Benzi LUKSOZ ku u VRA Gilmando Danit në pronësi të “Visit të Garave”? REAGON Elvis Kosova!

Elvis Kosova, për të cilin u raportua se ishte pronari i automjetit tip Benz, me të cilin po udhëtonin Gilmando Dani, viktimë e atentatit të djeshëm dhe Muçi Shaljani (Sheqeri), ka reaguar lidhur me vrasjen e djeshme të ndodhur në aeroportit të Rinasit, duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen.

Në një koment në rrjete sociale Elvis Kosova, shkruan se automjeti është në pronësi të kompanisë. 

Kosova njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve.

“As nuk e mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë këtë makinë. Nuk është në emrin tim fare, është në emër të kompanisë. Sa makina hyjnë e dalin nga kompanitë e mia, s’di, s’kam fjalë me këto. Zot na ruaj”, shkruan Vis Kosova në një koment në rrjete sociale.

Elvis Kosova nuk është një emër i panjohur për policinë. Jo më larg se verën e këtij viti, atij iu vendos një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë.

Benzi LUKSOZ ku u VRA Gilmando Danit në pronësi të "Visit

Ndërsa në gusht të vitit 2024 ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Elvis Kosova përmes mashtrimit.

Zbardhen 16 LEJE/ Kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “TOP” kompanitë ndërtuese!

Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në bregdet teksa në Tiranë kjo është bërë diçka e zakonshme.

Tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë pasur pjesë të axhendës së tyre një seri projektesh që arrijnë maksimalisht në 67 kate në Tiranë teksa për bregdetin ndërtimet mbi 20 kate po bëhen diçka e zakonshme.

Në kryeqytet projektet duket se po zhvillohen në pjesë të ndryshme të tij por më i madhi është ai në zonën e Bulevardit ë ri.

Kompania “Klar” do të zhvillojë një kompleks kullash që nisin nga 33 kate deri  në 67 kate. Janë të paktën gjashte të tilla që pritet të zhvillohen në këtë zonë.

Po kështu dy ndërtime të tjera mbi 30 kate pritet të zhvillohen në zonën e “Ali Demi”.

Pas përqendrimit në Tiranë, Vlora është një tjetër qytet ku “kullat” po gjejnë zbatim dhe projektet e fundit për të cilët KKTU ka miratuar lejet kanë në emrat e tyre fjalën “Tower”.

Ndërkohë që zona e Qerretit kryesisht me ndërtime më të ulëta dhe komplekse pritet të shohë të zbatuara disa ndërtime shumëkatëshe me funksion hotelerie.

E njëjta tendencë po shtrihet edhe në pjesën e Veriut ku në Shkodër dhe Lezhë janë sërish disa projekte që prekin zonën e bregdetit me ndërtime relativisht të larta.

Më poshtë disa prej lejeve të miratuara për projekte në tre mbledhjet e fundit të KKUT zhvilluar në 16 korrik, 23 korrik dhe 29 shtator.

1– Leje Ndërtimi për objektin: “Glob 3 Towers”, me vendndodhje në Rrugën “Siri Kodra”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Glob 3x Group” sh.p.k.

2– Leje Ndërtimi mi për objektin: “Hoteleri dhe banim me 24 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Modeste” sh.p.k

3– Leje Ndërtimi për objektin: “Vlora Beach Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Materia Cons 01” sh.p.k.

4– Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 2-25 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Viktor Eftimiu”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trust Construction” sh.p.k.

5- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 4, 5, 7, 9, 11, 14, 17, 21, 25 kate mbi tokë me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kedinvest” sh.p.k.

6- Leje Ndërtimi për objektin: “Narea Hotel dhe Aparthotel” Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelerie prej 16 katesh mbi tokë dhe 3 katesh nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.

7- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “I-Love-Vlore Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin “Ismail Qemali”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stroytech” sh.p.k.

8- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “One Boulevard Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k.

9– Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimesh dhe banimi me 2, 34 dhe 36 mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Ali Demi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “El & El Construction” sh.p.k.

10– Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Rezidenciale dhe shërbime tregtare me 22 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Gjergj Legisi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.

11– Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidence Turistike dhe Hotel 16 – 26 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë”, me vendndodhje Mal Shengjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.T. Konstruksion” sh.p.k.

12– Leje Ndërtimi për objektin: “Gjirafa”, Strukturë banimi dhe hoteleri me 29 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alessio Konstruksion”

13- Leje Ndërtimi për objektin: “Pines for Qerret Hotel & Apart Hotel”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelier, aparthotel dhe rezidencial prej 7, 10, 11, 14, 18 kates mbi tokë me 2 kates nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.

14- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri, banim dhe shërbime 1 dhe 24 kat mbitokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Pulaj-Plazh, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Euro Sistem” sh.p.k.

15– Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimesh dhe hoteleri 1, 2, 3, 33, 34, 59, 60, 62 dhe 67 kate mbi tokë, me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.

