Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Cristoforo Colombo në Romë, ku 20-vjeçarja Beatrice Bellucci, e njohur si “Bibbi”, humbi jetën pasi makina e saj u godit nga një BMW që po ecte me shpejtësi.
Sipas hetimeve të para, ky aksident mund të ketë qenë pasojë e një gare makinash, ku shoferi i BMW-së humbi kontrollin dhe përplasi Mini Cooper-in, duke e dërguar makinën përtej rrugës, e cila u përplas me një pemë.
Kjo tragjedi ndodhi pasi BMW-ja, me të cilën po udhëtonin dy të rinj, mund të ketë qenë pjesë e një gare me një automjet tjetër, i cili, sipas hetimeve, mund të ketë ikur nga vendngjarja pas aksidentit. Makina e goditur nga BMW-ja, që transportonte Beatricen dhe shoqen e saj Silvia, po udhëtonte pa marrë pjesë në garë, dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen që ndodhi. Beatrice Bellucci, pas përplasjes, u transportua në spital në gjendje kritike, por vdiq pak më vonë. Shoferja e Mini Cooper-it dhe të rinjtë në BMW-së u plagosën gjithashtu, ndërsa hetuesit tani po shqyrtojnë imazhe nga kamerat e sigurisë për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse aksidenti ishte rezultat i një gare makinash.
Aktualisht, hetuesit po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e mbikëqyrjes dhe po analizojnë dëshmitë për të zbardhur detajet e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësit e plotë të tragjedisë.
Fitoren në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit, me dy kandidate gra Ogerta Manastirliun dhe Brunilda Mersinin, kryesocialsiti Edi Rama e sheh të padiskutueshme.
Duke përmendur drejtimin e Manastirliut në QSUT dhe të deputetes Mersini në spitalin rajonal të Vlorës, kryeministri Edi Rama thotë se të dyja janë fituese të garës, ndërsa kundërshtarët e tyre i ironizoi duke thënë se janë shëmbëlltyre e radhës e disfatës së Partisë Demokratike.
Është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare dhe të Spitalit Rajonal të Vlorës, dy realitete të transformuara tërësisht falë kapacitetit të tyre menaxherial dhe sidomos vullnetit të tyre të hekurt. Ato janë të dyja fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët përfaqësojnë shembëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës, të ndjesë pastë Partia Demokratike”, u shpreh kryeministri Rama.
Për herë të parë, në podcastin ‘Flasim’, Rama komenton edhe kandidaturën e opozitës për Tiranën, Florian Binajn, një artistit komik që dikur njihej për shfaqjet e tij në Portokalli për imitimin e kryeministrit Rama.Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim.
Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë. Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital.
Në podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se kartat e ID-së do të kalojnë në celular apo në kompjuter.
Kreu i qeverisë theksoi se do të funksionojë si një portofol digjital komod drejtpërdrejt nga telefoni.
Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë”, tha Rama.
Edi Rama: Ndërkohë IdentiTek është angazhuar për sidën e re të identitetit digjital, pra të kalimit të kartës së identitetit në celular apo në kompjuter dhe funksionimit të saj si një portofol digjital shumëfunksional e komod drejtpërdrejt nga telefoni.
Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë.
Shqipëria është gati, karta e identitetit digjital u prezantua si një produkt i kompanisë IdentiTek dhe testet e fundit janë në vijim në mënyrë që çdo shqiptar të mund të pajiset me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026.
Rusia ka testuar me sukses raketën e saj me energji bërthamore Burevestnik, e aftë të mbajë një kokë bërthamore, për të cilën Moska pretendon se mund t’i shmanget çdo sistemi mbrojtës dhe do të fillojë ta vendosë armën, tha të dielën Presidenti Vladimir Putin .
