21-vjeçari humbi jetën gjatë punës në Tiranë, ja çfarë dyshohet

Juris Becaj është 21-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, rreth orës 06:30 në një fabrikë në Bathore.

I ndjeri kishte pësuar arrest kardiak, dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, i njëjti nuk mundi të shpëtonte.

Në drejtimin e Prokurorisë po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Ushtria e tretë më e madhe e NATO-s, Polonia gati të trajnojë edhe 400 mijë vullnetarë

Polonia do të prezantojë një program të ri trajnimi ushtarak këtë muaj si pjesë e një plani më të gjerë për të trajnuar rreth 400,000 njerëz në vitin 2026, tha Ministria e Mbrojtjes të enjten.

E nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Polonia tani shpenzon më shumë nga PBB-ja e saj për mbrojtje sesa çdo anëtar tjetër i NATO-s. Ajo është rritur në ushtrinë e tretë më të madhe të aleancës, me 216,000 personel, dhe planifikon të zgjerojë forcat e saj me gati një të tretën gjatë dekadës së ardhshme.

I quajtur nga Ministri i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz si “trajnimi më i madh i mbrojtjes në historinë polake”, programi “Në Gatishmëri” do të jetë vullnetar dhe i hapur për të gjithë qytetarët – nga nxënësit e shkollës deri te të rriturit që punojnë, kompanitë dhe të moshuarit.

Programi do të ofrojë një kurs bazë sigurie, trajnim mbijetese, udhëzime mjekësore dhe klasa kibernetike.

“Vetëm në nëntor dhe dhjetor (…) do të trajnojmë rreth 20,000 persona në trajnim individual, por numri i përgjithshëm…, në aspektin e të gjitha formave të trajnimit, është rreth 100,000 persona”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Cezary Tomczyk në një konferencë.

Ministria planifikon vitin e ardhshëm të trajnojë afërsisht 400,000 persona “individualisht, në grupe, si pjesë e ‘Edukimit me Ushtrinë’, trajnimit rezervist dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak vullnetar”, shtoi Tomczyk.

Goditje për Rusinë, Azerbajxhani do e përshtasë ushtrinë me standardet e NATO-s

Azerbajxhani ka vendosur ta përshtasë ushtrinë e saj me standardet e NATO-s, një vendim që shumë ekspertë e kanë interpretuar si një goditje për Rusinë.

Më parë, ushtria azerbajxhanase përdorte kryesisht armë sovjetike dhe ruse. Kalimi në standardet e NATO-s do të thotë se në të ardhmen do të ketë blerje armësh nga anëtarët e NATO-s si SHBA, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, heqje graduale e pajisjeve të prodhuara në Rusi dhe trajnim personeli mbi sistemet perëndimore

“Baku bashkëpunon ngushtë me ushtrinë turke dhe ministritë e mbrojtjes të vendeve të tjera të NATO-s. Azerbajxhani e ka arritur qëllimin e tij kryesor që nga çlirimi i tokave të tij nga pushtimi”, tha Ilham Aliyev ndërsa priste një delegacion të NATO-s.

Në gusht, mes përkeqësimit të marrëdhënieve me Rusinë, Aliyev deklaroi se Azerbajxhani duhet të jetë gjithmonë gati për luftë. “Nëse ndonjë mendje e sëmurë guxon të kryejë ndonjë provokim kundër Azerbajxhanit, do të pendohet përsëri”, deklaroi ai.

Protestë kundër ligjit për gjinitë para Parlamentit, Pano i drejtohet Kos: Nuk është detyrim për BE-në, 21 vende nuk e kanë

Një protestë kundër ligjit që njeh më shumë se një gjini, dhe që pritet të votohet sot nga ligjvënësit, është duke u mbajtur para Parlamentit.

Protestuesit shprehen se ky ligj sulmon familjen tradicionale, duke prezantuar gjini të reja të paqëna, që kanë për qëllim konfuzionin dhe degradimin e rinisë shqiptare.

Ndër të pranishmit në protestë ishte edhe Lindita Pano, bashkëshortja aktiviste e pastorit Akil Pano.

Gazetarja e Top News e pyeti zonjën Pano lidhur me reagimin që komisioneria e BE-së për zgjerimin, Marta Kos kishte patur pak çaste më herët, duke thënë se ligji është një detyrim që Shqipëria duhet të përmbushë në rrugën drejt BE-së.