O16- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh, 22 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendodhje në Rrugën “5 Maji”, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Constructal” sh.p.k dhe “Nova Construction Group” sh.p.k./Monitor

FOTO/ “5 burra të martuar më kërkuan takim, tre kishin foto me gratë dhe fëmijët”, Gazetarja: Njëri më tha se partnerja e dinte!

Gazetarja Alice Taylor ishte e ftuar në ‘Wake Up”, ku ndau një histori të çuditshme pas ndarjes së saj.

Ajo u shpreh se menjëherë pas divorcit, 5 burra të martuar i kanë shkruar menjëherë për takim, tre prej të cilëve mbanin foto në profil së bashku me gratë dhe fëmijët.

Pjesë nga intervista:

Blendi Salaj: Ti ngre këtë çështje. 5 burra të ndryshëm që të ofrojnë një takim. Ajo që të bën përshtypje është që të pestë janë të martuar, tre prej të cilëve kanë edhe gratë dhe fëmijët në fotot e tyre të profilit në rrjetet sociale dhe pa asnjë lloj turpi të ofrohen për ‘dashni’.

Alice Taylor: Njërin e pyeta ‘A je i martuar?’ dhe ai më tha ‘Po’. Më tha se kishte një marrëveshje me gruan. Kanë një marrëdhënie të hapur, por vetëm për burrin.

Galeria fotografike (

1 / 7

)

VIDEO/ Atentati në Rinas, GAFA e Berishës para mediave: Gilmando Dani, krahu i djathtë i Ervin Salianjit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot sërish përmes një konference për shtyp lidhur me vrasjen e një dite më parë në Rinas, ku viktimë mbeti Gilmando Dani.

Por teksa po lexonte mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha bëri një gafë kur e quajti Danin krahun e djathtë të ish deputetit demokrat, Ervin Salianji, ndërkohë që nënkuptonte ish-ministrin e brendshëm të socialistëve, Ervin Hoxha.

“Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit. Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet.

Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros”, tha Berisha.

VIDEO

Një ditë pas atentatit në Rinas, ndryshime në ministrinë e Brendshme, ish-deputeti i PS merr postin e rëndësishëm

Xhemal Qefalia është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pas propozimit të bërë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Qefalia, ish-deputet i Partisë Socialiste, pritej të rikthehej në Kuvend për të zëvendësuar Ogerta Manastirliun, në rast se kjo e fundit do të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, sot ai ka marrë një detyrë të rëndësishme ekzekutive, duke u bërë zëvendës i ministres Koçiu në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani, ngjarje që ka vënë në lëvizje strukturat e rendit dhe të hetimit.

Me dekretimin e Qefalisë si zëvendësministër, pritet që Ministria e Brendshme të forcojë strukturat drejtuese në kuadër të masave për sigurinë publike dhe kontrollin e brendshëm policor.

VIDEO e VR*SJES së Gilmando Danit/ Pak sekonda pas ekzekutimit, kalon autokolona e delegacionit ZYRTAR para Benz-it!

Të tjera detaje dramatike bëhen publike për mediat në lidhje me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe shoferit të tij, agjentit të AMP-së, Muçi Shaljani.

Pamjet e tjera të siguruara nga “shteg.org” tregojnë se vetëm pak sekonda pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Në fund të videos dallohet makina e policisë e cila prin autokolonën dhe makinat e tjera të delegacionit që e shoqërojnë.

Dje iu ekzekututa ‘krahu i djathtë’ në Rinas, ja çfarë VENDIMI mori Emiljano Shullazi në burg!

I dënuari për grup të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi, nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për dosjen e njohur si “Revanshi”.

Mungesa e tij vjen një ditë pas vrasjes së mikut të ngushtë, Gilmando Dani, i cili u ekzekutua me breshëri kallahnikovi në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit.

Gilmando Dani, i cili thuhet se kishte marrë kontrollin e rrjetit të mbetur të grupit, konsiderohej si “syri dhe veshi” i Shullazit jashtë qelisë.

Ai shihej si figura kyçe që mbante lidhjet midis anëtarëve të lirë të grupit dhe Shullazit, i cili prej vitesh ndodhet në qeli.

Deri më tani, nuk dihen ende arsyet e mungesës së Shullazit këtë të mërkurë në gjykatë, ndërsa mbetet e paqartë nëse ajo lidhet me çështje sigurie.

Kujtojmë se në dosjen “Revanshi”, e cila është produkt i një hetimi të gjerë të SPAK-ut, Shullazi akuzohet për përfshirje në plane për vrasje dhe veprimtari kriminale të organizuar.

Sipas informacioneve të bëra me dije më herët dhe njoftimit zyrtar të Prokurorisë, Emiljano Shullazi ka komunikuar me Tesilvan Basho, të cilit i ka kërkuar eliminimin e Durim Bamit.

Në të njëjtën dosje përmendet edhe Arben Ndoka, të cilit Shullazi i ka vënë në dispozicion informacionet mbi lëvizjet e Bamit.

“Do të DJEG”/ Sulo Halili u kërcënua nga ish-i dashuri i vajzës me të cilën kishte LIDHJE jashtëmartesore!

