Dhυrata Ιuksoze dhe 180 mijë $, Ja si Elida 32-vj eçare z hvati deri në ραlcë djαlin e biznesmenit shqiptar

Një ngjarje vështirë për t’u perceptuar ka ndodhur në ShqipëriBëhet fjalë për një të re e cila me anë të mashtrimit, mundi t’i zhvaste djalit të një biznesmeni nga Gjirokastra një shumë marramendëse parash. 

Elida Lamçe është 32-vjeçarja e cila është dënuar me 12 vite burg për zhvatje.

I riu i cili që prej vitit 2009 i jepte vazhdimisht para është Ergis Kërpaci.

Vajza i ka kërkuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të hetojë siç duhet historinë e saj të dashurisë, duke pretenduar se nuk e ka mashtruar.

Vajza pretendon se shumat që i riu ia ka dërguar përmes një tregtari tjetër, nuk i kanë mbërritur asnjëherë në dorë, me përjashtim të dhuratave. Ngjarja

Disa vite pasi dëmi ishte bërë dhe kasafortat ishin boshtatisur, ishin prindërit e të riut, tregtarë në lagjen Zinxhira, të cilët zbuluan se në kasafortë ju mungonin 180 mijë dollarë. Në fillimet e njohjes në vitin 2009, Ergis Kërpaci e kishte nisur me dhurata 100 mijë ose 200 mijë lekë. Por sa më shumë afroheshin të rinjtë aq më tepër rriteshin faturat dhe në një rast zemërgjerësia e Ergisit gjatë fillimit të lidhjes është treguar me një pagesë prej 20 milionë lekë të vjetra. Shuma iu pagua vajzës në bankë, në një kohë që e reja vazhdonte nga ana e saj të derdhte vlera monetare në dy banka, shkruan “Gazeta Si”.

E bëra këtë veprim tregoi më pas djaloshi me mendimin se po jepja një provë të fortë për lidhjen tonë, pasi ishte hera e parë që ajo po më kërkonte ndihmë. Elida më tha se kishte nevojë për të holla sepse donte të blinte një shtëpi. Shprehja e dashurisë së të riut përmes lekëve ka vazhduar nga muaji mars 2009 dhe deri në vazhdim në total i riu ka depozituar në llogarinë e të zgjedhurës së zemrës 37 milionë lekë të vjetra. Por në përfundim të shkollës së lartë vajza është larguar dhe është ftohur ndaj tij. Gjatë kohës së krizës mes çiftit, Ergisi ka rënë në kurthin e dy shoqeve te saj, edhe ato të akuzuara si mashtruese. Një ditë të dashuruarit i vjen një mesazh në telefonin e tij, në të cilin Elida i lutej për ndihmë, pasi ishte e sëmurë me leucemi. Ajo i kërkonte gjithashtu edhe një numër telefoni të ri ngaqë numrin e vjetër do ta flakte.

I prekur djali ka paketuar 30 mijë euro dhe sipas udhëzimeve që e dyshuara i shkruante në mesazh, ia ka dorëzuar një vajze të vogël poshtë pallatit të studentes. Vajza nuk zbriti kujton i mashtruari me justifikimin se ishtë shumë sëmurë. Më tej, me të njëjtën skemë përmes telefonit të ri dhe numrit të ri që i kishte dhuruar, i mashtruari ka nisur në 20 raste shuma nga tre deri në pesë mijë euro, të cilat i dërgonte me autobusin e linjës sa herë që vajza i shkruante dhe i kërkonte ndihmë. Në total, gjatë këtij komunikimi ai ka dorëzuar 70 mijë euro dhe 15 milionë lekë. Për rastet e fundit Elida Lamce pretendon se nuk i ka shkruar ajo mesazhet dhe si argument sjell faktin që në këtë kohë ajo bashkëjetonte me një person në fshatin Kakoz të Gjirokastrës. Ajo që kanë zbuluar prokurorët është se në fakt për episodet e fundit vajza nuk ka gënjyer.

