“Nuk është drejtësi!” / V*αsjα e 13-vjeçares shqiptare, nëna e Aurora Tilës në lot: I kërkoj falje vajzës për…

Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit ndaj ish-të dashurit të vajzës, i dënuar për vrasjen e saj.

Në një intervistë për emisionin italian “Verissimo”, Morena Corbellini tha se vendimi i ri ka qenë një goditje e rëndë për të dhe se nuk e konsideron dënimin të drejtë. Dënimi u ul nga 17 në 15 vjet burg.“Besoja aq shumë te drejtësia dhe sot nuk besoj më në të. Ka shumë zhgënjim dhe shumë zemërim”, tha ajo.

Aurora Tila u vra kur ishte vetëm 13 vjeç, ndërsa autori ishte ish-i dashuri i saj. Rasti tronditi opinionin publik në Itali dhe riktheu në vëmendje diskutimet mbi dhunën ndaj vajzave dhe femicidin.Për nënën e saj, dënimi prej 15 vitesh nuk pasqyron rëndësinë e krimit.

“Aurora duhej të ishte një paralajmërim, por nuk ishte. Pesëmbëdhjetë vjet për vrasjen e një vajze të vogël është e papranueshme”, u shpreh ajo.

Pas daljes nga gjykata, Morena tregoi se u kthye në dhomën e vajzës së saj, në një moment të mbushur me dhimbje dhe faj.“Shkova në dhomën e saj për t’i kërkuar falje sepse nuk mora atë që doja”, rrëfeu ajo, duke përshkruar një nga momentet më të vështira pas vendimit.

Megjithatë, ajo thotë se nuk do të heqë dorë nga beteja për drejtësi.

“Beteja nuk ka mbaruar. Dua të kuptoj pse dënimet janë kaq të ulëta për ata që vrasin”, deklaroi nëna e 13-vjeçares.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin se dënimet mund të ndikojnë në mënyrën se si perceptohet rreziku i dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Nëse nuk kanë frikë të vrasin, femicidet do të shtohen”, tha ajo.

Vr, ¤sjα në Itali/ Shqiptari nuk kishte vjedhur asgjë, autori: Ndihem i dëshpëruar

Jam i dëshpëruar.’ Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në pronën e tij në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos.

Një prej personave të grupit, një 36-vjeçar me origjinë shqiptare, u godit nga plumbi dhe ndërroi jetë. Mollo, i cili punon si shofer kamioni, është aktualisht nën hetim në gjendje të lirë për vrasje.

Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, Mollo ndodhej në pjesën e banueshme të shtëpisë së familjes, e cila është në rikonstruksion, kur dëgjoi zhurma gjatë natës. Ai mori pistoletën që e posedonte në mënyrë të ligjshme dhe doli për të kontrolluar situatën.

Përballë tij ndodhej një grup prej të paktën 4-5 personash. 35-vjeçari qëlloi disa herë në errësirë, duke goditur njërin prej tyre. Pjesëtarët e tjerë u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Një nga detajet e rëndësishme të hetimit është se grupi nuk pati kohë të kryente grabitjen.

Në pronën që Mollo po rikonstruktonte kishte materiale ndërtimi, vegla pune dhe materiale të tjera të grumbulluara jashtë objektit. Sipas hetuesve, këto dyshohet se ishin objektivi i grupit.

Megjithatë, nga kontrolli i kryer pas ngjarjes nuk rezulton të jetë marrë asnjë send. Grabitësit u larguan pa arritur të përfundonin vjedhjen.

Pas ngjarjes, Mollo ka përfunduar në qendër të hetimit të Prokurorisë së Astit. Ai ka deklaruar se është i dëshpëruar për atë që ndodhi.

Pistoleta ishte e regjistruar dhe mbahej në mënyrë të ligjshme, ndërsa autoritetet po verifikojnë rrethanat në të cilat ajo është përdorur në pronën që ishte në rikonstruksion.

Pas të shtënave, vetë 35-vjeçari ka telefonuar karabinierët dhe shërbimet e emergjencës. Ekipet mjekësore tentuan të shpëtonin 36-vjeçarin, por ai nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë, karabinierët po kërkojnë personat e tjerë të grupit, të cilët u larguan nga zona. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse pas largimit në këmbë ata kanë përdorur një automjet.