Gjenerali rus Valery Gerasimov , shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, i tha Putinit se raketa kishte fluturuar 14,000 km dhe ishte në ajër rreth orës 3 të pasdites kur u testua më 21 tetor. Rusia pretendon se raketa 9M730 Burevestnik – e quajtur SSC-X-9 Skyfall nga NATO – është “e pamposhtur” për mbrojtjet aktuale dhe të ardhshme anti-raketë, me një rreze veprimi pothuajse të pakufizuar dhe një rrugë fluturimi të paparashikueshme.
“Është një armë unike që askush tjetër në botë nuk e ka”, tha Putin, i veshur me uniformë kamuflazh në një takim në një post komande me gjeneralët që mbikëqyrin luftën në Ukrainë, në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini të dielën. Putin tha se disa ekspertë rusë i kishin thënë dikur se një armë e tillë ndoshta nuk do të ishte kurrë e mundur të prodhohej, por tani, tha ai, “testimi i saj kyç” ka përfunduar.
Gerasimov tha se raketa ishte me energji bërthamore dhe se ky test ishte i ndryshëm sepse fluturoi në një distancë kaq të gjatë, megjithëse rrezja e veprimit është në thelb e pakufizuar. Ai tha se mund të mposhtë çdo mbrojtje raketore.
Të mërkurën, Putin mbikëqyri një provë të forcave bërthamore strategjike të Rusisë në tokë, det dhe ajër, e cila ushtron gatishmërinë dhe strukturën e tyre të komandës. “Forcat tona moderne të pengimit bërthamor janë në nivelin më të lartë”, tha Putin, duke shtuar se është më i lartë se ai i çdo fuqie tjetër bërthamore.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara së bashku zotërojnë rreth 87 përqind të inventarit global të armëve bërthamore – të mjaftueshme për të shkatërruar botën shumë herë. Rusia ka 5,459 koka bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë 5,177, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë (FAS).
“Forcat strategjike janë plotësisht të afta të ruajnë sigurinë kombëtare të Federatës Ruse dhe të Unionit të Rusisë dhe Bjellorusisë”, tha Putin.
Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në Vaun e Dejës, ku uji raportohet se është prezent në të paktën 100 banesa.
Një nga banorët shprehet se përmbytja ndodhi brenda 30 minutave dhe se niveli i përmbytjeve në hotel ka arritur në mbi 2 metra.
Gjithashtu theksoi se uji i mori para gjithçka, nga bagëti e koshere bletësh, duke vlerësuar një dëm prej 50 mln lekë.
Banori: Çfarë kam pasur mi ka marrë, bagëti e të gjitha gjërat, kam koshere bletë, të gjitha i ka marrë me vete. E pabesueshme, hotelin komplet ma ka prishur, çfarë kam pasur magazina mi ka marrë të gjitha me vete. Kam mbi 2 metra ujë brenda.
Për 30 minuta ndodhi kjo punë, edhe vazhdon njësoj. Dëmi është mbi 50 mln lekë, me këto jetoja unë dhe me këtë hotel. Çfarë kam pasur në hotel i shkatërroi, më ka marrë uji 15 mln lek mall, plus dëme materiale brenda hotelit. Shteti të na ndihmojë, por nuk besoj.
Nuk jemi përmbytur asnjëherë në këtë mënyrë, dy metra ujë është e pabesueshme.
Një lajm i bukur vjen nga Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë ku një nënë ka sjellë në jetë me një shtatzani natyrale katërnjakë.
Një lajm i bukur vjen nga Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë ku një nënë ka sjellë në jetë me një shtatzani natyrale katërnjakë.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale në një postim në rrjetet sociale.
“Nga familja fantastike e Rozetës dhe Geraldos, të cilët janë bekuar me katërnjakët: Roal, Alrda, Roar dhe Auro ardhur nga një shtatzani natyrale.
Jetë të gjatë vogëlushëve, të cilët pas një muaji kujdesi shëndetësor intensiv, tani janë gati për të lënë Spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë”, thuhet në postim.
