2 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm, shkolla dhe spitaIe u shkatërruan

Të paktën dy persona kanë humbur jetën në tërmetin me magnitudë 7.4 ballë që goditi Filipinet sot.

Epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur, në një thellësi prej 10 kilometrash, rreth 62 kilometra nga bregu.

Tërmeti dëmtoi disa shkolla dhe një spital, shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe njerëzit nga zonat bregdetare u evakuuan.

Dëshmitarët okularë thonë se panë linjat e energjisë elektrike duke u lëkundur dhe njerëzit duke vrapuar nga shtëpitë e tyre, raporton Associated Press.

Një paralajmërim për cunami u lëshua këtë mëngjes nga Filipinet dhe Indonezia, megjithatë, ai është hequr që atëherë.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Junior, tha se po bëhet një vlerësim i dëmeve dhe se ekipet e shpëtimit dhe ndihmës po dërgohen në vendngjarje.

Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se priten edhe lëkundje të tjera.

“E arrestuan për ta hequr qafe”/ Berisha i ashpër në akuza: Para tre netësh e nxorën VeIiajn nga burgu

Sali Berisha, në daljen e tij me gazetarët ka reaguar për ish-Kryebashkiakun Veliaj. Berisha u shpreh i ashpër në akuzat e tij, ndaj qeverisë dhe bashkëpunimeve.

Sali Berisha:

E arrestoi dhe e trajtoi në mënyrën më çnjerëzore. Imagjinoni ju të çojë policin pranë tavolinës ku operohet, nuk kam dëgjuar. Në diktaturë më të zezë ndodhte qe armiqtë operoheshin, po s’kishte policë në sallë të operacionit. Siç i i futi ky policët në sallën e operimit. I tmerruar prej tyre, pasi i ka mohuar, e shkarkoi sesa Vlente Erion Veliaj. Para tre netësh e nxorën nga burgu, e çuan në drejtim të paditur. Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë

Zhduket pa gjurmë në Greqi 49-vjeçari shqiptar, famiIja kërkon ndihmë

Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë në Greqi, duke ngritur alarm tek autoritetet dhe familjarët e tij. Bëhet fjalë për Ilir Zorbajn, i cili u raportua i zhdukur në zonën Rizomylos të Ahaisë, mëngjesin e datës 6 tetor 2025.

Organizata humanitare “Buzëqeshja e Fëmijës” ka bërë publike informacionin për zhdukjen, me kërkesë të familjes së tij, pasi ekzistojnë dyshime se jeta e tij mund te jete ne rrezik.

Zhdukja e Zorbajt është raportuar më 9 tetor nga të afërmit e tij, ndërsa autoritetet greke dhe organizatat e kërkimit janë vënë në lëvizje për gjetjen e tij.

Të gjithë personat që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e Ilir Zorbajt lutet të kontaktojnë menjëherë me policinë greke apo me organizatën “Buzëqeshja e Fëmijës”.

Emri: Ilir Zorbaj

Mosha: 49 vjeç

Gjatësia: 1.75 m

Pamja: I dobët, me sy kafe

Veshja në momentin e zhdukjes: Xhaketë e zezë, xhinse dhe këpucë të bardha

MbyIIet faqja në GoFundMe për Elvis Shkambin. A ishte mashtrim? Sa USD u mblodhën?

Më 8 tetor, vetëm 2 ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Apel, një familjar i familjes Shkambi, hapi një faqe në Gofundme, për t’i kërkuar shqiptarëve të kontribuojnë për të përballuar shpenzimet për avokatin.

Megjithë çudinë e të radhiturit krah një vrasësi, cilat do qofshin arsyet e tij, objektivi që Françesk Shkambi vendosi, ishte 20 mijë dollar ndihmë, dhe thuajse u arrit. Deri në orën 11:30 të datës 10 tetor 2025 shqiptarët kontribuan me mbi 14 mijë dollarë. Mes personave që dhanë donacione shumica ishin me emra, por kishte edhe persona anonimë. Por tashmë faqaja në platformën për donacione në GoFundMe, është mbyllur.

Personi që pretendonte të ishte familjar i 30-vjecarit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, 56-vjeçar, kishte shpërndarë në platformë edhe një mesazh që thoshte se është i familjes Shkambi. Reagimi niste së pari me ngushëllime ndaj familjes së gjyqtarit Kalaja dhe me një ndjesë ndaj palëve në gjyq, babë e bir Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët mbetën të plagosur. Sipas familjes Shkambi, as Elvisi as Gjoni, nuk e kanë shprehur ndonjëherë qëllimin për të sulmuar me armë drejtësinë, pavarësisht se kanë pretenduar për gjykim të gabuar ndaj tyre

Në një parashtrim, Françesk Shkambi shkruante se asgjë s’e justifikon humbjen e jetës, por sistemi I drejtësisë është i tillë sipas tij që i lë familjet shqiptare në dëshpërim, mes një konflikti të gjatë ligjor për të drejtat e pronës.