Mollo, i cili më parë ka punuar si hidraulik, përshkruhet nga banorët e zonës si një person i qetë dhe i përkushtuar ndaj punës. Ai jeton me nënën e tij, rreth 200 metra larg banesës së familjes që po rikonstruktonte.

Shefi ushtarak i NATO-s: Ushtarët, a¤mët dhe sistemi janë gati, kemi rreth 4 mijë faqe me plane

Shefi ushtarak i NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, ka deklaruar se Aleanca është e përgatitur për skenarë të ndryshëm, përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një prej vendeve anëtare.

Duke folur për kërcënimet hibride, Cavo Dragone tha se aktivitete të tilla zakonisht mbeten nën pragun që do të çonte automatikisht në kërkesën për aktivizimin e Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Ai sqaroi se një sulm i drejtpërdrejtë do të përbënte një situatë krejtësisht tjetër dhe do të sillte menjëherë në agjendë Nenin 5, i cili përcakton parimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 21 Shtator 2026

DASHI

Do të jeni gjithë kohës nën trysninë e partnerit tuaj sot dhe do të detyroheni të bëni ato që ai do t’ju thotë. E gjithë kjo për shkak se deri më sot e keni toleruar tej mase. Beqarët do të afrohen me dikë të cilin e njohin prej kohësh, por që më parë nuk kanë menduar për një të ardhme. Me financat tregohuni sa më të arsyeshëm që të mos keni asnjë lloj problemi.

DEMI

Nëse keni kohë që jeni në një lidhje, gjërat do t’ju ecin mirë sot. Bashkëpunimi do të jetë i ngrohtë dhe kënaqësitë të njëpasnjëshme. Beqarët do të ndërmarrin rreziqe pa fund dhe, si përfundim, nuk do të arrijnë askund. Nuk është aq e thjeshtë të fillosh një lidhje serioze. Në planin financiar do të nxitoheni dhe mund të hidhni hapa të gabuar. Gjendja do të ketë goxha tronditje.

BINJAKËT

Do të ndiheni gjithë kohës të trishtuar gjatë kësaj dite, pak nga lodhja dhe pak ngaqë partneri ju ka lënë pas dore. E mira është të flisni me të dhe të sqaroheni sa më parë. Beqarët nuk do të jenë aspak të kënaqur me takimet që do të realizojnë dhe do të mbeten të vetmuar sërish. Buxheti nuk do të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Mundohuni të kurseni nga pak që të mos keni vështirësi.

GAFORRJA

Ndjenjat për partnerin do të jenë edhe më të thella gjatë gjithë kësaj dite. Do të mendoni të bëni edhe surpriza për të dhe do t’i përjetoni për mrekulli. Beqarët do të jenë gati të pranojnë ftesën e dikujt dhe të fillojnë një lidhje. Boll më duke qëndruar vetëm. Në planin financiar nuk do të keni për çfarë të qaheni. Jo vetëm që do t’i kryeni të gjitha shpenzimet, por do të mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

LUANI

Kujdes me sjelljen tuaj gjatë kësaj dite, sepse nëse e lëndoni partnerin mund të keni probleme të mëdha. Disa mund të arrijnë edhe deri në ndarje. Beqarët do të ndihen të sigurt tashmë për ndjenjat e tyre dhe do të hidhen menjëherë në krahët e atij që ka kohë që i josh. Vetëm për financat duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Mos u tundoni të blini objekte luksoze.

VIRGJËRESHA

Shumë gjëra do të jenë ndryshe sot në jetën tuaj në çift. Do të kërkoni falje për gabimet e bëra dhe do të mundoheni të ndërtoni një të ardhme sa më të bukur. Beqarët do të jenë tërheqës dhe do ta gjejnë shumë shpejt personin me të cilin të fillojnë një lidhje. Në planin financiar do të dini çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do të vijë dalëngadalë duke u përmirësuar.