Në muajin shkurt 2024 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kryen një kontroll në banesën e Drejtorit të ARRSH-së, në atë kohë Ervis Berberi, duke sekuestruar 4 aparate telefonike, pajisje të ndryshme kompjuterike dhe një sërë dokumentesh.
Kjo formë hetimi duke depërtuar në komunikimet private të individëve, erdhi pasi prokuroria e Posaçme SPAK, ka ndjerë dështimin me formatin standard të përgjimit telefonik, dhe për pasojë gjatë këtyre 3 viteve të drejtimit të SPAK nga Altin Dumani, janë sekuestruar më shumë telefona se çdo periudhë tjetër.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se disa ditë pas sekuestrimit të 4 telefonave, po në muajin Shkurt 2024 prokurori i çështjes Dritan Prençi, nxjerr urdhrin për ekspertimin kompjuterik të 4 aparateve telefonike, duke sjellë rikuperimin e një pjese të madhe të bisedave të zhvilluara nga Ervis Berberi në disa platforma elektronike.
Dhe 2 muaj pas kryerjes së ekspertimeve të 4 telefonave të Berberit dhe gruas së tij, Adela Ruko, prokurori Prençi në 23 Prill 2024 vendos të hapë një dosje të dytë me Nr. 196, e ndarë nga ajo e Berberit dhe fokusi i hetimit ishte kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci
Mirëpo ekspertimi i 4 telefonave Ervis Berberi dhe bashkëshortes së tij, Adela Ruko, tashmë ka sjellë krijimin e një “pusetë” thithëse për numrin 2 të Shtetit Belinda Balluku dhe vetë kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci.
Mësohet se ky i fundit prej muajit Tetor 2024 e në vijim, rezulton të jetë marrë i pandehur për “Shkelje të pabarazisë në tendera”, që lidhet me një procedurë prokurimi me objekt “Zhvillim strategjik i sektorit Energjitik (Projekt kërkimor) me fond limit prej 695 milion lekë të vjetra.
Bashkë me kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për këtë çështje SPAK, ka marrë të pandehur dhe gruan e Ervis Berberin, shtetasen, Adela Ruko, dhe zyrtarë të tjerë si Jonid Kazani, Drejtor i Çështjeve Rregullatore në KESH, dhe zyrtarët Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti.
Ndërkohë për këtë rast hetimet vijojnë dhe brenda muajit Prill 2026, SPAK duhet të çojë në gjyq të pandehurit e mësipërm.
Por nga ana tjetër hapja dhe këqyrja e komunikimeve në platformat elektronike, ka sjellë ngritjen e akuzës për shumë zyrtarë të tjerë të ARRSH-së, ERE-S dhe ministrisë së Infrastrukturës, ku së fundi në rrjetën e këtyre bisedave që kanë prodhuar më pas akuza penale, ka rënë dhe Belinda Balluku, me funksion zv/kryeministre e Shqipërisë dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Mësohet se Belinda Balluku, ka rënë në rrjetën e komunikimeve që ka zhvilluar me vartësin e saj, Ervis Berberi, gjatë kohës kur ky i fundit drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Për momentin, nuk dihet me saktësi cila është përmbajtja e kësaj bisede të zhvilluar mes dy zyrtarëve të lartë dhe roli ndikues që ka pasur Belinda Balluku, për paracaktimin e subjekteve fitues në prokurimit publike të zhvilluara nga ARRSH-ja.
Por ajo që dihet tashmë është fakti se këtë javë Belinda Balluku, duhet të paraqitet në ambientet e SPAK, për tu njohur zyrtarisht me akuzën e “Shkeljes së pabarazisë në tendera”.
SPAK duke marrë shkak nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes Berberit, gruas së tij Adela Ruko dhe ministres Belinda Balluku, ka regjistruar një dosje të re.
Ndërsa në dobi të këtij hetimi në muajin Prill 2025, prokurori Dritan Prençi, ka kërkuar në ARRSH-ë tërheqjen e dokumenteve që lidhen me praktikën e prokurimit që bën fjalë për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë në seksionin rrugor “Orikum-Himarë” pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë).