Nuk dihet nëse Françesk Shkambi është vërtetë familjarë i të akuzuarve për vrasjen, sikundër nuk dihet as nëse mesazhi i shpërndarë është vërtetë nga familja Shkambi.

Mesazhi i shpërndarë në faqe që pretendohej të ishte nga familja Shkambi.

Familja Shkambi ka shprehur dhimbje të thellë për këtë humbje shkatërruese. Ata përcjellin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtares Kalaja, duke vajtuar vdekjen e pakuptimtë të një nëpunëseje publike të përkushtuar. Po ashtu, ata dërgojnë kërkim falje të sinqerta për Rakip dhe Ervis Kurtajn për plagët që kanë pësuar, duke u uruar shërim të shpejtë dhe të plotë.

Familja thekson se kjo tragjedi nuk është diçka që Elvis apo Gjon Shkambi ndonjëherë e kanë dëshiruar apo shprehur. Ata besojnë se anëtarët e tyre kanë vuajtur për vite me radhë nga keqtrajtimi, gjykimet e gabuara dhe vonesat në sistemin e drejtësisë, por nënvizojnë se një përfundim i tillë nuk ka qenë kurrë qëllimi i tyre.

Ne gjithashtu shpresojmë që qeveria shqiptare ta shqyrtojë me kujdes këtë rast dhe të sigurojë që askush tjetër të mos vuajë pasojat e veprimeve dhe gabimeve të bëra gjatë këtij konflikti.

Kjo tragjedi kërkon reformë urgjente gjyqësore — zgjidhje më të shpejta të çështjeve, siguri më të fortë në gjykata dhe mekanizma të qartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pronësisë pa i vënë qytetarët kundër njëri-tjetrit.

BE dhe SHBA, si mbështetës kryesorë të reformave të vitit 2016 në Shqipëri, duhet të ndihmojnë në realizimin e këtyre ndryshimeve për të parandaluar dëshpërime të tjera.

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq.

Dështimet e sistemit të drejtësisë — që ushqyen mosbesimin dhe çuan në këtë tragjedi — duhet të adresohen. Le të jetë kjo një pikë kthese drejt një sistemi ku mosmarrëveshjet mbyllen me zgjidhje, jo me shkatërrim.

Ne bëjmë një thirrje urgjente për reforma në sistemin gjyqësor shqiptar, në mënyrë që asnjë familje apo i ri — si Elvis Shkambi — të mos shtyhet më kurrë në dëshpërim për shkak të dështimeve sistemike. Askush nuk duhet të përjetojë dhimbjen, padrejtësinë dhe pashpresën që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Berisha bën dekIaratën e fortë: Erion Veliajn e kanë nxjerrë nga burgu tre netë më parë, e dërguan në drejtim të…

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është nxjerrë nga burgu tre netë më parë dhe është dërguar në drejtim të paditur.

Sipas Berishës, urdhri është dhënë nga kryeministri Edi Rama, për shkak thekson kryedemokrati “se është i tmerruar nga Erion Veliaj.

Kreu i PD-së shtoi se; “ta nxjerësh tjetrin të kalamendur në 10-11 të natës dhe ta nisësh në drejtim të paditur është aktakuzë për Ramën”, duke ngritur pikëpyetje se ku u dërgua dhe a kishte autorizim për nxjerrjen e tij nga qelia.

“E nxorën nga burgu para 3 ditësh, në drejtim të paditur. Sa është e vërtetë vetëm muret e burgut e dinë, Gossip i kësaj ndërtese këtë thotë, Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj.

Ta nxjerësh tjetrin të kalamendur në 10-11 të natës dhe ta nisësh në drejtim të paditur është aktakuzë për Ramën. Ku shkoi? Mori apo jo autorizim”?- tha Berisha.

“Do ta njoftojmë kur të jetë koha”, Putin paraIajmëron armën e re, çfarë do të thotë kjo për marrëdhëniet me NATO-n

Moska është në fazat e fundit të testimit të një arme të re që ka zhvilluar për të forcuar arsenalin e saj bërthamor dhe njoftimet do të bëhen së shpejti, tha Vladimir Putin.