PESHORJA

Pasion apo tension? Dita e sotme do t’i ketë të dyja për ju që keni një lidhje. Nuk do të qëndroni asnjë çast në qetësi. Herë do t’ju duket sikur jeni në qiellin e shtatë e herë sikur bota ju ka rënë mbi supe. Beqarët do të realizojnë takime të rëndësishme, të cilat mund të hapin dritën jeshile. Perspektivat financiare nuk duken të këqija. Po u treguar të kursyer, çdo gjë do të ecë mirë.

AKREPI

Dëgjojini me kujdes sot këshillat që do t’ju japë partneri, sepse po i vajtët kundër dhe po bëtë gjërat që atij nuk i pëlqejnë, problemet do të jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do të ndihen mjaft të kënaqur me njohjet e reja, megjithatë do të marrin kohën e duhur para se të hedhin hapa. Gjendja e financave do të mbetet e mirë për aq kohë sa ju t’i bëni llogaritë me kujdes.

SHIGJETARI

Nëse keni kohë që jeni në një lidhje, flisni me partnerin dhe bëni ndonjë gjë ndryshe. Në këtë mënyrë do të largoni rutinën dhe do t’ju duket sikur do të rilindni. Beqarët do të jenë mjaft entuziastë për shkak të disa ftesave që do të marrin. Jeta e tyre mund të marrë një tjetër drejtim. Për financat duhet të shqetësoheni pak. Merrni sa më parë masa, sepse gjendja nuk do të jetë e qëndrueshme.

BRICJAPI

Bëjini sytë katër sot dhe mos e lini asnjë çast pas dore partnerin. Në momentin që më pak e prisni, situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit, madje dikush edhe mund t’jua rrëmbejë nga duart. Beqarët më mirë të mos ëndërrojnë shumë, por t’i marrin gjërat si t’ju vijnë. Në planin financiar do të keni probleme serioze nëse nuk mateni para se të shpenzoni.

UJORI

Ditë e këndshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata që kanë tashmë një lidhje. Do të ndani gjithçka me partnerin tuaj dhe kënaqësitë do të jenë të veçanta. Beqarët nuk duhet të rendin pas personave me shumë para, sepse mund të zhgënjehen tej mase. Në planin financiar vështirësitë do të jenë të mëdha. Duhet patjetër të kërkoni ndihmë nga specialistët.

PESHQIT

Mos bëni gabim t’i premtoni partnerit gjëra të cilat nuk i mbani dot, sepse situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit më vonë. Gënjeshtrat nuk i pëlqejnë aspak atij. Beqarët nuk do të kenë një ditë me fat dhe do të bëjnë mirë të qëndrojnë pranë miqve për të mos u ndier vetëm. Financat duhet t’i keni më në vëmendje nëse doni që ato të kenë përmirësime më të mëdha.

“Agjenti 007” i Putinit/ Kush është truproja misterioze Anton Afinogenov që ka tërhequr vëmendjen në Rusi

Anton Afinogenov, një prej truprojave të Presidentit rus Vladįmir Putin, ka tërhequr vëmendjen për pamjen e tij fizike dhe praninë e vazhdueshme pranë liderit rus gjatë udhëtimeve dhe aktiviteteve publike.

I cilësuar nga disa fansa si “agjenti 007” personal i Putinit, Afinogenov është pjesë e Shërbimit të Sigurisë Presidenciale ruse (SBP). Megjithatë, pavarësisht se është shfaqur në fotografi dhe pamje të ndryshme zyrtare prej vitesh, shumë pak të dhëna personale për të janë bërë publike. Mosha, grada, qyteti i lindjes dhe arsimi i tij mbeten të panjohura.

Sipas “The Sun”, Afinogenov është bërë veçanërisht i komentuar në rrjetet sociale, ku janë krijuar edhe faqe fansash që e përshkruajnë me nofka si “AA” dhe “Handsome Anton”.

Truproja është parë për herë të parë pranë Putinit në korrik të vitit 2011, ndërsa mund të ketë qenë pjesë e ekipit të sigurisë edhe më herët.

Identiteti i tij u bë publik në mars të vitit 2025, kur Dossier Centre publikoi një listë të truprojave që kishin lejen dhe besimin e nevojshëm për të shoqëruar Putinin gjatë udhëtimeve jashtë vendit. Bazuar në arkivat zyrtare fotografike, Afinogenov u identifikua si një nga nëntë truprojat që e shoqëruan më shpesh presidentin rus gjatë udhëtimeve të tij.