Por Pano tha se kjo nuk është e vërtetë. “Nuk është e vërtetë. Askush nuk të detyron. Ne jemi një vend sovran që kemi traditat tona. 21 vende të Bashkimit Europian nuk e kanë këtë ligj”, u shpreh Pano.

Deklaratat ndaj Gonzatos, PS kërkon përjashtimin e Berishës për 30 ditë. Kreu i PD-së: Nuk kam bërë asnjë fyerje

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 30 ditë nga parlamenti të Sali Berishës.

Shkak sipas kreut të grupit parlamentar të socialistëve u bënë deklaratat e kreut të demokratëve ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzatos.

“Zoti kryetar i parlamentit i jemi drejtuar komisionit të etikës për të kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha”, tha Balla.

Kryetari i PD-së mohoi akuzat dhe tha se nuk ka bërë asnjë fyerje dhe ka shprehur mendimin dhe bindjet e tij.

“Kam kërkuar nga ky parlament dhe jashtë këtij parlamenti nga ambasadori të na tregojë cilën direktivë sepse ai ka mbështetur këtë ligj dhe zonja Marta Kos deklaron se ai ka mbajtur qëndrimin e BE. Cila direktivë e BE-së përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore?”, tha Berisha.

Alarmi në Greqi / Vendi në krizë për rezervat e ujit, thatësira edhe më keq se vitin e kaluar

Ekspertët paralajmërojnë se Greqia po përballet me një mungesë gjithnjë e më të rëndë të ujit, me situatën më kritike të raportuar në Athinë dhe zonat përreth saj.

Problemi i thatësirës në vend është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, pasi rezervat e ujit vazhdojnë të bien.

Athina, e cila është shtëpia e gati gjysmës së popullsisë së Greqisë, po përjeton presion të veçantë pasi niveli i ujit në liqenin Mornos, burimi kryesor i ujit të qytetit, ka rënë ndjeshëm.

Fotografi Panagiotis Panayiotopoulos tha se ka fotografuar liqenin Mornos që nga viti 2000 dhe ka qenë dëshmitar i ndryshimeve në liqen gjatë viteve.

Panayiotopoulos tha se në vitet e para, vetëm disa çati shtëpish ishin të dukshme mbi liqen, por tani për shkak të efekteve të thatësirës, ??pjesa më e madhe e fshatit është rishfaqur.

Zbulimi në Kenia rishkruan historinë e njerëzimit: Paraardhësit tanë ishin shpikës, jo thjesht mbijetues

Një zbulim arkeologjik në veriperëndim të Kenias ka tronditur botën shkencore, duke sugjeruar se njerëzit e parë në Tokë ishin shumë më të zgjuar dhe shpikës sesa besohej më parë.

Studiuesit kanë zbuluar se paraardhësit e njerëzve që jetonin 2.75 milionë vjet më parë në një vend arkeologjik të quajtur Namorotukunan kanë përdorur mjete prej guri në mënyrë të vazhdueshme për 300 mijë vite rresht, një dëshmi që ndryshon rrënjësisht mënyrën si e kuptojmë evolucionin njerëzor, raporton BBC.

Deri më tani, shkencëtarët mendonin se përdorimi i mjeteve ishte i rastësishëm dhe i përkohshëm, një ide që ky studim e përmbys plotësisht.

“Ne mendonim se përdorimi i mjeteve ishte si një shkëndijë që u shua shpejt. Por kur sheh një vazhdimësi prej 300 mijë vjetësh, kupton se kjo është diçka e qëndrueshme dhe e trashëguar”, tha profesori David Braun, nga Universiteti George Washington në SHBA, i cili drejtoi kërkimin.

Zbulimi në Kenia rishkruan historinë e njerëzimit:

Ekipi ndërkombëtar i arkeologëve, pas dhjetë vitesh kërkimesh, gjeti mbi 1,300 fragmente guri të mprehtë, çekiçë guri dhe bërthama, të gjitha të përpunuara me kujdes përmes një teknike të njohur si Oldowan, metoda e parë e njohur e prodhimit të mjeteve prej guri. Sipas Dr. Dan Palcu Rolier, gjeoshkencëtar nga Universiteti i Sao Paulos, këta njerëz të hershëm ishin “shumë më të sofistikuar se ç’mund të mendojmë”.