Deklarata e presidentit rus vjen ndërsa traktati i Ri START midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i cili kufizon armët bërthamore, do të skadojë në shkurt të vitit 2026 pa perspektivë rinovimi, ndërsa tensionet me NATO-n po përshkallëzohen në mënyrë dramatike, për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë dhe inkursioneve ruse me dronë në vendet evropiane.

“Epërsia teknologjike e sistemeve tona të pengimit bërthamor është superiore ndaj asaj të çdo shteti tjetër bërthamor”, tha Putin, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. “Dhe ne po i zhvillojmë të gjitha këto sisteme shumë aktivisht”, shtoi ai.

Presidenti rus, duke folur në një konferencë për shtyp në Taxhikistan në fund të një samiti të ish-shteteve sovjetike, shtoi:

“Ajo që përmenda në vitet e mëparshme po përparon – ne po e çojmë atë në fazën e përsosmërisë”.

Kremlini ka thënë se do t’i respektojë detyrimet e tij të START-it të ri për një vit pas skadimit të tij. Presidenti i SHBA-së Donald Trump është përgjigjur pozitivisht, por aktualisht nuk ka një marrëveshje të re për ta zgjatur ose zëvendësuar atë.

Gjatë fjalimit të tij, Putin tha gjithashtu se “një lloj gare armatimesh është me të vërtetë duke u zhvilluar” në botë dhe paralajmëroi se “disa vende po përgatiten për teste të armëve bërthamore”.

“Kjo është diçka për të cilën ekspertët janë të vetëdijshëm. Gjithmonë ekziston një tundim për të testuar efektivitetin e karburantit luftarak që është ruajtur në raketa për shumë, shumë vite”, tha Putin, sipas TASS.

“Gjithçka simulohet në kompjuterë dhe ekspertët e konsiderojnë këtë të mjaftueshme – por disa besojnë se është e nevojshme të kryhen teste reale, në shkallë të plotë. Dhe në disa vende, për aq sa dimë ne, ata po e shqyrtojnë këtë dhe tashmë po përgatiten”, tha ai.

Putin vazhdoi:

“Kjo është arsyeja pse thashë që nëse ata vazhdojnë me testimet, ne do ta bëjmë edhe ne. A është kjo e mirë apo e keqe? Nga pikëpamja e sigurisë – është mirë. Nga një këndvështrim më i gjerë, që ka të bëjë me parandalimin dhe veprimet që synojnë, nëse jo zvogëlimin, të paktën kufizimin e garës së armatimeve – ndoshta nuk është keq”.

Dhe ai përfundoi:

“Në të njëjtin kontekst, ne kemi propozuar zgjatjen e traktatit të Ri START për të paktën një vit. Le të mendojnë të gjithë”.

Panik/ Avionit i mbaron karburanti në ajër, pasagjeri përshkruan momentin e tmerrshëm, ja çfàrë ndodhi

Një avion pasagjerësh ishte vetëm gjashtë minuta larg mbarimit të karburantit përpara se të bënte një ulje emergjente në Mançester.

Incidenti ndodhi kur fluturimi nga Italia drejt aeroportit Prestwick të Glasgout lëshoi një sinjal emergjence për mungesë kritike të karburantit.

Avioni u detyrua të devijonte drejt Mançesterit për një ulje emergjente, ndërsa stuhia e fuqishme “Amy” godiste Britaninë me erëra të forta.

Fluturimi FR1194, i operuar nga kompania partnere Malta Air, u përball me disa tentativa të pasuksesshme për ulje, fillimisht në Prestwick dhe më pas në aeroportin e Edinburgut përpara se të ulej në mënyrë të sigurt në Manchester, pothuajse dy orë pas përpjekjes së parë për ulje.

Sipas raportimeve, avioni kishte mbetur me vetëm 220 litra karburant në rezervuar në momentin e uljes, një sasi që mjafton vetëm për 5 deri në 6 minuta të tjera fluturim. Kjo e çon avionin shumë pranë shifrës së “rezervës minimale të detyrueshme” për fluturim të sigurt, që për një Boeing 737-800 duhet të jetë të paktën 30 minuta karburant rezervë në çdo rast.

Një prej pasagjerëve në bord, tregoi përjetimet e tij gjatë fluturimit dramatik.

Avioni bëri disa rrotullime para tentativës së parë për ulje, por u ngrit menjëherë. Herën e dytë ishim shumë pranë tokës, por u ngritëm me forcë sërish. Më pas na u komunikua se do të devijonim për në Mançester.

Ai shtoi se vetëm pasi panë lajmet, udhëtarët e kuptuan se sa pranë kishin qenë një katastrofe të mundshme.

