Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon suImet në Ngushticën e Hormuzit.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, miratoi kërkesën e Centcom për një disa anije luftarake dhe rreth 5,000 marinsa, raporton Wall Street Journal.
Presidenti Trump deklaroi se është e pamundur që iranianët të rebelohen së shpejti kundër regjimit, duke shtuar: “Do ta ndjejë në kockat e mia kur lufta me Iranin të përfundojë”.
Ndërkohë, të gjashtë anëtarët e ekuipazhit të avionit të furnizimit KC-135 që u rrëzua në Irakun perëndimor të enjten kanë vdekur, sipas Komandës Qendrore Amerikane, ndërsa 16 ushtarakë janë vrarë gjatë operacionit “Epic Fury”.
Episodi i fùndit i podcastit të Arbana Osmanit ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme, dhe shkaku për këtë ka qenë pikërisht një emër mjaft i dashur për publikun shqiptar: Luiz Ejlli!
E ftuara e radhës në këtë intervistë ishte këngëtarja e njohur Samanta Karavella. Mes rrëfimeve të shumta për karrierën dhe jetën e saj, biseda u ndal te fillimet e saj në muzikë, konkretisht te spektakli i famshëm i talenteve “Ethet e së premtes mbrëma”.
Në një moment, Arbana ndërhyn me një pyetje kurioze: “Me kë ke qenë te ‘Ethet’ ti?”
Samanta pa hezituar i përgjigjet: “Me Luiz Ejllin.”
Këtu ka ardhur edhe reagimi epik dhe mjaft i sinqertë i moderatores. E surprizuar nga ky fakt, Arbana u shpreh me një buzëqeshje: “Uuu, me mbretin! Me Luizin ke qenë ti… okej!”
Kjo frazë e Arbanës ka mjaftuar që fragmenti i videos të shpërndahet me shpejtësi marramendëse në TikTok dhe Instagram.
Ky vlerësim spontan dhe etiketimi i Luizit si “mbret” ka fituar edhe një herë zemrat e qindra mijëra mbështetësve të artistit shkodran, të cilët kanë vërshuar me komente pozitive duke kujtuar dyshen ikonike të “BBV2”.
Krenari, gùxim, forcë, përgatitje. Forcat RENEA u shfaqën në Top Story në pamje të patransmetuara më parë nga stërvitjet intensive.
Një vështrim nga brenda në disiplinën, sakrificën dhe stërvitjen që i mban këta efektivë gjithmonë gati për mision.
Komandanti i njësisë së snajperave rrëfeu në intervistën me Grida Dumën sesi stërviten snajperistët e RENEA-s.
“Seksioni special i snajperave në RENEA ka në përdorim dy nga sistemet e snajperave më të mira në botë, ku përfshihen kalibra që mbulojnë rreze veprimesh deri në 1.200 m. Përpiqemi të realizojmë një spektër të plotë të veprimeve në mbështetje të efektivëve deri në finalizimin e operacioneve. Aktualisht trajnimi është i vazhdueshëm, përfshihen njohje balistike, qitje me armë zjarri. Përpiqemi që gjatë gjithë vitit një punonjës snajperave të ketë 700 fishekë për një person si provë që të ruajë parametrat e tij. Kjo është e kosto e madhe, sepse një fishek snajperi ka koston 26 euro. Parametrat janë shumë të mirë.”
“Zero ndjeshmëri, detyra është të mbarojmë detyrën me sukses” – u shpreh një snajperist.
Programi i njohur i Llotarisë Amerikane do të ketë ndryshime të rëndësishme duke filluar nga aplìkimet për DV-2027. United States Department of State ka publikuar një rregull të ri në Federal Register, i cili synon të luftojë mashtrimet dhe aplikimet e rreme në programin Diversity Visa.
Rregulli i ri hyn në fuqi më 10 prill 2026, rreth 30 ditë pas publikimit zyrtar, dhe pritet të zbatohet për aplikimet e programit DV-2027.
Ndryshimi kryesor është detyrimi për pasaportë të vlefshme gjatë aplikimit. Aplikantët do të duhet të vendosin të dhënat e pasaportës së tyre dhe të ngarkojnë online një scan të faqes biografike dhe të faqes së nënshkrimit të pasaportës. Dokumenti duhet të jetë në format JPEG dhe me madhësi maksimale deri në 5 MB. Në rast se pasaporta është e skaduar ose nuk ngarkohet dokumenti, aplikimi do të refuzohet automatikisht.
Një tjetër risi është edhe vendosja e një tarife simbolike rreth 1 dollar për aplikim, e cila synon të ulë numrin e aplikimeve masive dhe abuzimet me sistemin.
Sipas United States Department of State, çdo vit zbulohen miliona aplikime mashtruese ose të dyfishta, shpesh të kryera nga palë të treta pa dijeninë e aplikantëve. Vetëm në një program janë identifikuar rreth 2.5 milion aplikime të dyfishta.