Ky tender është hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në 1 dhjetor 2021, ku më pas në muajin Mars 2022, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, do të shpallte fituesin e kontratës me vlerë 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.
Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Stucky L.T.D” me pronar të huaj dhe “Gjeokonsult & CO”, në pronësi të Xhevahir Mustafaj.
Këta do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International N.V” në pronësi të një shtetasi Hollandez por me administrator grekun, Ioannis Kirkinezis dhe “Net-Group” në pronësi të Valter Begaj, mik i ngushtë i Ervis Berberit.
Dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Stucky L.T.D” dhe “Gjeokonsult& CO” u skualifikuan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender pasi “Stucky” nuk ishte e regjistruar në QKB, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group”, të cilat në Mars 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro.
Kohëzgjatja e kontratës ishte planifikuar të zgjaste 34 muaj sipas kontratës së zbatimit të punimeve në ndërtimin e tunelit të Llogorasë.
Prokurorët e posaçëm kanë ngritur dyshime të forta se tenderi mund të jetë paracaktuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar qëllimisht, për shkak të lidhjes mes Berberit, Ervis Lamit, mikut të tyre Valter Begaj dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Këto dyshime janë përforcuar dhe kanë krijuar bindjen për paracaktim të fituesit, kur SPAK ka kyçur përmbajtjen e komunikimeve telefonike, ku del edhe Belinda Balluku.
Ndërkohë mësohet se prej 4 dhjetorit 2024, të gjitha aksionet që biznesmeni Valter Begaj, dispononte tek kompania “Net-Group”, ja ka dhuruar përmes një kontrate noteriale bashkëshortes së tij, Loreta Vallja.
Pritet që këtë javë veç Belinda Ballukut, të njihen me akuzat penale dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilët kanë shërbyer si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Gazetari investigativ Julian Hoxhaj, ka zbuluar detaje të reja mbi hetimin që po zhvillohet ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, në lidhje me aferën e tunelit të Llogarasë.
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, Hoxhaj deklaroi se është “hapur një rubinet i vogël” nga i cili është filtruar edhe emri i ministres në komunikimet që kanë dalë nga telefonat e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi.
Sipas tij, nga një fraksion i dosjes së Berberit, e ndarë në disa pjesë për shkak të volumit të të dhënave, janë zbardhur biseda që kanë çuar në hetimin e tenderit për mbikëqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë. Ky tender, tha Hoxhaj, po hetohet prej muajsh nga SPAK dhe tashmë janë përfshirë emra të rinj, përfshirë edhe vetë znj. Balluku.
“Jemi në një fazë të re të hetimit. Nuk janë më në qendër ish-zyrtarët apo drejtori i ARRSH, por vetë ministrja Balluku, e cila dyshohet se ka ndikuar që tenderi të përfundojë tek kompania e ish-vartësit të saj”, u shpreh Hoxhaj.
Gazetari nënvizoi se bëhet fjalë për një tender të dyshuar prej 2 milionë eurosh, por që lidhet drejtpërdrejt me aferën shumë më të madhe të ndërtimit të vetë tunelit të Llogarasë, vepër që sipas tij është “një nga aferat më të paprecedenta në historinë e infrastrukturës shqiptare”.
Sipas Hoxhajt, kompania që mbikëqyri punimet rezulton të jetë në pronësi të ish-drejtorit të ARRSH, personi që ka firmosur edhe disbursimet financiare për kompaninë turke që fitoi projektin. “Rreth 30 milionë euro fitim kanë përfituar dy kompani turke që nuk kanë kryer asnjë punim vetë, por vetëm kanë nënkontraktuar një kompani shqiptare”, theksoi ai.