Kur zbuluam se kishim mbetur me vetëm pak minuta karburant, njerëzit ishin të tronditur. Të gjithë donin vetëm të zbrisnin dhe askush nuk kishte më dëshirë të ngjitej në një avion tjetër për një kohë të gjatë.

Ryanair ka konfirmuar incidentin dhe ka bërë të ditur se është duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet përkatëse që kanë nisur një hetim zyrtar. Çështja është subjekt i një hetimi të vazhdueshëm.

Raporti: Kapin nivele rekord kreditë me probleme, bankat fshinë 870 milionë euro kredi të pashlyera në 10 vitet e fundit

Këstet e kredive nuk po paguhen në kohë, kryesisht nga qytetarët por edhe nga bizneset. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit gusht niveli i kredive me probleme u rrit, në shifrën më të lartë të vitit. 4.19% e totalit të kredisë së dhënë nga bankat tregtare klasifikohet ‘me probleme’ pasi nuk po shlyhen në kohë, ndërsa në fillim të kjo shifër ishte 4.12%.

Ndërsa në raport me vjet, edhe pse si përqindje numri kredish, ato me probleme janë në rënie, e përkthyer në vlerë paraqitet në rritje. Huaja e keqe në fund të gushtit ishte 377 milionë euro nga 374 milionë euro që ishte vlera në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Shkak për rritjen e kredisë së keqe thotë Banka e Shqipërisë është bërë mos-pagesa në kohë e kredive nga qytetarët që kanë marrë kredi në vlerë të madhe dhe në monedhën Lekë.

Rritja e stokut të kredive me probleme është vënë re në të gjithë portofolin e kredisë, por rezulton më e madhe për kredinë në Lek, për atë afatgjatë dhe për kredinë për individë”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar të gjashtëmujorit të parë.

Rolin kryesor në mbajtjen në nivel të ulët të huasë së keqe të luhatur prej mbi një vit në pragun 4%, ka pasur fshirja e kredive të humbura.

Pa fshirjen e kredive të humbura, që gjatë periudhës kanë qenë relativisht më të larta, rritja e stokut të kredive me probleme do të ishte më e madhe. Vlera e kredive të humbura të fshira gjatë 12 muajve të fundit vlerësohet në rreth 6 miliardë lekë”, thuhet ndër të tjera në raport.

Brenda 1 dekade thotë Banka e Shqipërisë, nga sektori bankar janë fshirë 870 milionë euro kredi që nuk ishin shlyer në kohë ndër vite.

KREDITË ME PROBLEME
Gusht 2024      4.61%
Gusht 2025      4.19%
Diferenca        -0.42%
KREDITË ME PROBLEME
Gusht 2024        374 mln euro
Gusht 2025        377 mln euro
Diferenca        +288 mln euro

Katastrofë në shkolla, 4 mijë studentë helmohet nga vakti falas i qeverisë

Rreth 4 mijë student u sëmurën si pasojë e helmimit nga ushqim, pasi konsumuan vaktet falas që i ofronte shkolla me fondet e qeverise indoneziane.

Nga janari, kur filloi programi, deri në gusht, më shumë se 4 mijë studentë kanë pësuar helmim, siç thonë shifrat zyrtare nga instituti Indonezian INDEF, një fakt që ngre një pikëpyetje të madhe në lidhje më mirëfunksionimin e programit.

“Në provincën Java Perëndimore të Indonezisë, 569 nxënës nga pesë shkolla në distriktin Garut shfaqën simptoma të të përzierave dhe të vjellave pasi hëngrën pulë dhe oriz të ofruar si pjesë e vakteve falas’’, tha për ‘Reuters’, Nurdin Yana, sekretar i qeverisë lokale provincën Garut.

“Deri më sot, 10 studentë mbeten të shtruar në spital ndërsa të tjerë janë shëruar”, tha sekretari.

Qeveria lokale do të rrisë mbikëqyrjen e agjencisë që ofron ushqimet, tha sekretari, duke shtuar se programi nuk do të ndalet, por përkundrazi, nxënësve do t’u ofrohen më shumë ushqime bazë, të tilla si bukë, qumësht, vezë të ziera dhe fruta.

Çfarë ndodhi? Policia ndalon ‘Audin’ në mes të bulevardit në Tiranë, bien në pranga 3 persona

Policia ka ndaluar një automjet tip “Audi” me targa angleze në mes të bulvardit ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.

Gjatë ndalimit të këtij automjeti janë arrestuar tre personat që ishin brenda tij.

Po ashtu bëhet e ditur se forcat e policisë që kanë marrë pjesë në operacion kanë qenë civilë.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet për të cilat janë arrestuar këta persona, teksa në orët në vijim priten më shumë detaje rreth operacionit.