“Këta individë ishin gjeologë të shkëlqyer. E dinin saktësisht cilat gurë duhej të zgjidhnin dhe si t’i përpunonin. Disa prej mjeteve janë aq të mprehta sa mund të na presin gishtat edhe sot”, tha ai për BBC.

Teknologjia kundër evolucionit biologjik

Zbulimet tregojnë se përdorimi i mjeteve i ndihmoi këta njerëz të mbijetonin në një mjedis që ndryshonte me shpejtësi. Rajoni i Turkana-s, ku ndodhet siti, kaloi nga kënete të gjelbërta në savana të thata dhe gjysmëshkretëtira, sipas Rahab N. Kinyanjui, shkencëtare në Muzeun Kombëtar të Kenias.

Ndryshe nga kafshët që duhej të përshtateshin përmes evolucionit biologjik ose të migronin, këta banorë të hershëm përdorën teknologjinë si mjet mbijetese.

“Ata nuk ndryshuan trupat e tyre për t’u përshtatur, por mënyrën se si gjenin ushqim”, shpjegon Dr. Rolier.

Në shtresat e ndryshme të gërmimeve janë gjetur kocka kafshësh të thyera dhe të prera, që tregojnë përdorimin e mjeteve për të ndarë mishin nga kockat dhe për të gërmuar bimë. Kjo aftësi i lejoi ata të mbeteshin në të njëjtin vend për qindra mijëra vjet, pavarësisht ndryshimeve klimatike ekstreme.

Sfida ndaj teorive të vjetra të evolucionit

Zbulimi i Namorotukunanit sfidon bindjet e deritanishme të komunitetit shkencor, që e lidhnin përdorimin e vazhdueshëm të mjeteve me rritjen e trurit njerëzor rreth 2.4–2.2 milionë vjet më parë.

Por sipas Prof. Braun, mjetet ishin tashmë në përdorim shumë kohë përpara se truri i njeriut të zmadhohej.

“Kemi nënvlerësuar jashtëzakonisht shumë këta njerëz të hershëm”, tha ai.

“Aftësia për të përdorur teknologjinë për t’u përshtatur me ndryshimet e mjedisit mund të gjurmohet shumë më herët sesa kemi menduar, ndoshta deri 2.75 milionë vjet më parë, dhe ndoshta edhe më herët.”

Ky zbulim nuk është thjesht një detaj arkeologjik, është një rishkrim i historisë së njerëzimit.

Ai tregon se rrënjët e kreativitetit dhe inovacionit, cilësi që sot e përcaktojnë qenien njerëzore, janë shumë më të thella në kohë sesa mund ta imagjinojmë. Në vend që të ishin thjesht mbijetues të natyrës, njerëzit e parë ishin shpikës që filluan të kontrollonin botën përreth tyre.

Cfare ndodhi me 500 mijë dollarët për fitoren kundër Greqisë? Ish-mbrojtësi i kombëtares zbulon të vërtetën për premion e Fatos Nanos

Një nga fitoret më të bujshme në historinë e Shqipërisë përsa i takon futbollit është triumfi kundër Greqisë në vitit 2004. Vetëm pak muaj pas triumfit në Kampionatin Europian ndaj Portugalisë, “helenët” u përballën me Kombëtaren në stadiumin “Qemal Stafa”, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-1.

Një ditë para ndeshjes, kryeministri i asaj kohe Fatos Nano iu dha “besën” se në rast fitoreje, premiumi do ishte 500 mijë dollarë dhe kështu ndodhi.

Për ta vërtetuar këtë episod ka folur ish-mbrojtësi Rezart Dabulla: “500 mijë dollarëshi është i vërtetë, sepse unë kam qenë pjesë e Kombëtares në atë periudhë. Në ndeshjen ndaj Greqisë kam qenë në stol. Shuma u nda në mënyrë të barabartë. Nuk u bë diferenca se kush luajti dhe kush jo.

Të gjithë lojtarët që ishin pjesë e Kombëtares, edhe ata në stol apo të tjerët në tribunë kanë marrë një shumë të njëjtë. Kemi marrë të gjithë nga 18 mijë dollarë për person. Mos të harrojmë, dollari i asaj kohe nuk kishte vlerën e tanishme”.