Prokuroria ka këqyrur numrin që ia kishte dhuruar i riu dhe që ishte i regjistruar me emrin e tij. Për të kuptuar se kush e përdorte numrin e telefonit janë lexuar dhjetëra mesazhe të fshira mes Ermira Avduli dhe të dashurit të saj, J. Zhupa. Mesazhet e dashurisë mes të dyve gjatë orëve të vona të mbrëmjes apo herët në mëngjes e bindën prokurorinë se në këtë rast mashtrimi është kryer nga Ermira Avduli dhe shoqja tjetër R. Mece. Tri vite, pasi i riu Ergis Kërpaci, kishte rënë pre edhe e dy shoqeve të së dashurës së tij që ndërkohë i thoshte se ishte jashtë vendit, Elida i ka bërë një videocall. Kaq ka mjafuar që Ergisi të rilidhet sërish me 32-vjeçaren, e cila ndërkohë kishte gjetur një punë në Tiranë si shitëse në një dyqan të njohur bizhuterish.

Dhe duke bërë plane për të ardhmen, pasi Elida kishte shprehur dëshirën të hapte një dyqan rrobash, partneri ka vazhduar sërish me pakot plot me dhurata dhe dollarë. Pakot niseshin çdo dy apo tri ditë nga Gjirokastra ku ai jetonte dhe punonte me prindërit drejt ‘21 Dhjetorit’ ku e dashuruara i priste.
Dërgesat me pako të shtrenjta janë konfirmuar edhe nga marrja e dëshmisë së tregtarit Spiro Ligu që ka treguar llojet e dhuratave që paketonte dhe se disa herë kishte parë që djaloshi fuste edhe para. E pyeta ç’janë këto ka treguar Ligu dhe më tha se po bënte plane për martesë. Martesë që nuk u kurorëzua asnjëherë.

HlSTORlA e shqiptαres/ Takοhej f shehυrαzi me DAS HN0RlN

Ajo sapo kishte lindur fëmijën e saj të parë, fryt i një dashurie të madhe që kishte për bashkëshortin e saj, Harizi me të cilin kishte bërë edhe dasmën.

Por si pas cdo lindje, gjërat nuk po shkonin sic duhet dhe aty nisën debatet dhe zënkat për shkak se Kristina nuk ndihej më e plotësuar si femër. 


Djali i merrte shumë kohë dhe nuk i plotësonte dot nevojat e saj për tu ndier mirë.

Një ditë, gjatë shëtitjeve që bënte me djalin në park dhe kafene, njohu një person.

Ai sipas saj ishte i këndshëm dhe e kishte tërhequr edhe sek sualisht. Pas disa kohë takimesh, Kristina bie pre e epshit të saj.

Shkonte të takohej me këtë person kudo që të mundte, pa pyetur se pas linte djalin pak muajsh dhe burrin aq të përkushtuar me të cilin pak kohë i ndante nga periudha kur sytë e saj nuk shihnin tjetër vec ti

Në dijeni për këtë situatë ishte edhe e ëma, e cila nuk mundi të bëjë dot gjë.

Kaluan muajt dhe nusja braktisi shtëpinë për të ikur me të dashurin e takuar rishtaz në një kafene.

*Ngjarja është reale dhe ka ndodhur në një fshat në Jug të Shqipërisë.

V▪︎ anë dhe groρ osën babanë Pëllumb Meta, dënohet me burgim të përjetshëm djaIi, ja çfarë vendimi u dha për fëmijët e tjerë dhe gruan

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot vendimin për anëtarët e familjes Meta, dy djemtë, vajzën dhe gruan, të cilët në bashkëpunim vranë dhe groposën babain e tyre, Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur në Shënavlashit në Durrës dhe që u zbulua më 10 shkurt 2024.

Me burgim të përjetshëm u dënua djali Hysen Meta, i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Pëllumb Meta e më pas i groposi trupin.

E motra e tij, Hygerta Meta është dënuar me 8 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar prokuroria ndërsa i vëllai, Amarildo Meta është dënuar me 5 vite burg.

E ëma e tre fëmijëve, apo bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta është dënuar me 3 vite burg.

“Nëse qëndroj me të, ai do të më υ▪︎ asë”, fIet nëna e shqiptares në Kanada

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Brampton të Kanadasë, ku shqiptarja 29-vjeçare Savannah Kulla u ekzekutua me armë zjarri në një parking të një qendre tregtare.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi të martën rreth orës 14:00 në parkingun pranë kryqëzimit të Airport Road dhe Queen Street East. Policia Rajonale e Peel konfirmoi se viktima u gjet e vdekur në vendngjarje.