Pavarësisht përpjekjeve për të zbuluar më shumë rreth ekipit të sigurisë, për Afinogenovin janë gjetur shumë pak të dhëna.
Sipas raportimeve, ai peshon më shumë se 100 kilogramë dhe ka një fizik shumë muskuloz. Burime të cituara nga mediat pretendojnë se ai ka trajnim paraushtarak dhe përvojë në artet marciale, duke e kthyer atë në një figurë që në rrjetet sociale është krahasuar me personazhet e filmave aksion dhe është cilësuar si “super ushtar”.
Ndërkohë, në internet janë shfaqur edhe teori të pakonfirmuara që e lidhin pamjen dhe aftësitë e tij me programe sekrete të “përmirësimit bioteknologjik” të ushtarëve. Nuk ka prova publike që të vërtetojnë këto pretendime.

Siguria e Putinit është ndër më të rreptat në botë. Sipas raportimeve, truprojat e tij përzgjidhen bazuar në karakteristika fizike dhe psikologjike, ndërsa para udhëtimeve të presidentit kryhen kontrolle të hollësishme në destinacionet ku ai do të shkojë.

Raportime të tjera thonë se truprojat mbajnë pajisje të posaçme mbrojtëse dhe se pranë Putinit kufizohet përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Pikërisht kjo shkallë e lartë e fshehtësisë ka bërë që Anton Afinogenov të mbetet një prej figurave më misterioze të rrethit të sigurisë së presidentit rus, ndërsa fotografitë e tij pranë Putinit kanë nxitur gjithnjë e më shumë interes në rrjetet sociale./Top Channel

“Nuk mund ta lija jetim”/ Pse nuk u bë kurrë baba? Spartak Ngjela rrëfehet: Më mirë mos prano të bësh fëmijë, sesa…

Avokati Spartak Ngjela ka rrëfyer në “She’s On Air” arsyen se përse nuk është bërë kurrë baba.

Gjatë intervistës, ai tregoi se ka dalë nga burgu në moshën 40-vjeçare dhe tha se preferoi të mos bëhej me fëmijë, sesa ta linte atë jetim.

“Kur kam dalë nga bùrgu kam qenë 40 vjeç dhe biologjia moderne ka thënë që mbas moshës 41 vjeç, nuk dihet se kur vdes. Mund të vdesësh 42, por edhe 102.

Mirëpo ai që ka logjikën, por ka dhe kulturën të qytetërimit, e mendon të lërë një jetim… Më mirë mos prano të bësh një fëmijë, sepse s’e ke më jetën e sigurt, sesa të lësh një jetim. Pse? Sepse ai do ta vuajë gjithë jetën.

Nuk e kisha kur isha 25, nuk e kisha kur isha 30. E kisha kur isha 41-42. Ndryshon problemi. Atëhëerë mendon njeriu që mund të vdesë 45 dhe e lë atë 2 vjeç. Është humanizëm, nuk është instinkt. Është humanizëm. Është logjikë e madhe”, tha ndër të tjera Spartak Ngjela.

Pasuria e Bajram Begajt rritet si me shkop magjik, ja si e ka joshur Edi Rama presìdentin me vila për të firmosur dekretet me sy mbyllur

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dhënë edhe një tjetër provë se për të firmosur dekretet e mazhorancës nuk ka nevojë për shumë kohë. Vetëm pak orë pasi Kuvendi miratoi ligjin për pagat e magjistratëve, Presidenti dha pëlqimin për hyrjen e tij të menjëhershme në fuqi dhe më pas e dekretoi.

Mazhoranca e kishte votuar ligjin në orët e para të mëngjesit, ndërsa Begaj nuk priti procedurën normale, duke i hapur rrugë zhbllokimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Opozita e cilësoi dje Begajn “rojen e godinës së Parlamentit” dhe tha se dekretimi pa një qëndrim publik mbi përplasjen institucionale ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po ushtrohet roli kushtetues i kreut të shtetit. “Kushtetuta e ka konceptuar Presidentin e Republikës si një figurë mbi palët, me një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit institucional dhe në përballimin e krizave kushtetuese.