Autoritetet amerikane theksojnë se kërkesa për pasaportë dhe verifikim dokumentesh do të ndihmojë në identifikimin e saktë të aplikantëve, reduktimin e aplikimeve të dyfishta dhe luftimin e mashtrimeve nga agjenci apo rrjete kriminale.
Për personat që planifikojnë të aplikojnë për DV-2027, rekomandohet të kenë pasaportë të vlefshme, scan të dokumentit gati dhe të aplikojnë vetëm një herë, pasi aplikimet e dyfishta çojnë në skualifikim.
Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, pasi dinamika mes banorëve është bërë gjithnjë e më e fortë. Debate të ashpra, tensione të vazhdùeshme dhe situata që shpesh kanë dalë jashtë kornizave të lojës kanë krijuar një atmosferë të ndezur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Shpeshherë banorët janë përfshirë në përplasje verbale, duke e bërë lojën edhe më të paparashikueshme dhe duke rritur interesin e publikut për çdo zhvillim të ri që ndodh brenda shtëpisë.
Për shkak të këtyre situatave, duket se “Vëllai i Madh” është gati të ndërhyjë dhe të marrë masa për të vendosur rregull dhe për të rikthyer balancën në lojë. Fansat e spektaklit po presin me shumë kureshtje se çfarë do të ndodhë në Prime-in e radhës, pasi paralajmërimet e fundit kanë shtuar dyshimet se mbrëmja do të jetë plot surpriza, vendime të forta dhe ndoshta edhe ndëshkime për banorët që kanë shkelur rregullat.
Moderatori i programit, Ledion Liço, ka qenë ai që ka ndezur edhe më shumë interesin e publikut me postimin e tij më të fundit në Instagram. Ai publikoi një karusel me disa fotografi nga skena e spektaklit, duke i ftuar ndjekësit të bëhen gati për spektaklin e nesërm. Mbishkrimi i postimit ishte i thjeshtë, por shumë domethënës:
“Shihemi nesër miq”. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave nuk ishte vetëm mesazhi, por sidomos fotografia e fundit në galerinë e publikuar.
Në atë foto, Ledion Liço shfaqet në skenën e madhe të spektaklit duke mbajtur në duar një nga objektet më të frikshme për banorët e shtëpisë: Zarfin e Zi. Ky zarf në historinë e formatit është përdorur gjithmonë për vendime të forta, ndëshkime të menjëhershme apo situata të papritura që ndryshojnë rrjedhën e lojës. Pikërisht për këtë arsye, fansat kanë nisur të aludojnë se në Prime-in e ardhshëm mund të ketë masa drastike për disa prej banorëve.
Për ta bërë postimin edhe më intrigues, moderatori ka zgjedhur si kolonë zanore këngën “Anything Could Happen” nga Ellie Goulding, që në shqip do të thotë
“Çdo gjë mund të ndodhë”. Kjo zgjedhje ka shtuar edhe më shumë misterin dhe pritshmëritë e publikut, duke lënë të kuptohet se spektakli i radhës mund të sjellë zhvillime të papritura dhe momente që do të tronditin shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Fansat tashmë mezi presin të zbulojnë se çfarë surprizash ka përgatitur “Vëllai i Madh”.
Afrimiteti i papritur dhe momentet intime mes Brikenës dhe Mateos ditët e fundit jo vetëm që kanë ndezur rrjetin, por kanë ngritur dyshime të fòrta edhe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Një nga skeptikët më të mëdhenj të kësaj romance në lindje është Miri, i cili nuk është përmbajtur dhe ka bërë një krahasim tejet të fortë dhe akuzues, duke rikthyer në vëmendje çiftin më të famshëm të historisë së formatit: Kiara Titon dhe Luiz Ejllin.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Miri ka lënë të kuptohet qartë se nuk beson aspak në vërtetësinë e ndjenjave të Brikenës. Sipas tij, ajo po ndjek një “skenar” të mirënjohur për publikun, duke aluduar se po vepron njësoj si Kiara Tito në edicionin e dytë.
Edhe pse pa përmendur emra konkretë, referenca e Mirit ishte e qartë për të gjithë: “Një personazh ka qenë, në një nga këto [Big Brother-at]… Pse ishte ashtu [e ftohtë në fillim], dhe kur pa çfarë bëhet [jashtë, fama e madhe], u lëshua [ra në dashuri].”
Video Player
00:00
00:18
Me këto fjalë, Miri hedh akuza të rënda, duke pretenduar se ashtu siç Kiara (sipas teorisë së tij) u afrua me Luizin vetëm pasi kuptoi popullaritetin e jashtëzakonshëm që ai kishte fituar jashtë, të njëjtën gjë po bën tani Brikena me Mateon.
Për Mirin, kjo nuk është dashuri, por një kalkulim i ftohtë për lojë dhe famë, duke parandjerë se Mateo mund të jetë i pëlqyer nga publiku.