Ai shtoi se tenderi fillestar ishte parashikuar me vlerë 140 milionë euro, por pas anulimit dhe ritenderimit, shifra arriti në 190 milionë euro. “Pra, 50 milionë euro kanë shkuar në xhepat e një kompanie që nuk ka bërë asgjë përveçse ka transferuar para”, theksoi gazetari.
Hoxhaj ngriti dyshime se nëse SPAK kufizohet vetëm tek tenderi 2 milionë euro, atëherë mund të bëhet fjalë për “një formë amnistie”, ndërsa nëse hetimet shtrihen në gjithë aferën e 190 milionë eurove, “atëherë kemi të bëjmë me një hetim serioz që mund të cenojë pozitën e zv.kryeministres aktuale Belinda Balluku”.
Hoxhaj:
Është hapur një rubinet i vogël dhe nga ky rubinet duket që është filtruar edhe emri i Belinda Ballukut. Bëhet fjalë për sekuestrimin e 4 telefonave të ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, dhe nga një fraksion i dosjes së Evis Berberit, dosje e ndarë në disa fraksione sepse telefonat e tij kanë qenë një minierë ari për Prokurorinë e Posaçme, janë zbardhur në fakt edhe komunikimet me ministren Balluku të cilat kanë çuar në hetimin e tenderit për mbikëqyrjen e punimeve për tunelin e Llogarasë.
Është pikërisht ky tender që të paktën deri tani po hetohet, është bërë publik edhe më përpara, pra hetimi i tenderit për mbikëqyrjen e tunelit të Llogarasë nuk është diçka e re, ka qenë të paktën disa muaj më parë dhe ne e kemi komunikuar atë, por tashmë jemi në një fazë të re, jemi në një fazë ku të pandehur ose persona nën hetim nuk janë më ish-zyrtarët apo drejtori i ARRSH, por është përfshirë edhe vetë zonja Balluku, e cila mesa duket ka ndikuar që ky tender të përfundojë pikërisht tek kompania e ish-vartësit të saj që u bë drejtor i ARRSH, Evis Berberi.
Kjo është indicia e parë, pra bëhet fjalë për 2 milionë euro të abuzuara ose një tender të paracaktuar, por duhet të kemi parasysh një gjë.
Nuk mund të flitet për tenderin e mbikëqyrjes së punimeve të tunelit të Llogarasë pa folur më parë për vetë aferën e tunelit të Llogarasë. Mund ta cilësojmë si aferë.
Është vërtetuar deri më tani që kompania që mbikëqyri punimet është kompania e ish-drejtorit të ARRSH, njeriut që ka firmosur paratë dhe pjesën financiare për disbursimin financiar të kompanisë turke, etj., etj., por lidhja është e tillë, indiciet kanë qenë publike, deklaratat kanë qenë publike të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Ajo që ka ndodhur me tunelin e Llogarasë është një nga aferat më të paprecedenta në historinë e ndërtimit të veprave infrastrukturore në Shqipëri.
Unë ju thashë që ka shkuar 30 milionë euro fitim për 2 kompanitë turke të cilat nuk kanë bërë asnjë punim vetë, pra kanë nënkontraktuar një kompani shqiptare e cila rezultoi se ishte pikërisht kompania e parë që kishte hyrë në garë dhe do ta ndërtonte tunelin e Llogarasë me rreth 140 milionë euro. Më pas u anulua tenderi i këtij projekti dhe u ritenderua me 190 milionë euro.
Pra, 50 milionë euro kanë shkuar në xhepat e një kompanie turke e cila nuk ka bërë asgjë, ka bërë vetëm transferim parash. Nëse SPAK ka hyrë apo jo tek 190 milionë eurot, këtë nuk di ta them sot, por unë po ju them se faktet më të rënda janë pikërisht tek ky projekt, pra tek ky tender, dhe jo tek 2 milionë euroshi.
Ne na ka treguar historia në të shkuarën që projekte të tilla janë përdorur edhe si karrem për të shkuar pikërisht tek projekti më i madh apo tek aferat më të mëdha, por janë përdorur edhe si mekanizma për të amnistuar zyrtarët e lartë me dënimin më të vogël të mundshëm.