Nëna e Savannah-s, Karen Kulla, rrëfeu për momentet e fundit të vajzës së saj me emocion të thellë. Ajo tregoi se Savannah kishte shkuar për të takuar ish-partnerin e saj, 38-vjeçarin Anthony Deschepper, i cili kishte kërkuar të kalonte disa orë me vajzën e tyre 17-muajshe.

“Thjesht nuk mund ta besoj që ajo nuk është më. Ishte kaq e bukur, shumë e ndjeshme dhe e zgjuar. E donim shumë,” tha nëna mes lotësh.

Karen shtoi se Savannah ishte nënë e katër fëmijëve dhe kishte ndarë rrugët me Deschepper disa muaj më parë.

“Më tha rreth një muaj më parë: ‘Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë’,” tregoi nëna.

Sipas dëshmisë së saj, ngjarja nisi pas një debatit për një çantë me pelena.

“Dëgjova që ai i tha: ‘Më duhet çanta e pelena’, dhe ajo iu përgjigj: ‘Do ta marr unë’. Ai iu kthye: ‘E harrove çantën e mallkuar të pelena’ dhe më pas dëgjova tre të shtëna,” vijoi Karen.

Pas ngjarjes, autoritetet u përballën me autorin, i cili u qëllua për vdekje nga policia gjatë një përpjekjeje për arrestim. Mësohet se Deschepper kishte precedentë penalë dhe ishte në kërkim për sulme me armë zjarri në vitin 2023.

Nëna tha se Savannah kishte frikë nga ish-partneri, por besonte se ai nuk mbante më armë.

“I thashë: ‘Më premto se nuk ke armë’. Ajo më tha: ‘Jo mami, nuk ka armë’. E di që ishte gabim,” tha Karen.

Gjithashtu, nëna tregoi se ish-partneri e kishte ngacmuar vazhdimisht në telefon, aq sa Savannah kishte ndryshuar numrin disa herë, por ai vazhdonte ta shqetësonte.

“E thërriste qindra herë në ditë. Ndonjëherë ajo i përgjigjej vetëm për t’i thënë ‘më lër rehat’,” përfundoi ajo.

Policia kanadeze po vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa komuniteti shqiptar në Kanada ka shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen tragjike të Savannah Kulla.

Tronditet sporti, arrestohet arbitri i njohur! Iu gjetën 25 mijë euro cash dhe ora luksoze, akuzohet për lidhje me organizatën famkeqe kriminaIe

Një “bombë” ra mëngjesin e së enjtes, më 23 tetor, në botën e sportit.

Arbitri i Euroligës së Basketbollit (ekuivalent i Champions League në futboll), 39-vjeçari Uros Nikoliç, u arrestua.

Uros Nikoliç, një gjyqtar në garën më të madhe të basketbollit në Evropë dhe ABA Liga, u arrestua pasi policia lokale gjeti 250,000 euro në apartamentin e tij, origjina e të cilave po hetohet. Lajmi u transmetua nga televizioni shtetëror serb, RTS, dhe Blic të enjten në mëngjes.

Blic shtoi se Nikoliç dyshohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, që u shpërbë në orët e fundit nga autoritetet serbe. Përveç Nikoliç, policia serbe arrestoi nëntë persona të tjerë në lidhje me rastin, teksa dyshimet bien edhe në fushën e lojërave të fatit apo basteve sportive.

Gjyqtarit i janë gjetur edhe sende luksoze, si ora të shtrenjta dhe makinë.

Organizata kriminale Vraçarci

Sipas mediave serbe, organizata kriminale në fjalë është e famshmja “Vračarci”, e udhëhequr nga Nikola Vušović (i burgosur në Gjermani) dhe Uroš Piperski (i burgosur në Portugali), të cilët kanë kryer një sërë krimesh të rënda.