Pikërisht për këtë arsye, në momente të përplasjeve ndërmjet institucioneve, qytetarët presin nga Presidenti qëndrime të qarta dhe ushtrimin e plotë të kompetencave që i jep Kushtetuta.

Injorimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, nëse konstatohet, nuk mund të reduktohet në një debat teknik mbi pagat e gjyqtarëve. Po aq serioze është edhe situata e krijuar nga vonesat në trajtimin e tyre financiar. Këto çështje kërkojnë zgjidhje në përputhje me Kushtetutën, jo një përshkallëzim të konfliktit ndërinstitucional.

Në këtë situatë, dekretimi i ligjit pa një qëndrim publik të Presidentit mbi përplasjen institucionale dhe mbi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po ushtrohet roli i tij kushtetues.

Kushtetuta i ka dhënë një rol shumë më të rëndësishëm: të jetë mbi palët dhe të garantojë funksionimin kushtetues të shtetit. Për fat të keq, Presidenti i Republikës nuk perceptohet më si arbitër dhe garant i ekuilibrit kushtetues, por si një institucion që thjesht formalizon vendimmarrjen e mazhorancës. Institucioni i Presidentit nuk është Drejtor Thesari dhe as roje e godinës së Kuvendit. Bajram Begaj po”, shkruan Bardhi.

Joshja e Ramës

Por firma e fundit nuk është historia më e madhe. Ajo thjesht hap edhe një herë një dosje që shkon pas në kohë, te pasuria e Bajram Begajt dhe te mënyra se si ajo është shtuar si me magji. Në deklarimet e bëra publike ndër vite figurojnë disa pasuri, mes tyre apartament 166 metra katrorë me garazh në Tiranë, një tjetër apartament rreth 100-107 metra katrorë, pjesë e një objekti 270 metra katrorë në Llogara, tokë 1500 metra katrorë në Lundër, një dyqan në Kashar etj. Po ashtu janë deklaruar llogari bankare, investime dhe të ardhura të ndryshme. Në këtë listë është edhe apartamenti në Tiranë që është bërë objekt debati publik. Në deklarimet e pasurisë thuhet se prona ishte blerë nga prindërit në vitin 1999 për 2.5 milionë lekë dhe më pas i ishte dhënë Begajt me një çmim simbolik. Pikërisht kjo pasuri, së bashku me mënyrën e deklarimit të saj, është përdorur më pas në denoncimet publike ndaj Presidentit. Avokati Arben Llangozi ka ngritur pretendime për fshehje pasurie dhe ka kërkuar që këto çështje të verifikohen nga institucionet kompetente.

Tre vilat

Më pas, emri i familjes Begaj është lidhur edhe me pretendime të tjera për pasurinë. Në dhjetor 2025, avokati Llangozi ngriti publikisht pretendimin se në zonën e “Barka Resort” po ndërtoheshin tre vila që dyshohej se i përkisnin familjes së Presidentit, dy për djemtë dhe një për përdorim personal. Sipas pretendimit të bërë publik, ndërtimet po kryheshin në hapësirën ku ishte parashikuar një fushë basketbolli. Dhe pikërisht këtu historia e pasurisë bashkohet me marrëdhënien politike që ka prodhuar prej vitesh debat rreth Bajram Begajt. Sepse ndërsa mbi pasurinë janë ngritur denoncime dhe pyetje, në Presidencë është krijuar një model tjetër: kur mazhorancës i duhet një firmë, Begaj rrallëherë e ka vonuar. Dje kjo u pa sërish.

Begaj nuk e ka për herë të parë

Kjo mënyrë veprimi nuk është shfaqur vetëm sot. Në maj 2023, Kuvendi i kërkoi Begajt të dekretonte me procedurë urgjente ligjin për rritjen e pagave të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë. Presidenti e firmosi, madje duke kërkuar që dokumenti t’i dërgohej për firmë paradite pasi më vonë do të udhëtonte drejt Gjermanisë. Presidenca kishte dhënë përgjigje për dekretimin para se votimi të kishte përfunduar.