Nëse prokuroria mbetet deri tek tenderi 2 milionë euro, atëherë ngrihen dyshime se mund të jetë edhe një lloj amnistie. Nëse prokuroria ka shkuar përtej këtij tenderi dhe ka hetuar në vetvete atë që ka thënë zoti Ahmetaj një vit më parë në emisionin “Çim Peka Live”, atëherë kemi realisht të bëjmë me një hetim serioz dhe që do të cenojë pozitën e zv/kryeministres aktuale Belinda Balluku.
Do të jeni gjatë këtyre ditëve të vendosur dhe të qartë për objektivat tuaja.
Jeni një shenjë ambicioze dhe e dini saktësisht se ku doni të arrini.
Nga mesi i javës mund të gjeni çelësin për të zgjidhur një situatë që ju shqetëson, si në punë ashtu edhe në jetën personale.
Kjo barishte teper e njohur sipas Blerina Bombajt qeteson dhimbjet e nje problemi qe zakonisht prek moshat mbi 40 vjece Kjo barishte teper e njohur sipas Blerina Bombajt qeteson dhimbjet e nje problemi qe zakonisht prek moshat mbi 40 vjece
Në çift mbretëron pasioni dhe dëshira për të ndërtuar së bashku të ardhmen, për disa nuk përjashtohet një hap i rëndësishëm si martesa apo zgjerimi i familjes.
Beqarët, përkundrazi, kënaqen duke flirtuar dhe duke njohur njerëz të rinj. Vetëbesimi ju bën të parezistueshëm.
Demi (vendi i shtatë)
Keni shumë ide dhe projekte, që nëse dini t’i vini në praktikë me vendosmëri, do të arrini rezultate të shkëlqyera. Megjithatë, është e rëndësishme të mos hallakateni në shumë drejtime. Përqendrohuni në atë që ka vërtet rëndësi dhe mos u dekurajoni nga ata që nuk besojnë te ju. Nëse në çift ka tensione apo keqkuptime, mund të ketë ardhur koha të ktheni faqe dhe të hiqni dorë nga ajo që ju rëndon. Beqarët do të ndihen të tërhequr nga njerëz misteriozë dhe magjepsës. Fjala kyçe e javës është “iniciativa”. Guxoni dhe vetëbesimi juaj do të rritet.
Binjakët (vendi i nëntë)
Po mendoni këto kohë për punën dhe financat, gjë që ju bën më të largët me njerëzit përreth. Disa projekte nuk kanë dhënë rezultatet e pritura, por në vend që të humbni shpresën, është koha të rishikoni strategjinë dhe të kërkoni drejtime të reja. Partneri mund të ankohet për mungesë vëmendjeje apo ftohtësi, ndaj përpiquni të balanconi kohën mes detyrimeve që keni dhe marrëdhënies me të. Për beqarët, kjo është një periudhë ku ndrojtja mund t’ju pengojë që të krijoni njohje të reja, por mjafton një gjest i vogël për të thyer akullin. Gjendja fizike përmirësohet gradualisht.
Gaforrja (vendi i gjashtë)
Keni shumë energji, por disa aktivitete nuk ju japin plotësisht kënaqësi. Mos u dorëzoni dhe mos e humbni besimin. Shumë shpejt do të merrni lajme pozitive, ndoshta të lidhura me ndryshimin e punës ose të vendbanimit. Ata që jetojnë një marrëdhënie të ndërlikuar, duhet të flasin hapur me partnerin për të gjetur një zgjidhje, ose nëse është e nevojshme, të bëjnë një shkëputje për të reflektuar. Perspektivat ekonomike përmirësohen, por duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Në tërësi, është një javë e mbarë në sferën personale e profesionale që do t’ju bëjë të ndiheni më të sigurt dhe të motivuar.