Më 4 shtator të vitit 2004, në Tiranë do të zbarkonte ekipi kampion i Europës, Greqia.

“Helenët” pas një super suksesi historik duke fituar për herë të parë kampionatin Europianin ndaj Portugalisë, do të zhvillonin në “Qemal Stafa” ndeshjen e tyre të parë zyrtare për kualifikueset e kampionatit Botëror 2006, kundër kuqezinjve.

Në atë vit kryeministër i Shqipërisë ishte Fatos Nano, i cili e ndoqi nga tribuna VIP e “Qemal Stafës” e këtë përballje dhe pas ndeshjes i dha një premio të madhe të gjithë skuadrës.

Një fitore dhe një emocion i jashtëzakonshëm, i cili nuk do të harrohet asnjëherë, i vulosur nga dy golat fantastik të Edvin Muratit dhe Adrian Aliajt.

Plot 500 mijë dollarë ishte shifra qe ish-kryeministri Nano akordoi si shpërblim për atë fitore ekipin kombëtar.

Bonusi më i madh i dhënë ndonjëherë në vendin tonë mbi futbollistët e kombëtares.

Nano dhe futbolli, një dashuri me premtime burrash; kur ish-Kryeministri

Sot Fatos Nano u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, një figurë politike që edhe sportin e ndihmonte duke mbajtur fjalën dhe premtimin e tij.

Nano vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Fatos Nano ishte themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së Punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, kohë kur u shkëput nga politika. Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk u mbështet nga Partia socialiste, drejtimin e së cilës e kishte marrë Edi Rama. Gjatë viteve të angazhimit në politikë, që nga viti 1991, ai shërbeu 4 herë si kryeministër i vendit.

Në dhjetor 1990 u emërua sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e një muaj më vonë zv.kryeministër në qeverinë e Adil Çarçanit. Në fund të shkurtit 1991, Ramiz Alia i besoi Nanos postin e kryeministrit, me një mandat të përcaktuar: përgatitjen e tranzicionit të vendit drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut.

Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Nano u mandatua kryeministër, detyrë të cilën e mbajti për disa javë, kur dha dorëheqjen për shkak të grevave që kishin nisur në gjithë vendin.

Meritë e padiskutueshme e Nanos në atë periudhë ishte transformimi i PS-së nga një parti e trashëguar nga regjimi komunist në një parti social-demokrate me orientim perëndimor.

Ardhja e demokratëve në pushtet në vitin 1992, solli një periudhë të vështirë për Fatos Nanon.

Më 30 korrik 1993, Nano u arrestua në zyrën e Prokurorit dhe u akuzua për “shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare në lidhje me ndihmën italiane” dhe 9 muaj më vonë u dënua me 12 vite burg.

Megjithatë trazirat e vitit 1997 sollën lirimin e tij nga burgu dhe rikthimin aty ku të gjithë socialistët e donin, në krye të PS-së. Tre muaj pasi kishte dalë nga burgu ai udhëhoqi socialistët drejt rikthimit në pushtet, të cilin socialistët e mbajtën për 8 vite, por Fatos Nano pati sërish ulje-ngritjet e tij politike.

Meritë e Nanos, e pranuar edhe nga kritikët, ishte rikthimi i normalitetit në vendin e shkatërruar ekonomikisht si pasojë e firmave piramidale.

E megjithatë postin e kryeministrit e mbajti për një vit, kur vendosi të jepte dorëheqjen në 28 shtator 1998, pak më shumë se dy javë pas vrasjes së Azem Hajdarit.

U largua nga Qeveria, por vijoi të mbante kontrollin e partisë, pavarësisht dallgëve që shoqëruan socialistët në 8 vite.

U rikthye edhe njëherë tjetër kryeministër në 31 korrik 2002 deri në humbjen e zgjedhjeve në qershor 2005, kur u detyrua t’i linte pushtetin kundërshtarit të tij që e kishte burgosur, Sali Berisha.

Prej atij viti ditët i jetonte mes Vjenës ku qëndronte me familjen dhe Tiranës ku vinte sa herë diskutohej se kush do të ishte Presidenti i ri i vendit.