Dekreti për Tiranën

Begaj veproi po njësoj edhe kur Edi Ramës iu desh të bënte lojën me zgjedhje të parakohëshme në Tiranë pasi mori një kompetencë që sia njeh kushtetuta për të shkarkuar Erion Veliajn.Dekretimi i zgjedhjeve të parakohshme të Tiranës, për në 9 nëntor 2025 u bë nga presidenti në kundërshtim me nenin 115 të ligjit themeltar të shtetit, që e pezullon procesin në rastet kur kryebashkiaku i shkarkuar ankohet në gjykatën kushtetuese. Vendimi i mëpasëm i kësaj të fundit tregoi se dekreti i Begajt ishte i gabuar.

Heshtja për protestat

Ndërkohë, vendi ka mbi tre muaj protesta, Begaj nuk ka folur për situatën. Protestat kanë marrë vëmendje ndërkombëtare dhe kanë prodhuar edhe rezoluta të Parlamentit Evropian. Edhe në këtë rast Presidenti ka zgjedhur të mos përplaset publikisht me pushtetin. Prandaj zhvillimi i fundit nuk është një histori më vete. Është kapitulli i fundit i një serie episodesh që kanë vite që grumbullohen që vulos faktin se Begaj është “ushtar” besnik i Edi Ramës.

Vdekja e bashkëshortes së Alban Hoxhës/ Gjykata e Lartë Ië në fuqi dënimin për Elona Burbën dhe Petrit Rexhepin

Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit dhe la në fuqi dënimin për dy mjekët Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, të cilët u cilësuan fajtor për akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm” në dëm të Dorjana Hakës, gruas së ish-portierit Alban Hoxha.

Burba u dënua me 1 vit burgim, i cili iu konvertua në dy vite shërbim prove, ndërsa iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit të mjekut për një periudhe prej dy vitesh. Petrit Rexhepi u dënua me 6 muaj burgim, që iu konvertua në shërbim prove prej 1 viti. Mjekja Burba iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë, por, kjo e fundit pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi vendosi të mos e pranojë atë, për shkak se nuk konstatoi asnjë shkelje. Sipas Gjykatës së Lartë, argumentet e dhëna nga gjykata e apelit janë të drejta dhe rrjedhojë e një analizë të kujdesshme dhe në respekt të ligjit.

Sipas Gjykatës supreme, Apeli ka konstatuar se mjekët kanë kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj pacientes Dorjana Haka, për shkak se nuk i kanë kryer testet e nevojshme, përpara se ajo ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. “Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të pacientes së ndjerë Dorjana Haka mund të ishte shmangur, nëse personeli mjekësor, përfshirë dy të pandehurit në këtë proces, do të kishin kryer Testet e koagulimit përpara realizimit të interventit kirurgjikal”, thekson gjykata e Lartë.

“Të pandehurit, Anestezistja Elona Burba dhe Kirurgu Obstetër Petrit Rexhepi, ishin përpara një operacioni të planifikuar, pra ata kishin në dispozicion gjithë kohën e nevojshme që të siguroheshin se pacientes Dorjana Haka iu kryen të gjitha analizat dhe ekzaminimet mjekësore të parashikuara nga protokolli mjekësor në fuqi”, theksohet në vendim. Më tej gjykata supreme argumenton se “moskryerja e Testit të koagulimit tek pacientja e ndjerë Dorjana Haka, përpara ndërhyrjes së interventit Kirurgjikal përbën neglizhencë mjekësore të pajustifikueshme.”.
Më tej në vendim thuhet se ndryshe nga sa pretendohet nga të pandehurit, nuk rezulton të jetë zbatuar protokolli mjekësor për pacienten. “Po ashtu, nuk qëndron pretendimi se ndodhemi përballë komplikacioneve objektivisht të pashmangshme sipas shkencës mjekësore, pasi protokolli mjekësor parashikonte kryerjen e testit të koagulimit, me qëllim shmangin e një komplikacioni të tillë të mundshëm”, theksohet në vendin.