Luani (vendi i dymbëdhjetë)
Kjo do të jetë një javë disi e trazuar për ju të shenjës së Luanit që ndiheni të përfshirë në një vorbull emocionesh kontradiktore dhe pasigurish, të cilat ju vënë në provë. Mund të përfshiheni në situata të reja apo të merrni përgjegjësi më të mëdha nga sa prisnit, gjë që ju bën të ndjeshëm dhe nervozë. Disa të papritura në punë apo në marrëdhëniet personale do t’ju detyrojnë të gjeni zgjidhje të shpejta, por mos humbni besimin, shumë shpejt do t’i keni idetë më të qarta. Në dashuri, mund të ketë rikthime apo mesazhe të papritura nga një person që i përket së kaluarës. Mos lejoni që kujtimet t’ju ngatërrojnë, por mendoni me qetësi çfarë dëshironi vërtet.
Virgjëresha (vendi i njëmbëdhjetë)
Kjo do të jetë një javë mjaft e lodhshme për ju, si nga ana fizike ashtu edhe mendore. Në punë do t’ju duket sikur duhet të menaxhoni shumë gjëra njëherësh dhe humori i luhatshëm nuk ju ndihmon të ruani përqendrimin. Do t’ju bënte mirë të gjeni pak kohë për të pushuar, qoftë edhe sa për të qartësuar mendimet. Në familje mund të ketë keqkuptime, ndoshta për shkak të mungesës së kohës ose vështirësisë në komunikim. Në dashuri, dikush mund të rezultojë më i rëndësishëm se sa mendonit, por duhet të mësoni të besoni dhe të mos fshiheni pas racionalitetit. Çiftet e qëndrueshme, nga ana tjetër, mund të përballen me zgjedhje të rëndësishme, si bashkëjetesa apo një projekt i përbashkët.
Peshorja (vendi i parë)
Këtë javë do të jeni në qendër të vëmendjes, falë karizmës dhe elegancës suaj magjepsëse. Çdo takim kthehet në një mundësi rritjeje, si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional.
Keni entuziazëm, ide të ndritura dhe aftësinë për të frymëzuar njerëzit përreth jush. Ky është momenti ideal për të nisur projekte të reja, për të marrë vendime të guximshme dhe për t’iu përkushtuar gjërave që doni. Në dashuri mbizotëron harmonia, por kujdes me fjalët që thoni pa u menduar, që partneri mund t’i keqkuptojë. Për sa i takon të tjerave, do të ndiheni mjaft energjikë dhe fati ju ndjek në çdo hap.
Akrepi (vendi i dytë)
Pritet që kjo të jetë një javë shumë pozitive, e mbushur me rezultate konkrete dhe kënaqësi të shumta. Në punë vijnë konfirmime të rëndësishme dhe situata ekonomike paraqitet e qëndrueshme. Megjithatë, bëni kujdes me shpenzimet. Ndieni nevojën të ndryshoni dhe të rinovoni gjithçka që nuk ju vjen më për shtat. Në dashuri mbizotëron qetësia. Keqkuptimet e së kaluarës zgjidhen dhe pasioni rikthehet me forcë. Çiftet do të tregohen më të dashur me njëri-tjetrin, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë që u ngjall emocione të forta dhe të sinqerta.
Shigjetari (vendi i katërt)
Kjo do të jetë për ju një javë plot shkëlqim dhe takime të favorshme. Mund të njihni persona me ndikim ose të merrni propozime interesante, veçanërisht nëse punoni në fusha krijuese apo dinamike. Mos i shtyni vendimet nga frika se mos gaboni. Fati është në anën tuaj, por kërkon guxim. Në dashuri mbizotëron harmonia dhe dëshira për stabilitet. Çiftet më në fund mund të diskutojnë për projekte të rëndësishme të së ardhmes, ndërsa beqarët kanë mundësi të mira që të njohin njerëz interesantë, ndoshta përmes rrjeteve sociale apo takimeve të papritura.