Dëshira e tij për t’u bërë kreu i shtetit nuk iu plotësua as në vitin 2007 kur vendin ia mori Bamir Topi dhe as në vitin 2012 kur Berisha megjithëse e afroi, në fund zgjodhi të ndjerin Bujar Nishani.

Mamdani me shqiponjën shqiptare/ Fotot e Kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut cmendin rrjetin!

Zohran Mamdan, kryetari i ri i Bashkisë së New York-ut shfaqet me shqiponjë. Janë këto fotografi që po kthehen virale në internet, të shkrepura nga i riu me origjinë shqiptare, Erzen Gashi.

“Ka shokë shqiptarë, e ka parë që bëjnë shqiponjën ashtu edhe djali që është në foto me të i ka thënë a po e bëjmë shqiponjën për një foto? Edhe ashtu e ka lëshuar vetë”, u shpreh fotografi Erzen Gashi.

37-vjeçari i lindur në Slloveni, i rritur në ShBA, por me babin nga Kosova dhe mamin nga Mali i Zi tregon për Top Channel takimin e Mamdan gjatë fushatës elektorale me komunitetin shqiptar në New York.

“Fotot e Mandamit që i kam bërë falë një shokut Dritan Fida që më thirri për një event me shqiptarët edhe i njeh se jemi shumë shqiptarë këtu, e donte të dinte më shumë. Duket i vërtetë si në video dhe foto, është njeri i mirë dhe i ëmbël… kollaj mund të flasësh me të, të bësh shoqëri me të”, tha Gashi.

Fitorja e të riut mysliman Zohran Mamdan me prejardhje afrikano-indiane, u cilësua historike dhe Erzeni zbulon si është pritur rezultati i tij.

“Fola me të pak. I tregova që jam mysliman, që jam emigrant. Mua më duket sikur shqiptarët janë për të, kanë besim. Ka kohë që s’ka pasur një atmosferë kaq të mirë se unë që 30 vite jetoj këtu e kam parë këtë qytet duke shkuar poshtë me shtrenjtësi, vështirësi… tash emigrantët kanë frikë në krejt Amerikën dhe kemi besim se do na mbrojë”, u shpreh ai.

Fotoja me shqiponjën shpreson të shumëfishohet, sepse Erzeni ka pasion fotografinë por ka studiuar në sektorin shëndetësor e punon në spital; e beson për një ofertë pune nga kryebashkiaku i ri i New York.

“Ja kam çuar fotot që kam bërë atë ditë dhe i kam thënë që nëse keni nevojë prapë, kisha pasur qejf se më shumë dua fotot e videot sesa punën që bëj”, përfundoi ai.

Deri këtu?? Zbulohet detaji i forte, ja cfare fshihet pas divorcit te Nedes me Ogrenin! Pas Hetimit te Ballukut dyshohet se

Moderatorja Neda Balluku, i ka dhënë fund martesës dhjetë vjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë.

Neda ka kërkuar këtë të hënë në gjykatë divorcin nga Orgen Balluku, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë.

Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit ‘Big Brother Albania’. Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai.

Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim. E mediat rozë shpesh i kanë cilësuar si një ndër çiftet e ekranit që i kanë rezistuar kohës.

Por, kerkesa per divorc vjen vetem pak dite pasi SPAK mori nen akuze zevendeskryeministren Belinda Balluku pikerisht per korrupsion dhe shperdorim detyre, duke ngritur dyshime te medha edhe mbi veprimin e divorcit te vellait te saj.

Nga burime prane familjes mesohet se cifti nuk ka pasur asnje problem, por gjithcka po behet nga frika e hetimit te Belinda Ballukut qe mund te coje ne sekuestrimin e pasurive te saj dhe te familjes se saj.

Ne keto kushte, familja po mundohet te tjeteresoje pasurine, nen mentorimin e motres se Ballukut, te cilen e ka marre si avokate mbrojtese, veprim qe tregon se familja Balluku i beson vetem familjes se saj.

Madje, edhe shume komentues e kane kuptuar kete levizje qe po behet nga Neda Balluku, duke dashur te kalojne pasurine ne emer te saj, me justifikimin se pasuria eshte vene nga puna e saj si opinioniste dhe jo nga vjedhjet galopante te kunates se saj.