Dorjana Haka solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë më 4 nëntor 2014. Tri ditë më vonë ajo pësoi komplikacione dhe u trasferua nga njëri spital në tjetrin. Dorjana Haka ndërroi jetë ditën e 16 të shtrimit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Denoncimi për mjekim të pakujdesshëm u bë nga babai të ndjerës. Familja e Dorjana Hakës prej vitesh ka qëndruar në dyert e gjykatave me shpresën për të gjetur drejtësi për humbjen e jetës së të afërmve së tyre.

Nafta me 234 lekë, qeveria do ta rrisë sërish çmimin: Vendoset tarìfë për rezervën e sigurisë

Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës në pronësi të shtetit shqiptar, por një pjesë e kostos së saj do të përballohet nga operatorët privatë, të cilët pritet që këtë kosto ta transferojnë në çmimin final të pakicës.

Edhe vetë qeveria ka ranuar në raport e saj se sigurimi i fondeve do të kërkojë, ndër të tjera, vendosjen e tarifës që do të aplikohet mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure, çka do të sjellë rritje të ngarkesës financiare në zinxhir dhe do të reflektohet në rezultatin final të çmimit të shitjes te konsumatori.

Rezerva synon të përdoret në raste emergjencash, kur importet mund të ndërpriten dhe vendi ka nevojë të garantojë furnizimin me karburant për shërbime jetike, si ambulancat apo mjetet eProjektligji, në nenin 8, përcakton se rezerva do të krijohet përmes depozitimit të naftës nga një Autoriteti shtetëror që do të krijohet dhe në marrëveshje me operatorë privatë të licencuar. Në këtë mënyrë, kompanitë private do të ngarkohen të depozitojnë fizikisht karburant për llogari të shtetit, me qëllim krijimin e rezervës së sigurisë.

Tarifë e re për karburantet, fondet do përdoren për krijimin e rezervës së sigurisë së naftës bruto
Por përveç detyrimit për depozitimin fizik të produktit, operatorët do të ngarkohen edhe me një pagesë të përcaktuar në projektligj si “tarifa e rezervës së sigurisë”.

Kjo tarifë do të shkojë në një fond që do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve të krijimit të rezervës fizike, mirëmbajtjes, monitorimit dhe kostove të tjera të skemës. Ndërsa pjesa tjetër e shpenzimeve për mirëmbajtjen e rezervës, sipas draftit do të mbulohen edhe përmes kredive, të ardhurat nga buxheti i shtetit, të ardhurat nga shitja e rezervave etj.

Shoqata e Hidrokarbureve ngre shqetësime për mënyrën se si qeveria parashikon ta financojë modelin e ri të propozuar për krijimin e sigurisë së naftës.Sipas tyre, drafti nuk përcakton asnjë kosto se sa do të kushtojë blerja e karburantit për rezervën, magazinimi dhe rinovimi i stokut, ndërsa mbetet i paqartë edhe trajtimi i humbjeve në rast se çmimi i karburantit bie pasi rezerva është blerë.

Projektligji përcakton një tarifë mbi produktet hidrokarbure të akcizës, për të cilën Shoqata e Hidrokarbureve argumenton së pari, se kjo pagesë nuk mund të konsiderohet si tarifë për një shërbim, pasi nuk bëhet fjalë për një shërbim që shteti i ofron kompanive, por për financimin e një detyrimi publik përmes një tarife të vendosur mbi karburantet.

Kjo pagesë, sipas Shoqatës të Hidrokarbureve do të kthehet në një kosto shtesë për konsumatorin, pasi do të përfshihet në çmimin e karburantit. Për këtë arsye Shoqata e Hidrokarbureve e konsideron “taksë të fshehtë”, antikushtetuese pasi niveli i saj nuk do të miratohet nga Parlamenti, por nëpërmjet vendimit të ministrive të linjës.

Ndërkohë në muajin tetor të vitit 2025, Qeveria miratoi projektligjin për krijimin e rezervave të sigurisë së naftës, por një dokument zyrtar që shoqëroi nismën gjatë fazës së konsultimit përcaktonte qartë se tarifa për financimin e skemës do të ndikojë në çmimin final të karburanteve.