Ndaj tyre po zhvillohen procedura penale në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme në Beograd për krime që lidhen me një organizatë kriminale. Sipas dosjes së çështjes, organizata dyshohet se:

Ka kryer krimin e vrasjes së rëndë kundër V..P më 1 dhjetor 2018 dhe në vitin 2020, ka kryer tre tentativa vrasjeje të rëndë kundër NA në vitin 2020 dhe, në tre raste në vitin 2020 dhe 2021, ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e një grupi të organizuar të lidhur akuzohen për kryerjen e vrasjes së rëndë kundër personit me iniciale K.V., më 18 qershor 2020, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra më 12 korrik 2020.

Çështja mbetet në vazhdim në sistemin serb të drejtësisë, me autoritetet që po shqyrtojnë gjurmën e plotë të veprimeve të atyre që janë përfshirë gjatë periudhës në fjalë.

Nikoliç në Euroligë

Serbi ishte gjyqtar në Final Four në Abu Dhabi, ndërsa këtë sezon ai ka arbitruar, ndër të tjera, ndeshjen midis Panathinaikos dhe Bayern Munich dhe Olympiacos dhe Real Madrid në Madrid.

Sipas mediave serbe, anëtarët e organizatës kriminale, organizatorët e së cilës janë në burg, po hetohen për vepra të rënda penale. Të arrestuarit akuzohen, ndër të tjera, për dy vrasje dhe tre tentativa vrasjeje.

Herë pas herë ndaj tij ka pasur reagime nga ekipet për një gjykim jo të drejtë, por autoritetet ende nuk kanë shpjeguar nëse arrestimi i tij lidhet me bastet apo në bashkëpunim në krimet e rënda.

Berisha paraIajmëron protesta: Qeveria teknike nuk krijohet pa zërin tonë të fuqishëm, do ngrihemi në rrugë e sheshe

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe përgatitje për protesta, duke theksuar se një qeveri teknik nuk mund të imponohen pa një presion të fuqishëm qytetar.

Berisha: Qeverinë teknike nuk ta krijon kush nëse nuk e krijon vetë, po nuk e imponove vetë. Prandaj shqiptarët nëse duan të votojnë të lirë të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë për votën e lirë. Qeveri teknik ne kërkojmë, por të jeni të sigurt se pa zërin tonë të fuqishëm në rrugët dhe sheshet e këtij vendi ajo nuk krijohet. Ne duhet të ngrihemi dhe do ngrihemi. Kjo nuk ka diskutim.

Trupi i shtypur nga kompresimi i mbeturinave! Gjendet I υ▪︎ekur në plehra ish-partneri i poIitikanes, dyshohet se…

Një ngjarje e tmerrshme dhe misterioze ndodhi në Castellon, Spanjë, ku Vicente Domínguez, ish-bashkëshorti i Maria Tormo, kryebashkiakes së Almassora, u gjet i vdekur në një kontejner plehrash.

Disa punëtorë sanitarë, që po grumbullonin mbeturina në një kamion, panë këmbët e tij duke dalë jashtë kontejnerit, përpara se trupi të ishte shtypur nga sistemi i kompresimit të mbeturinave. Ata arritën ta ndalonin kompresorin në kohë, duke shpëtuar trupin nga shtypja e mëtejshme.

Ngjarja e ndodhur më 22 tetor 2025, ka tërhequr një vëmendje të madhe mediatike dhe të publikut, pasi rrethanat e vdekjes së Domínguez mbeten të pasqaruara. Sipas autoriteteve, ai kishte të gunga dhe mavijosje në trupin e tij, të cilat përputheshin me një rrahje fizike të dhunshme. Aktualisht, shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që vdekja të lidhet me një konflikt të mundshëm me trafikantë droge, pasi Domínguez kishte një dosje penale dhe ishte përballur me probleme me alkoolin.

Për më tepër, shumë dyshime janë ngritur për mundësinë e një larjeje hesapesh që mund të ketë çuar në këtë ngjarje të tmerrshme. Domínguez, dikur një biznesmen i njohur, kishte kaluar kohë të vështira vitet e fundit, dhe ndoshta kjo ka ndikuar në rrethanat që çuan në vdekjen e tij.

Ish-bashkëshorti i kryebashkiakes Maria Tormo, e cila është një figurë e njohur politike në qytet, ka lënë pas një histori të ndërlikuar.