Sulo Halili, 27-vjeçari shqiptar i cili u gjet i prangosur dhe i djegur në një makinë në Greqi, është kërcënuar nga ish-partneri i të dashurës.

Të afërmit e Halilit pritet të shkojnë pranë autoriteteve greke, në mënyrë që të hapin informacion mbi vrasjen misterioze.

Mediat greke shkruajnë se pas kësaj ngjarje fshihet një histori romantike.

Hetimet e policisë tregojnë se ish-partneri i të dashurës së viktimës, e kishte kërcënuar 27-vjeçarin shqiptar duke i thënë “Do të djeg“.

Policia greke tha se Sulo doli me preteksin e një takimi romantik, por u rrëmbye, u torturua për 24 orë, u qëllua dhe u transportua në një vend të pabanuar, ku dhe më pas autorët i vunë flakën dhe u larguan në drejtim të paditur.

27-vjeçari u nis nga Halkida të martën e kaluar pasdite për të shkuar në një takim në Vilia.

Me të mbërritur në stadiumin e fshatit, ai telefonoi gruan e tij në orën 7:15 për t’i thënë se gjithçka ishte në rregull.

Makina e tij u gjet atje, por vrasësit e kapën, e prangosën, e torturuan për orë të tëra dhe më pas e vranë dhe e dogjën.

Sipas raportit mjeko-ligjor, viktima u qëllua të paktën me një plumb, përpara se trupi i tij të digjej brenda makinës.

Shumë prova që tregojnë se disa njerëz jo vetëm donin vdekjen e 27-vjeçarit me origjinë shqiptare, por edhe ushqenin një urrejtje të veçantë për të.

Policia greke po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë, e cila tronditi Greqinë pak ditë më parë./Newsit.g

PAMJE TË REJA të atentatit në Rinas / Momenti kur dallohen AUTORËT teksa i zënë pritë dhe qëllojnë me 3 kallashnikovë makinën e Danit

Pamje të reja janë publikuar nga atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku për pasojë mbeti i vrarë Gilmando Dani.

Në pamjet e reja shfaqet momenti kur automjetit tip “Mercedes Benz” ku udhëtonte Dani i bëhet pritë nga një automjet që kishte hapur krahun në anë të rrugës.

Sapo afrohet automjeti ku ndodhej Dani, tre persona dalin nga makina dhe zbrazin karikatorët në drejtim të makinës, e cila ndalon pas disa metrave.

Më pas, një tjetër person afrohet pa nxitim drejt automjetit, ku qëllon sërish me armë për t’u siguruar mbi vdekjen e shënjestrës së atentatit.

Britania “tregon muskujt” / Dëbon nënën shqiptare e tre fëmijëve, një i porsalindur, drejt burgut të Pojskës! Hyri ilegalisht

Një nënë shqiptare e tre fëmijëve, një prej të cilëve i porsalindur, është bërë femra e parë që dëbohet nga Britania e Madhe drejt vendit të origjinës për të vuajtur dënimin.

Në mes të protestave masive anti-imigracion dhe një ndjenje të përgjithshme në rritje racizmi ndaj atyre që ekstremistët britanikë të krahut të djathtë e quajnë si “pushtim”, autoritetet në vend kanë vendosur të tregojnë “muskujt” duke dëbuar nënën shqiptare, e cila tashmë do të duhet të lërë fëmijët e saj dhe të porsalindurin, për të vuajtur një dënim 4 mujor në burgun e Pojskës në Pogradec.

Krimi i saj është se pak kohë më parë, ajo hyri në Britani duke përdorur një pasaportë të falsifikuar rumune.

Prokurorët dhe gjykata janë treguar të pamëshirshëm, duke mos marrë parasysh asnjë rrethanë në kërkesën e saj për të mos u dëbuar.

Ajo studioi inxhinieri kompjuterike në Shqipëri, ku u diplomua në vitin 2019, përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar për të qenë me partnerin e saj, të cilin e kishte takuar në vitin 2018. “Nuk kam pasur një martesë zyrtare me burrin tim, por ne e konsiderojmë veten të martuar sepse kemi jetuar së bashku që nga viti 2019 dhe kemi fëmijë së bashku”, i tha ajo gjykatës, raporton gazeta The Telegraph.

“Isha ende në universitet, kështu që i mbarova studimet para se të vija të bashkohesha me burrin tim. Erdha në Mbretërinë e Bashkuar shumë shpejt pasi u diplomova. Kam një familje të madhe në Shqipëri dhe shkoj mirë me ta, por jeta ime është në Mbretërinë e Bashkuar. Jam vendosur në Mbretërinë e Bashkuar me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk mund ta duroja idenë e ndarjes prej tyre.

“Familja ime është shumë e turpëruar për këtë rast pasi nuk jam nga lloji i familjes që futet në telashe. Përpara kësaj vepre penale nuk kisha dënime në Shqipëri ose në Mbretërinë e Bashkuar”, ka deklaruar ajo, por gjyqtarja ka vendosur me “dorë të hekurt”.