Bricjapi (vendi i dhjetë)
Do të mbizotërojë këtë javë një gjendje nervozizmi, sidomos për ata që ndihen nën presion dhe jo gjithmonë të kuptuar. Në punë, durimi nuk është pika juaj e fortë dhe të papriturat ju shqetësojnë më shumë se zakonisht. Përpiquni të mos reagoni me nervozizëm, por përballoni sfidat me qetësi dhe metodikë. Çdo përpjekje që bëni tani do të japë fryte së shpejti. Në dashuri, ndaloni së shkuari pas situatave të ndërlikuara apo njerëzve që ju rrinë larg, kështu do të ndiheni më të qetë. Nëse marrëdhënia me partnerin po kalon një periudhë tensioni, shmangni ironitë dhe flisni hapur me njëri-tjetrin.
Ujori (vendi i tetë)
Duhet të merrni një vendim në lidhje me një çështje domethënëse për ju, ose me diçka që duhet të marrë tjetër drejtim ose me një projekt që kërkon guxim. Mos u shpërqendroni nga ndikimet e jashtme, keni gjithçka që ju nevojitet për të kuptuar rrugën e duhur. Në dashuri, periudha është interesante, por kërkon ekuilibër. Nëse jeni në çift, përpiquni të mos jeni shumë dominues, ndërsa beqarët duhet të lejojnë që të tjerët t’u afrohen, pa u mbyllur më kot në vetvete. Kini parasysh se menaxhimi më i mirë i kohës do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të lirë dhe më produktivë.
Peshqit (vendi i tretë)
Një erë e re po fryn në jetën tuaj profesionale, duke sjellë entuziazëm dhe dëshirë për t’u rifutur në lojë. Kjo është një periudhë e përkryer për të filluar nga e para me ide të freskëta dhe për të lënë pas tensionet e së kaluarës. Përqendrimi i vëmendjes kthehet bashkë me dëshirën për të përmirësuar gjendjen fizike. Mund të mendoni të shtoni në dietën tuaj elementë energjizues, si fosfori apo vitaminat. Në dashuri mund të tundoheni nga ndonjë aventurë e vogël, por tregohuni të kujdesshëm, mos lejoni që emocionet t’ju vënë përfund.
Rusia ka testuar me sukses raketën e saj bërthamore Burevestnik, një armë që Moska thotë se mund t’i shmanget çdo sistemi mbrojtës.
Raketa, e cila është e aftë për të mbajtur bomba bërthamore, udhëtoi për 14 mijë kilometra dhe qëndroi në ajër për rreth 15 orë kur u testua me 21 tetor.
Gjenerali më i lartë i Rusisë, Valery Gerasimov, tha se arma e re është e pamposhtur ndaj mbrojtjeve raketore aktuale dhe të ardhshme, me një rreze veprimi pothuajse të pakufizuar dhe një rrugë fluturimi të paparashikueshme. Presidenti rus Vladimir Putin tha se kjo është një armë unike që askush tjetër në botë nuk e ka.
Kreu i Kremlinit tha se disa specialistë rusë i kishin thënë dikur se arma nuk kishte gjasa të ishte ndonjëherë e mundur, por tani, tha ai, testimi i saj vendimtar ka përfunduar.
Putin i tha gjeneralit të tij më të lartë se Rusia tashmë duhet të kuptojë si ta klasifikojë armën dhe të përgatisë infrastrukturën për vendosjen e raketës.
Lëvizja më e fundit e Rusisë vjen në një kohë kur tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit janë rritur. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Rusisë, pasi Vladimir Putin nuk ka bërë hapa konkretë drejt një armëpushimi në Ukrainë, pavarësisht përpjekjeve të Donald Trump.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara së bashku kanë rreth 87% të inventarit global të armëve bërthamore – të mjaftueshme për të shkatërruar botën shumë herë. Rusia ka rreth 5500 koka bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë thuajse 5200, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.