Ledri VuIa publikoi këngën më të re, REAGIMI i Xhensila Myrtezajt merr gjithë vëmendjen

Këngëtari i dashur për publikun, Ledri Vula, ka publikuar këngën e tij më të re, që duket se po pritet mjaft mirë nga fansat.

Kënga mban titullin “6ex AM” dhe menjëherë fansat, miqtë apo edhe kolegët e kanë postuar atë në rrjetet e tyre sociale. Në mesin e tyre është edhe këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj.

Ajo postoi në “Instastory” një fragment nga videoklipi i reperit duke shkruar “Amazing” dhe duke shoqëruar mesazhin me një emoji zjarri, duke treguar kështu mbështetjen e saj për kolegun.

Kujtojmë se ky reagim vjen në një periudhë kur dy artistët janë përfolur gjerësisht për një lidhje më të afërt sesa ajo profesionale, sidomos pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “Ma Kthe”.

Kimia mes tyre, si në skenë ashtu edhe para kamerave, ka nxitur debate dhe spekulime në rrjetet sociale.

Megjithatë, Ledri dhe Xhensila janë pjesë e së njëjtës shtëpi muzikore dhe menaxhimi, ndaj mbështetja e tyre reciproke është më shumë një shenjë e bashkëpunimit brenda grupit sesa diçka tjetër.

Në intervistat e mëparshme, Ledri ka theksuar se raporti me Xhensilën është profesional dhe ekipor, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje romantike.

A do të sfidojë Berishën në garën për kreun e PD? Habit SaIianji: Do ta bëj…

Ish-deputeti, Ervin Salianji, gjatë një interviste televizive u pyet nëse do të kandidojë për kreun e PD-së në vitin 2026. Ai iu shmang pyetjes duke thënë se ambicia e tij është që PD-ja të jetë e fortë dhe konkurruese për të rrëzuar qeverinë. Më tej, ai tha se do të bëjë gjithçka për të forcuar partinë.

“Mendoj se është momenti që të gjithë në PD të tërhiqen në ambiciet e tyre. Ambicia ime si e çdo opozitari është që PD të jetë e fortë konkurruese dhe që bën të mundur ndryshimin e qeverisjes. Ne duhet të gjithë që kanë profil publik dhe kontakte të gjejmë rrugën se si arrihet në këtë drejtim. PD duhet të bëjë bashkimin e të gjithë personaliteteve politike. Basha? Nëse është, a është e keni parë këto kohë…nëse është. Unë po them të gjithë personalitetet që janë aktiv, që kanë mendime ndryshe, që kanë kontribuuar, që për një arsye a tjetër mund të jenë të mërzitur të pakënaqur apo qëndrime ndryshe, të bashkohen të gjithë. Secili bashkohet rreth partisë. Pjesa tjetër që është e domosdoshme në PD është hapja drejt profileve që kanë kredibilitet.”, u shpreh Salianji

Por më pas kur u “ngacmua” sërish për kandidimin, ai tha:

“Personalisht po e them dhe do e them do bëj gjithçka që PD të jetë e fortë. Unë i vetëm nuk jam në të gjitha drejtimet. Nuk është betejë për interes personal por për ta pasur PD më të fortë dhe konkurruese për të ndryshuar qeverinë. Nuk kam qëllim personal për të pasur funksion, edhe pa funksion kam zë publik.”

Gjenden pa jetë 3 anëtarë të së njejtës famiIje, ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën Canaro, në provincën e Rovigos në Itali, ku tre anëtarë të së njëjtës familje janë gjetur të pajetë në banesën e tyre, pas disa ditësh pa asnjë kontakt me të afërmit.

Sipas mediave italiane, trupat e pajetë të babait, nënës dhe vajzës së tyre 27-vjeçare u gjetën mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:00, pasi karabinierët, të alarmuar nga familjarët, kërkuan ndihmën e zjarrfikësve për të hyrë në shtëpinë që ndodhej në rrugën Cesare Battisti.

Gjatë kontrollit, ekipet e zjarrfikësve përdorën pajisje për matjen e gazrave dhe konstatuan rrjedhje të monoksidit të karbonit nga bojleri, që dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes tragjike.