgjigje të menjëhershme; lëre kohën të sqarojë. Jeta juaj dashurore është e paqëndrueshme, por pasionante: çfarë ndodh nëse dikush nga e kaluara kthehet?

GAFORRJA

Hëna ju mbron, por edhe ju ngatërron. Është një ditë me emocione të forta: mund të luhateni midis entuziazmit dhe melankolisë. Diçka po lëviz në dashuri, edhe nëse nuk jeni i sigurt në cilin drejtim. Besojini intuitës suaj.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 17 tetor 2025), jeni plot energji! Puna është tërheqëse, por më në fund po merrni njohje. Ata që ju nënvlerësuan do të duhet të mendojnë përsëri. Në dashuri, pasioni kthehet, por kini kujdes të mos jeni shumë të fortë: ndonjëherë, një vështrim është i mjaftueshëm për të kuptuar njëri-tjetrin.

VIRGJËRESHA

Është një ditë reflektuese. E kuptoni se jo gjithçka mund të kontrollohet dhe kjo ju vë në një situatë paksa të vështirë. Por është pikërisht aty, në kaos, që dalin zgjidhjet më të mira. Një telefonatë ose një mesazh do t’i sjellë qartësi jetës suaj dashurore.

PESHORJA

Yjet po ju buzëqeshin: më në fund, pak qetësi pas disa ditësh të tensionuara. Sot, mund të përballeni me një sqarim ose të merrni një vendim të rëndësishëm. Në dashuri, qetësia kthehet dhe dikush ju shikon me sy të rinj.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 17 tetor 2025), ju jeni magnetikë dhe vendimtarë: ata që ju njohin e dinë se jeni përtej çdo debati kur keni një ide në mendje! Por kini kujdes të mos i trembni ata që ju duan shumë. Një ofertë pune duhet të merret në konsideratë me qetësi.

SHIGJETARI

Entuziazmi juaj është i jashtëzakonshëm! Sot mund të merrni disa lajme të mira ose një ftesë të këndshme. Në dashuri, nevojitet qartësi: nëse diçka nuk po funksionon, flisni për të. Emocionet do të rizgjohen në pasdite.

BRICJAPI

Ju nevojitet heshtje dhe konkretësi. Jeni të lodhur nga ata që flasin shumë dhe bëjnë shumë pak. Në dashuri, një keqkuptim i vogël mund të zgjidhet me një përkëdhelje. Në punë, po mbërrijnë shenja pozitive, por nevojitet durim.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 17 tetor 2025), mendja juaj është një vorbull idesh sot: jeni të etur për ndryshim, por edhe pak të lodhur. Mos merrni vendime impulsive. Në dashuri, keni nevojë për qartësi: mund të tërhiqeni nga dikush shumë i ndryshëm nga ju.

PESHQIT

Është një ditë ëndërrimtare, por disi e shpërndarë. Ndiheni të frymëzuar, por ju mungon fokusi. Romanca kthehet në dashuri, por kini kujdes të mos e idealizoni tepër partnerin/en tuaj. Mbrëmja sjell një surprizë të ëmbël.

Skandal politik në Greqi! Trump bëhet ‘mollë sherri’, Micotaqis i drejtohet rivalit me pyetjen epike

Prezenca e Qiriakos Micotaqis në samitin e paqes për Gazën që u mbajt në Egjipt dhe rreshtimi krah Rexhep Taip Erdogan, thuajse me detyrim nga ana e Donald Trump është bërë “mollë sherri” në Parlamentin e Athinës.

Kreu i ekzekutivit helen u përplas me liderin e partisë opozitare PASOK, Nikos Andrulaqis, pas sulmeve në kontekstin e debatit mbi politikën e jashtme.

“Po e bëj vendin tim të fortë dhe po sigurohem që të mos jetë më ai pleh që ishte nën udhëheqjen e SYRIZA-s”, tha Micotaqis, duke iu drejtuar më pas Andrulaqis me pyetjen: “A do ta kapnit ju Trumpin prej jake dhe t’i thoshit ‘jo, po kthehem z. Trump’?”.

“Zoti Andrulaqis, folët për ‘natyrë të qetë’. Pyes veten: nëse nuk do të na kishin ftuar, çfarë do të kishit thënë? A ju shqetësoi prania në skenë? Po të ishit në vendin tim, çfarë do të kishit bërë? A do ta kishit kapur Trumpin për jake dhe t’i kishit thënë: ‘Jo, po kthehem, z. Trump?’”, tha shefi i qeverisë greke.

Micotaqis më tej mbrojti qëndrimin e Greqisë mbi çështjen palestineze, duke vënë në dukje se vendi mbështet fuqimisht zgjidhjen me dy shtete, “me shtetin palestinez që bashkëjeton në paqe me Izraelin”.

“U habita që asnjëri prej jush nuk e përmendi sulmin çnjerëzor kundër të rinjve izraelitë, i cili ishte arsyeja e përshkallëzimit të krizës. E kam thënë qartë se reagimi i Izraelit i tejkaloi të gjitha kufijtë, sulmi ndaj civilëve dhe fëmijëve nuk është i justifikuar. A nuk e keni dëgjuar këtë nga unë? A po e dëgjoni për herë të parë tani?”, vuri në dukje ai.

Micotaqis u ndal edhe tek njohja e shtetit palestinez nga Franca, duke thënë se kjo nuk përbënte asnjë ndryshim dhe i bëri thirrje kreu të PASOK që të ishte i kujdesshëm kur i referohej presidentit amerikan.

“Stili i zotit Trump mund të jetë i çuditshëm, por ai është presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara dhe një partner strategjik i atdheut tonë”, tha ai.