Raporti i Vlerësimit të Ndikimit, i hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë fazës së konsultimit, evidenton një efekt potencial të drejtpërdrejtë në çmimin që paguhet në treg.

Dokumenti analizon disa alternativa dhe përcakton si opsion të preferuar Opsionin 1, hartimin dhe miratimin e një ligji të ri për rezervat e sigurisë.

Në analizën e ndikimeve të politikës, Ministria parashikon se krijimi dhe funksionimi i sistemit do të financohet, ndër të tjera, përmes një tarife mbi sasitë e produkteve hidrokarbure.

“Sigurimi i fondeve do të kërkojë, ndër të tjera, vendosjen e tarifës që do të aplikohet mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure”, thuhet në raport. Sipas të njëjtit dokument, kjo do të sjellë rritje të ngarkesës financiare në zinxhir dhe do të reflektohet në rezultatin final të çmimit të shitjes te konsumatori.

Më tej, në pjesën ku analizohen kostot për bizneset, raporti është edhe më i drejtpërdrejtë. Ai parashikon vendosjen e tarifës mbi produktet hidrokarbure që i nënshtrohen akcizës dhe shton se “kjo do të ndikojë në çmimin final të shitjes së nënprodukteve në tregun vendas”.

Edhe përmbledhja ekzekutive e raportit parashikon tarifa financiare për bizneset. Sipas saj, këto kosto vlerësohen si minimale dhe tarifat do të mblidhen pasi produkti të jetë shitur për konsumatorin final.

Raporti nuk jep një përllogaritje se sa mund të jetë efekti në lekë për litër. Niveli i tarifës nuk përcaktohet në vlerësimin e ndikimit dhe kostot nuk janë kuantifikuar, diçka që nuk e bën ende te mundur të përcaktohet ndikimi real i rritjes së çmimit.

Vetë mekanizmi gjithsesi ishte parashikuar që në fazën e konsultimit: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Ministrinë e Financave, do t’i propozonin Këshillit të Ministrave tarifën për krijimin dhe mbajtjen e rezervës së sigurisë, të aplikuar mbi produktet hidrokarbure që i nënshtrohen akcizës.

Edhe pa këtë taksë, Shqipëria, ndër vendet më të varfra të Europës është e treta më e shtrenjë në vlerë, me naftën që tregtohet aktualisht në gati 2.5 euro, në nivele gati të njëjta me Norvegjinë dhe Danimarkën. E matur sipas guqisë blerëse, nafta është 2.6 herë më e shtrenjtë se mesatarja europiane.

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse
Arsyeja kryesore lidhet me barrën e rëndë të taksave, që përbëjnë gati gjysmën e çmimit, nga rreth 30% që e ka rëndesën rajoni, teksa ky i fundit ka zbatuar vazhdimisht dhe lehtësi fiskale. Por, në vend të që ulët taksat, qeveria, në kulmin e krizës, ndërmori një veprim që pritet të rrisë edhe më tej çmimin. /D.Azo/

“Si ta gënjej B URRlN ρër të dαΙ sot me tγ?”, DjaIin e zë hαIIi me dashη oren e ‘FlKSUAR’

Një djalë të ri nga shqiptar, i cili jeton në New York e ka zënë ha.IIi me një vajzë, e cila ishte fillimisht e das;hura e tij,

por që më pas nuk i nd.ahet për qa;m.et, edhe pse djalit tregon se ka provuar çdo metodë për ta mbajtur larg.

Ai ka bërë me dije se vajza me të cilën është në një ma;r..rë.dhë.nie prej dy vitesh, është disa vite më e madhe se ai.

Ajo është 29 ndërsa unë jam 22 vjeç. Jemi njohur para dy vitesh.

Ajo ishte 27. Ishte e mirë, nuk e kisha pr.obIe.m që ishte më e madhe”, – tregon djali.

Ai bën me dije se pas një viti ka marrë vesh që e das;hura e tij ishte një grua e mar;tuar, e madje kishte edhe dy djem.

22-vjeçari shprehet se i ka kërkuar asaj që të nd;.ahen, por ajo nuk pranon dhe n.gul këmbë që b;urrin e vet nuk e do, por duhet të rrijë me të për hir të kaIamajve.