Pas një periudhe jashtë fushe për shkak dëmtimi, Armando Broja u rikthye në stërvitje me skuadrën e Burnley.
Trajneri i BurnIey, Scott Parker foli së fundmi për Brojën. Parker la të kuptohet se sulmuesi kuqezi do jetë gati pas një jave kundër Fulham.
“Armando është kthyer përsëri në stërvitje, por vetëm stërvitje e lehtë. Ai është në rrugën e duhur, do ta shohim se ku do të jemi me gjendjen e tij përsëri në fundjavë”, tha trajneri Parker. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, në prag të ndeshjes së 26 marsit ndaj Polonisë, takim ky i vlefshëm për Play Off të Botërorit.
Anxhela Byku, një vajzë 20-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ra të martën në oborrin e pallatit ku jetonte në rrugën Beverora bàshkë me bashkëshortin, ka ndërruar jetë në mbrëmjen e së enjtes, më 12 mars, në repartin e terapisë intensive të spitalit të Piacenzës, Itali.
Plagët e shkaktuara nga rënia nga lartësia ishin tepër të rënda. Për dinamikën e tragjedisë po hetojnë karabinierët e njësisë hetimore, të cilët po përpiqen të rikonstruktojnë çdo detaj të asaj që ndodhi.
Aktualisht, hipoteza më e besueshme është ajo e një veprimi të dëshpëruar që përjashton përfshirjen e personave të tjerë, pasi shqiptarja ishte vetëm në apartament në momentin që ndërmori këtë akt tragjik.
Alarmi u dha nga personi që e gjeti vajzën të shtrirë në oborr, duke nxitur ndërhyrjen e ambulancës së Kryqit të Kuq.
Hetuesit kanë kryer matjet dhe hetimet brenda banesës dhe në zonën poshtë pallatit, duke dëgjuar edhe fqinjët dhe partnerin e 20-vjeçares për të sqaruar nëse bëhej fjalë për një akt të qëllimshëm apo një aksident tragjik.
Të gjithë sytë janë drejtuar te spektakli i nesërm i “Big Brother VIP Albania”, i cili premton të jetë një nga mbrëmjet më të zjarrta dhe pIot të papritura të këtij edicioni.
Së fundmi, është publikuar promoja zyrtare e Prime-it dhe detajet janë vërtet “bombë”!
Sipas pamjeve të transmetuara dhe zërit paralajmërues në video, shtëpia do të gjendet përballë një llogaridhënieje të fortë pas një jave të mbushur me “debate dhe akuza të ashpra midis banorëve”.
Por, detaji që ka tërhequr më së shumti vëmendjen dhe ka ngritur në këmbë rrjetin është paralajmërimi për një surprizë të madhe jashtë rrethanave të lojës: “Pas shumë vitesh, një ballafaqim i shumëkërkuar!”
Kjo frazë ka ndezur menjëherë aludimet mes ndjekësve: Për cilin banor bëhet fjalë dhe kush është personazhi nga e kaluara që do të futet në shtëpi për këtë përballje “të shumëkërkuar”?
Ndërkohë, beteja mbetet e hapur edhe për rrugëtimin e banorëve në shtëpi. Katër personazhe mjaft të komentuar, protagonistë të dinamikave kryesore të ditëve të fundit, janë në rrezik eliminimi: Brikena, Gimbo, Mateo dhe Selin. “Kush do të shpëtojë midis tyre?” – mbetet pyetja që do të marrë përgjigje vetëm nesër në orën 21:00, nën drejtimin e Ledion Liços.
Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës po bëhet gjithnjë e më e nxehtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dyshja nuk po i fsheh më ndjenjat dhe tërheqjen fizike, duke dhuruar pamje që kanë ndezur menjëherë rrjetin.
Së fundmi, gjatë kòhës që po qëndronin të ulur në tryezën e ngrënies, ata janë kapur “mat” nga kamerat në momente tejet intime dhe provokuese.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, Mateo fillimisht shfaqet duke i puthur dorën Brikenës me shumë romancë, në sy të banorëve të tjerë.
Por detaji që ka tërhequr vëmendjen më të madhe të ndjekësve ka qenë ai poshtë tavolinës! Kamerat kanë fokusuar dorën e Mateos teksa qëndronte në mënyrë mjaft intime mbi kofshën e Brikenës.
Video Player
00:00
00:36
Ndonëse këto skena pasionante e kanë ngritur temperaturën në shtëpi, ka një pjesë të publikut që ngre dyshime. Duke qenë se të dy ndodhen në nominim, skeptikët aludojnë se kjo “shkëndijë” e papritur mund të jetë një strategji e mirëmenduar për të tërhequr vëmendje dhe për t’i shpëtuar eliminimit.
Megjithatë, pamjet flasin vetë dhe tregojnë se ata po e shijojnë në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit!